Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit

    Nga: Edvin Shvarc

    20 shkurti i vitit 1991 ka hyrė nė historinė shqiptare si dita kur u shkatėrrua pėrfundimisht miti i rremė i diktatorit Enver Hoxha, si dita kur shumica e shqiptarėve tė denjė morėn frymė lirisht duke u ēliruar nga njė makth gjysėmshekullor dhe kur njė pakicė pėrjetoi''pėrbaltjen'' dhe ''poshtėrimin'' e ''babait tė tyre shpirtėror'', rreth sė cilit kishin ngritur ekzistencėn dhe shijimin e privilegjeve tė tyre tė pamerituara. 20 shkurti ishte ora e sė vėrtetės, pika e ndarjes sė dy epokave, ēasti kur pjesa dėrrmuese e mbarė popullit shqiptar festonte rrėzimin e monumenteve tė diktatorit nga piedestalet ku e kishin ngritur pa tė drejtė dhe kur njėkohėsisht, klasa sunduese kėrcėllinte dhėmbėt nga inati tėrėsisht e shurdhuar nga kėmbanat qė binin fuqishėm duke paralajmėruar fundin e sundimit tė tyre gjakatar. Qė nga ajo ditė nuk do tė kishte mė nė Shqipėri diktaturė proletariati, nuk do tė kishte mė luftė klasash dhe vėllavrasje nė emėr tė idealeve komuniste dhe shqipja dykrenare do tė valėvitej e lirė pa yllin pesėcepėsh mbi kokė. Por mė e rėndėsishmja ishte se shqiptarėt do tė shkonin nė zgjedhjet e para demokratike pas 46 vjetėsh tėrėsisht tė ēliruar nga hija e rėndė e E. Hoxhės dhe do tė vendosnin vetė pėr tė ardhmen e tyre, pa kaluar mespėrmes traumės sė njė lufte tė mundshme civile pėr meritat apo krimet e regjimit hoxhist. Kėto arritje tė rėndėsishme erdhėn si pasoja tė drejtpėrdrejta tė Grevės sė Urisė sė zhvilluar nga studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tiranės nga 18 deri mė 20 shkurt 1991. Si edhe pse u bė Greva e Urisė e shkurtit 1991? Cilat qenė synimet e saj dhe nga kush u organizua? Kush do tė pėrfitonte dhe kush do tė humbiste nga kjo Grevė? A ishin me tė vėrtetė studentėt ''heronjt vetėflijues'' tė demokracisė sė brishtė shqiptare siē u quajtėn nga populli i Tiranės, apo ishin ''bukėshkalėt dhe vandalėt'' qė bashkė me ''forcat e errėta'' ishin ''gati tė profanonin edhe varret e tė parėve'', qė cėnonin stabilitetin e forcave politike dhe rrezikonin ta shpinin vendin nė kaos? Kėto janė disa pika tė rėndėsishme mbi tė cilat ky shkrim do tė mundohet tė hedhė pakėz dritė, pa pretenduar tė monopolizojė tė vėrtetėn, pasi vetėm pjesėmarrėsit kryesorė nė ato ngjarje sėbashku me historianėt, e kanė atė tė drejtė ekskluzive. Menjėherė pas ardhjes sė pluralizmit politik dhe demokracisė sė dronjtur shqiptare nė sajė tė fillimit tė Lėvizjes Studentore nė dhjetor 1990, u formuan partitė e para opozitare tė cilat nė gjirin e tyre pėrfshinė edhe shumė studentė entuziastė. Me krijimin e degėve partiake nė rrethe si dhe me zgjedhjen e kryesive, u vu re njė mėnjanim i qėllimshėm i disa studentėve tė cilėt kishin luajtur njė rol jo tė vogėl gjatė protestave tė dhjetorit. Ky mėnjanim u justifikua me papjekurinė rinore tė disave, me mungesėn e pėrvojės politike tė disa tė tjerėve si dhe me pretekstin se studentėt me sjelljen e pluralizmit e kishin pėrfunduar rolin e tyre historik. Kėshtu qė studentėt iu rikthyen detyrės sė tyre kryesore - iu futėn pėrsėri shkollės dhe dhanė provimet e sezonit tė janarit duke konstatuar me habi se universiteti vazhdonte tė ishte akoma i politizuar tej mase, se dispencat pėrmbanin kapituj tė tėrė me frymėn marksiste-leniniste aq sa edhe libri i ''Hyrjes nė Gjuhėsi'' fillonte me njė citat tė Stalinit! Puna arriti deri aty saqė ata pedagogė dhe dekanė tė cilėt i kishin kėrcėnuar studentėt me pėrjashtim nga shkolla gjatė protestave tė dhjetorit, tani po i merrnin pėrsėri nė provime apo vazhdonin t'u jepnin leksione mbi rolin vendimtar tė Partisė sė Punės nė historinė e Shqipėrisė dhe mbi figurėn ''polihidrike'' tė shokut Enver, portretet dhe bustet e tė cilit vazhdonin tė qėndronin hijerėndė nė auditorėt e akullt! Tė dėshpėruar dhe tė prekur nė sedėr, deri diku edhe tė pėrdoruar nga tė tjerėt, studentėt mendonin se duhej bėrė gjithēka pėr depolitizimin e universitetit dhe se kishin akoma aftėsi pėr tė kontribuar nė tė mirėn e Shqipėrisė. Me iniciativėn e njė grupi studentėsh midis tė cilėve ishin Arben Lika dhe Shinasi Rama, u krijua Shoqata Studentore ''Fan S. Noli''. Kjo Shoqatė me njė program tė pėrcaktuar qartė synonte organizimin e tė gjithė studentėve tė shkollave tė larta nė njė trup tė vetėm, depolitizimin e universitetit, rritjen e nivelit edukativ, administrimin e mjediseve studentore, bashkėpunimin me studentėt kosovarė dhe shkėmbimin e eksperiencės dhe tė dijeve edhe me universitete tė huaja pėr tė mundėsuar krijimin e njė shtrese tė re kuadrosh intelektualė tė cilėt nė njė tė ardhme tė afėrt do tė kontribonin jo vetėm nė pėrparimin e begatinė e atdheut, por edhe nė konsolidimin e demokracisė. Shoqata ''Fan S. Noli'' bėri disa takime dhe mbledhje nė Fakultetin Filologjik, Institutin e Lartė tė Arteve, Inxhinieritė Elektrike-Mekanike si dhe hyri nė kontakte me Institutin e Lartė Bujqėsor tė Kamzės dhe shkollat e larta nė Shkodėr, Elbasan dhe Gjirokastėr. Qėllimet e saj ishin fisnike dhe largpamėse, mirėpo pavarėsia qoftė ideologjike, qoftė edukative apo qoftė edhe politike e studentėve nuk i interesonte tė gjithė atyre qė synonin t'i mbanin studentėt nėn fre dhe t'i pėrdornin me vonė si vegla politike, ose thjesht edhe si njė potencial tė mundshėm votues. Pikėrisht pėr ta parandaluar kėtė pavarėsi si dhe shtrirjen e forcimin e Shoqatės ''Fan S. Noli'', me njė shpejtėsi dhe lehtėsi tė habitshme pėr kohėn, u krijua dhe futi dokumentet pėr legalizim nė Ministrinė e Drejtėsisė, Shoqata Studentore Shqiptare, programi i sė cilės ēuditėrisht pėrmbante jo pak pika ''tė huazuara'' nga programi i ''Fan S. Nolit'' dhe drejtuesit e saj ishin tė vetėshpallur. Nė kėtė kohė Instituti i Kamzės kishte filluar protesta me karakter kryesisht ekonomik. Nė pėrkrahje tė tyre, studentėt e Universitetit tė Tiranės u mblodhėn nė Qytetin Studenti duke bojkotuar leksionet dhe dėrguan nė Kamėz edhe njė delegacion. Mitingjet dhe grumbullimet nė sheshin para mencave sa erdhėn dhe u shpeshtuan duke dhėnė pėrshtypjen e ripėrtėritjes sė Lėvizjes Studentore. Pėrfaqėsuesit dhe udhėheqėsit kryesorė tė Shoqatės Studentore mbanin fjalime tė pėrditshme ku shprehnin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Midis tyre shquheshin Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkėpia, Arben Sula, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Arjan Manahasa, Ilir Dizdari, Nesti Kiri dhe shumė tė tjerė qė provonin oratorinė e tyre. Nga Kamza erdhi dhe foli njė ditė edhe Bislim Ahmetaj, njėri prej udhėheqėsve studentorė tė atjeshėm. Thelbi i fjalimeve tė tyre ishin talljet me diktatorin Hoxha, me jetėn dhe veprat e tij duke arritur deri aty sa tė ironizoheshin edhe poezitė e kujtimet e ndonjė ish-bashkėluftėtari tė udhėheqėsit komunist. Tė gjitha kėto fjalime shoqėroheshin nganjėherė edhe me kėngėt e Xhon Lenonit dhe tė Bitėllsave ku kėrkohej t'i jepej ''njė shans paqes'' dhe imagjinohej njė botė e lirė dhe e ēliruar nga ēdo lloj tiranie, njė botė ideale ku njerėzit do tė jetonin tė lumtur e nė harmoni tė plotė. Mirėpo dalngadalė kėto mitingje po humbnin shpirtin e tyre tė protestės dhe pjesėmarrja e studentėve po pakėsohej. Vetėm ata mė tė vendosurit, njė pjesė e tė cilėve e quanin njėri-tjetrin me shaka ''veteranė tė Lėvizjes'', pasi ishin aty nė shesh qė nga 8-9 dhjetori, vinin pėrditė duke pritur qė protesta tė kristalizohej dhe pėrpjekjet e sakrificat e tyre tė arrinin njėfarė rezultati. Nė njė nga mitingjet e janarit, pesė studentė ku midis tyre ishin I. Panajoti, E. Lohja dhe vėllezėrit R. dhe E. Kubati u arrestuan dhe u mbajtėn pėr disa orė nė Rajonin 2 tė policisė vetėm sepse kishin bėrtitur ''Enver-Hitler!''. Mė 22 janar 1991, Presidenti R. Alia nxorri dekretin famėkeq numėr 7459 ''Pėr respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve'', dekret i cili kishte si qėllim vetėm ruajtjen e figurės sė udhėheqėsit komunist Enver Hoxha, pasi askush nuk kishte ndėrmend tė rrėzonte bustet e De Radės, vėllezėrve Frashėri apo tė zbriste Skėndėrbeun nga kali! Pikėrisht pėr kėto arėsye, drejtuesit e protestave dhe oratorėt e improvizuar merrnin leje pėrditė nė polici dhe ishin tė detyruar tė paraqisnin qė mė pėrpara listėn e folėsve. Pėr habi tė shumė studentėve, emri i Shinasi Ramės, njėrit prej udhėheqėsve mė tė flaktė e mė tė besuar tė dhjetorit si dhe njėri prej themeluesve tė Shoqatės ''Fan S. Noli'', nuk figuronte kurrė nė listat e folėsve nė mitingjet e Shoqatės Studentore. Nė javėn e parė tė shkurtit, mitingjet kishin filluar tė degjeneronin nė litani tė pafundme pėr tė metat e E. Hoxhės, tė Byrosė Politike dhe regjimit komunist dhe jo rrallė herė ishin shndėrruar nė gallatė apo ishin mbyllur me kėrcime nė grup nėn tingujt e muzikės rok. Edhe pse idetė pėr heqjen e emrit ''Enver Hoxha'' nga Universiteti Shtetėror i Tiranės dhe shfuqizimi i dekretit pėr ruajtjen e monumenteve apo depolitizimi i shkollės ishin hedhur ndėrkohė, dukej sikur protestave nuk po ia vinte kėrkush veshin. Nga qeveria nuk vinte asnjė pėrgjigje pozitive, pėrkundrazi Alia ishte shprehur qė nė fillim se nuk u takonte studentėve tė vendosnin pėr emrin e universitetit tė tyre, sepse ai ishte i gjithė popullit dhe se mė vonė ēėshtja mund tė zgjidhej me njė referendum. Nė horizont ishte shfaqur mundėsia e njė greve tė urie, e pėrmendur nga Gonxheja, si e vetmja alternativė paqėsore nėse kėrkesat studentore nuk pranoheshin. Mirėpo si mund tė hiqej emri i Hoxhės dhe tė depolitizohej shkolla, si mund tė shkohej drejt Grevės sė Urisė duke u tallur ditė e natė me figurėn e diktatorit e duke kėrcyer nėn tingujt e muzikės sė Bitėllsave! Studentėve tė thjeshtė si dhe shumicės sė ''veteranėve'' iu sos durimi dhe njė ditė nė javėn e dytė tė shkurtit kėrkuan me insistim qė tė lejohej tė fliste Shinasi Rama. Ai e mori fjalėn dhe me argumente bindėse e me njė ton tė zjarrtė parashtroi disa ide tė tij ku theksoi se rruga pėr nė demokraci do tė ishte e gjatė dhe e mundimshme, se demokracia kėrkonte shumė punė e djersė e sakrifica dhe se kėrkesat dhe idealet studentore duhej tė plotėsoheshin edhe sikur mbi trupat e studentėve tė kalonin tanket dhe ai shesh tė lahej me gjak. Fjalimi i tij pati njė efekt elektrizues dhe i pasuar nga fjalimet e disa tė tjerėve, i veshi protestat me seriozitetin dhe vendosmėrinė e duhur. Pėrfaqėsues tė tė gjitha organizatave dhe partive politike erdhėn dhe shprehėn qėndrimin e tyre ndaj kėrkesave studentore. I. Lleshi i Partisė sė Punės u fishkėllye gjatė gjithė kohės dhe nuk u lejua tė mbaronte fjalėn. Po tė njėjtin fat pati edhe S. Gjinushi, Ministri i Arėsimit. Rr. Zgurri, pėrfaqėsuesi i Rinisė sė Punės sė Shqipėrisė edhe pse personalisht bashkohej me kėrkesat studentore, nė mėnyrė zyrtare nuk mund t'i mbėshteste ato. Njė qėndrim tė ēuditshėm mbajti edhe Azem Hajdari, i cili sė bashku me G. Pashkon, foli nė emėr tė Partisė Demokratike dhe i falenderoi studentėt qė i kishin dhėnė mundėsinė tė bridhte me makina! Ai pajtohej me kėrkesat, mirėpo duke qenė kryetar i njė partie opozitare e cila kishte firmosur paktin e stabilitetit pėr shmangien e grevave dhe trazirave popullore deri nė zgjedhjet e ardhshme, ai nuk mund t'i bashkangjitej publikisht atyre kėrkesave mė se tė drejta. Akoma mė kurioz ishte shkėmbimi i akuzave midis tij dhe Sh. Ramės. Nėn dėborėn qė binte flokė-flokė dhe nė prani tė nja 20-30 studentėve, Hajdari tha se ai qė pėrmendte gjakun ishte provokator, ndėrsa Rama iu pėrgjigj se ai qė e quante atė provokator, ishte vetė i tillė dhe spiun. Studentėt e pranishėm nuk e pritėn mirė si akuzėn e Hajdarit, ashtu edhe grindjen publike tė dy shokėve tė dhjetorit qė jo vetėm kishin kaluar bashkė nėpėr shumė rreziqe, por qė edhe konsideroheshin si udhėheqėsat mė tė rėndėsishėm e mė me influencė tė Lėvizjes Studentore sė bashku me Tefalin Malshytin dhe Arben Likėn. Mirėpo pozitat e kėtyre dy studentėve trima kishin pėsuar njė ndryshim rrėnjėsor: Hajdari fliste nga pozitat e Kryetarit tė Partisė Demokratike dhe si politikan, ndėrsa Rama i cili kishte mė se njė muaj qė kishte dhėnė dorėheqjen nga PD-ja, kishte mbetur njė student i thjeshtė dhe besnik ndaj idealeve dhe interesave tė shokėve tė tij dhe mesa dukej qė nga ditėt e vrullshme tė dhjetorit kishte rrjedhur shumė ujė… Nė ditėt qė pasuan, vendosmėria dhe kristalizimi i kėrkesave erdhėn duke u rritur. Nė njė nga mitingjet e paligjshėm tė shkurtit, Arben Lika i cili sapo ishte operuar nga apendisiti, mbajti njė fjalim shumė radikal ku arriti deri aty sa qė premtoi se diktatorit edhe kockat do t'ia zhvarrosnin e do t'ia pushkatonin! I parė me qetėsi ai fjalim do tė tingėllonte si njė thirrje revanshiste dhe ēnjerėzore, por nė kontekstin e atyre ditėve nuk bėnte gjė tjetėr veēse nxirrte nė pah urrejtjen ndaj sė kaluarės vėllavrasėse dhe vendosmėrinė pėr plotėsimin e kėrkesave tė studentėve. Duke mos patur asnjė rrugė tjetėr paqėsore, studentėt me njė Komision Drejtues tė pėrbėrė nga Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari dhe Ridvan Peshkėpia, vendosėn tė bėjnė grevė urie deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Greva e Urisė qė filloi mė 18 shkurt u bė pėr tė hequr emrin e E. Hoxhės nga Universiteti Shtetėror i Tiranės. Kjo grevė u bė pėr tė ēmitizuar figurėn e njė diktatori i cili jo vetėm e kishte ēuar vendin nė humnerė, por vazhdonte tė sundonte akoma nėpėrmjet trashėngimtarėve tė tij ideologjikė Greva u bė pėr tė depolitizuar arėsimin e lartė si edhe pėr tė anullimin e dekretit famėkeq tė mbrojtjes sė monumenteve. Gjithashtu studentėt kėrkonin edhe lirimin e tė burgosurve tė fundit politikė qė mbaheshin akoma nė burgjet e tmerrshme tė Burrelit, Spaēit dhe Qafė-Barit. Synimi kryesor i pjesės mė tė kthjellėt tė studentėve grevistė ishte shmangia e luftės civile - njė konflikt i paevitueshėm pėr kohėn nėse vazhdohej akoma tė ruhej status quo-ja e imponuar nga drejtuesit e shtetit dhe partitė opozitare. Llogjika e thjeshtė tė ēonte nė pėrfundimin se populli shqiptar nuk do tė mund tė shkonte dot nė zgjedhjet e para demokratike i ēliruar nga ankthi i sė kaluarės nėse debatit mbi figurėn e E. Hoxhės nuk i jepej njė zgjidhje njė orė e mė parė. Ky debat do tė vazhdonte tė vlonte derisa tė plaste ndoshta edhe nė njė konflikt tė armatosur vėllavrasės siē e treguan krijimi i Shoqatės sė Vullnetarėve tė Enverit dhe vringėllimi i armėve, retorika e H. Milloshit, ngjarjet nė bulevard mė 21 shkurt 1991 apo pėrleshjet nė Shkollėn e Bashkuar disa ditė pas rėnies sė monumentit tė diktatorit. Propozimi i Alisė mbi mbajtjen e njė referendumi nuk premtonte asgjė tė mirė. Referendumi mund tė ishte njė pyetje e vetme: ''A ka qenė udhėheqės i madh i kombit Enver Hoxha?'' Apo '' A e meriton Universiteti Shtetėror emrin e Enve Hoxhės?'' Njė pėrgjigje ''Po!'' ose ''Jo!'' nuk do tė zgjidhte asgjė dhe i gjithė monstruoziteti komunist do tė kalohej me njė: ''Po edhe gabime janė bėrė!'' Kėto ishin nė tė vėrtetė arėsyet pse u bė Greva e Urisė. Kujt i interesonte dhe kujt nuk i shkonte pėr shtat kjo Grevė? Cilat ishin forcat e brendshme qė e shtynė pėrpara kryerjen e kėtij misioni historik dhe cilėt ishin ata qė punuan natė e ditė kundėr zhvillimit dhe suksesit tė ndėrmarrjes studentore? Pėr arėsyet e lartpėrmendura, studentėt nė pėrgjithėsi ishin tė mendimit se me kėtė Grevė po i bėnin njė shėrbim tė madh jo vetėm mbarė popullit shqiptar, por edhe po vazhdonin pėrmbushjen e misionit tė tyre historik. Nga ēmitizimi i figurės sė E. Hoxhės pėrfitonin tė gjithė ata shqiptarė tė vėrtetė tė cilėve u ishte shkatėrruar jeta, ėndrra, puna dhe mundi, djersa dhe gjaku nga regjimi komunist dhe lufta e klasave. Pėrkundrazi, njė pakicė njerėzish qė kishin lyer duart me gjak dhe e kishin bazuar ekzistencėn dhe ngjitjen e tyre nė pushtet rreth diktaturės sė proletariatit, kėrkonin qė pėr tė ruajtuar privilegjet dhe pozitat e tyre shoqėrore, historisė tė mos i bėhej asnjė revizionim. Nė rradhėt e studentėve kishte bij e bija sekretarėsh partie dhe komunistėsh, kishte edhe nga ata qė ishin rritur nė oborrin apo prehėrin e Enver Hoxhės. Aty kishte gjithashtu edhe fėmijė intelektualėsh tė thjeshtė, fshatarėsh, punėtorėsh apo nga familje tė prekura nga lufta e klasave. Nga grupi i parė, shumica qėndroi e mėnjanuar duke ardhur ndonjėherė pėr peligrinazh dhe e shtyrė nga kureshtja deri lart nė Qytetin Studenti, pėr t'u mos u pėrzier fare me Grevėn dhe kėrkesat e saj, duke hyrė mė vonė nė politikė nėpėrmjet FRESSh-it nėn petkun dhe legjitimitetin e ish-studentėve tė Lėvizjes. Ndėrsa grupimi i dytė mori pjesė nė mos nė Grevė, tė paktėn nė pėrkrahjen e saj, edhe pse pati nga ata studentė qė ishin bashkėpunėtorė tė fshehtė tė Sigurimit, apo qė raportonin ēdo darkė te eprorėt e tyre a nė seli partish prej nga merrnin edhe udhėzimet pėr sabotimin e Grevės. Pra ishin bijtė dhe bijat e pjesės dėrrmuese tė popullit qė nė njėfarė mėnyre bėnė tė mundur zhvillimin e kėsaj Greve. Nga ana tjetėr as PPSh-ja, as PD-ja, as partitė e tjera mė tė vogla opozitare, as Organizata e Rinisė, as Ministria e Arėsimit, as dekanatet dhe as rektorati nuk ishin pro kėrkesave tė studentėve dhe deri nė minutėn e fundit u pėrpoqėn me tė gjitha mjetet pėr parandalimin e saj duke e quajtur tė paligjshme. Nga majat mė tė larta tė pushtetit erdhėn veē kundėrshtime kryeneēe dhe argumenta boshe rreth kėrkesave studentore. Pėr tė shmangur pėrplasjen u hodh versioni i ndarjes sė Universitetit nė disa pjesė dhe emri do tė binte vetvetiu. Funksionarėt e lartė komunistė ishin tė bindur qė nė ēdo ēast ata do tė mund t'i shtypnin studentėt me zinxhirėt e tankeve, siē kishte ndodhur nė Tienanmen. Nga PD-ja, e cila kishte mjaft anėtarė nė rradhėt studentore venin e vinin emisarė tė cilėt pėrpiqeshin tė ndryshonin rrjedhėn e ngjarjeve me pretendimin se duhej ruajtur paqja sociale dhe duhej shkuar nė zgjedhje me qetėsi duke ia lėnė vetėm kutive tė votimit nė dorė gjykimin mbi tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e vendit. Njė grup udhėheqėsish PD-istė qė kishin ardhur pėr ekspeditė nė Qytetin Studenti, duke biseduar nė mes tyre shprehėn mendimin se meqė Greva ishte e paligjshme, ata s'kishin ēfarė t'u bėnin mė studentėve dhe le t'i parandalonte e t'i rrihte policia! Si tė majtėt ashtu dhe tė djathtėt nuk mendonin se punėt do tė arrinin deri nė grevė urie pasi ishin tepėr tė sigurtė se do tė mund t'i kontrollonin studentėt deri nė fund me anė tė veglave tė tyre. Mirėpo i kishin bėrė hesapet pa hanxhinė, siē e vėrtetoi edhe njė mbledhje urgjente midis Ramiz Alisė dhe disa pėrfaqėsueseve tė opozitės. Alia, i dėshpėruar nga rrjedha e ngjarjeve u kėrkoi me insistim opozitarėve qė t'i nxirrnin studentėt nga Greva, ndėrsa ata tė pafuqishėm iu pėrgjigjėn se nuk i kontrollonin dot studentėt! Nė Grevė u futėn 723 djem e vajza sė bashku me disa pedagogė tė gatshėm pėr t'u vetėflijuar nė emėr tė idealeve tė tyre. Lista e plotė e kėtyre 723 vetėve nuk ėshtė bėrė kurrė publike edhe pse iu dorėzua nė dorė dy prej anėtarėve tė Komisionit Drejtues, B. Gonxhes dhe R. Peshkėpisė dhe Ardi Stefės, njė student vlonjat qė merrej me listat dhe peticionet. Mė vonė persona tė paautorizuar lėshuan vėrtetime pėr pjesėmarrje nė Grevė duke bėrė qė numri tė fryhej nė mbi njė mijė. Edhe ky fakt i shtohet manipulimeve qė iu bėnė mė vonė sė vėrtetės rreth Lėvizjes Studentore Shqiptare. Studentėt filluan tė hyjnė nė Kinoteatrin e Qytetit Studenti duke puthur flamurin kuq e zi para afatit tė caktuar, nė njė kohė kur disa anėtarė tė Komisionit ishin akoma duke bėrė traktativat e fundit dhe ekzistonte mundėsia e kompromentimit tė tyre. Nė hyrje tė godinės, lart nė salla dhe nė tarracė ishin varur flamuj kombėtarė pa yllin komunist, shenja e parė se studentėt ishin ndarė me kohė nga simbolet e komunizmit.Kur u mbyll dera, atmosfera ishte e qetė dhe optimiste, ndėrsa jashtė forcat policore kishin formuar njė kordon qė ndante grevistėt nga tė afėrmit, nga populli i Tiranės dhe pėrkrahėsit e tyre tė zjarrtė. Gjatė natės, kur studentėt u rehatuan nė njė fare mėnyre mbi karrige, dėrrasa apo batanije, nė Qytetin Studenti kishte rėnė njė heshtje varri. Tek tuk shihej ndonjė dritė nė dhomat e godinave ku konviktorėt e paktė qė kishin mbetur, prisnin nė ankth agimin e sė nesėrmes, ndėrsa rruginat patrulloheshin nga policė dhe ushtarė. Afėr mesnatės ministrat I. Ahmeti dhe S. Gjinushi erdhėn nė Grevė pėr tė zhvilluar njė takim me A. Likėn, B. Gonxhen, I Dizdarin, Sh. Ramėn, A. Manahasėn, N. Lugjėn, R. Peshkėpinė dhe A. Stefėn me qėllim qė tė parashtronin edhe njėherė versionin e ndarjes sė Universitetit nė pjesė. Ata morėn pėrgjigje negative dhe u larguan fytyrėngrysur tė ndjekur pas nga talljet dhe fyerjet e atyre qė s'kishin gjumė akoma. Dita e dytė e Grevės gdhiu me njė mori telegramesh pėrkrahėse ku midis tė tjeravė ishte edhe njė telegram solidariteti i Unionit Studentor tė Prishtinės qė u lexua nga B. Gonxhe i pasuar nga Edmond Bushati. Nė mjediset e Kinoteatrit hynin e dilnin pak vetė qė sillnin e ēonin lajme si B. Fevziu dhe B. Blushi, korrispondentė tė ''Rilindjes Demokratike'' dhe Tefalin Malshyti, nėnkryetar i atėhershėm i PD-sė dhe njėri prej udhėheqėsve studentorė tė Lėvizjes. Dera qėndronte e mbyllur me kyē dhe ēelėsin e mbante njė njeri i besuar, studenti shkodran E. Bushati. Kjo gjė bėhej qė tė mos futeshin spiunė dhe provokatorė, edhe pse shumė dashamirės dhe studentė tė vonuar kėrkonin me ēdo kusht tė ndanin fatin me grevistėt. Madje studenti vlonjat Alban Xhiku qė bėnte sikur kishte ēelėsin, nuk ia hapte derėn dhe s'e linte tė futej brenda as vetė Sali Berishėn, sepse mund t'i hynte turma nga pas. Dikur erdhėn pėrfaqėsuesit e Komitetit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut B. Mustafaj, R. Lani, E. Ballauri dhe K. Ēashku tė cilėt bėnė disa fotografi dhe u interesuan pėr gjendjen e grevistėve. Nė orėt e para tė pasdites erdhi A. Hajdari i cili dha lajmin e shumėpritur se emri ishte hequr. U bė njė zallamahi e madhe sepse gėzimi ishte i papėrmbajtur, por nė mes tė rrėmujės dhe haresė sė pėrgjithshme dikush ruajti gjakftohtėsinė dhe udhėzoi qė askush tė mos dilte nga Greva pa u konfirmuar zyrtarisht lajmi. Dhjetėra djem i vunė shpatullat derės kryesore duke mos lejuar disa studentė tė ekzaltuar tė dilnin jashtė e tė festonin me popullin. Ishte njė moment tepėr delikat dhe gjithēka rrezikohej tė dėshtonte. Shumė shpejt u bė e ditur se lajmi nuk ishte zyrtar duke dalė mė vonė i rremė dhe patjetėr duhet tė ketė qenė njė keqkuptim. Hajdari e kishte patur fjalėn pėr propozimin e ndarjes sė Universitetit nė pjesė, propozim tė cilin disa anėtarė tė Komisionit kishin pranuiar ta hidhnin nė votė para studentėve. Greva pėr pak sa nuk u prish dhe rrezikoi tė dilte jashtė kontrollit, mirėpo nė katin e dytė u bė njė debat i ashpėr ku disa studentė arritėn deri aty sa tė akuzonin disa anėtarė tė Komisionit pėr tradhėti dhe kompromis. Situata shpėtoi nė sajė tė fjalimit tė A. Likės i cili theksoi vendosmėrinė e grevistėve pėr t'u ngujuar deri nė rėnien e emrit dhe plotėsimit tė plotė tė kėrkesave, si dhe nė sajė tė ndėrhyrjes sė disa studentėve e pedagogogėve. U vendos qė Komisioni tė zgjerohej duke pėrfshirė studentė tė besuar e tė sprovuar si Fred Gemi, Sh. Rama dhe disa pedagogė. Azem Hajdari i vėnė nė pozitė tė vėshtirė, shprehu dėshirėn tė bėnte edhe ai grevė urie, mirėpo pasi ndenji dhjetė minuta, u ēua dhe iku. Pas dėgjimit tė lajmeve nė radio ku flitej se emri i Hoxhės nuk i pėrkiste vetėm studentėve, ku nėnvizohej ''mbėshtetja dhe besimi i patundur'' i popullit tek PPSh-ja dhe lartėsoheshin arritjet e realizimet e planeve nė disa kooperativa tė humbura bujqėsore, studentėt u revoltuan dhe tė mėrzitur u bėnė gati pėr tė kaluar edhe njė natė tjetėr barkzbrazur e mendjengritur… E nesėrmja, 20 shkurti 1991 solli zhvillime tė njėpasnjėshme e tė rrufeshme sa qė pjesėmarrėsve iu deshėn kohė pėr tė kuptuar se ē'kishte ndodhur dhe rėndėsinė e pasojat e asaj qė ndodhi. Nė mėngjes ishte paralajmėruar njė greve e pėrgjithshme e Sindikatave tė Pavarura qė mund tė paralizonte tėrė vendin. Mijėra banorė tė Tiranės ishin ngjitur tek Qyteti Studenti duke demostruar mbėshtetjen e tyre. Nga rrethet erdhėn nė kėmbė kavajasit, me tė gjitha mjetet e transportit mbėrritėn shkodranė, korēarė, fierakė, durrėsakė e kėshtu me rradhė. Nė godinėn e Grevės mbizotėronte optimizmi edhe pse nervat ishin tė tendosura, sidomos kur njė djalosh student u dėrgua me urgjencė nė spital me njė autoambulancė dhe u mor vendimi qė pėr tė ruajtur shėndetin dhe jetėn e grevistėve, tė fillonin tė dilnin njė nga njė mė tė dobėtit, vajzat tė parat e pastaj kush nuk e ndiente veten mirė. Njė grup doktorėsh dhe infermieresh filloi t'u bėnte serume glukoze studentėve qė ishin zbehur nė fytyrė dhe atyre qė po u binte tė fikėt. E megjithatė pjesa dėrrmuese e grevistė ishte e mendimit qė nga Greva nuk dilej gjallė pa rėnė emri. Kjo vendosmėri e tyre pėrforcohej nga fakti qė nga jashtė buēisnin thirrjet ''Studentėt janė heronj!'',''Me studentėt jemi ne!'',''Tė hiqet emri!'' - qė tė gjitha tė shoqėruara me himnin e flamurit dhe kėngė patriotike. Me njė qendėr zėri tė improvizuar njė pėrfaqėsues i Sindikatave tha se studentėt janė heronj qė pėr tė dytėn herė po i tregojnė popullit shqiptar se si bėhet demokracia. Nė emėr tė PD-sė sė Tiranės, inxhinieri Kreshnik Ndreu vuri nė dukje faktin se Partia Demokratike nuk mund tė distancohet dot nga studentėt, sepse ajo lindi nė Qytetin Studenti. Pas tij e mori fjalėn aktorja Raimonda Bulku e cila i ftoi nėnat dhe motrat tė demostronin pėrpara godinės sė Presidencės. Turma u var poshtė nė rrugėn e Elbasanit duke u futur nė krah tė godinės sė Radio-Televizionit ku ndeshi me qėndresėn e forcave tė ndėrhyjes sė shpejtė. Pas autobotit qė e spėrkati me bojė tė kuqe, pas krismave nė ajėr dhe lėshimit tė qenėve tė kufirit, turma e irrituar dhe e prirė nga tė rinj guximtarė me flamurin kuq e zi pa yll, tė cilin s'pushonte sė valėvituri inxhinieri elektrik Artur Zadrima, iu drejtua qendrės sė Tiranės. Nė sheshin Skėndėrbej, pikėrisht nė zemrėn e Shqipėrisė, pas disa tentativash dhe pėrleshjesh me policinė, monumentit tė diktatorit iu lidh njė kavo prej ēeliku dhe e rrėzuan. Rreth orės 2.08 demostruesit dhe mbarė ata shqiptarė qė ndanin tė njėjtat ndjenja e mendime, brohoritėn tė ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga tė qenurit skllevėr dhe mbi fytyrat e njerėzve endej njė buzėqeshje e shfrenuar lumturie. Mė e rėndėsishmja ishte qė liria kishte ardhur pa u derdhur as edhe njė pikė gjak shqiptari! Ndėrkohė studentėt e morėn lajmin e mirė, por vendosėn tė dilnin vetėm atėherė kur tė lexohej nga organet e informimit njė komunikatė zyrtare. Trungu i monumentit tė Hoxhės, pasi u tėrhoq zvarrė rrugėve tė kryeqytetit, u soll para godinės sė Grevės dhe aty u zbraz mllefi shumėvjeēar qė nganjėherė ca njerėz tė shtypur e tė poshtėruar e mbledhin si qelb brenda vetes duke i shtyrė disa tė bėnin edhe gjeste jo fort tė hijshme pėr njė komb tė civilizuar qė kish arritur tė pėrmbyste sistemin komunist pa djegur, pa shkatėrruar e pa gjak. Gjatė pasdites, kur kaloi frika e njė reagimi tė dhunshėm nga aparatet e diktaturės, godina e Grevės u shndėrrua njė njė han pa porta, edhe pse dera kryesore qėndronte akoma e kyēur. Nga njė dritare e thyer nė katin e parė hynė studentė qė sollėn cigare, gazeta, sheqer, madje edhe ēokollata, hynė politikanėt e rinj tė cilėt me shall tė lidhur nė kokė pėr tė imituar studentėt grevistė, putheshin e pėrqafoheshin me servilėt e tyre duke bėrtitur se e kishin hequr qelbėsirėn. Nė fakt, monumetin e hodhi populli i Tiranės, e hodhėn ata tė rinj qė u pėrleshėn me policinė e qė mė vonė u arrestuan e u torturuan, ata qė dolėn nė gjyq mė 10 prill 1991 pėr miting tė paligjshėm dhe hedhje monumentesh, ata qė gjykatėsi A. Rakipi i liroi nga salla me 45 ditė burg nė vend tė 3 muajve deri nė 3 vjet qė kėrkoi prokurori G. Gjokutaj, ata qė morėn rrugėt e kurbetit pėr t'i shpėtuar hakmarrjes sė besnikėve enveristė…As vetė studentėt grevistė, tė cilėt dolėn me kokat ulur e tė thjeshtė pas lajmeve tė orės 20.00 nė mes thirrjeve, pėrqafimeve dhe puthjeve, nuk shkuan aq larg sa tė pretendonin pėr tė marrė meritat e tė tjerėve.Thirrja e popullit ''Studentėt janė heronj!'' ishte vlerėsimi mė i lartė pėr ata qė u etiketuan ''bij plangprishės''. Haraēi qė u pagua qe tepėr i lartė: gjendja e jashtėzakonshme, mbyllja e Universitetit, eksodi i marsit 1991, vrasjet, lėnia nė harresė, mėrgimi, pėrbaltja dhe manipulimi rreth Lėvizjes sė tyre, shkatėrruan shumė ėndrra dhe i ndryshuan rrjedhėn e jetės qindra syresh, por dhurata qė i bėnė popullit tė tyre, ia vlente gjithė ato sakrifica. Kanė kaluar shumė vjet qė atėhere e mjaft vetė kanė marrė medalje, kanė bėrė karrierė a janė ngjitur nėpėr poste mbi legjitimitetin e marrė padrejtėsisht gjatė Grevės apo hedhjes sė monumetit, por heronjtė e vėrtetė, edhe pse kanė qėndruar tė heshtur, vazhdojnė t'i kenė tė gjalla e para syve kujtimet e paharruara tė atyre ditėve dhe mesazhin historik qė Greva e Urisė u bė pėr tė shkatėrruar mitin e pamerituar tė diktatorit, jo pėr tė ngritur mite tė tjerė e thurur legjenda, pėrkundrazi Greva u bė pėr t'i varrosur njėherė e pėrgjithmonė mitet e rremė.

    (Autori i shkrimit ka qenė student i grevės sė urisė, tani jeton nė New York)
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Nga: Edvin Shvarc

    Azem Hajdari i vėnė nė pozitė tė vėshtirė, shprehu dėshirėn tė bėnte edhe ai grevė urie, mirėpo pasi ndenji dhjetė minuta, u ēua dhe iku.

    Sa me pelqejne kujtimet e protagonisteve
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2008
    Postime
    3
    .....jo pėr tė ngritur mite tė tjerė e thurur legjenda, pėrkundrazi Greva u bė pėr t'i varrosur njėherė e pėrgjithmonė mitet e rremė....

    E po ja qe nuk na ndahet...m..ti.
    Biles eshte koha e m....trave.
    JETO ME KUJTIMET....i lumtur.

  4. #4
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 11-02-2012 mė 12:41

  5. #5

  6. #6

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    nuk mund te lene pa thene se edhe ne Konservatorin e Tiranes u zhvilluan disa tubime, dhe ne te paren qe eshte bere pasi disa ish kelishe te rinise u cuan dhe donin te denonin "aktet e dhubshme" te "urithave te inxhinjerise"te ndodhura ne qytetin studenti, ishte nje student i piktures "qe sme kujtohet emri i tij" qe u cua e tha se keto veprime te konviktoreve ishin si shkas i politikes ekonomike teje poshteruese dhe ishte vetem nje njeri qe me politiken e tij mbante pergjgjesi...........SALLA E KONSERVATORIT PER 5 SEC U NGRI ......pastaj nga fundi ku rrinte i sapokthyeri nga jashte shtetit zbriti shkallet drejt podiumit Edi Rama........fjala e tij ishte rufe e bubullime dhe qe i pari qe permendi emrin e Enver Hoxhes si kryeshkaktar, dhe akuzoi drejtperdrejt byrone politike per disfate politike e ekonomike.......
    dhe seriali i REFLEKSIONEVE FILLOI........NE SALLEN E HYRJES RD lexohej prej dhjetra e qindra studenteve......
    vite te bukura dhe me shum fistori..........

    dicka qe me beri te buzeshesh kur po shihja videot e mesiperme..........
    pashe ate makinen jeshile te blinduar "Peugeot" qe nuk i lane gje pa i hedhur siper qe nga Liceu tek cepi i rruges se Elbasonit e deri tek shshi...........pas nje jave a dy kur u bene perpjekie per te hyre rishtas neper ambasada e pashe kete makine tek rruga e Kavajes dhe tek xhami perpara ne vend te grillit te hekurt origjinal i kishin vene nje krevat konviktori me suste.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Tema tė Ngjashme

  1. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  2. Amerika dhe shembja e komunizmit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 23:55
  3. Ilaz Kodra
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 22:25
  4. Koha E Falsifikimeve
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •