Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
Redaksia e gazetës “FjalA”, duke filluar nga java në vijim e deri me 14 dhjetor 2004 shpall konkursin letrar mbarëkombëtar “Ernest Koliqi”. Ky konkurs zgjedh emrin e njërës prej figurave qëndrore të letërsisë shqipe të shekullit XX, prozatorit, poetit, përkthyesit, eseistit dhe estetit Ernest Koliqi dhe ka vlerën e një gjesti kulturor në nderim të traditës tonë më të pastër letrare, atë të viteve ’30-të. Konkursi ka për qëllim nxitjen e krijimtarisë së autorëve shqiptarë pa dallim moshe, brezash e hapësirash regjionare në zhanret e prozës së shkurtër, poezisë, esesë dhe përkthimit artistik.
Krijimet më të mira do të përzgjidhen dhe do të botohen në faqet e gazetës “FjalA” përgjatë gjithë periudhës së konkurimit, në rubrikat speciale të kësaj gazete. Të gjitha krijimet që dërgohen duhet të jenë të pabotuara më parë dhe pranohen vetëm nëpërmjet via e-mail sipas adresës: fjala2003@yhoo.com ose me disketë në adresën: Rruga “Sulejman Delvina”, “Zayed Business Center”, gazeta “TemA”, Tiranë.
Juria e konkursit do të organizojë më 20 dhjetor 2004 ceremoninë festive të ndarjes së çmimeve në qytetin antik të Butrintit. Shpërblimi për fituesit, përveç diplomës, do të jetë dhe honorifike sipas kësaj hierarkie:
Për ciklin poetik më të mirë
Çmimi I = 300 euro
Çmimi II = 200 euro
Çmimi II = 100 euro
Për tregimin më të mirë
Çmimi I = 300 euro
Çmimi II = 200 euro
Çmimi III=100 euro
Për esenë më të mirë
Çmimi I = 300 euro
Çmimi II = 200 euro
Çmimi III = 100 euro
Për përkthimin më të mirë
Çmimi I = 300 euro
Çmimi II = 200 euro
Çmimi III = 100 euro
Diabolis ju uron "Marçi pjesë e paçi fat!"
Krijoni Kontakt