Miftar Spahija (Thaēi) ka shkruar e botuar qindra artikuj politikė, historikė, gjuhėsorė e letrarė, nė shqip e nė anglisht, dhe shume libra.

Ai ka lindur nė mars 1914 nė Kolesjan tė Lumės, 2 vjet pas betejės sė famshme midis malėsorėve tė kėsaj krahine, e hordhive serbe ku mbetėn disa qindra armiq (nėntor-dhjetor 1912). Nė shkollėn fillore tė fshatit pati mėsues patriotin Riza Spahija. Gjimnazin e Tiranės e mbaroi shkėlyqeshėm (mė 1935) duke jetuar nė konviktin Vaso Pasha. Si kreu edhe shkollėn e plotėsimit (1936) u regjistrua nė Universitetin e Torinos nė fakultetin Letėrsi-Filozofi, dega e letėrsisė, tė cilin e kreu nė qershor 1939, dy muaj pasi Italia fashiste kishte pushtuar atdheun e tij.

Pas disa ditėve qė kthehet nė vendlindje, ndalohet nga karabineria e Bicajt pėr dy javė. Nė nėntor tė atij viti arrestohet sėrish dhe dėrgohet nė Tiranė dhe prej andej nė burgjet dhe kampet e internimit nė Itali. Si ndenji pėr do kohė nė burgjet e Barit e tė Manfredonias, dėrgohet nė ishullin e gurtė San Nicola di Tremiti ku qendroi pėr 2 vjet e 3 muaj. Kėtu u njoh me tė internuar tė tjerė shqiptarė si Halim Begeja, Sulejman Lleshi, Petraq Vuēani, etj. Edhe pse i internuar, nė vjeshtėn e vitit 1941 doktorohet pėr letėrsi. Pas njė qendrimi nė Sinalunga tė Toskanės, lihet i lirė pėr t'u kthyer nė atdhe. Nė Tiranė takon Anton Krajnin, funksionar nė Ministrinė e Arsimit dhe me ndihmėn e tij caktohet profesor nė gjimnazin e Prishtinės ku pėr njė vit (1941-1942) jep lėndėt e historisė dhe gjeografisė. Nė kėtė qendėr arsimore tė rėndėsishme pėr popullin e Kosovės, jepnin mėsim edhe patriotė e antikomunistė tė njohur si Rexhep Krasniqi, Vasil Andoni, Ymer Berisha etj..

Ai largohet nga vendlindja fillim tė shtatorit 1944, i ndjekur kėmba kėmbės nga Sigurimi dhe forcat e ndjekjes, ndėrsa familja i internohet nė Berat ku i vdes edhe vajza 15-muajshe. Nė gusht 1946 largohet nga Shqipėria sė bashku me njė shpurė nacionalistėsh ku bėnte pjesė edhe Muharrem Bajraktari dhe vendoset nė Greqi. Nė kampet greke jetoi deri nė vitin 1952 dhe pastaj kaloi nė Romė ku qendroi deri nė vitin 1956. Nė atė vit pat vdekur nė duart e tij intelektuali antikomunist, ish prefekti i Tiranės Qazim Mulleti (nė Rocca di Papa). Nė nėntor 1956 Miftar Spahija emigron nė SHBA ku jeton ende sot, nė njė moshė tė thyer, por i lidhur me vendin dhe njerėzit e vet. Nė SHBA pėr 16 vjet rresht (1964-1980) qe profesor i asociuar nė James Madison University nė Harrisonbourg dhe nė Mansfield University tė Penssylvania-s. Nė 1980, pensionohet dhe vendoset nė North Bergen tė shtetit tė New Jersey-t. Nė qershor 1992 "me sytė qė i shkrepnin xixa tė nji zjarri tė motshėm, tue dėnesė imtas, tue u shkllahė sė qami" ky lumjan i mirė, krenaria e krahinės sė tij u pėrqafua me tė vetėt nė Tiranė, nė Laē, nė Kukės e nė Kolesjan duke puthur me pėrmallim tokėn amė.

Ka shkruar e botuar qindra artikuj politikė, historikė, gjuhėsorė e letrarė, nė shqip e nė anglisht, si edhe veprėn "About Kosova" (Rreth Kosovės) dhe romanin "Hasimja" (1990), "Arbanėt e Curranėt" (1998), "Taf Bardheti" (2000), "Met Malushi" (2001). Shumė vepra tė tij janė ende tė pabotuara.

Aktiviteti politik i prof.Miftar Spahisė ėshtė shpaluar sidomos nė veprėn e tij "About Kosova" (1998) botuar nė shqip njė vit mė vonė. Kėtu autori ka pėrmbledhur njė numėr tė madh letrash, memorandumesh, protestash, dėrguar burrave mė tė fuqishėm tė kohės si presidentit tė SHBA Bill Klinton, presidentit tė Francės Franēois Miterrand, presidentit tė Rusisė Boris Jeltzin, kryeministrit britanik John Major, Zhak Shirakut, Al Gorit, kancelarit Helmut Kohl, Felipe Gonzalesit e shumė e shumė tė tjerėve duke paraqitur me besnikėri gjendjen e rėndė tė popullit tė Kosovės dhe duke mbrojtur me argumente bindės tė karakterit diplomatik e historik kombin shqiptar. Sidomos protestat e kėrkesat e prof. Miftarit janė fokusuar nė Kosovė ku rezistohej e luftohej kundėr Beogradit, por edhe nė Ēamėri, popullsia shqiptare e sė cilės u shkapėrderdh e u pėrzu sidomos pas Traktatit tė Lausanne-s 1923, por veēanėrisht nga bandat e Zervės mė 1945, duke iu mohuar deri nė ditėt e sotme e drejta mbi pronat stėrgjyshore, dhe ajo e kthimit nė trojet e tyre tė lashta.

Nė njė letėr qė i ka shkruar Boris Jeltzinit (25 korrik 1993) Miftar Spahija ėshtė shprehur: "Tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė ndihen thellėsisht tė fyer, tė plagosur nga vendimi juaj pėr tė mos e njohur pavarėsinė e Kosovės. Vendimi juaj ėshtė normalisht i gabuar, indinjues, sepse shpėrblen pushtuesin, i padenjė, sepse buron nga filozofia e agresionit, e shtypjes, e imperializmit, kolonizimit, serbizimit tė afėr 4 milion, po tė 4 milion shqiptarėve nė Jugosllavinė e vdekur."

Miftar Spahinė e kanė karakterizuar nė vijimėsi bindjet monarkike e antikomuniste. Nė njė letėr qė i ka shkruar njė bashkėkrahinari me banim nė SHBA (23 shtator 95), Miftari ėshtė shprehur: "Ti thash kėto mendime, jo se jam apologjist i Ahmet Zogut dhe as me qėllime polemizuese, por i shfaqa mos me mohue vetveten ku qendroj.

Miftar Spahija i ėshtė kushtuar edhe qėmtimit dhe shpalimit tė vlerave gjuhėsore tė kombit. Nė njė sėrė artikujsh dhe nė vlerat letrare tė tij ai ka zbuluar fjalė e frazeologjizma thjesht shqipe, duke ngulmuar si njė rilindas i vėrtetė pėr pastrimin e gjuhės nga lėnda e huaj dhe duke gatuar fjalė tė reja me burim vendas, mbėshtetur nė modelet e gjuhėve klasike, sidomos tė latinishtes qė e njeh mirė. Nė kėtė lėmė ky zen njė vend tė veēantė, tė merituar. Ai e sheh gjuhėn si njė element nė zhvillim e nė perfeksionim, prandaj ka shkruar: "Gjuha si kombi asht e gjallė, i gjallė kombi, e gjallė gjuha. Kombi ndėrron, gjuha ndėrron; kombi para, gjuha para. Na duhet tė herrim gjuhėn, ta qėrojmė." Dhe pastrimit tė saj i pati hyrė qė herėt. Teza e doktoraturės qė mbrojti para Bartolit, albanolog i njohur italian, 1941, mbante titullin "Elemente tė huej nė gjuhėn shqipe". Ai mė pas, e ka dėshmuar veten jo vetėm si qėmtues i zellshėm i vlerave mė tė mira gjuhėsore tė shqiptarėve, por edhe si purist i tejskajshėm, njė rilindės i shquar i kohėve moderne qė kėrkon qė bashkėkombėsit tė hyjnė nė Europėn e bashkuar me fytyrėn e vėrtetė tė tyre si shqiptar. Fjalėt e krijuara prej tij, prof.Miftari i ka jetėsuar nė veprat e tij letrare dhe njė pjesė e tyre janė bėrė apo mund tė bėhen mish i shqipes. Ashtu si rilindėsit e shekullit XIX, ky lumjan i ditur me horizont tė gjerė nė shumė fusha dhe me vullnet tė pamposhtur, nė hullinė e tyre, por me ndjesi bashkohore vazhdon luftėn pėr dekada tė tėra pėr t'ia arritur synimeve tė tij tė formuluara kthjelltas edhe kundėr moskuptimit e mosdurimit tė disave, qė tė ruhet kombi e gjuha e tij para rrezikut tė sigurt tė zdrodhjes, tė bjerrjes nga proceset konvergjente europiane dhe tė globalizmit.

Mbi tė gjitha Miftar Spahija mbetet njė krijues i pėrkushtuar, njė letrar idealist, njė romancier i plleshėm. Veprat kryesore tė tij janė romanet voluminozė: "Hasimja" botuar nė Kanada 1990 (728 faqe); "Arbanėt e Curranėt", Tiranė, 1998 (966 faqe); "Taf Bardheti, Tiranė 2000, (1046 faqe). Ndėrkohė ka botuar edhe novelėn "Met Malushi", Prishtinė 2001. Romani "Arbanėt e Curranėt" siē e ka parė njė studiues, - ėshtė njė ndėr veprat mė pėrfaqėsuese tė shkrimtarit. I shkruar para viteve '80-tė tė shek.XX, ai u pėrket veprave psikologjiko-filozofike, ėshtė njė pasqyrė e zakoneve, sjelljeve, normave e dokeve si edhe e mėnyrės sė tė jetuarit nė malėsitė shqiptare, me tė mirat dhe tė kėqijat e tyre, tė cilat i ka vėnė nė sitė tė komtė autori.

Nė vijėn e dy romaneve tė para shkon edhe "Taf Bardheti", prandaj mund tė thuhet pa mėdyshje se tė trija kėto vepra formojnė njė tė tėrė nė pėrmbajtje e nė formė e veē vlerave letrare. Nė kėtė vėshtrim veprat letrare tė Miftar Spahisė duket se vijnė pėr tė plotėsuar nga kėndvėshtrimi i njė vendasi, kėrkimet e Nopēės, Durhamit, Hasllėkut si dhe pėrshkrimet dhe mendimet historiko-letrare tė Pashko Vasės, Ndoc Nikajt, Shtjefėn Gjeēovit. Sepse nė ēdo faqe tė romaneve tė prof. Spahisė gėlon fryma e Rilindjes kombėtare dhe ajo e Kanunit tė Maleve, kėtij korpusi vigan qė ėshtė krenaria e shqiptarėve. Megjithėse njė vepėr jo e karakterit letrar, por e gjinisė sė kujtimeve, "Intervista" e gjatė qė i pat dhėnė Miftari shkrimtarit kosovar Hasan Hasani, mbetet njė gur themeli pėr tė njohur jetėn, veprimtarinė politike, bindjet dhe formimin e gjithanshėm tė profesorit (Hasan Hasani, "Miftar Spahija - Korife i Lumės", Prishtinė 1995).

Nga Dr. Shefqet Hoxha
Gazeta TEMA, 11-05-2004