Fondit tė Muzeut Kombėtar i dorėzohet njė dorėshkrim historik unikal -I takon shekullit tė XVIII-

TIRANE, 17 Korrik/ATSH-Klotilda Harka

Njė dorėshkrim me titull "Lashtėsitė ilire", prej 800 faqe me format tė madh, unikal pėr historinė e popullit shqiptar, i cili daton fillimet e shekullit XVIII-tė, ėshtė zbuluar nė Padova tė Italisė nga Prof.Dr.Dhimitėr Pilika - bėri tė ditur pėr ATSH-nė drejtori i Muzeut Historik Kombėtar, dr.Moikom Zeqo. Kopja e fotokopjuar e dorėshkrimit, i ėshtė dorėzuar tė Mėrkurėn fondit tė MHK-sė nga Prof. Dr. Pilika.

Dorėshkrimi ėshtė i shkruar nė latinishten humanistike dhe mban autorėsinė e njė grupi autorėsh, emrat e tė cilėve nuk shėnohen nė libėr. Sipas prof. Pilikės, "origjina e dorėshkrimit ka mundėsi tė lidhet me njė grup studiuesish, qė mund tė kenė jetuar dhe nė Shqipėri". Mė pas dorėshkrimi ėshtė dorėzuar nė arkivin e Venedikut dhe aktualisht ndodhet ne arkivin e Padovės (Itali), ku Pilika bėri fotokopjimin fotografik tė gjithė dorėshkrimit. Zbardhja e dorėshkrimit ėshtė bėrė nė Francė, qė sipas Zeqos ėshtė njė thesar pėr kėtė muze pasi asnjė popull nė Evropė, po as edhe nė botė, nė fillim tė shek. XVIII-tė, nuk ka njė dorėshkrim me kėtė volum dhe kėtė pėrmbajtje.

Sipas drejtorit Zeqo, dorėshkrimi ėshtė i shkruar nė latinisht nė kaligrafi dore, dhe ka si nėntituj: "Pėr ēėshtjen e Ilirisė sė Vogėl dhe Dalmacisė - diskutime" si dhe "Analet e Ilirisė qė nga pėrmbytja e Noes deri nė kohėn e Ēezarit (perandor romak), principatat ilire", dhe ėshtė i ndarė nė dy pjesė "Libri I dhe "libri II". Sipas Zeqos, "ky studim ėshtė i organizuar sipas sistemit shkencor, me citime tė autorėve antikė dhe mesjetarė dhe fillon me listėn e kapitujve si dhe me listėn e autorėve ku ėshtė mbėshtetur studimi shumėdimensional". Nė listėn e autorėve njė vend tė veēantė zėnė dhe humanistėt e mėdhenj shqiptarė si: Marin Barleti i shek. XVI-tė dhe Frang Bardhi i shek. XVII-tė.

Autorėt kanė shfrytėzuar pėr literaturė 100 autorė tė antikitetit grek e romak, autorė ilir tė shek. IV-ėt si dhe etėr tė Kishės, si Shėn Ambroi, Akuini, Delarmini, etj. Libri nė dorėshkrim, ėshtė njė nga studimet e rėndėsishme qė ėshtė bėrė deri mė sot pėr ilirėt, ku i jepet rėndėsi tezės se shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve, tezė qė shkencėrisht u formulua nė fund tė shek. XIX-tė. Gjithashtu nė kėtė studim janė marrė nė konsideratė tė gjitha burimet pėr qytete kryesore shqiptare si: Durrėsi, Apollonia, Shkodra, Lyhnidi, Vlora, etj. Zeqo shprehet se, "njė pasuri kolosale ėshtė koleksioni i mbishkrimeve latine tė monumenteve romake nė truallin shqiptar". Mbishkrimet i pėrkasin monumenteve mbivarrore tė shek.II-tė - shek.III-tė, dhe qė aktualisht nuk ekzistojnė mė. Kėto mbishkrime latine janė njė dimension arkeologjik qė pasuron historinė e Shqipėrisė me tė dhėna tė reja. Kėshtu mbishkrime qė lidhen me Shkodrėn, qytetin ilir tė Salones (Dalmacinė), mbajnė shpesh emrin etnik tė Ilirisė. Mbishkrimet latine flasin pėr hyjnitė pagane tė cilat kanė pasur rol tė madh tek ilirėt dhe pėr disa hyjni tė periudhės sė krishtėrimit si: Misra dhe Sabat. Zeqo sqaron se, "grupi i autorėve qė kanė hartuar kėtė libėr mendohet tė jenė drejtuar nga njė redaksi qė ka qėnė e interesuar pėr njė studim tė posaēėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Dorėshkrimi ka disa duar tė kaligrafisė ku me rėndėsi duken disa tė dhėna tė autorėve tė shek. VI-tė pėr qytetet e Ilirisė. Latinishtja ka qėnė gjuha botėrore nė atė kohė pėr Evropėn dhe si e tillė u pėrdor nė tė gjitha kancelaritė nė fillim tė shek. XVIII-tė. Zeqo pohon se "ky mund tė jetė pėrpiluar nga priftėrinj franēeskanė tė cilėt kanė pasur kuriozitet pėr Shqipėrinė e Veriut dhe Dalmacinė dhe kjo sipas tij vėrtetohet nga fakti qė nė dorėshkrim shumė citime tė papėve flasin pėr situatėn kishtare tė Shqipėrisė sė Veriut duke pėrmendur kėtu Dekretet e Grigorit tė Madh.

Studiuesi Pilika ka zbuluar edhe dorėshkrime tė tjera siē ėshtė edhe njė dorėshkrim i shek. XIV nė italisht, i cili flet pėr princėr shqipetarė ,fotokopjen e tė cilės ka premtuar se do t'ja dhurojė Muzeut Kombėtar.Ai ėshtė autor i njė libri kushtuar problemit tė pellazgėve prej 500 faqesh bazuar mbi 5000 dokumenta qė argumentojnė vazhdimėsinė pellazgo-iliro-shqiptare. Ai ėshtė zbulues i vulės sekrete tė Skėnderbeut e cila i pėrket shek. XV, i shumė veprave albanologjike tė botuara nė Ēeki, Hungari, Francė si dhe zbulimin e "Bletės shqiptare" tė Thimi Mitkos. Fotokopja e dorėshkrimit u riprodhua me rreze lazer nėn kujdesin e drejtorit tė Institutit tė Studimeve tė Serbones ne Francė, z. Domenique Brique./f.n/
2002-07-17