Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Question Sa guxojnë shqiptarët, emigrantë në vendet fqinjë, të shpalosin identitetin e tyre ?

    Emigrantëve shqiptarë u shkelen të drejtat
    Organizata Ndërkombëtare e Punës, konferencë në Gjenevë për të drejtat e emigrantëve


    Sa guxojnë shqiptarët, emigrantë në vendet fqinjë, të shpalosin identitetin e tyre pa problem dhe sa të barabartë ndjehen ata dhe fëmijët e tyre në vendet ku jetojnë sot? Kjo është një pyetje retorike për këdo që ka sadopak njohuri nga historia e hidhur e emigracionit postkomunist shqiptar.
    Që prej korrikut të vitit ’90, kur u shpërthyen dyert e ambasadave e deri më 9 janarin e 2004-ës, kur grupi i fundit i klandestinëve ra në fund të detit, shqiptarët vazhdojnë të skedohen si të padëshiruar në kontinentin e vjetër, të civilizuar. Edhe për ministrin shqiptar të Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjëll Bejtaj, gjendja e emigracionit shqiptar pranohet që është ekstreme. Ai thotë se shqiptarëve u shkelen të drejtat civile, ekonomike dhe politike, si dhe u mohohet mundësia për t’u integruar në vendet pritëse. Në një konferencë të përgjitshshme të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që po mbahet në Gjenevë, Bejtaj konfirmoi edhe një herë pozicionin jashtëzakonisht të vështirë të bashkëkombasve të tij emigrantë. Ministri Bejtaj gjendet në Gjenevë, në krye të një delegacioni ku marrin pjesë edhe përfaqësuses të dy sindikatave kryesore, Gëzim Kalaja i BSPSH dhe Kastriot Muço i KSSH, si edhe përfaqësues të punëdhënësve shqiptarë nga forumet e BOBSH-it dhe KOP-it. Përqendrimi i vëmendjes së konferencës për këtë vit ishte në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave në punë të migrantëve si dhe integrimin e tyre ekonomik dhe shoqëror.
    Shqiptarët,
    një treta emigrantë
    Aktualisht Shqiperia, me një popullsi prej rreth 3 milion banorësh, ka rreth 20 % të popullsisë së saj në emigracion, ose afërsisht rreth 750 mijë emigrantë, nga të cilët rreth 400 mijë punojnë në Greqi, rreth 250 mijë punojnë në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera të BE, SHBA dhe Kanada. “Dukuria globale e migrimit për vetë natyrën e saj krijon efekte problematike në të gjitha sferat e jetës, sociale, ekonomike dhe politike. Në vendet pritëse efektet negative janë shfaqur edhe në shkeljen e të drejtave civile, ekonomike dhe politike të emigrantëve shqiptarë si dhe në mungesën e mundësisë për t`u integruar” tha dje në konferencë ministri shqiptar i Punës dhe Çështjeve Sociale. Qeveria shqiptare, tha Bejtaj, vlerëson se emigrimi i rregullt sjell ndikim pozitiv për individin dhe shoqërinë, jo vetëm në vendet e origjinës, por edhe në vendet pritëse.Trajtimi i problemit migrator është sa kompleks aq edhe përfshirës, pasi kërkon veprime integruese dhe mbeshtetje të gjerë nga të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë. Si i tillë ai nuk mund të kuptohet pa zhvillimin ekonomik dhe reduktimin e varfërisë. Konsensusi i të gjithë këtyre faktorëve qëndron në themel të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për rritjen ekonomike, punësimin, mbrojtjen sociale dhe mirëqenien, sipas tij.
    ILO të bëjë presion në vendet fqinj me ne
    Duke vleresuar angazhimin serioz të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, dhe efektet pozitive që ka reflektuar, Bejtaj vlerësoi me mjaft interes vazhdimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të inisiativave të ILO-s si një kontribut të rëndësishëm në rritjen e dimensionit rajonal dhe global te saj, të cilat do t’i shërbenin mirëkuptimit ndërmjet shteteve, vendosjes së frymeës së bashkëpunimit për respektimin e të drejtave dhe lirive universale të njeriut, në kuadrin e proceseve integruese. Tendenca në kapërcimin e barrierave tradicionale në lëvizjen e lirë të njerëzve, krahas lëvizjes së mallrave dhe kapitaleve, nxit kontributin në vazhdimesi të ILO-s, që krahas standartizimit të legjislacionit, të mbështesë zhvillimin e politikave me dimension social dhe ekonomik si dhe bashkëpunimin teknik në fushën e migrimit për punësim. “Si vend antar i ILO-s, kësaj organizate me reputacion ndërkombëtar, në emër të qeverisë shqiptare shpreh dëshirën e emigrantëve shqiptare që krahas marrëdhënive shumë të mira që ekzistojnë në nivel politik midis Shqipërisë dhe Italisë e Greqisë, vendet ku punojnë shumica e emigrantëve shqiptarë, të rritet kontributi dhe presioni i organizatave dhe organizmave ndërkombëtarë për respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë konform standarteve të pranuara dhe të përparuara”, tha dje Bejtaj.

    Autori i Lajmit: Olimbi Velaj
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Personalisht mendoj se ka tre lloj Shqiptaresh sote ne emigrim.Flas per ato qe kane jasht duke filluar nga tre vjet e siper. Lloji pare mendoj se jane ata te cliet ngelin 100% Shqiptare ne c`do lloj menyre ne veprime, mendime,dhe gjithmon rrine ne ambjente Shqiptare nuk futen te intergrohen ne komunitete te tjera, mbase kjo eshte per shume arsye por neise. Lloji 2 Jane ata te cilet jetojne jeten Shqiptare dhe ruajne traditat e tyre dinjesisht, por qe shoqerohen ose kalojne kohe dhe ne ambjente te tjera me te huaj,dhe ata te fundit mendoj se jane ata qe lene Shqiperine kane nga 3-4 vjet, ndonjeher dhe me shume vite, dhe thone Shqiperia kshu, Shqiperia ashtu, Atje s`ka kshu, Ska ashtu.

    Mbase do jene shume te verteta ato pakenaqesira qe do shprehin per momentin por nese do i mendojne per nje sekond dhe do kujtojne se ku kane lindur dhe si e kane kaluar ate prejudhen ku te gjithe ishim te barabart domethene nuk ishte kapitalizem sic eshte tani, atehere dhe keta do ndryshonin mendim dhe do i bashkangjiteshin mendimit qe te jesh " Patriot ne zemer e ta shprehesh me diplomaci dhe dinjesisht" por ne te njejten kohe te intergrohesh ne c`do lloj komuniteti duke mar mendime dhe duke pasur eksperjenca nga me te ndryshmet, disa nga keta do fillojne te hapin horizontin e tyre, dhe te ndryshojne sadopak mendimet e te tjerve per ne Shqiptaret.

    Mos i marri njeri personalisht keto qe thash me siper thjesht jane se cfare mendoj, dhe cfare kam pari deri ne kohen e tanishme.

    Miqesisht Driloni...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un per vete kam qene ne shume vende, dhe disa here neper vendet e ballkanit. Per ta mohuar identitetin nuk e kam mohuar kurre, por qe kam hasur veshtiresi te medha ne Maqedoni, Greqi, dhe gjate 3 viteve qe jetova ne Itali nuk e mohoj si fakt. Mbase gjerat kane ndryshuar sadopak ne Itali, por ne Greqi dhe heren e fundit qe kam qene para nje 2 vitesh, situata qe njesoj, trajtimi skandaloz etj etj.

    Shqiptaret ne Amerike jane pak sa konfuz, sidomos mbas marrjes se pashaportes Amerikane fluturojn me pras tek veni, dhe ka nga ata qe mezi presin te shkojn ne Greqi me 2 pashaporta e ti shesin mend Grekut, ka dhe nga ata qe nuk e cajn koken shume per shtetesine Shqiptare. Kjo vjen per shume aresye, pasi ne Amerike ka me dhjetra organizata Shqiptare, por asnje nga keto nuk mundohet te krijoj dicka konkrete per Shqiptaret. Shumica e ketyre organizatave kane njerez qe shesin mend me njeri tjetrin, qe mundohen te kapin pozicionet e tyre ne kongres duke neglizhuar rendesine e krijimit te nje komuniteti te mirfillte ku nuk ka dallime feje apo krahine apo dhe niveli arsimor. Shume nga keta drejtues po bejne pune te cmueshme, por ama keta jane njerez qe mund te kene rreth 4-10 vjet qe jane larguar nga ai vend. Pra i perkasin nje gjenerate qe thote se "jemi Shqiptar" por nuk veprojn per komunitetin e ketushem, por mundohen te bejne te pamunduren. Kjo e pamundur quhet nje ndryshim politik ne Shqiperi, gje qe nuk mund te behet me nje grup personash, por me nje diaspore te tere.

    Qe Shqiptaret te mos kene me frike te shpalosin identetin e tyre, duhet te kene nje zyre, qender informacioni, kulturore etj etj, si cdo shtet, dhe jo PARTY SPORADIKE per festa te ndryshme, qe pervec gjujtjes per ndonje femer, azgje kombetare nuk ndodh aty.

    Nuk ka te bej me guxim fare puna, se sa me krenarine qe te identifikohesh me nje emer qe te gjithe e dine, qe te gjithe kane degjuar gjera pozitive dhe konkrete ne lidhje me ate komunitet(Shqiptar ne kete rast), dhe jo opinionin e lajmeve te gazetave per filan hajdut a ku di un.

    Duhet nje kunderpergjigje ndaj keti opinioni, dhe e vetmja kunderpegjigje eshte krijimi solid i komunitetit Shqiptar sidomos ne Amerik, Kanada Itali, Greqi, Angli, Gjermani dhe Zvicer ku ndodhen dhe me shume Shqiptar.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •