Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Studimi: Një ndër dhjetë shqiptarë është “pijanec”

    Faqe 14 - Ekonomi & Sociale
    7Qershor 2004

    Shëndetësia: Rreth 340 mijë konsumojnë akool rregullisht


    Studimi: Një ndër dhjetë shqiptarë është “pijanec”

    Blerina Kaca

    Rreth 340 mijë shqiptarë pinë alkool. Kjo do të thotë se afërsisht një ndër dhjetë shqiptarë konsumon rregullisht pije alkoolike.

    Është kjo shifra e bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë pas një studimi gjashtë mujorë. Në mënyrë të veçantë studimi është përqendruar në kryeqytet dhe në të janë përfshirë vetëm meshkujt. Kështu janë testuar për alkoolpirje pjesa më e madhe e shoferëve të autobuzëve, taksive etj. Po ashtu janë përfshirë në këtë studim punonjës të ministrive, institucioneve të ndryshme private dhe shtetërore. Vetëm për gjashtë muajt e parë të viti 2004 , harta e alkoolpirësve shënon përqindje tronditëse. Nuk kanë mundur t´i shpëtojnë alkoolit pjesa më e madhe e taksixhive, të gjithë ata që kanë probleme në familje dhe një numër i konsiderueshëm personash, të cilët e lidhin alkoolpirjen me stresin. Kështu, sipas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Insitutit të Shëndetit Publik, 58 përqind e njerëzve pinë alkool tej masës së lejuar. 22 përqind janë të varur tërësisht prej saj dhe nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa pirë alkool. Rreth 16 përqind e shoferave nuk mund të drejtojnë automjetin pa pirë më parë. Dhe rreth 18 përqind e tyre kanë deklaruar se pinë alkool në mënyrë rastësore dhe të ndikuar nga mjedisi që i rrethon. Por ajo që është më shqetësuese në këtë studim gjashtëmujorë janë pasojat që reflekton alkoolpirja në shoqëri. Rreth 98 përqind e të intervistuarve kanë deklaruar se dhunojnë familjarët kur janë në gjendje të dehur. Ata nuk mund të përmbahen, duke krijuar kështu probleme në familje, të cilat lidhen drejtpërdrejt me dhunën mbi fëmijët ose bashkëshorten. Gjithashtu, 68 përqind e alkoolpirësve pranojë se pinë alkool nga problemet familjare dhe kushtet e vështira ekonomike. Për këtë ¨pjesë të të anketuarve zgjidhja e problemeve është alkooli. Në të njëjtën kohë ata pranojnë se janë bërë pre e pijes dhe nuk mund t´i ndahen asaj. Por, në të gjithë listën e alkoolpirësve vetëm 22 përqind e tyre varen prej saj. Sipas specialistëve të shëndetit publik kjo do të thotë se këta persona nuk janë në gjendje të komunikojnë dhe të veprojnë pa pirë më parë alkool. Studimi gjashtëmujor , i cili përfshin vetëm pjesën e parë të viti 2004, do të bëhet edhe në muajt në vazhdim.

    Gati projektligji për alkoolpirësit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Insituti i Shëndetit Publik janë duke hartuar projektligjin përfundimtar për alkoolin. Në të do të përfshihen rregulla për ndalimin e pijeve alkoolike në vende publike, për tregtimin e tij në orare të caktuara etj.

    Të dhënat

    340 mijë njerëz pijnë alkool
    22 përqind varen totalisht prej saj
    58 përqind pinë alkool tej masës së lejuar
    16 përqind e shoferëve nuk mund të ngasin makinë pa pirë alkool
    18 përqind e njerëzve pinë alkool të ndikuar nga shoqëria
    98 përqind e alkoolpirësve janë të dhunshëm
    68 përqind e njerëzve pinë për të harruar problemet familjare

    Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Thumbs down me te vertete ?

    shqiptaret e pijne mjaft alokolin , keq shume keq ; po te shohim se ca behet prej njeriut kur pi alkol te iken truri fare ; te aksidentuar ngha nje shofer i dehur , nje familje e keqtrajtuar nga nje baba qe dehet rregullisht ; incidente qe ndodhin shpesh here kur zihen dhe pwerfundopjne ne vrasje kur shqiptaret dehen e bahen tape fare ; e shume te tjera ; ketu ku jetoj shume turiste pijne shume alkol dhe vete vendasit por ata nuk ngasin makine kur dehen dhe nuk zihen dhe nuk shfryjne krenarine dhe efektin e pijes duke u zene me njeni tjterin ; por ne shqiptearet jena ndryshe ; vallahi perqindje e larte eshte te ne pirja e alkolit ; eshte problem serioz jo vetem per ata por edhe per ne qe se pijme rregullisht ; ec e jeto ne shqiperi po deshe ; te vret me makine i dehuri ose ta jep nje te share kot me ktoti ;

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    BS.
    Kane bere nje studim vetem ne Tirane me shoferet e autobuzave dhe punonjesit e ministrive qe paguhen posacerisht per te ndejtur kafeneve, dhe dalin me tituj te tille drastike per te na lene te shokuar. Ministria e shendetesise i ka aq fonde sa per te perballuar nje studim kombetar, dhe nese ky studim synohej te quhej i vlefshem duhet te mos ishte kufizuar brenda Tiranes. Gjithashtu, sipas tyre cili eshte perkufizimi i "pijanecit", nje, dy, tre,....dhjete pije ne dite?

    Kur thone "shqiptaret jane pijanece", u referohen meshkujve, femrave, apo te dyjave gjinive?

    studim me plasaritje, s'e marr aspak te mireqene. keta 'studiues' duhet t'i kthehen bangave te shkolles per te mesuar si behet research.

  4. #4
    i/e pa regjistruar Maska e miri
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    My HeArT iS yOuRs...YoUr MinD iS mInE...!
    Postime
    300

    .

    Ne fakt statistikat jane kot fare. Nuk percaktojne se cfare moshe i perkasin keta pijanece dhe si jane statistikat ne baze te Zonave te Tiranes. Mund te kesh 9 njerez te moshes 50 vjec qe jane testuar dhe kane dal pozitike dhe 1 plak negative dhe hajt 1 ne 10 njerez pijne alkol ne Shqiperi. Kjo statistike per mendimin tim eshte shume e keqe dhe turp i qofte Ministria e Shëndetësisë, pikan Shqiptaret alkol tej mase. Ne nuk kemi para te hame buke se na i morri Nano me kompani dhe kjo na del tani me gjera te reja.

    Dhe me ben per te qeshur kur thone " 58 përqind pinë alkool tej masës së lejuar" kete e bazojne ne numrin e njerezve qe jane ne moshe 8-10 vjec se ata dehen me nje gjysem gote .
    Goodbye DEBUG, hello reboot...

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •