Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Pse ndodhin fatkeqësitë natyrore?

    Shkaqet për shkatërimin e popujve


    Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s'ka kush e përudhë.Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

    Tema mbi shkatërrimin e popujve dhe shpëtimi është prej temave më të rëndësishme për të cilat interesohet muslimani dhe mendon vazhdimisht. Secili musliman që e adhuron All-llahun dhe mundohet në këtë drejtim, fiton shpëtimin nga denimi i All-llahut dhe le të largohet nga shkaqet e shkatërrimit dhe denimit në dunja e ahiret.

    Andaj e pamë të domosdoshme që ti mësojmë shkaqet të cilat sjellin shkatërrimin e popujve dhe rrënimin e mbretërive e civilizimeve, që të largohemi prej tyre.

    Njohja e shkatërrimit dhe shpëtimit nuk ndërlidhet me mendimet dhe analizat e analistëve, historianëve, gazetarëve, filozofëve, por miren nga Kur'ani dhe sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Në to gjinden lajmet e sigurta.

    Pse janë shkatërruar popujte dhe janë rrënuar civilizimet?

    Në Libër të All-llahut dhe sunnet të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i quajmë popuj, ummete, ose siç i ka quajtur All-llahu venbanime, që në gjuhën e sodit do të thotë civilizime. Mirëpo këta të sodit shumë pak përmendin se shkaku kryesor i shkatërrimit dhe asgjësimit të tyre ka qenë shirku, përgënjeshtrimi i pejgfamberëve dhe mëkatet ndaj All-llahut dhe mosdëgjueshmëria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

    Etapat e shkatërrimit të popujve

    All-llahu [subhanehu ve teala], siç ka sqaruar në Kur'an, shkatërrimin e popujve e ka ndarë në dy etapa:

    Etapa e parë: shkatërrim i përgjithshëm, i shkatërron popujt në përgjithësi, nuk le asnjë njeri përveç pejgamberëve dhe ata që i kanë besuar.

    Etapa e dytë: shkatërrim i pjesërishëm, ose etapa të denimit të llojllojshëm, të cilat ua dërgon All-llahu atyreve që i kundërshtohen fesë së All-llahut dhe dalin nga urdhëri i Pejgamberëve [sal-lall-llahu alejhim ve sel-lem]

    All-llahu [subhanehu ve teala] ka sqaruar në Kur'an këtë duke thënë:

    .

    “E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim”. (El-Kasas: 43).

    Dijetarët e tefsirit thonë: All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ka shkatërruar tërë popujt, duke mos lënë asnjë njeri të gjallë, pas dërgimit të Musait [alejhis-selam], përveç katundit i cili ishte përreth detit.


    Etapa e parë: Etapa e shkatërrimit të përgjithshëm


    Shumë popuj e kanë përjetuar caktimin e All-llahut [subhanehu ve teala], kurse ky ligj nuk ndryshon e as nuk lakon. Ky ligj është: shkatërrimi i atij që përgënjeshtron, bënë mëkate, tregohet kryelartë, i mohon argumentet e All-llahut, siç tregon All-llahu:

    “Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit”. (Esh-Shuara: 105).

    “Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit”. (Esh-Shuara: 123)
    “Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit”. (Esh-Shuara: 141).

    Pra shkaku qenka një: përgënjeshtrimi i pejgamberëve dhe u shkatërruan. All-llahu [subhanehu ve teala] i bëri të llojllojshme shkaqet e shkatërrimit dhe denimet, mirëpo defekti është një: shirku dhe kufri. Kjo na e komenton fjalën e All-llahut:

    “Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta”. (El-Kehf: 59).

    Zullumi në këtë rast është shirku, siç e ka sqaruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur All-llahu e zbriti ajetin Kur'anor:


    “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 82).

    Kjo u erdhi rëndë shokëve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e i thanë: “I Dërguar i All-llahut, kush prej neve nuk i bënë padrejtësi vetvetes? Ai iu përgjegj: “Nuk është ajo që ju kuptoni, por qëllimi është shirku, a nuk keni dëgjar fjalën e Lukmanit:
    .

    “(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sqaroi se zullumi në këtë rast është shirku.

    Pra siç thamë se etapa e parë është etapë e shkatërrimit total, e shkatërron tërë popullin:

    “Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?”. (Merjem: 98).

    All-llahu [subhanehu ve teala] la pas tyre gjurmët dhe shtëpitë e tyre:

    “E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën) e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend?”. (Es-Saffat: 137-138).

    Njerëzit kalojnë dhe i shohin gjurmët e tyre, All-llahu i ka lënë gjurmët e njerëzve të gurit, të popullit të Themudit, që të mer mësim ai që do të përkujothet, i ka lënë piramidat dhe godinat e larta që i kanë ndërtuar faraonët, që të jenë dëshmi dhe mësim, që të qajë besimtari dhe të mer mësim se si All-llahu i ka shkatërruar ata që i kanë ndërtuat këto gjëra të çuditshme?

    Etapa e dytë: Etapa pas tevratit.


    Shkaku kryesor në shkatërrimin e njerëzve në këtë etapë janë:

    1- Lënja pas dore e urdhërimit në të mirë dhe largimit nga të këqijat.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë”. (Hud: 117).

    Përderisa në një vend ka kush përmirëson, All-llahu nuk e shkatërron atë vend, mirëpo në mungesë të burrave që përmirësojnë, pa dyshim se All-llahu do ti denojë edhe nëse gjinden në mesin e tyre burra të mirë. Siç ka pyetur nëna e besimtarëve Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:


    “A shkatërrohemi edhe pse në mesin tona ka burra të mirë? Tha: “po, nëse e keqja shtohet shumë”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Pengesë e shkatërrimit nuk është prania e burrave të mirë, por prania e burrave të mirë dhe që përmirësojnë, njerëz që e publikojnë të mirën, mundohen që të ndryshojnë të keqën dhe të urdhërojnë në të mirë.

    Prej shembujve të kësaj etape është fshati përreth detit, i cili u denua me denim të pëgjithshëm, edhe pse ishin në etapën e dytë të etapave të shkatërrimit, sepse ky fshat siç tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

    “Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë”. (El-A’raf: 163).

    Sprovë nga All-llahu, në ditën e shtunë, kur e kishin të ndaluar që t ëveprojnë, u vinin peshqit sheshazi mbi ujë dhe afroheshin ndaj tyre, kurse në ditën kur ata guxonin të peshkonin, peshqit fsheheshin në thellësira të detit dhe ata nuk mundehsin ti gjenin. Sprovë prej All-llahut. Çka bënë çifutët, njerëzit mashtruse dhe kurthëtarë? Çfarë hile bënë? Thuhet se ata gropuan gropa në ditën e xhuma, kurse në ditën e shtunë, në te u futën peshqit. Kurse të dielën, këta dolën dhe i mblodhën peshqit.

    Qëllimi është se bënë hile dhe e ngrënën atë që e kishte ndaluar All-llahu [subhanehu ve teala], pasiqë All-llahu u kishte ndaluar peshkimin në ditë të shtune, ata e transferuan në ditë tjetër dhe e ngrënën, me këtë vepër bënë mëkat, kurse populli që jetonte me ta, e që nuk kishin ngrënë, ishin dy grupe:

    • Një grup e mohoj këtë vepër dghe urdhëroi në të mirë, andaj edhe i shpëtoi All-llahu [subhanehu ve teala].

    • Kurse grupi i dytë heshtën, e All-llahu e heshti problemin e tyre, andaj dijetarët nuk kanë mendim të qartë rreth tyre, a i ka shkatërruar All-llahu ose i ka shpëtuar?

    Etapa e tretë: Etapa e shfaqjes së Islamit


    Pastaj All-llahu dërgoi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe na erdhi me këtë dritë të madhe, na bëri ummet më të mirë që ka dalur për njeëzimin. All-llahu [subhanehu ve teala] për këtë etapë na ka treguar gjëra të cilat duhet të na shërbejnë si këshillë dhe mësim. Shkaqet e shkatërrimit në këtë etapë janë:

    1- Shirku, siç treguam edhe për gjeneratat e mëhershme.

    2- Lërja e urdhërimit në të mirë dhe largimit prej të këqijave. Kjo është shkaku për të cilin edhe u mallkuan izraelitët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar”. (El-Maide: 78-79).

    Nëse bijmë në atë që kanë rënë ata, pa dyshim se rezultati do të jetë i barabartë: mallkim, përzërie nga mshira, denime të llojllojshme, nënçmim, njerëz që shtypin të tjerët, i robërojnë dhe i bëjën shkllevër, ashtu siç ndodhi në kohën e Faraonit me izraelitët. Kjo është një pjesë e denimit.

    Xhabir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotë:


    “Kur i zbriti Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ajeti:

    “Thuaj: “Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti”, tha: “All-llahu im më streho”, “ose prej së poshti nën këmbët tuaja”, tha: All-llahu im më streho” dhe “apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin” . Tha: Këto dy të parat ishin më të lehta”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Nga mëshira e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për ummetin e vet, i fali dy rekate namaz të plotë. E vërejtën këtë sahabet dhe e pyetën. Kurse ai u përgjigj:
    3- Përhapja e bidateve

    Është prej shkaqeve më të mëdhaja të devijimit, të cilat shkaktojnë rënien e popujve dhe civilizimeve në historinë e ummetit islam, pas shirkut.

    Shembull:

    Emevitë, ishin të fuqishëm, frikoheshin persianët dhe romakët prej tyre, ishin të fuqishmë dhe të mëdhenjë, mirëpo kur filluan të përhapen bidatet në këtë superfuqi, ajo u shkatërrua.

    Abasidët, ranë në dy shkaqe të shkatërrimit të popujve. Ranë në bidate dhe në lukzus të madh. All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an thotë:


    “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht”. (El-Isra: 16).

    Kurse osmanlitë kishin bidate, jetonin luksoz dhe i miqësuan kafirat, andaj edhe ata All-llahu i shkatërroi.

    Sa shumë i ngjanë e djeshma të sotshmes


    E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na mëshiron, sepse në rradhët tona gjinden të gjitha shkaqet e shkatërrimit, prej te shirku i madh, bidate e përhapura me të madhe,mëkate dhe çoroditët e shumta, kurse All-llahu na e ka tërhjekur vërejtjen prej këtyre gjërave duke thënë:“A nuk e di ti se ç'bëri Zoti yt me Ad-in? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura), Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)”. (El-Fexhr: 6-14).

    Është në pritë të secilit që vepron si ata, i denon si i ka denuar ata.

    Na mjafton Fjala e All-llahut [subhanehu ve teala] që të na largojë nga këto vepra. Rujunu prej gjërave që e sjellin denimin e All-llahut, prej shkaqeve të shkatërrimit dhe denimit të popujve.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Fatkeqësitë, shkaqet, pse ndodhin dhe si të shpëtojmë prej tyre


    Ky mesazh të drejtohet ty o njeri, çfarëdo qofsh ti, i pasur apo i varfër, ministër apo punëtor, mbret apo shërbëtor, artist apo politikan. E rëndësishme është që ti ke nevojë të domosdoshme për të. Lexoje dhe do të bindesh. E nëse naiviteti yt të pengon të kuptosh, mos ia moho këtë të drejtë dikujt tjetër. Prandaj, ju lutemi që t’ia jepni këtë fletushkë atij.


    Pse ndodhin tërmetet? Pse ndodhin përmbytjet? Pse ndodhin epidemitë, uria, luftërat? Pse, pse? Pyetje këto që mundojnë shumë njerëz, e mjaft të tjerë qëndrojnë indiferentë ndaj tyre, ndërsa të paktë janë ata që e dinë përgjigjen.


    A thua ku ta kërkojmë përgjigjen e pyetjeve tona?! Le ta vëmë pak mendjen tonë në punë. Cili është ai që sundon tokën? Cili është ai që i zbret të mirat e të këqijat, jetën dhe vdekjen, thatësitë dhe shiun, fatkeqësinë dhe begatinë...?! E nëse e njohim Atë, pra tani le të shohim se ç’thotë Ai, Sovrani i Gjithësisë për këtë gjë: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza, skamje, shkatërrime, katastrofa etj., e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj (të keqe) që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Kur’an, 30:41) Po ashtu Ai thotë: “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie të cilën ia ka dhuruar një populli derisa ai të ndryshojë në vetvete...” (Enfalë, 53).


    Nga këto ajete të Kur’anit të Shenjtë, kuptojmë atë se vetë njerëzit me veprat e tyre janë përgjegjës për begatinë apo fatkeqësinë e një vendi. E ndërsa Zoti është Ai i cili u jep shpërblimin atyre për këto vepra me begati e mirësi, nëse ata u binden ligjeve të Tij dhe me vuajtje e fatkeqësi nëse njerëzit nuk veprojnë në patim me ligjet e Tij. Po cili është vallë morali i këtyre vuajtjeve që Allahu i zbret mbi njerëzit, a nuk është Ai Mëshirues dhe Falës i madh?!


    S’ka dyshim se Allahu është Krijuesi dhe i do e i mëshiron krijesat e Tij më shumë se kushdo tjetër, porse në të njëjtën kohë Ai është edhe i drejtë dhe nuk mund të rrijë pa e ndëshkuar të keqen herët apo vonë, sikurse edhe thotë: “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë ajo është pasojë e veprave tuaja, e për shumë të tjera Ai ju fal.” (Shura, 30). Ndërsa, përsa i përket urtësisë dhe mençurisë së Tij, ajo mund të përmblidhet në këto pika:


    1. Nëpërmjet fatkeqësisë Zoti ndëshkon të keqen.

    2. Po nëpërmjet saj u jep mësim njerëzve dhe i bën ata më të përgjegjshëm për veprat e tyre, që të mos rikthehen përsëri në to.


    3. Nga e keqja njerëzit njohin vlerën e së mirës, nëpërmjet sëmundjes vlerën e shëndetit, e kështu ata mund të jenë më të përgatitur ndaj jetës për të ecur më përpara.


    Siç shihet, Zoti vepron me krijesat e Tij si mjeku me pacientin. Vërtet ilaçi mund të jetë i hidhur e të mos na pëlqejë, por në fund të fundit ai shëron.



    Le të përqëndrohemi tani dhe të përmendim disa nga ato vepra ndaj të cilave Krijuesi jonë nuk është i kënaqur.


    E para e cila përbën edhe mëkatin më të madh është mosbesimi, që është edhe shkaku kryesor i fatkeqësisë.


    MOSBESIMI



    Në të përfshihen politeizmi, idhujtaria etj., pra t’i bësh Allahut shok apo bashkëpunëtorë në zotërimin e punëve të Gjithësisë, apo të thuash se Ai ka bijë e bija, të besosh se dikush tjetër veç Atij mund të bëjë keq ose mirë pa përcaktimin e Tij, të besosh se ka njerëz që e dinë të fshehtën veç Tij, t’i lutesh e të adhurosh dikë tjetër qoftë edhe si ndërmjetës etj. Thotë Allahu për këtë gjë: “Ai i cili i shoqëron Allahut (shok, bashkëpunëtorë në adhurim etj), atij ia ka ndaluar xhennetin (hyrjen në parajsë) dhe shpërblimi i tij është zjarri”. (Maide: 79). Ky madje është edhe mëkati i pafalshëm për këdo që e mbyll jetën e tij me këto besime të kota: “Allahu nuk fal t’i bëhet shok Atij (në adhurim e sundim) dhe fal veç kësaj atë që do”. (Nisa: 48). Këtu përfshihen edhe të gjitha besimet e kota e të pabaza, për të cilat Zoti nuk ka zbritur argument: “E kush kërkon fe tjetër veç Islamit, atij nuk ka për t’iu pranuar dhe në botën tjetër do të jetë prej të humburve”. (Ali Imran: 75). Dhe thotë ajeti tjetër: “... dhe ata që besojnë në të kotën dhe mohojnë Allahun, ata janë të humburit”. (Ankebut: 52). Ndër të tjera mund të fusim këtu ateizmin apo laicizmin, si mjaft të përhapur në këtë kohë “... por ata që nuk besuan, e për shkak të asaj që bënë (mosbesimit), do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës ose do ta rrethojë (ajo fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të


    vijë urdhri i Allahut (për ndëshkimin e njëpasnjëshëm). Allahu nuk e thyen premtimin” (Rad: 31). Por, për shkak të këtij mëkati të madh, Allahu ka dënuar mjaft popuj të hershëm: “A nuk e panë ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam (në gjurmët e qytetërimeve të vjetra) e që ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë, çfarë juve nuk ua mundësuam, u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta. E për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë“. (En’am: 6). “Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Ai, për shkak të sjelljes së tyre ua veshi petkun e urisë dhe të frikës”. (Nahl: 12). “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (nga mëkatet), ne do t’u hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, prandaj i dënuam me shkatërrim për atë që e merituan”. (Arafë: 96).


    IMORALITETI


    Këtu përmblidhen të gjitha veprimet e liga si prostitucioni, homoseksualizmi dhe të gjitha rrugët që shpiejnë drejt tyre. Allahu xh.sh. për to thotë: “E mos iu afroni imoralitetit sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”.(Isra: 32). Thotë për të I dërguari Muhammed (a.s): “Nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqen në të sëmundje që s’kanë qenë më parë”, si p.sh. SIDA Po ashtu ai thotë: “O ju muslimanë, ruajuni imoralitetit sepse nga ia vijnë gjashtë të këqija, tri në këtë botë dhe tri në botën tjetër. Në këtë botë, të ikë me të (me imoralitetin) fytyra (nderi, morali), të shkurtohet jeta dhe të ndjek nga pas varfëria, e ndërsa në botën tjetër zemërimi i Allahut të Madhëruar, llogaria e keqe dhe ndëshkimi me zjarr” dhe përsëri I Dërguari (a.s) thotë: “Nuk ka mëkat më të madh pas politeizmit se sa ajo pikë uji që vendos burri në vendin që nuk është i lejuar për të” d.m.th marrëdhëniet seksuale jashtë martese.


    HOMOSEKSUALIZMI


    Thotë rreth saj Muhammedi a.s.: Ajo së cilës i frikësohem më tepër është puna e popullit të Lutit (homoseksualizmi), dhe i mallkoi ata që e bëjnë atë duke thënë: E ka mallkuar Allahu atë që vepron si populli i Lutit... e ka përsëritur këtë tre herë.” Ky popull njihet në histori me emrin Sodoma. Ja se ç’thotë Zoti për ta në Kur’an: “A shkoni pas meshkujve të kësaj bote? E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi”. (Shuara, 165-166). Dhe për këtë arsye u ndëshkuan. “Kur erdhi urdhri ynë dhe mbi ta hodhëm gurë pa pushim, ne i përmbysëm të gjithë ata duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë.” (Hud, 81). Gjithashtu Islami ndalon edhe rrugët që shpiejnë drejt imoralitetit, duke i konsideruar ato të ndaluara pasi janë shkak për rënien në të. Thotë Resulull-llahu a.s.: “Katër (lloje njerëzish) gdhihen në zemërimin e Allahut dhe ngrysen në zemërimin e Tij. I thanë: ‘Kush janë ata, o I dërguar i Allahut?’ – tha: “Burrat që ngjajnë si gratë dhe gratë që ngjajnë si burrat, ai që i afrohet kafshës (siç ka njerëz që e veprojnë atë sot) dhe ai i cili i afrohet mashkullit, pra homoseksuali” si dhe “E ka mallkuar Allahu gruan që vishet si burrat dhe burrin që vishet si gratë”, pra, të gjitha paraqitjet e jashtme me të cilat femra i ngjan mashkullit dhe mashkulli femrës.


    KAMATA


    Totë për të Allahu: “O ju të cilët keni besuar, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni, kini frikë Allahun që të gjeni shpëtim!” (Ali Imran, 130). “Ata që hanë kamatën nuk ngrihen ndryshe vetëm si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. Kjo, sepse ata thonë: Edhe shitblerja është njësoj si kamata! Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën...” (el-Bekare, 275) Në këtë përfshihen si marrësi ashtu edhe dhënësi i saj. Thotë për të I Dërguari (a.s.): “E ka mallkuar Allahu marrësin e fajdes dhe dhënësin e saj.” Ndërsa Ibn Mesudi, njëri nga shokët e Të Dërguarit (a.s.) thotë: “Kur imoraliteti dhe fajdeja shfaqen në ndonjë vend, atëherë Allahu urdhëron shkatërrimin e tij.” Nëpërmjet fajdes paraja mblidhet vetëm në duart e disa njerëzve të cilët marrin prej saj fitime të pamerituara. Ajo i bën njerëzit që të jetojnë me fantazi për një jetë pa punë e lodhje. Thotë për të Muhammedi (a.s.): “Nuk është shfaqur në ndonjë popull fajdeja e të mos shfaqet në të çmenduria, nuk është shfaqur në ndonjë popull imoraliteti e të mos shfaqet në të vdekja e as në ndonjë popull mashtrimi në peshë e mos t’ua ndalojë Allahu atyre shiun (bereqetin, begatinë).” Madje, ngrënia e kamatës është konsideruar nga Zoti si luftë ndaj Tij: “... e në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga fajdet), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe Të Dërguarin e Tij.” (el-Bekare, 279). E kush mund të dalë vallë fitimtar në luftë me Zotin?


    NARKOMANIA, BIXHOZI


    “O ju të cilët keni besuar, s’a dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90) Thotë I Dërguari (a.s.) duke paralajmëruar: “Largohuni pijes alkoolike sepse ajo është nëna e të këqijave.” Si mos të jetë nëna e të këqijave, kur dihen më së miri dëmet dhe pasojat shkatërrimtare që sjell ajo në jetën e njeriut dhe të shoqërisë. Për këtë arsye çdo pije alkoolike është e ndaluar (haram) edhe n.q. konsumohet në sasi të pakta. Kur Muhammedi (a.s.) e pyeti Ebu Musa el-Esh’ariun (r.a.) njërin nga shokët e tij, se çfarë pijesh përdoreshin në Jemen, ai u përgjigj: el-Bitu (pije alkoolike nga mjalti) dhe el-Mizru (pije alkoolike nga elbi), e Pejgamberi (a.s.) i tha: “Çdo pije dehëse është haram (e ndaluar).” Në një rast tjetër, Muhammedi (a.s.) tha: “Më erdhi meleku Xhibril dhe më tha: ‘O Muhammed, Allahu e ka mallkuar pijen alkoolike, atë që përgatit lëngun për të dhe atë për të cilin përgatitet; shitësin e saj dhe atë për të cilin shitet; atë që e pi atë dhe atë që merr vlerën (e shitjes) së saj; mbajtësin e saj dhe atë për të cilin mbahet; atë që e servon dhe atë që pi prej saj.” Këtu hyjnë edhe të gjitha llojet e drogave si kokaina, heroina, marihuana, dopingu, hashashi etj. “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, porse dëmi është më i madh se dobia e tyre.” (el-Bekare, 219).Bixhozi dhe të gjitha lojërat e fatit janë të ndaluara. Për to Allahu thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi... janë vepra të ndyta nga djalli.” (Maide, 90) Çdokush e ka parë se nëpërmjet këtyre lojërave persona të pandershëm u marrin pa të drejtë të hollat njerëzve, duke i mashtruar ata gjoja me shijen e fitimit. Edhe këtë Allahu e ka ndaluar: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar.” (el-Bekare, 188) “Shejtani nuk dëshiron tjetër përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiq ndërmjet jush.” (Maide, 91) Ndër të tjera, mund të përmendim vrasjet, vjedhjet, mosrespektimin e prindërve, mashtrimin, korrupsionin, thashethemet... etj. Thotë Allahu xh.sh.: “Edhe ata që veç Allahut nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë imoralitet, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkim.” (Furkan, 68)


    Pra, nuk të mbetet gjë tjetër o njeri, vetëm se të largohesh prej këtyre mëkateve. “Nëse largoheni prej mëkateve të mëdha të cilat u janë ndaluar, Ne ua shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (en-Nisa, 31) “Dhe kur Zoti yt njoftoi bindshëm: Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim se dënimi Im është i vështirë.” (Ibrahim, 7).. Çdo indiferentizëm ndaj këtyre mëkateve dhe vazhdimi në to do të thotë që fatkeqësitë e katastrofat të mos kenë të mbaruar. “Por, ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë (gjynaheve) do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësi e kohës” dhe “E ju nuk mund t’i ikni dënimit në tokë (fatkeqësive, vuajtjeve) dhe përveç Allahut nuk keni mbrojtës e as ndihmës.” (esh-Shura, 31). E pra: “Thuaj: Ai ka fuqi t’ju sjellë dënim prej së larti ose nga poshtë nën këmbët tuaja, apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë.” (En’am, 65). Kjo ishte përgjigjja e pyetjeve, ky është ligji që vepron mbi shoqëritë njerëzore që kur Zoti e vendosi njeriun në tokë. Ky është vendimi i Zotit tënd: “Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që t’i ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij.” (En’am, 115). Po e mbyllim këtë mesazh me shpresë se do të na keni kuptuar.


    “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen së vërtetës e që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Asr).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324



    Shkaqet që kanë sjellur denimet mbi popujt e mëparshëm


    Shkaqet e denimit dhe shkatërrimit janë të shumta, ne do t’i përmendim vetëm disa prej tyre:

    1- Zullumi dhe kufri.


    Zullumi është tejkalimi i kufinjve dhe ka shumë forma, kulmi i zullumit është shikru. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


    “…O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!”. (Lukman: 13).

    Prej ajeteve që na ndalin te madhësia e krimit të shirkut dhe kufrit është edhe ky ajet:
    “Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë”. (Merjem: 89- 91).

    All-llahu [subhanehu ve teala] duke ua tërhjekur njerëzve vërejtjen nga shirku i cili i sjell denimet mbi popujt e mëparshëm, duke thënë:

    “Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta”. (El-Kehf: 59).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

    “Popujt e kaluar dhe shekujt që kanë kaluar, i kemi shkatërruar nga shkaku i kufrit dhe inatit të tyre…poashtu edhe juve, o ju idhujtar: kujdesuni që mos t’ju godas ajo që i ka goditur ata, sepse keni përgënjeshtruar Pejgamberin më të ndershëm dhe më madhështor. Ju nuk jeni më të respektuar te ne se ata. Andaj keni frikë denimin dhe kërëcnimin Tim”. (Ibn Kethiri, 4/ 169).

    All-llahu [subhanehu ve teala] duke treguar për përfundimin e popujve të denuara për shkak të kufrit të tyre thotë:

    “Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im? Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë. I ngrente njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura”. (El-Kamer: 18- 20).

    Kurse për popullin e Faraonit dhe të tjerët thotë:

    “Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër”. (Ali Imran: 11).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

    “Këta idhujtar dhe përgënjeshtrues të asaj me të cilën të kemi dërguar ty, o Muhammed, siç kanë bërë popujt e mëparshëm përgënjeshtrues. Andaj Në u treguam se si veprojmë me të tillët, dhe cili është adeti dhe zakoni Ynë me të tillët, siç ishin përgënjeshtruesit e pejgamberëve nga familja e Faraonit dhe të popujve të mëparshëm”. (Ibn Kethiri, 2/ 320).

    All-llahu [subhanehu ve teala] denimin e mosbesimtarëve e ka bërë ligj të vetin mbi krijesat:
    “…Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim”. (Fatir: 43).

    Imam Taberiu thotë:

    “All-llahu i Lartësuar thotë: o Muhammed, këta idhujtar të popullit tënd, vallë presin të zbatohet mbi ta ligji i Tij në këtë dunja, i cili parasheh denim të dhembësh për shkak të kufrit të tyre. Thotë: vallë, a mos presin T’i denoj për shkak të idhujtarisë ndaj Meje dhe përgënjeshtrimit të të Dërguarve të Mi, ashut siç i kam dënuar ata që kan qenë para tyre”. (Taberiu, 22/ 146).

    Shumë ajete u kërcënohen popujve mosbesimtar me zbatimin e ligjeve që kanë qenë valide mbi idhujtarët dhe mosbesimtarët:

    “Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh)”. (El-Isra: 58).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

    “Ky është lajmërim nga All-llahu [subhanehu ve teala] se ka vendosur dhe ka caktuar gjëra, të cilat i ka regjistruar në Levhi-Mahfudh, se secilin fshat do ta shkatërron me shfarosje totale të banorëve të saja, ose do ti denon me denim të dhembshëm, ose me vrasje ose me telashe. Kjo ndodh për shkak të mëkateve dhe gabimeve të tyre, siç ka treguar All-llahu [subhanehu ve teala] për popujt e mëparshëm:

    “Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë...”. (Hud: 101).

    “Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi”. (Et-Talak: 8-9)”. (Ibn Kethiri, 3/ 47).

    Nuk ka ikje nga ky ligj, sepse është Caktim i All-llahut, i cili medoemos do të ndodh, ndoshta All-llahu e vonon që të arrijë afatin e vet, mirëpo:
    “…e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim”. (Fatir: 43).

    Imam Kurtubiu thotë:

    “All-llahu [subhanehu ve teala] ka caktuar denime për mosbesimtarët dhe këtë e ka bërë ligj për ta. Me denime të tilla i denon të gjitha ata që e meritojnë, dhe ska mundësi askush që ta ndryshojë këtë e as ta kalon denimin prej vehtes të dikush tjetër”. (Kurtubiu, 14/ 360).


    2- Tirania dhe padrejtësia ndaj njerëzve.


    Prej shkaqeve që e sjellin denimin e Zotit mbi një popull është edhe shtypja e popujve dhe padrejtësia ndaj tyre.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta”. (El-Kehf: 59).

    Zullumi, padrejtësia ndaj njerëzve është një mëkatm, të cilin All-llahu e denon qysh në dunja, para se të vjen ahireti.

    Ebu Bekrete [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    “Nuk ka denim që meriton më së shumti të denohet në dunja, përskej të atyreve që ia vonon për në ahiret, sikur është tirania dhe ndërprejra e marëdhënieve farefisnore”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

    “Nëse njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e kapin për dore (nuk e ndalin), së shpejti All-llahu do t’i kaplojë të gjith me denim”. (Sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

    Mundet të vonohet denimi i zullumit deri në një afat të cilin e di vetëm All-llahu [subhanehu ve teala]. Ebu Musa Eshariu [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    “All-llahu i jep afat zullumqarit që kur ta mer, nuk mund t’i shpëton”. Pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lexoi ajetin:

    “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër”. (Hud: 102)”. (Buhariu dhe Muslimi).

    All-llahu [subhanehu ve teala] tregon përfundimin e keq të popujve zullumqar dhe tiran, siç kanë qenë Adi, Themudi dhe Faraoni, duke thënë:

    “Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura), Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! Të cilët e tepruan me krime në tokë. Dhe në të shtuan shkatërrimin. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë)”. (El-Fexhr: 9- 14).

    “Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër”. (El-Enbija: 11).

    “E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta!”. (El-Haxhxh: 45).


    3- Mëkatet e shumta dhe mosurdhërimi në të mirë.


    Përhapja e mëkateve dhe imoralitetit dhe mos ekzistimi i burrave të mirë që urdhërojnë në të mirë dhe largojnë prej të këqijave, janë prej shkaqeve që All-llahu e dërgon denimin në një popull.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


    “Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-Enfal: 25).

    Zejnebeja [radijall-llahu anha] thotë: U zgjua Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga gjumi me fytyrë të skuqur, dhe duke thënë:
    “La ilahe il-lall-llah, vaj për arabët nga e keqeja që u është afruar. Sot është hapur nga vrima e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit sa kjo”. Sufjani bëri me gishta numrin nëntëdhjet ose njëqind. I thanë: a do të shkatërrohemi duke pasur në mesin tonë burra të mirë? Tha:


    “Po, nëse është shtuar shumë e keqeja”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Ummeti do të vazhdojë në gjendje të mirë, përderisa nuk janë përhapur në mesin e tyre kopilat, e nëse përhapen kopilat, atëherë së shpejti All-llahu i kaplon me denim”. (hasen, Ahmedi).

    Mëkatet dhe të këqijat përhapen atëherë kur muslimanët nuk i realizojnë obligimet e tyre në lëminë e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga të këqijat, saqë mëkati të bëhet dukuri normale në shoqëri. Në këtë rast denimi i kaplon që të gjith. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni në të mirë e do të ndaloni prej të këqijave ose së shpejti All-llahu do t’ju dërgojë denim prej Tij, e pastaj do t’i luteni, mirëpo nuk do t’ju përgjigjet”. (Hasen, Tirmidhiu).

    Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: U drejtua Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kah ne dhe na tha:

    “O ju muhaxhir! Pesë gjëra nëse sprovoheni me to, kurse unë strehohem te All-llahu nga takimi i tyre:

    - Nëse përhapet imoraliteti në një popull dhe e publikojnë, te ata përhapet mortaja dhe sëmundjet që skanë qenë te popujt e mëhershëm.

    - Nëse vjedhni në peshojë dhe matje, do të vjen thatësia, jeta e vështirë dhe zullumi i pushtetarit.

    - Nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, po mos të ishin bagëtia, nuk do të binte shi.

    - Nëse tradhtoni marëveshjen e All-llahut dhe të Pejgamberit, atëherë All-llahu le që t’ju sundon armiku i huaj, e ua marin një pjesë të asaj që e keni në duar.

    Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me Librin e All-llahut, dhe selektojnë nga ajo që kemi shpallur, All-llahu e futë luftën mes tyre”. (sahih, Ibn Maxheja dhe të tjerët).

    Imam Kurtubiu thotë:

    “Ky është ligji i All-llahut mbi njerëzit, nëse përhapen mëkatet dhe nuk i ndryshojnë, atëherë të gjith ata denohen”. (Kurtubiu, 1/ 401).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    “Nëse në një popull bëhen mëkate, e ata kanë mundësi t’i ndryshojnë, mirëpo nuk i ndryshojnë, së shepjti All-llahu do t’i kaplojë që të gjith me denim prej Tij”. Sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

    Tajibabadi, komentuesi i sunenit të Ebu Davudit, duke e komentuar këtë hadith thotë:

    “Ali el-Kariu [rahimehull-llah] ka thënë: nëse ata që nuk bëjnë mëkate janë më shumë se ata që bëjnë mëkate, e nuk i ndalojnë prej mëkateve, atëherë All-llahu që të gjith i kaplon me denim. Aziziu thotë: sepse ata që nuk bëjnë mëkate nëse janë më shumë se sa ata që bëjnë mëkate, zakonisht kanë mundësi ta ndryshojnë të keqen, andaj lëria e tyre, tregon dakordimin me ta”. (Aunul-Mabud, 11/ 329).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    “All-llahu nuk i denon mbarë njerëzit për shkak të mëkateve të elitës, derisa kur elita të bëjë mëkate të cilat masa e gjërë mund t’i ndryshojnë, e nuk i ndryshojnë. Në këtë rast All-llahu jep leje për të shkatërruar edhe elitën edhe masën e gjërë”. (Hasen, Ahmedi).

    Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

    “All-llahu [subhanehu ve teala] i ka urdhëruar besimtarët që mos të dakordohen me veprat e tyre, përndryshe i kaplon me denim edhe zullmqarët edhe ata që u bëhet zullum”. (Tefsiri i Begaviut, 2/ 241).

    Denimi i përgjithshëm i kësaj bote nuk domethënë se të denohen bashkarisht edhe në ahiret. Atje secili llogaritet për veprat e veta.

    Ummu Selemeja [radijall-llahu anha] tregon merfuan:

    “Nëse përhapen mëkatet në ummetin tim, All-llahu të gjith i kaplon me denim prej Tij. I thashë: o i Dërguar i All-llahut, në mesin e tyre atëbotë do të ketë edhe njerëz të mirë? Tha: po. E si do të veprohet me ta? Tha: i kaplon ajo që i kaplon njerëzit, e pastaj shkojnë te Mëshira dhe Kënaqësia e All-llahut”. (Sahih, Ahmedi).

    Imam Kurtubiu thotë:

    “Nëse thuhet: si ka mundësi që All-llahu ti kaplojë me denim të Vetin që të gjith, pasiqë në mesin e tyre ka edhe besimtar që nuk janë zullumqarë. U thuhet: shkatërrimin e zullumqarit e ban për hakmarje dhe denim, kurse shkatërrimin e besimtarit me kompenzim në ahiret. Imam Muslimi transmeton nga Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    “Nëse All-llahu dëshiron ta denon një popull, denimi i kaplon të gjith ata që gjinden aty, e pastaj ringjallën sipas nijetit të tyre”. (Kurtubiu, 10/ 120).


    4- Mendjemadhësia, mburrja dhe kryelartësia.


    Një popull mendjemadh, tiran, mburravec, kryelartë, është popull që meriton denimin e All-llahut, sepse i ban rival All-llahut në cilësi që janë të veçanta për te.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë. Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë”. (En-Nexhm: 50- 52).

    Imam Taberiu thotë:

    “All-llahu i Lërtësuar tregon se ka shkatërruar popullin e Nuhit [alejhis-selam], para Adit dhe Themudit, të cilët kanë qenë më zullumqar ndaj vetvetes së tyre, mohues më të mëdhenjë ndaj Zotit të tyre, njerëz më kriminel dhe rebel ndaj All-llahut se sa popujt e denuar pas tyre. Prepotencën me të cilën i ka cilësuar All-llahu ka qenë më e madhe se sa e popujve tjerë”. (Taberiu, 27/ 78).

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    “A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lëruan tokën dhe e rindërtuan atë më shumë se sa këta, e rindërtuan, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, All-llahu nuk ishte që t'ju bëjë të padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë të padrejtë”. (Er-Rum: 9).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

    “Popujt dhe gjeneratat para jush kanë qenë më të fuqishme se ju…kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ju nuk keni as një të dhejtën e asaj që kanë pasur ata. Kanë sunudar botën në atë formë që ju nuk mund të arrini. Kanë ndërtuar godina të mëdha, e kanë rindërtuar shumë ma shumë se ju dhe e kanë shfrytëzuar ma shumë se ju”. (Ibn Kethiri, 3/ 428).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar për izraelitët, të cilët filluan të mburren me numër dhe sasi, dhe si u erdhi denimi i All-llahut [subhanehu ve teala]. Ata i goditi ligji i drejtë i All-llahut, i cili e kaplon secilin që është mendjemadh, mburravec ose krenar me tjerkënd përveç All-llahut.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:


    “Ju kujtoj një pejgamber prej pejgamberëve, të cilit Zoti i dha ushtri nga populli i vet, e ai tha: kush mundet kundër tyre, ose kush mundet tu rezistojë këtyreve? Atëherë Zoti i shpalli: zgjedh për popullin tënd njërën prej tre gjërave: ti sundojë armiku i huaj, t’i kaplojë uria ose vdekja. U konsultua me popullin e vet në këtë drejtim, e ata i thanë: ti je pejgamber i Zotit, kjo punë të mbetet ty, ti zgjedh për ne. U ngrit në namaz, sepse kur trishtoheshin nxitonin në namaz. U fal sa deshti Zoti që të falet, pastaj tha: o Zot, armik i huaj të na sundojë, jo. Urinë, jo. E zgjedhim vdekjen.

    Atëherë All-llahu ua dërgoi vdekjen. Prej tyre vdiqn shtatëdhjet mijë. Shushuritjen që e dëgjoni është:

    “All-llahu im, me ty luftoj dhe me Ty rezistojë. Ska mundësi e fuqi pa All-llahun”. (Sahih, Ahmedi).


    5- Esktremizmi në fe.


    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    “O ju njerëz, rujuni nga esktremizmi në fe, sepse ekstremizmi në fe i ka shkatërruar popujt para jush”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

    Munaviu [rahimehull-llah] thotë:

    “Rujuni nga ekstremizmi, vështirësimi në fe, tejkalimi i kufinjve, hulumtimi i gjërave të paqarta dhe mundimi i zbulimit të defekteve të tyre”. (Fejdul-Kadir, 3/ 125).

    Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    “Sa t’ju lë të lirë, lërëmni (mos më pyetni), sepse janë shkatërruar ata që kanë qenë para jush duke i pyetur dhe duke polemizuar me pejgamberët e tyre. Kur t’jua ndaloj ndonjë gjë, largohuni, e kur t’ju urdhëroi ndonjë gjë, zbatojeni sa të keni mundësi”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Imam Neveiu [rahimehull-llah] thotë:

    “Shkatërrimi i atyreve që kanë qenë para nesh ka ndodh ne fe, përshkak të mosbesimit dhe shpikjeve të tyre, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na e tërhoqi vërejten nga veprat e tyre”.

    Kurse Ibn Haxheri thotë: Hadithi i qorton pyetjet ekstreme dhe të parealizueshme”. (Feth, 13/ 263).

    Ibn Tejmia polemizimin me pejgamberët e kosnideron kundërshtim të tyre, duke thënë:

    “I urdhëroi që mos të pyesin për atë që nuk i ka urdhëruar, duke treguar se shkaku i shkatërrimit të popujve të mëhershëm ka qenë pyetja e shumtë e pastaj kundërshtimi i tyre duke bërë mëkate. Siç na ka treguar All-llahu për izraelitët, të cilët e kanë kundërshtuar urdhërin e Musait [alejhis-selam] në luftë edh enë raste tjera. Pastaj për pyetjet e shumta që i kanë bërë për çeshtjen e lopës, të cilën duheshta ta therrin. Kjo polemikë me pejgamberët, All-llahu e di më së miri, është kundërshtim i pejgamberëve. Siç thuhet: polemizojnë njerëzit me udhëheqësin, nëse e kundërshtojnë”. (Iktidausiratil-Mustekim, 1/ 36).

    Prej ekstremizmit të ishtarëve të Librit është konsiderimi i Isaut si Zot, ose bir të Zotit dhe respektimi absolut i murgjërive dhe priftërinjve të tyre.


    6- Përbuzja e të mirave dhe dhunitve.


    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).

    Imam Taberiu [rahimehull-llah] thotë:

    “O ju njerëz, nëse përbuzni dhuntitë e All-llahut dhe i mohoni, duke mos e falënderuar dhe duke u kundërshtuar urdhërave dhe ndalesave të Tija, duke bërë mëkate, dijeni se denimi Im është shumë i vështirë, ju denoj ashtu siç kam denuar ata krijesa që më kanë mohuar”. (Taberiu, 13/ 186).

    All-llahu [subhanehu ve teala] tregon për përfundimin e keq të njerëzve që i kanë përbuzur dhuntitë duke thënë:
    “All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës”. (En-Nahl: 112).

    Imam Munaviu thotë:

    “Asgjë nuk është më keq se sa marja e një dhuntie nga një popull, të cilën nuk mund ta kthejnë. Dhuntia mbetet në një popull duke e falënderuar All-llahu për ate dhunti. Një fjalë e urtë thotë:


    “Kush nuk i falënderon dhuntitë, ato mund ti ikin, e ai që i falënderon, i ka lidhur me litar të fuqishëm”.

    Gazaliu ka thënë: “Falënderimi është lidhje e dhunitve, me te mebeten dhe vazhdojnë, kurse pa te zgjidhen dhe ikin”.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    “All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”. (Er-Rad: 11)”. (Fejdul-Kadir, 3/ 41).

    Ashtu sikurse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë)”. (El-Enfal: 53).

    Imam Taberiu thotë:

    “All-llahu nuk ia ndërron një popullit shëndetin dhe dhuntitë që i ka, duke ia larguar e ti shkatërrojë, derisa ata nuk ndryshojnë vetvetën e tyre, siç është zullumi i ndërsjelltë, armiqësia e ndërsjelltë, atëherë e meritojnë denimin dhe ndryshimin e Tij”. (Taberiu, 13/ 121).


    7- Garimi për të mirat e dunjasë dhe kopracia për to.


    Prej shkaqeve të denimit është dhënia pas të mirave të kësaj bote dhe garimi për to. Kjo është sëmundja që i ka shkatërruar popujt e mëparshëm, siç tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

    “Rujuni nga kopracia, sepse ajo ju shkatërron juve ashtu siç i ka shkatërruar popujt para jush. Kopracia e urdhëron njeriun në ndërprerje të lidhjeve farefisnore dhe imoralitet”. (Sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

    Ibn Haxheri thotë:

    “Ky hadith na tregon se garimi për të mirat e kësaj bote e dërgon njeriun në shkatërrim”. (Fethul-Bari, 6/ 263).

    Nga kjo gjë na e ka tërhjekur vërejtjen Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

    “Vall-llahi, nuk u frikohem juve për varfuri, mirëpo ua kam frikën se do t’ju hapet dynjaja, ashtu siç u është hapur atyreve që kanë qenë para jush, e të garoni për të mirat e saja siç kanë garuar ata që kanë qenë para jush, e t’ju shkatërron siç i ka shkatëruar”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Dhe thotë:


    “Ajo që frikohem për ju pas meje, është hapja e dunjasë dhe zbukurimet e saja”. (Buhariu dhe Muslimi).

    U hapet dunjaja njerëzve për shkak të tejkalimit të kufinjve. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur (të pasur)”. (El-Alek: 6-7).

    Imam Taberiu thotë:

    “Njeriu i kalon kufinjtë e vet, tregohet mendjemadh ndaj Zotit të tij dhe e mohon, sepse e sheh vetveten të pasur”. (Taberiu, 30/ 253).

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Sikur All-llahu t'ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t'i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet”. (Esh-Shura: 27).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

    “Po tu jepte ma shumë se sa u duhet, kjo do të bëheshte shkak që të kalojnë kufinjtë, të bëhen prepotent njëri ndaj tjetrit, nga mendjemadhësia dhe mburrja”. (Ibn Kethiri, 4/ 116).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324


    Format e denimit te popujt para nesh


    I KENI KETU ME FOTO DHE NE SHQIP BEJI DOWLOAD
    http://www.harunyahya.com/pernat_preface.php


    Në Kur'an dhe në Sunnet ka shumë citate që tregojnë denimin dhe vuajtjet që i ka dërguar All-llahu mbi popujt e mëparshëm dhe llojllojshmërinë e formave të denimit dhe hakmarjes së madhe të All-llahut kundër armiqve të Tij kriminel dhe mosbesimtar.

    Denimet ndaj popujve të mëparshëm dallojnë për shkak të dallimit të krimeve dhe mëkateve të tyre ndaj All-llahut [subhanehu ve teala].

    Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

    “Denimi i secilit popull ka qenë sipas mëkateve dhe krimeve që i kanë bërë. Popullin e Adit e ka denuar me rë të vështirë, e cila nuk la asgjë në këmbë, popullin e Lutit e ka denuar me lloje të denimit që si ka denuar popujt e mëparshëm, ata i ka denuar me shkatërrim, gjutje të gurëve nga qielli, marja e shikimit, përmbysje të vendbanimit të tyre, duke e bërë pjesën e poshtme, pjesë të epërm dhe duke i shafitur në fund të fundit. Popullin e Shuajbit e ka denuar me zjar, i cili i ka djegur dhe ua ka djegur pasurinë që e kanë fituar me padrejtësi dhe me armiqësi. Kurse Themudin e ka shkatërruar me britmë, të cilët cdiqën në vend…Ai që sheh gjendjen e botës, të hershme dhe të mëvonshme, dhe denimin e atyreve që në tokë bëjnë çorodi, derdhin gjakun e pafajshëm, përhapin telashet dhe nënçmojnë ndalesat e All-llahut, e kupton se shpëtimi në dunja dhe ahiret është për ata që kanë besuar dhe janë të devotshëm”. (Fetava, 16/ 249).

    Sadiu thotë:

    “Secilin popull përgënjeshtrues e kemi denuar sipas mëkatit dhe me denim të përshtatshëm për te”. (Tejsirul-Kerim, 4/ 60).

    Këto denime hyjnore, në shumciën e formave të saja, përputhen me krimet fëlliqësirat që i kanë bërë ata popuj. Ashtuqë denimi ishte sikurse edhe vepra. Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotë:

    “All-llahu [subhanehu ve teala] veprat e bamirësisë dhe mëkatit i ka bërë shkaktare të gjurmëve të tyre në këtë botë, në mënyrë të detyrimtë. Mosdhënia e lëmoshes, zekatit dhe bamirësië është shkak për ta ndalur shiun nga qielli, thatsinë dhe varfurinë, kurse zullumin ndaj të varfurve, hileja në peshoja, tirania e të fuqishmit ndaj të dobëtit është shkak për zullumin e mbretërve dhe pushtetmbajtësve, të cilët nuk mëshirojnë edhe kur kërohet mëshirë, nuk shprehin butësi, edhe nëse kërkohet kjo prej tyre, në realitet kjo është personifikim i veprave të masës, në formë të pushtetmbajtësve. All-llahu [subhanehu ve teala] nga urtësia dhe drejtësia ua paraqet veprat e njerëzve në kallëpe dhe fotografi të përshtatshme, herë me thatësi dhe uri, herë me armik, herë me pushtetmbajtës tiran, herë me sëmundje të përgjithshme, herë me brenga, mërzi dhe dhimbje që i përjetojnë dhe nuk u kalojnë, herë duke ndalur bereqetin e qiejve dhe të tokës prej tyre, herë duke ua lëshuar djajtë, të cilët i shtyejnë me forcë drejt denimit, që të realizohet mbi ta Fjala dhe secili të ecë drejt asaj për çka është krijuar. Njeriu i mençur e shikon botën rreth e përqark dhe vëzhgon e sheh vendet e Drejtësisë dhe Urtësisë së All-llahut”. (Zadul-Mead, 4/ 363).

    Prej formave të shumta të denimit janë edhe këto:


    1- Fundosja dhe tufani.


    Ky është denimi i parë shfarosës me të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] i denoi mosbesimtarët nga populli i Nuhit [alejhis-selam].

    {ÝóÃóÎóÐóåõãõ ٱáØøõæÝóÇäõ æóåõãú ÙóÜٰáöãõæäó* [ÇáÚäßÈæÊ:14].

    “… e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi”. (El-Ankebut: 14).

    “Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë”. (Nuh: 25).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] duke e komentuar këtë ajet thotë:

    “Për shkak të mëkateve të shumta, mendjemadhësisë dhe insistimit të tyre në mosbesim, kundërshtimit të pejgamberëve të tyre, u përmbytën dhe u futnë në zjar”. (Ibn Kethir, 8/ 263).

    Pastaj All-llahu e ka denuar faraonin dhe ushtrinë e tij duke i fundosur në deti:


    “Atëherë ndërmorëm kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nuk çanë kokën për to”. (el-A’raf: 136).


    “… vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë”. (El-Enbija: 77).

    Me vërshim dhe tufan e ka denuar edhe popullin e Sebe’së.

    “Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit”. (Sebe’: 16- 17).

    All-llahu [subhanehu ve teala] u është kërcënuar njerëzve të sigurtë nga denimet e Tija se mund ti denojë me fundosje, duke thënë:

    “A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju”. (El-Isra: 69).

    2- Era.


    Era është denimi i All-llahut, me të cilin ka denuar popullin e Adit, pasiqë refuzuan besimin në Zotin e tyre.

    “Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme”. (El-Hakka: 6).

    “Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t'u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen”. (Fussilet: 16).

    “E kur e panë të paraqitur (renë) të drejtuar kah luginat e tyre, thanë: "Kjo re do të na sjellë shi!" jo, kjo është ajo që ju e kërkuat sa më shpejtë, një erë (shtrëngatë) me një dënim të dhembshëm”. (El-Ahkaf: 24).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur shihte erë, frikohej dhe kjo shihej në fytyrën e tij.

    Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] e cila tregon se kur vjentë ndonjë shtërngatë, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thoshte:

    “All-llahu im, të lutem të më japish të mirën e sajë dhe të mirën me të cilën e ke dërguar dhe strehohem te Ti nga e keqeja e saj dhe e keqeja me të cilën e ke dërguar”. (Muslimi).

    Poashtu Aisheja [radijall-llahu anha] tregon se kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shihte re ose erë, vërehej kjo në fytyrën e tij. I tha: o i Dërguar i All-llahut, njerëzit kur shohin retë gëzohen, nga shpresa se sjell shiun, kurse të shoh ty se e urren këtë gjë?

    Tha:

    “Kush më garanton se nuk ka në te denim. Disa popuj janë denuar me erë, kurse të tjerët e kanë parë denimin dhe kanë thënë:

    "Kjo re do të na sjellë shi!"”. (Buhariu dhe Muslimi).

    3- Britma (zë shumë i fortë).


    Britma sipas asaj që e thotë Kurtubiu në tefsirin e tij është: britma e cila shkaktoi vdekjen e tyre. Disa kanë thënë se kjo britmë ka dalur nga Xhibrili [alejhis-selam], ose nga ndokush tjetër. Tha: ishte britmë shumë e fuqishme saqë ua çrrënjosi zemrat”. (Kurtubiu, 7/ 42 dhe 9/ 61).

    Britma është denim i All-llahut, me të cilin denim e denoi popullin e Salihut.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre”. (Hud: 67).
    “Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet)”. (El-Kamer: 31).

    All-llahu [subhanehu ve teala] u kërcënohet idhujtarëve me këtë denim duke thënë:


    “Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur”. (Sad: 15).


    4- Gurët.



    Domethënë erë me gurë ose vetëm gurë nga qielli.

    Ky është denim me të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e denoi popullin e Lutit [alejhis-selam], të cilët mohuan Zotin dhe u dhanë pas imoralitetit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “…disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, …”. (El-Ankebut: 40).


    “Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta”. (El-Kamer: 34).

    “Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda. (gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë)”. (Hud: 82- 83).

    Kurse Kurtubiu në tefsirin e tij transmeton një thënie të Muxhahidit, i cili thotë:

    “Guri nuk është larg nga zullumqarët e popullit tënd, o Muhammed”.

    Kurse Katadeja dhe Ikrimeja thonë:

    “Domethënë nuk shpëtojnë zullumqarët e këtij ummeti, pasha All-llahun, All-llahu pas kësaj nuk e ka shpëtuar asnjë zullumqar”. (kurtubiu, 9/ 83).

    Me këtë denim All-llahu [subhanehu ve teala] e denoi edhe popullin e elefantit.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “A nuk e ke parë se ç'bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar? Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë! Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar! Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)”. (Sureja El-Fil).

    Të kësaj natyre është edhe denimi për të martuarin që ban imoralitet.

    All-llahu [subhanehu ve teala] me këtë denim iu është kërcënuar edhe kurejshitëve duke u thënë:

    “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!”. (El-Mulk: 17).

    Dhe tha:

    “A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës”. (El-Isra: 68).


    5- Shafitja.


    Shafitja është fundojse në thellësirat e tokës. Fundosja e vendit dhe njerëzve dhe humbja nga sipërfaqja e tokës.

    Shafitja- fundosja është denim, me të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e denoi Karunin, pasiqë ishte zullumqar dhe tiran. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet”. (El-Kasas: 81).


    “…kurse disa të tjerë i sharruam në tokë …”. (El-Ankebut: 40).

    Ky është një lloj i denimit që do të gjindet edhe në kohën e fundit, siç tregohet në hadithin që e transmeton Imran ibn Husjeni [radijall-llahu anhu], i cili k a dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

    “Në këtë ummet do të ketë vithisje, deformim dhe gjuajtje. Atëherë kur do të shfaqen këngëtaret dhe instrumentet musikore dhe kur të përdoret alkooli”. (sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

    All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka tërhjekur vërejtjen mëkatarve nga ky denim, duke u thënë:

    “A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?”. (En-Nahl: 45).

    Dhe:

    “…Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti”. (Sebe’: 9).

    Një pjesë e shembjes janë edhe tërmetet që e dridhin tokën dhe i shkatërrojnë qytetet e ndërtuara. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se tërmetet do të shtohen para ditës së Kijametit, duke thënë:

    “Nuk bahet Kijameti derisa të shtohen vrasjet ….dhe derisa të shtohen tërmetet”. (Buhariu).

    Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë:

    “Në shumë vende të lindjes, veriut dhe perendimit kanë ndodhur shumë tërmete, mirëpo si duket qëllimi nga sasia e madhe e tyre është gjithpërfshishmëria dhe vazhdimësia”. (Fet’hul-Bari, 13/ 87).


    6- Uria, etja dhe varfuria.


    Me këtë denim All-llahu [subhanehu ve teala] e ka denuar popullin e Sebe’së. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës”. (Sebe’: 112).

    Dhe:

    “Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak hide. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.”. (Sebe’: 16- 17).

    “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (Er-Rum: 41).

    Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë:

    “Pakësimi i fryteve dhe të korrërave ndodh për shkak të mëkateve, që të shijojnë diçka nga ajo që kanë vepruar”.

    “I sprovon me pakësim të pasurisë, njerëzve dhe fryteve për t’i srpovuar për atë që kanë vepruar, se “ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”, domethënë nga mëkatet”. (Ibn Kethiri, 6/ 327).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke ua tërhjekur vërejtjen muslimanëve nga këto telashe ka thënë:

    “O ju muhaxhir! Pesë gjëra nëse sprovoheni me to, kurse unë strehohem te All-llahu nga takimi i tyre…nëse vjedhni në peshojë dhe matje, do të vjen thatësia, jeta e vështirë dhe zullumi i pushtetarit, e nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, po mos të ishin bagëtia, nuk do të binte shi”. (sahih, Ibn Maxheja dhe të tjerët).


    7- Frika, përçarja, sundimi prej armiqve, nënçmimi, vrasjet e shumta dhe luftërat.



    Me këtë lloj të denimit All-llahu [subhanehu ve teala] ka denuar izraelitët, duke i përçarë në shumë grupe, duke i nënçmuar dhe poshtërsuar deri në ditën e Kijametit.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


    “Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndonjë që ka për t'ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejtë dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë”. (El-A’raf: 167).

    Të vërtetën e thotë All-llahu. Ishin njerëzit më të poshtër dhe më të nënçmuarit, kurse këtë sundim dhe krenari të tyre që e shohim sot është për shkak se muslimanët e kanë tradhtuar fenë dhe obligimet e tyre, kurse të krishterët sillen me diplomaci me ta me argument se ata janë popull i bekuar. Këtë All-llahu e sqaron duke thënë:

    “Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi. Këtë, për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore)”. (Ali Imran: 112).

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë". (El-Enam: 65).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    “O ju muhaxhir! Pesë gjëra nëse sprovoheni me to, kurse unë strehohem te All-llahu nga takimi i tyre…nëse tradhtoni marëveshjen e All-llahut dhe të Pejgamberit, atëherë All-llahu le që t’ju sundon armiku i huaj, e ua marin një pjesë të asaj që e keni në duar; nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me Librin e All-llahut, dhe selektojnë nga ajo që kemi shpallur, All-llahu e futë luftën mes tyre; nëse vjedhni në peshojë dhe matje, do të vjen thatësia, jeta e vështirë dhe zullumi i pushtetarit, e nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, po mos të ishin bagëtia, nuk do të binte shi”. (sahih, Ibn Maxheja dhe të tjerët).


    8- Deformimi.


    Mes’h, domethënë sipas Mubarekfurit, ndryshim të fotografisë. (Tuhfetul-Ahvedhi, 3/ 151).

    All-llahu [subhanehu ve teala] me këtë denim ka denuar izraelitët kur i tejkaluan kufinjtë ditën e shtunë:

    “Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!”. (El-Bekare: 65).

    “…që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, …”. (El-Maide: 60).

    Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar se ky denim do të gjindet edhe në këtë ummet, duke përshkruar mëkatin që do ta bëjnë këta njerëz.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Do të ketë në këtë ummet, ose në ummetin tim, vithisje, deformim dhe gjuajtje, për ata që nuk besojnë në kader”. Sahih, Tirmidhiu).

    Imran ibn Husjeni [radijall-llahu anhu] merfuan thotë:

    “Në këtë ummet do të ketë vithisje, deformim dhe gjuajtje. Atëherë kur do të shfaqen këngëtaret dhe instrumentet musikore dhe kur të përdoret alkooli”. (sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Nuk bahet Kijameti derisa në popullin tim të mos ketë vithisje dhe deformim”. (Ibn Hibani, hasen).

    Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

    “Deformimi do të ndodh patjetër në këtë ummet, edhe ate në dy lloj njerëzish: në dijetarët e këqinjë, ata që gënjejnë mbi All-llahun dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ata që përmbysën fenë e tij dhe ata që i publikojnë mëkatet, të dhënë pas alkoolit dhe ndalesave tjera…”.

    “Vithisja dhe deformimi ndodh kur ti konsiderojnë të lejuara këto gjëra me koment të prishur, sepse ata po i lejojnë duke besuar se Ligjdhënësi i ka ndaluar, bëhen mosbesimtar dhe nuk janë nga ummeti i tij. Po të pranonin se janë të ndaluara nuk do të denoheshin me deformim, si shumica e atyreve që i bëjnë këto mëkate, të cilët pranojnë se janë mëkate”.


    9- Sëmundjet, telashet dhe mortaja.



    Këto janë një lloj tjetër i denimit, të cilat ua dërgon popujve kriminel e mosbesimtar, ose musliman e mëkatar.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:


    “Mortaja është fëlliqësirë, e cila është dërguar te një grupë e izraelitëve ose te ata që kanë qenë para jush”. (Buhariu dhe Muslimi).

    All-llahu [subhanehu ve teala] u është kërcënuar mëkatarëve të popujve më këtë denim, kurse mortajën e ka bërë mëshirë dhe gradë dëshmori për këtë ummet:


    “Nëse përhapet imoraliteti në një popull dhe e publikojnë, te ata përhapet mortaja dhe sëmundjet që skanë qenë te popujt e mëhershëm”. (Sahih, Ibn Maxheja).

    Imam Kurtubiu thotë:

    “All-llahu nuk ia ndryshon dhuntinë dhe shëndetin e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten, duke insistuar në mosbesim, e nëse insistojnë, u vjen afati i caktuar dhe bjer mbi ta denimi”. (Kurtubiu, 9/ 292).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324



    Të marim mësim nga popujt para nesh (l)


    I KENI DHE KETU NE SHQIP DHE ME FOTOGRAFI

    http://www.harunyahya.com/pernat_preface.php


    Hyrje


    Bota sot është para një kthese të rezikshme, për shkak të tiranisë, mendjemadhësisë dhe mohimit të All-llahut që është Një dhe i gjithfuqishëm dhe për shkak të gjendjes së dobët të muslimanëve, përçarjes, nënçmimit dhe divergjencave mes tyre.

    Ai që e sheh këtë gjendje kërkon shkakun dhe rrugëdaljen. Cili është shkaku që na solli deri në këtë gjendje? Cili është fundi i një populli jobesimtar dhe mendjemadh e tiran? Ky popull a është më i fuqishëm se popujt që i ka shkatërruar All-llahu? Kur do ti godet ajo që i ka goditur popujt e mëhershëm?

    Në këtë rreshta do të flasim për denimin e popujve të mëhershëm dhe formën e denimit, që të jetë për në vërejtje dhe mos të na qëllon ajo që i ka qëlluar ata dhe myzhde për afrimin e momentit të shkatërrimit të zullumit dhe zullumqarëve. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë”. (El-Araf: 34).


    Kujdes nga ligji i All-llahut mbi popujt e kaluar dhe marja mësim prej ndodhive


    Kur'ani famëlartë na tregon për shkatërrimin e popujve para nesh, që të lexojmë biografinë e tyre dhe të kujdesemi që mos të veprojmë si ata e të na vjen denimi sikur atyreve. Që të shohim atë që i pret popujt që biejnë në kësi mëkate dhe gabime, ka ardhur vërejtja në shumë ajete të Kur'anit, prej tyre:

    1- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


    “Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij”. (El-Isra: 17).

    Imam Kurtubiu [rahimehull-llah] thotë:

    “Pse nuk marin mësim me popujt që i kemi shkatërruar para tyre, sepse përgënjeshtruan pejgamberët e tyre”. (Tefsir Kurtubi, 6/ 391).

    Imam Taberiu thotë:

    “O ju njerëz, para jush e deri në kohën e juaj kemi shkatërruar shumë popuj, sepse mohonin argumentet e All-llahut, i përbuznin dhe përgënjeshtronin pejgamberët, ashtu sikurse bëni edhe ju. Ju nuk jeni më të ndershëm te All-llahu se ata, pasiqë nuk ka lidhje farefisnore mes All-llahut dhe ndonjë njeriut. All-llahu disa popuj i denon, ashtu sikurse nuk i denon popujt tjerë dhe ua fal mëkatet disa popujve, për të cilat mëkate i denon disa popuj tjerë”. (Tefsir Taberi, 15/ 57).

    2- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “… All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij”. (Er-Rad: 11).

    3- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë). Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre”. (El-Enfal: 53- 54).

    Imam Shevakaniu thotë:

    “Kuptimi është se ky denim ka ardhur për shkak se ligji i All-llahut për robërit e Tij është që mos tua ndërron dhuntitë që ua ka dhënë atyreve, derisa mos ta ndryshojnë vetveten”. (Fethul-Kadir, 2/ 318).

    4- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    “Thuaj: "Ecni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë, shumica e tyre ishin jobesimtarë”. (Er-Rum: 42).

    Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

    “All-llahu [subhanehu ve teala] na i ka treguar tregimet e popujve që kanë jetuar para nesh që të jenë mësim për ne, tua përngjajmë gjendjen tonë dhe të krahasojmë fundin e popujve më fillimin e tyre. Besimtari i popujve të mëvonshëm ka shembull në besimtarët e popujve të mëhershëm, kurse kafiri dhe munafiku të ketë shembull me ata që kanë qenë para tyre”. (El-Ukudu Ed-durrje, 1/ 137).

    5- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm”. (Ali Imran: 188).

    Imam Taberiu thotë:

    “Mos mendoni se ata do të shpëtojnë nga denimi i All-llahut, të cilin e ka përgaditur për armiqtë e Tij në dynja, siç është shafitja, deformimi, dridhja, vrasja, e shumë denime tjera të All-llahut, sepse ata nuk janë shumë larg tyre”. (Tefsir Taberi, 4/ 209).


    Fatëkeqësitë dhe vuajtjet janë denime që vijnë për shkak të mëkateve



    Kemi shumë ajete që na flasin për këtë temë. Pasiqë All-llahu është i Drejtë dhe nuk i banë padrejtësi askujt.

    1- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).

    Imam Taberiu [rahimehull-llah] thotë:

    “All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: o ju njerëz, çdo fatëkeqësi që ju godet në dunja, në vetveten, familjen dhe pasurinë tuaj është nga ajo që keni fituar me duart tuaja. Kjo është denim prej All-llahut për shkak të mëkateve që i keni bërë mes jush dhe All-llahut. Kurse për shumë mëkate ua fal dhe nuk ju denon për to”. (Taberi, 25/ 32).

    2- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes”. (Et-Teube: 70).

    3- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


    “All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre”. (Junus: 44).

    Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë:

    “Poqëse All-llahu i denon popujt për shkak të mëakteve të mëkatarëve do të kaplonte denimi i Tij mbarë njerëzimin, madje edhe vizhën në vrimën e sajë, do të ndalej shiu nga qielli dhe bimët nga toka, e do të cofnin kafshët, mirëpo All-llahu vepron me Faljen dhe Dhuntinë e Tij, siç ka thënë:

    “…e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30)”. (Kurtubiu, 10/ 120).

    Vuajta dhe denimi me të cilat u është kërcënuar All-llahu [subhanehu ve teala] popujve të ndryshëm, është premtim i vërtetë, i cili deomos do të realizohet edhe nëse vonohet pak. Sepse është ligj kosmologjik me të cilin i denon popull pas populli. Këto ligje nuk priviligjojnë askend as nuk e amnestojnë askend që e meriton denimin, edhe nëse vonohet një kohë.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:


    “Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë”. (El-Araf: 34).

    Domethënë afat të vdekjes dhe përfundimit të ymrit të tyre. Afat i cili nuk vonohet asnjë çast e as që vjen para kohes”. (Kurtubiu, 10/ 120).

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë”. (El-Kalem: 44- 45).

    Kurtubiu thotë:

    “U ka bërë me dije idhujtarëve se vonimi i denimit nuk ndodh për shkak se është i kënaqur me veprimet e tyre, por sepse është ligj i All-llahut dhënja afat mëkatarëve”. (Kurtubiu, 9/ 376).

    Pra, denimi hyjnor është ligj i All-llahut, i cili nuk ndryshon e as nuk zëvendësohet, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
    “Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan”. (Ali Imran: 137).

    Kurtubiu thotë:

    “Kanë kaluar para jush ligje të shkatërrimit për ata që kanë përgënjeshtruar para jush, siç ishte rasti me Adin, Themudin dhe përfundimi i çeshtjes së fundit. Në ditën e Uhudit, u dha afat All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i shkallëzoi derisa të arrijë realizimi i asaj që ka caktuar, që domethënë fitoreja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe besimtarëve dhe shkatërrimi i armiqëve të tyre mosbesimtar”. (Kurtubiu, 4/ 216).

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim”. (Fatir: 43).

    Kurtubiu thotë: “Ligj i All-llahut është që të lartësojë ate që i frikohet dhe ta ulë ate që e ngrit vetveten”. (Kurtubiu, 9/ 42).


    A e kaplon denimi i popujve të mëhershëm edhe këtë ummet?



    All-llahu [subhanehu ve teala] popujt e mëhershëm i ka denuar me llojlloj denimesh, e ky denim ka qenë në dy forma:

    Një: Denim i shfarosjes.


    Denimi i cili nuk le asnjë person të gjallë nga ai popull, siç ka ndodhur me popullin e Nuhit, Adit dhe Themudit.

    Dy: Denim i rënde që e kaplon një popull, siç janë murtajat, tufanet, katastrofat e ndryshme, etj.


    All-llahu [subhanehu ve teala] me këto denime i ka denuar Faraonin dhe izraelitët. Ky lloj i denimit nuk e shfaros një popull tërësisht.

    Dijetarët janë të mendimit se lloji i parë i denimeve është ngritur nga njerëzimi nga mëshira e madhe e All-llahut [subhanehu ve teala], edhe pse edhe po ti denonte me këtë lloj të denimit, ky denim do të ishte i drejtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet”. (Fatir: 45).

    Hafidh Makdesiu thotë:

    “Ka urtësi të mëdha që popujt që jetonin më gjatë, ishin më të fuqishëm dhe më të rebeluar ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të tyre, ti denon me shfarosje, mirëpo kur u shkurtua jeta dhe u dobësua forca, All-llahu [subhanehu ve teala] e ngriti denimin me shfarosje, e denimin e tyre e bëri në duar të besimtarëve. Pra në të dy rastet denimi ishte përkates me kohën në të cilën jetonin ata njerëz”. (Miftahu Darus-Seadeti, 1/ 255).

    Shejhul-Islam Ibn Tejmiu sqaron se denimi me shfarosje është ngritur që nga koha e Musait [alejhis-selam], duke thënë:

    “Para se të zbret Tevrati, All-llahu [subhanehu ve teala] përgënjeshtruesit e pejgamberëve i denonte me shfarosje dhe me denim të shpejtë, duke i shkatërruar të gjith përgënjeshtruesit, siç ndodhi me popullin e Adit, Themudit, banorëve të Medjenit, Lutit, popullin e Faraonit…kurse pas zbritjes së Tevratit All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ka denuar asnjë popull me denim shfarosjeje. Madje All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    “E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim”. (El-Kasas: 43).

    Saqë izraelitët të cilët bënin atë që bënin, kufër, mëkate, disa prej tyre i denonte dhe disa mbeteshin, nëse nuk janë pajtuar me kufrin e të parëve. Andaj ka mbetur njerëz izraelit në fytyrën e tokës”. (Xhevabus-Sahih, 6/ 442).

    Pastaj e tregon formën e re, me të cilën i denon mosbesimtarët, e ajo është xhihadi kundër mosbesimtarëve dhe imponimi derisa mos të mbetet fitne, kurse e tërë feja të jetë e All-llahut [subhanehu ve teala]:

    “Është e njohur te dijetarët se pas zbritjes së Tevratit, përgënjeshtruesit e popujve të ndryshëm nuk i ka denuar me denim nga qielli, i cili do ti kaplon që të gjith, siç ka shkatërruar popullin e Nuhit, Adit, Themudit, Lutit, Faraonit, etj, por i ka urdhëruar besimtarët që t’i luftojnë mosbesimtarët, ashtu siç ka urdhëruar izraelitët, në gjuhë të Musait të luftojnë tiranët”. (po aty, 2/ 251).

    Dërgimi i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë mëshirë për mbarë njerëzimin, ashtu siç na ka treguar All-llahu [subhanehu ve teala]:

    “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).

    Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë:

    “Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte mëshirë për mbarë njerëzimin, ai që besoi dhe e pranoi ate, është i lumtur, kurse ai që nuk i besoi, shpëtoi nga ajo që i kishte kapluar popujt e mëparshëm, siç është shafitja dhe fundosja”. (Kurtubiu, 11/ 350).

    Qëllimi është shafitje e tërësishme, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar se para Kijametit do të ndodhin disa shafitje.

    Prej mëshirës së tij, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është që iu ka lutur All-llahut [subhanehu ve teala] që mos ta shkatërron ummetin e tij në tërësi, duke thënë:

    “Iu kam lutur Zotit tim që mos ta shkatërron ummetin tim në tërësi…Të kam dhënë garancë që mos ta shkatërroj ummetin tënd në tërësi”. (Sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).

    Edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka treguar se do të vijnë disa denime të përgjithshme, që do të kaplojnë një pjesë të ummetit, e jo tërë ummetin, siç ka ardhur në hadithet që flasin për shafitjen, defornimin, gjuajtjen, etj para Kijametit.

    Xhabiri [radijall-llahu anhu] tregon se kur ka zbritur ajeti Kur'anor:


    “Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti…”.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

    “Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde”.

    “… ose prej së poshti nën këmbët tuaja…”.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
    “Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde”.

    “…apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin…”. (El-Enam: 65).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

    “Kjo është më e lehtë”. (Buhariu).

    Ibn Haxheri duke e komentuar këtë hadith ka thënë:

    “Ky kërkim i strehimit në këtë hadith nuk është e kufizuar me kohë të caktuar, që domethënë në kohën e sahabeve dhe gjeneratave të arta, edhe më vonë lejohet të ndodhë kjo me ta”. (Fet’hul-Bari, 8/ 294).

    Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

    “Prej Urtësisë dhe Mëshirës së All-llahut është që me dërgimin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mos ta denojë popullin e tij me denim shfarosjeje, ashtu siç i ka denuar popujt e mëparshëm, mirëpo i ka denuar me llojlloj denimesh, ashtu siç i ka denuar disa popuj që e kanë përgënjeshtruar me denime të llojllojshme”. (Xhevabus-sahih, 6/ 443).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka kërkuar garancë dhe siguri për ummetin e vet, duke u lutur që të ngritet denimi prej tyre, duke thënë:

    “E kam lutur Zotin tim për ummetin tim që mos ta shkatërrojë tërësisht dhe mos tu dërgon armik të huaj që do t’i sundon. Zoti im më tha: O Muhammed! Kur të vendosindonjë gjë, ajo nuk kthehet mbrapa. Të kam dhënë garancë ty edhe ummetit tënd se nuk do ti shkatërrojë tërësisht dhe se nuk do tu mundësoj armiqve të huaj ti sundojnë, edhe poqëse mblidhen nga tërë bota, derisa ata mes vehte nuk shkatërrohen ose nuk e robërojnë njëri tjetrin”. (Muslimi).

    Shejhul-Islam Ibn Tejmiu thotë:

    “Kjo lutje i është përgjigjur për mbarë ummetin, nëpërgjithësi, mirëpo asesi nuk domethënë se secili individ hyn në këtë mbrojtje, sepse që të dyja rastet kanë ndodhur. Realizimi i kësaj kërkese për mbarë ummetin në përgjithësi ka ndodhur, përndryshe do të shkatërronte këtë ummet me denim shfarosjeje, ashtu siç ka ndodhur me popujt para tyre”. (Mexhmuul-Fetava, 14/ 150).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324



    JA DHE POPULLI QE I NDERTONTE SHTEPITE NEPER MALE

    Ne dërguam te populli i Themudit vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij…"
    Mos harroni se Ai ju bëri trashëgues pas popullit të Adit, duke ju dhuruar vendbanime në tokë, ndërsa ju ndërtoni për vete në fusha ndërtesa madhështore dhe ngrini shtëpi duke gdhendur shkëmbinjtë në male. Kështu pra, përkujtoni mirësitë e dhuruara nga Allahu dhe mos bëni ligësi në tokë. (El-Araf: 73-74)

    Edhe te populli i Themudit dërguam vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Atij. Ai ju krijoi nga toka dhe ju vendosi në të, kështu pra, kërkoni falje prej Tij dhe kthehuni tek Ai të penduar. Me të vërtetë Zoti im është gjithmonë afër (robit me dijen e Tij) dhe i përgjigjet lutjes së tij."
    Ata i thanë: "O Salih, më parë ne shpresonim shumë te ti. Si mund të na ndalosh që të adhurojmë atë që kanë adhuruar prindërit tanë? Ne me të vërtetë jemi në dyshim për çka po na këshillon." (Hud: 61-62)

    Populli i Themudit i përgënjeshtroi të dërguarit.
    Pasi ata thanë: "Si mund t'i shkojmë prapa një njeriu të vetëm, të gjithë ne? Nëse do ta bënim këtë, ne do të ishim të humbur dhe të çmendur!
    Si ka mundësi që shpallja iu dha atij që është një prej nesh? Ai është një gënjeshtar i pafytyrë!"
    Nesër do ta marrin vesh se kush është gënjeshtar i pafytyrë!
    Ne do t'u dërgojmë devenë për t'i vënë në provë, ndaj vëzhgoi dhe bëj durim.
    Tregoju se uji do të ndahet ndërmjet tyre dhe devesë. Secili do të pijë ujë sipas radhës së vendosur.
    Por ata thirrën shokun e tyre dhe ai e mori devenë dhe e theri. (El-Kamer: 23 - 29)Kështu ata e therën devenë dhe e mohuan në mënyrë të pacipë urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih! Sille ndëshkimin që na premtove, nëse je me të vërtetë i dërguar i Allahut." (El-Araf: 77)

    Por ata e therën devenë, ndaj dhe ai u tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë. Ky premtim nuk do të përgënjeshtrohet." (Hud: 65

    Britma shkatërruese i përpiu keqbërësit dhe ata u shndërruan në kufoma të ngrira në shtëpitë e tyre, sikur të mos kishin jetuar kurrë më parë atje. Nuk ka dyshim se Themudi e mohoi Zotin e tij. I mallkuar dhe i shkatërruar qoftë Themudi! (Hud: 67-68)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. #7
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Tërmeti, test dhe mësim


    Të nderuar besimtar jemi dëshmitar të shumë tërmeteve dhe me pasoja katastrofale, një gjë e cila detyrimisht na shpien të mendojmë për këto fenomene që kanë filluar të na ndodhin më shpeshë në këtë kohë të fundit.

    All-llahu, subhanehu ve teala, dërgon në dynja llojlloj sprovash, telashesh, problemesh, tërmetesh shkatërruese, vërshime trishtuese, dhimbje që na e ngushtojnë shpirtin dhe pengesa që shkaktojnë frikë dhe trishtim. Sa e sa ankues sheh, sa e sa qortues dëgjon, e sa e sa të sprovuar dëshmon. Sprovat dhe telashet janë të llojllojshme te njerëzit, qofshin ata individ ose shoqëri, nomralisht se proporcionalisht me largimin/ afrimin e tyre nga feja e Zotit. Mëkati kur të është kolektiv, ta bëjë secili njeri, ka pasoja shkatërruese dhe trishtuese. Këto veprime e eksponojnë këtë shoqëri para hidhërimit dhe mllefit të All-llahut, subhanehu ve teala, e bëjnë pa imunitet dhe rrënohet në goditjen më të lehtë.

    Të nderuar besimtar….

    All-llahu, subhanehu ve teala, na ka treguar në Kur'anin fisnik për shumë popuj që i ka shkatërruar për shkak të mëkateve kolektive duke na i treguar edhe krimet, me të cilat i kanë merituar këto denime, siç është tregimi për popullin e Adit, për popullin e Lutit, për popullin e Shuajbit. All-llahu, subhanehu ve teala, na e tregon edhe ligjin e Tij të përhershëm dhe të pandryshueshëm për ata që bajnë mëkate kolektive dhe të cilat të gjith i konfirmojnë duke thënë:

    وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ

    “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër”. (Hud: 102).

    Denimet dhe ndëshkimet, të cilat, Zoti i Lartmadhërishëm i lëshon mbi ata që dallohen me këto mëkate dhe me të cilat krenohen, për të cilat harxhojnë pasuri të mëdha, mund të jenë katastrofat, tërmetet, fortunat, etj. Mund të jenë edhe telashe e sprova tjera të cilat ua eliminojnë dhuntinë e sigurisë dhe qetësisë, i ndëshkon me frikë, uri, mposhtje dhe ngratësi.

    All-llahu subhanehu ve teala, thotë:

    قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَاباً مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعاً وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ (65)

    “Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë”. (El-Enam: 65).

    All-llahu, subhanehu ve teala, tregon se si ka vepruar me Karunin, duke thënë:

    فَخَسَفْنَا بِهِ وَبِدَارِهِ الأَرْضَ فَمَا كَانَ لَهُ مِنْ فِئَةٍ يَنصُرُونَهُ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَمَا كَانَ مِنْ المُنْتَصِرِينَ (81)

    “Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet”. (El-Kasas: 81).

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tregon se njeriu mendjemadh denohet shumë rreptë në dynja, duke thënë:

    ((بينما رجل يجرّ إزاره من الخيلاء خسف به، فهو يتجلجل في الأرض إلى يوم القيامة)) رواه البخاري والإمام أحمد والنسائي.

    “Duke ecur një njeri me mendjemadhësi, All-llahu shkaktoi që ta lëshojë toka, ai fundoset në te deri në ditën e Kijametit”. (Buhariu dhe të tjerët).

    Njeriu kur e paramendon denimin i cili mund ti vijë nga lart ose nga posht, i shkakton brengë më të madhe se sa kur e paramendon se mund ti vijë nga e djathta ose e majta, sepse njeriu mund të iluzionon se mund të mbrohet nga ato sulme, mirëpo nuk iluzionon se mund të mbrohet nga denimet që i vijnë mbi kokë ose ndër këmbë.

    Musliman të nderuar…

    Në shumë shoqëri tonat është përhapur imoraliteti, marëdhëniet intime jashtmartesore, konsumohet alkooli, përdoren pijet narkotike, hamë ushqim haram, pasurinë e fitojmë me llojlloj hilesh, me dëshmi të rrejshme, me betime të pavërteta, me padrejtësi dhe hasmi. Na i shërdhojnë veshtë muzikat e ndryshme, është përhapur degjenerimi moral në shoqëritë tona, shtohet adetet e këqija te të rinjtë dhe të rejat, luftohet feja dhe fetarët, i përqeshin dhe i përbuzin, kurse njerëzit pa vlerë, njerëzit e poshtër fitojnë pushtet, autoritet, prijatari. Shembëlltyra e të rinjve janë këngtari i njohur, aktori i dalluar, sportisi më i mirë. Në këtë kohë është shtuar mosbesimi, janë shtuar mëkatet, kurse mungon falënderimi, mirnjohja, dhe dënia secilit atë që e meriton. Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë marur vendin e vërtetësisë dhe fakteve, njerëzit lavdërohen me mëkatet, mashtrimet dhe tradhtitë. Urdhërohet në të keqe dhe ndalohet nga e mira, insistohet në mëkate dhe mungon pendimi. Njerëzit kanë haruar të përmendin Zotin. Është përhapur lakuriqësia, prostitucioni, homoseksualizmi, përgojimi, bartja e fjalëve, spionimi, polemikat sterile për Zotin, mosfalja e namazit, e shumë e shumë mëkate tjera, të cilat lajmërojnë se denimet e Zotit janë shumë afër dhe na binë mbi kokë.

    وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِمْ مَا تَرَكَ عَلَيْهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلا يَسْتَقْدِمُونَ (61)

    “Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin”. (En-Nahl: 61).

    وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَى ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيراً (45)

    “E sikur All-llahu t'i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s'ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet”. (Fatir: 45).

    Nga dhuntia dhe mëshira e Zotit është që mos ta denojë njeriun për çdo mëkat, mirëpo nëse e harojnë përkujtimin dhe frikësimin e Zotit me argumente të ndryshme, të cilat ia dridhin njeriut ndjenjta, trupin, siç janë tërmetet, vullkanat, vërshimet, tërë kjo për ta larguar njeriun nga mendjemadhësia dhe ikja nga rruga e Zotit, kurse denimet e All-llahut në ahiret janë edhe më të mëdhaja.

    كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ فَأَخَذَهُمْ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ شَدِيدُ الْعِقَابِ (52) ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّراً نِعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَى قَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنفُسِهِمْ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ (53) كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُمْ بِذُنُوبِهِمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ وَكُلٌّ كَانُوا ظَالِمِينَ (54)

    “Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i shkatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë). Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre”. (El-Enfal: 52- 54).

    Një popull, i cili i neglizhon ligjet e Zotit, fundoset në epshe, humbë rrugën, atëherë bjer në denime të këqija. Kështu është ligji i Zotit kur përhapen negativitetet, atëherë kur jeta zhvillohet mbi mëkate dhe gabime, atëherë kur degjenerohen njerëzit moralisht, atëherë kur përhapet prostitucioni, njerëzit jipen pas zbavitjes dhe argëtimit, në këtë kohë All-llahu, i Bekuar, lëshon denimin dhe mllefin e Tij, kurse ky denim e kaplon edhe të mirin edhe të keqin, siç na tregon Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

    ((...أنهلك وفينا الصالحون؟ قال: نعم، إذا كثر الخبث)).

    “A do të shkatërrohemi, edhe pse në mesin tonë ka burra të mirë? Po, nëse shtohet e keqeja”.

    فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ (44)

    “Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer”. (El-Enam: 44).

    Të nderuar vëllezër…

    Shumica e njerëzve gjërat i komentojnë me analiza materialiste, edhe nuk i lidhin gjërat me shkaqet e tyre, nuk kanë kuptuar lidhshmërinë mes veprimeve tona dhe pasojave. Andaj një herë kur ndodhi një tërmet në Medinë në kohën e Omerit radijall-llahu anhu, e pyeti Aishen, radijall-llahu anha, për shkakun e kësaj, kurse ajo iu përgjigj:

    (كثرت الذنوب)

    “Janë shtuar mëkatet”.

    Omeri, radijall-llahu anhu, tha:

    (والله لئن عادت فزلزلت لا أساكنكم فيها).

    “Pasha All-llahun, nëse edhe një her dridh, nuk ju lë të banoni në te”.

    Ai që studion gjeologjinë mund të rendit një sërë shkaqesh të tërmeteve. Ne e pranojmë këtë analizë shkencore, mirëpo cilat janë shkaqet ë këtyre ndodhive, çka i shkakton këto shkaqe. Ato janë mëkatet dhe gabimet.

    Ka shumë hadithe që tregojnë se prej shenjave të Kijametit është shtimi i tërmeteve dhe lëshimit të tokës.

    Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

    ((لا تقوم الساعة حتى تكثر الزلازل)) رواه مسلم

    “Nuk ndodh kijameti derisa nuk shtohen tërmetet”. (Muslimi).

    Aisheja, radijall-llahu anha, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    ((يكون في آخر الزمان خسف ومسخ وقذف، قالت: قلت: يا رسول الله أنهلك وفينا الصالحون؟ قال: نعم إذا كثر الخبث)) رواه الترمذي، وهو حديث صحيح.

    “Do të ketë në kohën e fundit lëshim toke, deformim dhe goditje më gurë. I thash: o i Dërguar i All-llahut, a do të shkatërrohemi, edhe pse në mesin tonë ka burra të mirë? Tha: “Po nëse shtohen të këqinjtë”. (sahih, Tirmidhiu).

    Ka shumë kërcënime për njerëzit e dhënë pas muzikës dhe alkoolit se do ti kaplojë lëshimi i tokës, deformimi dhe goditja me gurë.

    Transmeton Tirmidhiu nga Imran ibn Husjeni, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    ((في هذه الأمة خسف ومسخ وقذف، فقال رجل من المسلمين: يا رسول الله ومتى ذلك؟ قال: إذا ظهرت القيان والمعازف وشربت الخمور)). وهو حديث صحيح.

    “Do të këtë në këtë ummet lëshim toke, deformim dhe goditje me gurë”. Një njeri prej muslimanëve tha: e kur do të ndodh kjo, o i Dërguar i All-llahut? Tha: kur do të shfaqen muzikantët, instrumentet muzikore dhe kur do të konsumohet alkooli”.

    Në të kaluarën ka pasur shumë lëshime të tokës dhe tërmete, kurse tash janë shtuar edhe ma shumë, për shkak se janë shtuar edhe çoroditë dhe mëkatet. Në këtë kohë njerëzit janë specializuar në mëkate.

    Për shkak të mëkateve iblisi e humbi besimin, u largua nga Zoti dhe humbi xhennetin, për shkak të mëkateve u fundos populli i Nuhut, alejhis-selam, për shkak të mëkateve u shkatërrua populli i Adit me erëra, kurse populli i themudit me britmë.

    Kjo është e vërteta…

    فَكُلاًّ أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِباً وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الأَرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (40)

    “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë”. (El-Ankebut: 40).

    Këto janë mëkatet dhe ky është fundi i tyre.

    ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (41)

    “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (Er-Rum: 41).

    Sikurse është e ditur se çdo sprov vjen për shkak të mëkateve, kurse ngritet me pendim. Andaj kur u habitën sahabet nga humbja dhe dështimi i tyre në uhud, All-llahu, subhanehu ve teala, ua zbriti ajetin:

    أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُمْ مِثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (165)

    “E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S'ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran: 165).

    Nëse ju gaboni para Zotit, nëse ju nuk respektoni udhëzimet e Zotit, nëse ju tregoheni mendjemëdhenjë, pa dyshim se rezultat i kësaj është dështimi, humbja dhe shkatërrimi. Ky është ligj i Zotit, dhe ndryshe nuk zhvillohen gjërat.

    Të nderuar musliman…

    Jemi dëshmitar të tërmeteve katastrofal, andaj duhet të nxitojmë në pendim, të përmirësojmë gabimet, para se të na shtohen këto denime, ti kthehemi Zotit, e ti lutemi që të na mbrojë nga çdo e keqe dhe vuajtje.

    Njeriu nëse nuk i kthehet Zotit në bollëk dhe mirëqenie, së paku ti kthehet në vështirësi dhe kriza.

    أَوَلا يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لا يَتُوبُونَ وَلا هُمْ يَذَّكَّرُونَ (126)

    “A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim”. (Et-Teube: 126).

    فَلَوْلا إِذْ جَاءَهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا وَلَكِنْ قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمْ الشَّيْطَانُ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (43) فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ (44) فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُوا وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (45)

    “E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!”. (El-Enam: 43- 45).

    All-llahu subhanehu ve teala, thotë:

    أَفَأَمِنَ الَّذِينَ مَكَرُوا السَّيِّئَاتِ أَنْ يَخْسِفَ اللَّهُ بِهِمْ الأَرْضَ أَوْ يَأْتِيَهُمْ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لا يَشْعُرُونَ (45) أَوْ يَأْخُذَهُمْ فِي تَقَلُّبِهِمْ فَمَا هُمْ بِمُعْجِزِينَ (46) أَوْ يَأْخُذَهُمْ عَلَى تَخَوُّفٍ فَإِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌ رَحِيمٌ (47)

    “A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë? Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj. Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin)”. (En-Nahl: 45- 47).

    All-llahu subhanehu ve teala, thotë:

    وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَبِيٍّ إِلاَّ أَخَذْنَا أَهْلَهَا بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ (94) ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ السَّيِّئَةِ الْحَسَنَةَ حَتَّى عَفَوا وَقَالُوا قَدْ مَسَّ آبَاءَنَا الضَّرَّاءُ وَالسَّرَّاءُ فَأَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لا يَشْعُرُونَ (95) وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنْ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (96) أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتاً وَهُمْ نَائِمُونَ (97) أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ (98) أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلاَّ الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ (99)

    “Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden). Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: "Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi", (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur”. (El-A’raf: 94- 99).


    All-llahun e lusim të na mundëson pendim të sinqertë, largim nga mëkatet, dije të dobishme, besim të fuqishëm, të mira në këtë jetë dhe në ahiret, të na mbrojë nga sprova që i dimë dhe që nuk i dimë, të na mundësojë xhennetin dhe të na mbrojë na xhehenemi. Amin.

  8. #8
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Pse na keqësohet gjendja?





    Gjendja muslimanëve u keqësohet për shumë gjëra, ne në vijim do ti përmendim elementet kryesore që shkaktojnë keqësimin e gjendjes së muslimanëve. Prej tyre janë:

    1- Besimi i dobët dhe devijimi nga metoda e selefit, të parëve tanë.

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    ((إن بني إسرائيل افترقت على إحدى وسبعين فرقة، وإن أمتي ستفترق على ثنتين وسبعين فرقة، كلها في النار إلا واحدة، وهي الجماعة)).

    “Izraelitët janë përçarë në shtatëdhjet e një grupë, kurse ummeti im do të përçahet në shtatëdhjet e dy grupe, të gjitha janë në zjar përveç njërës, e ajo është xhemati”. (Sahih, Ahmedi e të tjerët).

    2- Mëkatet.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    {مَّا أَصَـٰبَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ ٱللَّهِ وَمَا أَصَـٰبَكَ مِن سَيّئَةٍ فَمِن نَّفْسِك} [النساء:79].

    “Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë”. (En-Nisa: 79).

    {وَمَا أَصَـٰبَكُمْ مّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُواْ عَن كَثِير} [الشورى:25].

    “Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni”. (Esh-Shura: 25).

    {أَلَمْ يَرَوْاْ كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مّن قَرْنٍ مَّكَّنَّـٰهُمْ فِى ٱلأرْضِ مَا لَمْ نُمَكّن لَّكُمْ وَأَرْسَلْنَا ٱلسَّمَاء عَلَيْهِم مَّدْرَاراً وَجَعَلْنَا ٱلأنْهَـٰرَ تَجْرِى مِن تَحْتِهِمْ فَأَهْلَكْنَـٰهُمْ بِذُنُوبِهِمْ وَأَنْشَأْنَا مِن بَعْدِهِمْ قَرْناً ءاخَرِينَ} [الأنعام:6].

    “A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë”. (El-enam: 6).

    {وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا ٱلْقُرُونَ مِن قَبْلِكُمْ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَاءتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيّنَـٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤْمِنُواْ كَذٰلِكَ نَجْزِي ٱلْقَوْمَ ٱلْمُجْرِمِينَ} [يونس:13].

    “Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë”. (Junus: 13).

    Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: U drejtua Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kah ne dhe na tha:

    ((يا معشر المهاجرين، خمس إذا ابتليتم بهن وأعوذ بالله أن تدركوهن: لم تظهر الفاحشة في قوم قط حتى يعلنوا بها إلا فشا فيهم الطاعون والأوجاع التي لم تكن مضت في أسلافهم الذين مضوا، ولم ينقصوا المكيال والميزان إلا أخذوا بالسنين وشدة المئونة وجور السلطان عليهم، ولم يمنعوا زكاة أموالهم إلا منعوا القطر من السماء ولولا البهائم لم يمطروا، ولم ينقضوا عهد الله وعهد رسوله إلا سلط الله عليهم عدوا من غيرهم فأخذوا بعض ما في أيديهم، وما لم تحكم أئمتهم بكتاب الله ويتخيروا مما أنزل الله إلا جعل الله بأسهم بينهم))[2].

    “O ju muhaxhir! Pesë gjëra nëse sprovoheni me to, kurse unë strehohem te All-llahu nga takimi i tyre:

    - Nëse përhapet imoraliteti në një popull dhe e publikojnë, te ata përhapet mortaja dhe sëmundjet që skanë qenë te popujt e mëhershëm.

    - Nëse vjedhni në peshojë dhe matje, do të vjen thatësia, jeta e vështirë dhe zullumi i pushtetarit.

    - Nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, po mos të ishin bagëtia, nuk do të binte shi.

    - Nëse tradhtoni marëveshjen e All-llahut dhe të Pejgamberit, atëherë All-llahu le që t’ju sundon armiku i huaj, e ua marin një pjesë të asaj që e keni në duar.

    - Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me Librin e All-llahut, dhe selektojnë nga ajo që kemi shpallur, All-llahu e futë luftën mes tyre”. (sahih, Ibn Maxheja dhe të tjerët).

    Aliu [radijall-llahu anhu] thotë:

    (ما نزل بلاء إلا بذنب، وما رفع إلا بتوبة).

    “Çdo sprovë vjen nga mëkati, kurse ngritet me pendim”. (Tarikul-Hixhretjeni, fq. 415).

    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

    “Asnjë dhunti prej asnjërit nuk është larguar përveç se nga mëkati, sepse All-llahu kur t’ia jep robit një dhunti ia ruan dhe nuk ia largon derisa ai vet nuk punon për ta larguar nga vetveteja:

    {إِنَّ اللَّهَ لاَ يُغَيّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمْ وَإِذَا أَرَادَ اللَّهُ بِقَوْمٍ سُوءا فَلاَ مَرَدَّ لَهُ وَمَا لَهُمْ مّن دُونِهِ مِن وَالٍ} [الرعد:11]

    “All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij”. (Er-Rad: 11).

    Ai që mendon rreth asaj që na ka treguar All-llahu në Kur'an, për popujt të cilëve ua mori dhuntitë, do të vëren se shkaku kryesor për këtë ka qenë kundërshtimi i Urdhërit të Tij dhe mosrespektimi i pejgamberëve të Tij. Poashtu ai që shikon mbi njerëzit e kohës së tij, dhe si All-llahu ua ka larguar dhuntitë, do të vërenë se e tërë kjo ka ndodhur si rezultat i keq i mëkateve që i ka bërë.

    Dhuntitë e All-llahut nuk ruhen ma mirë se sa me respekt ndaj All-llahut, ato nuk shtohen ndryshe përveç se me falënderim, kurse largohen prej tij me mëkate, të cilat janë mus sikur zjari për drurin. Ai që udhëton me mendimin e tij nëpër gjendjet e botës, nuk ka nevojë dikush tia tregojë këto gjëra”. (Bedaiul-Fevaid, 2/ 432).

    3- Zullumi.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    {وَكَذٰلِكَ أَخْذُ رَبّكَ إِذَا أَخَذَ ٱلْقُرَىٰ وَهِىَ ظَـٰلِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ }[هود:102].

    “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër”. (Hud: 102).

    {فَبِظُلْمٍ مّنَ ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيّبَـٰتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ وَبِصَدّهِمْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ كَثِيراً} [النساء:160].

    “Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara”. (En-Nisa: 160).

    {إِنَّ اللَّهَ لاَ يُغَيّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمْ} [الرعد:11].

    “All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. (Er-Rad: 11).

    Imam Taberiu [rahimehull-llah] thotë:

    “All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, prej dhuntive, shëndetit, e tua largon dhe t’i shkatërron, derisa ta ndryshojnë vetveten e tyre, duke u larguar nga zullumi ndaj njëri tjetrit, armiësia ndaj njëri tjetrit, e ta meritojnë denimin e All-llahut e tua ndryshon të mirat”. (Tefsir Taberi, 16/ 382- 383).

    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    ((إن الله ليملي للظالم حتى إذا أخذه لم يفلته)) ثم قرأ رسول الله صلى الله عليه وسلم: {وَكَذٰلِكَ أَخْذُ رَبّكَ إِذَا أَخَذَ ٱلْقُرَىٰ وَهِىَ ظَـٰلِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ}.

    “All-llahu i jep afat zullumqarit që kur ta mer, nuk mund t’i shpëton”. Pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lexoi ajetin:

    “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër”. (Hud: 102)”. (Buhariu dhe Muslimi).

    4- Lërja e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqeja.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    {لُعِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن بَنِى إِسْرٰءيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ٱبْنِ مَرْيَمَ ذٰلِكَ بِمَا عَصَوْا وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ * كَانُواْ لاَ يَتَنَـٰهَوْنَ عَن مُّنكَرٍ فَعَلُوهُ لَبِئْسَ مَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ} [المائدة:78، 79].

    “Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar”. (El-Maide: 78- 79).

    {وَٱتَّقُواْ فِتْنَةً لاَّ تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمْ خَاصَّةً وَٱعْلَمُواْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ} [الأنفال:25].

    “Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-enfal: 25).

    Numan ibn Beshiri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

    ((مثل المدهن في حدود الله والواقع فيها مثل قوم استهموا سفينة فصار بعضهم في أسفلها وصار بعضهم في أعلاها، فكان الذي في أسفلها يمرون بالماء على الذين في أعلاها فتأذوا به، فأخذ فأسا فجعل ينقر أسفل السفينة فأتوه، فقالوا: ما لك. قال: تأذيتم بي ولا بد لي من الماء. فإن أخذوا على يديه أنجوه ونجوا أنفسهم، وإن تركوه أهلكوه وأهلكوا أنفسهم)).

    “Shembulli i atij që i kujdeset për kufinjtë e All-llahut dhe atij që ka rënë në to, është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë hypur në anijë. Disa prej tyre u vendosën posht e disa lartë. Ata që ishin poshtë kalonin kah ata që ishin lart për të marur ujë, edhe me këtë u pengonin. Andaj e mori njëri sëpatën dhe filloi ta hap një vrimë poshtë. Iu afruan njerëzit dhe e pyetën: çka bën? Tha: ju pengova, kurse unë kam nëvojë për ujë. Nëse e ndalin shpëtojnë të gjith, e nëse e lënë shkatërrohen të gjith”. (Buhariu).

    Zejnebeja [radijall-llahu anha] thotë: U zgjua Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga gjumi me fytyrë të skuqur, dhe duke thënë:

    ((لا إله إلا الله، ويل للعرب من شر قد اقترب، فتح اليوم من ردم يأجوج ومأجوج مثل هذه)) - وعقد سفيان تسعين أو مائة- قيل: أنهلك وفينا الصالحون؟!

    “La ilahe il-lall-llah, vaj për arabët nga e keqeja që u është afruar. Sot është hapur nga vrima e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit sa kjo”. Sufjani bëri me gishta numrin nëntëdhjet ose njëqind. I thanë: a do të shkatërrohemi duke pasur në mesin tonë burra të mirë? Tha:

    قال: ((نعم إذا كثر الخبث)).

    “Po, nëse është shtuar shumë e keqeja”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Xheriri [radijall-llahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:

    ((ما من رجل يكون في قوم يعمل فيهم بالمعاصي يقدرون على أن يغيروا عليه فلا يغيروا إلا أصابهم الله بعذاب من قبل أن يموتوا)).

    “Secili njeri që gjindet në mesin e një populli që bëjnë mëkate, e kanë mundësi që ti ndryshojnë, e nuk i ndryshojnë, atëherë All-llahu i godet me denim para se të vdesin”. (hasen, Ebu Davudi e të tjerët).

    Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] thotë:

    "كان يقال: إن الله تعالى لا يعذب العامة بذنب الخاصة، ولكن إذا عمل المنكر جهارا استحقوا كلهم العذاب".

    “Më herët thuheshte: All-llahu nuk e denon masën e gjërë për mëkatet e një pjese të veçantë, mirëpo nëse mëkatet bëhen publikisht, të gjith meritojnë denim”. (Ibn Mubareku në “Zuhd”).

    Bilal ibn Sadi [rahimehull-llah] thotë:

    "إن المعصية إذا أخفيت لم تضر إلا صاحبها، وإذا أعلنت فلم تغير ضرت العامة".

    “Mëkati nëse fshehet, dëm i bën vetëm atij që e ban, mirëpo nëse publikohet dhe nuk ndryshohet, i ban dëm mbarë njerëzve”. (Ibn Mubareku në “Zuhd”).

    5- Garimi për të mirat e kësaj bote kalimtare.

    Misvere ibn Mahzeme thotë: Ebu Ubejde erdhi nga Bahrejni me pasuri. Ensarët e morën vesh këtë lajm. Kjo ndodhi në kohën e namazit të sabahut. Pasiqë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ua fali sabahun, u nis të shkojë e ata i dolën përpara. Atëherë u buzëqesh Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i pa dhe tha:

    ((أظنكم قد سمعتم أن أبا عبيدة قد جاء بشيء))

    “Mendoj se keni marur vesh se ka ardhur Ebu Ubejdeja me pasuri”.

    Thanë: po, o i Dërguar i All-llahut.

    Tha:

    ((فأبشروا وأمّلوا ما يسركم، فوالله لا الفقر أخشى عليكم ولكن أخشى عليكم أن تبسط عليكم الدنيا كما بسطت على من كان قبلكم فتنافسوها كما تنافسوها، وتهلككم كما أهلكتهم)).

    “Përgëzoni dhe shpresoni atë që ju gëzon. Vall-llahi, nuk u frikohem juve për varfuri, mirëpo ua kam frikën se do t’ju hapet dynjaja, ashtu siç u është hapur atyreve që kanë qenë para jush, e të garoni për të mirat e saja siç kanë garuar ata që kanë qenë para jush, e t’ju shkatërron siç i ka shkatëruar”. (Buhariu dhe Muslimi).

    Ibn Battali [rahimehull-llah] thotë:

    “Njeriut që i hapen dyert e të mirave të kësaj bote, duhet të jetë i kujdeshëm nga përfundimi i keq dhe sprova e sajë, e mos të qetsohet në bukuritë e saja dhe mos të ban gara me tjerët për te. Ky hadith tregon se varfuria është më e mirë se pasuria, sepse sprova e kësaj bote është e shoqëruar me pasuri dhe se pasuria zakonisht të dërgon në sprovë, e cila, zakonisht, mundet të të shpien në shkatërrim të vetvetes, kurse i varfuri është rehat prej këtyre gjërave”. (Fet’hul-Bari, 11/ 249- 250).

    Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë:

    “ ‘Et-Tenafus’ domethënë dëshirë e flakët për një gjë, dëshirë për tu veçuar me një gjë dhe për ti fituar tjerët në këtë drejtim. Origjina e kësaj fjalë është nga lloji i çmueshëm i diçkafit”.

    “Pasiqë pasuria është gjë pas të cilës vrapojnë të gjith, njeriu rehatohet duke e kërkuar dunjanë, andaj nëse ta kërkon dikush e nuk ja jep, kjo shkakton armiqësi, e cila shpien në luftim, e cila shpien në shkatërrim”. (Fet’hul-Bari, 11/ 249- 250).

  9. #9
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Ibtilaja(sprova), ligj i All-llahut për pastrimin e radhëve


    Hutbe që flet mbi sporvën, e cila është ligj i All-llahut që nuk e anashkalon askend, element vendimtra në pastrimin e rradhëve, edukim dhe kalitje, pastaj flet për disa lloje të sprovës.

    All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an thotë:

    لَتُبْلَوُنَّ فِي أَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ وَلَتَسْمَعُنَّ مِنْ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنْ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيرًا وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ(186)

    “Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنْ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنْ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)

    “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (El-Bekare: 155).

    أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ(2)وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ(3)

    “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebur: 2-3).

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ(31)

    “Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

    Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat”. (Buhariu).


    1- Udhëzim Kur'anor


    Ky është ligj për besimet dhe thirjet. Medomos duhet sprovuar bartësi i tyre. Medomeso duhet pasur sprova në pasuri dhe vetvete…medomoesmo duhet duruar, rezistuar dhe duhet qenë i vendosur. Kjo është rruga…rruga për në xhennet, rrugë e cila është rrethekuar me gjëra të urejtura dhe vështira, kurse rruga e xhehenemit është rrethekuar me lezati dhe kënaqësi.

    Rezistenca është ajo që e nxitë dhe e nxjerë në pah forcën që gjindet në brendësi të njeriut, e zhvillin, e mbledhë dhe e grumbullon. Thirja e re, pa marë para sysh se ku gjindet, ka nevojë për nxitje të kësaj force që të thellohet thellë në brendësi të njeriut. Sprova vjen që pronarët e thirjes të njohin realitetin e vetvetes së tyre duke përjetuar jetën dhe xhihadin praktikisht. Nëpërmjet të sprovës njerëzit e njohin realitetin e njerëzimit dhe fshehtësirat e saja dhe realitetin e organizmave dhe shoqërive, duke parë se si ballafaqohen principet e thirjes së tyre me epshin e vet dhe epshin e njerëzve. Mësojnë hyrjet e shejtanit në këto shpirta, vendet rrëshqitëse në rrugë dhe kanalet e devijimit. Krejt kjo, që në fund, kundërshtarët të kuptojnë se medoemos këtu ka të mira dhe ka ndonjë sekret, i cili i bënë pronarët e sajë të përqendrueshëm dhe që të durojnë çmos për hirë të sajë. Në këtë moment kundërshtarët e kësaj thirjeje bëhen admirues të saj, në fund të ballafaqimit.

    Ky është ligj për të gjitha thirjet. Nuk duron në këtë gjendje, në vështirësitë e saja, duke iu përmbajtur devotshmërisë, duke mos u dëshpëruar në Mëshirën e All-llahut, duke mos humbur shpresë në fitoren dhe duke i përballuar vështirësive të saja, askush tjetër përveç atyreve që kanë vendosshmëri dhe janë të fuqishëm.

    وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ(186)

    “…po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

    Këtë e kanë ditur xhemati i parë musliman, e ka ditur se ç’farë dhimbje dhe sakrifice e pret, e ka ditur se ç’farë dëmi dhe sprove do ta kaplon në vetvete dhe në pasuri, mirëpo kanë vazhduar rrugën e tyre dhe aspak nuk kanë devijuar ose të kthehen mbrapa…Ata kanë qenë të bindur se secili njeri do të shijon vdekjen dhe se shpërblimin do ta marin në Ditën e Kijametit, kurse kjo botë është kënaqësi e mashtruar.

    Toka është e njejta, rruga, e njejta, armiqtë janë po ata që kanë qenë edhe atëherë, e Kur'ani, poashtu është ai Kur'an.

    Po, mjetet e sprovimit dallojnë nga koha në kohë, mjetet e informimit kundër xhematit musliman, e tendencës për tia humbur autoritetin dallojnë, si nga elementet, si nga cilësia, si nga qëllimet dhe si nga synimet, mirëpo rregulli është i njejtë:

    “Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve,…”. (Ali Imran: 186).

    Kështu All-llahu na zbulon natyrën e kësaj thirjeje dhe natyrën e armiqve që e vëzhgojnë në rrugën e sajë. Ky udhëzim Kur'anor mbetet në fondin e xhematit musliman çdo herë që do të synon të lëvizë me këtë besim dhe çdo herë që do të mundohet ta realizojë metodën e All-llahut në ruzullin tokësor. Në çdo rast të tillë, tubohen mjetet e sprovës dhe kurthet, metodat modernë për të shëmtuar qëllimin e thirjes dhe për ta bërë pikë e pesë. Në çdo rast ky udhëzim Kur'anor mbetet i pranishëm duke ua hapur sytë dhe duke ua mësuar natyrën e kësaj thirjeje, naytrën e rrugës së saj dhe natyrën e armiqëve të cilët e përcjellin punën e tyre në këtë rrugë dhe lëshon qetësi në zemrat e tyre përball çdo gjëje që e kaplon. Ajo e kupton se është duke ecur në rrugë, edhe kur e dëmtojnë ujqit, edhe kur lehin mbi te qentë edhe kur sprovohet dhe se kjo është ajo rrugë, për të cilën na ka filur Kur'ani. Kjo shkakton që këto sprova, këto dëmtime, këto akuza, të jenë myzhde për te, pasiqë është e bindur se është duke ecur në rrugën e vërtetë, në atë rrugë të cilën e ka përshkruar All-llahu [subhanehu ve teala], është e bindur se durimi dhe devotshmëria janë nozulli i saj në këtë rrugë, kështu që përball tyre shkatërrohen kurthet dhe ngacmimet, zvogëlohen dëmet dhe sprovat. Vazhdon në këtë rrugë të premtuar për të arritur te shpresa e synuar, me durim dhe devotshmëri dhe vullnet të pathyer.

    Medomeos duhet të edukojmë vetveten me sprova, ta sprovojmë vendosshmërinë në betejën për të vërtëtë me frikë dhe vështirësi, me uri dhe pakësim të pasurisë, të shpirtërave dhe të fryteve.

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنْ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنْ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)

    “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (El-Bekare: 155).

    Këto sprova janë të domosdoshme nësë dëshirojnë besimtarët t’i zbatojnë detyart e akides dhe që ti rritet vlera aq sa kemi sakrifikuar për zbatimin e sajë. Besimet e lira, besime për të cilat nuk duhet shumë sakrificë, në ballafaqimin e parë, nuk e kanë rëndë që ta lënë. Obligimet në këtë rast është vlera shpirtërore me të cilën rritet vlera e besimit, akides, në shpirtin e muslimanëve, para se të ketë vlerë te të tjerët. Aq sa ma tepër përjtojnë dhimbje nga shkaku i sajë, aq sa ma tepër sakrifikojnë për hirë të saj, aq ma shumë ia dijnë vlerën dhe aq ma shumë nuk dëshirojnë ta lëshojnë. Kurse të tjerët nuk ia dijnë vlerën e këtij besimi, përderisa nuk shohin sprovimin e bartësve të saj, durimin e tyre në këto sprova, atëhere ata në vetvete do të thonë: nëse akideja e tyre nuk është më e mirë se sa sprova ose ma e madhe, nuk do ta pranonin këtë sprovë e as që do ta duronin…Në këtë moment, kundërshtarët e kësaj akide bëhen kërkues të saj, respektues të saj, mbrojtës të saj…Në këtë moment vjen ndihma e All-llahut dhe fitoreja, e hyjnë njerëzit grupe grupe në fenë e All-llahut…

    Sprovat janë të domosdoshme që të forcohet vullneti i pronarëve të akides, sepse sprovat nxjerin në shesh forcat dhe energjitë e fshehura, hapin në zemër dritare dhe kanale. Këto gjera nuk do ti dinte ky besimtar, po mos të sprovohej, kurse vlerat, peshoja dhe botëkuptimi nuk do të pastroheshin dhe të precizoheshin, përveç se në klimë të sprovës, e cila e largon perdën nga sytë dhe nga zemra.

    Ajo që është ma e rëndësishme se gjith kjo, ose thuaj rregulli i tërë kësaj…drejtimi kah All-llahu, atëhere kur do të dridhen tërë mbështetjet tuaja dhe kur do të avullohen tërë imagjinacionet, të cilat janë të ndryshme. Në këtë moment, largohet perdeja dhe hapet pamja dhe horizonti, në këtë rast sheh vetëm Forcën e All-llahut, vetëm Mundësinë e Tij, vetëm Vullnetin e Tij, sheh se s’ka ku të strehohesh përveç se te Ai. Në këtë rast përputhet shpirti me realitetin e vetme, mbi të cilin ngritet botëkuptimi i shëndoshë:

    وَبَشِّرْ الصَّابِرِينَ(155)الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ(156)

    “…po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”. (El-Bekare: 155-156).

    Të All-llahut jemi, ne të gjith, çdo gjë që kemi, tërë qenia jonë, jemi të All-llahut, te Ai është kthimi dhe fundi në çdo gjë dhe çdo rrugë. Dorëzim absolut. Këta njerëz fitojnë bekimin e All-llahut, me të cilin i ngritë në pjesmarje në pjesën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilin e bekon All-llahu dhe melekët.

    أُوْلَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُهْتَدُونَ(157)

    “Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (El-Bekare: 157).

    Kjo është edukata të cilën e mori ai rresht i muslimanëve që të përgaditet me atë përgaditje të çuditshme. Kjo është metoda hyjnore në edukimin e atyreve që Dëshiron t’i veçojë për Vehte, për fenë dhe për thirjen e Tij.

    Për këtë edhe e ka vënduar ligjin e ibtilasë që të zbulohen dhe dallohen muxhahidët, që lajmet e tyre të bëhen të njohura, që mos të përzihen rreshtat, që mos të kenë shansë të fshihen munafikët e as gjendja e të njerëzve të dobët dhe trishtues.

    وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّى نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ(31)

    “Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

    All-llahu i di realitetin e shpirtërave dhe lëndën e tyre, i sheh fshehtësirat e saja dhe gjendjen e vërtetë të saj, andaj pse të sprovohen njerëzit, kush duhet të dijë dhe kujt duhet t’i të zbulohen gjërat? All-llahu, [subhanehu ve teala], vepron me njerëzit sipas mundësive të tyre, sipas natyrës dhe gatishmërisë së tyre, ata nuk i dinë ato fakte të fshehura që i Di Ai, andaj medoemos duhet tu zbulohen këto fakte që t’i kuptojnë, t’i njohin, tu binden dhe pastaj të përfitojnë prej tyre. Sprova me të mira dhe me të këqija, me mirëqenje dhe vështirësi, të gjithë këto sprovime i zbulojnë gjërat që janë të fshehura në thellësirat e shpirtërave, disa bile edhe vetë pronarët e tyre nuk i dijnë.

    Robi besimtar shpreson që mos të sprovohet dhe synon shëndetin dhe mëshirën, mirëpo nëse e goditë ndonjë sprovë ai duron, duke kuptuar urtësinë që fshehet pas kësaj, i dorëzohet caktimit të All-llahut, i bindur në urtësinë e Tij, duke synuar mëshirën dhe shëndetin pas sprovimit.


    2- Ligj, i cili nuk e anashkalon asnjë besimtar

    Besimi nuk është vetëm fjalë e cila thuhet me gjuhë, por është realitet me detyra, emanet me përgjegjesi, xhihad, i cili ka nevojë për durim dhe mund që ka nevojë për mosdorëzim. Nuk mjafton që njerëzit të thonë: besuam. All-llahu nuk mjaftohet me pretendimin e këtyre njerëzve, derisa nuk sprovohen, e të përqendrojnë në këtë fjalë dhe të dalin me elemente të kulluara dhe me zemër të pastruar, mu ashtu siç pastrohet ari nga gjërat pa vlerë me zjar. Këtë gjë e bëjnë edhe sprovat me zemrat e njerëzve.

    أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ(2)وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ(3)

    “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”.

    Kjo sprovë e imanit, është një rregull i palëvizshëm dhe një ligj i vazhdueshëm në peshojën e All-llahut, [subhanehu ve teala].

    Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebur: 2-3).

    All-llahu e di realitetin e zemrave edhe para sprovimit, mirëpo me sprovim del në shesh ajo që ka qenë e njohur për All-llahun, kurse e fshehur nga dituria e njerëzve, e të llogariten njerëzit sipas asaj që e veprojnë e jo sipas asaj që e di All-llahu për to. Kjo në një aspekt është dhunti, e në një aspekt drejtësi, kurse në aspektin e tretë edukim. Kështu, vlerësohet njeriu nga ajo që e publikon dhe që e zbaton, sepse ata nuk e dinë ma mirë se All-llahu realitetin e zemrës së tij…

    Besimi është emanet i All-llahut në tokë, nuk e bartë askush përveç atyreve që meritojnë ta bartin, kanë mundësi për ta bartë dhe kanë sinqeritet, ata të cilët i japin përparësi para rehatisë dhe komoditetit, para sigurisë dhe shëndetit, para kënaqësive dhe mashtrimeve. Është emanet i mëkëmbjes së tokës dhe udhëheqjes së njerëzve drejt rrugës së All-llahut, drejt realizimit të Fjalës së tij në botën e jetës. Është emanet fisnik dhe emanet i rëndë. Është prej çeshtjeve të All-llahut, të cilat shumëkushi nuk mund ta përballon, andaj kërkon njerëz special, të cilët durojnë në sprova.


    - Llojet e sprovave.


    a) Besimtari sprovohet nga e kota dhe bartësit e sajë, në kohë kur nuk gjen kush ta ndihmojë, kush ta mbrojë. Në kohë kur as vetveten nuk mund ta ndihmojë ose ta mbrojë. Nuk gjenë forcë për ta përballuar padrejtësinë. Kjo është fotografia e sprovës që gjindet në mendjen e shumë njerëzve kur përmendet. Mirëpo nuk është lloji më i egër i sprovës, ka shumë lloje, bile disa prej tyre janë edhe ma të egra dhe ma të ashpra.

    b) Sprova e familjes dhe të dashurve. Frikësohet mos të dëmtohen nga shkaku i tij, sepse nuk posedon forcë që t’i mbrojë, ndoshta edhe i pëshpëritin që të dorëzohet ose të bëjë paqë. E thërasin në emër të dashurisë dhe afërsisë, e thërasin në emër të frikës ndaj All-llahut për farefisin, të cilët i ekspozon para dëmtimit dhe shkatërrimit.

    c) Sprova e sundimit të botës nga pronarët e të kotës. Njerëzit i shohin si të suksesshëm në jetë, me poste të larta. Tërë njerëzit i nderojnë dhe u rrahin shuplaka. Anulohen pengesat nga rruga e tyre, përpilohen për ta lavdata dhe jeton jetë të këndshme. Kurse ky, i lënë pas shpinde, i panjohur, askush se heton, askush se mbron. Të paktë janë ata që e dinë vlerën e të vërtetës që e bartë ky njeri, edhe ata janë të ngjajshmë me këtë, nuk kanë në dorë asgjë nga jeta e kësaj bote. Pra, këtu vjen në shprehje sprova e gurbetllëkut dhe të vetmuarit me këtë besim, akide. Kur shikon ky besimtar rreth vehtes, i sheh të gjith ata që janë përreth tij të fundosur në lajthitje, devijim, kurse i vetmuar dhe i persekutuar.

    d) Ditëve të sodit shohim edhe një lloj tjetër të sprovës. Sprovë e cila del në shesh kur besimtari sheh shtete të fundosura në amoral, mirëpo edhe përskaj të kësaj gjendje është me shoqëri të lartë, me jetë civilizuese. Në ato shtete njeriu gjen mbrojtje dhe përkujdes siç e meriton vlera e njerzisë. I sheh të pasura dhe të fuqishme edhe pse janë në armiqësi me All-llahun [subhanehu ve teala].

    e) Ekziston edhe një sprovë, e cila është edhe ma e madhe se kjo dhe ma e egër. Sprova e nefsit dhe epshit. Sprova e gravitacionit të tokës, e peshës së rëndë të mishit dhe gjakut, e dëshira për kënaqje dhe pushtet, ose për komoditet dhe qetësi. Vështirësia e përqendrimit në rrugën e besimit dhe ngritja në lartësirat e tij përshkak të pengesave dhe ngadalsuesëve që gjinden në thellësirat e njeriut, në atmosferën dhe ambijentin e jetës dhe në botëkuptimet e njerëzve të kësaj kohe. Nëse zgjat koha dhe ngadalsohet ardhja e fitores, kjo sprovë edhe ma tepër egërsohet dhe vështirësohet, kurse nuk përqëndron askush përveç atij që e mbron All-llahu. Këta njerëz janë ata që e kanë realizuar vërtetësinë e imanit në vetvete dhe këtyre njerëzve u jipet në përgjegjësi ky emanet madhështor, emaneti i tokës dhe qiejve, emaneti i All-llahut në ndërgjegjën e njeriut.

    Nuk i përket All-llahut që të denojë ose të dëmtojë robërit e Tij me llojlloj sprovash, mirëpo kjo është përgaditje e vërtetë për bartje të emanetit, përgaditje speciale, e cila nuk mund të realizohet përveç se me përballim praktik të vështirësive, me ngritje të vërtetë mbi epshet, me durim të vërtetë ndaj dhimbjeve, me bindje të vërtetë në ndihmën e All-llahut ose në shpërblimin e Tij, edhe pse sprova është e gjatë dhe e rëndë….Nefsin e shkrinë vështirësitë, e pastron nga fëlliqësirat, e rigrupon forcat që gjinden në thellësira të njeriut, kjo shkakton zgjim, përmbledhje të vehtes, pastrim dhe kalitje.

    Të njejtën gjë e bënë sprova edhe me xhematet. Asnjë xhemat nuk mbetet, përveç atij që është më i fortë, më i qëndrueshëm dhe me raport më të fuqishëm me All-llahun [subhanehu ve teala] dhe me bindje më të madhe ndaj asaj që ia jep Ai: ose fitore ose shpërblim, shehidllëk. Këta njerëz, jana ata, të cilëve u dorëzohet bajraku në fund, njerëz besnik, sepse janë përgaditur dhe kalitur. E marin përsipër këtë emanet, i cili është shumë i shtrenjtë për ta, pasiqë kanë dhënë për te çmim të shtrenjtë, durim në sprova, kanë përjetuar dhimbje dhe sakrifica. Ai i cili sakrifikon nga gjaku, nervat, rehatia dhe siguria, nga epshet dhe kënaqësitë, duron në dëmtim dhe privim, pa dyshim se e ndien vlerën e emanetit, për të cilin i ka dhënë të gjith këto sakrifica. Ky njeri nuk e dorëzon aq lehtë këtë emanet, pas gjith këtyre sprovave dhe sakrificave. Kurse sa i përket ngadhnjimit të të vërtetës dhe imanit në fund, këtë gjë e ka marur përsipër premtimi i All-llahut, kurse asnjë besimtar nuk dyshon në premtimin e All-llahut. Nëse vonohet, ka urtësi nga kjo vonesë, e në këtë është e mira për imanin dhe pronarët e tij. Askush nuk është ma xheloz për të vërtetën dhe pronarët e sajë sesa All-llahu. U mjafton besimtarëve, të cilët i godasin sprova dhe belaja, që të jenë të zgjedhurit e All-llahut që të jenë besnikët mbi të drejtën e All-llahut. Njerëz për të cilët dëshmon All-llahu se janë të pathyer, andaj edhe i zgjedh që t’i sprovon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat”. (Buhariu).

    Sprova është ligj, i cili nuk e anashkalon asnjë besimtar për të sprovuar zemrat dhe për të pastruar radhët, sepse ka disa njerëz të cilët e shprehin me gjuhë imanin e tyre gjatë mirëqenjes, duke menduar se është e lehtë, nuk i kushton asgjë, mirëpo nëse dëmtohen nga shkaku i kësaj fjale, gjatë kohës së shëndetit dhe mirëqenjes, e pranon me trishtim dhe prishen te ai vlerat dhe dridhet në zemrën e tij besimi.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ فَإِذَا أُوذِيَ فِي اللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ النَّاسِ كَعَذَابِ اللَّهِ (10)

    “ Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim),…”. (El-Ankebut: 10).

    Ky njeri mendon se ska asnjëfar denimi ma të madh pas këtij dëmtimi, bile as denimi i All-llahut nuk është për te kaq i madh sa ky dëmtim. I thotë vetvetes: ky është ai denimi i dhembshëm dhe i rëndë, pas kësaj s’ka asgjë, andaj pse të duroj në iman, pasiqë denimi i All-llahut nuk është ma i madh se këto vuajtje të cilat i përjetojë. Ky njeri ska bërë ma shumë se sa e ka përzier dëmtimin, të cilin mundet të ta bëjë njeriu me denimin e All-llahut, vështirësinë e të cilit nuk e di askush. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    لَا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ(25)وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ(26)

    “…askush nuk mund të dënojë sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga”. (El-Fexhr: 25-26).

    Në brendësinë e jetës dhe në valën e ndodhive zhvillohet personaliteti musliman dhe formulohet. Ditë pas dite, ndodhi pas ndodhie pjeket dhe zhvillohet ky personalitet dhe i dallohen veçoritë e saja…Xhemati i parë musliman, i cili përbëhej nga këto personalitete, dilte në pah me komponente dhe vlera të veçanta dhe me natyrë të dalluar mes mbarë xhemateve…Ndodhitë disa herë ishin shumë të ashpra ndaj këtij xhemati, saqë arrinin gradën e sprovës, mirëpo ishte sprovë, sikur ajo e arit. Sprovë e cila e ndanë esencën me vlerë nga shtesa pa vlerë, i zbulon realitetet e shpirtërave, e nuk mbetet një përzierje e vlerave të panjohura…Kur'ani zbritke gjat sprovave ose pas përfundimit të tyre duke e përshkruar ndodhinë, duke ndriçuar kthesat dhe lakesat, që të zbulohen qëndrimet, ndjenjat, nijetet dhe ndërgjegjia. Pastaj u drejtohet këtyre zemrave të zbuluara para kësaj drite, të çveshura nga çdo vel ose perde, e prek pikën e ndieshme, duke e edukuar ditë pas dite dhe nodhi pas ndodhie, duke i ndërlidhur këto gjëra sipas metodës të cilën e dëshiron. Kur'ani nuk ka zbritur njëherit me të gjitha urdhërat dhe ndalesat, me ligjet dhe udhëzimet, por All-llahu u ka krijuar përvoja dhe sprova, belaja dhe provime, sepse e ka ditur se kjo krijesë njerëzore nuk formulohet ashtu si duhet, nuk pjekët aq sa duhet dhe nuk përqëndron në metodë përveç se më këtë lloj të edukimit praktik dhe real, i cili mihë në zemër, hulumton në nerva dhe jep e mer nga nefsi gjatë jetës dhe ndodhive. Kurse Kur'ani zbret që tu zbulon këtyre shpirtërave realitetin e asaj që është duke ndodhur dhe aludimet e saja dhe që ti udhëzojë këto zemra të shkriera nga zjari i sprovës dhe të nxehta nga nxehtësia e belasë. Zemra të gatshme për farkëtim dhe për formulim.


    - - - - -


    Me të vërtetë ajo kohë të cilën e kanë kaluar muslimanët në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë kohë e çuditshme. Kohë e lidhjes së tokës me qiellin me lidhje direkte, të dukshme, e cila shfaqej nëpërjet ndodhive dhe fjalëve. Kjo ndodhte atëherë kur muslimani flinte duke e ditur se Syri i All-llahut e vëzhgon, se Dëgjimi i Tij e dëgjon dhe se çdo fjalë dhe çdo lëvizje, bile çdo mendim dhe qëllim, mundej tu shpalohej njerëzve, duke i zbritur shpallje Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në lidhje me atë gjë. Në këtë kohë, kur secili musliman e ndiente lidhjen direkte mes All-llahut dhe atij dhe kur e godaste ndonjë fatëkeqësi ose përballohej me ndonjë vështirësi, printe hapjen e dyerve të qiellit, nesër ose pasnesër, që të zbrinte nga ajo zgjidhja e problemit të tij, ose fetva për çeshtjen e tij ose ndonjë vendim mbi këtë ndodhi.

    Me të vërtetë ishte kohë e çuditshme, kohë të cilën po e meditoi besimtari sot dhe i paramendon ndodhitë dhe qëndrimet, nuk mundet ta perceptojë atë realitet, i cili është ma i madh se çdo fantazmë. Mirëpo All-llahu nuk lejoji që vetëm këto ndenja ta edukojnë dhe tia pjekin personalitetin, por u mundësoi përvoja të realta dhe sprova të cilat jepnin dhe mernin prej tyre. Krejt këtë e bënë për urtësitë të cilat i Di vetëm Ai, pasiqë Ai është më i Dituri ndaj asaj që ka krijuar dhe është Hollësisht i Informuar.

    Kjo urtësi meriton që të qendrojmë para saj gjatë kohë duke e perceptuar dhe duke medituar rreth saj dhe ti pranojmë ndodhitë e jetës dhe sprovat e saja nën hijen e këtij perceptimi dhe meditimi. Tekstet Kur'anore nuk i përmendin emrat e personave dhe aktorët e ndodhisë, që të përshkruan shembujt e njerëzisë dhe llojet e natyrës së tyre. Nuk ndalet në detajet e ndodhisë dhe të realitetit të dhënë që të përshkruan vlerat standarde dhe ligjet që do të mbesin, gjëra të cilat nuk përfundojnë me përfundimin e ndodhisë, ose me shkuarjen e personazheve në fjalë, ose me ndryshimin e ambientit, që të mbeten rregull dhe shembull për çdo gjeneratë dhe për çdo kohë.

    Ka disa njerëz të cilët ekzistojnë në çdo gjeneratë, njerëz të cilët e peshojnë besimin, akiden, me peshojë të fitimit dhe humbjes duke e menduar si tregti. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَعْبُدُ اللَّهَ عَلَى حَرْفٍ فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انقَلَبَ عَلَى وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ(11) يَدْعُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُ وَمَا لَا يَنْفَعُهُ ذَلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ(12)يَدْعُوا لَمَنْ ضَرُّهُ أَقْرَبُ مِنْ نَفْعِهِ لَبِئْسَ الْمَوْلَى وَلَبِئْسَ الْعَشِيرُ(13)

    “ Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).”. (El-Haxhxh: 11-13).

  10. #10
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Kënaqja me All-llahun [subhanehu ve teala]


    Dijetarët janë të pajtimit se kjo vepër është e pëlqyeshme, kurse disa kanë thënë se është obligim. Sidoqoftë Shejhul-Islam Ibn Tejmije [rahimehull-llah] anon nga mendimi se kjo vepër është mustehab. Këtë ai e argumenton me faktin se All-llahu ka urdhëruar të bëjmë sabër, kurse sa i përket kënaqjes me All-llahun, në këtë rast është përmendur vetëm lavdërimi i këtyre njerëzve.

    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: për shkak se është i rrallë, është i vështirë dhe se shumica e njerëzve nuk mund të arrijnë këtë shkallë, All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ua bëri obligim në shenjë mëshire dhe lehtësimi, mirepo i nxiti në këtë vepër, i lavdëroi bartësit e kësa pozite dhe tregoi se shpërblim për këtë vepër është fitimi i Kënaqësisë së All-llahut që është shpërblimi më i madh… Për këtë ridaja- kënaqësia është dera më e madhe e All-llahut, xhenneti i dunjasë, pushimoreja e njohësve, jeta e të dashuruarve, dhunti e ibadetçive dhe kënaqësi e të mallëngjuarve.


    Definicioni i Ridasë- kënaqësisë


    Dijetarët kanë dhënë definicione të ndryshme, ne në vazhdim do t’i përmendim disa prej tyre:

    - Rida- kënaqësi është: mostrishtim në çdo gjykim, pa marë para sysh se çfarë është ai gjykim.

    - Rida – kënaqësi është: të ngritet mundësia për zgjedhje.

    - Pranimi i vendimeve me gëzim.

    - Qetësimi i zemrës nën ndodhinë e vendimeve

    - Xhunejdi thotë: rida- kënaqësi është: dituria e shëndosh që arrinë deri në zemër, e kur të depërton në zemër dituria e shëndosh, kjo gjë shkakton ridanë- kënaqësinë.

    - I kanë thënë Jahja ibn Muadhit [rahimehull-llah]: kur arrinë besimtari pozitën e ridasë- kënaqësisë? Nëse mbështetet në sjelljen e tij ndaj All-llahut në katër baza: nëse i jep, e pranon, nëse nuk i jep është i kënaqur me këtë gjë, nëse e le, e adhuron dhe nëse e thërret, i përgjigjet.


    Llojet e ridasë- kënaqësisë

    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: Kënaqësia është tre llojesh:

    1- Kënaqësia e masës së thjeshtë me atë që ua ka ndarë dhe ua ka dhënë All-llahu.

    2- Kënaqësia e një pjese të veçantë të njerëzve me caktimin e All-llahut.

    3- Kënaqësia e pjesës më të veçantë (elitës), e cila vetëm me Te kënaqet.

    Njeriu e arrijnë kënaqësinë me qetësi, ai që e stërvitë vetveten në qetësi e arrinë kënaqësinë ndaj All-llahut [subhanehu ve teala]. Këtë e vërteton ajeti Kur’anor:

    { يَاأَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ (*) ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً (*) فَادْخُلِي فِي عِبَادِي (*) وَادْخُلِي جَنَّتِي}(الفجر: 27- 30)

    “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën

    e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!”. (El-Fexhr: 27-30).

    Disa dijetarë kanë thënë se kjo u thuhet kur të vdesin, të tjerët kanë thënë se kjo thënje u thuhet në ahiret, kurse grupi i tretë kanë thënë: thënja e parë (Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!) u thuhet kur të vdesin, kurse e dyta (Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!) në ahiret. Mirëpo mednimi më i saktë është se kjo thënje u thuhet edhe në dunja edhe në ahiret, fillon me ndarjen nga kjo botë dhe përfundon ditën e Kijametit.


    Ajetet dhe hadithet që flasin rreth kësaj teme


    {وَمِنْهُمْ مَنْ يَلْمِزُكَ فِي الصَّدَقَاتِ فَإِنْ أُعْطُوا مِنْهَا رَضُوا وَإِنْ لَمْ يُعْطَوْا مِنْهَا إِذَا هُمْ يَسْخَطُونَ (*) وَلَوْ أَنَّهُمْ رَضُوا مَا آتَاهُمْ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ سَيُؤْتِينَا اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَرَسُولُهُ إِنَّا إِلَى اللَّهِ رَاغِبُونَ}(التوبة: 58- 59)

    1- “E sikur të kënaqeshin me atë që ua dha All-llahu dhe i dërguari i Tij, e të thonin: “Ne na mjafton All-llahu, All-llahu do të na furnizojë nga të mirat e Tij, e edhe i dërguari i Tij, dhe se vetëm te All-llahu e mbështesim dëshirën (do të ishte shumë më mirë për ta)”. (Et-Teube: 59).

    {جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ}(البينة: 8)

    2- “Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet ne Xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pakëputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet”. (El-Bejjine: 8). Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “posti i kënaqësisë është post më i madh sesa hyrja në xhennet”.

    { وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ (*) لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ}(الغاشية: 8-9)

    3- “Atë ditë sheh fytyra të ndritshme. Të kënaqura për veprimet e veta. Në Xhennet të shkallës së lartë,..”. (El-Gashije: 9).

    {وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى}(الضحى:5)

    4- “E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh”. )Ed-Duha: 5).

    Kurse prej haditheve që flasin mbi këtë temë janë këto:

    عن العباس بن عبد المطلب أنه سمع رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: (( ذاق طعم الإيمان من رضى بالله ربا وبالإسلام دينا وبمحمد رسولا)). مسلم

    1- Transmeton Abbas ibn Abdul-Mutalibi [radijall-llahu anhu] dhe thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Ka shijuar kënaqësinë e imanit ai që është i kënaqur me All-llahun Zot, Islamin fe dhe me Muhammedin Pejgamber”. (transmeton Muslimi).

    عن سعد بن أبي وقاص عن رسول الله صلى الله عليه وسلم أنه قال: (( من قال حين يسمع المؤذن أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله ، رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا غفر له ذنبه)) مسلم.

    2- Transmeton S’ad ibn Ebi Vekkasi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: “Kush thotë kur të dëgjon ezanin: Dëshmos se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, I cili është Një dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij; jam i kënaqur me All-llahun për Zot timin, me Muhammedin për Pejgamber timin dhe me Islmain për fe timen, (Eshhedu en la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu ve en-ne muhammeden abduhu ve resuluhu; redijtu bil-lahi rabben ve bimuhammedin resulen ve bil-islami dinen), i falën mëkatet”. (Transmeton Muslimi).


    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Në këto dy hadithe ngriten të gjitha pozitat e fesë, sepse përmbledhin kënaqësinë me All-llahun, në aspekt të rububijetit dhe uluhijetit, kënaqësinë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], duke iu nënshtruar, dorëzuar dhe duke qenë i kënaqur me fenë e tij. Kush i përmbledhë këto katër gjëra, ai me të vërtetë është siddik. Këto gjëra janë të lehta në pretendim, mirëpo më të rëndat në realizim.

    Të jemi të kënaqur me hyjnitetin (uluhijetin) e All-llahut dmth: të jemi të kënaqur që vetëm Ate ta duam, vetëm Atij t’i frikohemi, vetëm Ate ta shpresojmë, vetëm Atij ibadet ti bëjmë dhe vetëm te Ai të pendohemi, thënë shkurt të gjitha forcat e vullnetit dhe dashurisë të ikin nga Ai.

    Të jemi të kënaqur me rububijetin e All-llahut dmth: të jemi të kënaur me caktimet e Tija për ne, vetëm Atij t’i mbështetemi, vetëm prej Tij të kërkojmë ndihmë dhe të jetë i kënaqur me Te pa marë para sysh se çka bën me te.

    E para ka të bëjë me kënaqësinë ndaj urdhërave të Tij, kurse e dyta me kënaqësinë ndaj caktimeve të Tija.

    Të jesh i kënaqer me Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si Pejgamber të All-llahut dmth: nënshtrim dhe dorëzim total, deri në atë shkallë saqë të jetë ai më proritar se vetvetja. Udhëzimin ta mer vetëm nga ai, vetëm ate ta arbitron dhe vetëm me gjykimin e tij të jetë i kënaqur.

    Të jesh i kënaqur me fenë e All-llahut dmth: të jeshë i kënaqur plotësisht me atë që thotë, që urdhëron, që gjykon dhe që ndalon feja. Nuk i mbetet në zemrën e tij keqardhje për gjykimin e saj dhe i dorëzohet vendimeve të saja tërësisht.

    Kjo etapë të shkakton vetmi, jabanxhillëk, mirëpo ti mos u dorëzo, sepse aq sa ma tepër e ndien jabanxhillëkun, aq ma tepër e shijon ëmbëlsinë e imanit dhe të kënaqet shpirti. Me shtimin e këtyre ndjenjave arrinë të kuptosh se largimi prej njerëzve është shoqërimi më i mirë me ta, modestia ndaj tyre, krenaria me e madhe, kurse injorancë është veprimi sipas mendimeve të tyre dhe mbeturinave të mendjeve të tyre. Nuk ia jep askujt prej krijesave fatin e tij prej All-llahut dhe nuk e shetë këtë shansë me gjëra që i sjellin vetëm privim, gjë të cilën e bënë, vetëm për të qenë i dashur mes tyre në këtë botë. Mirëpo kur të ndodh e vërteta, kur të dalin krijesat nga varret, kur të shfaqet ajo që ka qenë e fshehur në gjokse, shpalohen sekretet, atëherë kur ska përkrahje as ndihmë prej askujt përveç All-llahut, atëherë do të kupton se ku është fitimi e ku është humbja, çka ia lehtëson peshojën dhe çka ia rëndon”.


    Shkallët e ridasë- kënaqësisë


    Shkalla më e lartë është:

    1- Të jesh i kënaqur me All-llahun për Zot tëndin dhe urrejtja e adhurimeve drejtuar qenjeve tjera përveç Tij. Kjo është strumbullari kryesor i Islamit.

    اka dmth kjo? Mos të konsideron askend përveç All-llahut Zot të vetin, që pushon në caktimin e Tij dhe I cili ia përmbush nevojat e tij. All-llahu thotë:

    { قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ...} (الأنعام: 164)

    “Thuaj: “ A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues)…”. (El-En’am: 164).

    Kurse në fillim të sures thotë:

    { قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ...} (الأنعام: 14)

    “Thuaj: “A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Mik- Përkrahës (Zot) tjetër?”. (El-En’am: 14).

    {أَفَغَيْرَ اللَّهِ أَبْتَغِي حَكَمًا وَهُوَ الَّذِي أَنزَلَ إِلَيْكُمْ الْكِتَابَ مُفَصَّلًا...} (الأنعام: 114)

    “(Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur?”. (El-En’am: 114).

    Nëse ndalesh dhe i analizon këto tre ajete do të shohish se nxjerin në pah kënaqësinë ndaj All-llahut, ndaj Muhammedit dhe ndaj islamit, kurse hadithi sikurse të jetë i nxjerur prej këtyre ajeteve ose të jetë koment i këtyre ajeteve.

    Shumë njerëz janë të kënaqur me All-llahun për Zot të tyrin, mirëpo nuk janë të kënaqur që ta kenë vetëm Ate, Mik dhe Përkrahës, por konsiderojnë edhe qenije tjera përveç Tij miq duke menduar se ata i afrojnë te All-llahu dhe se miqësimi i tyre i ngjan miqësimit të njerëzve të afërt të mbretit, kurse kjo është kulmi i shikrut.

    Disa tjerë konsiderojnë qenije tjera gjykatës përveç All-llahut, i arbitërojnë dhe me vendimet e tyre kënaqen. Edhe kjo është shirk.

    Andaj këto tre pozita janë shtyllat e tevhidit: mos të konsideron zot tjetër përveç All-llahut, mos të konsideron mik tjetër përveç All-llahut dhe mos të konsideron gjykatës tjetër përveç All-llahut.

    2- Të jesh i kënaqur nga All-llahu, dmth të kënaqesh me çdo gjë që vjen prej All-llahut. Kjo është shkallë e dytë sepse shkalla e parë është e veçantë për besimtarët, kurse kjo është e përbashkët për të gjitha krijesat, qofshin besimtarë ose mosbesimtarë. Nga ana tjetër, të kënaqurit me All-llahun për Zot është obligim, bile prej obligimeve më të forta, tek e fundit ska islam pa këtë pikë, kurse të kënaqurit me caktimin e All-llahut është e pëlqyshme, nuk është obligim.


    Frytet e këndshme të ridasë- kënaqësisë


    Kënaqësia jep fryte të shumta dhe të bolshme, me të cilat ky besimtar arrinë shkallët më të larta.

    1- Adhurimi i plotë, siç është në sabër, në tevek-kul, në rida, mposhtje etj, nuk mund të ndodh nëse këtij besimtari nuk i ndodhin gjëra që s’i pëlqen dhe të jetë i kënaqur me këto gjëra.

    2- Kënaqësia e robit ndaj All-llahut në çdo rast shkakton që All-llahu të jetë i kënaqur me te. Nëse njeriu kënaqet me pak rizk, All-llahu kënaqet me pak vepra të tija, etj.

    3- Hidhërimi shkakton brenga, mërzi, dëshprim, ndarje të zemrës, mendim të keq për All-llahun, etj, kurse kënaqësia e shpëton nga gjith kjo dhe ia hap një derë të xhennetit të dunjasë para se me hy në xhennet të ahiretit.

    4- Kënaqësia e besimtarit ndaj All-llahut e shpëton besimtarin nga kundërshtimi i vendimeve dhe caktimeve të All-llahut [subhanehu ve teala]. Kundërshtimi i parë i Iblisit kundër All-llahut ndodhi nga shkaku se nuk ishte i kënaqur me caktimet e Tija.

    5- Vendimi i All-llahut do të realizohet në robin e tij, kurse gjykimi i Tij ndaj robit ë Tij është i drejtë, kurse ai që nuk kënaqet me dejtësi, atëherë është zullumqarë.

    6- Moskënaqja ndodh ose nga shkaku i kalimit të gjëravë që i dëshiron ose me goditjen e gjërave që i urren, mirëpo nëse e di se ajo që e ka kapluar nuk ka mundur ta gabon dhe se ajo që e ka gabuar nuk ka mundur ta kaplon, atëherë e kupton se s’ka dobi në hidhërimin e tij.

    7- Kënaqësia i hap derën e shëndetit, i bëhet zemra e shëndosh, e pastërt nga mashtrimi, urrejtja dhe zilia, kurse te All-llahu do të shpëton ai që vjen me zemër të shëndoshë.

    8- Hidhërimi i hap derën e dyshimit në All-llahun [subhanehu ve teala], në caktimin, vendimin dhe diturinë e Tij. ثshtë vështirë të shpëton njeriu që është hidhëruar në All-llahun nga këto gjëra, sepse bindja dhe kënaqësia janë dy bineq të pandarë, ashtu sikurse dyshimi dhe hidhërimi janë dy bineq të pandarë.

    9- Ai që e mbush zemrën e tij me kënaqësi ndaj kaderit të All-llahut, All-llahu ia mbush zemrën me pasuri, siguri dhe maturi, zemrën e tij e angazhon vetëm për ta dashur All-llahun, vetëm për t’iu penduar Atij dhe vetëm për të mbështetur në Te. Kënaqësia e zbraz zemrën për All-llahun, kurse hidhërimi e zbraz zemrën nga All-llahu.

    10- Kënaqësia jep frytin e falënderimit që është prej pozitave më të larta të imanit, bile është hakikati i imanit, kurse hidhërimi shkakton të kundërtën e kësaj, shkakotn përbuzjen e dhuntive.

    11- Shejtani zakonisht e sundon njeriun kur është i hidhëruar dhe kur është përplot me epshe. Në kësi rasti e gjuan. Sidomos kur hidhërimi e sundon, atëherë flet dhe vepron gjëra të cilat e hidhërojnë All-llahun. Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha: “syri loton, zemra mërzitet, mirëpo nuk themi gjëra që e hidhërojnë All-llahun”.

    12- Kënaqësia e nxjer epshin nga zemra, sepse ai që është i kënaur me All-llahun, epshi i tij pason vullnetin e Atij që e do. ثshtë e pamundur të bashkohen kënaqësia dhe pasimi i peshit në zemër të ndonjë besimtarit.

    13- Ai që është i kënqaur me All-llahun, ngritet nga zgjedhja personale, i le All-llahut të zgjedh për te. Kjo ndodh nga shkaku i forcës së njohjes së All-llahut dhe njohjes së vetvetes.

    Një ditë ishin mbledhur Vehib ibn Verdi, Sufjan Theuriu dhe Jusuf ibn Esbati. Theuriu tha: deri sot e urreja vdekjen të më vjen befas, mirëpo sot dëshiroja të jem i vdekur. Jusuf ibn Esbati i tha: pse? Tha: frikem prej sprovave. Jusufi tha: mirëpo unë nuk e urrej jetën e gjatë. Theuria e pyeti: pse e urren vdekjen? Tha: ndoshta jetoj në ditën kur pendohem dhe bëj punë të mira. Pastaj iu drejtuan Vehibit dhe i thanë: çka thua ti? Tha: unë nuk zgjedhi asgjë, ajo që është më e dashur te All-llahu, është më e dashura te unë. E puthi Theuriu mes dy syve dhe tha: pasha Zotin e Kabes, inspirim nga shpirti.

    14- Kënaqësia e All-llahut nga robi është më e madhe se xhenneti dhe çka në te, sepse kënaqësia është cilësi e All-llahut, kurse xhenneti krijesë e Tij.

    All-llahu thotë:

    { وَعَدَ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ وَرِضْوَانٌ مِنْ اللَّهِ أَكْبَرُ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ}(التوبة: 72)

    “Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh”. (Et-Teube: 72).

    15- Kur besimtari të kënaqet me All-llahun dhe nga All-llahu në çdo rast nuk i zgjedh çeshtjet, i mjafton kënaqësia e tij ndaj asaj që ia ka ndarë dhe caktuar All-llahu. Ai në vend se të kërkon prej Tij, ai e përmend Ate, ose nëse kërkon diç prej Tij kërkon ndihmë në përmendje të Tij dhe arritje të kënaqësisë së Tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në hadith kudsi: “atë që e angazhon përmendja Ime nga kërkimi prej Meje, i jap ma mirë sesa i jap atyreve që kërkojnë”.

    16- Kënaqësia shkakton gëzimin e zemrës në çdo gjë, qetësimin e shpirtit në çdo gjendje, rehatinë e zemrës në çdo trishtim të kësaj bote, është i lumtur me përkujdesin e Zotit ndaj tij, i dorëzohet Mikut të vet në çdo gjë dhe është i kënaqur me çdo gjë që ia sjell All-llahu [subhanehu ve teala].

    17- Kënaqësia ndaj caktimit të All-llahut e shpëton besimtarin nga kënaqja e njerëzve duke e hidhëruar All-llahun [subhanehu ve teala].

    18- Kënaqësia i zvogëlon brengat dhe mërzitë e robit dhe i përkushtohet adhurimit ndaj All-llahut.

    19- Veprat e trupit shumfishohen me masë të caktuar, kurse veprat e zemrës shumëfishohen pakufi, sepse veprat trupore të njeriut janë të kufizuara, kurse veprat e zemrës kurë nuk ndalen.


    Këto ishin disa fryte që i shkakton kënaqësia ndaj All-llahut. E lusim All-llahun të na bëjë prej atyreve që kënaqen me Te dhe All-llahu të jetë i Kënaqur prej neve. Amin.

  11. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Myzhde durimtareve


    Pasiqe sabri eshte gjysma e imanit, eshte moral i vyeshem, te dergon ta respektosh All-llahun, te largon nga haramet, meriton qe te flasim rreth tij, duke e treguar realitetin dhe vleren e tij, llojet dhe gjerat qe e demtojne dhe e asgjesojne. Krejt kjo ne kohe kur musibetet jane shtuar, sprovat kane kaluar cdo kend, dyshimet vijne nga te gjitha anet, ai qe kapet per fe i ngjan atij qe eshte kapur per gace, andaj nevoja e njerezve per durim eshte me e madhe se ajo per ushqim.

    All-llahun e lusim qe te na furnizoje me saber per ibadete, me saber per tu larguar nga mekatet dhe saber ne caktimin e All-llahut. Amin.

    Realiteti i sabrit

    Saber, sipas sherijatit eshte: mostrishtimi i shpirtit, mosankim me gjuhe dhe mosperdorja e gjymtyreve per te shkyer rrobat dhe per te rrahur fytyren. Sabri eshte nje virtyt i vlefshem, eshte force e shpirtit me te cilen rregullohet ceshtja e saj. Njeriu duhet te adhuron All-llahun si ne bollek ashtu edhe ne sprova, andaj gjate shendetit duhet falendeuar, kurse gjate sprovimit duhet duruar.

    - Kane pyetur Xhunejdin per sabrin, kurse ky eshte pergjigjur: “te gelltitish ithtesira, duke mos u merrolur”.

    - Kurse Dhennuni ka thene: “saber eshte largimi prej ndalesave, qetesi kur te perbishe vrazhdesi te sprovave dhe shfaqaje e pasurise kur te kaplon fukaralleku”.

    Sabri eshte frere i njeriut, i cili e udheheqe per ne xhennet ose per ne xhehenem, e nese nuk e ka kete frere shkon nga do vet.

    Disa dijetare nga selefi kane thene: vendoni frere nefsit se ajo te con ne te keqe. I lumi ai qe i ka venduar nefsit te vet frere i cili e dergon ne ibadete dhe e largon nga haramet, sepse durimi nga haramet eshte me i lehte se durimi ndaj denimit te All-llahut.

    Pra, realiteti i sabrit qenka qe besimtari forcen e ecjes perpara ta orijentoje nga ajo qe i ben dobi, kurse forcen e stagnimit ta orijentoje nga ajo qe i ben dem.

    Njerezit perballe sabrit jane ne gjendje te ndryshme, disa durojne per te bere ibadete, mirepo nuk kane durim qe te largohen nga haramet, tjeret kane durim te largohen nga haramet, mirepo nuk kane durim te bejne ibadete, kurse tjeret skane durim as per ibadete e as per tu larguar nga haramet.

    Disa njerez durojne agjerimin kur eshte nxehte dhe namazin e nates kur eshte ftohte, mirepo nuk duron nga shikimi haram.

    Disa tjere kane durim per tu larguar nga shikimet harame dhe fotografite lakuriqe, mirepo nuk ka durim te urdheroje ne te mire e te largoje nga e keqja dhe te beje xhihad kunder kafirave dhe munafikave.

    Te shumtit jane ata qe skane saber as per kete e as per ate, kurse pakica jane qe kane saber edhe per kete edhe per ate, andaj kane thene: sabri eshte perqendrim i nxitjes se mendjes dhe fese perballe nxitjes se epshit”.

    Vlera e sabrit

    Vlera e sabrit eshte shume e madhe, per ket flasin shume argumente, prej tyre jane edhe keto:

    - seciles veper i dihet shperblimi pervec sabrit, sepse llogaria e sabrit eshte pakufi. All-llahu thote:

    “Me te vertete shperblehen durimtaret pa kufi…”. (Ez-Zumer: 10).

    - All-llahu eshte ne prani te durimtareve:

    “All-llahu eshte me durimtaret…”. (El-Bekare: 153).

    Kurse Ali ibn Dekak thote: “durimtaret fituan krenarine e dy boterave, sepse fituan pranine e All-llahut me ta”.

    - All-llahu i do durimtaret:

    “All-llahu i do durimtaret…”. (Ali Imran: 146). Mjafton kjo qe te jete nxitje per durimtaret.

    - Tregon All-llahu se durimi eshte gje e mire per durimtaret edhe ate duke u betuar:

    “… e po te duronit kjo eshte me mire per durimtaret…”. (En-Nahl: 126).

    - All-llahu ia ka pergaditur durimtaret tre shperblime per njeher qe askujt sia ka pregaditur:

    “Pergezoi durimtaret, te cilet kur i godet ndonje fatekeqesi thone: te All-llahut jemi dhe te Ai do te kthehemi. Atyreve u takojne salavatet prej Zotit te tyre dhe meshira dhe ata jane te udhezuarit”. (El-Bekare: 155- 157). Nje njeri nga selefi, te cili i kishte ndodhur nje musibet ka thene: pse mos te bej saber, kur All-llahu mi ka premtuar tre gjera nese duroj, secila gje eshte ma e mire se bota dhe cka permbi te.

    - shpetimi i besimtarit ne dunja dhe ahiret mvaret prej sabrit:

    “O ju besimtare, beni durim, behuni te qendrueshem kunder armikut, rrini te pergaditur dhe, qe te shpetoni, ruajuni denimit te All-llahut”. (Ali Imran: 200). Te flasim per vleren e durim na nevojitet shume kohe, andaj me kete do te mjaftojme, kurse kur te flasim per sabrin ne Kur’an dhe sunnet do te flasim pak edhe me gjere.

    Llojet e sabrit

    Dijetaret thone se sabri eshte tre lloje:

    Saber ne ibadet ndaj All-llahut, saber ne largim prej mekateve dhe saber ne kader te All-llahut. Krejt kjo sepse robi ne kete dunja eshte ne tre gjendje: para urdherit te cilin duhet kryer, para ndaleses qe duhet larguar dhe para kaderit te All-llahut qe duhet duruar. Ne te gjitha keto gjendje ka nevoje besimtari per saber.

    Me keto tre gjera e porosite Llukmani djalin e tij duke i thene:

    “O djali im, fale namazin, urdhero per pune te mira, e ndalo nga te keqiat, perballo me durim cdo gje qe te godet, vertet, keto jane nga ceshtjet me te preferuara”. (Llukman: 17).

    Perderisa saber gjuhesisht dmth burgim dhe pengim, atheere dmth burgim i nefsit ne rrespekte, pengim nga mekatet dhe pengim nga hidherimi dhe mllefi nese e godet ndonje musibet.

    1- sabri ne ibadete eshte saber ne veshtiresi, sepse nefsi sipas natyres se saj ike prej shume ibadeteve, e urren namazin shkaku i dembelise dhe dhenja perparesi rehatise, e urren zekatin shkaku i kopracise, kurse e urren haxhin dhe xhihadin per te dy shkaqet, e urren agjerimin shkaku se e do ushqimin dhe nuk e do urine. Pra, durimi ne ibadete eshte durim ne veshtiresi.

    Njeriu ka nevoje per kete lloj sabri ne tre raste:

    - para se ta fillon ate ibadet, duke e pastruar nijetin, duke vendosur qe ta kryen kete obligim dhe duke u larguar rijase dhe dyftyresise. Per kete All-llahu e permendi sabrin para vepres kur thote:

    “Pervec atyre, te cilet kishin durim dhe benin vepra te mira, te tillet kane falje (te gabimeve) dhe shperblim te madh”. (Hud: 11).

    - gjate ibadetit, duke mos e haruar All-llahun gjate kesaj vepre, duke i plotesuar rregullat dhe sunnetet e kesaj vepre, e mos ta bene te manget dhe me te meta. Ta kete parasysh nijetin dhe te jete i pranishem ne kete ibadet me zemer.

    - Pasi ta kryesh ibadetin, sepse njeriu ka nevoje per saber qe mos ta shfqae kete ibadet per rija dhe syefaqesi, mos te mahnitet me kete ibadet te vetin dhe te duron e mos te ben vepra te cilat mundet tia asgjesojne kete veper, sic thote All-llahu [subhanehu ve teala]:

    “…mos i prishni lemoshat tuaja me te krenuar e me ofendim sic ben ai qe e jep pasurine e vet sa par sy e faqe te njerezve,…”. (El-Bekare: 264).

    Pra, ibadeti paska nevoje per durim dhe perpjekje, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “eshte rrethekuar xhenneti me gjera te renda per njeriun…”. (Transmeton Muslimi).

    2- sabri ne largim prej mekateve. Kjo gje eshte e qarte, njeriu duhet te pengon nefsin te pason epshin e tij dhe te bejr ne harame. Ma se shumti i ndihmon ne kete gje, lenja e gjerave te zakonshme dhe gjerave qe i ndihmojne ne mekat, sepse adeti eshte natyre e vecante, e kur ti bashkangjitet epshit, atehere behen dy ushtare te shejtanit perballe ushtarit te All-llahut e ndoshta nuk mundet t’i mposhte. Per kete Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “eshte rrethekuar xhehenemi me epshe…”. Sepse nefsi i deshiron dhe tenton te bjer ne to, kurse po e pengoi vehten nga kjo gje dhe beni saber, kjo eshte me mire per te.

    3- Saber ne bela dhe musibete. All-llahu [subhanehu ve teala] thote:

    “Ne do t’ju sprovojme me ndonje frike, me uri, me ndonje humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtareve”. (El-Bekare: 155).

    Ky saber behet duke mbyllur gojen nga ankimi drejtuar ndokujt tjeter pervec All-llahut, duke penguar zemren nga trishtimi dhe hidherimi, kurse gjymtyret nga shkyerrja e robave dhe rrahja e fytyres.

    Nese robi duron gjat sprovave qe i vijne, me kete ai e pranon ate qe e i ka ardhur nga All-llahu dhe shpreson shperbilimin e tij. Ummu Seleme thote: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Nese ndokend e godit ndonje musibet, le te thote: inna lil-lah ve inna ilejhi raxhiun, te All-llahut jemi dhe te Ai do te kthehemi, me shperble ne kete musibet dhe ma zevendeso me ndonje veper ma te mire”.

    E kur vdiq Ebu Selemeja, Ummu Selem tha: inna lil-lah ve inna ilejhi raxhiun, te All-llahut jemi dhe te Ai do te kthehemi, me shperble ne kete musibet dhe ma zevendeso me ndonje veper ma te mire, atehere All-llahu ia zevendesoi Ebu Selemen me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

    Gradat e sabrit

    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thote se sabri eshte tre grade:

    1- Saber prej All-llahut, dmth kerkimi ndihme te Ai per saber dhe kuptimi se sabri i robit vjen nga All-llahu e jo nga vetvetja. All-llahu thote:

    “Pra, te jesh i durueshem! Durimi yt eshte vetem me ndihmen e All-llahut…”. (En-Nahl: 127). Dmth po mos te jep durim All-llahu, nuk mundesh te durosh.

    2- Saber per hire te All-llahut. Dmth nxites per kete saber te jete dashuria ndaj All-llahut dhe shpresimi i Fytyres se Tij, e jo shfaqja e forces se tij ose kerkimi i lavderimit nga njerezit, ose per ndonje qellim tjeter.

    3- Saber me All-llahun. Dmth levizja e robit sipas deshires dhe rregullave te All-llahut, duke e duruar vehten ne keto gjera, levize sipas tyre dhe ndalet ku ndalen ato, ece nga ecin ato. Vehten e ka bre peng te urdherave dhe deshirave te All-llahut. Ky lloj i sabrit eshte lloji me i rende dhe ky eshte sabri i te verteteve. (???????? ).

    Xhunejdi thote: ecja prej dunjase ne ahiret eshte lehte per besimtarin, largimi prej njerezve per hire te All-llahut eshte gje e rende, ikja prej vetvetes nga All-llahu eshte edhe ma rende, kurse durimi me All-llahun eshte edhe ma rende.

    Sabri ne Kur’an dhe Sunnet

    Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] permend shume ajete ku permendet sabri dhe citon Imam Ahmedin se ka thene: “All-llahu ka permendur sabrin ne mese 90 vende”. Ne do ti permednim vetem disa vende ku permendet sabi.

    1- Si urdher:

    “Pra, te jesh i durueshem! Durimi yt eshte vetem me ndihmen e All-llahut…”. (En-Nahl: 127).

    “Ti ben durim ne vendimin e Zotit tend…”. (Et-Tur: 48).

    2- Ndalim i te kundertes, qe eshte nxitimi:

    “Ti duro, ashu sikurse duruan te derguarit e vendosur dhe mos kerko ngutjen e denimit per ta…”. (El-Ahkaf: 35).

    “Po ti, behu i durueshem ndaj caktimit te Zotit tend, e mos u be si ai peshkut…”. (El-Kalem: 48).

    3- Lavderim per durimtaret:

    “…dhe te durueshmit ne skamje, ne semundje dhe ne flaken e luftes. Te tillet jane ata te sinqertit dhe te tillet jane ata te devotshmit”. (El-Bekare: 177).

    4- Nderlidhja e fitores dhe perkrahjes me saber dhe takvallek:

    “Po, nese jeni te qendrushem e te matur, e ata (armiqte) t’ju vine tash ne kete momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmen me pese mije prej engjejve te ushtruar (per lufte) ose te shenuar”. (Ali Imran: 125).

    Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “Dijeni se fitoreja vjen me durim”. Transmeton Tirmidhiu, hadithi eshte sahih.

    5- Lajmerim se fitimi i gjerave te kerkuara, shpetimi prej gjerave te urrejtura, hyrja ne xhennet dhe pershendetja e melaqeve fitohet me saber:

    “(perfundimi i mire eshte) Xhennete te Adnit (vende te perjetshme) ku do te hyjne ata, edhe prinderit, grate dhe femijet e tyre te cilet kane qene vepermire ata do t’i vizitojne engjejt duke hyre ne secilen dere. (u thone) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetet shpetimin; sa perfundim i lavdishem eshte ky vend”.(Er-Ra’d: 23-24).

    6- Lajmerim se durimtari eshte ai qe perfiton dhe keshillohet me ajetet e All-llahut:

    “Ne e patem derguar Musain me argumentet tona (dhe i thame); nxirre popullin tend prej erresirave ne drite dhe perkujtoju atyre te mirat e All-llahut (qe u dhuroi), se vertet ne ato (perkujtime) ka argumente per secilin qe eshte shume i durueshem dhe shume falenderues”. (Ibrahim: 5).

    7- Lajmerim se cilesite e mira dhe dobite e medha i perfitojne durimtaret:

    “E ata qe ishin te zotet e diturise thane: “Te mjeret ju, shperblimi i All-llahut eshte shume me i mire per ate qe besoi dhe beri veper te mire, po ate nuk mund ta arrije kush pervec durimtareve!”. (El-Kasas: 80).

    8- Imamlleku ne fe arrihet me saber dhe jekin:

    “Dhe prej tyre Ne beme prijes qe me urdherin Tone udhezojme, pasi qe ata (qe i beme prijesa) ishin te durueshem dhe ndaj argumenteve Tona ishin te bindur”. (Es-Sexhde: 24).

    9- All-llahu e lavderoi Ejubin [alejhis-selam] per sabrin e tij:

    “Vertet, Ne e gjetem ate te durueshem. Sa rob shume i mire ishte ai dhe i kthyer te Zoti”. (Sad: 44).

    E vleresoi se eshte rob shume i mire sepse e gjeti durimtar, e kjo tregon se ai qe nuk duron kur te sprovohet, eshte rob i keq.

    10- Ne disa vende e ka permendur sabrin me kushtet e fese:

    E ne ajetet tjera All-llahu e ka bere sabrin shkak te dashurise, pranise, fitores, ndihmes dhe shperblimit te mire nga Ai, mjafton kjo te jete nder dhe vlere.

    Kurse ne sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka shume hadithe qe flasin per vleren e sabrit, qe nxisin ne saber, qe flasin mbi ate qe u ka pergaditur All-llahu durimtareve ne dunja dhe ahiret. Ne vijim do ti permendi disa hadithe:

    1. Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu] qe thote: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi prane nje gruaje e cila qante mbi nje varr dhe i tha: “Frikesoju All-llahut dhe bej durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk te ka goditur fatkeqesia ime!” Ajo nuk e njihte Te Derguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ajo shpejtoi deri te dera e shtepise se Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi deren dhe tha: (O I Derguari i All-llahut) “Une ty nuk te kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi eshte ne goditjen e pare (sepse atehere eshte me se veshtiri)”. (Muttefekun alejhi).

    Befasia e fatekeqesise eshte ajo qe e trishton njeriun dhe ia dridh zemren,e nese duron ne goditjen e pare, ia thene veshtiresine dhe pastaj behet ma lehte durimi ne kete fatekeqesi.

    2. Transmetohet nga Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu], i cili thote se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “…e kush kerkon te jete i pavarur (te kete sa mos t’ia shtrije doren tjeterkujt), All-llahu do ta pavaresoje, e kush ben shume durim, All-llahu do t’i ndihmoje ne durim. Askujt nuk i eshte dhene dhurate me e mire dhe me e rendesishme se sa durimi (sabri)”. (Muttefekun alejhi).

    3. Nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] percillet se I Derguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thene: “All-llahu i Madherishem thote: “Shperblimi i robit tim besimtar, kur t’ia merr te dashurin e tij nga banoret e kesaj bote, e ai ben durim per te duke llogaritur shperblim, eshte me Xhennet”. (Buhariu).

    4. Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] disa njerezve u ndau dic prej pasurise, atehere disa njerez thane: me kete ndamje s’eshte shpresuar fytyra e All-llahut. I treguan per kete fjale Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ai tha: “All-llahu e meshirofte Musain [alejhis-selam], e paten ofenduar ma rende se kjo, por duroi”.

    Hadithet qe flasin rreth kesaj teme jane te shumta neve po mjaftohemi me keto qe i permendem.

    Disa thenie te selefit mbi sabrin

    1- Omeri [radijall-llahu anhu] thote: “jeten ma te mire e kemi kaluar me saber”. “Po te ishte sabri njeri, do te ishte fisnik”.

    2- Hasan Basriu [rahimehull-llah] thote: “Sabri eshte thesar i te mires, All-llahu ia jep vetem njeriut fisnik te Ai”.

    3- Aliu [radijall-llahu anhu] thote: “sabri ne krahasim me imanin eshte sikurse koka me trupin, nese i keputet koka, vdes trupi”, pasta e ngriti zerin duke thene: “s’ka iman ai qe s’ka saber”.

    4- Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] thote: “Nese All-llahu ia jep nje dhunti besimtarit e pastaj ja mer, mirepo ia kompenzon me saber, gjeja e kompenzuar eshte me e mire se ajo qe ia ka dhene fillimisht”.

    5- Sulejman ibn Kasimi [rahimehull-llah] thote: “seciles veper i dihet shperblimi pervec sabrit”.

    6- Mejmun ibn Mihrani [rahimehull-llah] thote: “Sabri eshte dy lloje: sabri ne musibet, e kjo eshte nje gje e mire dhe sabri ne largim nga harami, kjo eshte edhe me e mire”. “Njeriu te mirat mundet ti arrije vetem me saber”.

    Gjera qe e demtojne dhe asgjesojne sabrin

    1- Ankesa drejtuar krijesave.

    Nuk hyne ne kete grupe, ankimi drejtuar All-llahu dhe tregimi i situates tende ndonje krijese, sic eshte mjeku, ose ndokush tjeter.

    2- Ne kundershtim me sabrin eshte shkyerrja e rrobave dhe rrahja e fytyres, vajtimi, ngritja e zerit me te qajtur etj.

    Nuk eshte ne kundershtim me sabrin te qajturit pa ze.

    3- Trishtimi eshte ne kundershtim me sabrin. All-llahu thote:

    “Eshte e vertete se njeriu eshte i prirur te jete i padurueshem. Pse kur e godit ndonje e keqe, ai ankohet se tepermi. Nderkaq, kur e gjen e mira, ai behet teper koprac”. (El-Mearixh: 19-21).

    Ubejd ibn Umejri thote: nuk konsiderohet trishtim nese te qane syri dhe te merzitet zemra, mirepo trishtim konsiderohet mendim i keq dhe fjalet e keqija”.

    Ne fund e lusim All-llahu [subhanehu ve teala] qe te na dhuroje durim dhe te na beje prej durimtareve te cilet i pret shperblimi pa llogari. Amin.

  12. #12
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Qëndrimi i muslimanit ndaj katastrofave natyrore


    O ju muslimanë!

    Kjo tokë mbi të cilën jetojmë është një prej begative madhështore të All-llahut, subhanehu ve teala, mbi të jetojmë dhe në brendësinë e saj i varrosim të vdekurit.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    أَلَمْ نَجْعَلِ الأَرْضَ كِفَاتاً *أَحْيَاء وَأَمْواتاً

    “A nuk bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban, të gjallë dhe të vdekur?” (El Murselat, 25-26)

    مِنْهَا خَلَقْنَـاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى

    “Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.” (Ta-Ha: 55)


    هُوَ الَّذِى جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ ذَلُولاً فَامْشُواْ فِى مَنَاكِبِهَا وَكُلُواْ مِن رّزْقِهِ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ

    “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.” (El Mulk: 15)

    Ajetët në këtë kuptim janë të shumtë.

    All-llahu me urtësinë e tij në brendësinë e tokës vendos gjitha gjërat e duhur për mbijetimin e njeriut, e bekoi atë dhe caktoi korrën e saj. Pastaj e bëri të përqendrueshme, të palëvizshme me kodrat e saj duke ia mundësuar njeriut që mbi të të ndërton vendbanimet e tij.

    Por në disa raste All-llahu këtë tokë aq stabile e bën ushtar prej ushtrive të Tij, lejon lëvizjen dhe zgjërimine saj duke shkaktuar tërmete katastrofale, duke i frikësuar disa nga robërit e tij si dhe për të edukuar tjerët. Qoftë i lartësuar Ai ushtritë e të cilit nuk i din askush.

    Në këto ditë bota përjetoi një termet katastrofal që goditi disa vende duke lënë pas vete dhjetra mijëra të vdekur, të zhdukur, miliona të zhvendosur dhe shkatërrime vlera e të cilave përcaktohen në milijarda.

    Çdoherë që muslimani ballafaqohet me ndodhi të tilla duhet të ulet të mediton dhe të merr mësime…

    Qëndrimi i tillë i muslimanit buron nga besimi i tij sipas të cilit ai në pajtim me botëkuptimin islam analizon ndodhitë në botë. Ai me këtë qëndrim dallon nga ithtarët e materializmit të cilët ndodhitë përreth tyre i analizojnë me parimet dhe metodologjinë e ideologjisë materialiste që e përcakton botkuptimin e tyre.

    Për dallim nga ata besimtari me zemrën e tij vazhdimisht është i lidhur me All-llahun, falënderon për mirësitë që ia dhuron All-llahu dhe është i vetëdijshëm se fatkeqësitë që e godasin janë fryt i asaj që kanë punuar duart e tij, edhe pse All-llahu shumë prej dënimeve të merituara i fal…

    Ai e din se tërë universi me njërëzit dhe xhinnët, me qiejtw dhe tokat, me yjet dhe planetat, me krijesat e njohura dhe të panjohura janë nën sundimin e All-llahut i cili me krijesat e tij vepron sipas vullnetit të Tij universal. Akush e asgjë nuk mundet t’i kundërvihet caktimit të All-llahut.

    Besimtari me besimin e tij e din se çdo gjë e cila ndodhë, e këndshmeja dhe pakëndshmeja, tërmetet, vullkanët, fortunat, vërshimet, eklipsat ndodhin me caktimin e All-llahut dhe me urtësinë e Tij të cilën dëshiron që t’ua mëson njerëzve.

    Besmitari e din se ajo që i ka ndodhur nuk ka mundur që të mos ndodhw, kurse ajo që nuk ka ndodhur nuk ka mund të ndodhe dhe e din se obligimi i tij gjatë fatkeqësive është durimi, shpresa për shpërblim tek All-llahu, pendimi dhe kthimi tek All-llahu…

    Besimtari çdoherë ndikohet nga argumentet kosmologjike që i sheh me sytë e tij, këto argumente ia përkujtojnë All-llahun, ngjallin zemrën, ripërtrijnë imanin, e lidhin njeriun me All-llahu, njeri i cili e përkujtonë dhe falënderon Atë.


    Tërmeti është një prej argumenteve të fuqisë hyjnore.

    All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

    وما نرسل بالآيات إلا تخويفا

    “Fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.” (El- Isra: 59).

    قل هو القادر على أن يبعث عليكم عذابا من فوقكم أو من تحت أرجلكم أو يلبسكم شيعا ويذيق بعضكم بأس بعض انظر كيف نصرف الآيات لعلهم يفقهون

    “Thuaj: Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë.” (El En’am: 65).

    Muxhahid thotë: “Dënimi që vjen prej së larti është britme e tmerrshme (sajha) ose gurrëzimi kurse dënimi që vjen prej së poshti është tërmeti dhe hasf (kur toka hapët dhe gëlltit atë që është mbi të)”

    Nga kjo kuptuam se tërmetet shkatërrues ndodhin me caktimin e All-llahut dhe ato në disa raste janë dënim siç ka ndodhur me popullin e Themudit:

    فعقروا الناقة وعتوا عن أمر ربهم وقالوا يا صالح ائتنا بما تعدنا إن كنت من المرسلين * فأخذتهم الرجفة فأصبحوا في دارهم جاثمين

    “Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve". Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.” (El A’raf, 77-78)

    Sheukaniu, rahimehull-llah, fjalën dridhje të tokës e ka komentuar me fjalën tërmet.

    Edhe sharrimi i tokës është një prej katastrofave me anë të cilës All-llahu i frikëson njerëzit. Si pasojë e saj ndodhë që njw pjesë e tërë e tokës të zhduket në brendësinë e saj…

    أفأمن الذين مكروا السيئات أن يخسف الله بهم الأرض أو يأتيهم العذاب من حيث لا يشعرون

    “A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?” (En Nahl, 45)

    وقارون وفرعون وهامان ولقد جاءهم موسى بالبينات فاستكبروا في الأرض وما كانوا سابقين * فكلا أخذنا بذنبه فمنهم من أرسلنا عليه حاصبا ومنهم من أخذته الصيحة ومنهم من خسفنا به الأرض ومنهم من أغرقنا وما كان الله ليظلمهم ولكن كانوا أنفسهم يظلمون

    “Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t'i shptojnë dënimit. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” (El-Ankebut: 39- 40).

    أأمنتم من في السماء أن يخسف بكم الأرض فإذا هي تمور

    “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet.” (El Mulk, 16)


    O ju muslimanë, këto tërmete dhe katastrofa janë argument i fuqisë së Fuqiplotit dhe argument i dobësisë së sunduesve kryelartë të tokës.

    Si të mos janë këto argumente kur në to shohim se si All-llahu për disa sekonda shkatërron qindra mijëra shtëpi dhe vdesin qindra mijëra njerëz.

    Nga tërmeti që ndodhi ne duhet të marrim shumë mësime

    Në një prej tërmeteve më parë në Japoni kanë vdekur 142 000, në Kinë 500 000.

    Në Iran më herët jeta morri fund për 40 000 njerëz dhe kështu me rradhë…

    Në tërmetin e fundit pritet që numri i të vdekurve të arrin 200 000…

    A thua vallë çfarë do të jetë tërmeti në ditën kur do të thinjen fëmijwt (Dita e gjykimit).

    Tërmeti i asaj dite do t’i shndërron kodrat dhe malet në lesh të shprishur, toka do të bëhet e rafshë pa banesa dhe banorë…

    Në atë tërmet toka dhe malët e saj do të përplasen njëra me tjetrën.

    Duhet ta dijëm se ata që shpëtojnë nga tërmetet e kësaj bote nuk do shpëtojnë nga tërmeti i kijametit.

    يأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمْ إِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَىْء عَظِيمٌ *يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّا أَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَـارَى وَمَا هُم بِسُكَـارَى وَلَـكِنَّ عَذَابَ اللَّهِ شَدِيدٌ

    “O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.”

    All-llahun e lusim që të na japë durim në momentin e katastrofës, të na e mundëson të marrim mësim e Ai me të vërtetë ka mundësi ta bëj atë…

    E thash atë që e dëgjuat dhe kërkoj falje prej All-llahut për mua dhe gjithë muslimanët Ai me të vërtetë falë gabimet dhe mëshiron pa masë.


    Hutbeja e dytë


    O ju muslimanë!

    Kini frikë All-llahun dhe analizoni gjendjen tuaj duke e krahasuar me atë që ndodh rreth juve. Ju jetoni në begatitë e All-llahut, të shëndoshë dhe të sigurt në vendin e juaj. A thua vallë e keni falënderuar All-llahun për këto begati, kurse All-llahu falënderuesve u ka premtuar akoma më shumë:

    وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِنْ شَكَرْتُمْ لأَزِيدَنَّكُمْ وَلَئِنْ كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ

    “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim, 7)

    All-llahu me anë të këtyre ndodhive don që ju të merrni mësim, të pendoheni.

    I lumtur është ai që pendohet dhe ka dështuar ai që nuk merr mësim dhe vazhdon në mëkate.

    Në Librin e All-llahu dhe Sunnetin e të Dërguarit mësojmë se këto katastrofa që i godasin robërit janë për shkak të mëkateve që i bëjnë si dhe janë caktim i All-llahut.

    وَإِذَا أَرَدْنَا أَن نُّهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا الْقَوْلُ فَدَمَّرْنَاهَا تَدْمِيرًا

    “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.” (El Isra, 17)

    وعَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: ((فِي هَذِهِ الْأُمَّةِ خَسْفٌ وَمَسْخٌ وَقَذْفٌ)) فَقَالَ رَجُلٌ مِنْ الْمُسْلِمِينَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ وَمَتَى ذَاكَ؟ قَال: ((إِذَا ظَهَرَتْ الْقَيْنَاتُ وَالْمَعَازِفُ وَشُرِبَتْ الْخُمُورُ)) رواه الترمذي

    Imran ibën Husajni, radijall-llahu anhu, rrëfen: I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Në këtë ummet do të ketë sharrim (hasf), shndërrim në formë (mes’h) dhe dënim me gurë prej qiellit (kadhf). Një prej muslimanëve tha: kur do të ndodhë kjo? I Dërguari u përgjigj: Kur të paraqiten vallëzimet (e jomoralta), përhapen instrumentet muzikore dhe konsumimi i alkoolit”

    Kur Aiesheja, radijall-llahu anha, e ka pyetur: A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë akoma do të ket njerwz të mirë? Tha: po, kur të shtohet e fëlliqura. (Tirmidhiu).

    Një vend prej vendeve në këtw Tokë të gjërë që ekzistonte dikur, banorët e saj i bënw padrejtësi vetës dhe All-llahu i dënoi:

    وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ بَطِرَتْ مَعِيشَتَهَا فَتِلْكَ مَسَـاكِنُهُمْ لَمْ تُسْكَن مّن بَعْدِهِمْ إِلاَّ قَلِيلاً وَكُنَّا نَحْنُ الْوارِثِينَ

    “E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.” (Kasas, 58)

    Populline Nuhit e shkatërroi tufani, Adin fortuna, Themudin britma e fortë, popullin e Lutit e dënoi me gurrë dhe praptoi shtëpitë e tyre:

    فَكُلاًّ أَخَذْنَا بِذَنبِهِ فَمِنْهُم مَّن أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِباً وَمِنْهُمْ مَّنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَّنْ خَسَفْنَا بِهِ الأرْضَ وَمِنْهُمْ مَّنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَـكِن كَانُواْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

    “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” (Ankebut, 40)

    Ky është përfundimi i mëkatit e dënimi i All-llahut nuk është larg zullumqarëve.

    Në çdo vend ku janë përhapur mëkatet është shijuar dënimi i All-llahut dhe është parë poshtërrimi dhe shkatërrimi i tyre.

    Mosgoditja e disave nuk don të thotë se All-llahu harron e as që ata janë më të mirë se tjerët. Ndoshta All-llahu e ka vonuar dënimin e tyre që ata të marrin mësim ose i ka dënuar me luftëra, shkatërrim të ekonomisë dhe dënimet e tjera.

    All-llahun e lusim me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e Tij të lartë të na përforcon me fjalë të fortë (shehadetin) në këtë jetë dhe në jetën pas saj, t’i mbron muslimanët nga tërmetet dhe sprovat, nga fitnet e dukshme dhe ato të fshehurat.

    Ato që i dëgjojmë dhe shohim bëri mësim për neve dhe tjerët, bëre shkak që ata t’i kthehen All-llahut, Librit të Tij dhe Sunnetit të të Dërguarit. Ai me të vërtetë dëgjon çdo lutje dhe u përgjigjet atyre…

    Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut…

  13. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Sa per kompjuterat pse nuk je dakort qe dhe ato jane projekt te copy and paste .ndoshta ti ke pas qellim qe dituria duhet te seleksionohet dhe mos behet copy and paste pa u pare ne syrin kritike.

    Pikerisht pse jemi te ndryshem ne mendime, pse jemi te ndryshem si qenie, ne intelekt ne procesin e te kuptuarit, ne procesin e te menduarit, ne procesin e vendmarrjes atehere jemi te ndryshem te gjithe si njerez e vetmja gje qe mund te na bashkoje ne eshte pagabueshmeria jone ose tifozlluku pa llogjike.Mirepo pagabueshmeria bie ne kundershtim me krijimin ose natyren njerzore po keshtu dhe tifozlluku pa llgojikuar bie ne kundershtim me krijimin njerzor sepse jemi qenie me intelekt dhe llogjike.E vetmja zgjidhje eshte bashkimi i pagabueshmerise dhe ndjekja me llogjike.Atehere Pagabueshmeria nuk mund te vinte nga njeriu sepse ai eshte krijese qe gabon por ajo qe mund te kemi ne ehte ndjekja me llogjike.Duke qene se njeriu lind i paditur dhe mesimi nga pervaoja le hapesira per te gabuar atehere Zoti zgjodhi per njeriun njerez te cilet i ruan nga gabueshmeria e madhe per tia pershtatur ndjekjes me llogjike.Keto njerez te zgjedhur jane profetet me rregulla dhe ligje te kapshme per llogjiken njerzore.Mesimi i njerzve te ketyre ligjeve dhe diturise qe lane ato qe nje copy teorike sepse kjo teori erdhi nga Zoti i cili e di kush eshte e mira dhe e keqa dhe beri seleksionimin e saj dhe na tregoi se kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe ne teori ne mynyre qe njeriu mos mesoje nga pervoja duke ditur se shume here pervoja te ben te gabosh pastaj te mesosh por njeriu te udhehiqet nga dituria hyjnore e cila iu dhura ketyre profeteve per ta mesuar njeriun ne teori se kush eshte e mire dhe kush eshte e keqe meqe ai lind i paditur dhe per ta shmangur ate nga teoria e mesimit me pervoje.Pikerisht kete copy ka bere Ademi dhe shume profete te tjere per dallimin e te mires dhe te keqes.Por Zoti ka vendos vetem rregulla te pergjithshme pa specifikuar ne detaje te vogla.Psh Cdo gje e demshme te eshte e ndaluar per trupin e njeriut.
    Llogjika njerzore fillon dhe merret me zbulime dhe verteton se duhani eshte i demshem .Por kemi dhe rastin kur ai e thote drjteperdrejte. Mishi i derrit eshte i demshem.Atehere besimtari ketu vepron me copy paste sepse e di qe Zoti eshte krijuesi i njeriut dhe e di qe Ai do te mirin e njeriut.Atehere largohet nga ngrenia e mishit te derrit pa hyre ne procesin e te provuarit me pervoje dhe pastaj te nxjerrjes se konkluzioneve se kishte reaksione apo jo.Pra pikerisht kjo copy qe bejne muslimanet i zgjat jeten dhe kohen.Dikush tjeter qe sbeson dhe sdeshiron te beje copy and paste nga Zoti atehere ose e ha dhe shikon pasojat qe do i vijne prej tij.Por ky u demtua pastaj e mori pasten nga rezultati i ngrenies.Prandaj kurani behet Copy and paste per shume arsye .

    Arsyeja e Autoresise

    Kjo do ti jape mesazh njerzve se kjo fjale eshte prej Zotit .Dhe dihet se njeriu eshte me besues ndaj Zotit se sa ndaj njerzve te cilet jane te gabueshem.pra brenda saj kjo arsye mban dhe arsyen e pagabueshmerise se informacionit ose shkrimit.

    Arsyeja e besueshmerise dhe autoritetit.

    Pra njeriu beson me shume se Zoti e di te miren dhe te keqen dhe keshilla e tij eshte e vleshme se sa keshila e nje njeriu.Pikerisht Autoriteti i fjaleve ne shume njerez shikohet te cilet e kuptojne se kundershtimi i tyre ndaj fjaleve te Zotit duke qene krijesa te dobeta i ve ate ne pozite te veshtire dhe here here ia terheq llogjiken duke i thene instiktivisht shpirti mendjes.Hej ke po kundershton te Pagabueshmin kur vete je i gabueshem.


    Arsyeja e mesimit te gjerave

    Pra ka dy mynyra mesimi .Mesim teorik duke mesuar teorine hyjnore pa vepruar.Dhe mesim nga pervoja qe le hapesira per ta pesuar pastaj per te kuptuar se vepruam keq.

    Ndjekja e Kuranit nuk ka kurrfare te keqe intelktuale perkundrazi gjithmone ne shkrime shikon mendime njerzore qe shpjegojne qarte ajetet e kuranit.Nuk e di por Islami ngrihet ne baze te tre trinomeve. Besim Me zemer , llogjike me mendje, dhe vertetetim me shkence.
    Pra copy dhe paste ne rastin tone nuk besoj se ka ndonje gabim ose mund ti sjlle njeriu ndonje te keqe perkundrazi i sjell te mira sepse kjo copy and paste kuranore eshte selksionuar nga Zoti dhe padyshim qe llogjika e shendoshe nuk mund ta hudhe poshte sikurs dhe shkenca jo.Kurse teorine e copy dhe paste per mua do ishte gabim kur ajo e ka origjinen nga njerzorja dhe jo nga hyjnorja.

    Dikush per mungese kohe disa gjera i rashe shkurt dhe ndoshta kerkojne akoma kohe per shtjellim.

    Me te mira dhe ti.

  14. #14
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Kesaj i thone t'i biesh shkences shkurt.
    Vec lexoni Kuranin, asgje tjeter, se ne rregull jeni.
    Leilë cdo pasoje qe shpjegohet shkencerisht ka lidhje me ligjet e Zotit dhe kurani tregon ne permbajtjen e tij te dy keto ligje si ate kozmologji dhe aty profetik.Pra si ligjet e natyres se Krijuar nga Zoti por edhe ligjet te sjellura prej shpalljeve hyjnore..
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anëtarësuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Nuk e kuptoj se cfare ka bere Pakistani? Aty jane shume njerez besimtare dhe me vjen shume keq qe ka ndodhur kjo tragjedi. Pse te ndodhte pikerisht muajin e ramazanit? Asnje nga sqarimet qe behen me lart nuk me duket i bindshem. Mbase e kam gabim dhe zoti me falte, por per mua do te ishte me e lehte te mos e lidhja termetin e Pakistanit fare me zotin, por ta shihja thjesht si nje dukuri natyrore. E kam shume te veshtire te pranoj se tragjedi te tilla shkaktohen me deshiren e zotit. Per mua zoti eshte nje qenie e dashur dhe mbrojtese. Tragjedi te tilla trondisin jo vetem token, por edhe besimín.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anëtarësuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Po. Jane hapur shume debate, madje edhe ne tv pas termetit ne Pakistan ku shtrohej pyetja se pse zoti hedh kete denim (nese e quajme te tille) mbi njerez besimtare pikerisht kur ata po agjerojne. Nuk mundem te permbledh ketu te gjitha debatet qe kam degjuar por jam e bindur qe shume njerezve u ka lindur nje pyetje e tille. Mesa shoh une ti pas nje kohe shume te gjate je i pari qe u pergjigje pas meje. Perse asnje musliman nuk ka shkruar ndonje shpjegim per pyetjen qe bera une, por pas shkrimit tim ra heshtje e plote ne teme dhe askush nuk mori persiper te me jape nje pergjigje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 23-11-2005 më 12:12

  17. #17
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Firdeus stu ka pergjigj asnje ty se i ke kap mat te gjith me ate pyetje aq te pabukur...te kam then edhe me pare qe lexo edhe do shofesh se kush kan qen popujt qe jan shkaterru me shume..kan qen ata qe pyesnin profetet e tyre per cdo gje : pse Zoti na tha kshu ? pse na urdheron ashtu? pse na ndeshkoj ne? O firdeus islam dmth nenshtrim dmth te besosh se Ai qe ka kriju gjithshka din me mire se gjithkush edhe si ben kujt padrejtesi,ndaj mos mendo se Allahu ka ber pa drejtesi ne pakistan e turqi qe u ka dhen ate bela...do me dit ti sa besimtare jan pakistani? un der me sot me kokrra kam njof prej tyre qe nuk i bejn shirk Allahut e qe nuk shkojn neper varre e tyrbe me adhuru te tjerer vec Allahut.
    Apo do me dit sa besimtare jan turqit? ketu ku jam un jan me mijra turq por me thuj ti a kam pare ndonje te falet? pse ca qeka islami vetem te vesh emrin muhamed edhe je ne rregull e?
    Me pak fjal o firdeus mbaje veth ne vesh se ku shef qe Allahu con shkaterrim dije se ai popull i ka ber pa drjtesi vetes se kan len islamin edhe kurr mos mendo se Allahu ben padrejtesi kujt.
    Edhe fiksoe ne tru qe kur te shofesh nje ndalim apo nje lejim nga Allahu thuji vetes kjo eshte me e mira per mua . Hajd selam aleikum
    .

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pse e tepron kaq shume or ti qe ke hapur temen?
    Pse do te thote qe sa here bie termet bie sepse zoti ndeshkon?
    Ka dhe raste por ne raste te tjera eshte thjesht procesi i natyrshem i levizjes se tokes qe ecen ashtu si e ka vene ligjet e natyres zoti dhe jo se zoti do te ndeshkoje.

    Dmth me mijera termete te medha apo te vogla qofshin bien se zoti do te na ndeshkoje? po te iste ashtu do na kishte shfarosur nga faqja e dheut.

    Verejtja e firdeus ishte e drejte dhe ate do ta thoshte cdo njeri tjeter.
    Nese termetet jane ndeshkimet e zotit pse ndeshkoi ata ne pakistan pikerisht kur po agjeronin?

    Ju ne vend sa ti afroni jobesimtaret i jepni akoma me shume arsye te largohen duke e bere qimen tra.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Firdeus
    P.S. Xeni ka shkruajtur pas meje thjesht per inate personale jo se ka ndonje pergjigje. Por i kam bere thirrje per paqe dhe te heqi dore nga xhihadi me bashkatdhetaret.
    Ti s'ke kerku pergjigje maj shpirt, qe une te te jap pergjigje. Ti shkrun (dhe jo vetem ktu) veç per rremuje, per me i fut xixat muhabetit, si i thone.

    Sa per termetet, uraganet etj. s'mendoj si te tjeret (po as si ti jo) . Besoj se çdo gje ndodh me dijenine e Zotit (Ai eshte i Gjithëdijshem) dhe per nje arsye te caktume, por nuk vrapoj me dhan versionin tim per arsyen dhe mendoj qe eshte e panevojshme dhe jashte kompetencave te mija ose ndonje tjetri. Mendoj se ne te shumten e rasteve (per mos me than gjithmone) eshte jashte mundesive te njeriut per ta dite se pse ndodh. Gjithe çka them eshte: "Zoti e di me se miri."
    Tashi, pse nuk mendoj si ti. Sepse ti thua qe keto termete e kan trondit besimin. Shume gabim e ke. Me 17 Gusht 1999 ne Turqi ndodhi nje termet shume i madh. Po pas tij ndodhi plotesisht e kunderta e asaj qe thua ti.



    U knaqe tashi...?
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 23-11-2005 më 08:13

  20. #20
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga Firdeus
    Nuk e kuptoj se cfare ka bere Pakistani? Aty jane shume njerez besimtare dhe me vjen shume keq qe ka ndodhur kjo tragjedi. Pse te ndodhte pikerisht muajin e ramazanit? Asnje nga sqarimet qe behen me lart nuk me duket i bindshem. Mbase e kam gabim dhe zoti me falte, por per mua do te ishte me e lehte te mos e lidhja termetin e Pakistanit fare me zotin, por ta shihja thjesht si nje dukuri natyrore. E kam shume te veshtire te pranoj se tragjedi te tilla shkaktohen me deshiren e zotit. Per mua zoti eshte nje qenie e dashur dhe mbrojtese. Tragjedi te tilla trondisin jo vetem token, por edhe besimín.
    Profeti muhamed as thote Me te vertete Zoti nuk shoh ne fizonomite e trupat tuaj por shikon nen zemrat tuaja

    Pra kjo dmth qe besimi eshte dicka e rrenjosur ne zemer separi dheme pas demostrohet me vepra.
    Ate se ckane bere pakistanezet une nuk mund ta di, eshte Nje Zot qe e Di.
    Nderkohe: Zoti ne kuran thote Eshte Ai qe krijoi jeten e vdekjen, qe te shohe cilet jane me vepermiret
    Sigurisht qe kjo jete eshte nje provim, dhe dihet qe njeriu eshte e sprovuar, ndrushe si do njihej besimtari me mosbesimtarin?
    Me te sprovuarit kane qene profet, me pas njerezie e mire e te mire, dhe kjo per te pare besimin sigurine e qendresen e tyre.
    Nderkohe qe ka njerez qe Zoti i ka zhdukur teresisht si pasoje e veprave te tyre te ndyra.
    gjithe te mirat.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Fatkeqësitë ,shkaqet , pse ndodhin dhe si të shpëtojmë prej tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2008, 16:18
  3. Paditesit vs. Pandehurin
    Nga Reina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 12:44
  4. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •