Julian Llupo - 24/05/2004


Në Tiranë ku çmimi për një metër katror banesë varion nga 300 deri në 700 dollarë pronari i trualllit do të kompensohen me një vlerë nga 54 dollarë deri në 525 dollarë për metër katrorë truall


Jo çdo truall do të ketë çmim të njëjtë. Sipas një standarti të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Kthimit dhe Kompesimit të pronave çmimi i një trualli do të jetë më i lartë sa më e lartë të jetë mundësia për të ndërtuar në atë sipërfaqe. Kështu hapësirat brenda vijës së verdhw dhe në buzë tw rrugëve kombëtare, të cilat janë më të preferuara për ndërtime do të kenë një çmim më të lartë se sa sipërfaqet e tjera. Kështu sipas llogaritjeve është caktuar një çmim maksimal prej 525 dollarësh për metër katrorë në Tiranë. Me këtë çmim pdo të vlerësohen trojet e ish pronarëve në vendet më të privilegjuara të Tiranës. Ndërsa të tjerët që kanë troje në periferi do të shpërblehen me një çmim që fillon nga kuota e 54 dollarëve.
Por ky çmim është lareg vlerave reale të tregut. Kështu çmimi i shitjes së banesave bazuar në të dhënat e agjensive imobiliare (përjashtuar çmimin e ambienteve të katit përdhe) mund të themi p.sh për Tiranën lëvizin nga 300 - 700 dollarë/m2 ndërtim. Në konsideratë nuk janë marrë çmimet e shitjeve të dyqaneve të cilët kanë vlerë 2-3 herë më të madhe se ato të banesave. Kjo anomali vjen nga mënyra e llogaritjes pasi vlera e truallit percaktohet në momentin e vlerësimit dhe jo pas ndërtimit.
Si do të kompesohen ata të cilëve u është zënë trualli?
Për ata në truallin e të cilëve do të jetw ndwrtuar kompesimi do të jetë i varur nga çmimi për metër katrorë i ndërtesës. Për këtë komisioni shtetëror për kthimin dhe kompesimin e pronave ka llogaritur një koefiçient i cili do të variojë nga 0.18 deri në 0.75 për qind e çmimit të banesës. Kështo në atë zonë të Tiranës ku çmimi për një metër katror banesë është nga 300 dollarw deri në 700 dollarw pronari i trualllit do të kompensohen me një vlerë nga 54 dollarë (0.18*300) deri në 525 dollarë (0.75*700) për metër katrorë truall. Këta koefiçientë janë të njëjtë për të gjitha qytetet.
Natyrisht që vlera e truallit e nxjerrë më lart duhet të korrigjohet me një koeficient “k”, i cili duhet të marrë në konsideratë atë që vlera e truallit rezulton mbas materializimit të investimit dhe jo në momentin e vlerësimit. Pra do të jetë një koefiçient më i vogël se 1 dhe që varion nga 0.5 në 0.8. Vlera e këtij koefiçienti varet nga madhësia dhe pozicioni i ndërtimit (në qendër është më i vogël).
Siç shihet vlera e truallit ndryshon mjaft dhe për këtë nevojiten studime të detajuara të çmimit të banesave. Normalisht çdo qytet mund të studiohet dhe të ndahet në disa zona të cilat bëjnë të mundur një pëcaktim më të saktë të çmimit të truallit.