Lojėrat Olimpike kthejnė emigrantėt e paligjshėm


Jorgjeta Gjanēi

KORĒĖ- Operacioni i policisė greke pėr riatdhesimin e emigrantėve tė paligjshėm nga Shqipėria, i filluar dy javė mė parė, ka shėnuar nė fundjavė shifrėn mė tė lartė. Gjatė ditės sė shtunė dhe tė diel, janė kthyer 170 emigrantė shqiptarė, ndėrsa dje kjo shifėr arriti nė 97 vetė. Sipas burimeve policore shqiptare, gati tė gjithė tė riatdhesuarit me forcė kanė qenė pa dokumente qėndrimi nė shtetin fqinj. Dje nė Kapshticė kanė mbėrritur tre autoburgje tė mbushur me emigrantė ilegale, tė cilėt ishin kapur nė mbrėmjen e ditės sė diel dhe dje, teksa kishin dalė pėr tė shkuar nė punė. Vetė emigrantėt kanė deklaruar se nuk ishin keqtrajtuar, porse ishin porositur se nė rast se riktheheshin do tė kishin probleme me ushtrinė dhe policinė greke. Drejtues tė policisė sė Devollit e lidhin kėtė fakt me masat e gjithanshme qė ka ndėrmarrė shteti grek nė kuadrin e Lojėrave Olimpike qė do tė zhvillohen nė kėtė vend. Pėr njė siguri mė tė lartė po synohet largimi i tė gjithė personave qė qėndrojnė ilegalisht nė Greqi. Ėshtė kjo arsyeja qė brezi dhe zona kufitare nė tokėn greke po ruhet nga forcat e policisė dhe tė ushtrisė, tė cilat me prozhektorė tė fuqishėm kontrollojnė lėvizjet ilegale tė personave qė tentojnė tė hyjnė nga toka shqiptare. Nė kėtė kuadėr janė pėrfshirė dhe forcat e ruajtjes sė kufirit pranė komisariatit tė Devollit, tė cilat vetėm gjatė natės duke u gdhirė dita e djeshme kapėn 80 shtetas qė po tentonin tė hynin ilegalisht nė tokėn greke. Ata ishin banorė tė rretheve Shkodėr, Dibėr, Mat, Elbasan, Librazhd etj. Njė grup emigrantėsh prej 13 vetėsh qė u kap buzė kufirit u gjobit me 1000 lek secili pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. Policia e Devollit pėr tė gjithė kėta persona ka mbajtur shėnimet e nevojshme dhe mandej i ka nisur me mjete tė ndryshme drejt rretheve pėrkatėse.

Shekulli.