Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"

    Panorama:

    --------


    Speciale

    10Qershor 2004

    intervista

    Ekskluzive/ Rikthehet nė dėshmitė e tij ish-funksionari i lartė i Sigurimit tė Shtetit dhe hetuesi i Beqir Balllukut, Kiēo Ngjelės e Vasil Katit


    Kristofor Martiro: Ja si u hetuan pjesėtarėt e "grupit armiqėsor" nė Ekonomi


    Luan Kondi

    Kristofor Martiro, 77-vjeēari nga Tirana, ish-oficer madhor i Sigurimit tė Shtetit, njeriu qė ka marrė nė pyetje Beqir Ballukun, ish-ministėr i Mbrojtjes dhe anėtar i Byrosė Politike, mė pas do tė ngarkohej me njė tjetėr detyrė tė kėtij lloji, hetimin e Kiēo Ngjelės, Vasil Katit, pjesėtarė tė tė ashtuquajturit grup armiqėsor nė Ekonomi.

    Martiro rrėfen ekskluzivisht pėr “Panoramėn” gjithēka rreth procesit tė bujshėm tė vitit 1975. Ai shpjegon rrethanat se si e komanduan nė grupin e hetimit tė Ngjelės dhe Katit e tė tė ashtuquajturit grup armiqėsor nė Ekonomi. U komandua nė kėtė detyrė nė kohėn kur ishte zėvendėskryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Korēė. Dėshmitar okular i kėsaj ngjarjeje, ai tregon pėr mbledhjen e hetuesve. Ashtu si edhe herėn e parė, pak para hetimit, ata u takuan me Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehun pėr tė marrė porositė e duhura pėr fillimin dhe vazhdimin e hetimeve. Cilat ishin materialet qė u pėrdorėn nė kėtė proces hetimor dhe cila ishte akuza pėr Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin, tė cilėn e lexoi prokurori i Pėrgjithshėm. Si reagoi ish-ministri Ngjela dhe ēfarė tha ai rreth saj nė seancat e hetuesisė me Martiron. Ku qėndronte problemi i materialeve qė paraqiteshin si prova kundėr tė pandehurit dhe si mendonte pėr to ai.

    Ku u mbėshtetėn hetimet dhe si u shfrytėzuan materialet e Plenumit tė 7-tė dhe tė 8 tė KQ tė PPSH-sė pėr formulimin e akuzės pėr Kiēo Ngjelėn, Abdyl Kėllezin, Korēo Theodhosin etj. Pėrse Enver Hoxha thoshte nė diskutimet e tij se gjoja kėta kishin lidhje me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e Ekonomisė. Drejtimet kryesore tė hetimit tė Kiēo Ngjelės ishin depozitat nė valutė jashtė shtetit, sabotimi i vijės sė partisė nė marrėdhėniet me Jugosllavinė me vendet perėndimore, me firmat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, dėmtimi i madh nė Ekonomi nga futja e metodave decentralizuese-vetadministruese pėr moszbatimet e orientimeve tė partisė dhe tė shtetit pėr thyerjen e bllokadės dhe ēarjen me mallra nė tregti me vendet perėndimore, pėr shpėrdorim tė valutės e tė tjera. Pėr mė tepėr, lexoni nė vijim intervistėn interesante tė Kristofor Martiros, ish-kryetar i Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit.

    Ju folėt pėr hetimin e tė ashtuquajturit grup puēist i ushtarakėve ku personalisht hetuat Beqir Ballukun, ish-ministėr i Mbrojtjes. Cila ishte situata, nė tėrėsi, pas dėnimit tė kuadrove tė larta ushtarake?
    Pa mbaruar hetimet me grupin ushtarak, nė Plenumin e shtatė tė KQ-sė sė PPSH-sė, qė u mbajt nė maj tė vitit 1975, u dėnua Abdyl Kėllėzi anėtar i Byrosė Politike dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit dhe Koēo Theodhosi, anėtar i Byrosė Politike, ish-ministėr i Industrisė sė Rėndė dhe Minierave, tė cilėt u pėrjashtuan nga KQ-ja dhe tė gjitha funksionet shtetėrore, duke u cilėsuar si armiq e sabotatorė nė organizimin shtetėror dhe nė Ekonomi. Nė kėtė plenum u kritikua ashpėr edhe Kiēo Ngjela, ish-ministėr i Tregtisė sė Brendshme dhe tė Jashtme pėr arrogancė dhe veprime tė dėmshme nė sektorin e punės sė tij. Mbas plenumit tė KQ-sė shkoi Kontrolli i Shtetit nė dikasteret ku kishin punuar, si dhe analizat e mbledhjes nė organizata dhe kolektiva punonjėse. Filloi kontrolli i shtetit nė tė gjitha ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme dhe nė vetė aparatin e Ministrisė sė Tregtisė, si nė Albimport, Makinaimport, Transship e ndėrmarrje tė tjera. Gjithashtu, analizat mbi bazėn e plenumit dhe materialeve tė kontrollit tė Shtetit nė organizata dhe nė kolektiva, e u morėn njė seri masash. Pėrveē shkarkimit tė Kiēo Ngjelės si ministėr qė nė Plenumin e 7-tė ashtu dhe nė mjaft kuadro e drejtues tė kėtyre ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme dhe tė aparartit tė ministrisė. Pram ekzistonte njė tension i gjithanshėm nė kėto ndėrmarrje e dikastere. Mbi bazėn e kėtyre materialeve dhe tė tė tjerave, Plenumi i 8-tė i KQ-sė sė PPSH-sė, qė u mblodh nė tetor tė vitit 1975, pėrjashtoi nga KQ-ja dhe nga partia, Kiēo Ngjelėn, i cili nė kėtė kohė ishte drejtor i PVC-sė nė Vlorė.

    Krahas kėtyre masave, u impenjuan edhe organet e Punėve tė Brendshme nė punėn e tyre agjenturalo-operative pėr grumbullimin e tė dhėnave tė ndryshme. Dua tė pėrmend se para dėnimit tė kėtyre ishin arrestuar dhe dėnuar grupi i inxhinierėve tė naftės pėr veprimtari sabotuese dhe agjenturore. Nė kėtė pėriudhė, ne, grupi hetimor i ushtarakėve, vazhdonim punėn normalisht, ndėrsa grupi operativ i krijuar nė drejtim tė veprimtarisė “armiqėsore” tė tyre, vepronte nė bazė tė tė gjitha normave e detyrave tė ngarkuara: tėrheqje nė bashkėpunim, kombinacione, veprime, grumbullim tė dhėnash e materialesh nė ngarkim tė tyre, tė dhėna nga zbulimi e kundėrzbulimi dhe tė tjera, pėr tė saktėsuar nė kishte apo jo veprimtari armiqėsore, lidhje me zbulimet e huaja, pėr tė cilat flitej nė materialet e KQ-sė sė PPSH-sė.

    Pas pėrfundimit tė hetimit tė “grupit tė ushtarakėve”, nė kėtė periudhė u arrestuan Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Kiēo Ngjela e Vasil Kati. Ata u vendosėn po nė ato ambjente ku ishte mbajtur gjatė hetimit “grupi i ushtarakėve”. Pėr ta ishin nė fuqi tė njėjtat masa sigurimi, si grupi i veēantė pėr ruajtjen e tyre, mjekė, kuzhinė e tė tjera. Nė fillim mė caktuan tė hetoja Abdyl Kėllezin, por nuk e kreva hetimin se menjėherė mė ndėrruan dhe mė caktuan tė hetoja Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin. Edhe hetimi i tė ashtuquajturit grup armiqėsor nė Ekonomi vazhdoi pėr disa muaj. Hetimi ishte i njėjtė, si pėr ushtarakėt. Regjimet e seancave tė hetuesisė ishin po ato dhe mėnyra e hetimit nuk ndryshonte nga ajo e para. Pėr formulimin e akuzės dhe pistat e hetimit, u pėrdorėn materialet e Plenumit tė Shtatė tė KQ-sė tė PPSH-sė dhe raporti i Kontrollit tė Shtetit. Akuza ishte “Pėr veprimtari armiqėsore nė organizimin shtetėror dhe nė Ekonomi”. Gjyqi u bė po nė ambjentet e Burgut 313 dhe ishte kopje e atij tė bėrė mė parė.

    Kush e drejtonte grupin hetimor?
    Ashtu si edhe pėr ushtarakėt, hetimet i drejtonin ministri i Punėve tė Brendshme, Kadri Hazbiu, dhe zėvendėsi i tij, Feēorr Shehu. Po ashtu, ata miratonin planin hetimor nė pėrgjithėsi si grup, e nė veēanti, pėr ēdo tė pandehur.

    Para fillimit tė hetimit dhe komunikimit tė akuzės nga Prokuroria, na mblodhi Kadri Hazbiu dhe na pėrcatoi detyrat. Morėm materialet e plenumeve, tė Kontrollit tė Shtetit dhe tė dhėnat qė kishin dalė nga analizat nė rrugė partie e shteti, si dhe materialet nė rrugė agjenturore, tė cilat ishin voluminoze. Mbi bazėn e studimit tė kėtyre materialeve, u hartua plani hetimor, duke pėrcaktuar drejtimet kryesore tė hetimit.

    Unė u ngarkova fillimisht me hetimin e Kiēo Ngjelės dhe mė vonė, edhe me atė tė Vasil Katit.

    Po nė kėtė mbledhje, Kadriu Hazbiu na dha porosi qė tė ishim korrekt me tė pandehurit dhe tė kujdesshėm pėr implikimet qė ata mund tė jepnin pėr kuadrot kryesore tė partisė dhe tė shtetit. Grupi hetimor kishte fituar eksperiencė nė hetime tė kėtij lloji dhe nuk ishte mė nėn stres e presion, si nė detyrėn e parė.

    Cila ishte akuza pėr ta?
    Pak ditė pas arrestimit tė tyre, secilit nga tė pandehurve iu komunikua akuza nga prokurori i pėrgjithshėm: “Pėr veprimtari armiqėsore e sabotuese nė organizimin shtėror dhe nė Ekonomi, nė bashkėpunim me armiq tė jashtėm”.

    Asnjė nga tė pandehurit nuk e pranoi kėtė akuzė. Ata pranuan se ishin bėrė gabime tė dėmshme nė punėn e tyre, por nė asnjė mėnyrė pėr qėllime armiqėsore dhe sabotimi.

    Pėrse akuzohej Kiēo Ngjela?
    Sipas materialeve tė Plenumit tė 7-tė dhe veēanėrisht atij tė 8-tė tė KQ-sė tė PPSH-sė, Kiēo Ngjela akuzohej pėr veprimtari armiqėsore nė bashkėpunim me Abdyl Kėllezin, Koēo Theodhosin etj., nė lidhje me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e Ekonomisė, pėr depozita valute jashtė shtetit, pėr sabotim tė vijės sė partisė nė marrėdhėniet me Jugosllavinė, me vendet perėndimore, me firmat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr dėmtime tė mėdha nė Ekonomi, pėr futjen e metodave decentralizuese-vetadministruese, pėr moszbatimet e orientimeve tė partisė dhe tė shtetit, pėr thyerjen e bllokadės dhe ēarjen me mallra nė tregti me vendet perėndimore, pėr shpėrdorim tė valutės e tė tjera.

    Cilat ishin drejtimet e hetimit tė Kiēo Ngjelės?
    Kėto ishin edhe drejtimet e hetimit nė procesin nė ngarkim tė tij. Detyra jonė ishte tė vėrtetonim nė pikėpamje juridike me materiale, me tė dhėna me shpjegimet e vetė tė parndehurve, dėshmitarėve, deponimet e tė pandehurve tė tjerė.



    Jetėshkrimi
    Kush ėshtė Kristofor Martiro

    Kristofor Ilia Martiro u lind nė Lashovė tė Leskovikut nė vitin 1927. Nė vitin 1940 familja e tij u vendos nė Tiranė dhe Kristoforit i duhej tė punonte pėr t“u ushqyer. Nė moshėn 16-vjeēare Martiro mori pjesė nė Lėvizjen Antifashiste Nacional-Ēlirimtare. Njė vit mė vonė ai u bė anėtar i Partisė Komuniste Shqiptare. Pas ēlirimit ka marrė pjesė nė luftėn kundėr bandave nė Veri tė Shqipėrisė. Mbaroi shkollėn dyvjeēare tė Partisė e pas kėsaj u emėrua pedagog nė Shkollėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ku shėrbeu deri nė vitin 1967. Ka mbaruar Fakultetin Juridik nė Universitetin e Tiranės me rezultate tė shkėlqyera. Nga viti 1967 deri nė vitin 1982 punoi nė organet e Sigurimit tė Shtetit nė detyra tė ndryshme si: nėnkryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Korēė, hetues nė grupin hetimor tė ushtarakėve, “grupi armiqėsor i sabotimit nė organizimin shtetėror dhe ekonomi” e mė pas, kryetar i Degės sė Veēantė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Gjatė viteve 1975-1978, i komanduar nė pėrbėrje tė grupit hetimor tė “puēistėve nė ushtri”, ai do tė hetonte Beqir Ballukun dhe mė pas, te “sabotatorėt nė ekonomi e organizimin shtetėror” do tė hetonte Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin. Nė vitin 1982, pikėrisht mė 13 prill, arrestohet e dėnohet me 15 vjet heqje lirie dhe deri nė vitin 1989 vuajti dėnimin e kaloi nė Lezhė, Burrel e Shėn Vasi nė Sarandė.



    Ishte radha e Koēo Theodhosit e Abdyl Kėllezit

    Enver Hoxha, pasi kishte goditur disa tė ashtuquajtura grupe armiqėsore dhe kishte eliminuar Beqir Ballukun, Petrit Dumen apo dhe burgosur shumė e shumė tė tjerė, vendosi tė ideonte edhe eliminimin e tė ashtuquajturit “grupi armiqėsor i Ekonomisė”. Nė krye tė kėtij grupi vendosi me ndėrgjegje tė plotė dy nga figurat mė tė shquara tė Ekonomisė sė asaj kohe: Koēo Theodhosin dhe Abdyl Kėllezin, me karrierė tė pasur profesionale dhe shtetėrore. Krisja e parė mes Hoxhės dhe dy prej specialistėve tė Ekonomisė kishte filluar qė nė vitin 1973 kur ish-sekretari i Parė i KQ-sė tė PPSH-sė, pasi ishte konsultuar me specialistė tė besuar. Nė vitin 1973, njė informacion nga kanale tė besueshme, e vė nė dijeni Enverin pėr tatėpjetėn qė kishte marrė ekonomia. Raporti ishte pėrpiluar nga njė grup ekspertėsh tė Ekonomisė nė KQ tė PPSH-sė dhe tregonte realisht gjendjen e krijuar pas inflacionit dhe mungesės sė mallrave tė konsumit tė gjerė. Qė nga paraqitja e kėtij raporti, Enveri nisi tė kishte rezerva pėr Abdyl Kėllezin dhe Koēo Theodhosin. Nė vitin 1973, njė grup ekonomistėsh grumbulluan disa tė dhėna pėr gjendjen ekonomike nė Shqipėri. Atėhere inflacioni ishte rritur ndjeshėm, ishte duke rėnė vazhdimisht qarkullimi monetar; para tė reja hidheshin nė treg dhe nuk tėrhiqeshin dot nga bankat, pasi mungonin mallrat e konsumit tė gjerė. Mungonin, jo vetėm produkte ushqimore, por edhe materiale ndėrtimi pėr fshatin. Grupi i ekonomistėve, qė e bėri kėtė studim, parashtroi edhe rrugėt e daljes nga gjendja e krijuar. Kjo ngjarje u zhvillua pėrpara plenumit tė qershorit tė vitit 1973 ku u kryqėzuan mjaft figura tė spikatura tė asaj kohe si Todi Lubonja, Fadil Paērami e tė tjerė. Grupi i ekspertėve kishte filluar tė ndihej ngushtė, pasi nuk dihej rruga qė do tė merrte studimi i tyre. Nė tė vėrtetė, ishte dhėnė gjendja faktike e ekonomisė shqiptare, tė rėnuar dhe me mungesa tė mėdha. Por, duhet tė kishin parasysh edhe faktin qė kjo mund t“ju kthehej kundėr, pasi ndonjėri nė udhėheqjen e lartė mund tė shprehej se raporti kishte errėsuar qėllimisht gjendjen e Shqipėrisė. Atėhere diheshin pasojat pėr hartuesit e raportit. Nė kėtė situatė duhej kujdes i madh dhe konsultat duhet tė ishin tė kujdesshme dhe me njerėz tė besuar. Raporti u nda nė dy pjesė. Nė njėrėn parashtrohej situata e pėrgjithshme ekonomike, inflacioni, vėshtirėsitė e madha qė kalonte ekonomia shqiptare e asaj kohe, ndėrsa pėr pensionet nė fshat e shpenzime tė tjera apo dhe rrugėt e daljes nga kjo situatė, duhet t“i jepnin pėrfaqėsuesit e qeverisė, qė kryesohej nga Mehmet Shehu. Materiali u paraqit nė mbledhjen e Byrosė Politike jo i plotė, por me disa pjesė tė reduktuara. Pėrpara se tė hynin nė mbledhje, u diskutua qė ai material ishte tepėr i zi, pasi e paraqiste situatėn ekonomike shqiptare sikur tė ishte viti 1948, kur jugosllavėt e blenė tė gjithė mallin dhe mbeti tregu bosh. Situata po merrte njė tjetėr rrjedhė, aspak nė favor tė hartuesve tė raportit tepėr realist. Megjithatė, Enver Hoxhės i kishin shkuar informacionet nga e shoqja, qė ai material ishte i saktė dhe pa shtrembėrime, teprime apo zmadhime. Gjendja ishte tepėr e vėshtirė nė atė mbledhje, pasi pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve ishte pėrgatitur ta hidhte poshtė atė material. Mbledhjen e kryesonte Enver Hoxha. Sapo pjesėmarrėsit, anėtarė tė Byrosė Politike, zėnė vendet e tyre, e merr fjalėn Enveri, i cili thotė: “Kur e kam marrė kėtė material, ku parashtrohet situata ekonomike e vendit, nė dorė kam tri net pa gjumė dhe nuk e di pėrse nuk na e keni parashtruar ju tė qeverisė kėtė situatė. I pari diskutant, Kiēo Ngjela, qė kishte thėnė mė parė se materiali ishte i zi, ndryshe nga qėndrimi i mėparshėm, tashmė tha se situata ishte e rėndė. Diskutanti mori pėrsipėr gabimin e tij, duke u shprehur se pėrgjegjėsinė mė tė madhe e kishin nėpunėsit e administratės, qė nuk e kishin raportuar gjendjen reale tė tregut. Tė gjithė diskutantėt shprehen se duhet tė merreshin masa urgjente. Nė fund, Mehmet Shehu thotė: “Pėrgjegjėsi kanė tė gjithė kėta shokė, por nuk pėrjeshtohemi nga kjo e fundit edhe ne (qeveria) me aparatin tonė, pse nuk e njohim kėtė situatė. Prandaj do tė na lejoni ta studiojmė mė thellė, tė marrim parasysh rrugėt qė na propozohen pėr daljen nga kriza dhe mė pas tė veprojmė. Hoxha sygjeroi qė ky problem tė diskutohej bashkarisht me Komisionin e Planit tė Shtetit, qė drejtohej nga Abdyl Kėllezi dhe Koēo Theodhosi e pastaj tė veprohej.

    Viti fatal: kryqėzohen Abdyl Kėllezi dhe Koēo Theodhosi
    Nė vitin 1977, kur pas “zbulimit tė grupeve puēiste” nė fushat e kulturės dhe tė ushtrisė duhej zbuluar njė grup i tillė edhe nė Ekonomi, pėr ta bėrė sa mė tė plotė kuadrin e “veprimtarisė sė bashkėrenduar tė armikut tė jashtėm e tė brendshėm kundėr tė vetmit vend socialist nė botė”. Arsyet pėrse u zgjodhėn pikėrisht emrat e Abdyl Kėllezit e tė Koēo Theodhosit pėr t’i vendosur nė krye tė “komplotit” nė Ekonomi, janė po aq tė qarta sa edhe arsyet pėrse u zgjodhėn emrat e Paēramit dhe Lubonjės nė Kulturė apo tė Ballukut e Dumes nė Ushtri. Rėndėsi kishte qė edhe kėtė herė partia t’i tregonte gjithė botės “unitetin e saj tė ēelniktė me popullin” dhe t’i kujtonte opinionit tė brendshėm se zbulimi i grupeve tė njėpasnjėshme tė armiqve, qė kishte nisur menjėherė pas lufte, do tė vazhdonte me tė njėjtin ritėm edhe nė dekadat e fundit tė shekullit XX. Drejtėsia “popullore” nuk vonoi edhe kėtė herė tė jepte dėnimet “e merituara” si gjithnjė, duke u bazuar nė “fakte tė pakundėrshtueshme” dhe duke shtuar kėshtu edhe dy emra tė tjera nė listėn e gjatė tė viktimave tė pafajshme tė diktaturės. Gjatė gjatė seancės sė Kuvendit Popullor ku u “mor nė shqyrtim” edhe kėrkesa e Abdyl Kėllezit dhe e Koēo Theodhosit pėr falje tė jetės, pasi tė gjithė anėtarėt e Presidiumit e kishin refuzuar kėtė kėrkesė, e mori fjalėn edhe Enver Hoxha, i cili tha: “Shoku kryetar, unė kisha diēka pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje, megjithėse tė gjithė janė dakord pėr kėtė dėnim. Tradhtarėt e Partisė e tė popullit, Abdyl Kėllezi me Koēo Theodhosin, na kanė paraqitur kėrkesė pėr falje. Unė, si edhe ju, jam i mendimit t’ua refuzojmė dhe tė pranojmė vendimin e drejtė dhe tė merituar qė u dha Gjykata Popullore kėtyre armiqve tė vjetėr e tė betuar tė Partisė e tė popullit tonė. Pėr njerėz tė tillė, komplotistė, sabotatorė, intrigantė e puēistė, nuk duhet tė ketė asnjė fije mėshire. Mbarė populli ynė, tėrė partia, gjithė kėta tradhtarė, si ata tė grupit tė Beqir Ballukut, Abdyl Kėllezit e Fadil Paēramit me shokėt e tyre, i dėnuan me urrejtje dhe ky ishte njė dėnim plotėsisht i merituar. Kėta elementė tė degjeneruar, siē e vėrtetuan katėrcipėrisht hetuesia dhe gjyqi, ishin qė tė gjithė tė organizuar me njė platformė dhe kishin njė qėllim tė pėrbashkėt: tė merrnin fuqinė nė dorė me puē e “me masakra”, siē e tha me gojėn e tij tradhtari Abdyl Kėllezi, ashtu siē e tha mė parė edhe Beqir Balluku”. Koēo Theodhosi, pasi u shkarkua nga tė gjitha detyrat, u internua familjarisht nė vitin 1975 nė Kurbnesh tė Mirditės. Mė 17 maj 1977 u dėnua me vdekje nga Gjykata e Lartė dhe po atė vit u ekzekutua. Megjithėse pjesa mė e madhe e familjeve tė funksionarėve tė lartė tė pushkatuar nga diktatura i kanė gjetur dhe rivarrosur eshtrat e tė dashurve tė tyre, varret e Abdyl Kėllėzit dhe tė Koēo Theodhosit, megjithė pėrpjekjet e vazhdueshme tė familjarėve, akoma edhe sot nuk janė gjetur.



    Nesėr do tė lexoni

    Hetimi i marrėdhėnieve tregtare tė Shqipėrisė me Jugosllavinė
    Trasaksionet tregtare me disa firma amerikane
    Zhvillimi i tregtisė me materiale tė porositėsit

    ------
    intervista II

    Ekskluzive/ Kristofor Martiro, hetuesi i dy tė ashtuquajturave grupe armiqėsore, dėshmon pėr problemet e procesit tė montuar hetimor tė Ngjelės e Katit


    Enveri, urdhėr Kiēo Ngjelės pėr takim me ministrin jugosllav tė Tregtisė sė Jashtme


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Kristofor Martiro, i thinjur dhe i lodhur nga jeta e vėshtirė profesionale dhe dėnimi qė ka vuajtur pėr vite tė tėra nė diktaturė, vendosi tė riflasė ekskluzivisht pėr gazetėn “Panorama”. Edhe pse ėshtė plot 77 vjeē, ish-oficeri i lartė i Sigurimit tė Shtetit, pėr disa vite nė detyrėn e kryetarit tė Degės sė Veēantė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ka treguar realisht rrethanat nė tė cilat ai u komandua pėr tė hetuar Beqir Ballukun, ish-ministėr i Mbrojtjes dhe anėtar i Byrosė Politike.

    Disa muaj mė vonė, Martiro do tė thirrej pėrsėri nga eprori i tij mė i lartė, Kadri Hazbiu, pėr tė marrė njė tjetėr detyrė tė rėndėsishme, hetimin e Kiēo Ngjelės, Vasil Katit, pjesėtarė tė tė tė ashtuquajturit grup armiqėsor nė Ekonomi. Ai foli pėr fillimin e procesit tė bujshėm tė vitit 1975, mbledhjen e hetuesve, diskutimin e platformės sė hetimit, dhe udhėzimet pėr kujdesin qė duhet tė tregonin. Kristofori shpjegoi edhe kushtet nė tė cilat ndodheshin tė pandehurit, pra, regjimin e ruajtjes apo trajtimin e tyre. Si edhe nė pėrvojėn e parė nė hetimin e Ballukut; nė krye tė grupit hetimor ishin Kadri Hazbiu dhe Feēor Shehu. Kėta ishin edhe njerėzit qė jepnin porositė e duhura pėr vazhdimin e procesit. Nė rast tė ndonjė problemi tė veēantė, kontaktohej menjėherė me ministrin e Brendshėm, Hazbiun, qė mbante pėrgjegjėsi “lart” pėr kėto hetime. Duke u ndalur tek akuza, ish-hetuesi i Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit tregoi pėr materialet qė u pėrdorėn nė kėtė proces hetimor. Mė tej, ai u shpreh edhe pėr qėndrimet e ish-ministrit Ngjela dhe kundėrshtimit qė ai i bėri akuzės. Nė vijim tė intervistės, Kristofor Martiro riprodhon edhe njėherė atė qė ka biseduar gjatė seancave pyetje-pėrgjigje me Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin. Nisur nga materialet e Plenumit tė 7-tė dhe tė 8-tė tė KQ-sė sė PPSH-sė pėr formulimin e akuzės pėr Kiēo Ngjelėn, Abdyl Kėllezin, Koēo Theodhosin, ishte hartuar edhe platforma e hetuesive tė tė pandehurve. Ndėr tė tjera, Kristofori thotė se Kiēo Ngjla, ndėrsa ėshtė pyetur pėr marrėdhėniet tregtare me Jugosllavinė, ka thėnė se ishte vetė Enver Hoxha, i cili e akuzonte pėr zhvillimin e kėtyre marrėdhėnieve, dhe e kishte porositur qė kur tė kthehej nga njė vizitė zyrtare nė Rumani, tė ndalonte nė aeroportin e Beogradit dhe tė takohej me ministrin e Tregtisė sė Jashtme tė atij vendi, pėr tė diskutuar mundėsitė e bashkėpunimit ekonomik mes tė dy vendeve. Nė kėtė rast del edhe dyfytyrėsia e Enver Hoxhės, qė nė njėrėn anė orientonte drejt kėtyre marrėdhėnieve, dhe nga ana tjetėr kritikonte mėnyrėn e veprimit nga vartėsit e tij. Kėshtu, edhe nė tė tjera akuza, si lidhje me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e Ekonomisė, depozitat nė valutė jashtė shtetit, sabotimin e vijės sė partisė nė marrėdhėniet me vendet perėndimore, me firmat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės apo dhe dėmtimin e madh nė Ekonomi nga futja e metodave decentralizuese-vetadministruese pėr moszbatimet e orientimeve tė partisė dhe tė shtetit pėr thyerjen e bllokadės dhe ēarjen me mallra nė tregti me vendet perėndimore, pėr shpėrdorim tė valutės e tė tjera. Tė gjitha kėtyre, Kiēo Ngjela u ėshtė pėrgjigjur me realizėm e nga procesi ai del krejtėsisht i pafajshėm. Por megjithatė, pėr tė mėsuar mė shumė rreth kėtyre gjėrave, lexoni intervistėn e Kristofor Martiros.

    Pėrse Kadri Hazbiu ju ngarkoi me hetimin e Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit?
    Unė nuk mund tė aludoj pėr gjėra qė nuk i di. Megjathatė, dua tė riprodhoj atė ēka bisedova me Kadri Hazbiu nė momentin qė ai mė kishte thirrur nė zyrė pėr tė mė ngarkuar me hetimin e Kiēo Ngjelės. “Ki kujdes se Kiēua ėshtė kapriēoz, mendjemadh e mospėrfillės e mund tė mos japė pėrgjigje pėr dhėnien e shpjegimeve rreth akuzave qė i bėhen. Por ti zhvillo hetime tė qeta, ji gjakftohtė dhe korrekt me tė.” E vėrteta ėshtė se Kiēoja fillimisht i reflektoi kėto cilėsi, por gjatė hetimit ai u qetėsua dhe dha shpjegimet e tij pėr gjithēka qė akuzohej. Kjo ndodhi pasi hetimi ishte korrekt dhe gjatė tij nuk u pėrdorėn metoda joligjore; deponimet i fiksoheshin ashtu si ai i bėnte. Madje, kur referoheshin materialet lidhur me ēėshtje tė ndryshme tė tregtisė sė jashtme, i paraqiteshin Kiēos. Edhe pse hetimi i Kiēos u konsiderua i vėshtirė, dua tė them se ai ishte korrekt gjatė hetimit dhe po ashtu, mbajti njė qėndrim dinjitoz. Dua tė them se Kiēo Ngjela nuk kishte tendencė qė t’ua linte fajin tė tjerėve apo tė implikonte ndokėnd me pa tė drejtė.

    Cilat ishin drejtimet e hetimit tė tė pandehurve?
    Njė nga drejtimet kryesore, pėr tė cilėt u akuzua Tregtia e Jashtme, me nė krye Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin, ishte zhvillimi i marrėdhėnieve tregtare me firmat e shtetit jugosllav. Kiēo Ngjela e Vasil Kati akuzoheshin se pse ishte zhvilluar me ritme mė tė shpejta shkėmbimi i mallrave me ndėrmarrjet ekonomike jugosllave. Nė vitin 1973 apo 1974, jugosllavėt nė botimin e tyre “Rreth marrėdhėnieve tregtare me shtete tė tjera”, jepnin tė dhėna edhe pėr zhvillimin e marrėdhėnieve tregtare me Shqipėrinė. Nė kėto botime statistikore ata vinin nė dukje se nė bilancin e tregtisė me Shqipėrinė kishin njė saldo aktive prej rreth 3-4 milionė dollarėsh, pėr tė cilat u detyrohej vendi ynė. Kėto botime dhe kjo saldo pasive pėr tregtinė tonė u konsiderua nga organet e partisė dhe ato shtetėrore, si njė veprimtari armiqėsore e krerėve tė Tregtisė sė Jashtme, pėr arsye se kjo veprimtari diskretitonte partinė dhe shtetin tonė. Sipas tyre, krijohej opinioni nė botėn e jashtme, e nė veēanti nė organizatat e reja komuniste nė botė, se udhėheqja e partisė nė Shqipėri bėnte njė luftė formale kundėr revizionizmit jugosllav, kurse nė tė vėrtetė, ajo ka marrėdhėnie shumė tė mira ekonomike dhe shtetėrore. Ky bilanc, negativ pėr ne, dhe pozitiv pėr jugosllavėt, u konsiderua si njė marrje kredish nė kohėn kur partia propagandonte se asnjė kredi nuk duhej tė merrte nga vendet kapitaliste dhe revizioniste.

    Nga hetimi i kėsaj ēėshtjeje, doli se sipas statistikave tė marrėdhėnieve tregtare me vendet e tjera ishte rritur nga viti nė vit, nė shkėmbimin e mallrave me firmat jugosllave. Nė fakt, shkėmbimi i mallrave me kėtė vend zinte njė vend tė rėndėsishėm nė njė pėrqindje tė konsiderueshme.

    A e pyetėt rreth kėtij problemi, Kiēo Ngjelėn? Ēfarė ju tha ai?
    Gjatė hetimit u pyetėn Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati se pse ishin rritur marrėdhėniet me Jugosllavinė. Sipas shpjegimit tė tyre, veēanėrisht tė Kiēo Ngjelės, ishte e vėrtetė qė ishin rritur marrėdhėniet tregtare mes tė dy vendeve, pėr shkak tė levedisė ekonomike, tė eksporit tė disa mallrave, siē ishte kromi i varfėr i zonės sė Tropojės, qė nuk mund tė gjente treg tjetėr, sepse ishte mineral me pėrmbajtje tė dobėt e arrinte nėn 38 pėr qind pėrmbajtje kromi. Sipas tyre, kjo rritje ishte bėrė edhe pėr blerje tė mallrave tė tjera, se ishin gjetur mė lirė, krahasuar kjo me ēmimet e tregut lindor dhe perėndimor. Nisur nga shpjegimi i Kiēos, pas viteve 1972-“73, ishin blerė nė Jugosllavi sasira mallrash si hekur, sheqer, vaj e tė tjera, me ēmime tė leverdisshme, sepse, si rrjedhojė e krizės ekonomike botėrore tė kėsaj periudhe, ēmimet e kėtyre mallrave ishin tė larta.

    Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati sqaruan se marrėdhėniet tregtare me firmat jugosllave ishin nė formėn e kleringut, domethėnė shkėmbim mallrash, e rrallė ishin blerė mallra me valutė tė lirė. Sipas tyre, konform marrėveshjes sė tregtisė klering, bėhej bilanci i kėtyre marrėdhėnieve nė fund tė vitit, duke u shprehur kjo me valutė. Nėse njėra palė dilte me bilanc negativ, diferencat mbuloheshin duke lėvruar mall tjetėr, ose me para nė dorė, pra, me valutė. Nga hetimi, shpjegimet e tė pandehurve, dokumenteve tė kėtyre marrėdhėnieve dhe shpjegimit tė kuadrove e specialistėve ekonomikė, rezultonte se gjatė zhvillimit tė tregtisė me kėtė vend, kur bėhej bilanci i kėtyre marrėdhėnieve, rezultonte se njėra ose tjetra palė kishte saldo negative, e cila ishte mbuluar me lėvrimin e mallrave tė tjera, sipas kontratave tė lidhura. Nuk rezultoi qė tė ishte mbuluar me valutė tė lirė.

    Gjatė hetimit, rezultonte se njė pjesė e shkėmbimit tė mallrave bėhej me firmat jugosllave, qė kooperonin nė Kosovė.

    Si reagoi ish-ministri, ndaj kėsaj akuze?
    Gjatė hetimit, Ngjla shpjegoi se asnjėherė nuk i ishte tėrhequr vėmendja nga udhėheqja e partisė apo e Kryeministrisė pėr zhvillimin e kėsaj tregtie. Ndėrsa Vasil Kati, sepse ka thėnė njė herė se kryeministri ishte shprehur: “Kini kujdes nė zhvillimin e tregtisė me firmat jugosllave”.

    Sipas deponimeve tė Kiēos dhe dokumenteve qė ekzistonin nė aparatin e Tregtisė sė Jashtme, rezultonte se kjo ministri u dėrgonte periodikisht, si aparatit tė Komitetit Qendror ashtu dhe Kryeministrisė, statistika pėr zhvillimin e tregtisė dhe volumin e kėsaj tė fundit, pėr ēdo shtet nė Lindje dhe Perėndim. Domethėnė, ata raportonin pėr llojet e mallrave tė blera e tė eksportuara, vleftėn e tyre, vendin e blerjes e tė shitjes e tė tjera. Nisur nga deponimet e tė pandehurve dhe materialeve tė shqyrtuara, rezultonte se si udhėheqja e partisė dhe ajo shtetėrore informoheshin pėr problemet e zhvillimit tė tregtisė me jashtė.

    Kiēo Ngjela, pėr tė qenė mė i saktė nė atė qė deponoi, pra se nuk i ishte bėrė asnjėherė vėrejtje pėr volumin e tregtisė me Jugosllavinė, m’u shpreh: “Kur shkova nė Rumani, nė krye tė njė delegacioni qeveritar, udhėheqėsi kryesor i partisė mė porositi qė kur tė kthehesha nga Bukureshti, tė qėndroja nė aeroportin e Beogradit dhe tė takohesha me ministrin e Tregtisė sė Jashtme jugosllave”. Ai nuk mė tha se pėr ēfarė porosie konkrete bėhej fjalė dhe as unė nuk e pyeta; dhe nuk mund ta pyesja pėr kėtė, sepse ishte nė kundėrshtim me platformėn e organeve tė Punėve tė Brendshme. Megjithatė, duke u nisur nga marrėdhėniet tregtare mes tė dy vendeve, dhe duke menduar se mund tė ishte dhėnė edhe ndonjė porosi nga qeveria, e pyeta se a kishte ndonjė porosi nga Kryeministria pėr zhvillimin e tregtisė me Jugosllavinė. Ai m“u pėrgjigj se nuk kishte marrė ndonjė porosi tė tillė.

    Ndonjė gjė tjetėr pėr akuzat ndaj Ngjelės dhe Katit?
    Gjatė kontrollit tė shtetit nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, rezultonte se nė disa raste ishin bėrė veprime tregtare me disa firma amerikane apo dhe me kapital tė pėrbashkėt tė dislokuar nė Evropė, tė cilat u konsideruan veprime armiqėsore e qė binin ndesh me vijėn dhe direktivat e partisė, se “me superfuqitė, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik, nuk duhej tė zhvillohej asnjė lloj marrėdhėnie ekonomike dhe tregtare”. Gjatė procesit hetimor u pyet Kiēo Ngjela, nėse ishte nė dijeni pėr kėto veprime tė zhvilluara nga ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme. Kiēo tha se ishte nė dijeni pėr disa marrėveshje tregtare pėr blerje mallrash me disa nga kėto firma. Ndėr tė tjera, ai pėrmendi se kishte dijeni pėr shitjen e sherebelės njė firme amerikane, e cila e eksportonte kėtė mall nė shtetin e Izraelit. Ai deponoi se pėr kėtė lloj tregtie ishin nė dijeni si udhėheqja e partisė ashtu edhe ajo e shtetit. Shpjegoi se ishin bėrė edhe disa veprime tė tjera tregtare me firma amerikane apo dhe tė pėrziera, kryesisht pėr blerjen e disa pajisjeve tė domosdoshme pėr Ekonominė.

    Po pėr kėto, a ishin nė dijeni fuksionarėt e lartė tė partisė e tė shtetit?
    Sipas shpjegimeve qė ka bėrė Kiēo pėr kėto marrėdhėnie, nuk ishin venė nė dijeni organet e larta tė PPSH-sė. Ndėr tė tjera, mė kujtohet se ka pėrmendur blerjen e disa aparateve pėr televizionin shqiptar nė njė firmė amerikane nė Zvicėr, qė quhej “Tomson”. Kėto pajisje kėrkoheshin urgjent, se do tė transmetohej nė atė kohė Kongresi i Partisė dhe nuk kishte firma tė tjera nga ku mund tė bliheshin kėto pajisje. Ai shpjegoi se ishin bėrė edhe disa firma tė tjera.

    I thashė se a nuk pėrbėnin kėto veprime, njė kundėrvėnie ndaj direktivave tė partisė? Kiēo Ngjla m’u pėrgjigj: “Formalisht, binin nė kundėrshtim me direktivat e partisė. Unė nuk realizova marrėdhėnie tregėtare me SHBA-nė, por me firma tė dislokuara nė Evropė. Kam pasur bindjen se zhvillimi i tregtisė me kėto firma apo dhe analoge me to, me interes ekonomik, nuk e dėmtonin politikėn e partisė e tė shtetit”.

    Nga kontrollet e ndryshme nė ndėrmarrjet e Trgtisė sė Jashtme dhe tė vetė kėtij dikasteri, rezultonte se nuk ishin zbatuar orientimet e partisė pėr tė ēarė bllokadėn, duke zhvilluar marrėdhėnie tregtare me vendet e perėndimit. Nga procesi hetimor doli se zhvillimi i marrėdhėnieve tregtare import-eksport me vendet kapitaliste tė Evropės Perėndimore, ishte shumė i vogėl, rreth 10 pėr qind nė volumin e pėrgjithshėm tė tregtisė. Gjatė hetimit, Kiēo Ngjelės iu kėrkua se pse volumi i marrėdhėnieve tregtare me kėto vende ishte i ulėt dhe nuk ishin bėrė pėrpjekje pėr tė ēarė me mallrat tona nė kėto vende. Ai, gjatė debatit hetimor tha se marrėdhėniet tregatre me kėto vende filluan tė zhvillohen pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik. Kiēo shpjegoi: “Kemi zhvilluar marrėdhėnie me kėto vende, veēanėrisht me Italinė, ku kishim edhe atashe tregtar. Kemi eksportuar naftė, krom, tekstile tė papėrpunuara, duhan e mallra tė tjera. Kemi importuar mallra tė konsumit tė gjerė si lavatriēe, frigoriferė etj. Por zhvillimi i tregtisė me kėto vende kėrkonte mallra me cilėsi tė lartė, gjė qė na mungonte. Kryesisht, tregtia ėshtė bėrė me mallra tė forta. Kam qenė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kėtyre marrėdhėnieve, por kur kemi sjellė mallra nga Italia si pėr shembull, frigoriferė e lavatriēe tė cilėsisė sė lartė, jam kritikuar se janė cilėsuar si propagandė pėr mallrat kapitaliste”. Sipas deponimit tė tij, nuk ka pasur mallra nė sasi tė konsiderueshme, sepse njė pjesė e madhe e tyre ishte eksportuar nė Kinė, sipas marrėveshjeve me kėtė shtet; edhe me vendet e Lindjes kishte ndodhur e njėjta gjė.

    Si qėndronte problemi, lidhur me tregtinė me vendet perėndimore?
    Gjatė procesit hetimor u pyetėn edhe dėshmitarė dhe madje, u ballafaquam edhe me shumė dokumente kėrkesė-oferta, nga kėto vende, domethėnė pėr mallra si bitumi, mafta, kromi, bakri e tė tjera, por problemi qėndronte nė mungesėn e kėtyre mallrave, pasi ishin kontratuar me vende tė tjera e sidomos, nė mėnyrė kleringu, mall me mall. Ekzistonte edhe njė farė ngurimi pėr eksportimin e kėtyre mallrave. Rreth kėtyre ēėshtjeve janė bėrė debate tė gjata. E vėrteta ėshtė se Kiēo Ngjela ishte i predispozuar pėr zgjerimin e marrėdhėnieve tregtare me Perėndimin, veēanėrisht me Italinė kur edhe kėrkesat e kėtij vendi pėr mallrat tona, ishin tė mėdha. Edhe firmat italiane e tė tjera, ishin tė intreresuara qė tė eksportonin mallra pa para nė dorė, por qė mund tė shlyheshin mė pas, me shitjen e tyre. Por kjo ishte e ndaluar kategorikisht, se konsiderohej si kredi. Kjo e frenonte nė njė shkallė tė konsiderueshme tregtinė me kėto firma.

    Nga kontrollet e ushtruara nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme, u kritikua si veprime tė gabuara e tė dėmshme lidhja e marrėdhėnieve me disa ndėrmarrje kapitaliste pėr qepjen e konfeksioneve si pardesy, kostume, fustane e tė tjera, me mallin e tyre nė ndėrmarrjet tona tė veshjeve. Domethėnė, kjo quhej tregtia me mallin e porositėsit. Nė tė vėrtetė, paguhej krahu i punės, sepse tė tėra pajisjet e tjera i sillnin vetė porositėsit. Tė tilla marrėveshje ishin krijuar me njė firmė hollandeze e njė tjetėr gjermane. Mbi bazėn e kėtyre porosive, ishin punėsuar mjaft punėtorė, rrobaqepės, nė ndėrmarrjet e veshjeve nė Korēė, Elbasan, Tiranė.

    Kjo veprimtari u konsiderua si shfrytėzim kapitalist i punėtorėve tanė. Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati u pyetėn edhe pėr kėtė problem; ata thanė se kishin vepruar drejt. Kėtė e shpjegonin, sė pari, se u specializuan punėtorėt tanė pėr tė qepur veshje me cilėsi tė lartė, sipas kėrkesave qė iu bėheshin. Sė dyti, se erdhėn edhe makineri tė njė teknologjie tė lartė dhe kryesorja, sipas tyre, ishte zėnia me punė e shumė njerėzve, sidomos gra e vajza. Mbylljen e kėtij aktiviteti Kiēo Ngjela e konsideroi tė dėmshėm pėr ekonominė shqiptare. Ai u shpreh se nga kjo veprimtari, jo vetėm punėsoheshin shumė njerėz, por thithej edhe valutė, paguar pėr punėn e bėrė...

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Cilat ishin arsyet qė kishte ērregullime nė Tregtinė e Jashtme e tė Brendshme
    A kishte shpėrdorim tė valutės nga personeli tregtar, qė shkonte jashtė shtetit me shėrbim
    E vėrteta e akuzės sė Enver Hoxhės pėr depozitim tė parave nga funksionarė tė Tregtisė sė Jashtme, nė bankat e vendeve kapitaliste

    ---------
    intervista III

    Ekskluzive/ Oficeri i lartė i Ministrisė sė Brendshme, hetuesi i Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit, hedh poshtė alibinė e Enver Hoxhės


    Kristofor Martiro: Nuk ka pasur asnjėherė grup armiqėsor nė Ekonomi


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Ish-drejtuesi i Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Kristofor Martiro, tregoi ekskluzivisht pėr “Panoranėn” se si e thirrėn pėr tė hetuar tė ashtuquajturin grup armiqėsor nė Ekonomi.

    Duke hedhur dritė mbi njė proces tė bujshėm tė vitit 1975, ai shpjegoi arsyet pėrse iu caktua nga Kardi Hazbiu hetimi i njė tjetėr “grupi armiqėsor”. Martiro, hetues i Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit (funksionarė tė Ministrisė sė Tregtisė sė Jashtme) realisht tha se cilat ishin materialet qė u pėrdorėn nė kėtė proces hetimor nė ngarkim tė dy tė pandehurve. Po ashtu, ai u shpreh edhe pėr qėndrimet e ish-ministrit Ngjela dhe kundėrshtimit qė ai i bėri akuzės. Kristofor Martiro riprodhoi edhe njėherė atė qė ka biseduar gjatė seancave pyetje-pėrgjigje me Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin. Dėshmia e ish-oficerit madhor tė Sigurimit ėshtė tonditėse. Sipas tij, akuza pėr tė pandehurit Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Kiēo Ngjela e Vasil Kati, u ngrit mbi bazėn e materialeve tė Plenumit tė 7-tė dhe tė 8-tė tė KQ-sė sė PPSH-sė. Madje, mbi bazėn e kėtyre materialeve ishte hartuar edhe platforma e hetuesive tė tė pandehurve. Ndėr tė tjera, Kristofori tregoi se kur Kiēo Ngjla ishte pyetur pėr marrėdhėniet tregtare me Jugosllavinė, ishte shprehur se vetė Enver Hoxha, i cili e akuzonte pėr zhvillimin e kėtyre marrėdhėnieve, e kishte porositur qė kur tė kthehej nga njė vizitė zyrtare nė Rumani, tė ndalonte nė aeroportin e Beogradit dhe tė takohej me ministrin e Tregtisė sė Jashtme tė atij vendi, pėr tė diskutuar mundėsitė e bashkėpunimit ekonomik mes tė dy vendeve. Nė numrin e sotėm Kristofor Martiro shpjegon se si u orientua hetimi pėr Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin, lidhur me marrėdhėniet tregtare me Kinėn, si dhe interesimi i firmave evropiane pėr tė investuar nė Shqipėri. Martiro, qė hetoi pėr mė shumė se gjashtė muaj me radhė Ngjelėn dhe Katin, thotė se nė asnjė dokument apo material, nuk ka parė argumente qė tė pandehurit tė ishin implikuar nė lidhje me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e Ekonomisė. Madje, ai thotė me bindje se nuk kanė qenė armiq Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati, duke hedhur poshtė legjendėn e thurrur nga Enver Hoxha dhe servilėt e tij. Pėr mė tepėr, lexoni intervistėn interesante tė Kristofor Martiros.

    Njė nga akuzat, nė ngarkim tė Ngjelės, ishte se gjoja kishte futur metoda decentralizuese nė ekonominė shqiptare. Si rezultoi kjo gjatė hetimit?
    Njė nga drejtimet kryesore tė procesit hetimor ishte edhe akuza, qė u ishte bėrė nga organet e partisė, se me veprimet e tyre Kiēo Ngjela, Vasil Kati e tė tjerė kishin goditur parimet e drejtimit tė centralizuar tė ekonomisė, duke futur metoda revizioniste tė decentralizimit dhe tė vetadministrimit, tė cilat gjenin pasqyrim edhe nė materialet mbi metodologjinė e planifikimit dhe atė tė furnizimit materialo-teknik, tė pėrpiluara nėn drejtimin e Abdyl Kėllezit. Materiale, tė cilat i dėnoi Plenumi i 7-tė i KQ-sė sė PPSH-sė, duke i quajtur se ishin futur metoda revizioniste tė tipit jugosllav.

    Lidhur me kėto ēėshtje, Kiēo Ngjela kryesisht dha shpjegime edhe pėr pikėpamjet e tij. Lidhur me dy materialet e mėsipėrme, Kiēo Ngjela shpjegoi se “me porosi nga lart, pra nga udhėheqja partiake dhe shtetėrore, ishte krijuar njė grup pune nėn drejtimin e Abdyl Kėllezit, si kryetar i Planit tė Shtetit, nė tė cilin merrja pjesė edhe unė dhe kuadro tė tjerė, me qėllim pėrmirėsimin e planifikimit tė Ekonomisė dhe pėrdorimit tė valutės pėr blerjen e mallrave, duke u dhėnė mė shumė kompetenca dikastereve dhe ndėrmarrjeve prodhuese”. Ai shpjegoi se ishte dakord qė tė bėhej njėfarė decentralizimi i kompetencave nė pėrdorimin e valutės pėr importin e mallrave e sigurimin e kėtyre mallrave. Sipas tij, metoda e atėhershme e planifikimit dhe sidomos e centralizimit, krijonte pengesa dhe vėshtirėsi. Ai kishte mendimin qė valuta e miratuar, sipas planifikimit pėr blerjen e mallrave, t’u vihej nė dispozicion dikastereve dhe ndėrmarrjeve prodhuese dhe tė pėrgjigjeshin pėr mbulimin e nevojave me mallrat e importit nė zhvillimin e prodhimit tė tyre. Pra, kjo do tė thonte qė tė mos merrej direkt Komisioni i Planit tė Shtetit pėr gjithė gamėn e mallrave tė importit tė planifikuar, por t’u shpėrndahej dikastereve sasia e valutės e planifikuar pėr to.

    Kiēo Ngjela tha se praktika e ndjekur deri atėherė kishte sjellė anomali si nė sigurimin e mallrave tė domosdoshėm pėr importin ashtu edhe pėr shpėrndarjen e tyre. Kishte veprime burokratike e tė dėmshme. Ishin konstatuar raste tė tilla kur ndėrmarrjet nuk dinin se ē’mallra ishin importuar nga ato tė planifikuarat pėr to, ndaj dhe qėllonte qė ato kėrkonin importimin e po atyre mallrave tė planifikuara nė njė kohė kur ato ishin importuar dhe qėndronin tė magazinuara.

    Ngjela shpjegoi se e kishte shprehur mendimin e tij nė organet e partisė dhe tė atyre shtetėrore, qė ndėrmarrjeve tė naftės, kromit, bitumit, tekstileve e ndonjė tjetėr, qė mua nuk mė kujtohet, t’u jepeshin kompetenca qė tė kontraktonin vetė me ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme pėr shitjen e mallrave dhe t’u lihej e drejta qė njė pjesė tė fitimit nga shitja e tyre ta pėrdornin pėr investime, pėr zgjerimin e prodhimit dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė mallrave tė prodhuara nga vetė ndėrmarrjet. Pra, ky ishte njė stimul qė do tė shtonte prodhimin, rrjedhimisht, fitimet pėr shtetin. Sipas Kiēos, kėto mendime dhe propozime tė tij, ishin quajtur pikėpamje tė gabuara revizioniste, vetadministruese. Megjithatė, ai sqaroi se u qėndronte atyre mendimeve, sepse ishin nė tė mirė tė zhvillimti tė ekononisė.

    Cilat ishin pikėpamjet e ish-ministrit pėr zhvilimin ekonomik tė vendit?
    Gjatė deponimeve nė hetuesi, Kiēo Ngjela ėshtė shprehur se kishte disa rezerva pėr zhvillimin ekonomik, rezerva qė i kishte shprehur hapur. Mendimi i tij ishte qė tė zhvillohej nė vendin tonė me tepėr industria e lehtė dhe nė veēanti, ajo ushqimore pėr tregun e brendshėm dhe pėr eksport, e cila do tė sillte ngushtimin e eksportit tė mallrave tė ndryshme, e do tė sigurohej edhe valutė nga eksporti. Nėdėr tė tjera, Kiēo Ngjala ka thėnė: “Unė kam qenė kundėr ndėrtimit tė Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan. Kėtė e kam shprehur edhe nė organet e larta tė partisė”. Sipas tij, ndėrtimi i kombinatit ishte antiekonomik, shpenzimet pėr tė ishin shumė mė tė mėdha sesa tė ardhurat prej tij. Vetėm pėr sigurimin e qymyrit koks, qė importohej nga jashtė, duheshin miliona dollarė nė vit. Ngjela, gjithashtu deklaroi: “Tė ardhurat qė do tė siguroheshin nga sipėrfaqja e tokės, qė ka zėnė kombinati metalurgjik, do tė ishin mė tė mėdha nga prodhimet e tij”. Duke vazhduar me shpjegimet e tij rreth problemeve ekonomike, Kiēo Ngjela theksoi se ishte e domosdoshme qė tė ndėrtohej njė kombinat pėr tė prodhuar ambalazhet e mallrave qė ne eksportonim, pasi deri atėherė mallrat tona eksportoheshin me ambalazhime tė njė cilėsie tė dobėt. Ish-ministri tha konkretisht: “Vetėm nga ambalazhet e kėqija, me tė cilat ne eksportonim mallin, kishin humbje gati gjysma e vlerės sė tij”. Sipas tij, ishte mė i domosdoshėm nga pikėpamja e vlerės, ndėrtimi i kėtij kombinati pėr prodhimin e ambalazheve sesa ndonjė ndėrtim tjetėr.

    Kiēo kishte shprehur mendimin qė tė shfrytėzohej uji i Bistricės, qė derdhej nė kanalin e Ēukės. Shumė anije tregtare, qė lundronin nė Mesdhe, kishin kėrkuar qė tė ankoroheshin nė bregdet dhe tė furnizoheshin me ujin e pijshėm dhe atė pėr nevojat e tjera. Pėr kėtė, Kiēo kishte menduar qė tė sillte edhe dy bote tė mėdha pėr ankorimin e anijeve, nga e cila, sipas tij, do tė fitohej mjaft valutė. Edhe ky propozim i Ngjelės ishte hedhur poshtė, pasi konsiderohej i dėmshėm nga pikėpamja politike. Ai madje, dha edhe vashdimisht mendime pėr probleme tė ndryshme tė zhvillimit ekonomik, edhe pas dėnimit tė tij nė takimet me mua si ish-hetues; kohė kjo kur ai vuante dėnimin nė Repartin 313 nė Tiranė. Kėto mendime i kishte shkruar nė disa fletore, qė nė atė kohė janė njohur nga pėrgjegjėsit nė dikaster dhe sot ruhen nė Arkivin e Shtetit.

    A kishte pasur tratativa tė firmave tė huaja pėr investime nė Shqipėri?
    Gjatė procesit hetimor, si nga deponimet e tė pandehurve Kiēo Ngjela, Vasil Kati ashtu edhe nga ish-punonjės tė ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashtme, rezultonte se disa firma tė huaja nga vendet perėndimore, kishin kėrkuar qė tė bėnin investime nė objekte tė ndryshme prodhuese nė Shqipėri. Bile, kėrkonin tė eksportonin mallra tė prodhuara nga ata, dhe vlefta e tyre tė shlyhej pas shitjes. Kėto propozime janė refuzuar nė mėnyrė kategorike, sepse kosideroheshin si marrje kredije qė binin nė kundėrshtim me politikėn e partisė. Mė kujtohet njė rast nga deponimet e Vasil Katit se disa specialistė nga Finlanda kėrkuan qė tė krijonin njė kombinat pėr pėrpunimin e rėshirės sė pishės dhe halave tė saj, pėr prodhimin e njė letre tė cilėsisė sė lartė dhe me shitjen e saj tė shlyhej gradualisht investimi fillestar. Edhe pse ky propozim i kishte pėlqyer Vasilit dhe tė tjerėve, pėrsėri ata nuk mund ta shtronin pėr diskutim kėtė ēėshtje, si dhe probleme tė tjera tė kėsaj natyre, pasi kishin frikė se do t’i akuzonin pėr veprime qė binin nė kundėrshtim me direktivat e partisė.

    Cili ka qenė qėndrimi i tė pandehurve nė lidhje me marrėdhėniet tregtare me Kinėn?
    Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati u pyetėn gjatė hetimit edhe pėr marrėdhėniet ekonomike dhe tregtare me Kinėn, pėr akuzat qė u bėheshin se ata janė nxitur nga udhėheqja kineze pėr veprimtari tradhtare dhe kundėrrevolucionare. Nga deponimet e tyre, dilte se marrėdhėniet tregtare me Kinėn zinin vendin e parė; rreth 40 pėr qind e tregtisė bėhej me kėtė shtet. Kėto marrėdhėnie u zgjeruan pas prishjes me Bashkimin Sovjetik. Me kėtė vend u lidhėn shumė marrėveshje bashkėpunimi nė fushėn ekonomike. Bazuar nė kėto marrėveshje dhe te krediti kinez, pėr ekonominė e vendit tonė u arrit stabilizimi i ekonomisė shqipatre dhe zhvillimi i saj nė tė gjitha fushat si industri, bujqėsi, tregti etj. Sipas tyre, nė Kinė eksportohej bitum, krom, cigare, bakėr e mallra tė tjera. E nga atje importoheshin shumė mallra. Sipas Ngjelės dhe Katit, eksportet tona nuk i mbulonin importet nga Kina, pra kishte deficit nė marrėdhėniet tregtare mes dy tė vendeve. Ky deficit mbulohej nga kreditė kineze. Nga Kina sigurohej edhe velutė e lirė pėr tė blerė mallra nė Perėndim, si industriale ashtu dhe ato tė konsumit tė gjerė. Merreshin nga Kina kredi tė veēanta, sipas marrėveshjeve, pėr importimin e grurit qė vinte nga Kanadaja, pėr produkte tė tjera ushqimorė si gjalpė, djathė, mish apo dhe lopė race nga Hollanda. Po ashtu, siguroheshin kredi nga ky shtet pėr pjesė kėmbimi pėr industrinė e naftės, bakrit, atė kimike, elektrike etj. Kiēo Ngjela, duke folur pėr marrėdhėniet me Kinėn, tregoi: “Nė vitin 1972 shkova nė Kinė me njė delegacion tė Tregtisė sė Jashtme, pėr arsye se kishin filluar vonesat nė importimin e mallrave tė kontratuara dhe pėr tė vazhduar bashkėpunimin nė fushėn e tregtisė, sidomos nė marrjen e kredive nga Kina. Por, udhėheqėsit kinezė mė pritėn ftohtė. Ata ishin tė zemėruar pėr kritikat qė u ishin bėrė nė fushėn politike. Bile, gjatė bisedės mė thanė se ne nuk marrim mėsime, nuk marrim eksperiencė nga Shqipėria. Nuk na u plotėsuan tė gjitha kėrkesat tona. Importi i mallrave dhe kreditė nė valutė tė lirė nisėn tė ulen nga viti nė vit, e sidomos, ulja e tyre arriti shkallėn mė tė lartė gjatė vitit 1974-1975. Kėto sollėn probleme e anomali tė madhe nė drejtim tė ekonomisė pėr importin e mallrave. Si rezultat i kėsaj, u krijua vėshtirėsi nė valutė pėr blerjen e mallrave, sidomos nė Perėndim. Eksportet tona nuk mbulonin me vleftėn e tyre nė valutė, importet”. Sipas tij, kjo ishte njė nga arsyet e zgjerimit tė tregtisė me Jugosllavinė dhe vendet e lindjes, ku ishte aplikuar sistemi i kleringut. Nisur nga shpejgimet e Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit, por edhe nga tė tjerė kuadro tė Tregtisė sė Jashtme, eksportet tona nė maksimum arrinin 150-200 milionė dollarė, kurse pėr mallrat e importit duheshin rreth 300-400 milionė dollarė.

    Tė dy tė pandehurit, Ngjela e Kati, u pyetėn pėr ērregullimet nė import-eksport, pėr blerjen e mallrave me ēmime tė larta, mungesėn e disa lėndėve tė para pėr industrinė e tė tjera. Sipas tyre, kėto anomali kishin ardhur pėr mungesėn e valutės. Ata thanė se disa malla ishin blerė me ēmime tė larta, pasi nuk ishin blerė nė kohėn e sezonit tė tyre apo sipas ofertave, por ishin blerė me urgjencė, sepse pengonin procesin e punės sė ndėrmarrjeve tė ndryshme shqiptare nė prodhimin e mallrave tė tyre.

    E ēfarė doli nga hetimi, nė lidhje me kėtė?
    Nga i gjithė procesi hetimor, doli se ērregullimi i ekonomisė shqiptare, nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve, nė kėtė periudhė ishte rezultat i mungesės sė kredive kineze. Kiēoja, duke folur pėr kėtė ēėshtje, midis tė tjerave tha: “Vetėm pėr disa ton llamarinė, pėr fuēitė e bitumit, u bėnė disa mbledhje me kuadrot e Komisionit tė Planit e tė qeverisė pėr tė siguruar valutėn pėr kėtė blerje, por kjo shpesh nuk sigurohej. Pėr rrjedhojė, bitumi qė mxirrej nga pėrpunimi i naftės derdhej nėpėr gropa”. Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati, duke dhėnė deponime pėr akuzėn, nuk pranuan nė mėnyrė kategorike se kishin bėrė punė armiqėsore apo ishin nxitur nga udhėheqėsit kinezė pėr sabotimin e Ekonomisė.

    Hetimi u zhvillua me kėta tė pandehur edhe pėr ēėshtje tė tjera, qė ngriheshin nė dokumentet e Kontrollit tė Shtetit, si pėr shpėrdorime tė valutės nga qėndrimi jashtė shtetit i punonjėsve tė ndėrmarrjeve tė Tregtisė sė Jashme, jashtė kohės sė planifikuar, pėr dėmet e shkaktuara nė disa raste nga neglixhenca, pėr gjobat e paguara pėr mosplotėsimin e kontratave apo shkarkimin nė kohė tė mallrave nga vaporėt; pėr pėrvetėsime tė ndryshme tė mostrave dhe tė peshqesheve qė u vinin kėtyre ndėrmarrjeve etj.

    Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati, pėrveē sqarimit tė rrethanave, nė tė cilėn ndodheshin, ata nė kėto probleme pranuan gjithashtu edhe pėrgjegjėsitė e tyre pėr kėto ērregullime nė ndėrmarrjet e Tregtisė sė Jashtme.

    A rezultoi nga hetimet, tė kishte grup armiqėsor dhe sabotues nė Tregtinė e Jashtme?
    Hetimi u pėrqėndrua rreth akuzave kryesore, qė u ishin bėrė Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit nė materialet e PPSH-sė, ku thuhej: “Nė Tregtinė e Jashtme ėshtė zhvilluar veprimtari armiqėsore, diversioniste dhe sabotuese nga spiunė dhe elementė nė shėrbim tė tė huajve. Ky sabotim nė fushėn e Tregtisė ėshtė i koordinuar me ish-drejtuesit e Komisionit tė Planit tė Shtetit, Abdyl Kėllezi e Koēo Theodhosi. Nė kokėn e Trgtisė sė Jashtme, elementė spiunė mbanin lidhje me agjenturėn armike, jepnin informata dhe sabotonin ekonominė. Kishin depozituar valutė tė huaj jashtė shtetit. Nė Tregtinė e Jshtme janė mbajtur pesė kuadro, tė martuar me gra sovjetike, spiune tė KGB-sė e tė tjera”. Pėr vėrtetimin dhe dokumentimin e kėtyre akuzave, zhvillova njė hetim tė gjithanshėm. Studiova tė gjitha materialet nė ngarkim tė tyre, tė cilat nuk ishin tė pakta. Kėrkova nga organet e zbulimit dhe tė kundėrzbulimit, nėse dispononin tė dhėna pėr “veprimtarinė armiqėsore nė ngarkim tė tė pandehurve. I kėrkova ministrit Kadri Hazbiu, nė takimet qė bėja me tė kur i raportoja pėr procesin hetimor, qė mundėsisht, tė mė viheshin nė dispozicion tė dhėna mbi bazėn e tė cilave ishin mbėshtetur akuzat pėr tė pandehurit nė materialet e plenumeve tė KQ-sė sė PPSH-sė. U pyetėn shumė dėshmitarė, kuadro tė Tregtisė sė Jashtme apo dhe tė tjerė, qė kishin marrėdhėnie me kėtė dikaster. Nuk pati, nė gjthēka pėrmenda mė sipėr, asnjė tė dhėnė apo dokument, qė tė vėrtetonte kėto akuza. Kėrkova nga organet e kundėrzbulimit materiale pėr gratė sovjetike tė disa kuadrove qė punonin nė Tregtinė e Jashtme, pra, nėse kėto e burrat e tyre, ishin implikuar nė veprimtari armiqėsore me zbulimet e huaja. Pėrsėri rezultoi se kuk kishin tė dhėna pėr veprimtari tė tilla.

    Zhvillova njė hetim intensiv me tė pandehurit pėr tė dhėnė shpjegime rreth akuzave dhe pėr bashkėpunimin e tyre me tė pandehurit e tjerė, por edhe nga hetimi nuk doli ndonjė gjė pėr aktivitet armiqėsor dhe sabotues tė pėrbashkėt apo tė lidhur me agjenturat e huaja. U bėnė ballafaqime me tė pandehurit e tjerė, por nuk rezultoi qė tė ishte bėrė njė punė e pėrbashkėt armiqėsore e sabotuese nė drejtim tė shtetit dhe ekonomisė sė vendit. Si konkluzion, bazuar nė tė gjithė kėtė hetim, nuk rezultoi ekzistenca e njė grupi armiqėsor e sabotues, e akuzat e bėra nuk bazoheshin nė materiale e dokumente tė mirėfillta. Dėnimi i kėtyre tė pandehurve u bė mbi bazėn e konkluzioneve tė nxjerra nga materialet e plenumeve tė KQ-sė sė PPSH-sė dhe fjalimeve tė Enver Hoxhės...

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Njohja e Kristofor Martiros me Kardi Hazbiun dhe marrėdhėniet me tė
    Personalieti i Hazbiut dhe karakteri i tij nė punėn si ministėr i Punėve tė Brendshme

    ----
    intervista IV

    Dėshmia e ish-kryetarit tė Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, bashkėpunėtorit tė ish-ministrit


    “Si e kam njohur Kadri Hazbiun”

    Martiro: Tortura u vendos nga ministrat pasardhės tė tij


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Kristofor Martiro tregoi pėr “Panoranėn” hetimin e tė ashtuquajturit grup armiqėsor nė ekonomi, duke hedhur dritė mbi njė proces tė bujshėm tė vitit 1975. Martiro, hetuesi i Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit, tha se cilat ishin materialet qė u pėrdorėn nė kėtė proces hetimor nė ngarkim tė dy tė pandehurve.

    Nė vazhdim tė dėshmisė ish-oficeri madhor i Sigurimit deklaroi se nė asnjė dokument apo material nuk ka parė argumente qė tė dėshmonin se tė pandehurit ishin implikuar nė lidhje me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e ekonomisė. Madje ai ka bindjen se nuk kanė qenė armiq Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati, duke hedhur poshtė legjendėn e thurur nga Enver Hoxha dhe servilėt e tij. Nė numrin e sotėm, si askush tjetėr, Martiro tregon pėr marrėdhėniet e tij me Kadri Hazbiun, ish-ministėr i Brendshėm. Nėpėrmjet takimeve dhe bisedave me tė ai e portretizon ish-ministrin si tepėr njerėzor dhe profesionalisht tė aftė, gjė qė nuk ėshtė thėnė nga asnjė dėshmitar dhe bashkėpunėtor i tij deri mė tani. Pėr tė njohur Kadri Hazbiun, pėrshkruar e portretizuar nga ish-kryetari i Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Kristofor Martiro, lexoni nė vijim intervistėn e tij interesante.

    Si e keni njohur Kadri Hazbiun?
    E kam tė vėshtirė tė gjej fjalė pėr tė treguar personalitetin e Kadri Hazbiut, cilėsitė e tij tė larta morale, njerėzore e profesionale nė pėrmbushje tė detyrės qė ai kishte. Them se kam qenė njeri me fat pse e kam njohur e kam punuar me tė, ndaj dhe ruaj kujtime tė pashlyeshme dhe respektin mė tė madh. E kujtoj Kadri Hazbiun me nostalgji. Kadriun e njoha pas Ēlirimit tė vendit, por me tė nuk kam pasur takime, nuk mė ka lidhur puna, pasi nė atė kohė unė isha me detyra nė sektorin politik, nė reparte tė ndryshme tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Personalisht me tė jam takuar nė verėn e vitit 1954, nė kohėn qė pėrfundova studimet nė shkollėn 2-vjeēare tė Partisė dhe nė prezencė tė tij mu komunikua emėrimi si pedogog nė Shkollėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nuk mund tė harroj ēastin kur Kadriu mė pėrgėzoi e tha fjalėt mė tė mira pėr pėrfundimin me sukses tė shkollės dhe mė uroi pėr detyrėn e re.

    Kėtu fillojnė tė shtohen takimet dhe thellohen njohjet tuaja, apo jo…?
    Po. Gjatė periudhės qė punova nė Shkollėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme e kam takuar disa herė Kadriun, kur ai vinte nė analizat e punės nė shkollė, apo dhe gjatė provimeve pėrfundimtare. Nė kėto takime me tė kam biseduar pėr probleme tė ndryshme qė na preokuponin. Nė tė vėrtetė, takime mė tė shpeshta pune me Kadri Hazbiun, si ministėr i Punėve tė Brendshme kam pasur gjatė kohės kur punoja nė Degėn e Brendshme tė Korēės, gjatė analizave tė punės ose pėr probleme tė punė sonė operative. Marrėdhėniet e punės me Kadri Hazbiun kanė qenė tė ngushta gjatė kohės kur isha ngarkuar me detyrėn e hetimit tė “grupit tė ushtarakėve” dhe “atij nė ekonomi”. Nė kėtė kohė takimet me tė ishin gati tė pėrditshme, pasi ne raportonim gjithēka lidhur me proceset dhe merrnim udhėzime pėr vazhdimin e punės. Edhe gjatė kohės kur unė isha me detyrė kryetar i Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit nė Ministrinė e Brendshme, kisha marrėdhėnie direkte pune me zėvendėsministrin dhe ministrin Hazbiu.

    Pėr Kadri Hazbiun ėshtė folur shumė pas vititit 1982. Madje shėrbėtorė tė sistemit tė kaluar kanė hedhur baltė mbi tė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr figurėn e tij?
    Gjatė takimeve dhe marrėdhėnieve tė punės e njoha mė thellė Kadri Hazbiun, i cili mė ka lėnė mbresa tė pashlyeshme. Ai ishte njė njeri i thjeshtė, i qeshur, i muhabetit, i zgjuar, i shkathėt dhe tepėr i aftė pėr t“i zgjidhur problemet, qofshin edhe tė nderlikuara, nė organet e Punėve tė Brendshme. Kadri Hazbiu ishte tepėr njerėzor, kishte shpirt tė gjerė dhe zemėr tė madhe. Ishte gjithashtu i pastėr dhe besnik i sistemit dhe udhėheqjes sė lartė tė partisė dhe tė shtetit. Ministri mė ka habitur me memorjen e tij, pasi kujtonte dhe mbante mend edhe ngjarje tė shkuara, tė ndodhura vite e vite mė parė. Ai ishte parimor e kėmbėngulės pėr zbatimin e normave e udhėzimeve tė punės tė miratuara nga lart si dhe tė ligjshmėrisė. Kėrkonte objektivitet nė analizėn e problemeve, e tė dhėnave, pėr verifikimin dhe vėrtetėsinė e tyre, duke luftuar subjektivizmin edhe euforinė, shfaqje tė cilat viheshin re aty-kėty. Theksin gjithnjė e vinte nė parandalimin e veprimtarisė armiqėsore dhe shpėtimin e njerėzve nga rruga e gabuar, megjithėse ndodhej nėn presionin e kėrkesave nga lart pėr njė zhvillin tė ashpėr tė luftės sė klasave. Edhe gjatė proceseve hetimore me “grupet armiqėsore” Kadriu kėrkonte objektivitet dhe na porosiste tė ishim shumė tė kujdesshėm pėr implikimet qė mund t’u bėnin kėta njerėzve dhe kuadrove tė tjerė.

    Mund tė shpreheni mė konkretisht rreth kėsaj?
    Mė kujtohen shumė raste, por po pėrmend njėrin prej tyre. Nė kohėn kur kryeja detyrėn e kryetarit tė Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, njė ish-kuadėr i lartė i ushtrisė, komandues nė njė korpus, ishte pėrjashtuar nga partia pas goditjes sė Beqir Ballukut dhe tė tjerėve, si pėrkrahės i tyre. Kishin ardhur disa tė dhėna se gjoja ai zhvillonte propagandė kundėr vijės sė partisė. Kishte mendim nga dega e Punėve tė Brendshme tė Fierit, qė ky njeri mund tė arrestohej pėr veprimtari armiqėsore. Pėr kėtė i raportova ministrit Kadri Hazbiu. I thashė se kisha dyshimet mia pėr vėrtetėsinė e kėtyre tė dhėnave dhe se duhej tė shkoja vetė nė vend e t“i verifikoja ato. Po ashtu shpreha mendimin se mund ta takoja edhe vetė atė njeri. Kadriu mė pa me vėmendje, u mendua dhe mė tha tė bėja ashtu siē mendoja vetė. Shkova nė kėtė rreth. Bisedova me punonjėsit e Degės sė Brendshme. Konstatova gjithashtu se edhe vetė ata nuk e kishin verifikuar vėrtetėsinė e tė dhėnave. Sėbashku me punėtorin operativ qė ndiq te kėtė ēėshtje e takova personin nė fjalė, larg syve tė njerėzve. Iu prezantova se kush isha, por mė tha se mė njihte. Menjėherė pas kėsaj u shpreh: “More, ē’mi keni qepur pas ata persona qė nuk mė lėnė rehat? Mė ndjekin edhe kur shkoj tė peshkoj. Gjithnjė mė hapin muhabete, qė kuptohet se janė provokacione”. Deklarimet e tij mė pėrforcuan mendimin se ky njeri nuk ishte armik. Gjatė bisedės ai mė tha edhe pėr njohjen e tij qė gjatė luftės me Kadri Hazbiun. Kur u ktheva nė Tiranė i raportova Kadriut gjithēka rreth bisedės me ish-ushtarakun dhe i shpreha bindjen se tė dhėnat ishin tė gėnjeshtėrta. Madje, i thashė ministrit se personi nė fjalė mė kishte folur edhe pėr njohjet e tij me tė, gjė qė nuk ma kishte thėnė ministri. Nė kėtė moment Kadri Hazbiu mė tha: “Po, unė e njoh mirė. Nuk t`i thashė kėto, qė tė shkoje nė verifikimin e tė dhėnave dhe takimin me tė me mendjen tėnde dhe tė mos ndikoheshe nga unė”. Kadiut iu bė qejfi pėr faktin qė unė shkova dhe e verifikova vetė vėrtetėsinė e informacionit. Pėrmenda vetėm njė rast, por ky tė jeni tė sigurtė qė nuk ėshtė i vetmi gjatė punės sime me tė. Ka dhjetėra tė tjerė tė kėsaj natyre. Kadri Hazbiu ka mbajtur gjithnjė qėndrim kritik, nė raste tė veēanta edhe tė rreptė ndaj atyre kuadrove qė kanė shkelur normat e punės sė organeve tė ministrisė sė Punėve tė Brendshme, apo ligjet e shtetit. Ai nuk i honepste servilėt, e veēanėrisht ata kuadro me vese e veprime imorale. Ministri Hazbiu ka dhėnė urdhėr kategorik me shkrim dhe me gojė, e nė ēdo mbledhje apo analizė, qė tė mos pėrdoreshin masa dhune ndaj tė arrestuarve, gjatė hetimeve apo keqsjellje ndaj qytetarėve. Nuk dua tė marr pėrsipėr e tė them se nuk ka pasur veprime tė tilla ndaj tė arrestuarve nga hetues e kuadro tė paaftė, karrieristė, apo me zemėr tė zezė, siē ishte pėr shembull Haznedari me shokėt e tij, tė cilėt me veprimet e tyre tė dhunshme kishin ēuar nė qorrsokak procese hetimore duke marrė mė qafė edhe njerėz tė pafajshėm. Veprime tė tilla janė bėrė jashtė dijenisė sė ministrit, nė fshehtėsi, dhe kur ngjarje tė tilla janė marrė vesh, Kadri Hazbiu ka marrė masa edhe ekstreme, tė cilat dihen dhe njihen nga ish-kuadrot e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Kėto metoda kriminale tė dhunės, u vunė nė zbatim dhe u ligjėruan nga ministri pasardhės, Hekuran Isai. Veprime kėto qė ranė edhe mbi kurrizin e vet Kadri Hazbiut e kuadrove tė tjerė tė arrestuar nė vitin 1982, aq sa i shpėrfytyruan tė pandehurit pėr tė nxjerrė deponime tė rreme, tė paqena, qė tė vėrtetonin skenarėt e parapėrgatitur nga ata dhe “ustallarėt” e tyre.

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Si e pėrjetoi Kadri Hazbiu vdekjen e Hysni Kapos
    Marrdhėniet Kapo-Hazbiu
    Ēfarė ndodhi tek Ministri i Brendshėm pas vdekjes sė Mehmet Shehut

    -----
    intervista V

    Ekskluzive/ Dėshmia e ish-drejtuesit tė Sigurimit


    Marrėdhėniet e Hazbiut me Shehun e Kapon


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Ish-drejtuesi i Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Kristofor Martiro, tregoi ekskluzivisht pėr “Panoranėn” se si e thirrėn pėr tė hetuar “grupin armiqėsor nė Ekonomi”, pas pėrfundimit tė hetimeve tė “ushtarakėve puēistė”.

    Duke hedhur dritė mbi procesin e bujshėm tė vitit 1975, ai shpjegoi arsyet pėrse iu caktua nga Kardi Hazbiu hetimi i njė tjetėr “grupi armiqėsor”. Martiro, hetues i Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit, tha gjithashtu se materialet qė u pėrdorėn nė kėtė proces hetimor nė ngarkim tė dy tė pandehurve, ishin Plenumet e 7-tė dhe tė 8-tė tė KQ-sė sė PPSH-sė. Madje, sipas tij, mbi bazėn e kėtyre materialeve ishte hartuar edhe platforma e hetuesive tė tė pandehurve. Ndėr tė tjera, Kristofori tregoi se kur Kiēo Ngjla ishte pyetur pėr marrėdhėniet tregtare me Jugosllavinė, ishte shprehur se vetė Enver Hoxha, i cili e akuzonte pėr zhvillimin e kėtyre marrėdhėnieve, e kishte porositur qė kur tė kthehej nga njė vizitė zyrtare nė Rumani, tė ndalonte nė aeroportin e Beogradit dhe tė takohej me ministrin e Tregtisė sė Jashtme tė atij vendi, pėr tė diskutuar mundėsitė e bashkėpunimit ekonomik mes tė dy vendeve. Po ashtu, ai u shpreh edhe pėr qėndrimet e ish-ministrit Ngjela dhe kundėrshtimit qė ai i bėri akuzės. Kristofor Martiro riprodhoi edhe njėherė atė qė ka biseduar gjatė seancave pyetje-pėrgjigje me Kiēo Ngjelėn dhe Vasil Katin. Dėshmia e ish-oficerit madhor tė Sigurimit ėshtė tonditėse. Sipas tij, akuza pėr tė pandehurit Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Kiēo Ngjela e Vasil Kati, u ngrit mbi bazėn e alibive tė Enver Hoxhės. Mė tej, nė intervistėn e tij Kristofor Martiro, shpjegoi se cila ishte ecuria e hetimit tė Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit, lidhur me marrėdhėniet tregtare me Kinėn, si dhe interesimi i firmave evropiane pėr tė investuar nė Shqipėri. Martiro, qė hetoi pėr mė shumė se gjashtė muaj me radhė tė dy tė pandehurit, deklaroi se nė asnjė dokument apo material, nuk ka parė argumente qė tė vėrtetojnė implikimin e tyre me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e Ekonomisė. Ai tha me bindje se nuk kanė qenė armiq Kiēo Ngjela dhe Vasil Kati, duke hedhur poshtė legjendėn e thurrur nga Enver Hoxha dhe servilėt e tij. Nė vijim, si askush tjetėr, Martiro u shpreh edhe pėr marrėdhėniet e tij me Kadri Hazbiun, ish-ministėr i Brendshėm. Nėpėrmjet takimeve dhe bisedave me tė, ai e portretizoi ish-ministrin si tepėr njerėzor dhe profesionalisht tė aftė, gjė qė nuk ėshtė thėnė nga asnjė dėshmitar dhe bashkėpunėtor i tij deri mė tani. Nė numrin e sotėm tė gazetės, ish-oficeri madhor i Sigurimit tė Shtetit, tregon se cilat ishin marrėdhėniet e Kadri Hazbiut me Hysni Kapon e Mehmet Shehun. Si e pėrjetoi ai vdekjen e Hysniut dhe tragjedinė e Mehmetit. Pėrse Kristofor Martiro mendon se po tė ishte gjallė Kapo, nuk do tė kishte ndodhur ajo qė ndodhi me Mehmetin, Kadriun, Feēorin e tė tjerė. Pėr tė mėsuar mė shumė rreth kėtyre enigmave, lexoni intervistėn e ish-kryetari i Degės sė Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, Kristofor Martiro.

    Ju thoni qė Kadri Hazbiu ka qenė tepėr njerėzor dhe korrekt. Si e shpjegoni kėtė?
    Po. E ritheksoj se ai ishte njeri me shpirt dhe zemėr tė madhe, qė nuk i frynte sė keqes, por sė mirės. Ishte tepėr masovik dhe i njihte mirė kuadrot qė punonin nė organet e punėve tė brendshme deri dhe komandantėt e postave kufitare. Tė bėnte pėrshtypje fakti se Kadriu u dinte dhe datėlindjet atyre dhe i uronte pėr kėtė, kur vetė disa prej tyre e harronin ditėn e lindjes. Kadriu interesohej shumė pėr kuadrot, pėr hallet e shėndetin e tyre. Vizitonte shpesh tė sėmurėt e shtruar nė Spitalin Ushtarak dhe nė shumė raste ndėrhynte pėr kurimin e tyre edhe jashtė shtetit. Kėtė kujdes tė ministrit tim e kam ndier edhe personalisht.

    Kadri Hazbiu me sjelljet e qėndrimin e tij, tė krijonte njė ambjent tė tillė qė tė shpreheshe lirshėm pėr problemet qė kishe. Ai tė dėgjonte me vėmendje. Nė sjelljen e tij nuk vije re shenja tė mendjemadhėsisė, tė kapardisjes sė njeriut me pozitė, e tė tjera si kėto. E them sinqerisht se, mė parė futeshe krejt i ēliruar nga emocionet nė zyrėn e Kadriut, sesa nė zyrat e vartėsve tė tij.

    Kadriu ishte trim dhe atdhetar i madh. Tėrė jetėn e tij ia kushtoi interesave tė vendit; gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare dhe pas saj. Ai punoi me bindje e ndėrgjegjje tė plotė edhe pėr mbrojtjen e udhėheqėsve tė partisė dhe tė shtetit. Shqetėsimi i tij kryesor ishte veēanėrisht mbrojtja e Enver Hoxhės, i cili e shpėrbleu me titullin “tradhtar, spiun” dhe e pushkatoi si tė tillė. Po tė ishte armik dhe tė kishte si qėllin likuidimin e Hoxhės, edhe tė kujtdo tjetėr, Kadriu i kishte tė gjitha mundėsistė ta bėnte kėtė kur tė donte, e nuk kishte nevojė tė merrte udhėzime nga agjenturat e huaja e diversantėt. Akuzat e bėra ndaj Kadri Hazbiut, kėtij njeriu qė i kushtoi tėrė jetėn mbrojtjes sė interesave tė atdheut, nuk i ha as njeriu mė i thjeshtė, pasi ato ishin vetėm njė skenar i parapėrgatitur e me qėllime tė largėta.

    Si e pėrjetoi Kadri Hazbiu vdekjen e Hysni Kapos?
    Me sa kam vėnė re unė, Kadri Hazbiu e pėrjetoi me dhimbje vdekjen e Hysni Kapos nė vitin 1979. Pas kėsaj, ai e pėrmendte shpesh Hysniun dhe kėrkonte qė tė zbatoheshin porositė qė ai kishte dhėnė.

    Hysni Kapo kishte nė varėsi nė rrugė partie edhe organet e Punėve tė Brendshme. Ai merrte pjesė nė analizat qė bėheshin nė rang ministrie, dėgjonte me vėmendje raportin e diskutimet, u drejtohej me emėr kuadrove qė diskutonin, bėnte vlerėsimet e tij pėr punėn e organeve, pėr ēėshtjet qė shtroheshin, kritikonte tė metat dhe dobėsitė dhe jepte udhėzime nė zbatim tė materialeve tė partisė dhe tė Enver Hoxhės. Marrėdhėniet mes Hysniut dhe Kadriut, edhe nė kėto mbledhje dukeshin se ishin tė mira, tė ngrohta dhe shoqėrore. Binte nė sy respekti qė Kadri Hazbiu kishte pėr Hysniun. Kjo vihej re edhe nė pėrpilimin e informacioneve, qė i dėrgoheshin Hysniut pėr problemet qė dilnin nė organet e Punėve tė Brendshme.

    Kam pasur dhe kam bindjen se po tė ishte Hysni Kapo gjallė, nuk do tė kishin ndodhur ato katastrofa qė ndodhėn pas vdekjes sė tij; pra eliminimi i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Nuk do tė ishin goditur kuadrot e afta tė Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt Hysniu i njihte personalisht. Pėr ta konkretizuar respektin e Kadriut pėr Hysniun, zbatimin e porosive tė tij edhe pas vdekjes, po jap njė shembull, nė pamundėsi pėr t’i thėnė tė gjitha. Familja e njė ish-ushtaraku, pas arrestimit tė tij, ishte dėbuar nga Tirana dhe ishte vendosur nė njė fshat tė largėt tė rrethit tė Matit. Kjo familje i kishte dėrguar njė letėr Hysni Kapos, ku kėrkonte ndihmė, pra tė largohej nga ai rreth, nė njė tjetėr mė afėr Tiranės, pėr shkaqe ekonomike dhe shėndetėsore. Hysni Kapo e kishte lexuar letrėn dhe mbi tė kishte shėnuar: “Kadri, shihni mundėsinė e largimit tė kėsaj familjeje nga Mati”. Ministri mė ngarkoi mua qė tė merresha me kėtė problem dhe tė zbatohej porosia e Hysni Kapos, i cili kishte ndėrruar jetė. Ashtu u bė. Porosia u realizua, duke e sjellė kėtė familje nga Mati nė rrethin e Krujės.

    Po ju vetė, e keni njohur nga afėr Hysni Kapon?
    Nuk mund tė pretendoj se e kam njohur mirė Hysniun, sepse nuk kam pasur kontakte tė vazhdueshme me tė. Megjithatė, ruaj pėr Hysniun respekt dhe kam pėr tė kujtime tė mira, qė mė kanė mbetur nė mendje. Po jap edhe ndonjė shembull. Gjatė njė vizite tė Hysniut nė Korēė, nė periudhėn e dimrit, e shoqėrova atė kudo gjatė qėndrimit tė tij nė qytet, deri nė largimin nė drejtim tė Pogradecit. Nė kufirin mes dy rretheve, kishte dalė kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Pogradecit, Mark Stefani. Hysniu ndali makinėn dhe kėrkoi t’i shkoja pranė. Mė falenderoi pėr kujdesin e shėbimin ndaj tij. Mė tha tė transmetoja pėrgėzimet edhe pėr kuadrot e tjera tė Degės sė Punėve tė Brendshme Korēė, e nė veēanti, pėr Niko Cetėn. Ky moment takimi mė ėshtė fiksuar edhe nė njė fotografi, tė cilėn e ruaj si njė nga kujtimet mė tė mira me Hysni Kapon. Ka edhe raste tė tjera, qė mė kanė lėnė mbresa.

    Nė vitin 1981 ndodhi njė ngjarje e rėndė nė politikėn shqiptare: vdekja e Mehmet Shehut, e veshur me mister. A mund tė na thoni se si e ka pėrjetuar kėtė ngjarje Kadri Hazbiu?
    Nga ēfarė vura re, Kadriu vdekjen e Mehmet Shehut e pėrjetoi me shqetėsim e dhimbje. Pas kėsaj ngjarjeje, mė dukej se nuk ishte ai Kadri qė kishte qenė mė parė. Nuk e kishte atė gjallėri, atė buzėqeshje karakteristike, sjellje tė ngrohtė. Kishte ndryshuar diēka edhe nė fizionominė e tij. Kėto i kam konstatuar gjatė takimeve tė vazhdueshme me tė pas vdekjes sė ish-kryeministrit. Megjithėse ai ishte nė kėtė kohė ministėr i Mbrojtjes, vinte nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, i ngarkuar nga Enver Hoxha pėr tė ndihmuar organet e Sigurimit tė Shtetit nė kėtė situatė, qė po kalonte vendi. Mendoja se pas vdekjes sė Hysniut dhe Mehmetit, me tė cilėt Kadri Hazbiu kishte marrėdhėnie shumė tė mira, si dhe mbėshtetej tek ata, ndoshta e ndjente rrezikun qė i kanosej edhe atij.



    Zbardhen marrėdhėniet mes Hazbiut dhe dy njerėzve tė fuqishėm tė sistemit tė kaluar

    “Si e pėrjetoi Kadriu eleminimin e shokėve”
    “Po tė jetonte Hysniu, s’do tė ndodhte vrasja e Mehmetit dhe tė tjerėve”

    Ju personalisht, nė kėtė situatė keni drejtuar Degėn e Veēantė tė Sigurimit tė Shtetit dhe merreshit edhe me problemin e familjes sė Mehmet Shehut. A e ndjetė rrezikun qė mund t’i kanosej Kadri Hazbiut?
    Po, po. E kam ndjerė rrezikun qė po i kanosej Kadriut. Mendoja se edhe ai do tė pėrfundonte si tė tjerėt. Kėtė rrezik nuk e ndjeja vetėm unė, por edhe kuadro tė tjera tė Ministrisė sė Brendshme dhe jashtė saj, me tė cilėt kemi shkėmbyer edhe mendime rreth kėsaj ēėshtjeje.

    Personalisht, mendoja se edhe nė kėtė rast Enver Hoxha pėrdori metodėn e tij tė njohur, atė tė pėrēarjes. Ai gjithashtu nė kėtė skenar, pėr kundėrvėnie tė kuadrove me njėri-tjetrin, pėrdorte edhe metodėn “ledhato atė kuadėr, tė cilit ia ke nevojėn e ēastit dhe godite njėsoj si tė tjerėt, mė pas”. Kėtė metodė e pėrdori edhe nė drejtim tė Kadri Hazbiut. Pas Kongresit tė 7-tė tė PPSH-sė, ku u dukėn qartė marrėdhėniet e tij me Mehmet Shehut, pas fejesės sė djalit tė tij, Enveri e ngarkoi Kadriun tė mbante fjalimin pėrpara publikut pėr pėrfundimet “me sukses” tė punimeve tė kėtij Kongresi. Me kėtė, donte tė thonte pėr opinionin se me Kadriun nuk kishte asgjė tė keqe, se ai ishte i tiji dhe jo i Mehmet Shehut. Po nė kėtė kohė, u pėrhapėn me qėllim thashetheme se gjoja Kadri Hazbiu do tė bėhej kryeministėr. Madje, Hoxha e ngarkoi Kadriun me detyrėn qė tė fliste kundėr Mehmetit nė Mallakastėr, nė vendlindjen e kėtij tė fundit, duke e cilėsuar agjent e tradhtar. Dyshimet se Kadriu do tė pėrfundonte si edhe shumė tė tjerė, nė gijotinėn e Hoxhės, erdhėn edhe nė kohėn kur kėtė tė fundit e larguan nga drejtimi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Bile, bile, kuadro tė kėsaj Ministrie nuk e pritėn mirė largimin e Kadri Hazbiut nga posti i ministrit tė Brendshėm.

    Goditjen e Kadriut e kuptoja edhe nga fakti se Enveri po e mburrte atė si njeriun e partisė e shumė tė zotin. Nga ekspertiencat e mėparshme, dilte se Enver Hoxha, pra pėr likuidimin e kuadrove tė larta partiake e shtetėrorė, i ngrinte nė fillim nė qiell me lavdėrime, e fliste me superlativa pėr ta, e pastaj e merrte kthesėn e i quante spiunė, armiq dhe tradhtarė e i likuidonte si tė tillė. Kėshtu pėr shembull, Koēi Xoxen e vlerėsonte duke e quajtur “tanksin e partisė” e pastaj, agjent e tradhtar. Tuk Jakovėn e quajti “komunistin mė tė devotshėm” e pastaj, agjent nė shėrbim tė tė huajve. Nako Spirun e shquante si tė “talentuar e udhėheqės tė madh” e pastaj, spiun e tradhtar. Liri Belishovėn “trime e tė zgjuar nė luftė” e pastaj, armike. Mehmet Shehun “hero legjendar” e pastaj, poliagjent e tradhtar. Kadri Hazbiun e quajti “sy vigjilent” dhe organet e Sigurimit tė Shtetit “heroike” e pastaj, agjent dhe organet e sigurimit “fole gjarėprinjsh”.

    Ēfarė ndodhi nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, pas vdekjes sė Mehmet Shehut?
    Mbas ngjarjve tė Mehmet Shehut, filloi fshesa e hekurt edhe nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. U shkarkua nga detyra e ministrit, Feēorr Shehu dhe nė vend tė tij u emėrua Hekuran Isai, njė njeri i pashkollė, pa kulturėn e nevojshme profesionale pėr drejtimin e kėtyre organeve. Ky njeri ishte ngritur nė pėrgjegjėsira me “katapulte” nga Enver Hoxha. Nga njė fugist nė Uzinėn e Pėrpunimit tė Naftės nė Cėrrik, nė detyrat e sekretarit tė Partisė nė disa rrethe, sekretar partie nė Komitetin Qendror dhe mė pas, ministėr i Punėve tė Brendshme, i gatshėm tė zbatonte e tė vinte nė jetė ēdo skenar tė Enver Hoxhės, duke pėrdorur ēdo mjet tė mundshėm, edhe pse antiligjor. Nė kėtė periudhė nisėn tė lėvizin edhe njerėzit negativė, kuadro servilė e tė paaftė, karrieristė qė shfaqeshin si gjoja tė persekutuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Kėta njerėz nisėn tė shpifin e tė intrigojnė ndaj Feēor Shehut, Kadri Hazbiut e kuadrove tė tjera tė ndershme, me qėllim pėr tė mbajtur vendet e punės apo pėr tė marrė edhe ndonjė post mė tė lartė, tė pamerituar. Tė tillė ishin Kollėt, Haznedarėt, Myrdarėt, Birēet e tė tjerė.

    Nėn drejtimin e Hekuran Isait, filloi fshesa e gjuetia e shtrigave nė Ministrinė e Brendshme. Pėrveē largimit nga puna tė shumė njerėzve tė aftė, filluan edhe arrestimet. Nė prill tė vitit 1982 u arrestova unė, Elam Gjika, ish-drejtor i Drejtorisė sė Hetuesisė, Lirim Pėllumbi, ish-kryetar i Degės sė Brendshme Durrės e mė vonė, Gani Kodra, ish-kryetar Dege nė Ministri, Ali Ēeno etj. Nė shtator tė vitit 1982 arrestohet Kadri Hazbiu, Llambi Peēini, ish-drejtor i Drejtorisė sė Dytė nė Ministrinė e Brendshme, Mihallaq Ziēishti, ish-zėvendėsministėr i Punėve tė Brendshme, Lambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė, Nesti Nase, ish-ministrėr i Jashtėm e tė tjerė e tė tjerė.

    Pėrse u akuzuat?
    Akuza kryesore ndaj meje ishte se gjoja me qėllim gjatė hetimit tė Beqir Ballukut dhe tė Kiēo Ngjelės ishte mbuluar nga ana ime veprimtaria e pėrbashkėt e tyre armiqėsore me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun. Se ishte mbyllur para kohe procesi hetimor i Ballukut, gjoja me qėllim qė tė mos dilte veprimatria e pėrbashkėt e tij me Mehmet Shehun e Kadri Hazbiun. Pėr tė njėjtėn gjė, u akuzova edhe si hetues i Kiēo Ngjelės e tė tė ashtuquajturit “grup armiqėsor nė sobatimin e organizimit shtetėror e tė Ekonomisė”...

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Kombinacionet pėr eliminimin e Kadri Hazbiut
    Akuzat nė procesin gjyqėsor fars, ndaj ish-ministrave Hazbiu dhe Feēor Shehu
    Dėshmi dhe biseda me dėshmitarė kyē tė kėtij procesi


    -----

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    intervista VI

    Dėshmia e ish-funksionarit tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit pėr gjykimin fars dhe dėshmitarėt e dhunuar tė procesit tė ish-ministrit Hazbiu


    Kombinacionet e Enverit pėr lidhjen e “armikut” Kadri Hazbiu, me Mehmet Shehun


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Kristofor Martiro tregoi pėr “Panoramėn” se pas pėrfundimit tė hetimeve tė “ushtarakėve puēistė”, e thirrėn tė vazhdonte punėn me hetimin e “grupit armiqėsor nė Ekonomi”. Sipas tij, akuza pėr tė pandehurit Abdyl Kėllezi, Koēo Theodhosi, Kiēo Ngjela e Vasil Kati, u ngrit mbi bazėn e alibive tė Enver Hoxhės.

    Mė tej, nė intervistėn e tij, Martiro shpjegoi se cila ishte ecuria e hetimit tė Kiēo Ngjelės dhe Vasil Katit dhe deklaroi se nė asnjė dokument apo material, nuk ka parė argumente qė tė vėrtetojnė implikimin e tyre me agjenturat e huaja pėr sabotim nė fushėn e Ekonomisė. Ai tha me bindje se nuk kanė qenė armiq Kiēo Ngjela, Vasil Kati e tė tjerė, duke hedhur poshtė legjendėn e thurrur nga Enver Hoxha dhe servilėt e tij. Martiro u shpreh edhe pėr marrėdhėniet e tij me Kadri Hazbiun, ish-ministėr i Brendshėm, tė cilin e portretizon si njeri njerėzor dhe profesionalisht tė aftė. Ish-oficeri madhor i Sigurimit tė Shtetit shpjegoi marrėdhėniet e Kadri Hazbiut me Hysni Kapon e Mehmet Shehun dhe se si e pėrjetoi ai vdekjen e Hysniut e tragjedinė e Mehmetit, duke thėnė se po tė ishte gjallė Kapo, nuk do tė kishte ndodhur ajo qė ndodhi me Mehmetin, Kadriun, Feēorin e tė tjerė. Nė pėrfundim tė intervistės, Martiro do tė japė edhe skenarin e parapėrgatitur nga Hoxha pėr eliminimin e Kadri Hazbiut, duke iu referuar procesit gjyqėsor farsė, dhe dėshmive tė rreme tė bėra nga dėshmitarė nė kėtė proces. Dėshmitė e kėtyre tė fundit u bėnė tė detyruara, nėn presione psikologjike dhe dhunė fizike tė vazhdueshme. Ēfarė ka biseduar Martiro me Xhavit Ismailaga, berberin e hotel “Dajtit” apo Mihallaq Ziēishtin, Petrit Mustafėn, vėllanė e Xhevdet Mustafės, kreut tė “bandės” qė erdhi nė Shqipėri nė vitet “80, gjė, e cila pėr Martiron, ishte kombinacion i Sigurimit tė Shtetit pėr t’i vėnė kapak dėnimit mė vdekje tė Kadri Hazbiut. Kėtė dhe tė tjera gjėra intersante, lexojini nė vijim tė intervistės sė Kristofor Martiros.

    A kishte fakte, pėr tė mbėshtetur akuzat qė u bėnė ndaj jush?
    Jo. E ritheksoj se u akuzova, sepsė nė bashkėpunim me presona tė tjerė, kam sabotuar vijėn e PPSH-sė dhe veprimtarinė shtetėrore nė drejtim tė “sabotimit tė parimeve proceduriale, penale pėr njė hetim tė plotė dhe tė gjithanshėm nė proceset hetimore tė armiqve Beqir Balluku, Kiēo Ngjela e tė tjerė, mė qėllim qė tė mos zbulohej veprimtaria e pėrbashkėt armiqėsore e tyre me armikun Mehmet Shehu. Se ishin fshehur deponimet e tyre nė drejtim tė Mehmetit dhe Kadriut dhe sabotimit tė vijės sė partisė nė zhvillimin e luftės sė klasave, duke e zbutur kėtė luftė ndaj disa elementėve armiq”. Kėto akuza ishin pa baza ligjore. Qėllimi i tyre ishte i qartė. Meqenėse isha hetuesi i Beqir Ballukut dhe i Kiēo Ngjelės, mė kėrkonin qė tė bėhesha ndėrlidhėsi i kėtyre dy “grupeve armiqėsorė”, me atė tė Mehmet Shehut e tė Kadri Hazbiut, pėr tė vėrtetuar legjendat e Enver Hoxhės se nė “krye tė veprimtarisė armiqėsore ishte Mehmet Shehu”. Mė kėrkonin tė gėnjeja, tė mashtroja e tė shtrembėroja tė vėrtetat. Ndaj meje u pėrdorėn edhe presione nga hetuesia, qė tė deponoja se “thėniet e Beqir Ballukut e tė Kiēo Ngjelės, gjoja pėr kėtė veprimtari tė pėrbashkėt, ishin fshehur nga ana ime, me porosi tė Kadri Hazbiut, Feēor Shehut apo edhe tė vetė Mehmet Shehut”. Me gjithė presionet, nuk mund ta pranoja njė gjė tė paqenė, tė gėnjeja e tė mashtroja, edhe sikur kjo tė mė kushtonte jetėn. Nuk mund tė lija fėlliqėsira prapa. Isha i bindur se Beqir Balluku e Kiēo Ngjela nuk kishin deponuar asgjė pėr veprimtari tė tyre armiqėsore, pale pastaj pėr veprimtari tė pėrbashkėt me Mehmet Shehun.

    Si qėndron e vėrteta e mbylljes sė procesit tė Beqir Ballukut e tė tė tjerėve?
    Akuza se procesi hetimor i Beqrir Ballukut u mbyll para kohe, pėr tė mos i dalė koka veprimtarisė sė pėrbashkėt armiqėsore me Mehmet Shehun, me urdhėr tė Kadri Hazbiut, nuk qėndron. Siē e mėsova mė vonė, kjo akuzė i ishte bėrė edhe Kadri Hazbiut nė procesin e tij hetimor dhe gjyqėsor. Pėr mbylljen e procesit hetimor, pra, kur ai po shkonte drejt fundit, porositi Enver Hoxha. Mė kujtohet mirė nė njė mbledhje tė grupit hetimor ku ishte prezent edhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela. Kadri Hazbiu na komunikoi porosinė e Enver Hoxhės, qė procesi tė mbyllej nė afatin e caktuar, pasi sipas tij, kishte reagime nė botėn e jashtme, pėrse kėta nuk po dilnin nė gjyq. Hetimi vazhdoi. U bėnė ballafaqimet midis tė pandehurve. Normalisht u mbyll procesi, pa ndonjė nxitim, konform tė gjitha normave e rregullave proceduriale.

    Hetuesia mori masa pėr tė vėrtetuar akuzėn se edhe Kiēo Ngjla kishte deponuar gjatė procesit tė tij hetimor mbi “veprimtarinė armiqėsore” tė Mehmet Shehut. Pėr kėtė, madje, ai u thirr si dėshmitar nė procesin tim gjyqėsor. Pyetjes sė gjyqtarėve se ēfarė kishte thėnė ai gjatė procesit hetimor pėr “veprimtarinė armiqėsore” tė Mehmet Shehut, dhe a ishin mėnjanuar nga hetuesi, pra, unė qė isha i pandehur. Kiēo u pėrgjigj se nė procesin e tij hetimor nuk kishte deponuar asgjė pėr ndonjė vaprimtari armiqėsore tė Mehmet Shehut dhe se nuk dinte asgjė pėr kėtė veprimtari. Madje, ai tha se nuk dinte as edhe ndonjė veprimtari tė pėrbashkėt armiqėsore tė Abdyl Kėllezit me atė tė Mehmet Shehut, pėr pėrgatitjen e atyre dy materialeve “pėr metodologjinė e planifikimit dhe tė furnizimit materialo-teknik”.

    Nė shtator tė vitit 1982 u arrestua Kadri Hazbiu. A ju thirrėn edhe ju si dėshmitar gjatė hetimit e gjykimit tė tij?
    Gjatė procesit tim hetimor kėrkova disa herė tė ballafaqohesha me Feēor Shehun e Kadri Hazbiun, pėr akuzat qė mua mė bėheshin, e veēanėrisht, pėr mbylljen e procesit hetimor tė Beqir Ballukut, por asnjėherė nuk u realizua kėrkesa ime. Edhe gjatė procesit hetimor tė Kadri Hazbiut, nuk jam thirrur pėr t’u ballafaquar me tė, por u thirra gjatė gjykimit tė tij.

    Kur vuaja dėnimin nė kampin e tė burgosurve politikė nė Zejmen tė Lezhės, m’u bėnė presione tė vazhdueshme nga punonjėsit e sigurimti tė kampit qė tė deponoja nė procesin gjyqėsor tė Kadri Hazbiut, pėr gjoja veprimtarinė e tij armiqėsore.

    Pėrfundimisht, u thirra nė gjyqin e Kadri Hazbiut. Ky i fundit akuzohej, ndėr tė tjera, se kishte urdhėruar mbylljen e procesit tė Beqir Ballukut me porosi tė Mehmet Shehut, se ishin fshehur deponimet e Beqirit pėr veprimtarinė armiqėsore me Mehemetin, akuzė tė cilėn Kadriu nuk e kishte pranuar. Ai kishte kėrkuar ballafaqim edhe me mua. Gjatė procesit gjyqėsor tė Kadriut dhe tė tė tjerėve, kryetari i trupit gjykues mė pyeti: “Pėrse u mbyll para kohe procesi hetimor i Beqir Ballukut? Kush e dha kėtė urdhėr?” Iu pėrgjigja se mesa dija, urdhrin e kishte dhėnė udhėheqėsi i partisė. Shpjegova se nė njė mbledhje tė grupit hetimor, ku kishte qenė prezent edhe kryetari i Gjykatės sė Lartė, Kadri Hazbiu na udhėzoi qė procesi tė mbyllej brenda afatit tė caktuasr, se kjo ishte dhe porosia e udhėheqėsit tė partisė. Kėshtu u bė. Seanca nuk zgjati mė me pyetje tė tjera dhe mua mė larguan.

    A kishte deponime tė Kadriut, Feēorit e tė tė pandehurve tė tjerė tė kėtij precesi, kundėr teje?
    Jo. Nuk m’u paraqit asnjė material nga hetuesia nė procesin tim hetimor, nė ngarkimin tim nga kėta tė pandehur; as nga Kadriu, Feēori e as nga ndonjė tjetėr, por pata njė deponim tė Fiqret Shehut nė ngarkimin tim. Nė deponimin e saj, ajo theksonte: “Kur Kristofori erdhi nė Belsh ku ishim tė internuar, mori takim me ne e na pyeti lidhur me fejesėn e djalit dhe ngjarjeve tė vdekjes sė Mehmetit. Ne, kėtė takim e morėm si njė sinjal nga Feēor Shehu, qė nė atė kohė ishte ministėr i Punėve tė Brendshme, qė tė mbyllnin gojėn e tė mos flisnim pėr veprimtarinė e tij armiqėsore, nė bashkėpunim me ne”. E kisha tė qartė se kjo ishte njė sajesė e pėrgatitur nga hetuesia, qė e kishte detyruar Fiqretin qė tė bėnte deponime tė tilla, tė gėnjeshtėrta, aspak tė vėrteta. E kundėrshtova kėtė gėnjeshtėr dhe pėrsėrita se ajo ishte njė gėnjeshtėr e ndyrė e hetuesisė. Madje, u thashė: “Deri kėtu, paskeni arritur?”

    A jeni takuar gjatė qėndrimit tuaj nė kampet e burgimit, me tė dėnuar tė tė njėjtit proces?
    Po. Kur isha nė kampin e tė dėnuarve nė Zejmen tė Lezhės, dhe mė vonė nė atė tė Shėn Vasilit nė Sarandė, erdhėn edhe disa nga tė dėnuarit qė ishin nė tė ashtuquajturit grup i Kadri Hazbiut dhe tė tė tjerėve, tė cilėt i kisha njohur mė parė. Njė prej tyre ishte Xhavit Ismailaga, i dėnuar me dhjetė vjet heqje lirie si “armik e bashkėpunėtor” me Kadri Hazbiun dhe Feēor Shehun. Xhavitin e kisha njohur gjatė kohės qė ai punonte si berber nė hotel “Dajti”. Ishte njeri pa shkollė. Familja e tij ka qenė e lidhur me Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare e me pushtetin popullor. Gjatė bisedave me tė, mė tregonte pėr procesin hetimor tė Kadri Hazbiut e tė tė tjerėve, pėr akuzat qė u ishin bėrė atyre, si dhe atij personalisht. Sipas tij, ai akuzohej se gjoja ishte agjent i rekrutuar nga zbulimi jugosllav si ndėrlidhės midis Kadriut, Feēorit dhe pėrfaqėsuesve tė legatės jugosllave nė Tiranė. Ai mė ka thėnė: “Asgjė nuk qėndron nga akuzat qė m“u bėnė. Hetuesia mė ka bėrė shumė presione, mė ka torturuar, duke mė thėnė se do tė mė zhduknin mua dhe familjen time, nėsė nuk pranoja tė deponoja ato qė ata kėrkonin. Unė u detyrova dhe pranova tė them se isha spiun i rekrutuar nga jugosllavėt pėr 500 lekė tė vjetra dhe se bėja ndėrlidhjen mes Feēor Shehut dhe funksionarėve tė legatės jugosllave. Kam thėnė se unė, ndėrlidhėsi, merrja letra nga Feēori dhe ua jepja jugosllavėve dhe nga kėta merrja letra pėr Feēorin. Asgjė nga kėto qė kam thėnė nė hetuesi dhe nė gjyq nuk qėndrojnė. Kurrė nuk kam qenė spiun dhe agjent i huaj. Kam qenė njė familje e lidhur me luftėn dhe pushtetin popullor; kam ndihmuar me sa kam mundur. U detyrova t’i vė njollė vetes dhe familjes, tė ngarkoj tė tjerėt, pa pasur faj, gjė pėr tė cilėn mė vret edhe sot e kėsaj dite ndėrgjegjja.

    Hekuran Isai mė detyroi ta bėja njė gjė tė tillė, duke mė premtuar se pas deponimit nė gjyq, tė kėtyre qė thashė mė sipėr, nuk do tė bėja mė shumė se tre-katėr vjet burg. Ai mė betohej pėr kėtė”.

    Kur ishim nė kampin e tė dėnuarve nė Shėn Vasil tė Sarandės, dhe kur Xhaviti kishte kryer rreth 6 vjet burg, i bėri njė letėr nė prezencėn time, Hekuran Isait, nė tė cilėn i kėrkonte lirimin para kohe, duke i pėrmendur edhe atė ēka ai i kishte premtuar, por i erdhi pėrgjigjja se kėrkesa e tij nuk merrej parasysh. Xhavit Ismailaga vdiq nė kampin e tė burgosurve nė Shėn Vasil tė Sarandės nė vitin 1990, dy javė para se tė plotėsonte dėnimin e tij. Vdekja e tij ishte diēka e papritur.

    Ēfarė tjetėr mėsuat prej tij, lidhur me procesin gjyqėsor tė Kadriut e tė tė tjerėve?
    Nga Xhaviti e tė tjerė tė dėnuar, sė bashku me “grupin” e Kadri Hazbiut, mėsova se janė pėrdorur tortura ēnjerėzore nga organet e hetuesisė pėr t’i detyruar tė pandehurit tė depononin ato qė kėrkonin, se gjoja ishin agjentė e tradhtarė, nė shėrbim tė tė huajve. Sipas tyre, veēanėrisht tortura ēnjerėzore, ishin pėrdorur ndaj Kadri Hazbiut, Feēor Shehut, Lammbi Peēinit, aq sa edhe i kishin shpėrfytyruar krejt. Mė kanė thėnė se Kadri Hazbiu, gjatė gjykimit nuk pranoi asgjė. Ai qėndroi burrėrisht dhe u tha se tė gjitha kėto qė i kėrkonin, ishin trillime tė agjenturave tė huaja e tė njerėzve qė janė lart (duke lėnė tė kuptohej pėr udhėheqjen). Edhe Feēor Shehu, pavarėsisht nga torturat, ka mbajtur tė njėjtin qėndrim.

    Tė dėnuarit nga ky proces mė kanė thėnė se nga torturat e presionet, ata kishin pranuar gjithēka, pėr tė ruajtur zhdukjen fizike tė tyre e tė fėmijėve. Sipas tyre, duhet tė provohej me ēdo mjet, me ēdo kusht, e me ēdo mėnyrė skenari i parapėrgatitur se Kadri Hazbiu ishte njė agjent e tradhtar i lidhur me “poliagjentin” Mehmet Shehu. Nėpėrmjet torturave ēnjerėzore, ata i detyruan tė pohojnė se e kishin parė Kadri Hazbiun tė hynte nė shtėpinė e Mehmet Shehut, natėn e vdekjes sė tij, pėr t“i dhėnė gjoja mesazhin e zbulimeve tė huaja, qė tė vriste veten. Sipas tyre, po nėpėrmjet torturave, i kishin detyruar tė pranojnė se kishin marrė lidhje me agjentė tė CIA-s jashtė shtetit, si dhe kishin marrė helmin pėr tė helmuar Enver Hoxhėn apo kishin sjellė radiotransmetuese pėr Mehmet Shehun e tė tjera e tė tjera.

    Pas daljes nga burgu nė vitin 1992, takova Mihallaq Ziēishtin nė kafe “Postiqja”. Me tė jam njohur prej kohėsh e veēanėrisht, kur isha me detyrė nė Degėn e Brendshme Korēė, ndėrsa ai ishte me detyrėn e sekretarit tė parė tė Partisė sė Rrethit. Nė kėtė takim i thashė: “Kam dėgjuar se ti, nė procesin hetimor, ke pranuar se ke qenė agjent nė shėrbim tė jugosllavėve e tė rusėve. Ke thėnė se edhe Kadriu ka qenė agjent i tyre”. “Po,- mė tha, - i kam thėnė nė hetuesi dhe nė gjyq. Deponova ēfarė hetuesia kėrkonte, se nuk mund t“i duroja torturat ēnjerėzore tė tyre. Mė vjen keq, mė vret edhe ndėrgjegjja qė ngarkova Kadri Hazbiun me gjėra tė paqena, por nuk kisha ē“tė bėja. Edhe pa deponimet e mia, ata do tė dėnoheshin dhe do tė pushkatoheshin, ashtu siē ndodhi edhe me vėllanė tim”.

    Ashtu siē iu bė presion edhe djalit tė Mehmet Shehut, Vladimirit, pėr tė ashtuquajturėn radiotransmetuese, sikur ai e kishte montuar dhe ēmontuar atė, presion qė e ēoi nė vetėvrasje. Ish- kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Gramsh, Kadri Gojashi, nė njė intervistė dhėnė nė vitn 2002 nė njė tė pėrditshme, ka thėnė: “Disa ditė para vetėvrasjes, Vladimiri ėshtė marrė me makinė nga Gramshi, pėr t’u dėrguar nė Degėn e Punėve tė Brendshme Elbasan, ku ėshtė pyetur gati njė natė. E kanė kthyer nė Gramsh rreth orės 05.00 tė mėngjesit. Pastaj e kanė marrė pėrsėri pas dy ditėsh dhe kėtė herė e mbajtėn dy ditė me radhė. Menjėherė pas kėsaj, Vladimiri vrau veten nė shtėpinė e tij. Ai e vrau vehten, i detyruar nga organet e sigurimit, tė cilat nė atė kohė i vunė pėrpara disa alternativave: ose tė thonte ato qė u duheshin atyre nė procesin, qė do tė zhvillohej njė vit mė vonė ndaj “grupit armiqėsor nė kokėn e partisė”, ose do tė kishte pasoja tė tjera”.

    E paqartė ėshtė situata e krijuar pas ardhjes sė tė ashtuquajturės “Banda e Xhevdet Mustafės”. Ēfarė dini e mendoni pėr kėtė ngjarje?
    Nuk kam ditur asgjė gjatė kohės qė kam qenė i padėnuar pėr Xhevdet Mustafėn e bashkėpunėtorėt e tij. Kam mėsuar pėr ardhjen e kėsaj “bande” gjatė kohės qė isha nė kampin e tė burgosurve nė Shėn Vasil tė Sarandės. Nė kėtė kamp, pas ngjarjes erdhi si i dėnuar edhe vėllai i Xhevdet Muastafės, Petriti. Gjatė bisedave me tė, ai shprehej se ishte e ēuditshme vrasja e tė vėllait, pasi sipas tij, Xhevdeti bėnte punėn e sigurimit, vinte edhe nga jashtė shtetit e takonte familjarėt e tij, tė cilėve u sillte edhe ndonjė plaēkė. Madje, Petriti tregonte se Xhevdeti, pasi qėndronte disa ditė i mbyllur nė shtėpi, mbaronte punėt qė kishte dhe largohej pa e ditur njeri. Edhe pėr Sabaudin Haznedarin thuhej se ishte njeriu i Sigurimit. Vėllai i tij nė Durrės, ishte anėtar partie dhe drejtues nė njė ndėrmarrje. Edhe kjo tė linte tė kuptoje se ai ishte bashkėpunėtor i sigurimit. Pėr mendimin tim, duke studiuar tė gjitha materialet e kėsaj ēėshtjeje, “banda” ishte njė gjė e organizuar nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, nė bashkėpunim edhe me zbulimet e huaja pėr tė vėrtetuar skenarėt e pėrgatitur qė tė goditej edhe Kadri Hazbiu, si agjent e tradhtar, gjoja bashkėpunėtor me Mehmet Shehun. Pėr tė vėrtetuar alibitė e tyre se zbulime tė huaja, si dhe Mehmeti e Kadriu kishin pasur qėllim eliminimin e Enver Hoxhės, tė ekzistencės sė njė grupi armiqėsor, tė njė poliagjenti. Mesa di, Halit Bajrami, njė nga pjesėtarėt e “badės”, bashkėpunėtor i organeve tė Sigurimti tė Shtetit, u pėrdor si dėshmitar nė gjyqin e Kadri Hazbiut. Ai ka dėshmuar se kur u dorėzua nė postėn e policisė Rrogozhinė, aty ishin prezent Kadri Hazbiu dhe Hekuran Isai. Sipas tij, gjoja Kadriu i kishte bėrė shenjė, duke i shkeluar gjoja edhe kėmbėn se nuk duhet tė fliste. Sipas tij, qėllimi i “bandės” ishte tė takonte Kadri Hazbiun dhe t’i jepej mesazhi i zbulimeve tė huaja, pėr veprimet e mėtejshme tė tij, pas vetėvrasjes sė Mehmetit, por sipas tij, mė hollėsisht kėto detyra do t’ia jepte Xhevdet Mustafa. Ndėrsa ai vetė, do ta njihte Xhevdetin me Kadriun, ngaqė vetė e njihte mirė kėtė tė fundit qė nga koha kur ishte ushtarak. Halit Bajrami kishte qenė oficer sigurimi nė Divizionin e 5-tė nė Korēė. Aty u pėrgatit si zbulues nga Kadri Hazbiu dhe u dėrgua jashtė shtetit, ku mbahej nė lidhje nga organet e kundėrzbulimit.

    Mesa kam mėsuar rreth procesit tė Kadri Habiut, ky i fundit i ėshtė pėrgjigjur se ai e kishte pėrgatitur si zbulues dhe se ato qė ai dėshmonte ishin lojė e zbulimeve tė huaja dhe e atyre shqiptare, tė drejtuara nga lart. Dua t’i referohem gjithashtu edhe deklarimeve tė ish-kryetarit tė Degės sė Zbulimit nė Ministri tė Brendshme, i cili u mor drejtpėrsėdrejti me manaxhimin e kėsaj bande. Sipas tij, rreth kėsaj bande ka shumė enigma. Hasan Luēi, megjithėse e manaxhonte kėtė bandė, nuk u thirr nė kohėn e ardhjes sė saj dhe veēanėrisht, nuk u lejua tė takonte Halit Bajramin, si para dėshmisė sė tij nė gjyq, ashtu edhe pas kėsaj. Haliti mbahej nga hetuesit nė ambjentet e hotel “Tiranės” dhe u pėrcoll deri nė Zelandėn e Re nga ky hetues. Midis tė tjerave, Hasan Luēi nė intervistėn e tij pėr njė tė pėrditshme shpjegon: “Ka njė sėrė faktorėsh, argumentesh, qė e imlikojnė keq Enver Hoxhėn nė lidhje me kėtė”.

    Del qartė se akuza nė drejtim tė Kadri Hazbiut, ashtu si edhe tė gjitha tė tjerat, ėshtė falso, e parapėrgatitur me kohė nga Enver Hoxha, pėr ta likuiduar edhe kėtė kuadėr tė aftė, qė kishte mbetur e t’i hapte plotėsisht rrugėn bashkėpunėtorit tė tij, Ramiz Alisė, i cili nė tė gjitha kėto procese e likuidime tė kuadrove, ka pėrgjegjėsi tė rėndė. U eliminuan kėto kuadro tė aftė e patriotė, u hodh dhe vazhdon tė hidhet edhe sot baltė mbi ta, vetėm e vetėm pėr tė pėrligjur veprimet monstruoze tė Hoxhės, bėrė nė kurriz tė shqiptarėve.



    ----------









    Nje Burre i vertete ky Leskoviqari Kristo Mertiro.. i Lumte..




    .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-06-2004 mė 02:47

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Me fal por ne cfare viti jetojme ne sot?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sander.. jemi tek kapitulli i Forumit per Historine e ketu flitet per te gjitha vitet..nga i xerros tek ky i sotmi..

    Kapitulli mbi kadri hazbiun vazhdon..

    -----panorama--

    ---
    mbledhja e byrosė

    pėrplasja


    Dokumente, fakte dhe mbledhja e 8 tetorit tė vitit ’82 pėr dėnimin e ish-ministrit tė Brendshėm


    Shkarkimi i Kadri Hazbiut nga detyra

    Diskutimet e gjata e tė pakursyera tė byroistėve, me kritikat e tyre pėr kolegun


    Luan Kondi

    Pas vdekjes sė Mehmet Shehut, Enver Hoxha nisi tė vėrė nė jetė planin e tij pėr eliminimin e gjoja njė komploti tė madh, qė sipas po kėtij, kishte nė krye njė “poliagjent” si Mehmet Shehu.

    Alibia e Hoxhės arrinte deri aty sa tė servirte edhe qėllimin e “grupit armiqėsor” qė “ishte as mė shumė e as mė pak,- thoshte ai,- pėr eliminimin e udhėheqjes kryesore tė PPSH-sė, likuidimin e socializmit nė Shqipėri dhe vendosjen e kapitalizmit”. Kėshtu, nė tetor 1982 Enver Hoxha nuk kurseu prangat pėr Kadri Hazbiun, ish-ministėr i Mbrojtjes nė atė kohė. Para kėsaj, ai u kritikua rėndė nė mbledhjen e Sekretariatit tė KQ-sė ėė PPSH-sė. Aq keq u denigrua ai njeri, sa askush nuk i pėrmendi, si mė parė, meritat e tij nė luftė dhe pas ēlirimit tė vendit. Dukej se krisja nė marrėdhėniet e Hazbiut me Hoxhėn, nisi pas vdekjes sė Mehmet Shehut kur “udhėheqėsi” e akuzoi Kadriun si bashkėpunėtor me tė. Byroja Politike, duke filluar nga Enver Hoxha, Ramiz Alia e tė tjerėt: Hekuran Isai, Adil Ēarēani, Prokop Murra, Manush Myftiu, Rita Marko, Pali Miska, Simon Stefani, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali e Lenka Ēuko, e “vunė para”, “armikun e popullit” Kadri Hazbiu, tė cilit i kėrkonin deri nė njė, shpjegime pėr veprimtarinė e tij si ministėr i Brendshėm dhe i Mbrojtjes, i cili pėr ta ishte e dyshimtė. Enver Hoxha i kėrkoi llogari Kadriut pėr lidhjet e tij me Mehmet Shehun apo dhe pėr mungesėn e vigjilencės ndaj proceseve tė njerėzve, tė cilėt kishin deponuar gjėra tė rėndėsishme. Ramiz Alia i kujtoi Kadriut se ky duhet t’i hapte herė pas here dosjet qė kishte nė ministri, pėr tė qenė mė i kthjellėt nė deklarimet e tij.

    Pėrplasjet e Kadri Hazbiut me Enver Hoxhėn
    Pėrplasje tė forta mes Kadri Hazbiut dhe Enver Hoxhės nė mbledhjen e Byrosė Politike. Akuza dhe justifikime, presion dhe gjykim tė njėanshėm: tė gjitha kėto ishin nė funksion tė asaj qė Hoxha kishte nė kokė, ta shpallte patjetėr armik tė popullit Kadri Hazbiun qė nuk tėrhiqej nga e tija, dhe herė pas here, kundėrshtonte anėtarėt e Byrosė Politike rreth dyshimeve qė ata shfaqnin pėr veprimtarinė e ish-ministrit. Por, edhe Enver Hoxha ishte i vendosur nė atė ēka i kishte vėnė qėllim vetes; ai duhej patjetėr ta shpallte armik tė popullit “ish-shėrbėtorin” e denjė tė Partisė. Sekretari i parė i KQ-sė sė PPSH-sė, mes tė tjerave, nė debatin e tyre nė mbledhjen e 8 tetorit tė vitit 1982, kėrkoi me ngulm qė Hazbiu tė pranonte se gjithēka ai e kishte bėrė nė bashkėpunim me Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun, tė shpallur armiq pėrpara tij. Byroja i pėrmendi Kadriut njė lojė me zbulimet e huaja, qė e kishte zhvilluar pa e njoftuar Enver Hoxhėn apo edhe dėrgimin e njė kuadri tė lartė ushtarak nė Bashkimin Sovjetik. Nė mbledhjen e Byrosė, u analizuan edhe disa raste rreth qėndrimit tė Kadriut nė prag tė prishjes sė marrėdhėnieve me rusėt. Prania e Flotės sė Gjashtė Amerikane nė Mesdhe shkaktoi panik tek udhėheqėsit e lartė tė Partisė sė Punės. Atėherė, Kadri Hazbiu mbante postin e ministrit tė Brendshėm. Nomenklatura e lartė shtetėrore e kishte frikėn e njė sulmi amerikan ndaj vendit tonė. Ndėrkohė, edhe Hrushovi kishte filluar bisedimet me amerikanėt. Pėrkrahja sovjetike sa vinte e po zbehej. E vetmja shpresė ishin 12 nėndetėset nė bazėn e Vlorės. Polemikat u bėnė mė tendencioze kur Ramiz Alia lexoi njė informacion tė Hysni Kapos. Debati ishte nė fazėn mė interesante kur “gabimet” Kadri Hazbiut i thuheshin me radhė, ndėrsa byroistėt me Enverin nė krye, u ndalėn kryesisht te dėrgimi nė Akademinė Ushtarake tė Bashkimit Sovjetik tė Teme Sejkos, ish-komandanti i Flotės Luftarake dhe loja me kėshilltarėt sovjetikė nė kohėn kur marrėdhėniet ishin tė ngrira. Kadriu, i ēoroditur pėrballė njė sėrė pyetjesh, po harronte situatat nė tė cilat kishte biseduar pėr kėto probleme tė rėndėsishme me Hoxhėn, i cili tashmė ia mohonte tė gjitha. Mė 8 tetor 1981 u bė mbledhja e plenumit tė KQ-sė sė PPSH-sė, ku akuzat nuk kishin fund, por mė evidentja ishte ajo pėr bashkėpunim me Mehmet Shehun e Beqir Ballukun. Pėr kėtė, gjatė gjithė kohės aludoi Enver Hoxha, ndėrsa tė tjerėt, me pak fjalė ose nė heshtje, e mbėshtesnin atė. Dialogu i mbledhjes sa vinte e bėhej mė i ashpėr, por Kadri Hazbiut e vunė para dhe nuk iu dha mundėsia tė shpjegohej ashtu siē duhej.

    Enver Hoxha: Ti, Kadri Hazbiu, kėrkon llogari kėtu dhe po sulmon.

    Komitetit Qendror ne do t’ia bėjmė tė njohur vendimin qė thashė mė parė dhe nė mbledhje tė plenumit Kadri Hazbiu duhet tė bėjė njė autokritikė tė shėndoshė, njė autokritikė tė thellė, ku tė reflektohet sinteza e vendimit tė Byrosė Politike, me pėrjashtim tė ēėshtjes shumė tė rrezikshme ku e kanė vėnė Ministrinė e Punėve tė Brendshme shoku Kadri dhe agjenti Mehmet Shehu me tė tjerė, me dorėzimin sovjetikėve tė dosjeve tė tė dėnuarve antiparti, me dhėnien e rezidenturės, tė listave tė bashkėpunėtorėve e vėnien e tyre nė vėzhgin direkt dhe indirekt tė KGB-sė sovjetike dhe tė organeve tė Sigurimit tė Ministrive tė Brendshme e tė shteteve tė tjera revizioniste. Kjo punė nuk duhet tė figurojė nė autokritikėn e Kadri Hazbiut, pėr arsye se jo vetėm qė Plenumi i Komitetit Qendror do tė iritohet jashtėzakonisht shumė e do tė kėrkojė dėnime tė rėnda pėr tė, por edhe partinė ne do ta vėmė nė situatė kritike, se do tė shihen me njė sy tė dyshimtė tė gjithė kuadrot civilė dhe ushtarakė, qė kanė mėsuar nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vende tė tjera revizioniste. Kjo do tė ishte njė katastrofė pėr ne, por kėtė do tė pėrpiqemi ta evitojmė nė ndėrgjegje. Ne do tė bėjmė ēmos qė kjo tė mos bėhet “ēėshtje”, por tė mbetet vetėm nė dijeni tė Byrosė Politike, se kėshtu e kėrkojnė interesat e partisė e tė shtetit. Kėshtu ngjet, shokė, edhe me vdekjen e shokut Hysni Kapo. Ėshtė pėrhapur nė tė gjithė Shqipėrinė sikur shoku Hysni nuk ka vdekur nga kanceri, por e kanė vrarė me urdhėr tė Mehmet Shehut dhe me kėtė tentojnė qė Hysni Kapon ta bėjnė njė martir tė veprimtarisė armiqėsore tė Mehemet Shehut. Kurse nuk ėshtė ashtu. Hysni Kapo ėshtė njė Hero i Popullit, njė luftėtar i lavdishėm i partisė, por s’ka asnjė dyshim qė ai vdiq nga kanceri. Por pėrse hapen atėherė kėto fjalė. Kush i hap kėto? Ka edhe pjesėtarė nga tė familjes sė Hysniut qė kanė pasur dyshime nė kėtė ēėshtje dhe kėto i kanė shprehur, por ua kemi luftuar, i kanė rishprehur, por ka midis tyre edhe kushėrinj, ka edhe armiq qė kėrkojnė t’i krijojnė vėshtirėsi partisė. Ēfarė tė bėjmė ne pėr kėtė? Tė mbaj njė fjalim tė veēantė, ku tė them se shoku Hysni Kapo s’ėshtė e vėrtetė se ėshtė vrarė, por vdiq nga kanceri? Jo, unė nuk e bėj kėtė, por e mbroj shokun Hysni Kapo pėr meritat e mėdha qė ka pasur, pėr shėrbimet e mėdha qė i ka bėrė partisė, por ai vdiq nga kanceri, e vėrtetuar kjo nga mjekėt. Mbledhjen e Byrosė e mbaruam. Tani Kadri Hazbiu do tė japė llogari nė plenum.

    Finalja, shkarkimi i Kadri Hazbiut

    Enver Hoxha: Do tė marrim edhe disa masa tė tjera pėr forcimin e aparatit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, drejtorėve dhe nėndrejtorėve, me qėllim qė kjo ministri tė jetė nė duar tė sigurta. Tė gjithė brenda pesė-gjashtė ditėve, tė marrin detyrėn edhe tė tjerėt tė gjejnė vendin qė meritojnė. Duhet tė ecet drejt, shpejt dhe mirė. Kaq kisha unė pėr t’ju thėnė.

    Ramiz Alia: Nesėr duhet tė bėjmė edhe atė, qė duhet tė dėrgojė Adili nga Presidiumi i Kuvendi Popullor. Vendimin e Byrosė Politike pėr Kadriun, e kemi formuluar kėshtu: Byroja politike e Komitetit Qendror vendosi: Kadri Hazbiu tė shkarkohet nga detyra e ministrit tė Mbrojtjes Popullore, pėr mungesė tė theksuar vigjilence dhe pėr gabime tė rėnda, nė kundėrshtim me vijėn e partisė dhe me interesat e shtetit, gjatė kohės qė ka punuar si zėvendėsministėr i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Pra, kėto dy motivacione po vėmė tani: “mungesa tė theksuara vigjilence dhe gabime tė rėnda nė kundėrshtim me vijėn e partisė dhe interesat e shtetit”. Prokop Murra, deri tani sekretar i parė i Komitetit tė Partisė pėr rrethin e Tiranės, tė emėrohet ministėr i Mbrojtjes Popullore. Ky do tė jetė dokumenti i Byrosė Politike, kurse nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pėr publikun do tė themi qė Kadriu shkarkohet pėr arsye shėndetėsore ose si ta mendojmė, apo thjesht, shkarkohet nga detyra.

    Adil Ēarēani: Pėrse tė mos e themi qė shkarkohet nga detyra si ministėr i Mbrojtjes Popullore dhe nė vend tė tij, emėrohet shoku Prokop Murra?

    Ramiz Alia: Domethėnė, tė mos vėmė asnjė motivacion; vetėm shkarkohet si ministėr i Mbrojtjes?

    Enver Hoxha: Po, edhe nuk ėshtė nevoja ta shtypim nė atė, pse ta shtypim? Kur tė dalė gazeta zyrtare e Presidiumit, atje le tė dalė; pse ta botojmė me shtypin qendror?

    Amiz Alia: Mund edhe tė mos e botojmė, s’ka gjė se do tė dalė edhe gazeta zyrtare.

    Adil Ēarēani: Pėr efekt tė brendshėm, tė gjithė do ta marrin vesh kėtė vendim. CCėshtja ėshtė pėr botėn e jshtme; s’ka pse tė botohet, mendoj.

    Ramiz Alia: Pėrbrenda merret vesh ky vendim menjėherė.

    Lenka Ēuko: Ja, nesėr vjen ministri i ri nė dikaster dhe pėrnjėherė merret vesh nga tė gjithė.

    Enver Hoxha: Mund ta vėmė shprehjen qė Kadri Hazbiu u shkarkua se do tė vėmė tjetrin qė u ngarkua, Prokop Murrėn. Po mirė, le tė merret vesh jashtė. Pse tė kemi frikė ne?

    Ramiz Alia: Po edhe pėr jashtė, pėrse tė mos e vėmė? Kėshtu edhe llafeve u mbyllim gojėn.

    Adil Ēarēani: Atėherė botojmė vetėm se shkarkohet Kadriu dhe emėrohet Prokopi. Drejt, mė mirė ėshtė qė tė botohet.

    Ramiz Alia: Ēėshtja ėshtė tani qė ta vėmė ne qė Kadriu del nė pension apo tė mos e vėmė? Unė mendoj tė mos e vėmė hiē, po tė themi vetėm atė qė tė shkarkohet si ministėr i Mbrojtjes dhe ministėr nė vend tė tij emėrohet filani.

    Enver Hoxha: Ashtu, ashtu, se po tė themi nė pension, e kuptojnė si ėshtė puna.

    Hekuran Isai: Atė interpretim do ta bėjnė njerėzit, sido qė tė botohet.

    Enver Hoxha: Tani kėto qė miratuam, duhet tė kthehen nė vendime, pastaj t’i firmosė Komandanti i Pirgjithshėm.

    Ramiz Alia: Po, po, dakord.

    Adil Ēarēani: Nesėr nė orėn dhjetė t’i thėrrasim ne zėvendėsministrat dhe drejtorėt?

    Ramiz Alia: Jo, jo, kėta do t’i thėrrasė kėtu vetė shoku Enver.

    Enver Hoxha: Zėvendėsministrat e rinj do t’i thėrras unė, prandaj tė jenė tė tėrė gati atje ku janė, qė tė vijnė menjėherė.



    ----

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi..


    gjyqi i Kadri Hazbiut

    debati


    Gjyqi famėkeq nė ngarkim tė ish-ministrit tė Brendshėm dhe tė Mbrojtjes


    Hazbiu u pėrgjigjet dėshmive farse

    Akuzat gatuheshin nė zyrėn e Enverit dhe lexoheshin nga servilėt e tij


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Kadri Hazbiut iu vunė prangat. Nuk mund tė mendohej ndryshe, pasi Hoxha e kishte nė mendje planin pėr tė vazhduar diskreditimin e Mehmet Shehut, ish-numrit njė tė shtetit shqiptar.

    Mehmeti gėzonte repekt dhe kishte pėrkrahės tė shumtė, tė cilėt nuk e kapėrdinin dot atė qė serviri Enver Hoxha: “Vrau veten nga njė krizė nervore…”. Nė kėtė kohė shumė njerėz e ndjenin qė ajo qė thuhej nuk ishte e vėrtetė, por pak guxuan ta thonė hapur se diheshin pasojat. Sigurimi i shtetit mori detyrė, ashtu si edhe nė rastin kur u ekzekutua Beqir Balluku, tė mbante situatėn nė kontroll dhe tė raportonte se si reagonin njerėzit ndaj kėtij veprimi. Dihet qė kishte pasur reagime, e kėto i shkonin nė vesh Enver Hoxhės. Edhe nė rastin e Mehmet Shehut, Hoxha kishte urdhėruar tė njėjtėn gjė. U pa se duhej nxituar nė “pjelljen” e njė alibie tjetėr, atė tė poliagjentit, por qė tė thuhej kjo, duhej tė kishte disa bashkėpunėtorė tė tij. Ata “u gjetėn” dhe sipas Enver Hoxhės njė prej tyre ishte Kadri Hazbiu. Kombinacioni do tė thurrej hap pas hapi. Nė fillin u arrestuan familjarėt e Mehmet Shehut qė ishin tė internuar nė Belsh tė Elbasanit, mė pas drejtues tė Ministrisė sė Brendshme, e mė kryesori, Kadri Hazbiu. Pas andrallave nė mbledhjen e KQ tė PPSH-sė, mė 8 tetor tė vitit 1982 dhe shkarkimit nga detyra tė Hazbiut, nisi dhe kalvari i tij i gjatė, arrestimi, torturat nė hetuesi, dėshmitarė falsė dhe tė gėnjeshtėrt.

    Akuza pėr Kadri Hazbiun
    Prokurori i Pėrgjithshėm Rapi Mino formuloi njė akuzė tė gjatė pėr ish-ministrin. Thelbi i akuzės ishte gjoja veprimtaria kundėrrevolucionare qė drejtohej nga “poliagjenti” Mehmet Shehu. Alibia e Hoxhės mbėshtetej bukur nga prokurori i pėrgjithshėm dhe bashkėpunėtorėt e tij. Mino lexonte akuzėn: “Kjo oraganizatė pėrbėhej nga armiq tė betuar tė partisė, qė kishin pėr qėllim tė eliminonin dhe rrėzonin pushtetin popullor dhe tė vendosnin kapitalimin nė Shqipėri. Organizata e kishte shtrirė veprimtarinė e saj nė tė gjithė sektorėt kyē tė vendit, ekonomi, ushtri, kulturė dhe sigurimin e shtetit. Tė gjitha grupet qė kishin dalė dhe ishin gjykuar si ai i Fadil Paēramit e Todi Lubonjės nė kulturė, Beqir Ballukut e Petrit Dumes nė ushtri, Abdyl Kėllezit e Koēo Theodhosit nė ekonomi ishin drejtuar nga njė dorė e vetme qė ishte organizata kundėrrevolucionare e kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu me bashkėpunėtorėt e tij kryesorė Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Abdyl Kėllezi e tė tjerė…. Kjo organizatė drejtohej nga zbulimet e huaja sidomos nga ai amerikan, sovjetik e jugosllav, agjentė tė tė cilėve kanė qenė pjesėtarėt e kėsaj organizate…”.

    Megjithatė, tė gjitha sa thuheshin nė akuzėn qė e lexoi Prokurori i Pėrgjithshėm Rrapi Mino, nuk ishin pėrpiluar prej tij dhe kjo dihej pėrse.

    Ata qė nuk dinin mė shumė se kaq sa thuhej ishin tė bindur pėr ekzistencėn e “organizatės kundėrrevolucionare”, por njerėz, tė cilėt kishin punuar si drejtues tė Ministrisė sė Brendshme e kishin fare tė qartė se gjithēka qė servirej ishte e gėnjeshtėrt.

    Megjithatė, Hoxha dhe pėrkrahėsit e tij besinike, servilė e tė paaftė, kėrkonin ta mbėshtesnin akuzėn me dėshmitarė. Kėtu nis dhe odiseja e gjatė e procesit gjyqėsor tė Kadri Hazbiut dhe Feēor Shehut.

    Dėshmitarėt
    I pari qė u pyet nga trupi gjykues duhet tė vėrtetonte se tė gjithė tė akuzuarit bėnin pjesė nė njė organizatė kundėrrevolucionare dhe ishin nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja dhe tė konfirmonte alibinė e Hoxhės se nė krye tė kėsaj organizate ishte Mehmet Shehu. I torturuar keqas ai do tė depononte gjithēka i kėrkohej. Dėshmitari kishte qenė shok i ngushtė i Kadri Hazbiut. Ai pranoi se kishte qenė agjent i jugosllavėve qė gjatė luftės e se u kishte shėrbyer atyre edhe mė pas me informacione tė rėndėsishme, gjė qė nuk ishte aspak e vėrtetė. I pyeturi arriti deri aty sa tė thotė se ishte rekrutuar mė vonė nga zbulimi i BRSS-sė, agjent i tė cilit gjoja kishte qenė edhe Kadri Hazbiu. Deklarimi i tij ishte aq fars, saqė dukej fare hapur qė gėnjente tėrėsisht. Kulmi i deponimit tė tij tė gėnjeshtėrt ishte fakti kur tha se Kadriu i kishte treguar se ishte rekrutuar nga zbulimi sovjetik. Ky dėshmitar, qė siē duket i merrte udhėzimet nga Enver Hoxha, qė gjatė kėsaj kohe ndodhej pėr pushime nė bregdetin e Jonit, e me porosi tė tij, futi nė lojė dhe njė dėshmitar tjetėr, tė cilin e kishte falur Hoxha qė nė vitet e para pas Ēlirimit. Ky dėshmitar do tė vėrtetonte se Kadri Hazbiu ishte dhe agjent i jugosllavėve, e madje i rekrutuar herėt. Ai ishte arrestuar menjėherė pas Kadri Hazbiut dhe mbahej mirė se do ta pėrdornin si dėshmitar.

    Pėrgjigja e Kadri Hazbiut ndaj dy dėshmitarėve
    “Si ti dhe N.K mė akuzoni se kam qenė agjenti jugosllav dhe madje ky i dyti, paska pasur dhe njė takim me Titon, i cili paska thėnė se Kadriu ėshtė kuadėr i mirė e se duhej tė mė mbante afėr. Kjo tė lėnka tė kuptohet se unė qėnkam rekrutuar nga jugosllavėt qė nė kohėn e luftės dhe mė pas lidhjet i mbaja me kėshilltarėt jugosllavė. N.K tregohet idiot kur thotė se pėr mua personalisht interesohej Titua, e kur nė mesin e vitit 1946, kur nė atė kohė unė isha i sėmurė nga plagėt qė kisha marrė nė luftė, dhe sapo mė kishin thirrur qė tė mė emėronin nė detyrėn e shefit tė Sigurimit tė Ushtrisė. Deri nė atė kohė nuk kisha njohur asnjė kuadėr tė zbulimit jugosllav. Unė ju pyes juve se kur mė njohu mua Titoja kur deri atėherė isha njė kuadėr i thjeshtė i Brigadės sė Pestė, dhe tė kėshillonte ty N.K tė mė mbaje afėr, apo mos ishin detyra tė caktuar pėr ty qė tė mė afroheshe mua. Tė gjitha kėto qė thotė ky janė udhėzime tė hetuesve, apo tė atyre lart, tė thėna mė qėllim pėr tė mė akuzuar mua. Ata, qė tė kanė mėsuar ty N.K i kanė bėrė llogaritė gabim, pėr faktin se ty tė njeh e gjithė Shqipėria, qė je njeri me shumė fytyra dhe i ke shėrbyer ēdo lloj udhėheqjeje, qoftė zbulimeve tė shteteve tė huaja, ashtu dhe klasave tė ndryshme qė kanė drejtuar vendin tonė. Prandaj kėtij nuk i beson njeri. Unė kam punuar me ndershmėri, e kam dashur partinė dhe kam punuar pa rezerva pėr tė, pavarėsisht nga sa thuhet kėtu. Kjo qė thuhet i ka interesuar dikujt. Pėrsa i takon asaj, qė unė paskam mbajtur lidhje me kėshilltarėt jugosllavė qė ishin nė Sigurimin e Ushtrisė, nė vitin 1947, nuk ėshtė e vėrtetė. Kur erdhėn kėshilltarėt jugosllavė kėtu unė nuk i takova fare, pasi njė grup i oficerėve tė Ministrisė sė Brendshme shkoi nė Moskė nė shkollėn e KGB-sė dhe u specializuan pėr njė vit dhe punėn me kėshilltarėt e bėri LL.P. Pėr sa thuhet se kur isha pėr specializim nė Moskė nė vitet 1947-1948, jam rekrutuar nga KGB-ja, janė akuza tė gėnjeshtėrta tė formulura nga njerėz diletantė…. Edhe pėr bandat e Ethem Ēakos dhe Zenel Shehut, kur thuhet se kėto ishin lojė e zbulimit amerikan pėr tė mė bėrė tė sukseshėm mua dhe Mehmet Shehun, qė tė fitonin besimin e udhėheqjes sė lartė, ka pėr qėllim tė hedhė poshtė punėn vetmohuese tė organeve tė Sigurimit tė Shteti, tė heronjve dhe tė dėshmorėve qė ranė nė luftėn kundėr kėtyre bandave. Duke qenė se akuzat kundėr meje nuk kanė asnjė lloj baze ku tė mbėshteten, qoftė edhe njė tė vogėl, kapeni pas bandave kur e dini mirė qė puna kundėr tyre ka qenė krenaria e sigurimit dhe vetė udhėheqja e lartė i ka pėrgėzuar me dhjetra herė kėto suksese. Atėherė unė pyes se nga doli kjo akuzė, se e gjithė puna pėr kapjen e bandave paska qenė lojė e zbulimit amerikan, e Mehmet Shehut dhe e Kadri Hazbiut?

    Unė nuk ēuditem pėr kėtė, pasi kuptohet qė dikujt lart i intereson t’i pėrdorė kėto akuza pėr t’i mbushur mendjen popullit se unė gjithė jetėn paskam qenė agjent i zbulimeve tė huaja dhe se paskam punuar kundėr popullit. Pėr tė vėrtetuar kėto akuza gjenden njerėz pėr t“i lexuar siē i kanė shkruajtur njerėz tė tillė.

    Mua mė vjen turp kur i dėgjoj kėto akuza, por mė keq mė vjen kur nga lart injorohen me paturpėsinė mė tė madhe organet e Sigurimit tė Shtetit kur ata vetė i kishin quajtur “heronj tė heshtur” dhe i kishin pėrdorur sipas qejfit tė tyre, pėr punėt e tyre. Do tė vijė njė ditė qė historia do tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn, se si ka qenė”.

    Akuzat fars pėr Kadri Hazbiun

    Pjesėmarrja nė organizatėn kundėrrevolucionare qė kishte nė krye “poliagjentin” Mehmet Shehu
    Agjent i jugosllavėve dhe i sovjetikėve
    Si njė nga njerėzit qė sė bashku me M. Shehun, B. Ballukun, F. Shehun, Feēor Shehun e Mihallaq Ziēishtin, organizuan dhe mbėshtetėn Konferencėn e Tiranės tė vitit 1956
    Bandat lojė tė zbulimit amerikan pėr tė bėrė tė suksesshėm Kadri Hazbiun dhe Mehmet Shehun
    Vajtja nė shtėpinė e Mehmetit natėn e vdekjes
    Implikim nė bandėn e Xhevdet Mustafės


    Nesėr do tė lexoni

    Mbėshtetet me dėshmitarė fallso akuza pėr gjoja lidhjen e Kadri Hazbiut me bandėn e Xhevdet Mustafės
    A shkoi Kadriu natėn e vdekjes sė Mehmetit nė shtėpinė e kėtij tė fundi
    Qėndrimi i Kadriut ndaj dėshmitarėve tė stisur

    -----

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdimi--

    dokumenti

    Gjyqi i ish-ministrit tė Brendshėm, i gjithi i montuar. Dėshmitarėt ishin tė stisur dhe pjesė e skenarit tė parapėrgatitur


    Kadri Hazbiu: Gjithēka kundėr meje pėrgatitet e bėhet me dijeninė e Enver Hoxhės


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Ėshtė folur shumė pėr gjendjen shėndetėsore tė Enver Hoxhės. Qarkullonte fjala se ai ishte jo mirė me shėndet, pasi diagnoza si diabeti e parkinsoni e kishin shkatėrruar mendėrisht.

    Megjithatė, kjo mund tė mos ketė qenė e vėrtetė. Zanafilla e fushatės sė goditjeve qė Hoxha u bėri kuadrove kryesorė nė sektorėt kyē tė art-kulturės, ushtrisė, ekonomisė e nė Ministri tė Brendshme nė vitet 1973-1982, ėshtė nė vitin ’73 kur Hoxha “u sėmur”. Ardhja e mjekėve francezė dhe situata e alarmuar e atij viti ishte njė kombinacion. U tha atėherė se Enveri pati njė infarkt miokardi tė rėndė, por nė tė vėrtetė, ishte njė ishemi e lehtė. E gjithė kjo u bė pėr tė parė reagimin e udhėheqėsve tė tjerė, pra, kryesorėve pretendentė pėr postin e tij. Mehmet Shehu u besoi mjekėve tė huaj qė thanė se Enveri e kishte jetėn e shkurtėr dhe duket se ėshtė shprehur qė tani e tutje Enverin ta mbanin si figurė dhe punėt e partisė e tė shtetit t’i kryenin tė tjerė, mbase ai dhe Hysniu. Nė kėtė kohė u vu re edhe njė afrim i fėmijėve tė Bllokut me fėmijėt e Mehmetit. Kėtė e kanė deponuar fėmijėt e kėtij tė fundit. Kėtu e ka zanafillėn edhe plani i Enverit pėr tė eliminuar Mehmet Shehun. Ai nuk mund tė niste “luftėn frontale” me tė, por donte t’i merrte krahėt. Hoxha e nisi historinė e eliminimit me njeriun e tij besnik, Beqir Ballukun, nė vitin 1974. Nė kėtė kohė, Mehmeti deklaroi se “asnjė kuadėr tė mos i jepej Beqirit”, pra asnjė prej tyre tė mos goditej dhe u ngritėn nė pėrgjegjėsi Petrit Dume dhe Hito Ēako. Kjo nuk i erdhi pėr shtat Enverit, i cili ideoi edhe goditjen e tyre nė Plenumin e 6-tė tė KQ-sė tė PPSH-sė mė 16 dhjetor 1974. Kur u arrestua Abdyl Kėllezi dhe Koēo Theodhosi, njerėz pranė Mehmet Shehut kanė thėnė se ky i fundit ėshtė shprehur i revoltuar: “Kjo bėhet me qėllim qė tė mė marrin krahėt mua”. E pra, 18 dhjetori i vitit 1981 erdhi i zi nė historinė e Shqipėrisė komuniste; vdiq Mehmet Shehu, kryeministri i fortė i regjimit. Megjithatė, makinacionet e udhėheqjes sė lartė tė partisė nuk do tė ndalen kėtu. Kadriu dhe tė tjerė do ta mbyllnim ciklin dhjetėvjeēar tė eliminimeve.

    Plani pėr arrestimin e ish-ministrit tė Mbrojtjes
    Dėshmitarė okularė kanė thėnė se Hoxha ka qenė nė gjendje shumė tė mirė shėndetėsore edhe nė vitet e fundit tė jetės sė tij. Ai ka ideuar dhe drejtuar tė gjitha veprimet hetimore ndaj vdekjes sė Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Madje, edhe proceset ndaj personelit tė shėrbimit dhe familjarėve tė Mehmetit apo tė oficerėve tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe tė Mbrojtjes, i drejtonte personalisht vetė. Njerėz tė punėsuar pranė Hoxhės kanė thėnė se nė muajin gusht tė vitit 1982, ky i fundit ka qenė me pushime nė Pogradec. Njė ditė, duke ngėnė mėngjes, Enveri i thotė Nexhmijes: “Kur tė kthehem nė Tiranė dua tė thėrras ‘Jeshilin’ (kjo ishte nofka qė i kishte vėnė E. Hoxha, Kadri Hazbiut, pasi ky, nė gjueti vriste rosa tė cilat quheshin ‘jeshil’), dhe nė qoftė se ai nuk do tė mė thotė ato qė dua pėr Mehmetin, do ta bėj qė ta mbyllė me turp karrierėn e tij”.

    Nė njė tjetėr rast, gjatė bisedės qė Hoxha ka zhvilluar me Hekuran Isain, ėshtė shprehur: “Kadri Hazbiu mė ka kėrkuar takim, por edhe nėse do ta pres, do tė marr Beharin (shoqėruesi personal i Enverit) qė tė jetė prezent gjatė bisedės”. Nga tė dyja kėto biseda tė E. Hoxhės, del qartė se ai i trembej Kadri Hazbiut dhe nuk kishte besim te ky i fundit. Kombinacioni i Hoxhės shkon deri aty sa t’u kėrkojė dėshmitarėve tė stisur tė thonė se Kadri Hazbiu kishte karakter tė dobėt dhe ishte imoral, megjithėse nuk ia arriti kėsaj, pasi asnjė nuk pranoi ta bėnte njė deklarim tė tillė. Dihej qė Kadriu ishte e kundėrta e atyre qė thoshte Enveri, pra ai ishte burrė, njerėzor dhe mjaft i ndjeshėm. Fėmijėt e tij ishin gjithashtu model dhe dallonin nga fėmijėt e tjerė tė Bllokut. Familja e Hazbiut ishte pa pretendime dhe mė e thjeshta nga tė gjitha. E megjithatė, Hoxha nuk e kurseu, si edhe shumė tė tjerė, Kadri Hazbiun.

    Nė gjyqin e Kadri Hazbiut
    Hazbiu, njė nga kuadrot mė tė mirė tė Sigurimit tė Shtetit, nuk pranoi asnjė nga akuzat nė drejtim tė tij, por i kundėrshtoi ato duke thėnė se ato ishin kombinacion i agjenturave tė huaja dhe tė udhėheqjes sė partisė, pra, tė Enver Hoxhės.

    Fundi i kombinacionit pėr arrestimin e Kadri Hazbiut ishte “banda” e Xhevdet Mustafės. Funksionarė tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme kanė qenė nė dijeni tė ardhjes sė kėsaj “bande” qė nė kohėn kur ministėr i Brendshėm ishte Feēorr Shehu. Madje, atėherė janė marrė edhe masa, por Mustafa dhe pjesėtarėt e grupit tė tij nuk erdhėn atėherė, gjė qė lė vend pėr dyshime. “Banda” erdhi nė kohėn kur ministėr i Punėve tė Brendshme ishte Hekuran Isai. Madje, vlen tė theksohet fakti se nė kėtė kohė ishin hequr forcat e gatshme nga bregdeti shqiptar. Dihej saktė edhe vendi i zbarkimit. Xhevdet Mustafa, Haznedari dhe Halit Bajrami, u nisėm me skaf nga Pulja e Italisė dhe zbarkuan nė Divjakė tė Lushnjės. Xhevdet Mustafa e kuptoi se ardhja e tij ishte njė kurth i pastėr, ndaj edhe e vrau policin qė i doli para, e kėrkoi tė largohej, por u godit nga forcat rezerviste dhe u detyrua tė strehohet nė njė shtėpi nė afėrsi tė Rrogozhinės. Enver Hoxha dėrgoi Kadri Hazbiun pėr tė ndihmuar Hekuran Isain nė eliminimin e “bandės”. U krijua legjenda sikur Xhevdet Mustafa, ndėrsa ishte i rrethuar, kėrkoi tė takonte Kadri Hazbiun.

    Njė tjetėr anėtar i kėtij grupi, Halit Bajrami, u dorėzua nė postėn e policisė ku ishin prezent Kadri Hazbiu dhe Hekuran Isai. Dy pjesėtarėt e tjerė tė grupit u vranė. Tė tre kėta persona, sipas dėshmisė sė funksionarėve tė Sigurimit tė Shtetit, kanė qenė bashkėpunėtorė tė kėtij shėrbimi. Xhevdeti vinte nė Shqipėri ēdo tre-katėr muaj, ndėrsa Halit Bajrami mbahej nė lidhje nga kuadro tė zbulimit shqiptar. Ish-drejtori i kėtij shėrbimi ėshtė takuar me tė, kohė mė parė, nė Gjermani. Bajrami do tė ishte dėshmitar nė gjyqin e Kadri Hzbiut ku tha se nė momentin e dorėzimit tė tij, i kishte thėnė Kadriut se kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė zbatuar planin pėr eliminimin e Enver Hoxhės. Deklarimi i Bajramit nė gjyq ishte nė pėrputhje me skenarin e udhėheqjes sė lartė tė Partisė dhe zbatuar pikė pėr pikė nga Ministria e Brendshme, nėpėrmjet organit tė Hetuesisė. Kadri Hazbiu iu pėrgjigj kėshtu Halit Bajramit: “Ti Halit Bajrami ke qenė oficer sigurimi nė Divizionin e 5-tė nė Korēė. U ngatėrrove me gruan dhe ne tė pėrgatitėm si zbulues dhe tė dėrguam jashtė shtetit, me pėlqimin tėnd, si tė arratisur. Pra, ke qenė zbulues i Sigurimit tė Shtetit. Tė gjitha kėto qė ke thėnė janė tė parapėrgatitura nga zbulimet e huaja dhe Sigurimi i Shtetit, kėtė e di edhe Sekretari i Parė. Domethėnė, ai ėshtė promotori i tė gjitha kėtyre”. Nuk kishte se si Kadriun ta linin tė fliste nė kėtė mėnyrė. Menjėherė ndėrhyn kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe ia pret fjalėn. Pra, ėshtė e qartė se kjo ishte lojė. Pas kėsaj, Halit Bajrami ishte i lirė dhe shėtiste nėpėr Tiranė. Mė pas ai u largua pėr nė Australi, ikje, nė tė cilėn e shoqėroi njė nga hetuesit e procesit gjyqėsor tė Kadri Hazbiut. Kėshtu, ardhja e “bandės” sė Xhevdet Mustafės ishte njė kurth pėr ta pėrdorur si material nė gjyq kundėr Kadri Hazbiut. Dihej qė Haznedari dhe Xhevdeti kishin ardhur disa herė nė Durrės. Eliminimi i Haznedarit dhe i Xhevdetit ishte i qėllimshėm, pėr faktin se tė dy kėta mund tė tregonin se ishin pėrgatitur pėr tė ardhur nė Shqipėri. Dihej se Xhevdeti ishte njeri shumė i drejtė. Kėshtu, tė gjithė ata qė pėrgatitėn planin, do ta kishin shumė tė vėshtirė ta bindnin atė tė thoshte ato qė donte grupi i hetuesisė. Prandaj, duke njohur cilėsitė e tė dy kėtyre personave, i vranė dhe ruajtėn Halit Bajramin, tė cilin e njihnin, gjithashtu mirė. Ky kishte qenė kuadėr i Sigurimit, e njihte mirė personalisht Kadri Hazbiun, Feēorr Shehun, Llambin e tė tjerė, pėr tė cilėt mund tė thoshte ato qė donte grupi hetimor. Kjo vėrtetohet edhe nga dėshmitė e tij nė gjyq dhe nga trajtimi i veēantė qė i bėnė gjatė gjithė kohės qė qėndroi nė Shqipėri, duke banuar nė Hotel “Tirana”. Ai shoqėrohej nga SH. B., i cili sė bashku me ish-ministrin e Brendshėm, e pėrgatitėn pėr atė qė do tė depononte nė gjyq dhe qėndrimin qė do tė mbante ndaj Kadri Hazbiut. Madje, pėr t’u kujdesur pėr Halit Bajramin ishte caktuar edhe njė mjek. Si pėrfundim, ekspertė tė Sigurimit tė Shtetit kanė deklaruar se ardhja e “bandės” sė Xhevdet Mustafės ishte pėrgatitur nga zbulimi shqiptar dhe pėr pėrgatitjen e saj janė dėrguar nė Itali dy kuadro kryesorė, drejtues tė zbulimit. Duke i bėrė analizė ardhjes sė kėsaj bande, krijohet bindja e njė plani shumė djallėzor, i studiuar mirė deri nė hollėsi nga Enver Hoxha dhe i zbatuar nga njerėz tė tij si R. K. dhe Hekuran Isai.

    Kadriu s’ka qenė nė shtėpinė e Mehmetit
    Njė tjetėr alibi qė u hodh pėr ta implikuar Kadri Hazbiun ishte edhe ajo se gjoja ai kishte qenė natėn e 17 dhjetorit 1981 nė shtėpinė e Mehmet Shehut. Arrihet deri aty sa tė mendohet se ky i ka dhėnė atij mesazhin e zbulimeve tė huaja, se duhej tė vetėvritej, gjoja pėr tė shpėtuar tė tjerėt. Ishte pėrgatitur edhe dėshmia qė do ta vėrtetonte kėtė alibi. Dėshmitari, tejet i keqtrajtuar dhe i dhunuar, thotė se Kadri Hazbiu kishte shkuar rreth orės 22.30 nė shtėpinė e Mehmetit; nuk kishte hyrė nga porta kryesore, por nga dera e kuzhinės, e cila ndodhej prapa shtėpisė. Po nga ky dėshmitar, u tha qė tė dy kishin biseduar vetėm pėr vetėm nė studion e Mehmetit dhe pastaj Kadriu ishte larguar.

    Kadri Hazbiu e kishte dėgjuar me qetėsinė mė tė madhe dėshminė e dėshmitarit dhe pasi ky mbaroi, ai u shpreh: “Unė nuk kam qenė fare nė orėn 22.30 nė shtėpinė e Mehmetit, pasi atė natė, nga ora 20.30 e deri pas mesit tė natės, kam qenė i ftuar pėr darkė nė shtėpinė e sekretares sime, sepse burri i saj, qė ėshtė oficer, kishte ditėlindjen. Dėshmitari ėshtė i ri dhe po lufton me mish e me shpirt pėr tė mbrojtur jetėn e tij, dhe pėr kėtė, nuk i vė faj, por fajtorėt janė ata qė e kanė mėsuar keq, duke sajuar gjėra qė nuk qėndrojnė”.

    Kush e urdhėroi vdekjen e Teme Sejkos
    Kadri Hazbiu u akuzua se gjatė viteve 1955-1956, organet e sigurimit i hoqėn masat agjenturore-operative ndaj Jugosllavisė, legatės sė saj nė vendin tonė dhe ndaj personave qė dyshoheshin si agjentė tė zbulimit jugosllav. Kadri Hazbiu i pėrgjigjet kėsaj akuze: “Vėrtet u hoqėn kėto masa, por u hoqėn me urdhėr tė udhėheqėsit tė partisė, Enver Hoxhės, urdhėr qė ėshtė dhėnė me shkrim dhe ndodhet nė dosjen e arkivuar nė Ministrinė e Brendshme. Ky urdhėr ėshtė punuar e zbėrthyer edhe me kuadrot e kėtij dikasteri”.

    Dėshmitari R. K. e kishte drejtuar tė gjithė punėn operative pėr grumbullimin, gjoja, tė tė dhėnave qė implikonin Mehmet Shehun. Ishte ky njeri qė kishte propozuar edhe njėrėzit qė do tė goditeshin si “bashkėpunėtorė” dhe pjesėtarė tė “grupit” tė Mehmetit. Hetuesinė e tyre e drejtoi Hekuran Isai. R. K. vazhdoi ta drejtonte punėn operative deri nė arrestimin e Kadri Hazbiut. Nė dėshminė e tij nė gjuq, R. K. akuzoi Kadri Hazbiun dhe Feēorr Shehun si njerėzit mė tė afėrt tė Mehmet Shehut dhe se u caktuan tė punonin nė organet e sigurimit me propozim tė tij. Kadriu, tė gjitha akuzat e dėshmitarit i hodhi poshtė, duke thėnė: “Dua t“i them kėtij njeriu qė ka qenė kryetar i Degės pėr kapjen e bandave reaksionare, se pėrse e vrau pas krahėve Alush Leshanakun, dėrguar nga zbulimi italian, njė nga kuadrot mė tė zotė tė vendit tonė nė atė zbulim. Ne i dinim lėvizjet e Alushit dhe madje, edhe misionin e tij. Ti more urdhėr nga Mehmet Shehu qė ta kapje tė gjallė Leshanakun, ndėrsa e vrave. Qė veprove kėshtu, pra, nuk zbatove urdhrin e Mehmetit, duhet tė kesh marrė urdhėr nga dikush mė lart se kryeministri, tė cilin nuk mund ta kundėrshtoje dhe e di mirė ti kėtė. Ti ke drejtuar shumė procese dhe njė nga kėto ishte edhe ai i Teme Sejkos. Kur mbaroi gjyqi dhe Teme Sejko u dėnua me pushkatim nga gjykata, ty tė ka thirrur Mehmet Shehu nė zyrėn e tij dhe tė ka thėnė qė tė shkoje nė burg e tė takoje Teme Sejkon. Ta nxirrje atė nga birucat dhe tė bisedonit sė bashku nė ndonjė bazė jashtė burgut, pėr ta pyetur nėse ishin tė vėrteta akuzat qė i bėheshin. Ti e zbatove urdhrin e kryeministrit, por nuk e ke pyetur fare pėr ato qė tė tha Mehmeti, por e rrahe aq sa tė mbeti nė dorė i vdekur. Pėr tė dytėn herė, ti veproje nė kundėrshtim me urdhrat e marra nga kryeministri. Nga kush i kishe krahėt e ngrohta pėr tė kundėrshtuar kėto urdhra? Nga kush i merrje udhėzimet ndryshe. E thashė edhe mė lart se ka qenė tjetėrkush qė, pasi ėshtė informuar pėr urdhrat qė kisha merrė, tė ka urdhėruar tė veprosh ndryshe”.

    Kėto akuza qė ju bėnė Kadriut, jo vetėm qė dolėn bllof, por mė kryesorja ishte se vlonjati Hazbiu i ktheu tė gjitha nė akuza nė drejtim tė udhėheqjes sė lartė tė partisė, se ishin ata qė kishin urdhėruar pėr ēdo gjė; tė veprohej ashtu siē donin ata e tė tjera. Pjesėmarrės nė procesin gjuqėsor tė Kadri Hazbiut kanė deklaruar se nė tė gjitha pėrgjigjet dhe veprimet e tij, Kadriu ka qenė i qetė, megjithėse ishte i dėrmuar nga torturat qė i kishin bėrė. Me disa brinjė tė thyera, gjė e cila e detyronte tė mbahej me zor nė kėmbė, ai u ktheu mirė pėrgjigje tė gjithė dėshmitarėve tė akuzės, sajuar nga hetuesit.

    Kush e vrau Tukė Jakovėn
    Akuza mė e fundit i vjen Kadri Hazbiut nga njė grua. Ish-ministri akuzohej se kishte vrarė, me anė tė mjekėve, Tuk Jakovėn, personazhin e njohur historik, dėnuar nga Enver Hoxha. Kadriu iu pėrgjigj kėshtu kėsaj akuze: “Nėse zonja ka fakte se unė qenkam ai qė e paskam vrarė Tuk Jakovėn, atėherė ajo le t’ia thotė kėto trupit gjykues qė tė bindet nėse janė apo jo tė vėrteta. Unė e hedh poshtė kėtė akuzė tė sajuar nga tė tjerė e qė ti e pranove ta thoje kėtu. Nuk dua tė futem nė debat me ju zonjė, prandaj fol dhe nxirr faktet dhe mos thuaj fjalė boshe”.

    Trupi gjykues, pasi e pa qė edhe kjo dėshmitare u bllokua dhe nuk dinte se ēfarė tė thoshte mė, e largoi nga salla e gjyqit pa i dhėnė pėrgjigje Kadri Hazbiut.



    Debati
    Pėrplasjet e Kadri Hazbiut me Enverin

    Pėrplasje tė forta mes Kadri Hazbiut dhe Enver Hoxhės nė mbledhjen e Byrosė Politike. Akuza dhe justifikime, presion dhe gjykim tė njėanshėm: tė gjitha kėto ishin nė funksion tė asaj qė Hoxha kishte nė kokė, ta shpallte patjetėr armik tė popullit Kadri Hazbiun qė nuk tėrhiqej nga e tij, dhe herė pas here kundėrshtonte anėtarėt e Byrosė Politike rreth dyshimeve qė ata shfaqnin pėr veprimtarinė e ish-ministrit. Por, edhe Enver Hoxha ishte i vendosur nė atė ēka i kishte vėnė qėllim vetes; ai duhej patjetėr ta shpallte armik tė popullit “ish-shėrbėtorin” e denjė tė Partisė. Sekretari i parė i KQ-sė sė PPSH-sė, mes tė tjerave, nė debatin e tyre nė mbledhjen e 8 tetorit tė vitit 1982, kėrkoi me ngulm qė Hazbiu tė pranonte se gjithēka e kishte bėrė nė bashkėpunim me Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun, tė shpallur armiq pėrpara tij. Byroja i pėrmendi Kadriut njė lojė me zbulimet e huaja, qė e kishte zhvilluar pa e njoftuar Enver Hoxhėn apo edhe dėrgimin e njė kuadri tė lartė ushtarak nė Bashkimin Sovjetik. Nė mbledhjen e Byrosė u analizuan edhe disa raste rreth qėndrimit tė Kadriut nė prag tė prishjes sė marrėdhėnieve me rusėt. Prania e Flotės sė Gjashtė Amerikane nė Mesdhe shkaktoi panik tek udhėheqėsit e lartė tė Partisė sė Punės. Atėherė, Kadri Hazbiu mbante postin e ministrit tė Brendshėm. Nomenklatura e lartė shtetėrore e kishte frikėn e njė sulmi amerikan ndaj vendit tonė. Ndėrkohė, edhe Hrushovi kishte filluar bisedimet me amerikanėt. Pėrkrahja sovjetike sa vinte e po zbehej. E vetmja shpresė ishin 12 nėndetėset nė bazėn e Vlorės. Polemikat u bėnė mė tendencioze kur Ramiz Alia lexoi njė informacion tė Hysni Kapos. Debati ishte nė fazėn mė interesante kur “gabimet” Kadri Hazbiut i thuheshin me radhė, ndėrsa byroistėt me Enverin nė krye, u ndalėn kryesisht te dėrgimi nė Akademinė Ushtarake tė Bashkimit Sovjetik tė Teme Sejkos, ish-komandanti i Flotės Luftarake dhe loja me kėshilltarėt sovjetikė nė kohėn kur marrėdhėniet ishin tė ngrira. Kadriu, i ēoroditur pėrballė njė sėrė pyetjesh, po harronte situatat nė tė cilat kishte biseduar pėr kėto probleme tė rėndėsishme me Hoxhėn, i cili tashmė ia mohonte tė gjitha. Mė 8 tetor 1981 u bė mbledhja e plenumit tė KQ-sė sė PPSH-sė, ku akuzat nuk kishin fund, por mė evidentja ishte ajo pėr bashkėpunim me Mehmet Shehun e Beqir Ballukun. Pėr kėtė, gjatė gjithė kohės aludoi Enver Hoxha, ndėrsa tė tjerėt, me pak fjalė ose nė heshtje, e mbėshtesnin atė. Dialogu i mbledhjes sa vinte e bėhej mė i ashpėr, por Kadri Hazbiun e vunė para dhe nuk iu dha mundėsia tė shpjegohej ashtu siē duhej.

    vazhdon..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dokumenti

    Ish-ministri i pėrgjigjet akuzės se oganizimin e Konferencės sė Tiranės e kishte bėrė “grupi armiqėsor” i Mehmet Shehut


    Ja si u mbrojt Kadri Hazbiu nė gjyqin e montuar


    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    A ishte Kadri Hazbiu, personazhi i njohur i luftės, drejtues i Ministrisė sė Brendshme pėr njė kohė tė gjatė dhe truri i Sigurimit Shqiptar, armik? A mund tė ishte ky njeri agjenti i zbulimeve tė huaja? Shumė njerėz janė tė bindur tashmė se ky njeri, si gjatė luftės edhe gjatė ndėrtimit tė vendit, kishte treguar se ishte i ndershėm dhe besnik i partisė, duke punuar nė tė gjithė sektorėt pėr tė mirėn e popullit e tė vendit.

    Akuzat dhe dėnimi kapital i Kadri Hazbiut tregon se dikush ia kishte frikėn reputacionit tė tij nė popull. Enver Hoxha donte qė njerėzit tė donin vetėm atė, dhe tė tjerė qė kishin reputacion i kishte eliminuar. Gjithashtu, dėnimi i njerėzve tė aftė i hapte rrugėn drejt Byrosė Politike njerėzve tė paaftė dhe kėta tė nxirrnin mė pas nė krye tė partisė (pasi vdiq Enveri), Ramiz Alinė, njė njeri i zgjuar e dinak, qė gjithnjė kishte ndenjur nė hije nė situata tė turbullta. Enver Hoxha e dinte mirė se Alia nuk ishte askushi pėrpara Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut e tė tjerėve, tė cilėt i eliminoi. Njė gjyq tėrėsisht i montuar dhe akuzat qė ju bėnė Kadriut, ishin absurde. Ato vazhduan nga ēdo drejtim, nė mėnyrė qė ta thyenin, tė paktėn tė pranonte diēka, qoftė edhe ndonjė gabim pune qė mė pas kėtė ta kthenin se e kishte bėrė me qėllim, pra, pėr tė sabotuar. Megjithatė, as kėtė nuk e gjetėn te Kadri Hazbiu. Pėr mė tepėr, lexoni disa dėshmi dhe pėrgjigje qė iu dha dėshmitarėve Kadri Hazbiu gjatė gjyqit, edhe pse mezi qėndronte nė kėmbė nga torturat ēnjerėzore tė ish-vartėsve tė tij, tė komanduar nga ministri Isai.

    Deponimi i dėshmitarit pėr Konferencėn e Tiranės
    Njė dėshmi e gėnjeshtėrt dhe e stisur nė ngarkim tė Kadri Habiut, ishte edhe gjoja pjesėmarrja e tij nė Konferencėn e Tiranės nė vitin 1956. Enver Hoxha nuk kishte lėnė gjė pa kurdisur pėr ta nėnshtruar plotėsisht Hazbiun, pėr ta shpallur atė armik, dhe se ai kishte qėllim eliminimin e udhėheqjes sė lartė tė partisė. Sipas skenarit, veprimtaria kishte filluar herėt. Dėshmitari qė e ciėsonte veten anėtar tė “grupit armiqėsor” tė Mehmet Shehut, pėrpara trupit gjykues tha: “Nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės nė vitin 1956, ne organizuam aksionin e gjerė pėr ta kthyer kėtė konferencė nė njė mbledhje pėr tė sulmuar nė tė gjitha drejtimet udhėheqjen e partisė dhe nė mėnyrė tė veēantė, sekretarin e parė tė Partisė, Enver Hoxhėn. U nxitėn diskutimet kundėr kultit tė individit, mėnyrėn e mirė tė jetesės qė bėn Byroja Politike, nė njė kohė kur populli jetonte nė kondita tė kėqija ekonomike, makinat luksoze qė pėrdoreshin pėr udhėheqjen, si dhe shumė probeleme tė tjera qė diskutantėt flisnin me fakte dhe pasion. Konferencėn e drejtonte Fiqret Shehu, qė ishte sekretare e parė e KP-sė sė Tiranės. I deleguar i Byrosė Politike nė konferencė ishte Beqir Balluku. Mehmet Shuhu, Kadri Hazbiu dhe disa anėtarė tė Byrosė Politike, ishin tė ftuar. Porosia qė Mehmeti i kishte dhėnė Beqirit dhe Fiqretit, ishte qė diskutimet tė liheshin tė lira, tė mos ndėrpriteshin diskutantėt nė mėnyrė qė ata tė thoshin atė qė ndjenin. Nė afkt, tė gjithė diskutantėt flisnin dhe kritikonin nė drejtim tė udhėheqjes sė lartė tė partisė dhe askujt nuk iu ndėrpre fjala. Pėr rrugėn qė kishte marrė konferenca, dikush njoftoi Enver Hoxhėn, i cili ishte me pushime nė Vlorė e qė erdhi me urgjencė nė Tiranė. Kėtė ne e morėm vesh dhe me urgjencė Mehmeti na mblodhi nė shtėpinė e tij. Atje ishin Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu, Feēorr Shehu (nė atė kohė drejtor i Drejtorisė sė Tiranės), si edhe unė. Mehmet Shehu, duke parashikuar reagimin e Enver Hoxhės dhe dyshimet qė atij mund t’i lindnin nė drejtimin tonė, sidomos tė Beqirit dhe tė Fiqretit, na dha udhėzime se si tė vepronim pėr tė evituar ēdo dyshim. Nė fakt, u morėn masa nga tė gjithė ne, anėtarėt e organizatės kundėrrevolucionare, siē ishte pėr shembull goditja e disa personave, qė ishin mė agresivėt nė diskutimet e tyre, madje, edhe duke i arrestuar, pėr tė treguar se ne ishim pėr tė mbrojtur vijėn e partisė. Disa tė tjerė u pėrjashtuan nga partia. U morėn gjithashtu edhe masa tė tjera pėr ta larguar dyshimin qė mund tė binte mbi ne, pėr organizimin e kėsaj konference”. Dėshmitari i papėrgatitur nga hetesit nuk harroi tė jepte hollėsi dhe detaje tė gjoja organizimit tė saj nga Mehmet Shehu, Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu, pėr tė sulmuar udhėheqjen e partisė dhe kultin e individit tė Enver Hoxhės. Analiza e dėshmitarit pėr kėtė konferencė ishte njė kopje e asaj qė i kishte bėrė Hoxha nė veprat e tij, i cili e ka quajtur Konferencėn e Tiranės njė “komplot tė madh armiqėsor kundėr udhėheqjes sė partisė”. Ndryshimi qėndronte vetėm nė atė qė dėshmitari “zbuloi” emrat e atyre qė gjoja e organizuan. Kuptoj tashmė se ku ishin fabrikuar deponime tė tilla. Qėllimi i Enver Hoxhės ishte tė tregonte se ai qė mė parė kishte dyshuar pėr njė gjė tė tillė dhe se tani, ato qė kishte thėnė, i vertetonte njė dėshmitar, pjesėtar i “organizatės kundėrrevolucionare”. Dėshmitari nė gjyq dukej i dėrmuar fare dhe e thoshte deponimin e tij si tė ishte njė robot. Ai i mbante mend me pikė e me presje ato qė duhet tė thoshte, pasi ishte pėrgatitur nga ish-ministri i Brendshėm dhe hetuesit, sipas porosisė sė udhėheqjes sė lartė. Ky dėshmitar nuk kurseu tė thoshte njė thes me gėnjeshtra pėr shokun e tij tė ngushtė dhe u bė kėshtu akuzuesi kryesor i Kadri Hazbiut. Nė fillim hetuesia u muar shumė me Feēorr Shehun, tė cilin e torturuan nė mėnyrė ēnjerėzore dhe menduan se ai do tė fliste, por nė tė vėrtetė, ai nuk e bėri njė gjė tė tillė. Njė tjetėr dėshmitar ishte nė pėrpunim, por ai ato qė deponoi gjatė hetuesisė, i hodhi poshtė mė vonė, duke pohuar se gjithēka e thėnė ishte gėnjeshtėr dhe se e kishte deklaruar nga zori, prej torturave qė i kishin bėrė. Pra kyēi i procesit u bė ky dėshmitar qė deponoi tė pavėrteta pėr tė nxjerrė nga goja gjėrė qė populli tė kuptonte se gjoja nė krye tė organeve tė sigurimit kishin qenė kuandro tė zbulimeve tė huaja si Koēi, Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e tė tjerė.

    Pėrgjigjet e zgjuara tė Kadri Hazbiut
    Tė gjitha ato qė tha dėshmitari, Hazbiu i dėgjoi me vėmendje, i qetė dhe mbante shėnime pėr gjithēka. Qė nė fillim tė hetuesisė, Kadriu kishte kėrkuar materialet qė pėrmbanin udhėzime tė lėshuara pėr problemet agjenturore, urdhra tė dhėna nga udhėheqja e lartė dhe mjaft dokumente qė ndodheshin nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, me qėllim qė tė hidhte poshtė mė fakte tė gjitha akuzat qė i bėheshin, ku ndėr tė tjera, ishte edhe se gjoja ky kishte dhėnė urdhėra dhe udhėzime qė binin nė kundėrshtim me vijėn e partisė dhe udhėzimet e Byrosė Politike. Megjithė insistimin e tij, pėr t“i pasur kėto dokumente, kjo qėllimisht nuk u realizua, duke nxjerrė pretekste tė ndryshme. Kadriu akuzave tė dėshmitarit iu pėrgjigj: “Deponimi ose leximi i atyre qė i kishin shkruar tė tjerėt dėshmitarit mbi organizimin dhe zhvilimin e Konferencės sė Partisė sė Tiranės nė vitin 1956, ishte njė trillim me njė fantazi qė ėshtė pėr t“u pasur zili. Sipas dėshmitarit, del se kjo konferencė ishte organizuar nga Mehmet Shehu, Beqir Balluku (i deleguari i Byrosė Politike), Kadri Hazbiu, Fiqret Shehu (sekretare e parė e Partisė sė Rrethit Tiranė), Mihallaq Ziēishti dhe Feēorr Shehu (drejtor i Punėve tė Brendshme pėr Tiranėn). Gjithmonė sipas dėshmitarit, duke pėrfituar nga mungesa e Enver Hoxhės, qė ishte me pushime nė Vlorė, ne duhet tė punonim pėr tė nxitur njerėzit qė nė diskutimet e tyre tė flisnin kudėr vijės sė partisė dhe udhėheqjes sė saj. Si tė gjitha akuzat e tjera, edhe kjo ishte njė sajesė e poshtėr e dėshmitarit. Nė kėtė konferencė ishte e pranishme e gjithė Byroja Politike, me pėrjashtim tė Enver Hoxhės. Ėshtė e vėrtetė qė shumė diskutantė e morėn fjalėn dhe diskutuan pėr shumė probleme. U ngrit edhe problemi i kultit tė individit; u tha se pėrse ai nuk diskutohet nė partinė tonė, u tha se klasa udhėheqėse po borgjezohet, jetojnė nė Bllok, pėrdorin makina luksoze etj., nė njė kohė kur populli ishte keq ekonomikisht. Pėrveē kėtyre, pati edhe debate pėr probleme tė tjera. Beqir Balluku, qė ishte i deleguari i Byrosė Politike, i lejoi njerėzit tė diskutonin lirisht, duke i dhėnė njėkohėsisht pėrgjigje ēdonjėrit prej tyre. Tė gjitha kėto diskutime nuk i organizuam ne, siē thotė dėshmitari, pasi njerėzit qė folėn ishin njerėz tė thjeshtė dhe ngrinin probleme qė ata i quanin tė drejta dhe kėrkonin zgjidhje, pėr faktin se godisnin tė metat qė ishin vėnė re nė vijėn e partisė. Kėto diskutime u cilėsuan nga sekretari i parė i Partisė, qė erdhi me shpejtėsi nga Vlora, si veprimtari armiqėsore qė kishte pėr qėllim rrėzimin e udhėheqjes sė lartė tė partisė dhe ishin organizuar nga njerėz tė zbulimeve tė huaja, pėr tė bėrė po atė qė kishte bėrė nė vendet e demokracisė popullore; qė edhe nė Shqipėri tė diskutohej pėr kultin e individit dhe me pretekstin e kėsaj tė eliminohej udhėheqja e shėndoshė e partisė dhe tė vendosnin revizionizmin nė Shqipėri. Fantazia, trillimi ose poshtėrsia e akuzave tė bėra nga dėshmitari, arrihet deri aty sa tė thuhet se ne gjoja nga frika e ardhjes sė ekretarit tė parė nga Vlora, duke parė se dhe konferenca e partisė nuk shkoi ashtu siē e kishim parashikuar, por dėshtoi, thuhet se u mblodhėm nė shtėpinė e Mehmet Shehut, ku diskutuam pėr masat qė duhet tė merrnim pėr tė fshehur gjurmėt tona nė lidhje me organizimin e kėsaj konference. Kjo ishte njė gėnjeshtėr qė nuk qėndron askund. Ne, jo vetėm qė nuk jemi mbledhur fare, bile as nė mėnyrė individuale nuk kemi biseduar me njėri-tjetrin, pėr mėnyrėn se si u zhvillua kjo konferencė ose pėr diskutimet qė u bėnė nė tė. Kėtu dua tė shtoj edhe njė gjė tjetėr: gjithė goditjet, dėnimet, etj., pėr kėta njerėz qė diskutuan nė mėnyrė “tė dyshimtė”, janė bėrė me urdhėr tė sekretarit tė parė tė PPSH-sė; janė piketuar nga vetė ai. Prandaj tė gjitha akuzat e sajuara nė mėnyrėn me diletanteske pėr Konferencėn e Partisė sė Tiranės nė vitin 1956, nuk janė gjė tjetėr, veēse “qiqra nė hell”. Mua nuk mė rėndoni me kėto akuza tė pandershme, tė gėnjeshtėrta dhe tė lexuara nga njė njeri qė nga frika, pranon tė thotė ēdo gėnjeshtėr, mjafton qė tė shpėtojė kokėn. Unė ju them kėtu, para trupit gjykues, se kam qenė vite me radhė ministėr i Brendshėm; ua them pėrsėri se le tė dalė njė njeri nė tėrė Shqipėrinė, qė jo vetėm ta kem goditur, por tė paktėn, ta kem shtyrė. Kėtė nuk e kam bėrė kurrėn e kurrės. Kurse ju i keni pėrdorur torturat gjatė gjithė kohės. Na keni torturuar nė mėnyrė ēnjerėzore. Nė kėto tortura vinte ēdo natė ministri i Brendshėm, Hekuran Isai, dhe merrej vetė personalisht me to. Unė ju pyes juve se a mund tė rrihem nė kėtė moshė? A mund tė rrihen pėr moshėn e tyre Feēorri, Llambi, Ganiu, Xhaviti e tė tjerė? Kjo pėr mua ka dy gjėra: E para se nuk keni fakte qė unė jam armik dhe nuk kam qenė asnjėherė armik i partisė. Ju pėrdorni drurin pėr tė nxjerrė ndonjė gjė, qoftė edhe tė pasaktė, mjafton qė tė mbushni procesverbalin. E dyta. Ju jeni tė paaftė nė detyrat qė kryeni, duke menduar se atė mund ta bėni vetėm me dru. Konkluzioni im pėr tė gjitha akuzat qė mė janė bėrė ėshtė se ato janė tė sajuara nga druri dhe torturat ēnjerėzore dhe janė tė pavlera, pėrralla, dhe i hedh poshtė si tė qėllimshme.

    Nė lidhje me Mehmet Shehun dhe tė tjera akuza
    Sipas Enver Hoxhės, tė gjitha “grupet armiqėsore” qė kishin dalė nė Art-Kulturė, Ushtri, Ekonomi e tė tjera, i kishte organizuar dhe drejtuar Mehmet Shehu. Pėr ta vėrtetuar kėtė tezė tė Enver Hoxhės, u pėrdorėn edhe dėshmitarė. Njė prej tyre duhet tė vėrtetonte njė tjetėr alibi. Enveri kishte thėnė se pas mbledhjes sė Byrosė Politike dhe takimit qė Kadri Hazbiu kishte bėrė me njė nga anėtarėt e bandės sė Xhevdet Mustafės, i cili gjoja i kishte dorėzuar njė mesazh pėr Mehmetin nga zbulimi i huaj, ku i thoshin se meqė ishte zbuluar veprimtaria e tij e pėr tė shpėtuar shokėt, Mehmeti duhet tė vriste veten dhe pėrpara kėsaj duhet tė udhėzonte krahun e tij tė djathtė, Kadri Hazbiun, se si duhet tė vepronte nė tė ardhmen. Prandaj, shprehet Enver Hoxha, natėn dhe nė mėnyrė tė fshehtė, Kadriu shkoi te Mehmeti, i dorėzoi atij mesazhin dhe biseduan qė tė dy. Kėsaj iu pėrmbajt edhe dėshmitari. Kadriu iu pėrgjigj: “Dėshmitar, ti je i ri dhe po lufton me mish e me shpirt, qė ta mbrosh jetėn dhe pėr kėtė nuk tė vė faj, sepse fajin e kanė ata qė tė kanė mėsuar keq.” Kėshtu, edhe kjo akuzė, u kundėrshtua. Pėrpjekjet e ish-ministrit tė Brendshėm dhe grupit hetimor dėshtuan. Megjithatė, Kadriun do ta prisnin edhe shumė akuza tė tjera. Njė dėshmitar, si edhe tė tjerėt, i stisur, e akuzoi Hazbiun se gjoja ishte vėnė nė shėrbim tė jugosllavėve. Tė nesėrmen nė gjyq, Kadriu tha: “Kjo ėshtė njė shpifje e ēuditshme qė vetėm njė njeri pa mend nė kokė mund ta pranojė e tė thotė njė akuzė tė tillė, e kjo, pėr shumė arsye. Dua ta pyes dėshmitarin se kemi qėndruar ndonjėherė sė bashku, duke bėrė muhabet apo tė paktėn, tė kemi pirė njė kafe. Kjo nuk ka ndodhur kurrė se jo vetėm qė unė nuk kam shkuar ndonjėherė nė hotel “Dajti” e as mė keni shėrbyer ndonjėherė me punėn tuaj. Ne tė dy nuk kemi pasur ndonjė njohje, pėrveēse ndonjė pėrshėndetje kur shiheshim nė rrugė. Atėherė, si ka mundėsi qė dy qeveritarė jugosllavė vijnė e tė thonė ty qė na krijo njė takim me Kadri Hazbiun, kur ti nuk kishe dy pare muhabet me mua? Ku u bazuan kėta tė dy zotėrinj qeveritarė jugosllavė qė tė tė thonin ty pėr t“u takuar me mua, kur ata po tė donin mė takonin edhe nė ndonjė pritje zyrtare. Kėto akuza qė mė bėhen janė pėr tė qeshur dhe tė gjithė kanė tė drejtė tė thonė se janė budallallėqe tė trasha, qė tė tjerėt kanė sajuar qė tė pėrdorin njė njeri tė pashkollė si dėshmitar. Unė i them dėshmitarit se po qe i zoti, dhe janė tė vėrteta ato qė thotė ai, le t“i faktojė ato pėr tė hedhur poshtė ato qė them unė. Por, mė vjen keq qė them se ti nuk je gjė tjetėr, veē njė robot qė tė kanė mėsuar njė fjalė, tė cilėn ti e pėrdor vazhdimisht. Ti nuk ke faj, por fajin e kanė tė tjerėt dhe ti je bėrė viktima e tyre”. Dėshmitai mė vonė, gjatė kohės qė vuante dėnimin nė Burgun e Burrelit, do tė thoshte: “Jam rrahur vazhdimisht, edhe pse isha i moshuar. Megjithatė, u thashė se nuk dija gjė. Por njė ditė mė thirri ministri i Brendshėm dhe mė tha se mė jepte fjalėn e burrit, se po ta akuzoja Kadriun me fjalėt qė do tė mė thoshin, do tė mė lironte nga burgu dhe kjo, sipas tij, ishte fjalė burri. Kėshtu, unė u thashė: “Shkruani ēfarė tė doni dhe silleni kėtu, se do ta firmos”.

    ----panorama----

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    ...

    rrėfimi i veteranit

    intervista/“Marrėdhėniet e mia me ish-ministrin e Brendshėm”


    Haxhiaj: Si na i uronte datėlindjet Kadri Hazbiu


    Sebi Alla

    Pėr 20 vjet me radhė puna e bėri qė tė kishte kontakte tė vazhdueshme me ministrin e Brendshėm tė asaj kohe, Kadri Hazbiun. Rustem Haxhiaj, veteran lufte dhe ish-efektiv i lartė i Policisė sė Shtetit, ruan akoma respektin mė tė madh pėr ish-eprorin e tij.

    Nė vitin 1982 Kadri Hazbiut i hidhen prangat dhe pas pak seancash gjyqėsore dėnohet me pushkatim. Pėr tė ēfarė nuk u tha. Armik i popullit, intrigant, revizionist e shumė epitete tė tjera, qė zakonisht u viheshin qoftė edhe nė mėnyrė subjektive personave qė ishin caktuar nga partia pėr t’u eliminuar. Por, ndėrsa kjo njollė e zezė mbetej nė parti, nė radhėt e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit kishte njė tjetėr opinion pėr Hazbiun. Sot ėshtė 82-vjetori i lindjes sė Kadri Hazbiut qė, pėr fatin e tij tė keq nuk mund ta festojė. Ai pėrfundoi i pushkatuar me vendim gjyqėsor, me pretendimin se ka shkelur vijėn e partisė. Por pikėrisht njeriu qė pėrkujtonte datėlindjet e punonjėsve tė policisė, kujtohet nga njė pjesė e mirė e ish-vartėsve tė tij. Si sillej Hazbiu me kuadrat e lartė dhe tė ulėt tė Policisė sė Shtetit. Ēfarė raportesh krijonte ai me njerėzit qė ishin pararoja e rendit. Si i kishte kontaktet me masėn e kuadrove. Reagimi i ashpėr pėr ēėshtje tė punės. Dhe cili ishte nė tė vėrtetė karakteri i Kadri Hazbiut, ish-anėtarit tė Byrosė Politike dhe ish-ministrit tė Brendshėm pėr dekada tė tėra. Tė gjitha enigmat e figurės sė tij i tregon pėr gazetėn “Panorama” Rustem Haxhiaj, ish-efektiv i lartė i Policisė sė Shtetit nė vitet 1946-1982.

    Kur jeni njohur me Kadri Hazbiun?
    Me Kadri Hazbiun jam njohur nė vitin 1946, kur ishte shef i Sigurimit tė Ushtrisė. Isha me njė shokun tim qė e njihte mirė. Nė fillim nuk e njoha, kur ai tha shoku Kadri, atėherė e pashė qė isha pėrballė Kadri Hazbiut. Bėmė muhabet nė rrugė dhe ai e pyeti shokun tim, qė ishte vlonjat, se si i kishte njerėzit e shtėpisė. Kur u ndamė mė la pėrshtypjen se ishte oficer madhor dhe i veshur disi mirė. Mbaj mend se mė 1947 Vitin e Ri e kaloi me ne, qė ishim beqarė, nė klubin e Ministrisė sė Brendshme. Mė nga afėr u njoha me tė kur u bė ministėr i Punėve tė Brendshme. Ne bėnim mbledhje edhe me Mehmet Shehun kur ishte ministėr i Brendshėm, por ndryshe ishte natyra e tij. Mehmeti ishte shumė i vrazhdtė dhe e kishim disi tė vėshtirė tė flisnim lirshėm me tė, ndėrsa Kadriu ishte tjetėr gjė. Ishte njė njeri qė ta dinte tė mirėn dhe tė keqen, madje nė fatkeqėsi ai vinte i pari. Kujtoj se kur i vdiq gruaja njė shokut tonė, ne vajtėm ta ngushėllonim. Kur befas mbėrrin aty edhe Kadri Hazbiu, qė filloi t’i jepte kėshilla. Ai ishte shumė i afėrt me njerėzit dhe interesohej pėr gjithēka.

    Po personalisht, si jeni njohur?
    Unė nuk e festoja datėlindjen. Ka qenė viti 1963 dhe Kadri Hazbiu vjen nga Kolonja nė Gjirokastėr. Ne dolėm pėr ta takuar. Nė kėtė kohė vjen kryetari i Komitetit, sekretari i Partisė sė Rrethit, kryetari i Degės etj. Unė shkova nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Kadriu pasi u ngrit nga tavolina mė thirri. “Ku e ke shtėpinė”, mė pyeti, i thashė te ky pallati kėtu. Nė fillim ndjeva njė lloj dyshimi, se pėrse e kėrkoi tė dinte ku banoja. Vajtėm nė shtėpi. Ai u ul nė divan. Mori rakinė dhe mė tha: “Tė uroj datėlindjen”. Pėr thėnė tė drejtėn, edhe mirė mė erdhi, por, megjithatė, shtanga. E falėnderova dhe nuk i thashė qė nuk mė kishte vajtur mendja. Qėndroi afro njė orė dhe mė pas u ngrit. I thashė, shoku ministėr qėndroni, se kur tė vjen miku brenda nuk i thuhet ik. Jo mė tha, jam nisur pėr Gjirokastėr, se kam mbledhje. Ai nxirrte nga kuadri tė gjithė datėlindjet e punonjėsve tė policisė dhe gjente kohėn e mėnyrėn qė t’i uronte.

    A keni pasur probleme? Si reagonte Kadri Hazbiu ndaj tyre?
    Nė njė repart ushtarak kishte ndodhur njė ngjarje e rėndė dhe Komanda mendonte se si do tė pėrgjigjej para ministrit. Pas tri ditėsh Kadriu e merr nė telefon komandantin dhe i thotė ē’kemi andej. Ja i thotė ky, ajo ngjarja kur u rrėzua avioni, por pa pasoja nė njerėz. Po mirė shprehet Hazbiu, probleme teknike do tė ketė, por mjafton qė nuk ka pasur pasoja nė njerėz. Mė pas i thotė komandantit: “Tė uroj datėlindjen”.

    Ju keni punuar nė shumė rrethe me detyra tė larta nė polici, si i kishit marrėdhėniet me eprorin tuaj?
    Njė herė tjetėr mė erdhi nė shtėpi nė Lezhė, unė isha shef i Policisė sė Lezhės. Filloi menjėherė nga shkatė. “Ē’ėshtė kjo, raki shefi? Qenka raki e mirė, kur tė iki tė ma japėsh me vete”, tha Kadriu. “Nuk ėshtė raki shefi, por ėshtė raki qė e pi tėrė populli i Lezhės. Ja i thashė, ėshtė edhe etiketa”. Po etiketa, mė tha, vihet e hiqet. Jo, ndėrhyri kryetari i Komitetit, kjo ėshtė raki Lezhe. Mirė tha, do ta marr me vete. Mė pas kur po rrinim mė pyeti. Ku shkoi rakia? Ja i thashė e kam kėtu. U hodh gruaja dhe tha, e paska polici. Pse polici i thoni juve, ndėrhyri. Unė iu pėrgjigja menjėherė dhe i thashė “polic jam”, tani nuk kemi grada, pasi detyrat janė ndarja jonė dhe populli nuk e di se ēfarė funksioni kemi, pasi ai tė sheh vetėm si polic.

    Pėr aq sa e keni njohur ju, Hazbiu ishte njeri i hapur vetėm me efektivat e policisė apo me tė gjithė?
    Nė vitin 1966, kaloi nga Kolonja pėr nė Vrinė tė Sarandės, me brigadat blegtorale. Bėri njė rrugė tė gjatė nga Kolonja nė Frashėr tė Pėrmetit deri nė Gjirokastėr dhe nė Sarandė. Rrinte sė bashku me ēobanėt, i veshur edhe ky me rroba tė leshta, me njė gunė dhe me ēizme llastiku. I dobėt pėr nga natyra, kur kalonte me bagėti, i dilnin fshatarėt dhe i thoshin kthe bagėtitė, se na prishe kollotat. Ai u pėrgjigjej po tani po i largojmė, banorėt e zonės nuk e dinin se ai ishte ministėr i Brendshėm. Kur kaloi nė fshatin Kosovė tė Pėrmetit, e mori njė shok pėr drekė. Aty i zoti i shtėpisė, qė ishte i moshuar, gjithmonė i drejtohej me fjalėt shoku ministėr, drejtorit tė Fermės. I biri i thotė menjėherė se nuk ėshtė ai ministri, por ėshtė ky dhe zgjat gishtin nga Hazbiu. Por i ati ia kthen, po ky ėshtė ēoban! Kur filluan nga muhabetet, i zoti i shtėpisė tha: “Ministra mund tė ketė shumė Enver Hoxha, por si Kadri Hazbiu janė tė rrallė”. Kur iku nga Ministria e Brendshme te Ministria e Mbrojtjes pati njė lloj keqardhjeje nga shumė shokė.

    Gjatė kohės qė keni qenė shef policie, a keni pasur debate me Hazbiun?
    Na thirri njė herė nė ministri se, gjoja, nuk e kishim zgjidhur deri nė fund problemin e njė personi. Kur u futėm brenda ishim tre veta. Na dha dorėn dhe ul nė karrige, filloi tė pyesė se pse nuk ia keni zgjidhur problemin Fran Cakut, qė kishte vajtur mė pas nė ministri dhe ishte ankuar. Hazbiu fliste tepėr i revoltuar dhe mė drejtohet mua. Pėr ty e kam! Se kėto krime i ndjek ti. Mbasi mbaroi iu pėrgjigja: ”Shoku ministėr, pse na detyroni qė tė shkelim ligjet, unė vetė nuk isha i bindur pėr ta arrestuar, jo se prokurori nuk firmoste vendimin e arrestit. Por unė e di urdhrin tuaj, qė kur ka kontradikta shefi me prokurorin, t’u drejtohemi juve pėr ta zgjidhur me prokurorin e pėrgjithshėm. Unė nuk isha dakord ta arrestonim, se krimet nėn pesė vjet dėnoheshin me gjykim tė lirė. Dhe hetimet ishin tė plota dhe nga lėnia jashtė nuk zbehej ēėshtja penale. Atėherė ministri tha: “Mirė, po pse nuk i sqaroni njerėzit, po vijnė e ankohen kėtu nė ministri”. Nė fakt, pėr kėtė ēėshtje Caku ishte ankuar se problemi i tij po zvarritej dhe dosja nuk kishte kaluar nė gjykatė. Ndėrsa mbaj mend njė rast tjetėr, kur njė vajzė qė ishte nė Asamblin e Ushtrisė ishte larguar nga puna. Kjo pėr arsye se vėllai i saj ishte dėnuar pėr vjedhje. Kur isha shef i Rajonit tė Policisė Nr. 1 mė urdhėron Hazbiu qė tė kthehej nė punė menjėherė vajza, pasi nuk kishte ajo pėrgjegjėsi pėr fajet e tė vėllait. Kur ishte nė pozitat e ministrit tė Brendshėm vjen njė ēoban nga Saranda nė konferencėn e sindikatave, Kadriu e pa nė sallė dhe i tha: “Kur tė mbaroj, tė mė presėsh aty”. Pasi mbaroi konferenca doli nga salla dhe dhe i tha ēobanit, hajde se do tė vemi nga shtėpia ime. “Ik, i tha ai, se unė bie era ēoban. Jo, ia ktheu Hazbiu”, dhe e mori nė shtėpi.



    Jetėshkrimi
    Kush ėshtė Rustem Haxhiaj

    Kur ishte vetėm 17 vjeē Rustem Haxhiajt iu desh tė dilte partizan dhe tė luftonte nė radhėt e Brigadės VI Sulmuese. Zgjidhet si njė ndėr partizanėt mė tė dalluar nė luftime dhe mė pas transferohet nė Tiranė, ku merr pjesė nė betejėn pėr ēlirimin e kryeqytetit, nė vjeshtėn e vitit 1944. Pas ēlirimit tė vendit Haxhiaj punoi nė detyra tė ndryshme nė Policinė e Shtetit. Rustem Haxhiaj ka lindur nė Progonat nė vitin 1926. Gjatė luftės italo-greke italianėt kishin lėnė shumė armatime luftarake nė fshatin e tij. Babai e dėrgon Rustemin nė Tiranė pėr tė mos rėnė pre e ndonjė aksidenti. Mirėpo, qė kėtu lindi edhe urrejtja pėr fashizmin dhe fillon tė angazhohet nė lėvizjen antifashiste. Nė vitin 1942, kur punonte nė fabrikėn e tullave, bėhet anėtar i Rinisė Komuniste. Pastaj merr pjesė nė grupet edukative tė Rinisė Komuniste. Por vendi tashmė kishte nevopjė tė shtonte radhėt e formacioneve partizane pėr ēlirimin e vendit. Nė vitin 1943 ai inkuadrohet nė Brigadėn VI Sulmuese, me komandant brigade Tahir Kadarenė dhe komisar Mustafa Matohitin, i cili u vra nė Margėllėē tė Patosit. Nė vitet 1957 - 1960 Haxhiaj kryen Shkollėn e Lartė tė Policisė nė Bashkimin Sovjetik. Gjatė viteve ’60 – ‘70, kryen detyrėn e shefit tė Policisė nė Pėrmet. Mė pas, deri nė vitin 1976, tė njėjtėn detyrė e ushtron nė Lezhė. Karrierėn e tij policore do ta mbyllė nė vitin 1982 si shef i Rajonit tė Policisė Nr. 1 nė Tiranė.



    ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mes tjerash veterani Policise thote:

    ----

    Ndėrsa mbaj mend njė rast tjetėr, kur njė vajzė qė ishte nė Asamblin e Ushtrisė ishte larguar nga puna. Kjo pėr arsye se vėllai i saj ishte dėnuar pėr vjedhje. Kur isha shef i Rajonit tė Policisė Nr. 1 mė urdhėron Hazbiu qė tė kthehej nė punė menjėherė vajza, pasi nuk kishte ajo pėrgjegjėsi pėr fajet e tė vėllait.

    -----


    Pra kur vidhte dikush me biografi te mire asnje i afert nuk kishte pasoja..
    Po kur dikush thoshte pesh pesh ndonje llaf me zarar kunder Partise cbehej?

    A do nderhynte Kadriu per ta shtene ne pune at vajzen.. ne se vellai i vajzes se Ansamblit do kish thene..se " kjo qeveri na tollonizoi"..
    uė..cthua mo pse i luajtur eshte ai nga fiqiri..



    hmmm nuku thot gje veteran mavria.. por dihet.. se behej genocid e kete genocid e provuan mijra intelektuale e ne fund dhe vet Kadri Hazbiu ..mjeshtri i Spiunazhit Shqiptar..



    Psh kur Kadriu "beri gabime politike" jo vetem e hoqen nga puna por e pushkatuan e bile para se ta pushkatojne ja shkulen dhe dhembet nje e nga nje... dhe gruan e femije e sorrollop te Kadri Mavrise i degdisen burgjeve..

    Prandaj SHQIPERIA me 1990 -91 u gdhi me 5-6-7-8 Desidente te gjalle por te p-jerdhur fizikishto menderisht e me qindra mijra hajdute te shendetshem qe nuk u kish hyre ferr ne kembe gjat viteve te Kasap Enverit..

    qashtu..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ne nji rast ishin prane kampi i te denuemve ordinere, hajdute e kriminele, me kampin e te denuemve politike.
    Ne nji takim me nji te burgosun ordiner nji nane i thote te birit:
    -Shyqyr o bir qi s'na turpnove e nuk hyne ne burg per politike!

  11. #11
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    Makbulja Tha Qe Mos Te Hapen Dosjet ............
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

Tema tė Ngjashme

  1. Per ta kuptuar nese PC e pranon lojen shiko ketu...
    Nga lisian nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 02:24
  2. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  3. “Breaking News”, njė histori pėr 10 mijė tė pėrdhunuarat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 09:39
  4. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25
  5. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •