Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Lente kurative për të shëruar miopinë

    Lente kurative për të shëruar miopinë
    Shekulli online

    Duke u vendosur gjatë natës janë në gjendje të modifikojnë sipërfaqen e korneas duke korrigjuar difektet e të parit. Këto lente janë eksperimentuar me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shpejt pritet që të vijnë dhe në Itali. Lajme të mira për miopët. Janë në arrdhje lentet e kontaktit kurative. Duke u vendosur gjatë natës kur sytë janë të mbyllur dhe flihet janë në gjendje që të korrigjojnë difektet e të parit duke modifikuar sipërfaqen e korneas. Kufizimi i vetëm që egziston për përdorimin e këtyre lenteve është se mund të vendosen vetëm nga ata që vuajnë nga një miopi e lehtë. Kjo arritje është konsideruar nga specialistët okulistë si një revolucion i vërtetë për miliona persona që vuajnë nga ky shqetësim dhe që janë të detyruar që të mbajnë syze përgjatë gjithë jetës, lente kontakti apo t’u nënshtrohen dhe rrezeve lazer. Teknika në të cilën janë bazuar lentet e reja, e quajtur ortokeratologji është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara nga Food and Drug Administration dhe është përdorur në mënyrë sporadike në disa vende evropiane si në Hollandë dhe në Britaninë e Madhe. Specialistet thonë se sistemi i ri duhet parë me besim pasi funksionon në të njejtën mënyrë si aparatet e dhëmbëve. Lentet janë të rrumbullakta si lentet normale por që vendosen në sy me një kënd të veçantë duke qenë se në qendër janë të sheshta. Me kalimin e kohës, ashtu siç ndodh dhe me aparatet që drejtojnë dhëmbët dhe sipërfaqja e korneas do të modifikohet. Ndërkohe lentet e kontaktit normale vetëm në Itali përdoren nga 2 milionë persona që janë pjesa më e madhe të rinj. Më të përdorurat janë ato me përdorim të përditshëm ( rreth 90 për qind e konsumatorëve) më pas vijnë lentet e përdorura për presbiopinë lentet bifokale dhe ato që janë tërësisht për qëllime estetike si për të ndryshuar ngjyrën e syve
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    ja edhe dicka me teper ne lidhje me okulistiken...........

    Injorimi i produkteve okulistike të miratuara nga shoqatat e okulistëve dhe këshillave të mjekëve, rrit numrin e të sëmurëve nga miopia
    Larg lentet, diellin dhe videogames

    Syze dielli, apo optike, të gjitha duhet të kenë simbolin CE

    Syzet e diellit nuk janë gjithnjë e vetmja gjë që duhet. Në fillim duhet të mendojmë për sytë tanë, dhe jo për bukurinë e tyre. Tendenca e të rinjve është që të përdorin sa më shumë lentet e kontaktit, në mënyrë që të kenë sy të bukur, duke harruar se janë syzet ato që i mbrojnë sytë nga të gjithë agjentët e tjerë natyrorë. Syzet e diellit janë i vetmi filtër mbrojtës për sytë tanë, pasi gjatë stinës së pranverës shtohet pluhuri dhe mikrobet e shumta që lëvizin bashkë me ajrin. Sipas një sondazhi pjesa më e madhe e popullatës shkon te okulisti, jo vetëm në rastet kur ata e kanë probleme me shikimin. Stina e ngrohtë sjell me vete diellin dhe rrezet e tij të rrezikshme, që dëmtojnë shikimin. Madje është provuar se në stinën e pranverës dhe të verës, ndikimi i dritës ul ndjeshëm nivelin e shikimit, duke sjellë edhe probleme serioze me sytë. Moshat më të prekura janë moshat e treta, por nuk përjashtohen as moshat e vogla, të cilat e kanë retinën e syrit të ndjeshme. Në këtë stinë, nisin edhe një sërë infeksionesh, që bëhen shkak për humbjen e shikimit. Një nga masat, paraprake sipas okulistëve është mbrojtja e syve nga rrezet ultra të kuqe, që janë të dëmshme.
    Syzet e diellit vetëm për snobizëm
    50 për qind e njerëzve sot në botë, nuk i japin ndonjë rëndësi të madhe syzeve të diellit, madje i injorojnë ato për rolin e tyre pozitiv. Ata nuk marrin parasysh nëse syzet që mbajnë janë apo jo firmato, (në këtë rast ka rëndësi për pastërtinë e xhamit) mjafton që ato të kenë ngjyrat dhe formën e tyre të preferuara. Ata që i përdorin më shumë syzet e diellit për snobizëm janë të rinjtë, duke e kaluar në dorën e dytë rëndësinë që ato kanë duke mbrojtur sytë nga rrezatimi i dëmshëm. Moshat e reja e injorojnë më shumë përdorimin e syzeve të diellit me efekte mbrojtëse. Kjo për faktin se shkenca ka hedhur në treg lentet e kontaktit, që në të njëjtën kohë kanë mbrojtësa të syrit nga rrezatimi ultravjollcë.
    Si të zgjedhim lentet ideale
    Po si të zgjedhim lentet ideale, pa shkatërruar sytë tanë të shtrenjtë? Në fillim duhet të marin një përgjigje nga mjeku okulist, nëse janë apo jo të dëmtuar sytë tanë, dhe cilat lente do të na këshillonte ai. Zgjedhja klasike e të rinjve të sotëm, është që të blejnë një palë lente, vetëm për të zbukuruar estetikën e tyre, por pa e vrarë mendjen nesë do të jenë apo jo sytë e tyre të sigurt në të ardhmen. Këshilla e parë që japin mjekët është që të shmangin të gjitha blerjet që bëhen tek tregtarët ambulantë. Në shumicën e rasteve, këto produkte janë të dobëta. Një këshillë tjetër është që lentet të kenë të gdhendur në kapak simbolin CE, që do të thotë se ky produkt është i këshilluar nga shoqata e okulistëve. Kjo këshillë vlen edhe për markat e syzeve që kanë këtë simbol.
    Markat CE, injorohen
    Ajo që bie në sy gjatë viteve të fundit në Evropë është injorimi i syzeve që mbajnë vulën e CE-së, që do të thotë se këto produkte kanë marrë miratimin e shoqatave të okulistëve. Të gjitha ato marka, që kanë të gdhendur sipër këtë shenjë, përcaktojnë njëkohësisht edhe nivelin mbrojtës të syzeve. Nga një sondazh i bërë në të gjithë Europën nga Komisioni i Mbrotjes së Shikimit, në një kontigjent prej 1 mijë personash , 57 për qind e tyre, i blejnë syzet më shumë për modë dhe estetikë, sesa për të mbrojtur sytë e tyre. Kjo vihet re edhe gjatë stinëve kur dielli është shumë i dobët. Ndërsa 70 për qind e të intervistuarve injorojnë vlerat e dobishme të mbajtjes së syzeve, dhe nuk e kanë aspak të nevojshme që para se të përdorin syzet duhet të pyesin okulistin. "Një fakt shumë i rëndë- shpjegon Umberto Maltaliati, sekretar i përgjithshëm i këtij komisioni, - është sepse asnjë nga blerësit e syzeve, nuk denjon të lexojë të dhënat që i bashkangjiten, të gjitha produkteve që shiten në dyqanet e syzeve". Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se pas dhjetë vjetësh, pjesa më e madhe e njerëzve do të përdorin syzet e diellit, përveçse për modë nëpër rrugët e qyteteve, por edhe për të parë televizorin. Interesi ndaj shëndetit të syve, sa vjen dhe dobësohet, për këtë qëllim, të gjitha shoqatat e okulistëve duan të sensibilizojnë njerëzit që mos vendosin syze pa marrë paraprakisht një këshillë nga mjeku specialist. Problemi më i dukshëm për syzet e diellit është sepse edhe kontrolli ndaj të gjitha produkteve okuliste që duhet të marrin stemën CE, sa vjen edhe po zhduket.

    Infeksionet

    Syze për t'u mbrojtur nga pluhurat

    Okulistët hedhin alarmin se fëmijët duhet të përdorin patjetër syzet e diellit. Është vënë re se mosmbajtja e syzeve sjell një numër të madh infeksionesh në sy. Gjatë stinës së pranverës, kur sasia e pluhurit është akoma më e madhe, rritet edhe mundësia për të marrë infeksione të dëmshme. Infeksionet në sy mund të sjellin edhe humbje të shikimit, kështu që është e nevojshme që të merren masat sa më parë. Mjeku këshillon që nuk duhet të merret asnjë masë, pa pyetur më parë specialistin. Ndër infeksionet më të dëmshme janë infeksioni i syrit të bardhë. Ky lloj infeksioni, në fillim shoqërohet me skuqje sysh dhe kruarje, dhe më pas me zbardhje të syrit.

    Videogames, kompjuterat dhe ndjekja e televizorit pa pushim që i vogël dëmton shikimin

    Fëmijët, gjithnjë e më shumë me syze

    Një nga revistat më të njohura angleze ka publikuar ditët e fundit një kërkim shkencor, i cili bën të ditur rritjen e përdorimit të syzeve nga moshat e reja, dhe sidomos tek fëmijët. Një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimit të syve tek këto mosha janë videolojrat, të cilat rrezikojnë që t'i kthejnë fëmijët në miopë. Pas një sondazhi të bërë me ata fëmijë, që përdorin shpesh videolojrat, është vënë re se ata kanë mundësi të mëdha për t'u bërë në të ardhmen miopë. Një në pesë fëmijë, mund të kthehen në miopë, pas 5 vjetësh. Kjo sipas mjekëve do të bëhet akoma më shqetësuese, kur ata të nisin studimet e tyre. 20 për qind e atyre që kanë moshë shkollore, që tani kanë vështirësi në të lexuar. Ndërsa pjesa tjetër ka problem diagnostikimin, kjo pasi prindërit nuk i kanë çuar ata ende tek mjeku për të parë se në çfarë grade ka devijuar shikimi i fëmijëve të tyre. Një në tre fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç, është duke i shkatërruar sytë para kompjuterit, televizorit.
    Alarmi
    Shoqatat e okulistëve kanë hedhur alarmin e dëmtimit të syve nga televizori që më herët, por vetëm tashmë kanë vënë re efektet negative tek fëmijët. Kjo sipas specialistëve, do të ulë ndjeshëm nivelin e të mësuarit tek këta fëmijë. Organizata e mbrojtjes së shikimit e krijuar në vitin 1972, ka kërkuar që diagnostikimi i fëmijëve të bëhet sa më parë, pasi çdo vonesë sjell një fëmijë më shumë me probleme. Nga disa studime të kryera nga specialistët e një universiteti londinez, janë prindërit ata fajtorët, që nuk kanë vënë re defektin e fëmijëve të tyre. Madje, ata i nxisin fëmijët e tyre që të mësojnë sa më shumë nëpërmjet kompjuterit, duke i blerë atyre sa më shumë libra në formë CD. Në këtë mënyrë sytë e fëmijëve të tyre do të dëmtohen akoma më shumë. Ndërkohë që instrumentet e tjera të zbavitjes janë një tjetër shkak që ndikon direkt tek sytë e tyre. Një fëmijë në tre, që ndjekin arsimin e detyruar paraqesin defekte në shikim, që janë koordinimi i syve dhe konvergjenca e tyre.
    Vendet e industrializuara më të rrezikuara
    Shqetësimi kryesor është hasur në vendet e industrializuara. Në këto vende teknologjia e përparuar i ka kthyer këta fëmijë në ametropë. Ndërkohë që në raportin e tij të fundit, Instituti Mbretëror i të Verbërve, në Angli, bën të ditur se është rritur numri i fëmijëve që paraqiten në këtë institut. Ata kanë apeluar drejt prindërve, për të qenë më të kujdeshëm ndaj fëmijëve të tyre, dhe mbrojtjes së syve. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, Komisioni i Mbrojtjes së Shikimit, ka evidentuar 900 mijë fëmijë me probleme të shikimit, të moshave nga 8 në 11 vjeç. Madje është vënë re se numri më i madh i fëmijëve me probleme, si miopi dhe hipermetropia, janë vënë re në vendet evropiane, ku janë përqëndruar edhe vendet e industrializuara. Përdorimi i kompjuterave apo i televizionit në masë është një shkaqet që dëmtojnë sytë e tyre. Futja e kompjuterit në masë të gjerë nëpër shkolla, dhe studimi i një sërë informacionesh nëpërmjet kompjuterit, rrisin tendencën e dëmtimit të shikimit tek gjenerata e re.
    Përgatiti : Olsi Kolami


    1 në 5 fëmijë, miopë, pas 5 vjetësh.
    20% e fëmijëve, që kanë moshë shkollore kanë vështirësi në të lexuar.
    1 në 3 fëmijë të moshës 6 -14 vjeç, po dëmtojnë shikimin nga kompjuteri dhe televizori.
    1 në 3 që ndjekin arsimin e detyruar, paraqesin defekte në shikim.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    ja dy foto ne te cilat tregohet syri normal,dhe syri miop......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #4
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Disa pyetje per miopine.

    A eshte e trashegueshme me gjenetike?

    Cilat jane shkaqet qe e provokojne kete fenomen?

    Sa ndikon perdorimi i syzeve ne permiresimin e saj?

    A eshte e vertete qe ne syte miop ka edhe hemorragji mbrenda?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #5
    perfect girl Maska e emilja
    Anëtarësuar
    18-04-2010
    Postime
    14
    a eshte e trashegueshme miopia

Tema të Ngjashme

  1. Psikologjia në shërbim të shëndetit
    Nga salihaj në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •