..Kulmi!!!
Lexoni se cfare ky idiot shkruan per pellazget.Dhe nese eshte e mundur komentoni!





THAJETĖT: EKONOMISTĖT PELLAZGĖ
Thagetian Pelasgian Economists
© 1996-2000 GRIGORIS J. ZORZOS

MBI PELLAZGĖT

Libri mban titullin " Thajetėt: Ekonomistėt Pellazgėt". Me termin "thajet" nėnkuptohet i mbijetuari nga pėrmbytja. Mė vonė pėrdoret termi "kelpė", njeri i bardhė i gjatė, pėr tė mbijetuarit e njė pėrm bytjeje tė mėpasshme.

Termat "thajetė" dhe "kelpė" janė pėrmendur nga Taxiarchi Ēoga (Promachos, No.323, faqe 3) dhe janė pikasur dhe tek Epiktiti ne Dissertationes D 5.

E gjithė Greqia quhej atėhere Pellazgi (Herodoti, Historia B 56).

Te parėt qė i pėrdorėn shkronjat e gjuhės greke si gėrma tė thjeshta ishin pellazgėt dhe pėr kėtė arsye ato u quajtėn Pellazge" (Diodori C 67.1).

Lini shkroi me gėrma pellazge njė histori pėr veprimet e Dionisit tė parė dhe tradita tė tjera mitologjike (Diodori C 67.4). Gėrmat pellazge i pėrdorėn dhe Pronapidi (mėsuesi i Homerit) dhe Orfeu (Diodori C 67.5).

Pellazgėt pėrfaqėsojnė kryesisht banorėt e ishujve dhe quhen nė hėbraisht Pelisthim, nė gjuhėn egjyptiane Peleset dhe nė greqisht Pelazgi, Pelazgiqi apo Pelastiqi (La vie quotidienn en Crete au temps de Minos, faqe 123, Librairie Hagette).

"Kėto janė ngjarjet e vėrteta, pra qė nė lashtėsi banoheshim nga pellazget e lashtė dhe helenet (Herodoti, Historia A 56).

Tė gjithe historianet janė dakord me faktin qė pellazget ishin nje fis i lashtė helen i cili u shpėrhap dhe zotėroi nė tė gjithė Greqinė. Efori (historian) pėrmend qė pellazgėt ishin fillimisht arkadė tė cilėt preferonin jetėn ushtarake duke marrė pas vetes edhe tė tjerė nė kėtė lloj jetese, tė cilėt dhe ata u quajtėn pellazgė. Fituan emėr tė madh nė gjithfarė vendi qė shkuan. Mbėrritėn madje dhe nė Kretė si banorė te saj dhe sic thotė dhe Homeri (Odisea ō 175) nė pikėn kur Odisea i flet Penelopės: "Ekzistojnė shumė dialekte dhe gjuhė tė pėrziera nė Kretė dhe kjo ndodh sepse atje gjėnden akejt, eteokritėt zemėrmėdhenj, qidonėt, dorianė nga tri prejardhje tė ndryshme si dhe te ashtuquajturit pellazgė". Pastaj dhe Tesalia quhet "Fushė Pellazge" dhe mė saktė, zona midis grykėderdhjes sė Pinios dhe Termopileve deri dhe nė vendin malor qė gjendet pranė Pindit, pėr arsye se ne kėtė zonė banuan pellazgė. Poeti Homer e quan zotin Dias te Dodones (F 142) pellazge (Iliada P 233) me fjalėt "Zeus mbret dodonas pellazg". Shumė [historianė] i quajnė si pellazgė dhe kombet epirote duke qenė se regjimi i pellazgėve kishte mbėrritur deri atje. Me vonė pothuaj tė gjithė i emėrtonin heronjtė e tyre Pellazgė duke e bėrė tė njohur kėtė emėr nė shumė kombe ashtu si pėr shembull dhe Lesbos [ishull] u quajt Pellazgi dhe banorėt e zonės pėrreth Troadhės u quajtėn pellazgė, sipas Homerit (Iliada B 84O). "Ipothoo ishte prijėsi i luftėtarėve nga fiset pellazge, qė jetonin nė krahinėn pjellore tė Larisės". Qė fisi pellazg e ka prejardhjen nga Arkadia historiani Efor e mbėshteti me tekste te Isiodit, i cili thotė se (F.44 Rz3) "lindėn bij tė gjysėmzotit Lukaon tė cilin e lindi Pellazgu". Po kėshtu mbėshtet edhe Eskili tek Iketes dhe Danaid (v.25O ff) ku thotė se fisi pellazg vjen nga zonė e Argos qė ndodhet pranė Mikenės. Historiani Efor pėrmend se madje i gjithė Peloponezi u quajt Pellazgi, sic thotė dhe Euripidi tek Archelai (F.228 N2) ku pėrmend se "Danau ishte baba i pesėdhjetė bijave dhe pasi erdhi ne Argo ndėrtoi qytetin Inak dhe me vendosjen e njė ligji banorėt e Greqisė u quajtėn danaj ndėrkohė qė mė parė quheshin pellazgė (Efori 2a.7O, F.113, Stravoni V 2.4, Komente pėr Dion Per.348).

Pellazgėt shkuan dhe nė Kretė "Siē sapo pėrmendėm nė Kretė banuan tė parėt eteokritėt tė cilėt konsiderohen si autoktonė. Shumė breza pas tyre mbėrritėn atje pellazgėt me endje tė vazhdueshme, fushata, eksplorime dhe emigrime" (Diodori Sicili E 80.1).

Pellazgėt ekzistonin dhe pėrpara permbytjes "Pellazgėt, sipas referimeve ishin popull helen i periudhės pėrpara pėrmbyjtjes, tė cilėt u larguan nga Tesalia pas pėrmbytjes sė madhe tė Defkalionės, pėrpara luftės sė Trojės dhe u vendosėn nė vende tė ndryshme" (Diodori IV 113.2).



--------------------------------------------------------------------------------







--------------------------------------------------------------------------------

VEPRA TE AUTORIT

GRIGORIS ZORZOS

Studiues Ekonomist




EKONOMISTĖT PELLAZGĖ

Nė kėtė libėr analizohen vepra tė shpėtuara dhe fragmente nga Hesiodi, Sapfo, Alkeu, Homeri, Eumeli, Kallini, Aristokseni dhe Mimnermi, Klivuli, Pitaku, Periandri, Almeoni, Arkiloku, Pisandri, Terpandri, Simonidi, Tyrteu, Museu, Soloni, Kiloni, Thali, Viada, etj., qė i referohen ekonomisė sė asaj periudhe, duke paraqitur dhe ndėrtimin shoqėror dhe mendimin ekonomik te ekonomistėve tė padukshėm. Ekziston akoma dhe njė referim ndaj ekonomistėve tė kohės sė Minos dhe njė analizues i veprave tė Hesiodit.


TEKNIKAT EKONOMIKE

Nė kėtė libėr analizohen teknikat e ndryshme ekonomike tė lashtėsisė, ashtu sic janė shkruar nga Aliati, Arati, Aristoteli i Rodit, Dari, Datami, Dhimitri, Dionisi, Evasi, Teogni, Thironi, Ipiu, Ifikrati, Kersovlepi, Kondali, Koti, Lahari, Lefkoni, Ligdhami, Mausoli, Mendori, Memnoni, Panetio, Perdiku, Pithokliu, Selefku, Seuthi, Stabelbi, Sosipoli, Timoteu, Falari, Filipi, Havria, Haridimo, etj.


MBI SKLLEVĖRIT

Analizohen temat: mbi vlerėn, tė zgjedhura mbi pellazgėt, mbi skllevėrit, shitjen, sklleverit nė kohėn e Homerit, statistika mbi skllevėrit, skllevėr publikė, pagesa e skllevėrve, shpėrblimet, veshjet , ndėshkimet, ndėrmarrje siguracioni pėr skllevėr, tė lirėt dhe skllevėrit, liridashja, ligjet minoase, athinase, romake dhe ligjet pėr skllevėrit ashtu siē dalin nga papiruset, referimet ndaj skllevėrve, formularė pune, kontrata tregtare, ēlirimi i skllevėrve, shitja, ndarja e pasurisė nė skllevėr, lajmėrim nė gazetė pėr gjetje skllevėrish. Pėrshkruhen skllevėrit nė Indi, Asiri, Egjypt, Persi, "Mbi skllevėrit" e Vrisonit, tė thėnat ndėrkohore, referimet e shkrimtarėve, skllevėrit nė Dhiatėn e Vjetėr dhe tė Re. Dhe pason njė fjalorth me emra tė ndryshme skllevėrish. Libri pėrmban elemente nga papiruse, mbishkrime dhe guacka.


MBI DASHURINĖ

Ky libėr pėrbėn njė pėrmbledhje poezish tė lashta helene me fuqinė e tyre moderne, qė i japin gjithashtu njė burim tjetėr frymės sė lashtė helene.




AMBROZIA FARA E PAVDEKSHME

Ushqimi i perėndive, miologjia, ambrozia nė fjalorė, ambrozia me kuptime tė ndryshme: nė persona, gjumi, ėndrra, nata, flokėt, veshjet, sandalet, vaji, zėri dhe kėngėt, bukuria ambroziane, njė pikepamje e plotė. Disa ambrozi tė tjera tė ndryshme: uji, ushqimi, dhuratat, vera, pijet, ambrozia e lėngėt, pavdekshmėria nėpėrmjet ambrozės, ushqimi pėr tė vdekshmit, ndalimi i ambrozės, pavdekshmėria pėr tė vdekshmit, ambrozia si aromė, ambrozia si antiseptik, ambrozia si kurė, lulja e ambrozės, mbarėsia e ambrozės, mbjellja nė kopshtin e Esperidės, festa e ambrozės, ambrozia dhe vreshti, ambrozia dhe mjalti, ambrozia nė ceremoni, ndalimi i ambrozės, bima ambrozė, ilaēi ambrozė: ilaēi nga bima ambrozė, ilaēi "ambrozia e Filipit", ilaēi "ambrozia e Arkiviut". Ambrozia nė popujt e tjerė: tek hebrejt (prijėsi ambrozian, Krishti ambrozian, emri Ambroz), nė Indi.


PRODHIMI I HERSHĖM NJERIU NDAJ ZOTIT

Miologjia e riteve tė zanafillės, llojet e riteve (tė gjakshme, tė pagjakshme), prodhimet me rite vere,prodhime me rite foshnjore, prodhimi i hershėm, lėndėt e prodhimit tė hershėm (pelani, qumėshti, vyshkja, pėlqyeshmėria, shėndetshmėria, njomja, perimet dhe frytet, pema), prodhime me rite ujore, mjaltore, qumėshtore, vajore, me fryte, me lule, me vaj tė shenjtė, me ėmbėlsira, me miell, prodhimet e hershme nė situata tė ndryshme, nė festa, nė betime, nė urime, ndaj zotave, paramartesore, produktet e trashėgimive, e pengjeve, nė popujt e tjerė, nė fjalorė, buka dhe prodhimet e brumta.


NEKTARI ZJARRI MONDAN

Pija e perėndive, miologjia, nektari nė fjalorė, nektari i kuq, nektari i bardhė, nektari i lėngshėm, nektari me kuptime tė ndryshme (tė zotave, veshjet, zėri dhe kėngėt, nektari pomadė), nektare tė ndryshme (vera, nektari dhe vreshti, deti, lumenjtė, sana,frutet, erėrat, avujt, gjumi, lulet, krojet, uji,gjuha), ushqimi nektar, nektari i lėngshėm, rrallshmėria e nektarit, ndalimi i nektarit, nektari nė betejat me gjigandėt, pavdekshmėria nėpėrmjet nektarit, ushqimi pėr tė vdekshmit, pavdekshmėria pėr tė vdekshmit, fuqia trupore tek tė vdekshmit, nektari si aromė, nektari si antiseptik, nektari si kurues, lulet, mbarėsia e nektarit, ritet, nė kopshtin e Esperidės, nektari dhe mjalti, ndalimi i nektarit, bima nektar, ilaēi nektar (ilaēi "nektari i Markut", ilaēi "nektari i mėlcise, ilaēi "nektari i zorrės sė trashė", ilaēi "nektari i stomakut", ilaēi "elenion"), nektari nė popujt e tjerė (tek hebrejt, emri Nektar, nė Indi). Nektari nė fjalorė.


CEREMONITĖ FTESA NDAJ ZOTIT

Ritet (ceremonitė): njeriu ndaj zotit, miologjia e riteve, ritet nė fjalorė, llojet e riteve, rite te gjakshme, tė pagjakshme, rite tė vetmuara (nė tė vdekur, nė festa), rite me verė, rite foshnjore, nėntokėsore, lėndė tė riteve (uji, mjalti, qumėshti, vaji, frytet, lulet, mielli, ėmbėlsirat), ritet ndaj tė vdekurve, ndaj djallit, ndaj situatave, nė betime, ritebėrėsit, ritet nė popuj tė tjere, lėndėt e riteve, etj.


MONEDHA SHKRONJĖ

Ky libėr i ekonomistit studiues Grigoris Zorzos pėrbėn njė ndėrhyrje robuste nė fushėn e gjuhėsisė me anė tė mendimit ekonomik, e cila i tejkalon dhe pikėpamjet mė antihelene mbi ēėshtjen e gjuhės greke.

Me fjalė tė thjeshta dhe me prova tė patundshme, tė bazuara nė tekste tė lashta, jep pėrfundimin e thjeshtė dhe tė faktuar se "FENIKASIT I ZBULUAN SHKRONJAT", por vetėm se shkronja nuk ishte gjė tjetėr veēse monedha helene DIOBOLI dhe tekstet janė diēka mė shumė se sa tė pranueshme.

Studiuesi pėrmend se ekonomistėt ekzistonin nė Greqinė e Lashtė kėtu e mijėra vjet duke ofruar teori dhe sisteme ekonomike qė akoma dhe sot nuk janė "zbuluar" dhe vazhdon "Pėr vjet me radhė gjendemi tashmė nė dyluftimin e "tė mireve" me "tė kėqinjtė" e gjuhės. Nga njėra anė helenistėt dhe nga ana tjetėr fenikistėt". "Problemi pėrfundimisht nuk ėshtė gjuhėsor, por ekonomik. Zgjidhja pra ėshtė e lehtė dhe e japin ekonomistėt".

Tekstet autentike tė lashta qė paraqiten janė tė pranuara nga tė gjitha Universitetet e njohura nė botė dhe tė gjithė gjuhetarėt, duke dhėnė njė dinamikė e cila nuk mund tė vihet nė dyshim. Fenikasit zbuluan fajden, monedhatshkronja dhe njėsitė e matjes. Dhe ndėrkohe vazhdon analizat se ēfarė quanin SHKRONJA dhe MASA grekėt e lashtė nė tekstet e tyre. Duke mbėrritur nė rezultatin e vetprovueshėm se SHKRONJAT dhe MASAT qė zbuluan fenikasit nuk ishin veēse monedha. SHKRONJA ishte DIOBOLI i Greqisė sė Lashtė. Sigurisht pra qė fenikasit zbuluan SHKRONJAT, por vetėm se nė mendjen e tyre SHKRONJA ishte PARA, ishte MONEDHĖ, ishte DIOBOLI.



--------------------------------------------------------------------------------

Tė drejtat e kėtij botimi i pėrkasin shkrimtarit Studiues Ekonomist Grigoris Zorzos (No. 106/97, No. 789/B/97, 2637/98, No. 2384/99 dhe No. 2479/99). Ndalohet prezantimi nė distancė, rishtypja dhe pėrgjithėsisht riprodhimi i plotė apo i pjesshėm, qoftė dhe njė faqeje apo njė paragrafi, si dhe rimovimi i kėtij studimi me ēfarėdolloj mėnyre (mekanike, elektronike, fotokopjuese, regjistrimi fonik dhe gjithfarė tjetėr), nė bazė tė ligjit N.237/1920, 4264/62, 2121/93 dhe tė tjerė tė Drejtėsisė Ndėrkombetare, nėse tė gjitha kėto bėhen nė mungesė tė njė lejeje tė shkruar tė botuesit apo shkrimtarit, tė cilėt zotėrojne dhe ekskluzivitetin dhe pronėsine e kėsaj vepre.




--------------------------------------------------------------------------------





--------------------------------------------------------------------------------





--------------------------------------------------------------------------------





--------------------------------------------------------------------------------