Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime n 19 postime

    Arrestohet Pjerin Ndreu, ish-drejtori i policis s Tirans

    KJ
    ----

    E Merkure, 26 Maj 2004


    MINISTRI SHTET

    Kisha vendosur te mos merresha me me kete teme, por deklarata e Ministrit Toska ne komisionin e rendit dhe SHISH me intrigoi te shkruaj e t'i pergjigjem ketij ministri shtet. Qe ky njeri qe ne castin e ardhjes ne karrigen e zv/ministrit e pastaj ministrit po abuzon hapur me te drejten qe i jep ligji kjo nuk ka as me te voglin dyshim. Por nuk kuptoj se si ne kete shtet nuk u gjend asnje mekanizem qe te frenoje abuzimin skandaloz te pushtetit qe po ben ministri aktual i rendit. A mund te detyrohet nje minister te respektoje ligjet dhe si? Une them se po, dhe kjo mund te behet duke e vene perpara pergjegjesise ligjore.

    Si shpjegohet qe ky njeri, dejtues i nje prej institucioneve me te larta te administrates se shtetit, me nje pergjegjesi te larte vazhdon te prodhoje skema bajate duke detyruar shume oficere policie me presion te drejtperdrejte te deklarojne kunder ketij dhe atij se perndryshe do te shkarkohesh apo perjashtohesh nga detyra?

    Si justifikohet ky minister qe dizinformon Kryeministrin dhe partneret e huaj duke shpikur tentativa vrasje e lidhje trafikantesh me informacione qe i vijne nga burime te pista trafikantesh lidhje te ministrit?

    Me cfare sensi logjik e ligjor ky jurist i notes 5 deklaron e fallsifikon deklarime me ane te te cilave une dhe nje tjeter person civil, ne prezence te me shume se 80 policeve dhe 10 oficereve te larte te ministrise dhe drejtorise se policise Tirane ne nje operacion policor per kapjen e nje personi shume te kerkuar paskemi organizuar nje tentativa vrasje ndaj autorit i cili eshte shendoshe e mire ne burg?

    Kush e lejon ministrin qe te shkele ligjet e dekonspirimit te emrave te personave civile qe ndihmojne policine si dhe vendimin e Keshillit te Ministrave nr.38 date 26.01.2001 "Per mbrotje te vecante te personave qe ndihmojne policine dhe te punonjesve te policise qe u kercenohet jeta, familja dhe prona per shkak te detyres. A ka mase ne hakmarrjen e tij ky njeri apo ky eshte zoti ketu?

    Kush e lejon kete despot qe shkel lirite dhe te drejtat e njeriut dhe nje nga parimet e prezumimit te fajesise me ane te ciles askush nuk mund te deklarohet fjator pa vendimin perkates te organeve gjyqesore apo ky eshte dhe pushteti gjyqesor ketu?

    Kush e monitoron kete antishtet qe ndersa mburret per arritje ne lufte kunder droges harron te tregoje publikisht se ka shkarkuar nga detyra ata qe kane drejtuar operacionet e kapjes se me shume se 60 per qind te saj e konkretisht:

    1.Pjerin Ndreu levizet me imponim nga drejtor i policise Tirane vetem 10 dite nga operacioni i kapjes se 18.6 kg droge heroine dhe te 5 kg te tjere tre jave me pare. Pra 23.6 kg sasi e kapur per here te pare ne historine e policise Tiranes paskomuniste.

    2.Nuredin Bega ish-drejtor i policise Gjirokaster shkarkohet nga detyra vetem pasi kapi brenda nje muaji, sekuestroi dy here heroine 14.5 kg dhe 17.5 kg. Pra 33 kg te cilat ishin destinuar per t' trafikuar ne Greqi.

    3.Shpjego publikisht zoti minister perse shkarkove komisar Arjan Mucen ish-shefin e zyres se doganave te forta ne Drejtorine e Pergjithshme te policise vetem pas nje jave ku ne prezencen e ambasadorit Jefri, zyrtareve te DEA dhe FBI si dhe tuajen ai u certifikua dhe u falenderua publikisht per rezultatet dhe nivelin e larte te bashkepunimit ne lufte kunder drogave te forta. Gjithashtu zoti Muca eshte 5-here i certifikuar nga sherbimi amerikan i DEA por dhe kjo nuk mjafton qe te gezoje pozicionin e merituar.

    Pas shkarkimit te krereve te operacionit anti-skaf kjo eshte nje nga bemat e tjera tuajat ne luften kunder trafiqeve duke abuzuar me mbeshtetjen e Departamentit te Shtetit dhe raportin e tij ku vleresohen rezultatet e arrestimit te zyrtareve te larta ne Aeroportin e Rinasit jo te kohes suaj por te ministrit paraardhes Luan Rama.

    Si e justifikoni zoti minister qe ju shkelni ligjet ne emerimet duke shkelur hierarkine e gradave, duke shtuar studente ne menyre te paligjshme e duke keqperdorur gjakun e policeve te vrare dhe nuk denjoi te perfillni profesionalizmin policor te cilin ju e keni mbytur.

    A e dini zoti minister se solidariteti policor eshte shume me i madh nga cka kujtoni ju dhe se shume prej oficereve te SHKB dhe te tjere jane gati te deklarojne publikisht se si jane thirrur dhe urdheruar, se si jane vene nen presion dhe si u jane ofruar poste dhe lehtesira ne shkembim te deklarimeve kunder Pjerin Ndreut dhe ndonje tjetri. Dhe kete ne do ta bejme, por kur ju te mos jeni me minister per shkak te revanshit qe ju keni marre dhe nervozizmit te frikshem qe keni shfaqur ndaj oficereve te policise.

    Une deklaroj edhe nje here publikisht qe nuk ka dhe nuk do te kete asnje precedent penal qe do ta gjeje Pjerin Ndreun fajtor pavaresisht nga deshira e shfrenuar e ministrit. Kush te lejon ty zoti minister qe te denigrosh figuren time publike ne sy te opinionit publik. A e dini more zoteri se une kam familje, rreth shoqeror dhe ju nuk mund te abuzoni me pushtetin per hakmarrje personale duke shkelur lirite dhe te drejtat e mia te ligjshme.

    A e dini zoti Minister se jemi prapa me shtetin ligjor dhe histerite tuaja nuk jane gje tjeter vecse regres i dukshem ne krijimin e ketij shteti? Kush ju genjen ju se jeni zoti dhe mund te beni e thoni c'te doni, te dizinformoni organizmat e huaja dhe te abuzoni me to, te deklaroni fjator kedo pavaresisht nga principet demokratike qe ju si duket nuk i njihni.

    Me c'fare te drejte vazhdon te besh policin, prokurorin, gjyqtarin duke shkelur hapur ligjet e ketij shteti i cili ju ka besuar ju t'i mbroni ato nga shkelesit?

    I bej thirrje gjithe opinionit policor, mediatik e politik qe te mbaje qendrimet e duhura ligjore duke u shmangur nga skema te tilla te cilat do te demaskohen publikisht rast pas rasti duke llogaritur edhe riskun e perkohshem te hakmarrjes se ministrit, por qe nuk do te me ndaloje asnje cast per te reaguar. Duke perfunduar dhe duke pare mangesite ne formimin juridik te ministrit desha t'i kujtoj disa akte ligjore te kushtetutes dhe ligjit "Per policine e shtetit".

    Kushtetuta:

    Neni 15, paragrafi 2

    Organet e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre, duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre.

    Neni 30

    Kushdo quhet i pafajshem perderisa nuk i -shte provuar fajesia me vendim gjyqesor te formes se prere.

    Ligji nr.8553, date 25.11.1999 "Per policine e shtetit"

    Neni 57 paragrafi 2

    Policia kerkon ndihmen e publikut per t'u informuar per ngjarjet dhe autoret e veprave penale, duke ofruar shperblime dhe duke garantuar anonimatin. Kur per kete shkak te personave ju rrezikohet jeta, familja dhe prona, Policia u siguron atyre mbrojtje te vecante.

    Neni 29 germa dh

    Pezullim nga detyra apo funksioni per tre muaj apo deri ne perfundim te ceshtjes penale.

    Sipas kesaj dispozite maksimalja qe ju lejohet zoti minister ne rast fillimi te nje ceshtje penale eshte pezullimi deri ne perfundim te saj dhe jo perjashtimi.

    Pjerin Ndreu



    KJ

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,367
    Faleminderit
    29
    26 falenderime n 19 postime
    Ig tema

    .......

    lirjan Dida kallzohet penalisht n Berat pr kultivim t lndve narkotike

    Pjerin Ndreu akuzohet pr tentativ vrasjeje

    Ministri i Rendit Igli Toska ka br publike dje akuza t rnda ndaj ish drejtuesve t policis. Pjerin Ndreu sht akuzuar pr vrasje t ngelur n tentativ, e shprdorim tenderash. Ilirjan Dida sht akuzuar pr kultivim t lndve narkotike e abuzime n tendera.

    Ish Drejtori i Policis s Tirans, kryekomisar Pjerin Ndreu akuzohet pr vrasje me dashje n bashkpunim me nj person tjetr, e ngelur n tentativ, tha dje ministri i Rendit Igli Toska gjat nj raportimi n Komisionin Parlamentar pr Rendin dhe SHISH-in. Ministri deklaroi para komisionit se n Prokurori jan drguar 4 kallzime penale pr ish drejtorin Ndreu, t cilat konsistojn n: - "vrasje me dashje n lidhje me nj krim tjeter, n bashkpunim, e mbetur ne tentative me nr.576 dat 21.04.2004. Per veprime arbitrare (ka penguar punonjesit e policis n kryerjen e nje detyre t ngarkuar m par si dhe shoqrimin e tyre n ambjentet e policis me urdhr verbal arbitrar). Pr shprdorim detyre n tenderin e karburantit referuar me datn 16 prill 2004. Pr shprdorim detyre nprmjet dhnies s urdhrit t paligjshm lidhur me shpenzimet n telefonin fikse nr.357 date 05.03.2004. Material shtes pr shtjen e pasaportave t rifilluar nga Prokuroria e Gjirokastrs."

    Prsa i prket akuzs s par q sht shum e rnd dhe tregon pr nj tentativ t Pjerin Ndreut, kur ishte drejtor i Policis s Tirans, pr t vrar nj person. Kjo ka t bj me nj ngjarje t ndodhur nj vit m par n Tiran. Pjerin Ndreu n bashkpunim me nj person tejtr t njohur publikisht, kan tentuar t vrasin Petrit Lleshin, i cili ka qen person i krkuar pr vepra t tjera penale. Petrit Lleshit, policia e Tirans n at koh i mveshi veprn penale t vrasjes s biznesmenit Florian Vila. Kt version e rrzoi Prokuroria. Ndrkoh q operacionin pr arrestimin e Petrit Lleshit po e zhvillonin Forcat Speciale, n vendngjarje kan shkuar Pjerin Ndreu dhe nj person tjetr, i cili nuk sht efektiv i policis, dhe kan qlluar mbi t. Ndrsa akuzat e fundit ndaj Pjerin Ndreut q ka t bj me pasaportat n Gjirokatsr, sht publikuar edhe m par nga Ministria e Rendit, e cila pretendon se Ndreu ka pajisur me pasaporta njerz t krkuar pr krime. Ndrsa dy akuzat e tjera q kan t bjn me pengimin e punonjsve t policis pr t kryer detyrn dhe t shprdorimit t detyrs n tenderin e karburantit n Drejtorin e Policis s Tirans, jan akuza q publikohen pr her t par nga ana e Ministris s Rendit.

    Reagimi i Tosks erdhi menjher pas deklarimit t Neritan Ceks, i cili tha se n Prokurori nuk ka shkuar asnj kallzim penal pr punonjsit e prjashtuar t Policis. Pr kt Ceka tha se kishte komunikuar me kryeprokurorin Sollaku, i cili ia ka konfirmuar.

    N kundrvnie t ksaj Toska ka drguar n komisionin parlamentar t Rendit dhe SHISH, nj list me 107 kallzime penale t dorzuara n Prokurori q lidhen me 98 ish efektiv t policis s Shtetit, t pezulluar apo t prjashtuar. Kshtu Toska ka thn se ka drguar n prokurori gjithsej 107 kallzime pr 98 subjekte policore, nder t cilet 6 jane te rolit te larte, 27 te rolit te mesem dhe 65 te rolit baze. Ndr kto kallzime, pas atij t Pjerin Ndreut, ndr m t rndsishmit sht edhe ai n ngarkim t ish drejtorit t policis s Beratit Ilirjan Dida. Komisar Ilirjan Dida sht kallzuar nga Ministria e Rendit: Pr veprime q pengojn zbulimin e s vrtets nr.533 date 16.02.2004 ndiqet nga prokuroria e Shkodres, pr shprdorim detyre nprmjet shkeljes s pabarazis n tendera dhe kultivim t bimve narkotike nr.591 dat 18.02.2004 n Berat, pr falsifikim t vulave e stampave (mjet motorrik) si dhe shprdorim detyre nr.590 dat 18.02.2004 n Berat. Pr shprdorim detyre nr.567 dat 18.02.2004 (dietat e punonjesve i ka prdorur gjoja per riparim te mjeteve) n Berat.



    Pjerin Ndreu akuzohet pr vrasje e ngelur n tentativ

    1.Kryekomisar Pjerin Ndreu, ish Zvends Drejtor i Prgjithshm i Policis s Shtetit (rol i lart). Referuar 4 kallzime n Prokurorin e Pergjithshme:

    -per vrasje me dashje ne lidhje me nje krim tjeter, ne bashkepunim (me Vaidin Lamajn) dhe t mbetur ne tentative me nr.576 dat 21.04.2004.

    -per veprime arbitrare (ka penguar punonjsit e policise ne kryerjen e nje detyre te ngarkuar me pare si dhe shoqerimin e tyre ne ambjentet e policise me urdher verbal arbitrar)

    -per shperdorim detyre ne tenderin e karburantit referuar me daten 16 prill 2004,

    -per shperdorim detyre nepermjet dhenies se urdhrit te paligjshem lidhur me shpenzimet n telefonin fikse nr.357 date 05.03.2004

    -material shtese pr shtjen e pasaportave t rifilluar nga Prokuroria e Gjirokastrs.



    Dida akuzohet pr kultivim droge

    2.Komisar Ilirjan Dida (Roli i lart), ish Drejtor Drejtorie Referuar 4 kallzime n Prokurorine e Pergjithshme:

    -pr veprime qe pengojne zbulimin e s vrtets nr.533 date 16.02.2004 ndiqet nga prokuroria e Shkodrs,

    -pr shperdorim detyre nepermjet shkeljes s pabarazise ne tendera dhe kulivim te bimeve narkotike nr.591 date 18.02.2004 n Berat

    -per falsifikim t vulave e stampave (mjet motorrik) si dhe shperdorim detyre nr.590 date 18.02.2004 ne Berat.

    -per shperdorim detyre nr.567 date 18.02.2004 (dietat e punonjesve i ka perdorur gjoja per riparim te mjeteve) ne Berat.





    .......

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime n 190 postime
    Toska: Ndreut, akuze per vrasje

    Ministri i Rendit deklaroi dje se ka denoncuar ne Prokurori, ish Drejtorin e Poloicise se Tiranes "per vrasje me dashje ne lidhje me nje krim tjeter, ne bashkepunim (me Vaidin Lamaj) e mbetur ne tentative". Behet fjale per operacionin e arrestimit te Petrit Lleshit, i denuar me 12 vjet burg, i akuzuar fillimisht edhe per vrasjen e bosit te hekurit Florian Vila

    "Per Pjerin Ndreun, ish Drejtori i Tiranes dhe ish zv/ Drejtor i Pergjithshem i Policise, eshte depozituar ne Prokurori material kallezues, "per vrasje me dashje ne lidhje me nje krim tjeter, ne bashkepunim (me Vaidin Lamaj) dhe te mbetur ne tentative". Kjo akuze e rende per njerin nga ish oficeret e larte te Policise se Shtetit, figuronte ne krye te listes se nje materiali qe ministry i Rendit Igli Toska i ka dorezuar dje, deputeteve anetare te Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHISH, ku ishte thirrur per te sqaruar vendimet dhe masat ne kuader te reformes ne polici.

    Vete kryekomisar Ndreu e ka hedhur kategorikisht poshte permbajtjen e padise penale penale te ketij institucioni, i cila eshte depozituar me date 21 prill 2004, por qe eshte bere publik vetem dje. Ne kete menyre, polemikat publike mes toskes dhe oficereve te larte te shkarkuar prej tij, ne kuader te reformes qe ai e ka pagezuar si nje perpjekje per vendosjen e "rendit brenda rendit" ka arritur kulmin. Ish ministri i Rendit Luan Rama dhe deputete te tjere, perfshi edhe kreun e komisionit parlamentar,- e kane kritikuar menyren e konceptimit te reformes nga Toska dhe rolit qe ai i ka dhene ne kete process Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. Nje sherbim qe ka pergatitur edhe 107 materialet kallezuese per 98 punonjes dhe ish punonjes te policise, ku perfshihet edhe ajo per Pjerin Ndreun.

    Ngjarja

    Akuza e rende per Kryekomisarin "per vrasje me dashje ne lidhje me nje krim tjeter ne bashkepunim dhe te mbetur ne tentative" sipas burimeve te "Korrieri" ne prokurori lidhet me zhvillimin e operacionit te mbremjes se 23 majit 2003 per arrestimin e Petrit Lleshit. I riu 24 vjecar me banim prane godines se doganes se Tiranes, ishte shpallur ne kerkim per plagosjen e 2 vellezerve Luli me banim ne Koder Kamez. Por me pas ai u akuza nga policia edhe si autori i mundshem i vrasjes se bosit te hekurit Florian Vila, i cili ishte fqinje me Lleshin, nje ngjarje qe ka ndodhur me 9 prill 2003 para viles se te ndjerit. Policia kishte marre te dhena se ai fshihej ne ambjentet e nje Pularie,- prone e familjes se tij,- ne fshatin Domje ne periferi te kryeqytetit.

    NJe burim qe ka marre pjese ne kete operacion, ne kembim te anonimatit it ha gazetes se ne momentin e arrestimit te Lleshit, jane degjuar te shtena qe ai nuk ishte ne gjendje t'i percaktonte se kush kishte qelluar. Pikerisht me kete moment lidhet edhe akuza e ministrise se Rendit per Ndreun. Por vete ish Drejtori i Policise se Tiranes qe ka drejtuar kete operacion te bujshem, sqaron se "prezent ne kete operacion kane qene 80 police dhe 10 oficere te larte te ministrise se Rendit dhe Drejtorise se Policise se Tiranes. Si ka mundesi qe ne keto kushte une dhe nje tjeter person civil qe pretendon Toska paskemi organizuar nje tentative vrasje ndaj Lleshit, i cili tani eshte shendoshe e mire ne qeli?"

    Kjo akuze e rende e Toskes, eshte hedhur ne publik, ne kulmin e nje vale kritikash ne media per punen e ministrise se Rendit dhe reformes se drejtuar prej tij. Edhe ish drejtuesit e larte te policise, qe jane shkarkuar prej tij, ish ministra socialiste rendi kane qene pjese e ketyre akuzave. Por, zoti Toska ka pretenduar se pjesa me e madhe e te shkarkuarve prej tij jane te inkriminuar dhe se per to ka filluar hetimet prokuroria. Por, me ane te nje letre per Kryetarin e Komisionit Parlamentar per Rendin dhe SHISH, Neritan Ceka, Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku ka sqaruar se ne ndjekje penale ndodhet zyrtarisht vetem ish Drejtori i Policise se Beratit, Ilirjan Dida.



    Kush eshte Petrit Lleshi,

    "strumbullari" i akuzave

    Tani eshte 25 vjec dhe eshte duke vuajtur denimin me 12 vjet heqje lirie dhene per te nga gjykatat, nen akuzen e plagosjes se rende te 2 vellezerve Luli. Plot nje vit me pare, me 23 maj 2003 pasi ndodhej ne kerkim nga policia, ai u arrestua i fshehur ne ambjentet e pularise se familjes se tij ne fshatin Domje te Tiranes. Bashke me te, policia arrestoi edhe vellain e Petritit.

    Por, fillimisht policia tha se ai mund te ishte nje nga atentatoret e vrasjes se bujshme te pronarit te Fimres 'Flevi" te import- eksportit te hekurit. Operacioni per arrestimin e tij u realizua 45 dite pas vrasjes se Viles, pas nje presioni shume te madh te medias, komunitetit te biznesit dhe opozites, per shkak te nje seriali vrasjesh mafioze pa autore qe kishin ndodhur ne ate periudhe ne Tirane. Por, pas hetimeve, Prokuroria e ka perjashtuar Lleshin nga hetimi si autor i vrasjes se biznesmenit. Kjo dosje, ndodhet ende pa autore megjithese kane kaluar me shume se 14 muaj.

    MATERIALI

    Akuzat e Toskes per Ndreun:

    - Per vrasje me dashje ne lidhje me nje krim tjeter, ne bashkepunim (me Vaidin Lamaj) dhe te mbetur ne tentative me nr. 576 date 21.04.2004.

    - Per veprime arbitrare (ka penguar punonjesit e policise ne kryerjen e nje detyre te ngarkuar me pare si dhe shoqerimin e tyre ne ambjentet e policise me urdher verbal arbitrar).

    - Per shperdorim dertyre me tenderin e karburantit referuar me daten 16 prill 2004.

    - Per shperdorim dertyre nepermjet dhenies se urdherit te paligjshem lidhur me shpenzimet ne telefonine fikse nr. 357 date 05.03.2004.

    - Materiale shtese per ceshtjen e pasaportave te rifilluar nga Prokuroria e Gjirokastres.
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  4. #4
    Perjashtuar
    Antarsuar
    24-03-2004
    Vendndodhja
    Prapa diellit
    Postime
    24
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Nuk dua ti jap te drejte as njerit as tjetrit ne kete konflikt pasi asgje nuk eshte e qarte dhe te gjitha argumentat mbeten ne kontekstin e hamendjeve.

    Megjithate me hengri syrin emri Vajdin Lame. Ish shefi i Krimeve te Tiranes gjate 93-97. Nje i kryekorruptuar, xhahil dhe xhelat, xhaxhai i kryekriminelit Altin Lame i akuzuar per nje seri vrasjesh, pronar i piceri Juveniles dhe me pas bashkpronar i Lori Kafese dhe tashme bashkpronar i TopChannel.

    Nqs po flitet pra per te njejtin Vajdin Lame, Pjerin Ndreu ne historine e tij genjen ne menyren me skandaloze, kur thote se Lame ishte thjesht nje fshatar qe i doli perpara rastesisht forcave te policise diku ne nje fshat te Tiranes dhe u tregoi rrugen. Nqs Lame ka qene i implikuar historia e Toskes eshte shume here me e besueshme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Antarsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    mazllemi ka te drejte.
    Dibrani vajdin lame ka qene nxenes i kolegjit skenderbej, ku njihej per i forte pasi merrej me mundje e sja pertonte sallakes.
    Vajdin lame e filloi karrieren kriminale duke i grabitur kosovaret e hotel arbanes, me vone u perfshi ne polici, ku berri karriere te fuqishme, kuptohet me afere kriminale. Se sa i sukseshem ka qene, mjafton ti hidhje nje sy juveniljes a grupit me te cilet shoqerohej gjithmone.
    Kta jane cosa nostra e partise, qe po pati shans komisioni i pasurive, duhet ti kerkoj xhevap ku i gjeten leket per keto investime.
    Kroksi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime n 190 postime
    Ish-drejtori Ndreu akuzohet se ka kanosur pr shkak t detyrs nj zyrtar t lart n Ministrin e Rendit

    Arrestohet Pjerin Ndreu


    Shekulli

    TIRAN- Ish-drejtori i Policis s Tirans, Pjerin Ndreu prfundon n pranga. N ort e vona t mbrmjes s djeshme, Ndreu ka kaprcyer si i arrestuar portn e drejtoris s policis, q pr shum muaj ishte perandoria e tij. Burime t Ministris s Rendit Publik pohojn pr Shekullin se ish-drejtori fillimisht sht shoqruar n mjediset e Drejtoris s Policis s Tirans pr tu marr n pyetje n lidhje me akuzn q sht ngritur n adres t tij, kanosje pr shkak t detyrs. Ai sht pyetur n lidhje me shtjen pr t ciln akuzohej, por burimet sqarojn se n ort e vona t mbrmjes s djeshme, sht vendosur ndalimi i tij. Akuza zyrtare q oi n pranga Pjerin Ndreun, q n Policin e Shtetit ka mbajtur poste t larta drejtuese, sht kanosje t nj personi pr shkak t detyrs.
    Arrestimi
    Burimet nga Ministria e Rendit Publik kan qn tepr t rezervuara n dhnien e informacionit. Msohet se Ndreu sht prangosur, pasi dyshohet se ka kanosur nj zyrtar t lart t Ministris s Rendit Publik, emri i t cilit nuk sht br i ditur. Burimet sqarojn se ky zyrtar ka denoncuar kanosjen prej ish-zv.drejtorit t Prgjithshm t Policis s Shtetit, Ndreut, e m pas sht vendosur shoqrimi i tij n polici. Nuk dihet se ka thn Ndreu, para krerve t policis s Tirans, por burimet e msiprme sqarojn pr Shekullin se n ort e vona t mbrmjes sht firmosur urdhr-arresti pr t nga ana e prokuroris. Ministria e Rendit pritet t dal me nj reagim zyrtar pr kt arrestim t bujshm gjat dits s sotme, pasi nuk sht pranuar t bhet asnj koment pr median.
    Prplasjet Ndreu-Toska
    Prej disa muajsh, kreu i Ministris s Rendit Publik dhe ish-zyrtari i lart i ksaj ministrie, Ndreu kan shfrytzuar median pr t shkmbyer akuza t rnda n adres t njri-tjetrit. N muajin prill, ministri i Rendit Publik, Igli Toska ka akuzuar ish-drejtorin e policis s Tirans, Pjerin Ndreu pr skandalin e 350 pasaportave t lshuara n mnyr t jashtligjshme n Gjirokastr, pr implikimin n nj incident me arm, t ndodhur gjat aksionit pr kapjen e t krkuarit Petrit Lleshi. Sipas njoftimit zyrtar t asaj kohe, Ndreu kishte lejuar biznesmenin e njohur, Vajdin Lame t merrte pjes n aksion, madje t qllonte me arm t shnuar n inventarin e policis. Kreu i Ministris s Rendit ka deklaruar m pas se i ka uar prokuroris dosjen me akuzat e ngritura ndaj Pjerin Ndreut. Ky i fundit ka goditur ashpr n media ministrin Toska, duke hedhur posht akuzat e tij. Sipas deklarimeve t Ndreut pr Shekullin, Vajdin Lame ka qn informator i policis dhe ministri i Rendit ka dekonspiruar nj informator. Lidhur me skandalin e pasaportave, Ndreu ka shtuar se ka qn ai vet q e ka zbuluar kt skandal. Tashm, n Prokurorin e Prgjithshme vazhdojn hetimet pr Pjerin Ndreun, ndrkoh q atij i sht shtuar edhe nj tjetr akuz, ajo e kanosjes s nj drejtuesi n Ministrin e Rendit Publik
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Antarsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,544
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Mora vesh qe ky Pjerini paska kohe me menaxhu edhe nje restorant te tijin ne nje nga pronat e patundura me te mira te Tiranes (restaurant New York) ...Se si ka kohe ky me luftu krimin dreqi e merr vesh.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Dito
    Antarsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahen time
    Postime
    3,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime

    Drejtesi

    Uroj cdokush nga keta horra te marre ate qe meriton. gjynah nje popull kaq i vogel te udhehiqet nga njerez qe merren me krimin sikur ta kene komshinj.

    Nese ligji nuk i denon Zoti i dhente cka meritojne.

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Te njejtin mendim ka.
    Drejtesia eshte e njejte per te gjithe,dhe te ketilla raste jane ata qe i nevojiten Shqiperise,se poqese burgosen kriminelet e bandat e tyre,ndoshta shprese per nje me te mire te neserme do rritet.
    Urime per kete veprim te ministrise se rendit dhe shpresoj qe do shpeshohen rastet e ketilla.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Maska e Administrator1
    Antarsuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tok
    Postime
    209
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Sa me pak te tille, se i mbaruan AJRIN atyre qe rrojne ne Shqiperi.....Dhe ka goje e thote se te tjeret jane te korruptuar e jo ai......

  11. #11
    Heartless Maska e White_Angel
    Antarsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    ehhhhhhh sa ka si puna e Pjerin Ndreut aq te mira qofshin. Nese rendi vazhdon te kerkoje do gjeje dhe shume Pjerina te tjere.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gj jo...por pr prindrit nje dhndr t bukur!

  12. #12
    Student Maska e Artur_1985
    Antarsuar
    05-03-2003
    Postime
    46
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    PUSHTETI: TE DENOHET KRYEKOMISAR NDREU!

    Sic dihet mbahet padrejtesisht ne burg ish-zv/drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, ish-drejtori i Policise se Tiranes, i specializuari ne Kanada per drejtimin e policise dhe i dekoruari nga shteti, kryekomisar Pjerin Ndreu. Kryeministri Nano nepermjet ministrit Toska dhe te kudobindurit Bajram Ibraj, drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, po manovrojne me te gjitha menyrat qe ta mbajne sot ne burg pa afat Pjerin Ndreun per mesazhin "kercenues" qe na paska marre nje drejtues ne ministrine e Rendit Publik. Mesazhi nuk ka asgje kercenuese apo antiligjore, pasi mesazhe shume me te egra ne celular iu shkojne drejtuesve te ministrive apo atyre policore dhe heshtin, pasi nuk ua mban te kapin kriminelet qe shetisin mu ne mes te Tiranes. E ku eshte degjuar ndonje rast tjeter ne bote qe te arrestohet e te pritet te denohet nje qytetar, e aq me teper nje zyrtar i larte i Policise se Shtetit, per nje mesazh?! A ka me turp per drejtesine sot nese merr vendim per ta lene ne burg njeriun qe ka shkaterruar dhjetera banda kriminale per t'u garantuar rendin dhe qetesine shtetasve shqiptare? A ka fytyre ministria e Rendit Publik te ritransmetoje pamjet kur ish-zv/drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Pjerin Ndreu, ishte si drejtues i operacionit antiskaf e ku qeveria shqiptare u lavderua nga Brukseli e Roma? Si mundet ministri Toska dhe ai qe e ka urdheruar arrestimin e tij ne momentin qe po hipte ne avionin e linjes Shangai-Los Anxhelos-New York? A ka me besim vete policia dhe drejtuesit e saj se keshtu do t'ua punojne edhe atyre nese nuk zbatojne porosite e drejtuesve dhe jo zbatimin e ligjit?

    Problemi nuk eshte vetem Pjerin Ndreu. Ai edhe nese sot mbahet ne burg mbetet nje njeri me moral e kurajo te forte, pasi nuk do t'ia dije per ministra si Toska apo dhe pronaren e shoqerise se autobuseve Tirane-Athine qe e zuri me droge. Ceshtja shtrohet se c'ben drejtesia, Presidenti apo vete politika e ndershme kur shikon se si pushohen, ndalohen, arrestohen oficeret e larte profesioniste. Si ka mundesi qe kembana qe po bie perdite nuk tingellon ne veshet e zotit Moisiu si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise?

    Pjerin Ndreu mbahet ne pranga padrejtesisht dhe krejtesisht ne shenje hakmarrjeje nga kryeministri Nano e ministri Toska. Duke futur ne burg Pjerin Ndreun, nese e arrijne dot sot ne gjykaten e Tiranes, ata i fusin friken kujtdo ne polici qe te rrije urte e te mos bezaje. Prangat nuk jane vetem ne duart e Pjerin Ndreut, por ne te gjithe duart e policeve e oficereve te policise! Ndaj gjyqtari i sotem ka shansin te tregoje se nuk ndikohet nga urdhri politik, por vetem nga ligji. Ka raste qe i jepen drejtesise per t'u thyer hundet pislleqeve te politikes. Nje prej tyre eshte ky i sotmi ne gjykaten e Tiranes. Le te presim deri ne mesdite.

    Alban Mati

    Marre nga koha

  13. #13
    Student Maska e Artur_1985
    Antarsuar
    05-03-2003
    Postime
    46
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Urdhri i zv/drejtorit, shmanget Ibraj

    Shefi i policise gjyqesore ne ministri, Azir Sadria, tha dje se mbi bazen e struktures se re te Policise se Shtetit urdhri per arrestimin e ish-kryekomisarit Pjerin Ndreu eshte dhene nga zv/drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Dy zv/drejtoret, Ahmet Haxhia dhe Dashnor Kaja, nuk kane pranuar te komunikojne me shtypin mbi kete rast, ndersa burime te besueshme ne ministri thone se ka tendenca per te shmangur kreun e Policise se Shtetit, Bajram Ibren. Per operacione te vecanta kur ne veprim hidhen forcat speciale, urdhri jepet nga drejtori dhe zv/drejtori i Policise se Shtetit. Vete Ibraj nuk ka reaguar per kete arrestim dhe aq me pak per urdhrin. Mbetet enigme pse askush zyrtarisht apo publikisht nuk merr persiper venien e forcave speciale ne veprim per arrestimin e Pjerin Ndreut.

    Ora 10.00. Ne burg pergatiten per transportimin e Pjerin Ndreut drejt gjykates per mase sigurie

    Ora 13.00. Prokurori i ceshtjes, Besnik Muca, dergon dosjen ne gjykaten e Tiranes, pa te arrestuarin

    Ora 13.30. Terhiqet gjyqtari. Nuk pranon te marre vendim fajesie ose jo i tille. Ceshtja lihet per sot

    Ndreu prane qelise se trafikanteve

    Ish-kreu i policise se Tiranes po perjeton nje tjeter moment te veshtire. I futur ne qeli pas nje lufte disa vjecare me elemente kriminale, tashme i duhet te "bashkejetoje" me ta, ndonese autoritetet e burgjeve thone se kane marre masa per te evituar cdo incident. Pas dergimit dje ne burgun e sigurise se larte 313 te Tiranes, Ndreu u vendos ne nje dhome dyshe, ne katin e dyte, ne dhomen nr. 4 te seksionit te trete. Burime ne burg thone se ne kete kat ndodhen edhe nje numer i madh i te arrestuarve prej tij kur ishte kryepolici i Tiranes. Gjithashtu ndodhen edhe te arrestuarit e 17 kilogrameve heroine e paster qe u bllokua kete fillimviti, ne autobusin e linjes Tirane-Athine. Ne kete rast u arrestuan Ilir Rama, Genti Hoxha, Nuredin Velcani Gentian Velcani. Arrestimi u krye nga drejtoria e Policise se Tiranes e drejtuar nga Ndreu

    koha

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime n 190 postime
    Pjerin Ndreu nuk eshte "kriminel" dhe as "trafikant", por vetem pak muaj me pare ishte oficeri me i mire i policise shqiptare me te cilet forcat e rendit mbyrreshin pasi ishte nder te vetmit komisare policie qe kishte prangosur trafikante e kriminele ne punen e tij.

    Prandaj mos flisni per njerez qe nuk i njihni dhe ca me pak kur ai nuk ka dale akoma perpara drejtesise. Lexoni me lart akuzen ndaj tij sa bajate eshte.

    Ndreu nuk po arrestohet se ka bere krime, por se e njeh krimin dhe e ka goditur ate. Dhe nese ca muaj me pare ai fliste per "probleme ne polici", tani ai do filloje e deshmoje per emra te pervecem me pozita ne kuvend e ne qeveri qe kane lidhje me krimin e organizuar ne Durres dhe Tirane ku ai ka qene drejtor i pergjitshem policie.

    Albo
    "Babai i shtetit sht Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkenctari!"

  15. #15
    ketu Maska e Redi
    Antarsuar
    29-03-2002
    Postime
    871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Merreni me shtruar ju qe hidheni perpjete nga lajme te tilla dhe sidomos kur nuk i njihni mire rrethanat.

    Pjerin Ndreu ka qene zyrtari me i suksesshem i policise shqiptare gjate dekades se fundit dhe eshte bere i njohur per goditjet qe i ka dhene krimit te organizuar, trafikut te droges dhe narkotikeve, prostitucionit etj.

    Problemi i Ndreut dihet dhe eshte i njohur; e ka emrin Toska.

    Kur Toska u be minister, ai pati konflikte te hapura me Pjerin Ndreun i cili deklaroi hapur ne shtyp afaret me te cilat eshte lidhur ngushte politika me krimin.
    Ai akuzoi rende politikanet dhe pushtetin si pergjegjes per gjenden katastrofale ne te cilen ka rene Shqiperia.

    Nuk vonoi dhe Ndreu dha doreheqjen dhe tani perfundon ne qeli ne te njejtin kat me kriminelet qe i i arrestoi gjate kohes kur ishte ne detyre.


    Shqiptaret duhet te reflektojne dhe ti therrasin mendjes per cfare po ndodh.

    Se pari, ky lajm tregon teper qarte qe Policia Shqiptare nuk eshte aspak e pavarur nga politika dhe instancat e saj. Sado qe te mundohesh te luftosh krimin dhe trafikun e organizuar qe jane bere gangrene e politikes shqiptare, perseri mund te perfundosh keq, pasi qellon qe vjen ne pushtet nje fare ministri qe ne vend qe te merret me detyrat e tija dhe problemet me akute qe ka shoqeria, merret me shefat e policise dhe i konsideron ata si pergjegjes, ne nje kohe qe forcat e policise shqiptare numerojne sot me qindra te vrare si pasoje e luftes kundra krimit te organizuar.


    Igli Toska ka nderrmare pikerisht ate fushate per te cilen u caktua si minister rendi.
    Pra te godase te gjithe ata qe jane bere pengese ne lulezimin e trafikut dhe krimit.

    Pjerin Ndreu, gjate periudhes qe ishte ne drejtim te policise goditi ashper dhe kreu arrestime nga me te bujshmet e me te veshtirat dhe sot ai qendron ne te njejten ndertese me kriminelet qe pati arrestuar.

    Arrestimi i tij eshte zbatim i perpikte i deshirave te pushtetit per te mbajtur ne amulli luften ndaj krimit dhe trafiqeve.

  16. #16
    ketu Maska e Redi
    Antarsuar
    29-03-2002
    Postime
    871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    TURP!
    E Diele, 19 Shtator 2004
    Rasti i arrestimit te Pjerin Ndreut, te kujton nje batute te famshme te Alen Delonit, ne filmin "Dy njerez te nje qyteti", i cili tha: Ceshtja eshte qe shteti te mos te qepet nga pas, perndryshe ajo te arreston edhe per "fajin" se ti po kalon ne rruge, mbi vijat e bardha. Edhe ish zv/ Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, nuk ka bere as me pak e as me shume kete rradhe, por thjeshte gaboi se "po ecte mbi vijat e bardha". Por, ne ndryshim me rastin e yllit francez te kinemase, Pjerin Ndreut i qelloi te ecte ne nje kryqezim ne Tirane, ku polic trafiku ishte Igli Toska.

    Ministri i Rendit, e kishte cilesuar Kryekomisarin, nepermjet zedhenesit te tij, si te inkriminuar, nderkohe qe i renditi akuza qe nga korrupsioni e deri tek pjesemarrja ne vrasje. Por, per fatin e keq te Toskes, Prokuroria shqiptare nuk arriti te gjente elemente te vepres penale dhe te katerta ceshtjet "Ndreu" tashme jane mbyllur zyrtarisht dhe ai eshte i pafajshem. Si Ndreu, jane akuzuar nga ministri i Rendit dhe nja dy- tre dyzina me drejtore e ish shefa komisariatesh policie, te cilet gjithashtu nje e nga nje, po marrin nga drejtesia, deshmite e pafajesise. Por, ne ndryshim nga koleget e tij, Pjerin Ndreu, duke qene se ka mbajtur edhe funksionin me te larte prej tyre, ne kupolen e uniformave blu, kishte nje "te mete"; i eshte pergjigjur flake- per flake ne publik jo vetem te gjitha akuzave kunder tij, por pati guximin te hidhte ne gjyq dikasterin, "per shpifje". Madje, ca me keq akoma, me prova dhe fakte, e ktheu ne nje parrule bajate, reformen Toska per "vendosjen e rendit brenda rendit".

    Por, Igli Toska qe ka patur dore te lire qe brenda 10 muajsh te shkarkoje e te emeroje ne polici me shume se ne 10 vitet e kaluara sebashku, nuk mund ta kaperdinte kete situate. Ndaj, u gjend edhe "Gozhda" per te varur xhaketen e "Nastradinit". Pas nje mesazhi te Ndreut me celular, Nastradinet e Shqiperise vrapuan qe me nje gur te vrisnin dy zogj: Se pari, te vinin ne vend sedren e lenduar te nje ministri Rendi, por mbi te gjitha, ne diten e arrestimit te Ndreut, te terhiqej vemendja e opinionit publik, nga deklarata me kritike qe BE ka leshuar ndonjehere per qeverite socialiste. E nese keshtu e peson ish numri 2 i Policise se Shtetit, atehere qytetari i thjeshte shqiptar, pas kesaj, ka dy here aresye per tu ndjere edhe me i pasigurte se deri tani. Ndaj e gjitha kjo, nuk mund te permblidhet me shkurt se sa me fjalen: TURP!

    Marre nga Korrieri

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Lexuesja
    Antarsuar
    11-11-2003
    Postime
    187
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Gjykata e Tiranes nuk ka pranuar asnje nga akuzat e policise gjygjsore te ministrise se rendit dhe te prokurorise se rendit lidhur me arrestimin e kryekomisarit Pjerin Ndreu .

    Gjykata e shkalles se pare te Tiranes mbi bazat e provave te paraqitura vendosi
    lirimin e Ndreut dhe vetem paraqitjen e tij ne policine gjygjsore .

    Me vjen mire qe u lirua , arrestimi i tij ishte pa baza , dhe ishte vetem nje hakmarrje e politikes se Nanos .

    Eshte vertet nje turp , per Tosken i cili hakmerret ne kete rruge duke u frymezuar nga eproret e tij .

    Per mua Ndreu ka qene nje nga te vetmit i cili me mundesite e tij luftoi Krimin ne Shqiperi , dhe ne ditet me te veshtira qe kaloi vendi yne .
    Prmbi za, q lshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  18. #18
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Antarsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,544
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Kur mora vesh qe Pjerin Ndreu qenka pronari i bar-restorant New York ne Tirane....ja hoqa vizen. Robi qenka zhdep me pare dhe s'besoj ti kete trasheguar nga gjyshi.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Antarsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Qafir Arnaut
    Kur mora vesh qe Pjerin Ndreu qenka pronari i bar-restorant New York ne Tirane....ja hoqa vizen. Robi qenka zhdep me pare dhe s'besoj ti kete trasheguar nga gjyshi.
    Dhe cili qafir politikan apo ato qe kan poste ne qeveri sot nuk kan lokale , vila e bisnece te ndryshme ?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Antarsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime n 190 postime
    Citim Postuar m par nga Qafir Arnaut
    Kur mora vesh qe Pjerin Ndreu qenka pronari i bar-restorant New York ne Tirane....ja hoqa vizen. Robi qenka zhdep me pare dhe s'besoj ti kete trasheguar nga gjyshi.
    Ti i di te gjitha dhe nuk ke nevoje te lexosh gazeta e te presesh vendime gjykate, por "ua heq vizen" pasi "merr vesh" nga burimet e tua sekrete te informacionit qe ky qenka pronar restoranti ne NY.

    Njerezit me mend nuk i marrin lajmet nga thashethemet e rruges, por nga gazetat dhe lajmet zyrtare te gjykatave shqiptare.

    Albo

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe n forumin Futbolli shqiptar
    Prgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Afatet pr kalimin nga nj grad m e ult n nj m t lart
    Nga Zemrushja n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  3. Tifozt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron n forumin Futbolli shqiptar
    Prgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 21:05
  4. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron n forumin Futbolli shqiptar
    Prgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  5. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 07:01

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •