Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime

    Ilir Konushevci (Mergimi)

    ILIR KONUSHEVCI, FIGURĖ EMBLEMATIKE E UĒK-SĖ



    Pėrkujtohen dėshmorėt e kombit Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Mala


    “Vepra e tij luftarake ėshtė njė vepėr e shumanshme. Ēdonjėri nga ne e ka tė vėshtirė ta shpjegojė, por mjafton tė pėrkujtojmė se ishte njėri ndėr luftėtarėt e parė qė u gjend pranė komandantit legjendar Zahir Pajaziti, Hakifit, Edmondit dhe shumė luftėtarėve tė tjerė, tė cilėt kishin filluar fillet e para tė UĒK-sė nė Llap”, ka thėnė Ramush Haradinaj, duke folur pėr Ilir Konushevcin








    Shkruan : Nexhmije Ahmeti

    Prishtinė, 10 maj - Pėrfaqėsues tė jetės politike dhe ushtarake tė Kosovės, invalidė dhe veteranė tė luftės, familjarė tė dėshmorėve dhe qytetarė ishin mbledhur tė hėnėn nė Sallėn e Kuqe nė Pallatin e Rinisė dhe Sporteve, pėr ta lartėsuar dhe pėrkujtuar veprėn dhe heroizmin e dėshmorit tė kombit Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malės, nė gjashtėvjetorin e rėnies.

    Konushevci dhe Mala janė vrarė pabesisht mė 9 maj tė vitit 1998, nė Bajram Curri tė Shqipėrisė, nė krye tė detyrės.

    Lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės hyri nė historinė mė tė re dhe mė tė lavdishme shqiptare. Sė bashku me UĒK-nė hynė nė histori edhe ata qė e formuan UĒK-nė, ata qė luftuan nėn emblemėn e saj dhe ranė pėr lirinė e Kosovės, u tha nė akademinė e organizuar nga Shoqatat e dalura nga lufta e UĒK-sė.

    Nė emėr tė Shoqatave tė dalura nga lufta, Afrim Kuleta tha se rėnia e Ilir Konushevcit ėshtė shoqėruar me mijėra ngritje dhe kėto ngritje janė bėrė me njė qėllim: atė tė vazhdimit tė rrugės sė lėnė nga ai me qėllimin dhe realizimin e porosisė sė tij - ēlirimin e trojeve etnike shqiptare. Sipas tij, kėta pėrvjetorė do tė duhej tė shėrbenin pėr mobilizimin tonė nė luftėn pėr liri.

    “Gjaku i derdhur i brezave tė tėrė liridashės tė kėtij populli jo rrallė gjatė historisė ka shpalosur para nesh kėtė mėsim: mėsimin pėr ta fituar lirinė. Ėshtė mėsim se si jetohet, ta pėrvetėsojmė kėtė mėsim, tė fitojmė kurajo se njė populli tė tėrė nuk mund t’i mbyllen rrugėt pėr tė ecur drejt lirisė sė tij”, ėshtė shprehur ai.

    Kuleta, po ashtu vuri nė pah edhe dukurinė e vrasjeve dhe arrestimeve tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė. “Edhe pėrvjetorėt e sivjetėm nuk po na gjejnė nė gjendje tė mirė, sepse bashkėluftėtarėt e dėshmorėve po vriten nga ata, jeta e tė cilėve varet nga vrasjet e djemve mė tė mirė tė kėsaj toke. Me vrasje dhe arrestime synohet qė ēėshtjen tonė ta ēojnė prapa, por ne kėtė nuk duhet ta lejojmė. Ashtu si ėshtė i shenjtė gjaku i trimave tė rėnė, ashtu ėshtė e shenjtė edhe lufta e UĒK-sė dhe ne nuk duhet ta lejojmė njollosjen e saj”, ka thėnė Kuleta.

    Zv. komandanti i Komandės sė Logjistikės sė TMK-sė, e cila me krenari e mban emrin e dėshmorit Ilir Konushevci, kolonel Aziz Hyseni, tha se pėr tė folur pėr veprėn e Ilir Konushevcit dhe dėshmorėve tė tjerė nuk mjaftojnė disa fjalė tė njė akademie pėrkujtimore.

    “Dėshmori Ilir Konushevci nė radhėt e UĒK-sė shkroi rreshta tė pashlyer nė historinė tonė kombėtare. Nė kohėn kur Kosova pėrjetonte ditėt mė tė vėshtira tė saj, falė trimave si Iliri, falė shpirtit liridashės dhe qėndresės sė tyre, pėr popullin tonė filloi njė epokė e re, epoka e UĒK-sė”, ėshtė shprehur ai.

    Sipas kolonel Hysenit, Konushevci ishte dhe mbetet njė ndėr nga figurat mė emblematike tė UĒK-sė, ai ishte ushtar i radhėve tė para tė saj, bashkėluftėtar i Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit, Luan Haradinajt etj.

    “Vetėm me krijimin e shtetit tonė ne do ta kryejmė obligimin ndaj dėshmorėve”, ka thėnė nė fund kolonel Hyseni.

    Nė emėr tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, tė pranishmit i ka pėrshėndetur ish-komandanti i Zonės Operative tė Dukagjinit, tash kryetar i AAK-sė, Ramush Haradinaj. Ai ka thėnė se ndjehet i privilegjuar qė ka folur nė emėr tė bashkėluftėtarėve tė Ilir Konushevcit.

    Haradinaj tha se Ilir Konushevci ėshtė ndėr themeluesit e UĒK-sė nė Llap dhe ėshtė njėri ndėr themeluesit dhe mbėshtetėsit e sektorit tė logjistikės pėr UĒK-nė nė pėrgjithėsi.
    “Vepra e tij luftarake ėshtė njė vepėr e shumanshme. Ēdonjėri nga ne e ka tė vėshtirė ta shpjegojė, por mjafton tė pėrkujtojmė se ishte njėri ndėr luftėtarėt e parė qė u gjend pranė komandantit legjendar Zahir Pajaziti, Hakifit, Edmondit dhe shumė luftėtarėve tė tjerė, tė cilėt kishin filluar fillet e para tė UĒK-sė nė Llap”, ka thėnė Haradinaj.

    Pėrveē nė rajonin e Llapit, Konushevci gjatė punės sė tij u gjet nė aksionet luftarake edhe nė Dukagjin dhe kudo nė Kosovė. Puna e madhe qė bėri nė ndėrtimin e infrastrukturės me furnizimin me armė, po ashtu ishte njė punė e mundimshme, ka thėnė mė tej Haradinaj.

    “Duke bashkėpunuar me shumė trima si me Adrian Krasniqin, Qerim Kelmendin, por edhe me qytetarėt e Tropojės, Iliri arriti qė tė ndėrtojė njė sistem qė ishte funksional pėr ato rrethana, ndėrkaq njerėz si Hazir Mala kishte shumė nė Shqipėri, qė e kanė ndihmuar luftėn e UĒK-sė”, ka theksuar Haradinaj.

    Nė emėr tė familjes Konushevci, pjesėmarrėsit i ka pėrshėndetur i vėllai i dėshmorit, Artan Konushevci. Ai ka thėnė se si ēdo familje dėshmorėsh ndihen tė fortė, “por do tė ishim edhe mė tė fortė sikur ne tė ishim tė gjithė sė bashku dhe ta realizonim atė pėr tė cilėn Iliri me shokėt e tij ranė”.(Epoka e re)
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Ilir Konushefci - Mėrgimi



    Ilir Konushefci - Mėrgimi

    (20.6.1969-9.5.1998)



    Ilir Konushefci u lind mė 20 qershor tė vitit 1969. Rrjedh nga njė familje e urtė e punėtore, e mbi tė gjitha me tradita patriotike. Kjo familje ėshtė shpėrngulur nga fshati Konushefc para 60 vjetėsh dhe ėshtė vendosur nė fshatin Llugė tė Podujevės.

    Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga kjo familje kishte pjesėtarė qė u mobilizuan nė radhėt e forcave progresive tė asaj kohe. Kjo traditė u vazhdua edhe gjatė luftės sė fundit kundėr pushtuesit serb. Nė radhėt e para tė UĒK-sė, pėrpos Ilirit, ishte edhe vėllai i tij, Saimir Konushefci, i cili dha njė kontribut tė madh pas legalizimit tė UĒK-sė nė Llap, nė shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.

    Iliri fėmijėrinė e kaloi nė fshatin e lindjes. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Lluzhan, tė mesmėn nė Podujevė, duke u dalluar nė mėsime dhe nė sjellje. U regjistrua nė Shkollėn e Lartė nė Ferizaj, tė cilėn nuk arriti ta pėrfundojė.

    Iliri ishte fėmija i tretė i Halitit dhe nėnės Nazmies. Iliri ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj, e cila ėshtė absolvente e SHLT-sė nė Ferizaj. Ata kanė njė vajzė, Nertilėn.

    Qė nga mosha e hershme rinore, Iliri u angazhua rreth ēėshtjes kombėtare. Ishte nė moshė te re kur nė Kosovė ndodhnin ngjarje tė rendėsishme, protestata, demonstrata, greva etj., pėrmes tė cilave shqiptarėt shprehnin qėndrimin e tyre kundėr pushtetit serb, i cili pretendonte tė bėhej absolut nė Kosovė. E gjejmė nė mesin e demonstruesve, si nė Ferizaj, Prishtinė etj.

    Viti 1989 mbeti i paharruar pėr Ilirin; u vranė dy bashkėfshatarėt (idolėt) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Nė atė kohė Iliri theksonte: “Kėto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnė edhe mė shumė moralin dhe idealin tonė nė rrugėn e ēlirimit tė Kosovės”.

    Fundi i viteve nėntėdhjetė karakterizohet me paraqitjen e jetės plurale, pluralizėm i cili konsiderohej front legal i organizuar kundėr synimeve nėnshtruese tė okupatorit. Nė kėtė lėvizje Iliri dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm. Mirėpo, Iliri dhe shumė shokė tė tij, shpejt e kuptuan se filozofia e njė politike tė pritjes ėshtė e pasuksesshme. Kėshtu filluan qė tė mendojnė pėr gjetjen e rrugės sė mundshme pėr realizimin e ēėshtjes madhore, lirisė sė Kosovės, pėrmes luftės sė armatosur.

    Ishte fundi i vitit 1991, fillimi i vitit 1992, kur Iliri, sė bashku me disa shokė, nė mesin e tyre: Naim Haziri, Naim Hyseni (i cili pas vrasjes sė Zahirit shkoi nė Gjermani), Selim Haziri etj., nga paknaqėsia rreth organizimit politik legal, kėtyre tė fundit (LDK-sė - Dega nė Podujevė) u drejtohen me njė letėr (dokument i cili u ishte dėrguar ilegalisht dhe nė emer tė studentėve), nė tė cilin kėrkohej angazhim mė serioz i potencialit rinor, pengimi i individėve injorantė “shqipfolės”, angazhimi rreth zgjedhjes sė Statutit tė Kosovės e jo garim politik etj. Ky dokument, edhe pse ishte lexuar nga individė tė caktuar, nuk ishte vėnė nė rend tė ditės pėr t’u diskutuar dhe shqyrtuar asnjėherė.

    Si pasojė e kėrkimit tė rrugėve tė tjera pėr ēlirim, pas bisedimeve dhe konsultave tė shumta, Iliri, sė bashku me shokėt: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulėzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnė grupin ilegal.

    Grupi ėshtė themeluar nė mbledhjen e mbajtur mė 13.5.1992, nė Podujevė, nė vendin e quajtur “Te Kisha”. Pra, nė kėtė mbledhje ishte vendosur pėr themelimin e njė grupi, i cili do tė organizohej pėr t’iu kundėrvėnė secilit qė drejtpėrsėdrejti rrezikonte pasurinė dhe gjėrat e njerėzve nė Kosovė. Aktiviteti i kėtij grupi ishte vendosur tė orientohej rreth pėrgatitjeve fizike, por duke mos lėnė anash as strategjinė luftarake. Anėtarėt e grupit ishin zotuar se do t’i kryenin me besnikėri detyrat e ngarkuara nga udhėheqėsi i tyre. Kjo vėrehet nė betimin e dhėnė, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokėve se detyrat, tė cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikėri dhe nėse ėshtė nevoja edhe jetėn do ta jap pėr realizimin e idealit tonė”.

    Ky grup ishte apolitik, ndėrsa sa i pėrket emrit dhe zgjedhjes sė udheheqėsit ishte vendosur tė shqyrtohej nė mbledhjen tjetėr.

    Nė mbledhjen e mbajtur mė 20.5.1992 emėrohet njėsiti me emrin “Shqiponjat“, kurse kryetar i saj zgjedhet Naim Haziri, ndėrsa udhėheqės i ushtrimeve ushtarake caktohet Shaip Haziri – Bekimi (nė vitin 1991 kishte qenė nė ushtrime ushtarake nė Shqipėri, sė bashku me Zahir Pajazitin). Pėrgatitjet fizike grupi i kryente “Te Kisha” nė Podujevė, nė fshatin Shamalluk, nė Pushimoren “Gėrmia” tė Prishtinės, si edhe nė sallėn e edukatės fizike tė Shkollės fillore “Naim Frashėri” nė Podujevė.

    Grupi, nga dhjetė shtatori i vitit 1992 e gjėr kur hyri nėn urdhėrat e komandantit Zahir Pajaziti, kreu disa aksione.

    Ky grup, nė vitin 1993 (qershor), bie nė kontakt me LKĒK-nė, kurse takimet organizoheshin pėrmes Selim Hazirit, anėtar i njėsitit “Shqiponjat” dhe Agron Rrahmanit, anėtar i LKĒK-sė. Edhe pse nė mes tyre kishte disa dallime tė vogla sa i pėrket mėnyrės sė organizimit, megjithėatė gjendet mėnyra pėr bashkėpunim, sepse tė dy palėt mendonin se ēlirimi i Kosovės mund tė realizohej pėrmes luftės sė armatosur. Njėsiti “Shqiponjat“ pranon qė t`i ndihmojė ata nė shpėrndarjen e organit tė LKĒK-sė “Ēlirimi”. Ky bashkėpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

    Prej vitit 1994 e gjer nė fillim tė vitit 1996, njėsiti “Shqiponjat“ vazhdimisht i kreu detyrat e parashtruara nga organi i saj, si pėrcjellja e individve tė dyshimtė, mbikėqyrja e objekteve shkollore dhe detyra tė tjera, por nė atė kohė i kryente edhe ushtrimet ushtarake.

    Nė qershor tė vitit 1996 ky njėsit bie nė kontakt pėrmes Rrustem Mustafės-Remit, me komandant Zahir Pajazitin. Nė takimin e parė me Zahirin nė vendin “Te Kisha” nė Podujevė. Nga njėsiti ishin: Iliri, Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Pas kėtij takimi dhe bisedimeve tė veēanta me anėtarėt e njėsitit, nga ana e njėsitit nė radhėt e UĒK-sė hyjnė: Ilir Konushefci, Naim Haziri, Selim Haziri, Shaip Haziri dhe Naim Hyseni. Nga ajo kohė, Iliri ishte vazhdimisht krah pėr krah me Zahirin. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit pėr qėndrimin, guximn, sakrificėn”, ndėrsa Sabit Zejnullahu (babai i Hakifit), kujton fjalėt e Hakifit kur ai thoshte: “I vetmi ėshtė Iliri i cili mund ta zėvendėsojė Zahirin nė ēdo kohė”.

    Zahir Pajaziti, pas aksioneve tė shumėta dhe tė suksesshme gjatė vitit 1996, vendosi qė tė shkonte nė Shqipėri (dhjetor `96), kurse me tė ishin Ilir Konushefci, Shaip Haziri dhe Hakif Zejnullahu. Kėta u kthyen pasi e pėrcollėn komandant Zahirin gjer te kufiri me Shqipėrinė. Zahiri atje dėrgoi bashkėluftėtarin e tij tė plagosur “Demėn”, qė tė shėrohej. Para shkuarjes, Zahiri ngarkoi bashkėluftėtarėt e tij pėr kryerjen e tri aksioneve gjatė kohės sa ai qėndronte nė Shqipėri. Detyra me tė cilėn u ngarkua Iliri, u krye me sukses tė plotė.

    Zahiri nuk qėndroi atje sa ishte e parashikur, por u kthye pas njė kohe tė shkurtėr. Afėr kufirit me Shqipėrinė, nė Babaj tė Bokės, atė e pritėn Iliri, Hakifi dhe Shaip Haziri. Me Zahirin nė atė kohė ishin edhe Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe njė shok tjetėr.

    Pas kthimit nga Shqipėria, Zahiri pėrseri mori pėrsipėr ndarjen e detyrave nė tė gjitha zonat, nė veēanti nė zonėn e Llapit, tė Gjakovės dhe ishte nė pėrgatitje e sipėr tė njė aksioni nė anėn e Gjilanit, sepse dėshironte qė edhe atje tė formoheshin dhe avansoheshin radhėt e UĒK-sė.

    Ditėn kritike ishin sė bashku, nė banesėn e Zahirit, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, duke biseduar pėr realizimin e detyrave tė parashtruara. Nė ndėrkohė, patėn njė telefonatė (rreth orės 10:00, paradite), pas sė cilės Zahiri njohtoi se nė orėn 15 e 30 duhej tė takohej me njė shok tė panjohur nė Stacionin e Autobusėve nė Prishtinė, me tė cilin do tė udhėtonte pėr nė Vushtrri me njė detyrė tė veēantė. Bashkėudhėtarė nė kėtė udhėtim caktoi Ilirin dhe Shaipin, mirėpo nė ndėrkohė erdhi Hakif Zejnullahu, me tė cilin vendosėn qė ai ta shoqėronte Zahirin deri nė Vushtrri. Deri nė momentin e nisjes ata kanė qėndruar sė bashku edhe me Beqir Beqirin, nė njė kafene afėr Tregut tė Gjelbėr nė Prishtinė, kurse nė orėn 15 e 30 u nisėn nė drejtim tė Stacionit tė Autobusėve, e prej atje pėr nė Vushtrri.

    Mė 31 janar 1997, nė orėn 16 e 5, nė fshatin Pestovė afėr Vushtrrisė, u vrianė Zahiri, Hakifi dhe Edmondi.

    Pėr kėte rast tė rėndė dhe tė hidhur, Iliri mori lajmin tė nesėrmen nga vėllai i Hakifit, i cili e priste para shitores sė Ilirit. Ai, sė bashku me shokėt Shaip Hazirin dhe Beqėn, shkoi ta takonte Naim Hazirin nė fshatin Sibofc tė Podujevės, ku pas armatosjes kaluan pėrmes fshatit Dyz nė fshatin Koliq, ku qėndruan disa ditė. Me sugjerimin e shokėve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnė nė ilegalitet nė njė banesė nė Prishtinė pėr disa ditė. Nga kėtu vendosin qė tė kalojnė nė Shqipėri: Shaipi, Iliri dhe Avni Ajeti. Rrugėtimi bėhet me dy makina, tė ndarė dy nga dy nė drejtim tė Gjakovės, pėr nė Babaj tė Bokės. Aty morėn udhėzimet e mėtejme nė njė shtėpi tė njė bashkėluftėtari.

    Nga ajo kohė, Iliri, nė rrethanat e krijuara nė Shqipėri, ndryshoi formėn e veprimit tė tij, por duke mos u larguar asnjėherė nga betimi i dhėnė pėr tė luftuar gjer nė fund pėr ēlirimin e Kosovės. Atje filloi tė bashkėpunojė me bashkėluftėtarėt e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me tė cilin ishte i pandarė deri nė vdekjen e Adrianit, Qerim Kelmendin, Mujė Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin (pas vrasjes sė Zahirit kishte shkuar nė Shqipėri dhe atje kishte dhėnė njė kontribut tė madh rredh riorganizimit tė UĒK-sė, veēanėrisht nė Llap) etj. Iliri nė Shqipėri punoi nė furnizimin me armatim nė nivel tė vendit, detyrė e cila ishte shumė e vėshtirė. Kėtė detyrė e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes sė Luan Haradinajt). Mirėpo, Iliri punoi shumė edhe rreth afirmit tė tė gjitha forcave nė luftė kundėr Serbisė. Pasi formuan rrjetin e bashkėpunėtorėve, Iliri dhe Ardiani disa herė erdhėn nė Kosovė, me qėllim tė riorganizimit tė radhėve tė UĒK-sė, si dhe koordinimit tė punėve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes sė Zahir Pajazitit shumēka nuk ishte si mė parė. Nė kėtė mision erdhi sė bashku me Adrian Krasniqin, nė maj tė vitit 1997, dhe qėndroi katėr ditė nė Llap. Pas vdekjes sė Zahirit, Iliri e pėrfaqėsonte ZOLL-in nė Shtabin Qendror.

    Gjatė verės sė vitit 1997, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, nga Kosova largohen edhe Naim Haziri e Selim Haziri, tė cilėt shkojnė nė Shqipėri, dhe atje bien nė kontakt me Ilirin dhe shokėt e tjerė qė vepronin atje. Kėshtu, gjatė asaj kohe, aktiviteti i UĒK-sė nė Llap vėshtirėsohet, mirėpo ndėrkohė Rrustem Mustafa- Remi, sė bashku me Sejdi Ramėn (Sejda nė qershor-korrik ishte nė Gjermani, ku u takua me Sabri Kiēmarin e Ali Ramėn), shkuan nė Shqipėri dhe atje biseduan me shokėt nė fjalė, pėr gjetjen e mundėsisė sė riorganizimit tė UĒK-sė nė ZOLL. Pas kėtij takimi, u kthyen nė Kosovė dhe mbajtėn mbledhjen e parė nė nivel tė Llapit, ku edhe u vendos hierarkia e UĒK-sė pėr Zonėn e Llapit, pėr tė cilėn gjė Iliri kishte luajtur rol vendimtar.

    Mbledhja ėshtė mbajtur mė 2.9.1997, nė fshatin Surkish dhe mėrėn pjesė: Ilir Konushefci, Rrustem Mustafa, Naim Haziri, Selim Haziri, Murat Ajeti, Refik Jashari dhe Latif Gashi. Nė kėtė mbledhje ėshtė vendosur qė Rrustem Mustafa- Remi tė jetė pėrgjegjės-koordinator i ZOLL-it me Zonat e tjera, Ilir Konushefci vendoset qė ta vazhdojė punėn furnizuese me armatim nė nivel vendi dhe tė jetė anėtar i Shtabit Qendror, kurse Latif Gashi anėtar i Shtabit Rajonal. Pas kėtij takimi, Iliri, sė bashku me Naimin dhe Muratin, u kthye nė Shqipėri, ku e vazhdoi punėn nė furnizim me armatim.

    Ishte mesi i muajit tetor 1997, kur Iliri, sė bashku me Adrian Krasniqin (Rexhėn) dhe shokė tė tjerė, solli njė sasi tė madhe tė armatimit nė Kosovė. Me propozim-vendimin e shokėve, sulmohet Stacioni i policisė serbe nė Kliqinė tė Pejės (nė orėt e vona tė natės nė mes tė 15 e 16 tetorit). Nė kėtė aksion morėn pjesė: Adriani (Rexha), Iliri (Mėrgimi), Mujė Krasniqi (Kapuqi) dhe Qerim Kelmndi (Dema). Gjatė sulmit, u vra Adriani. Vrasja e tij ishte njė humbje e madhe pėr shokėt, pėr UĒK-nė e veēanėrisht pėr Ilirin, sepse ata pos tė tjerash ishin edhe shokė tė pandarė tė aksioneve. Pas kėtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokėt me rolin kryesor pėr sjelljen e armatimit nė Kosovė. Gjatė gjithė kohės sa punoi nė kėtė detyrė, ai hyri nė Kosovė mbi tridhjetė herė, duke sjellė armatim tė llojllojshėm, nga armėt e brezit e deri tek armatimi kundėrtank. Mjetet pėr blerje tė kėtij armatimi vinin kryesisht nga mėrgimtarėt nga Evropa dhe Amerika. Iliri furnizohej me mjetet nga Fondi “Vendlindja thėrret” dhe atė nė dy drejtime nga Gjermania e Zvicra, si dhe nga Amerika pėrmes Florim Krasniqit (njė i afėrm i Adrianit) dhe Muharrem Tovėrlanit.

    Iliri, pos qė punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumė edhe nė sjelljen e eprorėve profesionistė nė radhėt e luftėtarėve tė lirisė.

    Kur pritej qė pėrmes Ilirit nė Kosovė tė futeshin oficerė tė lartė pėr nė UĒK, kur nė Kosovė zhvilloheshin ofensiva tė ashpra dhe tė cilat paralajmėronin njė luftė frontale, atėherė kur pritej dhe kėrkohej mė sė tepėrmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si ēdo herė detyrėn e tij me pėrkushtimin mė tė madh, u vra nė mėngjesin e hershėm (rreth orės 2:00) tė datės 9 maj 1998, nė njė pritė tė organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, sė bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhėtonin pėr nė Bajram Curr, me njė kamion tė ngarkuar me armatim.

    Vrasja e Ilirit, atje ku mė sė paku pritej, shkaktoi njė humbje tė madhe pėr tėrė vendin e nė veēanti pėr UĒK-nė dhe Shtabin e saj Qendror. Nė varrimin e tij morėn pjesė me mijėra bashkatdhetarė, tė cilėt atė ditė kishin ardhur nga tė gjitha anėt e botės pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit luftėtarit tė paepur tė radhėve tė para tė UĒK-sė.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    Pikerisht mbas takimeve qe pati Iliri ne 15 katesh te Tiranes me banden enveriste te Klos Halitave ku Iliri nuk i aprovonte lojrat e pista te sigurimsave Xhavit e compani behet prita diku ne qaf Mal ne rrug per Tropoje e maskat vrasin Heroin e Kosoves Ilir Konushevcin.

    Vrasja e Ilirit nuk eshte e vetme.

    Bandat Enveriste PS-iste LPK-iste te fuqizuara mbas revolucionit Qosisto-Zabitoist te 97-tes.. vrare dhe Azem Hajdarin e Ahmet Krasniqin,Uk Bytyqin e Drinin,Ilir Selimajn e Tahir Zemajn etj etj.
    Pra Ilirin e vrane ish LPK-istet qe livadhisnin ne Tirane e qe sot jane ne krye te Mafies se ashtuquajtur PDK e Kosoves.

    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-10-2004 mė 14:09

  4. #4
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Mosha
    37
    Postime
    56
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Makina me te cilen kane transpotuar ato arme ka
    qene e Gardes se Republikes se Mejdanit dhe per
    levizjet e tyre kane qene ne dijeni Mejdani,Klosi
    dhe kuptohet F. Nano.
    Shkurt ata ia bene gropen Ilirit!
    Jam dakord me ju Llapi,eshte pikerisht dora e zgjatur
    e Beogradit qe asokohe vepronte ne Tropoje me banden
    e Haklajve e cila qelloi mbi trimat e Kosoves!!Kjo
    dore vrastare qelloi dhe aktivisten humanitare Seli Beker!?
    Mjeku Hazir Malaj ishte per nje kohe bashkepuntor i Haklajve
    sepse i biri i tij Arjani eshte nje nga vrasesit me gjakasore
    ne historine e Tropojes dhe vrau mbare e prape per hesap te tyre
    por me sa duket Haziri dinte shume me teper se duhej dhe e
    hoqen qafe edhe ate me ate rast!
    Si thone shqip:
    "Me nje gur vrit dy zogj!"
    SHISH,Klosi,Nano e Mejdani si dhe ekuivalentet e tyre
    ne Kosove e dine me mire cka bene,si planifikuan
    vrasjet e patrioteve te vertete si Iliri e tjere si ai
    per te lene ne siperfaqe vetem hashima e ramusha!
    Keshtu jane bere keto gjera perhere nder shqiptare
    e me gjasa keshtu do jete edhe per nje kohe te gjate!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    qashtu Geg.. nuk e luan topi fjalen tande..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Brari mier u kan mos me shti hunen gjith kun se nuk i njef Heroit prandaj edhe kam frik se jep vlersime te gabuara e shko atje te shtypi i dites e shaj te gjith me rend siq e kie zakon e ketu te lutem kursej pak sepse shqiptaret shkruajn kryesisht per Heronjet e tyre
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    Llap.. kur te pushojn vrasjet mbas shpine e kur te jene denuar vrasesit athere nuk e shtij une ma hunden ne punet e partise tande lpk pdk etj.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    VRASJA E ILIR KONUSHEVCIT





    Cila eshte e verteta per vrasjen e "Mergimit" sipas nje zyrtari te larte te Qeverise se Shqiperise? Kur dhe si ishte ndalur kamioni, qe barte arme per ne kufi? Cfare kishte kerkuar ne ate kohe Qeveria serbe prej Misionit te OSBE-se, i cili vezhgonte zhvillimet ne kufirin Kosove-Shqiperi?

    Vellane e Ilir Konushevcit e kam pasur student ne "Faik Konica", ne shkollen e gazetarise. Asnjehere nuk kam mundur t'ia them te verteten per vrasjen e vellait te tij. Kemi udhetuar se bashku ne Tirane. Me gjase ka shkuar disa here te mesoje dicka me shume per te vellane.

    Shume thashetheme dhe nje kurth i pergatitur

    Por tash kane kaluar shume kohe per te pasur mundesi te thuhet e verteta qe une e di. Ka nje distance kohore nga ngjarja, prandaj ky rrefim eshte i pare dhe i vetem i shkruar nga dikush per vrasjen e Ilirit.

    OSBE-ja kishte dhene urdher qe te kontrollohej kufiri Kosove-Shqiperi. Autoritetet jugosllave ishin ankuar se armet po hyjne ne Kosove nga Shqiperia. Ata kishin propozuar zonen 5-kilometershe ne kufirin Kosove-Shqiperi, nese nuk ndalet trafikimi i armeve nga ky vend.

    Ne vitin 1998, OSBE-ja kishte perfaqesues te shumte ne Shqiperi. Dhe vezhguesit kishin dale per dite te tera ne kufirin Shqiperi-Kosove.

    Ato dite ishin te informuar te gjithe pjesetaret e UCK-se, qe nuk guxojne te levizin kah kufiri. Keshtu me rrefente njeriu kryesor i kabinetit te kryeministrit te Shqiperise.

    Komandant "Mergimi", nuk e kishte ditur se OSBE-ja ka derguar vezhguesit e vet ne kufirin me Kosoven. Prandaj ishte nisur per te derguar arme. Ai kishte qene i shkeputur nga vija tjeter furnizuese.

    Kurre nuk e kisha degjuar nje variant te vetem per vrasjen e Ilir Konushevcit. Shume variante kane qene ne qarkullim. E para se vrasja ka ndodhur per shkak te konflikteve te brendshme, kurse varianti tjeter per shkak te kurthit, qe i eshte kurdisur.

    Rrefimi per vrasjen e komandant Mergimit, nese duhet besuar krejtesisht ne variantin e shtetit shqiptar, duket keshtu: Ky variant eshte ndertuar ne baze te rrefimit te shoferit, i cili ka shpetuar pasi qe eshte plagosur rende.

    Nje kamion me arme me nje shofer, qe ka qene qytetar shqiptar eshte nisur rruges qe shpie ne veri te Shqiperise. Udhetimi eshte bere naten. Rruga e veshtire dhe me kthesa ka bere qe te udhetohet ngadale. Komandanti ka qene vete i treti ne kamion me bindjen se meqe eshte i armatosur do ta kalonte lehte rrugen. Dhjetera here kishin kaluar arme ato dite. Furnizuesit kane qene mire te percjelle, kurse ndihma e shtetit shqiptar ka qene e plote. Jo rralle edhe pse shteti ka qene ne percjellje, konvoji ka pasur probleme.

    Komandant Mergimi e ka nisur rrugen pa aske. Me mikun e tij dhe me shoferin. Mund te kete ndodhur qe shoferi shqiptar e ka bindur apo mund t'i kete thene se nuk ka ndonje rrezik.

    Rruga e gjate, nderkohe, i ka lodhur shume.

    Kur kane mberritur te nje kthese me nje tatepjete, ne nje rruge krejtesisht malore, kane pare nje pengese ne rruge. Menjehere e kane ditur se ky eshte nje kurth. Se pari ne rruge ka dale njeri prej plackitesve, kurse te tjeret kane filluar te gjuajne ne ajer.

    Kane filluar te shtenat edhe drejt kamionit. Qe te tre kane dale jashte. Shoferi ka mbetur i plagosur dhe eshte ndalur te goma e pare e kamionit. Ai ka filluar te shtenat, kurse Iliri me mikun e tij kane filluar ikjen rruges teposhte.

    Shoferi ka filluar te gjuaje drejt plackitesve. Njeri prej tyre eshte goditur per vdekje. Kurse te tjeret jane kthyer ne mal. Pas disa minutash te shtenat jane ndalur. Shoferi eshte rrokullisur dhe eshte fshehur.

    Plackitesit jane afruar per ta marre te plagosurin. Por ishte degjuar nje britme: "Oh, ma kane vrare vellane".

    Plackitesit kane kerkuar perreth kamionit dhe kane hipur edhe lart brenda cadres. Nuk kane gjetur asgje. Vrullshem jane nisur rruges. Sharjet e tyre kane qene te renda. Dhe ka pasur edhe vajtim.

    Nuk dihet se pas sa minutash ata kane arritur te Iliri. Por dihet se ata jane zene diku ne rruge.

    Sipas ketij varianti, Iliri nuk ka provuar te hyje malit, sepse nuk e ka pasur te njohur rrugen.

    Ata jane zene dhe jane ekzekutuar qe te dy. Nga menyra se si jane vrare, me plumb nga afersia, shihet se aty nuk ka pasur rezistence.

    Po te njejten dite, heret ne mengjes, eshte informuar policia e Kukesit.

    Nuk ka qene e lehte, per te gjithe njerezit, te arsyetohet vrasja e komandant Mergimit. Por kjo vrasje eshte bere molle sherri per nje kohe ndermjet pjesetareve te UCK-se.

    Kane kaluar tre vjet per te kuptuar vrasjen. Por te akuzuar per vrasje kane qene figura publike ne Kosove dhe Shqiperi.

    Vrasesit e komandant Mergimit dihen dhe jane gjalle. Ata jane te identifikueshem dhe sorollaten ne Tirane e Londer. Atyre askush nuk iu ka bere padi private per t'i arrestuar, kurse nuk e di arsyen pse nuk jane burgosur nga ana e shtetit.

    Marre nga:“LUFTA NDRYSHE“ – Pjesė nga libri i BATON HAXHIUT
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Pikerisht mbas takimeve qe pati Iliri ne 15 katesh te Tiranes me banden enveriste te Klos Halitave ku Iliri nuk i aprovonte lojrat e pista te sigurimsave Xhavit e compani behet prita diku ne qaf Mal ne rrug per Tropoje e maskat vrasin Heroin e Kosoves Ilir Konushevcin.

    Vrasja e Ilirit nuk eshte e vetme.

    Bandat Enveriste PS-iste LPK-iste te fuqizuara mbas revolucionit Qosisto-Zabitoist te 97-tes.. vrare dhe Azem Hajdarin e Ahmet Krasniqin,Uk Bytyqin e Drinin,Ilir Selimajn e Tahir Zemajn etj etj.
    Pra Ilirin e vrane ish LPK-istet qe livadhisnin ne Tirane e qe sot jane ne krye te Mafies se ashtuquajtur PDK e Kosoves.

    qashtu..
    Ma kujtove gjykimin e Millosheviqit ne Hage Brari se Millosheviqi pat theksuar se Ahmet Krasniēin e ka vrare Milaim.Zeka!


    Pjese nga gjykimi i Millosheviqit ne Hage dhe shifeni se si dalin nga e njejta kuzhin propaganda dhe aktakuzat per UĒK-ne:



    • Milosevic: Is it true that these people from the KLA are responsible for the murder of Ahmet Krasniqi who was the Minister of Defence in Bukoshi's • government in exile? Is that true or not?

    • A.: It is correct.

    •Millosevic:Is it true that Ahmet Krasniqi was killed by Milaim Zeka? Is that true?

    • A.: That I do not know.

    •Millosevic:It says in your statement: "This was done by Milaim Zeka on the instructions of Rexhep and Sulejman Selimi." So this was done pursuant to the orders of Rexhep and Sulejman Selimi, and we know who they are. So pursuant to their orders, Milaim Zeka killed Ahmet Krasniqi. • This is what it says in your statement at the bottom of this paragraph.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    Llap ..mbaji bindjet e tua.. por behu i drejt ne renditje te fakteve..

    Shum perpara se ta thote Milloshi ne HAGE se Ahmetin e ka vra Milaim Zeka.. e ka thane vet Milaim Zeka se ai e ka vra Ahmet Krasniqin..

    Pak llogjik shoku Llap..

    Le ti rendisim ngjarjet sipas Kohes..



    Haga per Milloshin eshte me e vonshme se Rambuje-ja..

    Pra kemi vrasjen e Ahmetit ne tirane.. pastaj kemi Rambuje...pastaj kemi Millosh ne hage..

    Kete nuk e kundershton dot..


    pikerisht Ne Rambuje.. (pra kishte ndodhur vrasja e Ahmetit) dhe milloshi ish ala president i serbise.. vet Milaim Zeka qe bente rol keshilltari..korrieri..gazetari..bodygardi..e mashtrusi.. pran ekipit te Hashim Xhavitit..ne rambuje.. e kercenon gazetari Mero Baze.. dhe i thote.. me egersi .. Mero.. te vras si Ahmet Krasniqin..

    Kjo u mesua nga opinioni shqiptar.. dhe kjo perben faktin.. qe mua me intereson..

    Me von kte a e tregon ti a une a milloshi ..ska me rendesi..eshte vet Milaimi i pari qe sja ka mbajt barki sekretin.. qe e mesuam ne populli i thjeshte nga vet goja e milaim zekes..


    pra nuk ka vlere ajo cka ke then or llap..





    Tan Kosova e din punen e ilir Konushevcit..

    Ai u vra ne teritor te Shtetit Shqiptar..

    Ne ate kohe kur ndodhi kjo vrasje Shteti shqiptar qeverisej nga PS e Nanos.. ( kete nuk e mohon dot or llap as ti as mjeshter Vetoni apo Milaim Krasniqi apo Zeka apo Mavraj) pra qeveriste Klika e mikut personal te Xhavitit e Melaim Zekes..

    Kan kaluar gati 7-8 vite nga kjo ngjarje e rende.. dhe Shteti shqiptar qe akoma qeveriset nga e njejta KLIK e Parti (as kete nuk e mohon dot ti e Batoni e Mejdoni etj..) akoma ose ala nuk i ka sqaruar shqiptaret per vrasjen e ilirit..

    Pse Llap.. a Rugova i pengon..a Milloshi a une a kush..
    Te gjitha i ka ne dore Klika e Nano Xhavitave .. pse nuk e zbardhin vrasjen e vrasesit?

    Natyrisht kurre ska per ti sqaruar sepse Nano nuk mund te shes Xhavitin (regjisorin e vrasjes se Konushevcit ) ..sepse me Xhavitin kan ndare miljonat e Bukoshit e te fondit te "Vendlindjes qe therret"..

    As vrasja e Ahmet Krasniqit nuk ka me u sqaru per sa kohe Shteti Shqiptar qeveriset nga shoket e Milaimit te Xhavitit..

    populli di nji gje me siguri...

    iliri u grind me Xhavitin ne zyren e Xhaviti ne Tiran (rezidenc e Klos kriminelit) dhe fill mbasi iliri ka dal e asht nis per ne Veri.. "ka dal per cudi" banda dhe ka dallue ne ate erresire mes malesh ilirin dhe ilir vdiq nga plumbat.. e pabesa..

    Edhe ahmet Krasniqi keshtu eshte vrare..

    mbas debateve me Xhavit Hashimat ne tirane asht nis me shkue ne banesen e qirazuar.. po ne nje rrugic te tiranes .. dhe nji dore (qe ska si te jet OSB-ja apo Milloshi sepse KESH-i ..pra Elektriku i Tiranes nuk komandohen nga Milloshi) fik dritat e lagjes dhe Banda qe pergjonte Ahmetin e ndal dhe nji ze Klosisti thote.. cili eshte nga keta amet Krasniqi ?..
    Nga erresira nje ze Klosisti me akcent Kosove thot.. ja ky eshte.. dhe krimineli i Klosit vret Ahmet Krasniqin per hesap te Xhavit Nanove..

    Biseda Nano Abdiu na ka hap syt ma shum or Llap e ju ka demaskue keq juve "clirimtarave"..te leshit..



    Pra Llap ajo propoganda me "udbash e Millosh" nuk pin uje..

    ndonse keni qene ne nji front me Milloshin.. Ai tuj vra Shqiptaret me Tenka e ju me kallasha.. duhet me i marr sejcili meritat e veta.. E dime cka ka vra Milloshi e cka juve..

    mos i perzini faktet se vet ngatrroheni masanej..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Brari
    perse ty te lejohet ne qdo tem ti shtrebrosh faktet te genjesh me te madhe te urresh ata qe mendoin ndryshe te akuzosh te tjeret pa asnji argument e qka jo,ndersa mua mi ndaloin dhe mi kane fshi rreth 50 postimeve tek tema "HISTORIKU I LDK-se"

    a nuk kokum une shqiptar si ti a qka mendon ti per ket mesele ?
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    llap


    cili fakt eshte shtremberuar ktu..?
    kerkush nuk te ndaloj ty te tregoje faktin e shtremberuar..
    kerkush sta ka ndaluar ty te besh historin e ldk si pas qejfit tend..


    Ti llap po flet per ilir konushevcin..

    por pse nuk tregon cka u fol ne takimin ne Hotel 15 katsh ne Tiran ku kish rezidencen Xhavit Klos Azem Syl Hashimi e pse u grinden Iliri me Xhavitin..
    Pse fill mbas atij takimi u vra iliri..?
    Pse fut Milloshin vend e pa vend ne shpjegimin e ngjarjeve?
    Ahmeti e iliri jan vra ne Shqiperi.. dhe ti e din mir kush i ka vra.. sikurse e din mire Jakupi Llapushnikun ku jan vra e burgos fshatar Shqiptar thjesht se nuk kan qene enverist.. e megjithate Jakupi thot ... nuk di asgja..
    Askush nuk ti fshin ty shkrimet ndonse jane krejt prodhime te fabrikes KEK..
    ani.. ti sjell ktu mashtrime ne ti tregojm te vertetat..

    Ju thoni se keni vra spijuna..
    Por kush ka pas nevoj per Spijuna?
    Ne se Serbia ka pas nevoj me mesu gjana per UCk -n i ka mjaftue me lexu Kohen ditore ku postonte Jakupi Komunikatat e aty krejt ka qen pershkrye "teatri strategjik i Luftimeve te UCK-s"..
    A po don ti ku po lufton UCk ku po sulmom ..kush po lufton cili njesit e Zon e Brigad po lufton e ku po leviz..krejt me emra rrugesh e fshatrash jan tregue neper Komunikata e fresketa qe i leshonte cdo dit per publik e per zyra te botes Jakupi i shtabit..e shtabi serb ska pas nevoj me cu agjenta ne kleck e Prekaz a llapushnik sepse cdo gja ka qen LLOKUM e paraqitun prej Shtabit te Jakup Hashimit..
    por ju i prdhoni agjentat me justifikue se shpartallimi i UCk dhe masakra qe Serbia beri mbi Popull nuk eshte faji i Shtabit por i ndoj katundari kinse spijun..
    jo or jo.. Prekazin nuk kish nevoj me e mesue Serbia prej pleqve fshatar qe i keni vra ju qe skan dit sa pula kan ne shpi tyne e jo ma me dit se cfar plani ka jakupi..
    Jeni ju qe vet e filmuat Adem Jasharin e po vet e cfaqet filmin neper TV e po vet ju qe e dijshit se nji dit do te vij Serbia ne ato katunde qe i tregon videokaseta me pamje te prekazit e Ademit e po vet iket e hupet si "sh.urra ne aeroplan".. dhe e lat "komandantin" vetem me gra e thmi te djepit..

    Juve ju tmerron kjo e vertete qe populli e din dhe mashtroni sa po mundeni..
    Nuk ju a ka fajin BOTA SOT..joo..
    Fajin e keni ju se deshet me kriju nji "Luft" jo me clirue Kosoven por me shpetue Fitoren e 97-tes..qe e siguruat ju LPK bashk me PS e Tiranes..ne Vlor te Qose Causheve..
    prandaj u nxitua Shtabi juaj me prodhue Prekaza me perdhun..

    A spo ndigjon Serbia me Video..he dreqi e hangert hajt po provojm me Komunikata..hey bre perseri spo lun dreqi.. hajt po themi se kena shum Brigada.. heu bre ala spo tundet Sllobo.. hajt po shkrujm se kena clirue trecerekin e Kosoves.. ala spo e lun guzicen Milloshi.. cka dreqin asht more.. hajt bre jakup dil e ban parada ushtarake ne Qirez e cfaqeni urgjent filmin ne Tv ku te mundni.. e qetash po..erdhen.. po vijne m.utat.. po sulmojn..ja filluen me djeg andej nga Decani.. shkun mijra t e para matan maleve.. tash besoj shok Fatosin nuk e nguc ma qaj Berish pisi se i thot Nano a ste vjen marre bre Berish qe po don destabilizim ne shqipri kur vllaznit ton po luftojn ne Kosov e po masakrohen.. po valla mir e ke bre Nano Kopili i tosit.. duhet nji qendrim nji Komb.. urt.me ngue cka po na ban Majkoshi me nanoshin.. e tash ne rregull.. a duhet ma ndoj gja o Xhavit.. Vazhdoni ju se duhet me Ba dhe pak luft ju qaty sa tja rrujm kti Bukoshit kto milionat kinse per Luft.. ani pra po vazhdoj un..ktu me komunikata e ti qaty me Milaim Zeken me faksa.. tash edhe drenica ka mbet.. jepi jakup me komunikata.. shtoja ka dy xero nr e brigadave.. baje me 100 e 200 e 300 bile hic mos ta ndin..shpall brigad me numra 500 e qashtu detyrohen Serbet me prue jo vec Policin po krejt ushtrin e ta shohin biren e minit kta m.ut pacifistat e Rugoves..
    qyre qaj shalli more shok cka ka than ..nuk ka UCk por vec Fshatar qe po mbrojn familjet prej terrorit serb.. a psi po don qe mos te hin tan ushtria serbe .. a ckena me ja perdredh kryet qati pisi.. po don me na nxjerr mashtrimin..
    Shkruni more Baton e Veton se kena clirue Rahovecin e Malisheven.. hajt se u msun katundaret me shit kep ne pazar ai bre ta provojn luften njiher..
    cu bre Kup se skemi ma vend me ndejt ktu se kudo ka hi ushtria Serbe..hajt gjoji ca djem katundar pi asishit qe per enverin vrasin vllan e vet por dhe me kamb te forta e te ri me na percjell per male te sharrit e me dal matan Kosove se vazhdojna Komunikatat pi zyres Shabanave Klos Tosave ne Tiran..
    Ne rrot sames mileti.. spo jena ngusht..me vjen keq se me iku qajo adelina se gati e kisha me e shtyp ktu.. po ani se kena plot na gjon Milaimi ku.rva ne tiran.. se dreqin e birin e ngjef ai pis.. po miletit cka me i ba.. ai bre.. hajt se kemi cka me than.. pa luft nuk fitohet se dhe kshu kaq vjet me gandizem nuk fitum gja.. hajt se u ban mir ktyene grave shtazana e thmive me ndejt maleve pa buk e uj .. si ka than bac Demaqi..pak stervitje nuk u ban keq.. kujdes ti djal ti muskulozi kap qat cant me letra te jakupit e nisemi..vec sekret e.. askush mos ta din se nuk jemi ktu.. i thoni Miletit se qaty ne Mal te berishes asht shtabi tuj mbrojt popullsin civile.. nisuni burra per Rogner.. se ja mbrriti serbia.. na prij gjarpen .. e ku je nan shipni koka mir qetu bre Hashim.. po bre Kup a te kam than se asht e bukur tirana vec mos dil shum ne bulevard se na shohin e thon a skokeni ne Qyrez a.. prandaj duhet me ndejt pak fshehtas..qe Klosi po thot kemi do villa te Enverit ne Mal te Dajtit..qaty mundemi dhe me u filmue me tesha te UCkes e duket sfondi malsor e nuk na del rrena.. he bre i zoti koke kon bre Hashim ku e paske mbaru qat shkoll .. hajt jakup se dhe ti nuk je i pakt .. i ke qendis Komunikatat ma mir se Dulla ne 1944-ren.. se Ai shum shum ja vnoj numrat e brigadave me dy shifra jo e 14-ta jo e 23-ta e ti dole ma bir ku.rvet.. direkt me 100 e ca e vune.. e sa ka shkue nr bre.. e kam vnu 500 e ca ne komunikaten e fundit qe kemi cue ne media.. e Tash Sllobo pisi i con disa brigada te vetat e kejt i pastron qata popull gandist .. e i qet ne Stankovac e tash vec nji shpres ka mbet.. qay Uollkeri mos po e bind Naton me nderhy si ne Bosnje se valla mbarum..

    Nji kjo ka qen or Llap lufta e juaj.. aventure..
    Luften e vertet e ban ata gra e fmi.. qe e provun Bomben serbe zjarrin bajoneten.. Tenkun e Arkanin e maxhupat e cka mos..
    Ne zyre te Bardhyl Mahmut Kelmend Ibrahim Xhavitave.. nuk ka pikue asnji pik shi gjat Luftes..por te mjerat Nana Kosovare e din cka kan psue por skan mikrofon me fol..se Zatriqi ja jep ku.rvicave mikrofonin me knu per Hashimin..



    po supozojm se ishte nji spiun i Serbis ne Drenic.. po i themi Hasan kti spijunit....
    Ai shiqon se po kalon Lima me disa UCk-asha.. e i kan lidh do burra shqiptar e po i cojn ne Llapushnik..
    Cohet ky Spiuni e me celular po i thot.. Dushanit komandanti te policise.. allo bre Dushane.. shta je ovo.. dobro .. qe kam pa qat Fatmir Limen tuj kalu ne fshatin ton.. e kish nji njesit Celiki po i thojn.. e i kishin lidh do burra shiptar e po i cojn po thojn ne Llapushnik ke ni far burgut..
    hajt bre pi.cku materi thot Dushani kujtova cka po mtregon..po e dim kte se perdit Tv i tiranes po na e cfaq qat Limen me uniform e qat Jakupin .. po mtrego sa ishin e cfar armatimi kishin.. po bre dushan ishin nja 20 vet.. e i kishin do kkallasha..
    ani bre Hasane hvalla se sjena ngusht per kto informata ..po na trego ku jan kto 300 brigada..qe po thon Ucka i ka sipas komunikatave..
    Valla bre Dushane nuk kam pa 300 brigada..
    e di more se nuk i ke pa se 300 brigada as Kina nuk i ka.. hajt pra hasan vrafshi njeri tjetrin ju .. se vijm na mbas disa ditesh e ju a tregojm vendin tanve..

    Pra demi qe mund te ken ba spijunat eshte qesharak krahasuar me tragjedin qe vet kan shkaktuar jakupat.. prandaj ata jan shum te ndjeshem ndaj te vertetave e analizave..se u del rrena sepse ato rrena jan kon me pasoja katastrofike ..

    Ne HAg Jakupi ja nxorri rrenen vehtes ..e doli ai qe eshte..nji mashtrues..i neveritshem qe eshte tall me popullin e vet.. aq poshtersisht..

    kur ju themi Jakupave se KOSOVEN e CLIROJ NATO ata nxihen ne ftyre..terbohen e jan gati me vra krejt Kosoven vec ky Potez mos te thuhet kurrre..

    Por E verteta keshtu eshte..

    pra mos vrisni njerz me mbulu Krimet tuaja or Llap..

    Sikur te pakten nji Katund ta kish mbrojt UCk -a e Jakup Hashimave.. ajo kish marre 100 % te votave.. por as ate nuk mujti..prandaj Vota e popullit te Kosoves si shumice i shkoj Rugoves..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-02-2005 mė 03:37

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Brari
    Per Zotin edhe te me paguajsh me shume Lek Euro apo Dollar se nuk ti lexoi shkrimet tua qe jan te njejta qe te gjitha sa u perket Luftarve te Liris per ty jan kriminel armiq e qfar jo
    po ku merr vesh ti per luften pash besen rri e shkruaj edhe diq tjeter e leri njerzit mos i shaj e merr per goj se nuk ja ke qellue as me nji deri sot krejt rrena e dollovere tuat e te botes sot je tuj postue.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Ushtria Shqiptare do t’i nderojė dėshmorėt e ish UĒK-sė Ilir Konushevci e Hazir Mala
    Me njė akademi pėrkujtimore Ushtria Shqiptare do t’i nderojė sot dėshmorėt e ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Ilir Konushevci e Hazir Mala, tė rėnė shtatė vjet nė parė nė afėrsi tė kufirit Shqipėri-Kosovė. Kjo akademi ėshtė ndėr tė rrallat qė Ushtria Shqiptare organizon pėr ish-luftėtarėt e UĒK-sė, qė kanė rėnė nė altarin e lirisė, gjatė luftės sė fundit. Akademia nė Tiranė, ėshtė bartėse e gjithė aktivitetit qė do tė organizohet pėr nderė tė dėshmorėve Konushevci e Mala.


    Njė delegacion i lartė i oficerėve tė TMK-sė, nga Shtabi i Pėrgjithshėm, Komanda e Logjistikės, Zona e Pestė e Mbrojtjes dhe pėrfaqėsues tė familjes sė dėshmorėve, do tė bėjnė homazhe nė vendin e rėnies sė dėshmorėve, do tė vizitojnė familjen e dėshmorit Hazir Mala, si dhe do tė udhėtojnė drejt Tiranės pėr tė marrė pjesė nė Akademinė Pėrkujtimore tė organizuar nga Ushtria Shqiptare, ka sqaruar shefi i Zyrės pėr informim publik tė Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės (TMK), nėnkolonel Enver Dugolli.



    RTK 08/05/2005 10:34:53
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime

    Ilir Konushevci ( Mergimi)
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NEW YORK
    Postime
    1,994
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brari,

    Te mbeshtes ne cdo fjale qe ke shkru...

    Keto Bandat Enveriste nuk e kane bere asnje beteje, nuk kane mbrojte nje meter katror, nje mahalle, katund e as rajon...

    Keto Banda luften e vetme e ben ndaj atyre qe edhe vete Cetniket Shkije e benin - luften kunder Shqiptareve...

    E Mergimin keta e kane vra vete, e tash i thurin lavdi. Keshtu jane kane ba me shumicen e atyre qe kane ra ne lufte...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Brari,

    Te mbeshtes ne cdo fjale qe ke shkru...

    Keto Bandat Enveriste nuk e kane bere asnje beteje, nuk kane mbrojte nje meter katror, nje mahalle, katund e as rajon...

    Keto Banda luften e vetme e ben ndaj atyre qe edhe vete Cetniket Shkije e benin - luften kunder Shqiptareve...

    E Mergimin keta e kane vra vete, e tash i thurin lavdi. Keshtu jane kane ba me shumicen e atyre qe kane ra ne lufte...
    sa e sa her te kam then qe mos u perziej ti bile tek Elita Kombetare sepse absulutikisht nuk ke te drejt shko tek shkrimet ku lavdrohet abraham-dinar-titisto-cancero-komunisti e lei Deshmoret e Heronjet Shqiptar rehat
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NEW YORK
    Postime
    1,994
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Llap,

    Mos je edhe ti nje prej atyne qe ki shkrep plumba mbi Mergimin?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,119
    Faleminderit
    22
    84 falenderime nė 82 postime
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Llap,

    Mos je edhe ti nje prej atyne qe ki shkrep plumba mbi Mergimin?
    O baju mos u perziej kah Deshmoret e Heronjet oj ndytesir
    Se dihe se sa ti je perzie ne vrasjet e shqiptarve e qe edhe sot e ate dite punon ne ambasada te shkieve o i paftyr baju
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NEW YORK
    Postime
    1,994
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Heeeu Llap Llap-eri,

    Po kur u bane ti me u marr me heronjet se?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. U perkujtua Heroi Ilir Konushevci
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 04:36
  2. Poezi Mergimi - Blerim Kasneci
    Nga Hyllien nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 04:54
  3. Mergimi
    Nga huggos nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-09-2003, 13:12
  4. Vjeshte mergimi
    Nga Seminarist nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2002, 10:41
  5. Leter nga mergimi - Tropoja
    Nga shigjeta nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-04-2002, 20:42

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •