Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kush i devalvon vlerat e Luftes

    trepca.net

    ------

    Shkruan: Nazmi LUKAJ

    Shpeshherė mediat e majta kanė shkruar se UNMIK-u po i devalvon vlerat e luftės!!! Po ashtu, nėpėr protesta qė organizohen nė Kosovė kundėr arrestimit tė ish-ushtarakėve tė UCK-sė, arrestimi i tyre konsiderohet si devalvim i kėtyre vlerave! !! Edhe pas Zgjedhjeve tė Para Parlamentare dhe atyre Lokale, kur fitoi LDK-ja, akuzohej populli se nuk i ka respektuar kėto vlera, qė ka votuar pėr kėtė parti!!! Edhe po tė bie rasti tė rrish me njerėz tė pėrcaktimeve tė tjera politike, kėtė sllogan e pėrsėrisin si papagallėt. Edhe vetė ushtarakėt qė po lirohen nga arrestimi, kėtė konotacion ia japin arrestimit tė tyre!!!

    Tė gjithė kėta, pra edhe mediat, edhe protestuesit, edhe vetė ushtarakėt qė po arrestohen e lirohen, edhe partitė opozitare qė nuk i fituan votat e dinė se kjo nuk pėrkon me realitetin, por duke akuzuar se populli i devalvoi vlerat e luftės, se kėtė e bėri dhe po e bėn edhe UNMIK-u ! duan me ēdokusht t’ia imponojnk atij se kujt duhet t’ia japė votėn. Siē e dinė kėtė, janė tė vetėdijshėm se kush vėrtet janė ata qė i kanė devalvuar kėto vlera. E dinė se tė parėt qė i devalvuan ishin shėrbimet sekrete qė u krijuan nga partitė qė deklarohen si “parti tė luftės”, shėrbime kėto qė vranė atdhetarė tė shquar tė kėtij kombi, pėr ta frikuar LDK-nė qė t’ua lėshojnė pushtetin kėtyre. Vlerat e luftės i devalvuan “partitė e luftės” edhe duke u pėrpjekur qė t’ia mohojnė LDK-sė kontributin kombėtar.

    Edhe kryetarit tė Kosovės, dr. Rugovės. Edhe duke i trajtuar pėr tradhtarė tė kombit tė gjithė ata qė i mbeten besnikė LDK-sė. Vlerat e luftės i devalvuan edhe disa ish-ushtarakė tė UĒK-sė, tė cilėve sot u vjen ēudi pse po burgosen, ngase kanė menduar se mund t’a heqin kėdo nga kjo jetė, mund ta maltretojnė kėdo, pra mund tė bėjnė ēkado nė emėr tė luftės! Kėto ishin veprimet qė i devalvuan kėto vlera tė ēmuara, pėr tė cilat pėrgjegjėsinė e mbajnė edhe “partitė e luftės”, edhe disa ish-ushtarakė tė UĒK-sė qė u implikuan nė krime dhe nė gjėra tė tjera tė kėqija, si nė uzurpime, nė korrupsioni etj. Kėto ishin veprimet qė i devalvuan edhe vetė “partitė e luftės”, edhe vetė ish-ushtarakėt qė po arrestohen e lirohen, edhe ata qė po e vuajnė dėnimin, edhe protestuesit qė brohorasin pėr ruajtjen e kėtyre vlerave.

    Kėto ishin edhe veprimet qė s’ėshtė dashur kurrė tė ndodhnin nė Kosovėn e pasluftės, veprime qė i shkaktuan dėm tė madh ēėshtjes sė saj. Por, a kanė fuqi ta thonė kėtė? Jo, sepse pushteti ėshtė i ėmbėl. Ai nuk tė lė ta pranosh tė vėrtetėn. Jo, se burgu ėshtė i vėshtirė. Jo, se apriori do tė thoshte t’i humbnin edhe zgjedhjet e tjera. Jo, se mė askush nuk do tė mund tė manipulonte me askė. Jo! Jo! Jo... Ka shumė jo-ja pse s’pranohet prej tyre se kush vėrtet ėshtė fajtori pėr devalvimin e vlerave tė luftės. E, si do tė ruheshin kėto vlera. Sė pari, kur u formuan “partitė e dala” nga lufta, duhej t’ia pranonin LDK-sė meritėn kombėtare, pėr tė qenė vetė tė respektuara nga populli. Sė dyti, meqė veg i kishin krijuar shėrbimet sekrete, ato ėshtė dashur t’i urdhėrojnė tė pėrcjellin ēėshtje tė tjera nė Kosovė, e jo qė t’i vėnė nė shėnjestėr atdhetarėt pėr t’u likuiduar, si edhe ndodhi.

    Pastaj, tė mos e kuptonin politikėn si lojė tė ashpėr, por t’i respektonin rregullat e paszgjedhjeve: ta respektonin fitoren e LDK-sė dhe t’i bėheshin krah nė angazhimin e saj pėr ēėshtjen madhore-pėr pavarėsinė e Kosovės. Tjetėr. Tė mos hapnin propagandė se LDK-ja dhe dr. Rugova kanė pėr qėllim ta shpien Kosovėn nė Serbi, sepse kjo jo vetėm qė s’ka hije si parti, por edhe s’pi ujė nė popull, me ēka e kanė devalvuar veten para secilave zgjedhje. Etj. Etj. Nuk do tė devalvoheshin vlerat e luftės sikur tė mos manipuloheshin protestuesit qė tė kėrkonin lirimin e ushtarakėve, pėr tė cilėt dihet se janė tė implikuar nė gjėra shumė tė pahijshme , po edhe nė krime, sepse duhet ta dinė se ēdokush qė e bėn njė vepėr tė ligė duhet tė burgoset.

    As po tė mos manipuloheshin qė tė bėrtasin slogane kundėr UNMIK-ut. As! As! Nuk do tė devalvoheshin vlerat e luftės as sikur ish-ushtarakėt qė arrestohen e lirohen, por edhe ata qė janė duke e vuajtur dėnimin, ta pranonin se kanė gabuar qė i kanė bėrė veprimet e liga, sepse, nė radhė tė parė, atyre u ka takuar t’i ruajnė kėto vlera, me sjelljet e veta tė mira, me tė cilat do ta kishin ruajtur gjithmonė autoritetin qė e kishin nė popull. Pra, vetėm kėshtu nuk do tė ishin devalvuar vlerat e luftės. E kėto vėrtet janė devalvuar. Pėr kėtė jemi tė vetėdijshėm tė gjithė. Po jo nga LDK-ja, as nga populli. Janė devalvuar nga vetė ata qė thirren si mbrojtės tė tyre! .

    Kėtu qėndron dhimbja jonė qė sėmbon shpirtin e popullit. Dhimbja qė duhet tė shuhet ēdo ditė me sjellje tė matura tė partive “tė dala nga lufta”, me sjellje tė mira tė ushtarakėve tė ish- UĒK-sė, me mosmanipulimin e protestuesve etj. Ky edhe ėshtė obligim i kėtyre partive, i ish-ushtarakkve tė UĒK-sė, edhe i protestuesve tė manipuluar pėr tė pasur njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, ku liria e ka kuptimin e vėrtetė. Nė njė liri tė kėtillė, vlerave tė luftės u rikthehet dinjiteti, qė e meritojnė.


    ------

  2. #2
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Cfare do te thote "devalvon"?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anėtarėsuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Ti i pari dhe ca si puna jote
    E mo ca do me thene delavoni .
    Gjize po shet?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne Kosove e perdorin kete fjalen "Devalvon" ne kuptimin e fjales C'vleresim..

    Pra kush po i c'vlereson vlerat e Luftes..


    Eshte nje debat atje mbi ceshtjet.. kush e beri luften e kush lavdrohet e kush e vlereson e kush jo..etj..

    Keshtu Pedro djali..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Devalvon alla-kosovarce vjen na fjala valvol (ose valvel), pra devalvolim, pra dalje jashte funksionimi e valvoles pra shqipvalvolzim. E gjeta braro?

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Devalvim pėrdoret mė shumė si term ekonomik nė shqipen e sotme dhe ka dmth. e zhvlerėsimit, besoj se keni dėgjuar shpesh shprehjen devalvimi i lekut, apo zhvlerėsimi i lekut - ulje e vlerės sė lekut, poashtu edhe i dollarit, euros.

    Kjo fjalė rrjedh nga anglishtja (qė mund tė rrjedh nga latinishtja fare lehtė e qė pastaj fare lehtė mund tė rrjedh edhe nga vet shqipja) value-vlerė, devalue-ulje e vlerės apo zhvlerėsim.

    Mendoj se pėrdorimi i kėsaj shprehje ėshtė fare i kotė dhe panevojshėm kur kemi shprehjet tona. Shprehje tė tilla janė futur shumė nė fjalorin tonė (e kam fjalėn pėr tė gjithė shqiptarėt) dhe mendoj se duhet pastruar tash sa nuk ėshtė vonė sepse po e lamė tė vazhdoi kėshtu, pastaj do ta kemi shumė tė vėshtirė ti heqim nga fjalori dhe ka rrezik humbjeje tė shprehjeve tona tė pastra shqipe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 22-05-2004 mė 01:09
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    !!!!!!!!!!!?????

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nese merret persiper te kthehen fjalet e huaja ne shqip, duke i shtuar vetem mbaresen, atehere i duhet qendruar besnik fjales baze, e atehere fjala "devaluation" do te bej "devaluim" dhe jo "devalvim". Kur lexon "devalvim" te vijne ne mendje: valvola dhe valevis (valevitja). Pra te dyja pa lidhje me fjalen baze.
    Pse nuk perdoret "cvleresim"?


    DriniM,

    me duket se ti s'po kupton pse gjithe ky debat mbi fjalen Devalvim, kur ky nuk eshte forum gjuhe dhe kur ceshtja qe shtrohet eshte me e rendesishme. Nese eshte kjo arsyeja pse ke sjelle pikecuditese dhe pikepyetje, mendimi im eshte se po nuk more vesh fjalen kyce te artikullit, artikullit kot sa e lexon, jo me pastaj te marresh mundin ta komentosh.
    Ne kuadrin e fteses se Brarit ne forumin e gjuhes qe kush te mundet, te nderhyje, nese sheh gabime ne shkrim ne forum, sa me lart (shkembimi i mesazheve mes disa personave) nuk eshte i tepert.

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2002, 21:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •