Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    1 milionë e gjysëm emigrantë në Greqi?


    Qarkorja e ministrisë mbi emigrantët, Zeneli: Vendim i rëndësishëm

    ATHINE (3 Qershor) - Qeveria greke ka miratuar një qarkore lidhur me rinovimin e dokumentave dhe lejeve të qëndrimit të emigrantëve shqiptarë. Sipas News24, ky vendim i qeverisë greke do tu japë mundësi shumë emigrantëve dhe familjeve të tyre të cilët kanë vite që punojnë dhe jetojnë në Greqi, të pajisen me leje qëndrimi. Në një intervistë dhënë News24 ambasadori shqiptar në Greqi, Zeneli e ka vlerësuar këtë vendim si tepër të rëndësishëm. Sipas tij, Ministria e Brendshme që drejton këtë proces do tu jap mundësi të gjithë emigrantëve që të pajisen me leje qëndrimi, duke krijuar qendra shtesë për shërbimin ndaj emigrantëve shqiptarë. Këtu përfitojnë të gjithë ata emigrantë që në bazë dekreteve të vitit 1998, nuk kanë mundur të kenë leje, dhe brenda 30 qershorit duhet të paraqesin dokumnetat dhe të pajisen me lejet e nevojshme. "Duket qartë se qeveria greke po karakterizohet nga një vullnet i qarte dhe angazhim politik me Shqipërinë. Nuk duhet përzier qëndrimi ilegal i disa emigrantëve të cilët nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se vërtiten pa mundur të sigurojnë asnjë dokument të nevojshëm, me ata emigrantë të cilët punojnë dhe respektojnë ligjet e shtetit grek"-tha ambasadori Zeneli. Në Greqi aktualisht jetojnë dhe punojnë mbi 1 milionë e gjysëm emigrantë nga Shqipëria. bm/bm(BalkanWeb)
    1 milionë e gjysëm emigrantë nga Shqipëria në Greqi?
    Nga na dalin këto shifra? Po sa milionë jemi ne shqiptarët?
    Duke patur parasysh se janë edhe disa qindra mijë në Itali, Gjermani vendet nordike etj. i bie që në Shqipëri kanë mbetur rreth 200 veta!!!!????
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    po pse si thua ti nuk shumohen ata qe kane mbetur or trim?
    pastaj shume nga ne qe jemi jashte jemi te regjistruar ne Shqiperi apo jo?
    ndonjehere kthehemi edhe votojme si te na shkrepet... e kjo nuk eshte gje e keqe.
    megjithate, shume e kane mendjen te kthehen keshtu qe nuk eshte ndonje e papritur qe te jene nje milion e gjysme ne GR.
    MtrX ubicumque felix

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2004
    Vendndodhja
    paris ,te lagjia e arabeve
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga MtrX
    po pse si thua ti nuk shumohen ata qe kane mbetur or trim?
    Ore që shumohen, shumohen, por sipas kësaj llogarie i bie që gratë shqiptare të pjellin trinjakë çdo muaj...

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Numri i qeverise greke eshte i sakte ne fakt dhe eshte me i madh se aq. Arsyeja perse ju habiteni me kete numer eshte monjohja e qendrimit ksenofob qe qeveria greke ka mbajtur dhe vazhdon te mbaje ndaj te gjitha pakicave kombetare ne vend dhe tani keto 2 dekadat e fundit edhe ndaj emigranteve ne mase qe kane hyre ne Greqi. Qendrimi i qeverise greke ka qene dhe vazhdon te jete mohimi i cdo procesi legalizimi te kesaj pjese te shoqerise ne jeten greke. Aryset per kete qendrim jane dy deminsionale: historike dhe politike. Historia e shkuar eshte e hidhur per qeverine greke ndaj fqinjeve te saj, qofshin keta shqiptare apo maqedonas. Maredheniet e Athines me Tiranen dhe Shkupin kane qene dhe vazhdojne te jene te tensionuara fale pengjeve te historise. Arsyeja e dyte eshte politike: nese Greqia legalizon emigrantet dhe u jep atyre te drejten te aplikojne per nenshtetesi greke, ata nuk fitojne vetem te drejtat e shtetasve greke, por fitojne edhe te drejten te votojne. Greket i tremben integrimit politik te pakicave ne vend.

    Arsyeja perse numri i shqiptareve sipas qeverise greke eshte i madh eshte fakti se ne ate numer bejne pjese te gjithe refugjatet e shperngulur came dhe te gjithe arvanitasit shqiptare te hershem, plus ata qindra mijra emigrante shqiptare qe kane emigruar keto 2 dekadat e fundit, plus ata 300 000 minoritare greke qe greket pretendojne se jetojne ne Shqiperi.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Dipllomatet Shqiptare jashtetit ngatrojne edhe himnin kombetar... Pra mos prisni te jen te perpikte me shifrat!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Jo, këto shifra të sakta i jep Gazeta Shqiptare.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  2. Lajme ekonomike
    Nga Era1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •