Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit..kunder transparences..

    ..e ku je mo komitet i partis punes..


    RD shkruan:


    ---------

    Koalicioni antikorrupsion dėnon qėndrimin e " helsinkasve " pėr deklarimin e pasurive tė qeveritarėve


    Padi skandaloze e Komitetit tė Mbrojtjes sė tė Korruptuarve


    Komiteti i Helsinkit ėshtė vėnė nė mbrojtje tė politikanėve tė korruptuar lidhur me deklarimet e pasurive tė tyre. Sipas pėrfaqėsuesve tė kėtij Komiteti, tė cilėt u panė dje nė konferencė shtypi, neni 34 i Ligjit "Pėr deklarimin e pasurive" cėnon tė drejtėn e individit, ndaj nuk duhet t'i referohemi Ligjit "pėr tė drejtėn e informimit pėr dokumentat zyrtarė", por atij pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale.

    Sipas Komitetit tė Helsinkit, kryeministri Nano apo zyrtarėt e tjerė tė pėrfolur pėr korrupsion duhet tė pyeten njė herė nėse dėshirojnė apo jo tė deklarojnė pasurinė e tyre, duke lėshuar, nė qoftė se duan, edhe autorizimin pėr verifikimin e saj.

    Siē dihet, hartimi i kėtij ligji ėshtė bėrė nga koalicioni kundėr korrupsionit dhe opozita. Pėrfaqėsuesit e koalicionit antikorrupsion deklaruan dje se, "ajo ēfarė Komiteti ka deklaruar nė padinė e tij tė depozituar nė Gjykatėn Kushtetuese, shpall si tė rrezikshme pėr tė drejtat e personave qė deklarojnė pasuritė transparencėn publike". Sipas pėrfaqėsuesit tė koalicionit antikorrupsion, "transparenca publike mund tė jetė e dėmshme pėr ndonjė person qė ka abuzuar me postin pėr t'u pasuruar nė mėnyrė tė paligjshme, sepse duhet tė pėrballet me drejtėsinė, por kjo transparencė publike ėshtė pėr tė mirėn publike dhe ajo mund tė ndalohet vetėm nė ato raste siē janė sekretet ligjore apo kur cėnohet interesi publik".

    Menjėherė pas deklaratės sė Komitetit tė Helsinkit nė mbrojtje tė zyrtarėve tė korruptuar, kryetari i PDRN, Dashamir Shehi, e ka ironizuar ndėrhyrjen e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit lidhur me deklarimet e pasurisė sė politikanėve.

    Ai tha se "ka shumė ēėshtje tė rėnda nė kėtė vend, pėr tė cilat ky komitet nuk e hap gojėn, ka shumė tė drejta qė nė Shqipėri shkelen nė mėnyrėn mė flagrante dhe duhet tė merret me to, dhe jo tė marrė nė mbrojtje atė qė nuk mund tė merret prej askujt, tė korruptuarve nė qeverisje".

    Shehi tha se, "nė qoftė se kėtij ligji do t'i hiqet neni pėr deklarimin e pasurive, ky ligj nuk ka mė vlerė. Me kėtė ligj nuk futet njeri nė burg, nuk i sekuestrohet askujt pasuria, me kėtė ligj ne vetėm e marrim vesh se nga e kanė fituar kėtė pasuri".

    Siē dihet, edhe Kėshilli i Europės, nė rezolutėn mė tė ashpėr pėr Shqipėrinė miratuar mė 29 prill 2004 pėrsa i pėrket luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, deklaron se "KE kėrkon ndėr tė tjera miratimin e Ligjit "pėr konfliktin e interesave" dhe njė sistem kredibėl tė deklarimit tė pasurive tė personave tė zgjedhur".

    M.B


    Zyra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Qytetarėve reagon pas deklaratės sė Helsinkit tė Tiranės


    "Pas KSHH fshihen zyrtarė tė korruptuar"


    Zyra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Qytetarėve ka reaguar dje ndaj padisė tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit pėr shfuqizimin e nenit 34 pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale.

    Drejtori i kėsaj zyre, Kreshnik Spahiu, tha dje pėr mediat se, "padia e KSHH ėshtė e ēuditshme dhe nuk dihet se interesat e kujt kėrkohen tė mbrohen pėrmes kėsaj padie".

    Duke u shprehur kundėr padisė tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit kreu i ZMQ, Spahiu reagoi dje ndaj pretendimeve tė drejtuesve tė kėtij komiteti pėr shfuqizimin e nenit qė parashikon njohjen e deklarimit tė pasurive nga njerėzit e thjeshtė. Kreshnik Spahiu tha se, kjo padi ėshtė e ēuditshme edhe pėr faktin se vetė politikanėt kanė pranuar t'i deklarojnė pasuritė dhe qytetarėt duhet t'i njohin ato.

    "Qytetarėt duhet tė dinė se kush i qeveris, ēfarė pasurish kanė ato dhe cilat janė burimet e pasurive tė politikanėve", thekson drejtori i ZMQ, Kreshnik Spahiu. Sipas tij, shfuqizimi i nenit 34 tė Ligjit "Pėr deklarimin e pasurive tė politikanėve" zhvlerėson ligjin, nė hartimin e tė cilit ka marrė pjesė edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

    Duket se kėrkesa pėr shfuqizimin e nenit qė u jep tė drejtė individėve tė njohin pasuritė e politikanėve del nė mbrojtje tė tyre.


    Minarolli: KSHH, kundėr misionit tė tij


    Sinqerisht kam mbetur i habitur nga reagimi i Komitetit tė Helsinkit. Jo vetėm pėr faktin se ka patur me dhjetra raste, nė mos mė shumė, kur pėr shkak tė objektit tė detyrės sė tij, ky Komitet duhej jo ta ngrinte zėrin, por tė bėrtiste dhe nė tė kundėrt ka heshtur. Unė mendoj dhe jam i bindur se ky ligj pikėrisht pėr kėtė punė u bė, t'i bėhej transparent publikut kjo pjesė e privacisė tė zyrtarėve tė lartė. Ligji u miratua nė mėnyre unanime. Deputetėt me vullnetin e lirė pranuan tė jenė transparent para publikut pėr pastėrtinė e figurės sė tyre morale, nė lidhje me konfliktin e interesave pėr shkak tė posteve zyrtare apo tė korrupsionit si plagė qė luftohet me masa konkrete dhe jo me llafe. Atėherė kujt i ėshtė shkelur nė kallo? Tė mos harrohet se nėpėrmjet kryetarit tė opozitės, Dr.Berishės i ėshtė kėrkuar tė gjithė deputetėve qė nė mėnyrė vullnetare tė heqin dorė nga e drejta e imunitetit atėherė kur ėshtė e nevojshme tė hetohet pėr njė ēėshtje.

    Kur pashė reagimin e Komitetit tė Helsinkit m'u kujtua ajo qė ndodhi para dy vjetėsh nė Komitetit Drejtues tė PS, kur kryetari nxirrte tė lara e tė palara pėr ministrat e drejtuesit e tjerė tė PS. Mos vallė tani Helsinki reagon, sepse kjo duhet tė mbetet e drejtė eskluzive e kryeministrit qė ai ta pėrdorė si mjet presioni ndaj tė tjerėve? Pra tė kalojmė nė njė palė dosjesh tė tjera, por nė tė njėjtin rol siē pėrdorte ish- Sigurimi i Shtetit dosjet e tij tė famshme.

    Unė gjykoj se Parlamenti shqiptar ka bėrė njė hap pėrpara nė miratimin e kėtij ligji dhe tani kur kanė filluar tė cėnohen interesat, kėrkohet tė anullohet.

    Mė duket se nė kėtė rast ky komitet ėshtė vėnė nė njė rol qė nuk i pėrshtatet emrit qė mban.


    Andrea Stefani: Helsinki, kundėr transparencės


    Ne si koalicion anti-korrupsion kemi shprehur shqetėsimin lidhur me njė iniciativė tė marrė nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pėr shpalljen antikushtetues tė njė neni tė ligjit pėr deklarimin dhe verifikin e pasurive tė zyrtarėve tė lartė, pra pėr shpalljen antikushtetes tė kėtij neni, i cili kėrkon publikimin e kėtyre deklarimeve dhe frika jonė ėshtė se njė iniciativė e tillė do tė mund ta bllokonte procesin e transparencės aq tė domosdoshėm pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri.

    Ne kemi bindjen se transparenca publike, aq mė tepėr pėr pasuritė e zyrtarėve tė lartė, jo vetėm qė nuk dėmton tė drejtat e askujt, por pėrkundrazi mbron tė drejtat e njerėzve nė tėrėsi, por edhe tė drejtėn dhe interesin e publikut tė dhunuar nga ky korrupsion galopant qė po zhvillohet nė Shqipėri.

    Nė deklaratat e sotme tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit vėrejmė se ka njė pozicion disi mė ndryshe nga ai qė ekspozohet nė padinė qė ata kanė ngritur nė Gjykatėn Kushtetuese. Sot, ata po flasin thjesht pėr njė shikim teknik tė kėsaj ēėshtjeje dhe deklarojnė se nuk janė kundėr frymės sė publikimit tė kėtyre pasurive, por gjithėsesi unė mendoj qė procesi duhet tė ndiqet me kujdes dhe se reagimi i OJQ-ve dhe i opinionit publik nė mbrojtje tė transparencės, madje edhe i disa politikanėve nė mbrojtje tė transparencės dhe i deklarimit publik tė pasurive tė tyre, ka filluar tė japė frytet e veta edhe nė kėtė debat qė zhvillohet.


    Arbnori: Helsinki, nė mbrojtje tė hajdutėve


    Kur deputetėt vendosin njė ligj me vullnetin e plotė tė tyre, ėshtė i kotė shqetėsimi i disa njerėzve, qė nga funksionet e tyre duhet tė pėrkrahin idenė e transparencės lidhur me deklarimin e ndershėm tė pasurisė nga zyrtarėt e lartė tė shtetit.

    Janė bėrė diskutime tė shumta lidhur me pasurinė e ligjshme apo tė paligjshme tė politikanėve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit duhet tė ndikonte qė tė thellohej ky proces nė funksion tė transparencės dhe zbardhjes sė aferave korruptive tė zyrtarėve. Ne do tė mirėprisnim ēdo sugjerim pozitiv tė kėtij komiteti. Por nga deklarata e djeshme e KSHH, del fare qartė qė kur flitet pėr mashtrim nė deklarimin e pasurive dhe pėr falsifikime ky komitet qan hallin e "tė dėmtuarve".

    U shpreha, jo pa ironi edhe njė njė TV privat se me ē'kam dėgjuar deri tani, sipas deklaratės time zyrtare, unė dal mė i pasur se disa njerėz mė tė mėdhenj nė poste dhe qė njihen si persona qė merren me afera tė dyshimta ose tė padyshimta, qė maten jo me mijėra, as me miliona lekė, por me pėrmasa shume herė mė tė mėdha se kaq.

    E pėrsėris, qė sikurse shumica e deputetėve, edhe unė jam i bashkuar me shqetėsimin e koalicionit qytetar antikorrupsion lidhur me deklarimin e pansinqertė tė pasurive nga disa zyrtarė tė lartė, pėrfshirė edhe kryeministrin Nano. Ai qė e ka vėnė nė rrugė tė ndershme dhe jo me turp s'ka pse tė ketė frikė nga njė pasuri e tillė. Pasuria e ndershme ėshtė diēka qė tregon zotėsinė e njeriut dhe jo ndonjė gjė qė duhet fshehur prej botės. Nė hall tė madh janė ata qė e kanė vėnė pasurinė nga burime tė tjera tė fshehta ose tė paligjshme, ndaj dhe kėrkojnė ta fshehin.

    Pėrgatiti:

    Halil RAMA

    ----------------

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Organizata te "mrojtjes se te drejtave te njeriut" ?

    Brari shkruan
    "e ku je mo komitet i partis punes.."


    Brari e kuptoj qe eshte e dhimbshme qe te shohesh se te ashtuquajturat organizata te mbrojtes se te drejtave te njeriut jane organizata te mashtrimit te njeriut.Mos u merzit.Mbase te ngushelloj po te them se keshtu duhet te jete ne te gjithe boten.Une kam patur kontakt per vite me rradhe me perfaqesues te Amnesty International(pa qene asnjehere pjesetar i atyre organizatave)
    dhe me organizata qe thone se duan te ndihmojne te huajt ketu ne Heidelberg te Gjermanise.C'te te them ca njerrez zemergurre,ca marioneta te rrezikshme te shtetit.
    Ca njerrez pa ndjenja dhe pa respekt per njeriut ca ndyresira,keshtu i kam perjetuar une organizatat e mbrojtjes se njeriut ketu ne Heidelberg te Gjermanise ne pozicionin tim si i huaj ne hall,dhe si perkthyes qe donte te ndihmonte te tjeret pa para.
    Pra s'ka si te jete ndryshe ne Shqiperi.S'do bejme bec botes ne.Sic bejne te tjeret ashtu dhe ne.
    .................................................. .................................................. ............................
    Germany Go Home!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •