GSH

------

"Durrėsi, qyteti mė pak i gjelbėruar"

Nė katėr muaj 700 ndėrtime tė prishura

--------------------------------------------------------------------------------

Artur Korriku


Pėr katėr muaj policia ndėrtimore ka arritur tė prishė nė qytetin e Durrėsit rreth 700 ndėrtime pa leje, numėr ky mė i lartė se ai i katėr viteve tė fundit. Policia Ndėrtimore u kthehet prishjeve tek lagja 18 e qytetit tė Durrėsit. Dje, sėrish fadromat e Policisė Ndėrtimore tė Durrėsit ishin tė pranishme nė kėtė lagje dhe shkatėrruan 6 objekte, si kioska dhe garazhe, tė cilat ishin ndėrtuar pa leje. Ndėrkohė, nė zonėn e plazhit kjo polici pritet qė gjatė ditės sė sotme tė rrafshojė edhe 2 ndėrtesa dykatėshe, gjithashtu tė ngritura pa leje. Kryetari i degės sė Policisė Tatimore tė Durrėsit, Arben Roko, thotė se "pėr 4 muajt e parė tė kėtij viti kemi prishur 700 ndėrtime pa leje". Kjo shifėr ėshtė mjaft e lartė ose e thėnė mė ndryshe janė prishur mė tepėr objekte sesa ato tė prishura pėr 4 vjet me radhė. Sipas kreut tė Policisė Ndėrtimore, prishjet kanė qenė fryt i bashkėpunimit tė institucionit qė ai drejton me bashkinė e qytetit. Si gjithmonė, ka qenė Porti Detar ai qė e ka mbėshtetur me mjete pėr shkatėrrim Policinė Ndėrtimore. Objektet e prishura kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Janė rrafshuar banesa, hotele, kioska, mure rrethuese, garazhe, kangjella, shtesa nė pallate, tenda e tė tjera ndėrtime tė paligjshme. Sipas Rokos, "kjo punė e filluar nuk do tė ndalet pėr shumė kohė, pasi Durrėsi ka mjaft ndėrtime tė paligjshme". Durrėsi ėshtė qyteti mė pak i gjelbėruar nė vendin tonė. Si rezultat i betonizimit tė zones, sot qytetarit i takon tė ketė 0.8 metėr katror sipėrfaqe tė gjelbėruar pėr frymė, nė njė kohė qė standardet europiane flasin pėr 4-6 metėr katror sipėrfaqe tė gjelbėra pėr frymė.


------------




...


Ne fakt ne se duhet prishur gje ne Durres duhet filluar me gratacielat gjigande te Mafiozeve Xhelili e compani si dhe pallati gjigand i Lefter Nano Kokes qe ka zene shetitoren buz detit e vet detin durrsakeve.. po durrsaket jane zhapike qe i tremben pushtetmbajtesve .. mir tu behet.. le te lahen neper govata ne shtepi me uj pusi se uj te pijshem nuk kane..