gsh
-------

DOSSIER I

Dėshmitė e panjohura tė Gėzim Peshkėpisė pėr tė dėnuarit politikė qė ai njohu nė kampet e burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ku vuajti nga viti 1975 deri nė 1983

"Ju tregoj tė dėnuarin qė qėndroi nė burg vullnetarisht"


------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi


Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė Gėzim Peshkėpisė, ish tė dėnuarit politik nė vitet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, i cili qė prej 13 vjetėsh jeton si azilant politik nė qytetin Soest tė Gjermanisė, si dhe njė pjesė nga kujtimet e tij pėr periudhėn e burgut nė vitet 1975-1983. Gėzim Peshkėpia u lind nė vitin 1940 nė Tiranė, ndėrsa origjina e familjes sė tij ėshtė nga Gjirokastra. Fisi Peshkėpia prej nga rrjedh Gėzimi, kanė qenė tė njohur si nacionalistė dhe xhaxhi i tij, Nexhat Peshkėpia ka qenė njėri nga eksponentėt kryesorė tė organizatės sė Ballit Kombėtar dhe njė nga hartuesit kryesorė tė Dekallogut tė famshėm tė Ballit. Ndėrsa babai i tij, Manush Peshkėpia, u arrestua dhe u pushkatua nė vitin 1951 sė bashku me 21 intelektualė tė tjerė me rastin e incidentit tė bombės nė Ambasadėn Sovjetike nė Tiranė. Vetė Gėzimi, pasi shėrbeu pėr disa kohė si arsimtar nė fshatrat mė tė largėta tė Lushnjes, Kavajės dhe Durrėsit, u hoq nga arsimi dhe u dėrgua tė punonte si punėtor, piktor, saldator e deri kujdestar pulash. Nė vitin 1975 ai u arrestua dhe u dėnua me tetė vjet burg politik i akuzuar pėr agjitacion e propagandė ndaj pushtetit popullor. Nė vitin 1990, sė bashku me gruan dhe dy fėmijėt ai u largua pėr nė Gjermani, ku jeton dhe aktualisht. Gėzmi njihet edhe si publicist e poet dhe prej shumė vitesh bashkėpunon me gazetėn "Bota sot". Shkrimi qė po botojmė mė poshtė, ėshtė njė pjesė nga kujtimet e tij tė periudhės sė burgut, tė cilat ai mendon t'i titullojė "Humor nė burg" dhe qė na i ofroi eksluzivisht pėr "Gazetėn".
(vijon nga numri i kaluar)


Hetuesia e Seitit
"Cilin pate hetues o Seit?" e pyesja unė? Dhe ai vazhdonte rrėfimin e tij: "Njanin vallahi. Loshka (Aliosha) i thojshin. Ishte store me tė. Ai shkruente nė makinė tė shkrimit, pa folė unė fare. Masandej meqė unė s'dijsha me shkruejtė, thėrriste njė polic dhe ai firmoste, kurse unė vejsha gishtin. Pėrherė ai muhabet: tak-tak, ta-ta taktak dhe i jepte flokėve tėrma (Seiti e imitonte me dorėn e plagosur qė s'e mblidhte dot) masandej polici firmėn, unė gishtin e prapė nė birucė. Ditėn e parė mė erdhi me qesh se mė tha: "Mue mė quajnė Loshka. Do punojmė bashkė". Mirė vallahi, ja prita, veē unė e kam dorėn ēyryk prej luftės e s'baj dot ēdo lloj pune. A edhe nė kooperativė arka mbėrthejsha. Prej penxheres hetuesisė shikojsha se punojshin ke baēja burgut disa vetė. Unė kujtojsha se e kishte fjalėn me punue atje, kurse ai e kishte pėr hutusinė. Hej, mor hutus Loshka tė vrafshin pėr derr! Dy akuza (akt-akuza) m'bani Loshka. M'i lexoi Refi. (Estref Kėrēiku) Herėn e parė gjoja kisha thanė se 20 aeroplana si ato tė inglizit e bajnė Tiranėn hi. Herėn e dytė i bani Loshka 200. Ē'bahet mor Ref, i thashė, pillkan kėta aeroplanė kėshtu apo si? "Ne tė burgosurit qeshnim me gjithė shpirt sidomos kur Seiti kallzonte historinė e Tomit, njė shqiptaro-amerikan, me tė cilin kishin ndenjur ca muaj bashkė nė birucė gjatė hetuesisė. "Tomi, or byrazer, kishte ardhė prej Amerike si breshka ke nallbani. Njė natė kishte qenė ke lokali i kishės Shėn-Prokopit, duke hangėr darkė. Gotė mbas gote ata ēunat qė ishin kamarierė edhe hafije e kishin pyet gjatė e gjanė Tomin se sa bante njė kostum, a kishin vetura punėtorėt, e kėsi prrallash tė tjera. Tomi i vorfėn i kishte kallxue pa rrena, mirpo pa zbrit mirė prej kodrės kishės, e kishin rruejt… Tė gjitha muhabetet i kishin pas ēue me radio drejt e nė Sigurim. Ditė e natė s'pushojshin tue e pyet pėr Cien. Cia sot e Cia nesėr, ju ba kaptina lodėr tė shkretit. "Prapė pėr Cijėn tė pyetėn o byrazer?" Po more, kėto kanė luajtur mendsh. Ku ėshtė CIA e ku jam unė! Unė jam njė qytetar i thjeshtė mor zotėri, kurse ata mė pyesin pėr agjentura. Vallahi mu dhėmyste (dhimbste) i shkreti se shtinte merak tė madh pėr atė punė, prandaj njė ditė i thashė: Or Tom, pse e fut vehten nė siklet? Po pate shkue me tė, kallxoje more, se fundi-fundit s'kanė pėr tė vra. Vallahi unė kujtojsha se CIA ishte ndonji kurvė, kurse CIA o vllai dashtė kishte pasė danome e asqerė, hy-hy ēfarė ishte ajo s'ja kishte pre mendja kėrkujt", tregonte Seiti pėr shokun e tij tė qelisė. Atė ditė i erdhėn Seitit nė takim tė afėrmit. Sapo hyni brenda i hapi trastat dhe i ftoi me atė zemėrbardhėsinė e tij tė gjithė ata qė kishin nė kaush. Kėnaqesh e i ndriste fytyra kur shihte qė tė tjerėt hanin me uri. "Hej dreq o punė, po mė qitni mallin e partizanllėkut"-qeshte Seiti.

Gjyqet e Seitit
Kur e pyesnim pėr gjyqet shoqėrore demaskuese ku Seiti kishte marrė pjesė si anėtar, ai tregonte: "Ēfarė gjyqi mor burazer! Ajo ėshtė punė koti. Unė kam pas qenė zgjedh ndihmės gjyqtar. Kryetari vente dorėn para gojės demek se po folte nė vesh tė ndihmėsve e pastaj i drejtohesh sallės: Trupi gjykues vendosi…! Vallahi se e kisha thanė njė llaf or byrazer. Vetėm njė herė nė fillim e hangra kur s'e dijsha hilen e kryetarit e i thashė: Urdhėro! Kurse ai ma priti: pėsh-pėsh-pėsh dhe mė tundi kokėn. E pra ta dijsh me siguri se edhe kryetarit ja bijnė shkresėn gati vetėm me e lexue, se edhe atij ia bajnė tė tjerėt nė vesh pėsh-pėsh! Le po mė doli dhe prokurorja e mė thonte jo fishekėt kėshtu e jo ashtu. Hajde babė t'kallxoj arat! Rrij oj gocė, i thashė, se s'ke haber prej fishekėve ti! Fishekėt kanė qenė pėr pushkė gjermane. Se kam pas unė njėzet lloj fishekėsh! (Seitin e kishin dėnuar edhe pėr armėmbajtje pa leje). Ama kam pas nja dy bumje inglizi, tė verdha flori! I kishin provue mė tha kryetari dhe kishin plas tė dyja. S'mbasha mall tė keq unė or byrazer. Me tė thanė: njė grusht flori, apo njė kobure, cilėn merr o Seit? - Koburen mre, ajo tė shpėton nderėn, tė zbardh faqen! Paren s'e ha as qeni! Kur iku Zogu, gjithė mileti u turr brenda nė pallat e vodhėn ēfarė mundėn. Edhe sot e kėsaj dite gjen nė Sauk e Bathore pjata biluri me kapelen e atėhershme. Kurse unė baj e merr pushkė. Ēdo rrugė nga 6 copė i ēojsha nė pyll. Unė gjith jetėn teme armė nėpėr duer e ata mė dėnojnė me armė me leje e Haxhihason (agjitacion) pa program (propogandė). Gajle madhe fort! Shif more, kėta kanė fut edhe kėtė mbrenda! Seiti shtriu krahun e plagosur nė drejtim tė njė devolliti. A vjen gja prej kėtij qė ngeli duke mė thėnė se i hanė duert pėr punė? Kėtij jepi qyrkun nė dorė, e hajt udhė e mbarė! Seiti preokupohesh pėr vajzėn e tij 16 vjeēare se "kishte mendje tė keqe". Kam frikė se po mė vret ndonji prej dėshmitarėve. Dylberja asht si ēun, tė merr gjak nė vetull! Mbas njė pauze shtonte: Si s'po e bijė Refin (Estref Kėrēikun) xhanėm. Ai asht ēapajev!" Seiti e kishte fjalėn pėr Estrefin i cili ndėr tė tjera kishte thėnė fjalė jo tė mira pėr njė nga udhėheqėsit kryesor tė Partisė. Seiti ishte alarmuar, kur kishte dėgjuar akt-akuzėn e Estrefit, prandaj mė thoshte: "Vallahi, ishin llafe tė randa fort. Pastaj qeshte hi, hi, hi, mė tėrhiqte veēan e duke mė shtrėnguar krahun fort mė pėshpėriste. Vazhdonin qyfyret me "spec". E sheh kėtė, thonte Refi duke treguar Toninin. Ky ka qenė ordinanca i njė prej anėtarėve kryesorė tė Byrosė Politike. Ky e ka pa me sytė e vet filan ministėr me me filan anėtar tė Byrosė duke ba atė punė! Bile po s'besove pyet edhe Takun (Spartak Ngjelėn) ēunin e Kiēo ministrit".. Taku hynte nė lojė dhe e qeshura jonė s'kishte tė pushuar. Shpesh thonin: Nėnat tona qajnė ditė e natė pėr ne, kurse kėtu qeshet a thua se jemi nė estradė. Ishim tė profesioneve tė ndryshme. Kishte inxhinierė, oficerė, profesorė, juristė, ekonomistė me njė fjalė nga sfera tė ndryshme. Kishim dhe Halil Lazen (shkrimtar) por kishte dhe zanatēinj e deri analfabetė si Seiti qė s'kishin haber fare nga politika. Nė maj u ndamė nėpėr kampe. Nė fillim iku Seiti i lidhur pėrdore me Shabanin (Reēin) qė ishte ende me rroba oficeri pa spaleta. Seiti ndjehesh i pezmatuar sepse u nda nga shumė shokė. Mbas njė jave u pamė pėrsėri nė tė njėjtin repart por Seiit i dėshpėruar mjaft qė s'i kishin prurė Refin.

Kampi shtesė i burgut
Kampi i Ballėshit tė linte pėrshtypje sepse kishte marrė pamje kantjeri. Po shtohesh njė rrjesht kapanonesh. Shenjė e keqe kjo sipas tė burgosurve tė vjetėr. Ndėrtim donte tė thoshte vazhdim i valės sė arrestimeve. Fjalimet e diktatorit dhe klanit tė tij ishin tė ashpra e kėrcėnuese. Ata lėshonin rrufe mallkimi mbi armiqtė e ēfarėdo ngjyre dhe bėnin thirrje pėr forcimin e vigjilencės. Lufta e klasave po zhvillohej me njė hov tė paparė nė tė gjitha sfertat edhe brenda partisė. Seiti shėtiste sytė sa tek njėri e sa tek tjetri pėr tė peshkuar ndonjė shpresė sado tė vogėl, por mė kot… Propoganda tensionohesh. Shqipėria do shpallesh Republikė Popullore Socialiste. Shpresa pėr amnisti tek tė burgosurit nuk shuhesh. Tė burgosurit ndaheshin nė dy parti: optimistėt dhe pesimistėt. Seiti bėnte pjesė tek militantėt e flaktė tė partisė sė optimistėve. Tė gjitha "lajmet" qė grumbullonte vinte e ja thoshte Nexhos (Nexhmi Ballkės) e Shabės. Nė qoftėse nuk i bėje qefin me ndonjė lajm apo koment pozitiv pėr njė mundėsi falje ai tė zemėrohej seriozisht. Njė mbrėmje po shėtisja me Shabėn dhe Malin (Ismail Farkėn). Ishte koha ndėrmjet ēajit tė darkės dhe apelit tė fundit tė ditės. Seiti po shėtiste me njė nga ish-ministrat e Enver Hoxhės, ish anėtar i Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės. Seiti e shikonte drejt e nė sy dhe i tundte kokėn nė shenjė miratimi. Kjo shėtitje vazhdonte pėr afro njė orė e gjysėm. Ndėrkohė ra ēanga dhe u krijua rrėmuja e zakonshme sepse secili kėrkonte rrjeshtin e tij dhe shokun e apelit. Seiti u drejtua nga ne tė tre. "Hė- i tha Ismaili-a kemi ndonjė gjė?" - Ēfarė tė kesh more, ja priti Seiti, vallahi baj habi se ēfarė budallenjsh paskemi pasun nė krye! Se ē'mė ngatėrroi tarallaku: tapa, tapa, tapa (e kishte fjalėn pėr etapa). Tashti qė bahet Partia (donte tė thoshte Shqipėria) socialiste! Ne do tė lirohemi o byrazer, kėtė di me ju thanė". Shpesh e ngacmonin Seitin me kujtimet e kohės sė Luftės. Ai i pėrshkruante ato me njė sinqeritet me plot naivitet lavdėronte Bazin e Canes, Mustafa Gjinishin dhe Shyqyri Pezėn. Kishte qėnė prezent edhe nė Konferencėn e Pezės. Ja si shprehej ai pėr tė: "Kush ja fuste m'pordhė Enverit or byrazer! Aty ju dėgjote fjala vetėm Abaz Kupit, ai ishte hem i gojės hem i gishtit".

Seiti vullnetar nė burg
Ditėt e javėt rrokulliseshin. Ēdo herė qė Seiti kishte takim ishte epiqendra e tė gjithė tė burgosurve. Fjalėt e tij komentoheshin, analizoheshin sikur tė ishin tė njė filozofi sepse i kishte thėnė Myslym Peza me tė cilin familja e Seitit nuk i kishte prerė marrėdhėniet. Fjalėt e injorantit Myslym Peza merreshin pėr ekuivoke, pozita e tij si nėnkryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor merresh si e vėrtetė. Kėtė e bėnin dhe njerėz tė zgjuar e intelektualė tė cilėve burgu u kishte hequr buonsensin. Mė sė fundi erdhi falja e shumė pritur pėr ish-partizanin nga Kuvendi Popullor dhe ngjau ajo qė s'kish ngjarė ndonjėherė nė burgjet e Shqipėrisė e ndoshta edhe mė tej.. Seitin e thirrėn jashtė nė zyrat e komandės. I komunikuan lajmin. Pastaj komandanti i burgut ja "thjeshtoi" pėrmbajtjen: Qė tani o Seit je i lirė. Meqė ėshtė vonė e s'ka tren, do tė pėrcjell deri nė Ballsh qė tė flesh nė hotel, Nesėr herėt nisu me trenin e parė pėr Tiranė. A ke ndonjė gjė pėr tė thėnė? Zakonisht kjo pyetje bėhesh pėr tė nxjerrė me grep formulėn qė kėrkonte rasti:"I faleminderit Partisė e cila vuri dorėn nė zemėr…" Seiti e shikoi komandantin nė sy dhe i thotė: Kam njė lutje z.komandant por s'dij a do tė ma plotėsosh? - Fol! - Z. komandant, po deshe tė lutem mė lejo tė rrij dhe sonte kėtu nė burg me shokėt. Dua tė bisedoj e tė ndahem me ta. Komandanti Sami Kamberi me origjinė nga Peshkopia u step. Ai kishte njė jetė qė merresh me kėto punė. Njė gjė tė tillė s'e kish dėgjuar ndonjėherė, megjithatė i tha: "Po tė bėri vaki ndonjė gjė o Seit, a e di se unė mbaj pėrgjegjėsi sidomos tani qė je i lirė". Jo, zoti komandant, nuk do tė bėjė kurgjė vaki se unė s'kam hasėm kėtu". Seiti duke qenė i lirė fjeti nė burg atė natė, Shqipėria dhe jashtė burgut ishte njėsoj e rrethuar me tela. Kėshtu bėri emėr nė historinė e kampeve e burgjeve ish-partizani me zemėr tė madhe, fshatari analfabet i dėnuar pėr (…atė qė s'e thonte dot) Agjitacion e propogandė kundėr pushtetit popullor.


------