Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Lumjan|Kukėsian
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Dike ne shtetet Nordike.
    Postime
    25

    Lufta e Lumės !

    A din ndonjekush ku mundem te gjej informata per Luften e Lumės ne Internet??

    Pėrshendetje !








  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    QĖNDRESA E LUMES KUNDĖR, PUSHTUESVE SERB NĖ NĖNTOR 1912

    Sheradin BERISHA

    Siē dihet Lufta e parė Ballkanike shpėrtheu nė tetor 1912 nga shtetet e “Aleancės Ballkanike”qė e pėrbėnin Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia.Dhe shqiptarėt akoma pa u ēliruar pėrfundimisht nga pushtuesit shekullor osman,u detyruan t“i kthenin armėt kundėr pushtuesve tė ri e tė luftonin kundėr tyre nė kushte jashtėzakonisht tė disfavorshme.Nė gjysmėn e dytė tė tetorit 1912,ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare nė Kosovė e gjetiu,nė krahinat e Lumės,tė Opojės,Vėrrinit,Gorės,Hasit,Dibrės ...u organizuan kuvende tė shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e jashtėzakonshme e komitetit”Shpėtimi” tė mbajtur nė Shkup,me 14 tetor 1912,filloi mobilizimi i pėrgjithshėm pėr t“i pėrballuar agresionit sllav.Nė javėn e parė tė nėntorit,armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit,synonte pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe atė tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e Adriatikut.

    Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me regjimentet e Divizionit”Shumadia-1”,nisi rigrupimin e forcave tė tij,pėr operacionet drejt Adriatikut.Pėr tė realizuar kėtė plan ushtarak,komanda serbe,kishte krijuar dy njėsi tė veēanta,qė morėn emrin”njėsitė e bregdetit”dhe repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet”Shumadia-1”dhe “Drina-2” tė dislokuara nė Prizren e Gjakovė.Njėherit,pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė kėrcnonte tė ashtuquajturit”njėsitė e bregdetit”qė do tė operonin nė drejtim tė Adriatikut,nėpėrmjet Luginės sė Drinit(Lumės),komanda e armatės sė tretė krijoi”repartin e Lumės”,i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė krahinė dhe krahinėn e Hasit,Vėrrinit,Opojės,Gorės,tė ēarmatoste banorėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.1Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan rreth 16 mijė trupa,pasi sipas tė dhėnave tė komandės serbe,pa “pėruljen e Lumės”dhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk mund tė realizoheshin planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe.Pėrballė operacioneve pushtuese tė ushtrisė serbe,u gjendėn mijėra luftėtarė shqiptarė tė krahinave tė Lumės,Hasit,Vėrrinit,Opojės e Gorės,si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e Kosovės-pas pushtimit tė saj.Me kėtė rast malet e larta tė Pashtrikut,( ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet natyrore tė Sharrit-(malet e Gjalicės dhe tė Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės,nga fortesa natyrore u shndėrruan nė fortesa lufte.Duke pas parasysh kėto pozita gjeostrategjike,forcat shqiptare u pozicionuan nė vijėn frontale:Malėsia e Gjakovės(Qafa e Morinės-Qafa e Prushit)—Has(Planej-Gorozhup)—Qafa e Zhurit—Vėrri(Billushė-Jeshkovė-Lybeqevė-Lez)—Sharr(pjerrėsit perėndimore tė “Gurit tė Zi”—Opojė(Gryka e Llapushnikut).

    Nė organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt: Ramadan Zaskoci,Ramadan Ēejku,Qazim Lika, Islam e Sali Spahia,Hoxhė Mehmeti,Osman Lita,Cen Daci,Bajram Gjana,Dervish e Nezir Bajraktari,Myftar Nika,Nexhip agė Bilali,Sylė Elezi,Ahmet Ilaz Qehaja,Jemin Gjana tė gjithė nga Luma,Elez Isufi,Cuf Xhelili e Xhafer Doda nga Dibra, Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės,Rexhė Ali Bajraktari nga Hasi,sheh Hasani nga Prizreni, Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojės, Kapllan Opoja, Nail Hyseni-Dani i Rapēės sė Gorės,Esat Berisha,Abdyl Osmani ,Arif Krusha e shumė tė tjerė.1/1

    Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn:1. Nė Llapushnik(Brezne) tė Opojės,nė krye me Qazim Likėn 2. Nė Krumė tė Hasit,nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin,3. ndėrsa Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė Qafė tė Kolesjanit,nė majėn e quajtur Tabe,nga ku shihej qartė Rrafshi i Lumės. Pėr tė mos lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė, kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshatrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj , Tejdrinė...2

    Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur mė 9 e 10 nėntor 1912 filluan operacionet e armatės III serbe nė drejtim tė Lumės. Beteja e parė e pėrgjakshme nė kufijtė e Lumės u zhvillua nė “Qafėn e Zhurit” dhe vijoi deri nė grykėn e Morinės.Nė kėtė lokalitet ushtria serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė,duke lėnė nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe mjaftė armė.Pas kėtij dėshtimi ushtria serbe nė shenjė hakmarrje,nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė ,tė cilėt mė pas i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė popull,pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje qėndresėn e tyre. Ushtria serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės. Forcat shqiptare,tani pėrballė reparteve tė divizionit”Shumadia-1”pėr tė mos u dėmtuar u tėrhoqėn me luftime sporadike,pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės,nė mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgaditje sa mė e mirė pėr njė qėndresė mė tė fuqishme.Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė,nga fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės-deri nė Bicaj dhe u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati. Tėrheqja e luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi luftarak taktik:qėndresa-thyerja-tėrheqja, si ligje objektive tė luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe nė mėnyrė qė ta ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit.3

    Kėshilli komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe(Qafė tė Kolesjanit),me kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg-Gjegjėn-Bardhoc-Morinė-Vėrmicė-Shkozė-Dobrusht-Zhur-Vėrri(Billushė-Jeshkovė-Lez...),e cila njėkohsisht luante rol tė dyfishtė:1.mbėshtetje tė sulmit mbi forcat armike dhe 2.mbrojtje tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė,ndėrsa fshatrat e Dollovishtit e tė Opojės siguruan krahėt e mbėshtetėn veprimet nė Grykėn e Vanjave,nė Qafėn e Zbinecit e tė Llapushnikut.4

    Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912 ,Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq(me shi e bubullim) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H.Zeqiri,bajraktar i Radomirės,Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani ,Rexhep Jonuz Taci,Selman Asllan Nėrguti,Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj.5Ndėrkohė pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme,forcat serbe u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė brigjet lindore tė Drinit tė Zi,ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė vijėn: fshati Mustafaj-Osmanaj-Bushat(Kodra e Bushatit).

    Kėshilli i luftės,pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren,mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e suksesit, Lumės i erdhėn nė ndihmė qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj,tė cilėt nė fushat e betejės sollėn edhe 2-3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve.6

    Ushtria serbe e qėlluar(sulmuar) nga tė gjitha anėt,nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės. Pėr tė pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e Zborit-Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese(me 3 grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:
    -Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė shpiente nga Nanga nė Gostilė-pėr nė Kullė tė Lumės;
    -Grupi i dytė:nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn,Pėrbreg e deri nė Morinė,
    -Grupi i tretė:(nė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy krahėt (grupet) e sulmit7.Ndėrkaq forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė Lumės,ishte organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė Bardhė: -Nė tėrthoren Pėrbreg-Gjegjėn-Bardhoc-Morinė-Qafa e Zhurit-Vėrri(Billushė)-Guri i Zi(Opojė)-Sharr dhe nė krahun tjetėr Has(Pashtrik)-Malėsi e Gjakovės.

    Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga Prizreni nė drejtim tė Lumės,luftime tė ashpra u zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit.Nė vijėn Dobrusht-Qafa e Zhurit-Billushė-Lez-Leskovec,pati luftime ballore dhe anėsore.Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri,me qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa lumjanėt,mirėpo nuk patėn sukses.

    Nė kulmin e qėndresės pėr vdekje a liri,Kėshilli Komandues i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci,Islam Spahia,Hoxhė Mehmeti,Elez Isufi,Ramadan ēejku,Ramadan Kovaēi,Kadri Shahini,Jemin Gjana etj,sipas vendimeve tė marra nė njė mbledhje,mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e luftės.Malėsorėt lumjanė,tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave:Nangė,Gostil,Shtiqėn,Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Koretnikut(Pikllimės) si dhe nė brigjet e tė dy Drinave(tė Ziut e tė Bardhit),e tė ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit,forcat e armikut u sulmuan nga tė dy krahėt(lindje-perėndim)dhe u ndoqėn kėmba kėmbės.Repartet ushtarake serbe u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė Nangėve,por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq.Repartet shpartalluese serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn-Drini i Zi.Nė kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm,dhe gjatė luftimeve bien dėshmorė:Abaz Zezi,Baftjar Tahiraj,Baki Maliq Domi,Bektash Gjoka,Dervish Trota,Dullė Dema,Halil Dema,Halil Himaj,Hasan Shabani,Ismail Neziri,Jashar Shehu,Mehmet Allaraj,Mehmet Limani,Muharrem Mema,Mustafė Dogjani,Ramadan Koldashi,Rrustem Shehu,Shaqir Basha,Shaqir Dauti,Tahir Smajli,Zenel Mema,Haziz Xhaferi, e shumė tė tjerė8.Luftimet pėrfudnimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i Bardhė-Drini i Zi ,ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė.Mbeturinat e reparteve serbe qė i shpėtuan asgjėsimit nė rajonin e Bicajt,sė bashku me repartet e rajonit tė Kullės sė Lumės,kishin arritur tė dilnin nė bregun e kundėrt tė lumit Luma,poshtė Pėrbregut,dhe tė pozicionohen nė vijėn:Pėrbreg-Kulla e Lumės.Pėr kėto ngjarje burimet serbe thonė se “gjatė tėrė ditės sė 17 nėntorit 1912 u zhvilluan luftime tė rėnda midis aradhave serbe e shqiptarėve,qė sulmonin nga tė gjitha anėt,veēanėrisht nga bregu i majtė i lumit Luma,duke rrezikuar forcat serbe qė tė hidhen nė Dri e tė shkėputeshin nga Prizreni.Mė i forti qe zjarri i shqiptarėve nga bregu i djathtė i Drinit tė Bardhė.Edhe togat gjuajtėse qė u dėrguan nė atė krah nuk mundėn t“i largojnė prej andej lumjanėt e hasjanėt,tė cilėt me njė zjarrė anėsor tė fuqishėm,u shkaktuan humbje tė rėnda forcave serbe.Nė kėto rrethana,bateria e gjymtuar e topave malorė nuk mundi tė zinte pozicione e tė aktivizohej nė luftime”.9

    Kapja e Kullės sė Lumės me luftime tė pėrgjakshme shėnonte pragun e fitores sė betejės.Forcat shqiptare,nė mbrėmjen e ditės sė 17 nėntorit,pasi arritėn tė pozicionohen nė vijėn:Drini i Bardhė-Uki i Vjerrė-Gjegjėn-Shpati perėndimor i Koretnikut-Bardhoc,sulmuan karvanin me qerre,me kafsh tėrheqėse tė mbeturinave serbe qė tentonin tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Prizrenit.Nė kėto luftime tė pėrgjakshme ku armiku vėrtet pati humbje tepėr tė rėnda nė ushtarė e nė material lufte,u martirizuan edhe shumė lumjanėsi:Halil Taci(Gjegjėn),Hamza Dema(Morinė),Hazir Mhola(Bicaj),Isuf Ramadani(Morin)Jemin Dema(Bardhoc),Jakup Tota(Barruē),Liman ēejku(Lusėn),Ramadan Nerguti(Gjegjė),Rrahman Duraku(Morin)Selim Gėrmizi(Bardhoc)Sinan ēejku(Lusėn),Shaban Coka(Ujmisht),Shaqir Nerguti(Gjegjėn),Zenel Nerguti(Gjegjėn)Bajram Ramadani(Pėrbreg) e shumė tė tjerė.Nė Betejėn e Ukit tė Vjerrė u plagos edhe udhėheqėsi i moshuar lumjan Islam Spahia,i cili nuk iu nda luftės qė nga Qafa e Kolesjanit e deri nė Bardhoc.10

    Kėtu mbaron Beteja e pėrgjakshme e Lumės,si rrezultat i sė cilės aradhat serbe ishin shkatrruar dhe dėbuar deri afėr Prizrenit.Mė qart ,humbjen e madhe tė ushtrisė serbe ,nė Lumė e ka shprehur nė kujtimet e veta ish-pjesėmarrėsi nė ato luftime,Kosta Novakoviq.Ai ka shkruar:”Unė nuk do tė zė nė gojė detyrėn e parė tė repartit tonė tė Lumės-ēarmatimin e Lumės,qė ai nuk arriti ta kryejė,kėshtu qė nė rastin tjetėr do tė kthehem nė punėn e tij dhe tė komandantėve,punė tė cilėn e paguam me jetėn e njerėzve,duke humbur shumė municione,ushqim dhe kafsh...pas disfatės sė plotė nė Lumė,pas katėr netėve tė pandėrprera pa gjumė,pas tėrheqjes nga pozita afėr fshatit Bicaj,pas kalimit nė ujė deri nė brez,reparti i Lumės,i cili u pėrforcua edhe me njė batalion,mė 18 nėntor u detyrua tė tėrhiqet i shpartalluar,i rraskapitur deri nė pikėn e fundit dhe mbėrriti nė fshatin Zhur,8 km larg Prizrenit...”.11

    Sukseset e arritura nė kėto ditė luftimesh nxorėn nė pah aftėsitė dhe taktikėn e zgjuar tė luftėtarėve shqiptarė,tė cilėt duke u mbėshtetur nė kushtet konkrete tė vendit dhe nė traditat e tė parėve tanė, shpartalluan pushtuesit serbė,tė shumtė nė numėr dhe tė armatosur me armė mė moderne pėr kohėn.Po kėshtu studimet e bėra,tradita gojore,por edhe folklori ynė popullor(kėngėt historike), japin disa tė dhėna pėr numrin e ushtarėve serbė tė vrarė nė Lumė.

    -Sipas opinionit tė lumjanėve numri i serbėve tė humbur ka qenė 16 mijė.
    -Sipas tė dhėnave nga historia ushtarake serbe,ky numėr shkon deri nė 18 mijė.
    -Sipas studiuesit Essat Bilali,nė revistėn”Shqiptari i Lirė”dhe shumė studiuesve tjerė shqiptarė,shifra sillet nė afro12 mijė.12

    Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912 mori fund beteja e Lumės,ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I serbe,qė nė histori njihet si Beteja e Manastirit.Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės,Beteja e Manastirit,si dhe qėndresa shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janin) kanė rėndėsi tė madhe historike pėr faktin se nė njė mėnyrė apo tjetėr,mundėsuan mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.
    Ignore List: Den Bossi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •