Vlora, e papėrsėritshme... - Nga Besiana Lushaj ( @ spektri)


Disa qytete kanė aftėsinė tė tė rrėmbejnė! Krijohet pėr to njė realitet paralel me histori dhe personazhe karakteristike, tė cilat kthehen nė simbole tė qytetit dhe e bėjnė tė famshėm. Vlora ėshtė e tillė.

Nga Tirana udhėtimi nuk ėshtė i mundimshėm: hyrja nė Vlorė dallohet nga ullishtet e bukura qė shtrihen nė kodrat rreth saj. Prej andej duket qyteti si i zhytur si nė gropė dhe pasqyra blu e detit e bėn shumė tėrheqėse pamjen. Pavarėsisht historive me maska, rruga nė hyrje tė Vlorės, rrethuar me ullishte dhe mozaikėt nė gur me temė "realizmi socialist" krijojnė njė atmosferė tė kėndshme ėndėrrimtare pėr qytetin qė duket nga larg. Pasi zbret kodrėn, rruga vazhdon drejt brenda zemrės sė qytetit: shenja mė e saktė se jeni brenda nė qytet ėshtė statuja e famshme e Ismail Qemalit nė Sheshin e Flamurit.

Po nė atė shesh ndodhet edhe Xhamia Muradie. Ėshtė ndėrtuar ndėrmjet viteve 1542-1557 nga arkitekti Mimar Sinani, themeluesi i arkitekturės klasike osmane. Nė mes tė qendrės sė zhurmshme xhamia e rrethuar nga njė gardh dhe pemė ėshtė njė vend paqėsor. "Njė ishull qetėsie" pėrshkruhet nga James Petiffer nė Guidėn Blu tė Shqipėrisė. Lagjja e xhamisė ėshtė edhe mė e vjetra e qytetit; ėshtė njė pėrplasje e dhunshme e kulturave: pazari i vjetėr turk ecėn rrethuar nga ndėrtesa tė stilit austriako-italian. Ndėrtesa shumė tė veēanta, por pothuaj tė rrėnuara. Tė vjen keq kur sheh njė nga pjesėt me turistike tė qytetit tė shkatėrruar nga moskujdesja e atyre qė banojnė vetė nė atė qytet.

Kodra e Kuzum Babasė

Nėse gjendeni nė qendėr tė Vlorės, mjafton tė ngrini sytė lart pėr tė dalluar njė nga pikat e hershme turistike nė qytet: kodrėn e Kuzum Babasė. Thuhet qė ai ėshtė vend i shenjtė. Ka dy mėnyra pėr t'u ngjitur deri nė majė: nė kėmbė ose me makinė. Mėnyra e parė do t'ju merrte minimalisht 20 minuta me ecje normale; kėshtu do ta shijoni pamjen qė shfaqet hap pas hapi. Por edhe me makinė - pa u lodhur - pamja shijon njėlloj. Prej andej duket i gjithė Vlora: ndėrtesat, porti dhe pasqyra e shndritshme e detit (presupozohet njė kohė me diell). Ėshtė vendi ideal pėr tė shkrepur fotografi. Nuk mungon aty edhe njė bar-restorant pėr tė kaluar drekėn ose darkėn.

Pranė detit, pranė mbretit...

Mjafton tė ndjekėsh rrugėn kryesore dhe do tė arrish te bregu i detit. Por ėmbėlsira lihet pėr nė fund! Edhe pse rruga ėshtė me pluhur, nėse ėshtė kohė e mirė, ju kėshillojmė tė ecni nė kėmbė, kėshtu do tė mėsoni shumė pėr vendin dhe vendasit, por do tė keni mundėsi edhe tė blini diēka nėpėr dyqanet mė tė mira tė qytetit; ose tė provoni ndonjė ushqim sepse nė Vlorė shumica e ushqimeve janė prodhime vendase, si: vaji i ullirit, djathi apo mishi.

Gjatė rrugės mund tė shohėsh ndėrtesat e vjetra tė qytetit, si: teatrin "Petro Marko" apo ndėrtesėn e Muzeut Historik tė qytetit. Pallatet e reja janė ndėrtuar radhė: kanė njė stil tė veēantė nė krahasim me ndėrtimet e reja qė janė bėrė nė qytete e tjera. Janė pallate tė larta dhe tė bardha (thonė qė e bardha ėshtė ngjyra e preferuar e gangsterave), me forma tė valėzuara. Njė ndjenjė bonsesni besoj i ka bėrė ndėrtuesit e pallateve tė kėnė kujdes pėr harmoninė e godinave tė reja mes njėra-tjerės; kėtė mund tė quajmė si pjesėn mė moderne tė qytetit. Sidomos pėr shkak tė qendrės se re tregtare "Riviera", tek e cila mund tė kalohen dy orė tė kėndshme, duke parė dyqanet ose duke ngrėnė njė drekė nė restorantin qė ndodhet brenda saj. Po nė atė zonė gjenden edhe lokale tė tjera, ku mund tė pihet kafja duke shijuar pamjen nga deti. Po nė zonėn e Skelės gjendet edhe shtėpia historike ku ėshtė ngritur flamuri nga Ismail Qemali.


Pak histori

Vlora njihet edhe me emrin e vjetėr tė saj Aulon, e pagėzuar kėshtu nga kolonistėt helenė qė nė antikitet. Gjatė Mesjetės, quhej Avlonya. Pas themelimit tė qytetit tė vogėl Avlon (me kuptimin kanal) preu monedhat e veta dhe fuqia e tij shtrihej deri nė zonėn e lumit tė Vlorės. Rėndėsia e qytetit u rrit sidomos me rėnien e Apolonisė, pas ndryshimit tė rrjedhės sė lumit tė Vjosės, prej njė tėrmeti tė rėndė nė fund tė shekullit III e.r. prej shek. V kishte edhe nje peshkopatė, pasi njėlloj si Durrėsi u bė qendėr e rėndėsishme krishtere. Qyteti ka njohur shumė pushtime qė nga antikiteti deri nė luftėrat botėrore, mund tė thuhet se ka pasur shumė pak periudha kur ka qenė e lirė. Ka qenė njė nga qendrat e vendosjes sė ēifutėve nė Shqipėri; rreth viteve 1519-20 kishte 609 familje ēifute tė ardhura nė Vlorė kryesisht nga Spanja. Nė zhvillimin e saj ka njohur ulje dhe ngritje tė mėdha deri nė shek XIX dhe fillimi i shek.XX, kur filloi tė merrte rėndėsi tė madhe si port.

Sigurisht ngjarja mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt qė lidhet me kėtė qytet ėshtė ngritja e flamurit dhe shpallja e Pavarėsisė mė 1912, kur rrjedhimisht ky qytet u kthye nė selinė e qeverisė sė parė tė Shqipėrisė sė pavarur. Sinagoga e vetme nė Shqipėri ndodhej pikėrisht nė kėtė qytet, por u shkatėrrua gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Vlora kujtohet si qytet sidomos pėr luftėrat e saj, si ajo e vitit 1920, pastaj kryengritja e vitit 1924 kundėr Zogut. Gjatė regjimit komunist ajo u bė e famshme sidomos pėr konfliktin mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik, i cili kishte investuar ne qendrėn ushtarake tė vendosur nė ishullin e Sazanit. Veē tė tjerave ky qytet preferohej nga Enver Hoxha, i cili ftonte nė shtėpinė e tij verore shumė personalite tė njohura tė kohės. Historitė mė tė reja tė luftės vijnė nga '97, vit nė tė cilin ēdo media e huaj pėrmendi Vlorėn dhe rebelėt e saj. Sot gjendja ėshtė mė e normalizuar, mund tė ecėsh vetėm nė rrugė, edhe pse je femėr, pavarėsisht se shpesh do t'ju duhet tė duroni ashpėrsinė e karakterit vlonjat.

Zvėrneci dhe laguna e Nartės

Dita kalohet kėndshėm duke e zbuluar Vlorėn dhe rrethinat e saj: pėrmes pyllit tė pishės nga veriu i qytetit dhe gjatė njė gadishulli ranor tė fshatit tė vjetėr turistik tė Zvėrnecit. Rreth 13 km larg qytetit - me njė pozicion mjaft tė bukur nė majė tė njė kodre - Zvėrnecit i shtrihet pėrballė njė tablo tepėr relaksuese: laguna e Nartės dhe njė hapėsirė deti pak a shumė e gjerė, e mbyllur dhe e rrethuar nga duna rėre. Pasi arrini qendrėn e fshatit, duhet tė ngjisni kodrėn pėr rreth 200 m; prej andej duken pamjet mė tė bukura tė bregut tė Adriatikut: poshtė kodrės pėrmes ullinjve tė shpėrndarė deri te gadishulli i vogėl, i lidhur me tokėn me anė tė njė delte tė vjetėr, qė pėrfundon nė tri kodra majft tė vogla, por tėrheqėse, tė cilat e rrethojnė nė gjerėsi lagunėn. Brenda lagunės ka dy ishuj, mė i madhi i pyllėzuar me qiparisa rreth 800 m me 100 m; ndėrsa ishulli mė i vogėl ndodhet nė veri, rreth 150 m me 100 m. Nga ana veriore e lagunės njė bisht i gjatė dhe i hollė toke ranore del nė detin e hapur me dy ishuj tė vegjėl 150 m brenda nė det, kurse pėrtej vijnė kodrat binjake tė ishullit tė Sazanit. Kjo tablo ka ngecur e tillė pėr qindra vjet, ndaj edhe tė krijon pėrshtypje tė veēanta, sidomos pamja e masės sė errėt tė gadishullit tė Karaburunit.

Historia e Zvėrnecit tregon pėr lashtėsinė e tij. Ka qenė port tepėr i frekuentuar nė periudhėn e lashtėsisė dhe nė Mesjetė. Nė atė periudhė njihej me emrin Spinarica, kur pėr njė kohė tė shkurtėr e mbajtėn nėn drejtim Anzhuinėt e Sicilisė. Me pushtimin turk pushoi sė ekzistuari si njė qendėr e rėndėsishme portuale. Afėr fshatit janė gjetur mbetje parahistorike, ndaj mund t'u interesojė edhe tė apasionuarve tė arkeologjisė.

E bukura Amantia!

Rreth 31 km nga Vlora ndodhet qendra arkeologjike e Amantias: gėrmimet kanė zbuluar skulptura ilire tepėr tė bukura, qė sot gjenden nė muzeun e Tiranės, si dhe rrėnojat e ndėrtimeve ilire, helenistike, duke pėrfshirė njė anfiteatėr unikal. 5 km nga fshati i Drashovicės (rrugės pėr nė Tepelenė) ndodhet fortesa kodrinore e Zharrės. Ndiqni rrugėn pėr nė Kotė (8 km), ku rruga kapėrcen lumin dhe vazhdoni majtas (7 km) pėr nė fshatit Vajzė. Amantia ndodhet nė majė tė njė kodre konike tė zhveshur nė tė majtė tė rrugės kryesore, pothuaj 4 km larg Vajzės.

Fshatrat e bregut tė lumit tė Vlorės

Njė udhėtim interesant do tė ishte pėrshkrimi i fshatrave tė Bregut tė Lumit tė Vlorės; secili nga kėto fshatra ka njė histori tė vetėn pėr tė treguar pasi vlonjatėt mund tė tė mbajnė net me radhė, pėrpara njė sofre me mish dhe raki, duke treguar dhe duke treguar histori. Ėshtė njė mėnyrė tradicionale e tė konceptuarit tė qejfit, sidomos pėr burrat. Natyra u ka falur kėtyre fshatrave njė bukuri pothuaj pėrrallore: janė vende tė egra, por plot sharm; pėrzier me njė hije tė rėndė, qė tregon diēka nga karakteri i lebėrve tė asaj zone. Dua tė veēoj kėtu fshatin e babait tim, Tėrbaēin. Ndodhet nė rrėzė tė malit shkėmbor tė Tranajoit dhe ata qė e shohin pėr herė tė parė e kanė pėrjetuar si njė bukuri tronditėse; veē tė tjerave aty piqet mishi mė i mirė nė gjithė Labėrinė.

[b] Ku tė zini vend dhe tė hani [b]

Kjo nuk do tė jetė problem pasi bizneset kryesore nė Vlorė janė dyqanet, restorantet dhe hotelet. Nė qendėr tė qytetit mund tė gjenden dy-tre hotele tė rregullta, por asgjė e jashtėzakonshme. Janė tė lira 100 pėr person, por tė pastra. Hotelet dhe shtėpitė private tė disponueshme mund t'i gjeni rrugės sė bregdetit, duke vajtur drejt Orikumit. Hotel "Bolonja" ėshtė i kėshillueshėm, por mė i shtrenjtė, sidomos sezonin e nxehtė. Nėse zbrisni nė qendėr dhe jeni tė uritur, nė trotuarin e djathtė, duke zbritur nga Skela (pėrballė stacionit tė autobusėve) ndodhet njė fast-food i mirė. Gatimet aty janė tė shumėllojta, majde edhe gatime si nga dora e shtėpisė. Pastaj restorantet dhe baret me tė mira ndodhen pėrgjatė rrugės qė tė ēon nė lagjen e Skelės. Ēmimet pėrgjithėsisht nuk janė edhe aq tė lira, pothuaj njėlloj me Tiranėn.