Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja

    Historia tronditi opinionin. Mjekët e kishin deklaruar të vdekur, por 6-vjeçarja jep shenja jete rrugës për në shtëpi

    Mjekët e deklarojnë të vdekur, kthehet në jetë 6-vjeçarja


    Ylber Lili

    SHKUP- Një vajzë 6-vjeçare ka qëndruar për 24 orë në një dhomë të ftohtë spitali, e fashuar kokë e këmbë si një e vdekur nga mjekët që në fakt duhej ta kuronin. “Ringjallja” e Yllzana Hazirit, e cilësuar si një mrekulli e vërtetë, ka tronditur opinionin publik në Maqedoni. Mjekët e spitalit të Shkupit u kishin prerë shpresat prindërve të saj, të cilët bënë gati edhe ceremoninë mortore për të bijën. “Ejani merrni trupin se vajza ka vdekur”,-i kishin thënë mjekët e klinikës kirurgjikale nervore, prindërve të Yllzana Hazirit. Por pikërisht atëherë kur trupi i fashuar për në atë botë i vogëlushes po transportohej për në shtëpi, belbëzitjet e saj kanë kthyer gëzimin në familjen Haziri. Kjo ngjarje e rrallë, e ndodhur më 16 prill është mbajtur sekret për shumë kohë nga mjekët e spitalit qendror të Shkupit, ndërkohë që publikimi ka shokuar opinionin në të gjithë Maqedoninë. Yllzana Haziri ka qenë e shtruar në Klinikën Kirurgjikale Nervore, nën kujdesjen e mjekut Ilija Pengovski. Peripecitë e vogëlushes nëpër pavionet e spitaleve nuk kanë patur të sosur, gjersa një ditë mjekët janë “dorëzuar” në mënyrë absurde, duke dhënë alarmin:” ejani merreni vajzën, se ajo është e vdekur”. Yllzana Haziri është nga fshati Kallnik i Tetovës dhe sipas mjekëve, ajo vuante nga tumori në tru. Mjeku nga reparti i Pediatrisë në Tetovë ka shpjeguar se Yllzana ka qëndruar 3 ditë në repartin e tyre dhe është dërguar në Shkup. Vogëlushja ka përfunduar në spitalin e Shkupit më 25 shkurt dhe ka qëndruar deri më 4 mars. Më pas ajo është transferuar në Klinikën Kirurgjikale Nervore, ku ka qëndruar 7 ditë. Pikërisht në këtë klinikë, mjekët u prenë shpresën prindërve të Yllzanës, duke u thënë se vajza e tyre kishte vdekur, ndërkohë që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
    Historia
    Në kohën që trupi i vogëlushes po transportohej për në shtëpi, ajo ka pëshpëritur me zë të vakët emrin e së ëmës. Vogëlushja është shpallur e vdekur nga ana e mjekëve, ndërsa ringjalla e saj ka ndodhur rrugës për në Kallnik të Tetovës. I pari që e ka dëgjuar thirrjen e vajzës ka qenë shoferi i makinës së Spitalit të Tetovës , i cili menjëherë i ka bërë shenjë veturës tjetër, ku ndodhej i ati, Fatmiri Haziri që të ndalojë. Nga fashoja me të cilën mjekët i kishin mbyllur gojën vajzës, kanë mundur të vërejnë të vjellat e saj. “Mjekët i kishin mbyllur gojën me fasho dhe i kishin lidhur duart dhe këmbët”- ka rrëfyer për “Shekullin” babai i vajzës, Fatmir Haziri. Ai shton se mjekët i kishin thënë të merrte trupin e vajzës, ose në të kundërt ajo do të përfundonte në morg. Por ka ndodhur dhe ajo që nuk pritej. Vogëlushja e konsideruar e vdekur nga mjekët është “ringjallur” rrugës për në shtëpi. “Pavarësisht se mjekët më thanë se vajza juaj nuk jep asnje shenjë jete,unë e dëgjoja të rrahurën e zemrës së saj, megjithëse trupi ishte i akullt”- thotë nëna e vajzës së vogël, Hasie Haziri. Prindërit e Yllzana Hazirit thonë se mjekët u kishin prerë më kot shpresat dhe ua kishin fashuar vajzën, njësoj sikur ajo të kishte vdekur me të vërtetë. Duke u ndodhur para këtij fakti, Fatmir Haziri e ka nisur vajzën drejt shtëpisë së tij, por një kërkesë e spitalit të Shkupit e ka detyruar atë ta dërgojë në spitalin e Tetovës.
    Lotët u shndërruan në gëzim
    Shtëpia e Fatmir Hazirit kishte qenë e mbushur me të afërm dhe bashkëfshatarë, të cilët kishin marrë lajmin e dhimbshëm të vdekjes së Yllzanës. “Kur makina u shfaq pranë shtëpisë, të gjithë e dinin se po
    prisnin kufomën, por zoti bëri mrekulli”,-thotë i afërmi i Hazirajve.”Vajza është gjallë. Mos u mërzisni se nuk ka vdekur”,-ka dhënë lajmin e mirë shoferi i makinës. Nëna e Yllzanës shton se kishin marrë një mjek nga fshati, i cili e kishte liruar vajzën nga fashot. Yllzana ka kërkuar ujë, sapo ka mbërritur në shtëpi, e më pas ka filluar të flasë.

    PRINDËRIT

    Shërimi i Yllzanës, vetëm jashtë shtetit

    Familjarët e Yllzanës, edhe pse në gjendje të rëndë ekonomike, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të shpëtuar vajzën e tyre. “Mendojmë të shesim tokën dhe ta dërgojmë vajzën në një klinikë jashtë vendit, që ajo të jetë përsëri e shëndetshme”,-thotë babai i saj, Fatmir Haziri. Diagnoza e 6-vjeçares është dërguar në Itali, ndërkohë që prindërit e saj presin përgjigjje. “Na kanë thënë se vajza mund të shkojë e vetme për t’u kuruar, por unë dua t’i qëndroj pranë”,-shton nëna e Yllzanës. Pas peripecive dhe shijes së keqe që i kanë lënë mjekët e Shkupit, Hasija shton se e bija mund të shërohet vetëm jashtë shtetit. “Ne na thanë se ajo ka vdekur, e më pas se asaj i mbeten vetëm pak minuta jetë. Pas kaq kohësh ime bijë është ende gjallë, por ne duam që ajo të jetë e shëndetshme”,-thotë Hasije Haziri.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Mjekët: Vajza nuk kishte vdekur


    Shekulli

    SHKUP- Pas publikimit të këtij lajmi të rrallë nga mediat maqedonase, mjekët e spitalit të Shkupit kanë dhënë versionin e tyre lidhur me ngjarjen. Sipas një deklarate të lëshuar dy ditë më parë, Yllzana Haziri është dërguar për përkujdesje shtëpiake dhe jo si person i vdekur. “Mjeku i ka bërë të ditur familjes se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ata vendosën ta marrin në shtëpi”,-thuhet në deklaratën për shtyp. Por menjëherë pas kësaj ka reaguar Fatmir Haziri, babai i Yllzanës. Sipas tij, mjeku u kishte thënë se vajza kishte vdekur. “Përse mjekët nuk na dhanë asnjë dokument, ku shënohet dalja e vajzës nga spitali dhe diagnoza e saj”,-pyet Haziri. Më pas ai shton se vajzës jo vetëm që i ishte mbyllur goja me fasho, por edhe këmbët e duart. “Unë pyes mjekun e time bije se pse ajo ishte e lidhur këmbë e duar”,-shton Haziri. Rasti i mësipërm është komentuar edhe nga ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Rexhep Selmani. “Do të ketë sanksione, nëse vërtetohet se vajza ka dalë nga spitali si e vdekur”,-ka thënë ai për median. Ndërkaq, babai i Yllzanës shton se mjekët i kishin thënë jo vetëm atij, por edhe të afërmëve për vdekjen e vogëlushes 6-vjeçare, që dha shenja jete kur po dërgohej në shtëpi.




    29/05/2004
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendës dhe të vërtetës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Çuli: Ndjesë familjes së poetit të pushkatuar..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Vdes shtatzëna në sallën e operacionit, i shoqi bën me faj mjekët
    Nga miki_al2001 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 18:44
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •