Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Albin
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    ???
    Postime
    242
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Dita kundėr duhanit

    Ajo qe ne muslimanet ndryshojme nga njerzit e tjere eshte se ne e ndalojme te keqen ne cdo kohe dhe jo duke caktuar dite per ndalimin ose sensibilizimin e njerzve.

    Prandaj thote Zoti ne kuran

    Ju jeni populli mė i mirė i ngritur pėr njerėzimin: ju jeni qė urdhėroni nė tė mirėn dhe ndaloni prej tė keqės, dhe ju besoni nė Allahun. (Kur’an 3:110).










    Duhani helmi vdekjeprurės

    Pėrbėhet nga:
    NIKOTINA: Materie shumė helmuese, konsiderohet njė prej helmeve mė tė forta ekzistuese.

    KATRANI: Ėshtė materie e zezė ngjitėse, pėrdoret zakonishtė nė prodhimin e materialeve izoluese.



    DĖMET E PIRJES SĖ DUHANIT
    1. Shtimi i rrahjeve tė zemrės si dhe rudhja e arterieve ku gjinden edhe arteriet e zemrės.
    2. Infsima: Sėmundje e cila prish ndėrtimin e mushkėrive.

    3. Kanceri: Sėmundje shumė e keqe, formohet si rezultat i shtimit tė qelizave.

    4. Ndikon nė tė menduar, kujtes dhe njėkohėsisht zvogėlon zellin.

    5. Dhimbja e kokės, marramendja dhe dobėsimi i nervave.

    6. Shumicėn e kohės duhanxhiu ndjen nervozė, brengė dhe arrakatje (mendime tė hallakatura).

    7. Goditja nga iluzionet, vesveset dhe mendimet shqetėsuese.

    8. Vdekshmėria shtohet me rritjen e numrit tė cigareve, tė cilat i thith duhanxhiu pėr ēdo ditė.

    9. Njė cigare e vetme mjafton pėr mbytjen e njeriut nėse ajo i ipet pėrmes gjilpėres nė venė.

    10. Pirja e njė cigareje shkurton nga jeta e duhanxhiut pesė minuta e gjysmė… kohė tė cilėn zakonishtė duhanxhiu e kalon gjatė pirjes sė saj.



    SHKAQET E PIRJES SĖ DUHANIT

    · Pasimi i prindėrve dhe shoqėrisė sė keqe.

    · Percjellja e dobėt e familjes dhe ērregullimi i saj.

    · Shtypjet e ndryshme shpirtėrore.

    · Mos interesimi pėr shkaqet e pirjes sė duhanit.

    · Mundėsia e lehtė pėr tė arritur deri te cigarja, si dhe nė anėn tjetėr mundėsia e lehtė pėr ta bartur dhe fshehur atė.



    SHKAQET E VAZHDIMIT NĖ PIRJEN E DUHANIT

    · Argumentimi i vazhdueshėm me dėshirė tė dobėt.

    · Shmangija e vazhdueshme nga tema pėr dėmet e tij.

    · Mosqortimi ndaj konsumuesit tė duhanit.

    · Ekzistimi i disa shėmbelltyrave nė shoqėri, tė cilat nxisin nė thithjen e duhanit si p.sh. mjeku, baba etj.

    · Justifikimi me atė se gjinden persona nė moshė me tė madhe se ai, tė cilėt ishin konsumues tė duhanit, por qėndrojnė me shėndet tė mire.



    RAPORT ME RENDĖSI

    Nė njė raport nga revista "Shkencat mjekėsore", thuhet: "Lėnia e terėsishme e pirjes sė duhanit dhe atė nė formė pėrfundimtare ėshtė mė e mirė se zvoglimi i numrit tė cigareve". Mė tej, nė raport thuhet: "Fazat mė tė rėnda tė vuajtjes nga lėnia e duhanit vijnė nė dy javėt e para". Kurse nė njė raport tjetėr qėndron: "Ata tė cilėt e lanė duhanin menjėherėshėm, shkalla e vuajtjes tek ta ishte me e vogėl dhe kėtė gjatė ditėve tė pakta, tė cilat pasuan lėnien e duhanit... kjo formė nxit qė tė lihet nė mėnyrė tė prerė ".

    Siē thuhet nė kėtė raport se: "Lėnesi i duhanit nė ditėt e tij tė para ndjen njė humbje esenciale nė stabilizim, dhe se ai ėshtė shumė i ndjeshėm pėr kthim tek duhani gjatė ditėve tė para".





    HAPAT E LARGIMIT NGA DUHANI

    · Ē’lodhja e mirė sidomos gjatė ditėve tė para tė lėnies sė duhanit.

    · Shtimi i ngrėnies sė pemėve dhe perimeve tė fresketa si dhe mosngrėnia e ushqimeve yndyrore.

    · Pirja e njė sasie tė madhe tė ujit, kėtė pėr tė pastruar trupin nga nikotina dhe lėndet e demshme. Njėkohsishtė zvoglimi i sasisė sė ēajit dhe kafes veēanerishtė nė pesė ditėt e para.

    · Pėrpiqu tė largohesh nga duhanxhinjtė dhe nga ambientet e ndikuara nga duhani.

    · Largohu nga tė menduarit nė rikthim tek ai nė kohėn kur ndjen lakmi pėr tė... pėrkujto dėmet e tij dhe duro, angazhoje vetėn me diē prej ėmbėsirave dhe qumėshtit.

    · Ushtroje vetėn ta pėrdoresh misvakun.

    · Ha ēdo ditė pas mengjesit njė sasi tė limoneve apo portokalleve ngase kjo e zvoglon dėshiren pėr duhan.

    · Vizito klinikėn mė tė afėrtė pėr luftimin e duhanit.



    BISEDĖ ME DUHANXHIUN

    Vėllai im pėr hirė tė Allahut,

    A e pėrmend emrin e Allahut ( a thua bismilah) kur tė pish duhan?

    A thua elhamdulilah kur tė pėrfundosh prej tij?

    A gjindet ndonjė ushqim ose pije pėrpos duhanit, tė cilin ti e shtyp me kėmbet tua pasi tė pėrfundosh prej tij?

    A tė vjen mirė tė shohėsh vajzėn apo djalin tėnd duke pirė duhan?

    A ėshtė prej syneti qė ta fillosh iftarin nė Ramazan me cigare?

    Nėse kėrkohet prej teje qė t`i klasifikosh tė gjitha ushqimet nė tė mira ose tė kėqija, ku do ta vesh duhanin?

    A konsiderohet dhurimi i njeriut vllait tė tij njė cigare pėrbrenda fjalės sė Pejgamberit a.s: "Dhuroni qė tė duheni"?

    A ekziston ndonjė ushqim apo pije pėrpos duhanit nė tė cilin shkruan se ėshtė i dėmshem pėr shėndetin?

    A ke angazhuar ndonjėherė vetėn me kėrkim pėr datėn e skadimit tė afatit tė cigares? Dhe pse?

    Ti polemizon dhe thua se ai nuk ėshtė haram porse ėshtė mekruh (i urrejtur). Ne tė themi: Prej nga ai ėshtė mekruh atėherė? A ka tė menēur, i cili kėmbėngul se ai ėshtė mekruh nga ana e Allahut dhe e dėrguarit tė Tij alejhis salatu ve selam?

    A ke pėrgatitur pėrgjigje kur tė pyet Zoti i botėrave pėr mosjapje tė lemoshės tė varfėrve, jetimeve dhe nevojtarėve?

    A do tė jetė pėrgjigjeja yte: Se unė kam shpenzuar pėr blerjėn e duhanit me atė ēka ka tepruar nga nevoja ime?

    A nuk ke pėrceptuar mirė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: " u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet" (el Araf 157), dhe " e mos hidhni vetėn nė rrezik" (el Bekare 195)



    DISPOZITA LIGJORE ISLAME (SHERIATI) MBI DUHANIN

    Thotė: Shejh Abdullah Mushd, Antarė i akademisė sė hulumtimeve islame si dhe kryetar i komisionit tė fetvave nė al- Az`har:

    "Fakti qė pirja e duhanit dhe konsumimi i drogave helmuese me unanimitetin e mjekėve specialistė ėshtė i dėmshem pėr vet personin, mendjen, pasurinė si dhe ēon nė dėmtim dhe agresion ndaj tyre... dhe kėtė me prishjen dhe dobėsimin e prodhimit tė tyre qoftė nė sasi apo kualitet, kjo na obligon tė nxjerrim vendimin e sheriatit islam pėr ndalim (Haram) tė konsumimit tė tyre (duhanit, drogat etj). Poashtu, caktimin e njė dėnimi frikėsues pėr ata qė nxisin nė tė, tregtojnė me tė si dhe e konsumojnė; qoftė kjo me qė konsumojnė pakicė apo shumicė."

    Thotė: Komisioni i pėrhershėm i fetvave me qendėr nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite

    "Pirja e duhanit ėshtė haram, poashtu mbjellja e tij, tregtia me tė, kjo pėr shkak tė dėmit qė pėrmban". Nė hadith thuhet:

    "Nuk i bėhet dėm vetvetės e as tė tjerėve"



    Vėllau im!

    Mos e mashtro vetėn, mos u bė mendjemadh nė pranimin e tė vertetės, e as mos u mundo tė ikėsh nga realiteti i hidhur. Mbėshtetu nė Allahun e Lartėsuar e tėrhiqu nga kėto gjėra tė kėqija para se tė tė befasoj shkatrruesi i kėnaqėsive (vdekja) kur pendimi mė nuk vlen.

    Sė fundi, pas gjithė kėsaj, qė tė pėrfitosh edhe ti njė shpėrblim tė mirė mundohu qė sė paku ta kėshillosh njė vėlla, kjo pėr tė fituar njė tė mire rrjedhėse. Allahu na shpėbleftė neve dhe juve me shpėrblimin mė tė mirė.

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    31-01-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,321
    Faleminderit
    4
    6 falenderime nė 6 postime
    PERDORIMI I DUHANIT

    Shumica e atyre qė e pijnė duhanin, pak e besojnė se bota civilizuese
    para pak kohėsh, ka mundur tė jetojė pa pėrdorimin e tij. Duhani ka ardhė nė
    Europė, tek mbas zbulimit tė Amerikės, dhe nė fillim pėrdorimi i tij ishte
    nė formė pėrtypjeje. Kolomboja dhe pėrcjellėsit e tij, as nuk e kan menduar
    se vetėm prej atyre farėve tė duhanit qė ua dhanė indianėt e Amerikės, do tė
    bėhet kjo qė u bė dhe do tė shtohet aq shumė, sa do tė bėhet si epsh i botės
    sė shekullit XX.
    Nuk kan kaluar as njėqind vjetė nga paraqitja e cigares sė parė, e qė
    veē e ka pushtuar globin tokėsorė. Eshtė pėrdorur edhe mė parė me anėn e
    llullės, por nė njė sasi shumė tė vogėl se po pėrdoret sot. LLogaritet se
    sot, gati ēdo i dyti banorė i rruzullit tokėsorė (tė moshės madhore) e
    pėrdorin duhanin.
    Cigarja nė gojė, ose nė mesin e gishtėrinjve, ka qenė para gjysėm shekulli
    sjellje armiqėsore e shpesh edhe i ndaluar (me ligj). Sot ajo e ka fituar tė
    drejtėn e jetės nė masėn ma tė gjėrė tė botės.
    Pėrdorimi (pimja) e duhanit dikurė shumė ka qenė i ndaluar dhe pėrdoruesit e
    tij kan qenė tė dėnuar. Papa urban VIII i ka dėnuar nė shekullin 17 me
    pėrjashtim nga kisha, inkuizicjon me ndezje nė turrė tė druve; Sulltan
    Murati i IV me tė rrasur nė hu; perandori rus Mihailo me rrahje me
    shkop...Me rastin e zhvillimit tė shpejtė tė mardhėnjeve ekonomike kane
    paraqitur mundsi tė shumta pėr tė fituar me kėt bar (duhan) aq tė dėmshėm,
    dhe pėrdorimi i duhanit jo qė asht lejue tė perdoret por asht ba edhe
    monopol shtetrorė.
    Nė disa qindra pėrbėrje, tė cilat kimistėt i gjetėn nė cigare, si dhe
    studiuesit medicional, pėrbėrjet mė tė rėndėsishme (negative) janė:
    nikotini, Katrani dhe monoksidi i thėngjillit.Nė cigare ka 2% nikotin, por
    pėr fat nė organizėm ndalet njė sasi shumė e vogėl. Themi pėr fat tė mirė,
    sepse nikotini ėshtė helm shumė i rrezikshėm nervor. Vetėm njė pikė e
    nikotinit (50 mg) paraqet dozėn e vdekjes pėr ata qė nuk e pijnė duhanin.
    Njė cigare nė vehte pėrmban 1-3 mg nikotin gjė qė mvaret prej llojit tė
    duhanit. Doza ditore prej katėrdhjet cigaresh, kur ėshtė nė pyetje gruaja
    shtatzėnė, rrjellon vdekjen e frytit tė saj tė palindur. Katrani ėshtė
    produkt i destilimit tė thatė procesi i sė cilės, paraqitet nė temperaturėn
    prej 600`C, e cila zhvillohet me rastin e ndezjes (nė majen) e cigares.
    Kush e pin duhanin 20 vjetė nga 20 cigare nė ditė, thithė rreth 6 kg
    ēagjė ecila shtron nė sipėrfaqe tė mėlēisė. Monoksidi i thėngjilit,
    shkaktohet atėherė kur ndezja e cigares nuk bėhet plotėsisht. Eshtė helm i
    rrezikshem i gjakut, icili ndėrpret mundėsinė pėr tė sjellė oksigjenin.
    Pimja e 20 cigareve nė ditė, shkakton humbjen prej 5% homoglobinės. Ky
    zvoglim i oksigjenit nė organizėm, zvoglon fuqinė punuese (aftėsinė) aq sa
    njeriu bėn punėn e tij 2300 m nė nivelin mbidetarė.
    Sipas disa statistikave thuhet:Pėrdoruesi duhanit icili fillon ta pijė nė
    moshen 25 vjeēare dhe icili vazhdimisht pin nga 40 cigare nė ditė, jeton 8
    vjetė mė pak se ai icili nuk e pin duhanin. Nė moshėn 85 vjeēare, do tė
    arrijnė vetėm 19,2% qė nuk e pijnė duhanin. Aj qė heret fillon ta pijė
    duhanin, ai edhe heret do tė vdesė.Tė dhėna tė tilla na jep edhe komisioni i
    mjekėsisė Britaneze "Roy Al College of Physicians 1962". Sipas kėtij
    komisioni ėshtė thėnė se duhani ėshtė armiku mė i madh i tėrė njerzimit.
    Prej 20 tė sėmurėve nga kanceri, vetėm njėri ėshtė qė nuk e pėrdorė
    duhanin, por edhe ai thithė tymin e duhanit sepse ėshtė nė kontakte tė
    shumta me ata qė e pijnė duhanin... Cdo i gjashti person, pėrdorues i
    duhanit, vdes nga kjo sėmundje e tmerrshme.
    Katrani i duhanit, icili sa pėr provė qitet nė lėkurėn e minit, bėhet shkak
    i vdekjes nė 90% tė rasteve. Megjithate bėhet e njohur se kancerin nuk e
    fitojnė tė gjith pėrdoruesit e duhanit, por mesiguri ekziston edhe ndonjė
    arsye tjetėr deri tani e panjohur. Nėse u besojmė statistikave, pėrdorimi i
    duhanit konsiderohet tragjedia mė e madhe bortrore. Kjo nuk ėshtė njė lojė
    me anėn e sė cilės mund tė humbasish njė sasi tė caktuar pasurie ose tėrė
    pasurinė, por ėshtė lojė me jetėn e vet. Sikur pėrdoruesit e duhanit tė
    ishin prezent dhe ta kuptonin njė vdekje tė tillė, ose sikur ai tė mund ta
    shihte mėlēin e vet, mesiguri se kishte me u lirue nga ai ves i mbrapshtė.
    Dikur KUGA, ishte shkaku mė i madh i vdekjes, pastaj lajmrohet
    tuberkolozi... kėshtu me radhė, statistikat gjithashtu tregojnė pėr vdekjet
    e hershme (te moshave nėn pesdhjetė vjeēare) nga Infrakti. Prej 20 personave
    tė cilėt infraktohen, 19 janė pėrdorues tė duhanit. (Heglin CiriX). Prej 205
    tė infraktuarve para moshės 44 vjeēare, janė vetėm dy qė nuk e pijnė duhanin
    (klinika e Hamburgut EPENDORF).
    Nuk ka asnjė organ nė trupin e njeriut, e qė duhani tė mos ndikojė
    negativisht. Por pasijat mė tė mėdha, i kanė organet e frymėmarrjes.
    Mushkėritė e njė njeriu tridhjet vjeēė icili e pin duhanin janė tė njėjta me
    mushkėritė e njė njeriu tė moshės 50 vjeēare qė nuk e pin duhanin. Aftėsia e
    fuqisė fizike, humbet, bėhet e pathyeshme. Krahas kancerit, infraktit,
    bronhitistit... ekzistojnė edhe disa sėmundje tjera lokale.
    - Pėrdorimi i duhanit zvoglon tė pamunit, pėr kėtė arsye edhe pilotave
    ushtarak amerikan, nė kohėn e fluturimeve tė natės, u ėshtė e ndaluar pimja
    e duhanit.
    - PImja e duhanit tė shpie nė impotencim (Enciklopedia mjekėsore Zagreb)
    sepse 45% tė njerėzve qė e pijnė duhanin, nuk kan fėmijė (Bernhard).
    - Duhani negativisht ndikon nė zorrė.
    - Prej 200 njerėzve tė sėmurė nga raku nė girgilan, vetėm njėri ėshtė ai qė
    nuk e pin duhanin.
    - Pėrdorimi i duhanit ndikon edhe te diabitisi po edhe nė tensionin e lartė
    tė gjakut.
    - Lėkura e njeriut 40 vjeēarė icili e pin duhanin, ėshtė e ngjajshme me
    njeriun e moshės 60 vjeēare qė nuk e pin duhanin.
    - Njeriu qė e pin duhanin trurin e ka mė tė dobėt, prandaj nė tė shumtėn e
    rasteve, studentat qė e pijnė duhanin janė mė tė dobėt.
    Duhani pėrmban helme tė shumta, ndėr tė cilat, mė tė rrezikshmet janė:
    avulli i katranit, monoksidi i karbonit, nikotini etj. Pirja e duhanit
    konsiderohet ndėr helmet mė tė rezikshme. Ajo shkakton rritjen e numrit tė
    rrahjes sė zemrės dhe e shkatrona atė. Sikur t'i jepen katėr (4) pika
    nikotin njė lepuri, do ta mbytnin, ndėrsa njeriun do ta mbytnin 60 mgr.
    - Pirja e 20 cigareve nė ditė, e pengon trupin e njeriut nga fitimi i 15% tė
    hemoglobinės, ecila ėshtė lėnda kryesore pėr formimin e rruzave tė kuqe tė
    gjakut.
    - Personi i cili pin duhan ėshtė i rrezikuar nga sėmundja e kancerit tė
    buzėve, gojės, laringut, gabzherrit dhe mushkėrive.
    - Duhanxhiut poashtu i ekspozohet arteriosklerozės nė trup, veēėnarisht nė
    arterjet e zemrės apo tė trurit icili shkakton vdekjen e papritur apo
    paralizimin.
    - Duhanxhiu i ekspozohet edhe kalljes kronike tė hundės e tė gojės, fytit,
    laringut, gabzherit, dhe mushkėrive (pneumonia) e kjo shkakton vėshtėrsimin
    e frymėmarrjes dhe tė kollitjes kronike.
    - Tė pirit e duhanit shkakton dobėsimin e oreksit pėr ushqim, pastaj kalljen
    kronike nė mukozė tė stomakut, e ndonjėherė ndihmon edhe formimin e tė
    thatit (ēibanit) nė shtomak.
    - Pirja e duhanit shkakton dobėsimin e aftėsisė seksuale, nga ndikimi i
    dėmshėm qė bėhet nė qendrat nervore, tė cilat e rregullojnė procesin
    seksual.
    - Duhani ėshtė shkak i humbjes sė fuqisė (aftėsisė) trupore. Duhanxhiu i
    ekspozohet lodhjes sė shpejt. Ajo ndikon negativisht edhe nė aftėsitė e tė
    menduarit, andaj edhe nxėnėsit e shkollave tė larta janė mė tė dobėt ata qė
    e pijnė duhanin.
    - Nėse pin duhan nėna shtatzėnė, shkakton prapambetejen metale tė fėmijės
    dhe bėn ērregullime trupore tė embrionit, ngase nikotini mbartet me thithjen
    e qumshtit.
    Nuk kemi ndonjė tekst Kur'norė po as nė synet tė pejgamberit, icili drejtė
    pėr sė drejti ndalon pėrdorimin e duhanit. Kjo ėshtė shkak qė disa
    duhanxhij tė thonė se pirja e duhanit nuk ėshtė haram. Mirėpo, kjo ėshtė pėr
    shkak tė mosnjohjes sė sherjatit Islam, gjat spjegimit tė hallallit dhe tė
    haramit.
    Qėndrimi ndaj duhanit dihet nga rregullat dhe tekstet e pėrgjithshme, andaj
    tė kėrkosh argument tė veēantė qė ndalon pėrdorimin e duhanit ėshtė
    kokėfortėsi, tė cilėn nuk e pranon feja as logjika, pėr arsye se nė kohėn e
    Pejgamberit duhani nuk ėshtė pėrdorė.
    Ai i cili vėren me kujdes rregullat e sherjatit Islam, sheh dhe kupton qartė
    se pirja e duhanit dhe tregtia me tė ėshtė haram pėr shkaqet dhe arsyet qė
    vijojnė:
    1. Eshtė tepėr i dėmshėm pėr shėndet, pėr arsye se tė sjell nė prak tė
    vdekjes. Kėtu, pasiqė jemi tė bindur se ėshtė kėshtu, kemi ballė pėr ballė
    ajetin Kur'anorė: "dhe mos e mbyteni vehten (as njėrit - jetrin)! Allahu
    ndaj jush ėshtė shumė i mėshirshėm". (IV:29) Ose ajeti tjetėr: "...por
    vehten mos e ēoni nė shatrrim" (II:195). Ruajtja e vetvehtes ėshtė njėra
    prej pesė domosdoshmėrive pėr tė cilat pajtohen tė gjitha sherjatet.
    2. Dėmet nga pirja e duhanit, nuk pėrqėndrohen vetėm nė smundje tė
    pėrdoruesit, por ato kalojnė edhe tek antarėt e tjerė tė familjes dhe tė
    njerzimit qė rrijnė me tė. Ajri tė cilin duhanxhiu e qet ėshtė me pasoja tė
    dėmshme me pėr njerzit qė rrijnė pėr-rreth. Tė gjith dijetėrt e sherjatit
    jan kompakt dhe thonė se "Nuk guxohet t'i bėhet kurrfar dėmi askujt (as
    vetvehtes)", dėmi duhet tė evitohet.
    3. Dėmet nga pėrdorimi i duhanit shkaktojnė edhe dobėsi mentale, sepse ajo
    zvoglon forcėn e koncentrimit. Kėto vėrehen tek duhanxhiu vetėm nė fazėn
    pėrfundimtare. Mbrojtja e mendjes ėshtė ėshtė njėra prej 5 domosdoshmėrive
    mbi domosdonė e ruajtjes sė tė cilave janė kompakte tė gjitha sherjatet.
    4. Duhanxhiu shopenzon pasurinė, ajo ėshtė bazė e jetės. Me tė Allahu ka
    begatuar gjinin njerzore dhe ua ka caktue rrugėn e shpenzimit tė saj. Andaj
    besimtari pasurinė e tij duhat ta harxhojė vetėm atu ku e ka urdhėruar
    All-llahu. E Allahu thotė: "...Jepnu nga pasuria qė ua ka dhėnė juve
    All-llahu..." (Nurė:33). Kėshtu njeriu do tė japė dhogari pėr pasurinė e tij
    ditėn e gjykimit. Transmeton Tirmidhiu se Muhamedi nė njė rast ka thėnė
    "Asnjė njeri ditėn e gjykimit nuk do tė lėvizė nga vendi, pėrderisa tė mos
    japė llogari dhe tė mos pėrgjigjet nė katėr pyetje
    - Nė ēka e ka harxhe rininė e tij,
    - Nė ēka e ka kaluar jetėn e tij,
    - Pėr diturinė e tij dhe ēka ka punuar me tė,
    - Pėr pasurinė e tij prej nga e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar..." Prandaj
    shpenzimi i pasurisė nė blerjen e duhanit, ėshtė humbje e pasurisė aty ku
    nuk ka dobi.
    5. Duhani ėshtė i dėmshėm pėr pasardhėsit, nga nėnat qė e pijnė duhanin
    gjatė shtatzanisė. Ndėrkaq mbrojtja e pasardhėsve nga gjėrat e dėmshme ėshtė
    ėshtė detyrijm fetarė i paraparė nga ana prindore.
    6. Duhani ėshtė njėra prej gjėrave tė kėqia, andaj gjėrat e kėqija Zoti na i
    ka ndaluar me anėn e ajetit Kur'anorė (shih kaptinėn El-A`raf nė ajetin
    157).
    7. Duhani ėshtė prej narkotikėve, kurse i dėrguari i Allahut ka ndaluar ēdo
    pije dehėse dhe narkotike nė hadithin tė cilin e transmeton Imam Ahmedi dhe
    tė tjerėt.
    8. Pėrdorimi i duhanit, duhanxhiun e shtynė qė ti urrejė disa ibadete fetare
    e veēmas agjėrimin e ramazanit. Nganjėherė disa njerėz e kan lanė agjėrimin
    e ramazanit pėr shkak tė pirjes sė duhanit. Nėse vetėm njėra nga kėto tetė
    arsye gjendet tekkjo veti e shėmtuar, atėherė nuk do mend se duhani ėshtė
    HARAM.
    Disa hulumtues tė psikologjisė kan vėrejtė se duhanxhiu ėshtė person i
    shqetėsuar, andaj ky shqetėsim e shtynė ate tė fusė duhanin nė gojė, pėr tė
    ndier njė kėnaqėsi. Nėse njėri nga prindėrit pijnė duhan, atėherė fėmijėt
    pėrpiqėn qė ti emitojnė prindėrit e vet.Brezėt e ri pijnė duhan sepse ata
    pėrpiqen ta vėrtetojnė burrėrinė e tyre, duke emituar kėshtu disa
    personalitete tė mėdha tė cilėt pijnė duhan.
    Bėhu shembull i mirė pėr fėmijėt apo nxėnėsit tu, menjėherė lėre
    duhanin dhe mos e pėrdor mė kurrė. Duhet tė ngritet vetėdija e fėmijės pėr
    rrezikun e pėrdorimit tė duhanit.
    Nėse don ta lėsh duhanin, kėrko sė pari ndihmėn e All-llahut, jepja besėn
    vetėvehtes pėr forcimin e vullnetit dhe vendos menjėherė e pėrfundimisht pėr
    ndėrprerjen e pėrdorimit tė duhanit. Do tė jetė mė lehtė tė vendoset njė gjė
    e tillė nėse shpesh i kujtojmė rreziqet qė mund tė na vijnė prej tij.
    Menjėherė ndaju prej shoqėrisė qė pin duhan dhe mos rri nė mesin e
    duhanxhnjve. Puno nė forcimin e vullnetit me pėrkujtimin e mėsimeve Islame
    duke u larguar nga gjėrat tė cilat e dėmtojnė njeriun.
    Nė bazė tė njė emisioni televiziv, nė 25 vjetėt vijuese nė botė, nga pasojat
    e duhanit do tė vdesin 500 milion njerėz. Kjo ėshtė e pakrahasueshme nga
    numri i njerzve tė cilėt jan vrarė nga luftrat e gjertanishme. Kėtė e them
    pėr shkak tė atyre muslimanėve tė cilėt duan tė pranojnė kėshillė, tė cilėt
    nuk janė kokėfortė dhe tė cilėt thonė se duhani si haram nuk ėshtė i cekur
    as nė Kur'an as nė hadithė. As droga nuk ėshtė e cekur nė Kur'an, por pa
    dyshim tė gjith pajtohemi se ėshtė haram. Duhani, pra zhdukė mė shumė
    njerėz, sesa droga, vetėmse droga vepron mė shpejt, e duhani e infekton
    organizmin tėrė
    jetėn, e mbi tė gjitha kėto tėrė familja e paguan ēmimin e dobėsisė suaj.
    Pėr kėtė, ju o musliman, qė dėshironi vetėm tė flisni, lėnije duhanin sepse
    ithtarėt e disa religjioneve tjera, kaherė e kan lėnė duhanin, nė vend qė tė
    zhvillojnė diskutime tė gjata e shterpe rreth duhanit. (Preporod 11/90)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.All-llahu va shpėrblevtė me Xhenetin Firdevs or vėllezėr Albin dhe Altin55 pėr mundin qė jeni tu bėrė "kėshillimi nga e mira dhe ndalimi nga e keqa"dhe i lus qė tė gjithė muslimanėt tė marin kėtė kėshillė dhe ata qė e pinė duhanin le tė mundohen pak me e lanė se metėvėrtetė do ta ndjejnė veten e tyre mė mirė se sa kur pinė duhan(zeher-helm) HARRAM.All-llahu na udhėzoftė qė tė gjithėve dhe na i faltė gabimet qė i bėjmė me dashtje dhe pa dashtje Amin.sELAM ALEJKUM.

  4. #4
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ikni re une po spiva duhan sme qarkullon gjaku ne trup.Me mire mos marr fryme se sa te mos pi duhan :d
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  5. #5
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anėtarėsuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne rrathe te pare te pergezoj se ke shkruajtur shume edhe ne rrath te dyte mua me mire me ler pa buke se sa pa duhan :P
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Selam alejkum ,mua mė vjen shumė keq pėr ty,sepse qenke metėvėrtetė nė njė pozitė tė keqe dhe e lus All-llahun e Madhėrueshėm qė tė tė ndihmojė qė tė shėrohesh prej kėsaj sėmundje.Por desha tė them se do tė ishte mė mirė qė ty tė shprehesh nė njė mėnyrė mė tė mirė poqese e kupton se je duke bėrė njė gabim tė madh qė s'po rin dot pa duhan dhe do tė ishte mė e dobishme pėr ty qė tė kėrkoje njė kėshillė qė ndoshta ndonjė vėlla musliman mund qė me ta dhanė,se sa ta refuzosh kėshillėn pėrpara se tė jesh i kėshilluar.Mua* mė preku shum fakti se ty qenke i lidhun ngushtė aq shumė me duhanin saqė tė paska bėrė pėr vehte dhe nuk po flasėsh ty nė kėtė moment por flet vetė duhani.Largoju sa mė shpejt prej tij nė rastėse don qė tė jesh i shpėtuar prej dėnimit tė kėsaj dunjaje,por edhe dėnimit tė All-llahut.Pendohu sa mė shpejt dhe mos e prit tė tė vjen Meleku i shpirtit dhe kur atėherė smund tė kesh ma mundėsi pėr me u pendo.Mendoj se kėto fjalė nuk ndikojnė pėr negativ, sepse duhet qė ta dish se ai qė tė kėshillon dije se ta don tė mirėn edhe pse nuk tė njoh fare.Dhe prej ty nuk kam asēfar interesi,por shpėrblimin e kėrkoj vetėm se tek All-llahu inshAll-llah.Tė ma bėjsh hallall nė rastėse e ke keqkuptu dhe selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anėtarėsuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Video shokuese kunder pirjes se duhanit

    http://www.balkanweb.com/sitev4/foto...gare/index.htm



    Video shokuese kunder pirjes se duhanit

    Nje eksperiment i thjeshte per te treguar efektin qe jep nje pakete cigare ne dite per 20 dite. Rezultati eshte shume i habitshem dhe serioz ne te njejten kohe.
    Videoja eshte prodhuar nga japonezi Samimy dhe po qarkullon ne shume site interneti te botes. Ai ka perdorur nje aspirator, qe fal te cilit thith tymin e cigares dhe e kthen ne gjendje te lengshme. Njeher qe vihet per tu zier perberja e provezes dhe mbas avullimit te lengut, do te shikoni se kush jane mbetjet e saj...

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit per keshillat e mira qe jepni, por sic e dini, lenia e cigares eshte shum e veshtire, ndaj cigarja mund te konsiderohet edhe droge me e rende se Heroina e cila eshte droga me e forte e momentit.

    Eshte e thjeshte ta nisesh, por shum shume e veshtire ta leshe, ata qe e lene cigaren jan per tu admiruar sepse kan me te vertete nje karakter ēeliku, edhe bravo u qofte.. Un edhe vete dua ta le, e di qe te demton rende, por eshte veshtire.. shpresoj ta le.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,137
    Faleminderit
    1
    4 falenderime nė 3 postime
    Xhaxhi im e ka len dhe prap ja ka fillu
    Daja edhe ne rrug per ta len , ne familjen time prej 5 antarve asnjeri se pin duhanin , dhe met vertet verehet dallimi.
    Patjeter qe duhani esht varesi dhe dem , mirpo biznesi i duhanit esht shum i fuqishem dhe per at nuk ka ndonje ndalim te duhanit ne menyr me rigoroze.
    Plus esht edhe nje dem material , sepse nja pako cigare kushton 1 euro , 30 dite = 30 euro. 1 vit = 365 euro.
    Ja ne vend se te shkojsh dikund te kalojsh mire , ata investojn ne shkatrrimin e organizmit.
    E mos te flasim per ata qe pijn me shum . Mendimi im esht se duhani esht haram.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    By dodoni in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Migjeni
    By macia_blu in forum Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 04:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    By DEN_Bossi in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 11:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    By Davius in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Shpėrthim nė Prishtinė, atentat ndaj presidentit Rugova
    By Lioness in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •