Tema:


Zgjedhja e monografive krahinore nuk ėshtė e rastit, por pjesė e njė projekti studimor nga njė etnokoreolog autoritar, pėr tė realizuar analiza shkencore ndėrkrahinore, si dhe pėr tė arritur nė pėrcaktime tė qarta rreth tipareve kombėtare tė vallėzimit popullor shqiptar.”

Ka dalė nė dritėn e botimit libri “Visare etnokoreografike” Prof. Dr. Ramazan Bogdanit

Bogdani mbledh visaret nė njė libėr tė ri.

Kohėt e fundit ka dalė nė dritė nga Instituti i Kulturės Popullore nė versionin mė tė mirė monografia “Visare etnokoreografike - Fshatrat e Tiranės”, me autor studiuesin e njohur Prof. Dr. Ramazan Bogdanin, studiues dhe pedagog, por edhe krijues, kritik dhe interpretues i artit tė vallėzimit shqiptar. Libri ėshtė mjaft voluminoz dhe karakterizhet nga njė lėndė e pasur dhe dokumentacion i pėrpiktė arkivor. Pėr analizėn mė tė thellė tė elementeve tė valleve popullore profesor Bogdanit i kanė shėrbyer filmimet e kėtyre valleve qė gjenden nė arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore. Por autori vet ka vite qė i ka ndjekur njėkohėsisht ritmet e kėtyre valleve popullore, jo vetėm nė nė terrene tė improvizuara festive, por mė sė shumti i ka ndjekur ato gjatė zhvillimit tė festivaleve folklorike kombėtare nė vite. Duke qenė i pranishėm nė aktivitete tė banorėve tė rrethit tė Tiranės, nė gėzime dhe nė festa popullore pėr vite tė tėra profesori ka menduar qė tė seleksionojė elementet mė tė qenėsishme tė kėtyre valleve qė siē shprehet, ai “ato kanė kaluar nėpėrmjet njė procesi tė rreptė seleksionues”. Tashmė nė kėtė vėllim do tė prezatohen qartė tė gjitha ato lloj vallesh qė shprehin, jo vetėm traditėn e Tiranės, por edhe tė gjithė trevės sė Shqipėrisė sė Mesme. Persida Alla etnokoreologe, ka shkruar nė parathėnie tė kėtij libri se “Vallėzimi popullor vjen nga lashtėsia deri nė ditėt tona si konfirmim historik dhe estetik. Nė tė hasim tipare tė qenėsishme kombėtare, tė cilat shfaqen si njė e vėrtetė e vlerėsuar nėpėrmjet analizash tė hollėsishme shkencore”. Me poshtė ajo ka argumetuar se versioni i perceptimit krahinor qė ėshtė pasuruar prej Bogdanit nė kėtė libėr ėshtė njė analizė mjaft e vlefshme shkencore per etnokoreologjinė shqiptare. Libri ka njė material shumė tė pasur shoqėruar me foto qė konkretizojnė format e vallėzimit me llojin e kostumeve popullore qė janė pėrdorur nė treva tė ndryshme. Pėr profesor Bogdanin ky nuk ėshtė libri i parė qė pasuron arkivėn e vlerave kombėtare. Ai ka njė jetė tė tėrė mes kėtyre traditave, kėrkimeve, zbulimeve duke bėrė pastrimin me pėrpikmėri nga ndikimet e huaja, i zhytur mes elementeve etnografike, koreografike e kulinare. Tė gjitha sa shprehin kulturėn popullore janė futur nė thellėsinė e mendimit tė profesorit tė pasionuar Ramazan Bogdanit. Kėtė gjė e dėshmon edhe Persida Alla nė parathėnie tė kėsaj monografie. “Prof. Bogdani ėshtė karakterizuar nga puna sistematike ndėrthurėse e kabinetit me terrenin, ngulmimi dhe interesat gjithėpėrfshirėse pėr vallet popullore shqiptare”. Dhe me tej Persida Alla shton se “Kjo monografi, qė ka nė bazė hapėsirėn krahinore vjen nga autori pas dy tė tillave: “Folklori koreografik i Hasit” dhe “Vallet e Lunxhėrisė”, me trajtesa pėrgjithėsuese folklorike, e para pėr trevat e Shqipėrisė sė Veriut dhe e dyta pėr ato tė Shqipėrisė sė Jugut.

Zgjedhja e monografive krahinore nuk ėshtė e rastit, por pjesė e njė projekti studimor nga njė etnokoreolog autoritar, pėr tė realizuar analiza shkencore ndėrkrahinore, si dhe pėr tė arritur nė pėrcaktime tė qarta rreth tipareve kombėtare tė vallėzimit popullor shqiptar.”

Lėndė e servirur nė kėtė monografi kalon nėpėrmes kapitujve 1. Dukuri tė pėrgjithėshme tė valleve tė fshatrave tė Tiranės; 2. Vallet nė grup; 3. Vallet dyshe. Nė kapitullin e parė shtjellohen tiparet mė tė pėrgjithėshme dhe mė karakteristike tė valleve popullore tė fshatrave tė Tiranės ku autori sjell strukturat e valleve me motive dy-tre-katėr hapėshe, formacionet e valleve nė rreth tė mbyllur nė gjysmėrreth dhe nė dy vija, tė cilat shoqėrohen edhe me momente festive tė banorėve nė trevat pėrkatėse. Sipas profesorit kombinimi qė u ka bėrė ai valleve me veshjet popullore, ėshtė njė dėshmi e njė isntitucioni tė lartė estetik e shpirtėror qė rrėfen kulturėn e madhe qė ka ekzistuar tek banorėt e kėtyre trevave.