trepca.net
------
Shkruan: Nazmi LUKAJ
Shpeshherė mediat e majta kanė shkruar se UNMIK-u po i devalvon vlerat e luftės!!! Po ashtu, nėpėr protesta qė organizohen nė Kosovė kundėr arrestimit tė ish-ushtarakėve tė UCK-sė, arrestimi i tyre konsiderohet si devalvim i kėtyre vlerave! !! Edhe pas Zgjedhjeve tė Para Parlamentare dhe atyre Lokale, kur fitoi LDK-ja, akuzohej populli se nuk i ka respektuar kėto vlera, qė ka votuar pėr kėtė parti!!! Edhe po tė bie rasti tė rrish me njerėz tė pėrcaktimeve tė tjera politike, kėtė sllogan e pėrsėrisin si papagallėt. Edhe vetė ushtarakėt qė po lirohen nga arrestimi, kėtė konotacion ia japin arrestimit tė tyre!!!
Tė gjithė kėta, pra edhe mediat, edhe protestuesit, edhe vetė ushtarakėt qė po arrestohen e lirohen, edhe partitė opozitare qė nuk i fituan votat e dinė se kjo nuk pėrkon me realitetin, por duke akuzuar se populli i devalvoi vlerat e luftės, se kėtė e bėri dhe po e bėn edhe UNMIK-u ! duan me ēdokusht t’ia imponojnk atij se kujt duhet t’ia japė votėn. Siē e dinė kėtė, janė tė vetėdijshėm se kush vėrtet janė ata qė i kanė devalvuar kėto vlera. E dinė se tė parėt qė i devalvuan ishin shėrbimet sekrete qė u krijuan nga partitė qė deklarohen si “parti tė luftės”, shėrbime kėto qė vranė atdhetarė tė shquar tė kėtij kombi, pėr ta frikuar LDK-nė qė t’ua lėshojnė pushtetin kėtyre. Vlerat e luftės i devalvuan “partitė e luftės” edhe duke u pėrpjekur qė t’ia mohojnė LDK-sė kontributin kombėtar.
Edhe kryetarit tė Kosovės, dr. Rugovės. Edhe duke i trajtuar pėr tradhtarė tė kombit tė gjithė ata qė i mbeten besnikė LDK-sė. Vlerat e luftės i devalvuan edhe disa ish-ushtarakė tė UĒK-sė, tė cilėve sot u vjen ēudi pse po burgosen, ngase kanė menduar se mund t’a heqin kėdo nga kjo jetė, mund ta maltretojnė kėdo, pra mund tė bėjnė ēkado nė emėr tė luftės! Kėto ishin veprimet qė i devalvuan kėto vlera tė ēmuara, pėr tė cilat pėrgjegjėsinė e mbajnė edhe “partitė e luftės”, edhe disa ish-ushtarakė tė UĒK-sė qė u implikuan nė krime dhe nė gjėra tė tjera tė kėqija, si nė uzurpime, nė korrupsioni etj. Kėto ishin veprimet qė i devalvuan edhe vetė “partitė e luftės”, edhe vetė ish-ushtarakėt qė po arrestohen e lirohen, edhe ata qė po e vuajnė dėnimin, edhe protestuesit qė brohorasin pėr ruajtjen e kėtyre vlerave.
Kėto ishin edhe veprimet qė s’ėshtė dashur kurrė tė ndodhnin nė Kosovėn e pasluftės, veprime qė i shkaktuan dėm tė madh ēėshtjes sė saj. Por, a kanė fuqi ta thonė kėtė? Jo, sepse pushteti ėshtė i ėmbėl. Ai nuk tė lė ta pranosh tė vėrtetėn. Jo, se burgu ėshtė i vėshtirė. Jo, se apriori do tė thoshte t’i humbnin edhe zgjedhjet e tjera. Jo, se mė askush nuk do tė mund tė manipulonte me askė. Jo! Jo! Jo... Ka shumė jo-ja pse s’pranohet prej tyre se kush vėrtet ėshtė fajtori pėr devalvimin e vlerave tė luftės. E, si do tė ruheshin kėto vlera. Sė pari, kur u formuan “partitė e dala” nga lufta, duhej t’ia pranonin LDK-sė meritėn kombėtare, pėr tė qenė vetė tė respektuara nga populli. Sė dyti, meqė veg i kishin krijuar shėrbimet sekrete, ato ėshtė dashur t’i urdhėrojnė tė pėrcjellin ēėshtje tė tjera nė Kosovė, e jo qė t’i vėnė nė shėnjestėr atdhetarėt pėr t’u likuiduar, si edhe ndodhi.
Pastaj, tė mos e kuptonin politikėn si lojė tė ashpėr, por t’i respektonin rregullat e paszgjedhjeve: ta respektonin fitoren e LDK-sė dhe t’i bėheshin krah nė angazhimin e saj pėr ēėshtjen madhore-pėr pavarėsinė e Kosovės. Tjetėr. Tė mos hapnin propagandė se LDK-ja dhe dr. Rugova kanė pėr qėllim ta shpien Kosovėn nė Serbi, sepse kjo jo vetėm qė s’ka hije si parti, por edhe s’pi ujė nė popull, me ēka e kanė devalvuar veten para secilave zgjedhje. Etj. Etj. Nuk do tė devalvoheshin vlerat e luftės sikur tė mos manipuloheshin protestuesit qė tė kėrkonin lirimin e ushtarakėve, pėr tė cilėt dihet se janė tė implikuar nė gjėra shumė tė pahijshme , po edhe nė krime, sepse duhet ta dinė se ēdokush qė e bėn njė vepėr tė ligė duhet tė burgoset.
As po tė mos manipuloheshin qė tė bėrtasin slogane kundėr UNMIK-ut. As! As! Nuk do tė devalvoheshin vlerat e luftės as sikur ish-ushtarakėt qė arrestohen e lirohen, por edhe ata qė janė duke e vuajtur dėnimin, ta pranonin se kanė gabuar qė i kanė bėrė veprimet e liga, sepse, nė radhė tė parė, atyre u ka takuar t’i ruajnė kėto vlera, me sjelljet e veta tė mira, me tė cilat do ta kishin ruajtur gjithmonė autoritetin qė e kishin nė popull. Pra, vetėm kėshtu nuk do tė ishin devalvuar vlerat e luftės. E kėto vėrtet janė devalvuar. Pėr kėtė jemi tė vetėdijshėm tė gjithė. Po jo nga LDK-ja, as nga populli. Janė devalvuar nga vetė ata qė thirren si mbrojtės tė tyre! .
Kėtu qėndron dhimbja jonė qė sėmbon shpirtin e popullit. Dhimbja qė duhet tė shuhet ēdo ditė me sjellje tė matura tė partive “tė dala nga lufta”, me sjellje tė mira tė ushtarakėve tė ish- UĒK-sė, me mosmanipulimin e protestuesve etj. Ky edhe ėshtė obligim i kėtyre partive, i ish-ushtarakkve tė UĒK-sė, edhe i protestuesve tė manipuluar pėr tė pasur njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, ku liria e ka kuptimin e vėrtetė. Nė njė liri tė kėtillė, vlerave tė luftės u rikthehet dinjiteti, qė e meritojnė.
------
Krijoni Kontakt