KJ
----
E Merkure, 26 Maj 2004
MINISTRI SHTET
Kisha vendosur te mos merresha me me kete teme, por deklarata e Ministrit Toska ne komisionin e rendit dhe SHISH me intrigoi te shkruaj e t'i pergjigjem ketij ministri shtet. Qe ky njeri qe ne castin e ardhjes ne karrigen e zv/ministrit e pastaj ministrit po abuzon hapur me te drejten qe i jep ligji kjo nuk ka as me te voglin dyshim. Por nuk kuptoj se si ne kete shtet nuk u gjend asnje mekanizem qe te frenoje abuzimin skandaloz te pushtetit qe po ben ministri aktual i rendit. A mund te detyrohet nje minister te respektoje ligjet dhe si? Une them se po, dhe kjo mund te behet duke e vene perpara pergjegjesise ligjore.
Si shpjegohet qe ky njeri, dejtues i nje prej institucioneve me te larta te administrates se shtetit, me nje pergjegjesi te larte vazhdon te prodhoje skema bajate duke detyruar shume oficere policie me presion te drejtperdrejte te deklarojne kunder ketij dhe atij se perndryshe do te shkarkohesh apo perjashtohesh nga detyra?
Si justifikohet ky minister qe dizinformon Kryeministrin dhe partneret e huaj duke shpikur tentativa vrasje e lidhje trafikantesh me informacione qe i vijne nga burime te pista trafikantesh lidhje te ministrit?
Me cfare sensi logjik e ligjor ky jurist i notes 5 deklaron e fallsifikon deklarime me ane te te cilave une dhe nje tjeter person civil, ne prezence te me shume se 80 policeve dhe 10 oficereve te larte te ministrise dhe drejtorise se policise Tirane ne nje operacion policor per kapjen e nje personi shume te kerkuar paskemi organizuar nje tentativa vrasje ndaj autorit i cili eshte shendoshe e mire ne burg?
Kush e lejon ministrin qe te shkele ligjet e dekonspirimit te emrave te personave civile qe ndihmojne policine si dhe vendimin e Keshillit te Ministrave nr.38 date 26.01.2001 "Per mbrotje te vecante te personave qe ndihmojne policine dhe te punonjesve te policise qe u kercenohet jeta, familja dhe prona per shkak te detyres. A ka mase ne hakmarrjen e tij ky njeri apo ky eshte zoti ketu?
Kush e lejon kete despot qe shkel lirite dhe te drejtat e njeriut dhe nje nga parimet e prezumimit te fajesise me ane te ciles askush nuk mund te deklarohet fjator pa vendimin perkates te organeve gjyqesore apo ky eshte dhe pushteti gjyqesor ketu?
Kush e monitoron kete antishtet qe ndersa mburret per arritje ne lufte kunder droges harron te tregoje publikisht se ka shkarkuar nga detyra ata qe kane drejtuar operacionet e kapjes se me shume se 60 per qind te saj e konkretisht:
1.Pjerin Ndreu levizet me imponim nga drejtor i policise Tirane vetem 10 dite nga operacioni i kapjes se 18.6 kg droge heroine dhe te 5 kg te tjere tre jave me pare. Pra 23.6 kg sasi e kapur per here te pare ne historine e policise Tiranes paskomuniste.
2.Nuredin Bega ish-drejtor i policise Gjirokaster shkarkohet nga detyra vetem pasi kapi brenda nje muaji, sekuestroi dy here heroine 14.5 kg dhe 17.5 kg. Pra 33 kg te cilat ishin destinuar per t' trafikuar ne Greqi.
3.Shpjego publikisht zoti minister perse shkarkove komisar Arjan Mucen ish-shefin e zyres se doganave te forta ne Drejtorine e Pergjithshme te policise vetem pas nje jave ku ne prezencen e ambasadorit Jefri, zyrtareve te DEA dhe FBI si dhe tuajen ai u certifikua dhe u falenderua publikisht per rezultatet dhe nivelin e larte te bashkepunimit ne lufte kunder drogave te forta. Gjithashtu zoti Muca eshte 5-here i certifikuar nga sherbimi amerikan i DEA por dhe kjo nuk mjafton qe te gezoje pozicionin e merituar.
Pas shkarkimit te krereve te operacionit anti-skaf kjo eshte nje nga bemat e tjera tuajat ne luften kunder trafiqeve duke abuzuar me mbeshtetjen e Departamentit te Shtetit dhe raportin e tij ku vleresohen rezultatet e arrestimit te zyrtareve te larta ne Aeroportin e Rinasit jo te kohes suaj por te ministrit paraardhes Luan Rama.
Si e justifikoni zoti minister qe ju shkelni ligjet ne emerimet duke shkelur hierarkine e gradave, duke shtuar studente ne menyre te paligjshme e duke keqperdorur gjakun e policeve te vrare dhe nuk denjoi te perfillni profesionalizmin policor te cilin ju e keni mbytur.
A e dini zoti minister se solidariteti policor eshte shume me i madh nga cka kujtoni ju dhe se shume prej oficereve te SHKB dhe te tjere jane gati te deklarojne publikisht se si jane thirrur dhe urdheruar, se si jane vene nen presion dhe si u jane ofruar poste dhe lehtesira ne shkembim te deklarimeve kunder Pjerin Ndreut dhe ndonje tjetri. Dhe kete ne do ta bejme, por kur ju te mos jeni me minister per shkak te revanshit qe ju keni marre dhe nervozizmit te frikshem qe keni shfaqur ndaj oficereve te policise.
Une deklaroj edhe nje here publikisht qe nuk ka dhe nuk do te kete asnje precedent penal qe do ta gjeje Pjerin Ndreun fajtor pavaresisht nga deshira e shfrenuar e ministrit. Kush te lejon ty zoti minister qe te denigrosh figuren time publike ne sy te opinionit publik. A e dini more zoteri se une kam familje, rreth shoqeror dhe ju nuk mund te abuzoni me pushtetin per hakmarrje personale duke shkelur lirite dhe te drejtat e mia te ligjshme.
A e dini zoti Minister se jemi prapa me shtetin ligjor dhe histerite tuaja nuk jane gje tjeter vecse regres i dukshem ne krijimin e ketij shteti? Kush ju genjen ju se jeni zoti dhe mund te beni e thoni c'te doni, te dizinformoni organizmat e huaja dhe te abuzoni me to, te deklaroni fjator kedo pavaresisht nga principet demokratike qe ju si duket nuk i njihni.
Me c'fare te drejte vazhdon te besh policin, prokurorin, gjyqtarin duke shkelur hapur ligjet e ketij shteti i cili ju ka besuar ju t'i mbroni ato nga shkelesit?
I bej thirrje gjithe opinionit policor, mediatik e politik qe te mbaje qendrimet e duhura ligjore duke u shmangur nga skema te tilla te cilat do te demaskohen publikisht rast pas rasti duke llogaritur edhe riskun e perkohshem te hakmarrjes se ministrit, por qe nuk do te me ndaloje asnje cast per te reaguar. Duke perfunduar dhe duke pare mangesite ne formimin juridik te ministrit desha t'i kujtoj disa akte ligjore te kushtetutes dhe ligjit "Per policine e shtetit".
Kushtetuta:
Neni 15, paragrafi 2
Organet e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre, duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre.
Neni 30
Kushdo quhet i pafajshem perderisa nuk i -shte provuar fajesia me vendim gjyqesor te formes se prere.
Ligji nr.8553, date 25.11.1999 "Per policine e shtetit"
Neni 57 paragrafi 2
Policia kerkon ndihmen e publikut per t'u informuar per ngjarjet dhe autoret e veprave penale, duke ofruar shperblime dhe duke garantuar anonimatin. Kur per kete shkak te personave ju rrezikohet jeta, familja dhe prona, Policia u siguron atyre mbrojtje te vecante.
Neni 29 germa dh
Pezullim nga detyra apo funksioni per tre muaj apo deri ne perfundim te ceshtjes penale.
Sipas kesaj dispozite maksimalja qe ju lejohet zoti minister ne rast fillimi te nje ceshtje penale eshte pezullimi deri ne perfundim te saj dhe jo perjashtimi.
Pjerin Ndreu
KJ
Krijoni Kontakt