E Shtune, 22 Maj 2004


"ROGNER" EDHE NE PORTO PALERMO

Teuta Shamku

Nje investim i madh do te behet nga austriaket ne bregdetin shqiptar ne fushen e turizmit. Kjo u be e ditur ne takimin qe

Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino, zhvilloi me Presidentin e Shoqerise Austriake Hoteliere "Rogner", Robert Rogner. Gjate ketij takimi Rogner i paraqiti Ministrit shqiptar te Turizmit projektet qe shoqeria e tij ka pergatitur per investime te rendesishme ne bregdetin e jugut te Shqiperise, ne menyre te vecante per Porto Palermon. Pas interesimit te shprehur per bregdetin shqiptar, si nje dhurate e bukur e natyres per Shqiperine, Rogner ka shprehur interes te vecante per

bregun e Jugut te vendit tone. Ai i paraqiti Ministrit Fino nje projekt te detajuar, ne te cilin parashikohej nje investim i madh ne Porto Palermo. Rogner ka parashikuar gjithashtu ne projektin e paraqitur dje edhe ndertimin e nje aeroporti ne Jug te Shqiperise, i cili, sipas tij, do te ishte nje mundesi e madhe per zhvillimin e turizmit ne vendin tone. "Kam qene pioner i pare i hotelerise ne Shqiperi me Hotel "Rogner, - u shpreh Presidenti i Rogner gjate takimit, - dhe dua te qendroj prape i tille. E quaj veten nje perfaqesues te Shqiperise ne kete drejtim, pasi jam edhe

Konsull Nderi i Shqiperise ne Austri. Me e mira e Shqiperise eshte natyra, dhe duhen bere investime qe bregdeti shqiptar te siguroje vlerat reale qe ai ka. Kam menduar gjithnje per turizmin dhe opinioni im eshte qe, ne asnje menyre, neper vendet turistike nuk duhen ngritur godina te larta". Ai shtoi se ndertimet ne zonat e bregdetit duhet te kene te njejten lartesi sa edhe pemet perreth. "E kam pare gjithashtu edhe bregdetin shqiptar dhe vendi qe me pelqen me shume eshte Porto Palermo", theksoi Rogner. Ai shtoi se shoqeria e tij ka pergatitur nje projekt deri ne detaje dhe duam ta realizojme ne natyre. "Mendoj se nje problem i madh ne zhvillimin e tij eshte infrastruktura, prandaj dhe shtoj se eshte i nevojshem nje aeroport ne jug te Shqiperise, qe te ndihmoje ne kete drejtim. Ky nuk duhet te jete nje investim i madh, madje, mendoj se duhet te jete sa me i thjeshte. Kam degjuar qe ka nje aeroport ushtarak atje, qe mund te perdoret sipas projektit te pergatitur nga ne. Dhe ne jemi gati per realizimin e ketij projekti. Evropa

vjen duke u zhvilluar, e ne mund te ndikojme qe atje te ndertohet nje parajse te vertete", tha Rogner.

Nga ana e tij Ministri i Turizmit Fino u shpreh se se fundmi nga

KRRTRSH eshte vendosur realizimi i nje studimi nderkombetar per te gjithe bregdetin e jugut. "Kemi pak a shume nje bregdet te virgjer, u shpreh ai, dhe jemi duke studiuar nderkohe me terma reference per te gjithe te huajt per nje studim, ndaj dhe besoj se edhe studimin tuaj mund ta inkludojme brenda ketij bashkepunimi, i cili besoj se do te forcohet edhe me shume ne te ardhmen". Gjithashtu, Ministri Fino u shpreh i gatsh-_er perkrahjen dhe shtyrjen perpara te projektit te paraqitur nga Robert Rogner.





Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur