Close

Rezultati i Sondazhit: Cila eshte me e rendesishme per ty personalisht? Letrarja apo dialekti?

Votues
28. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Letrarja

    13 46.43%
  • Dialekti

    14 50.00%
  • No Coment!

    1 3.57%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #-19
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136

    Dialektet, thesari me i madh i popullit!???

    Pershendetje juve!
    Sipas mendimit tim, dialektet e nje gjuhe jane nje nder thesaret me te cmuara te nje kombi, meqe ato reflektojne vet vlerat e atij populli.
    Dua te theksoj se nuk jam lokalist.
    Dialekti, ne krahasim me gjuhen letrare, ka burimin te populli dhe nuk eshte aspak artificial, siq eshte gjuha letrare, e cila jap pak informacione.
    Dialekti flitet gjithe me zemer, tregon percakimin e personit, kulturen a tij, etj.
    Sa i perket gjuhes letrare, padyshim qe eshte e vlefshme, meqense eshte nje ure mbi te gjitha dialektet, po sipas mendimit tim, kjo eshte e tera, c“rol luan letrarja.
    Si e mendoni ju?
    A guxojme te gjykojme, apo paragjykojme ndonje nga ne, qe flet dialekt?
    "Tung e bofshi!"
    Bregu
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  2. #-18
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136
    Per mua personalisht dialekti eshte shume me i vlefshem.
    Kur un flas me nje bashkbisedues qe ende nuk e njoh, dhe ai flet ne dialekt, perafersisht mund ta dij, se nga vjen, c“fare eshte tipike per te, c“far zakonesh mund te kete.
    Dmth. thjeshte ke me shume tema per te folur, ose per ta thyer akullin e monotonise se bisedes.
    Psh. nese un filloj ketu te shkruaj (meqense edhe gjuhen letrare nuk e shpreh ashtu si duhet) ne dialekt timin, mesiguri do ta kuptonit se jam nga Kosova, rrethi i Dukagjinit, e ndoshta edhe komunen e Deqanit...!

    Ajo ce shkrojta me larte, ne "gjuhen time zyrtare":

    Per mue dijalekti osht ma i randsishem.
    Me bo me fol un me diko, qi s“e kom njoftue hala, e aj fol en dialekt t“vetin, muj me dite, se prej kahi osht, c“far tipi osht, c“far adetesh ka.
    Po du me thone, thjeshte, munesh me fol ma shume me to, me ja nise dika, e mos me i fry syte, si "maca n“sixhuk"...
    Shnetin jau laqa!

    Tung!
    Bregu
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  3. #-17
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136
    Nuk u pergjigj kush nga ju !
    Me gjithe deshire do kisha ditur se si degjohen dialektet tuaja!
    Ju lutem mos hezitoni, jam kurreshtare, sidomos per ato dialekte nga Shqiperia.
    Nga pakpervoja, un per vehten time, mund te dalloj vetem jugun nga veriu, po kete e dallon c“do budalla.
    I interesat do ishte dallimi mes gjuhes se folur ne Tirane me Vlore, Durres, Sarande, etj.
    Nga Shkodra njoh disa, andaj edhe theksimin e tyre mund ta verej pak!
    Pershendetje juve!
    Bregu
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  4. #-16
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Dielektet e ...

    GJAJA DO YSHYM
    (Kabash,Morava e Epėrme)

    Mixha Ymer kish pasė majtė kije t'mirė e u kish nejtė gati me yshym t'mirė e pėr cdo punė qetėr,e ja kish pas lanė amanet xhemve t'vet qi gjåja do yshym e,simas yshymit ta ban edhe punėn:
    -N'u qitsh kive kashtė,
    s'un i ēon me nizetegjashtė
    n'u qitsh tallė
    bahen skakallė;
    n'u qitsh sanė,
    s'presin me u thanė;
    n'u qitsh taxhi
    s'presin kamxhi.

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Dielektet e ..

    MOS IU PĖRZIEJ NALLBANIT N'PUNĖ
    (Drenovc,Rrafshi i kosovės)

    Ni i barilevas e ēon kalin te nallbani edhe po i thotė:
    -Mathma qit kali pėr qef tem edhe me patkoj qisi fare,se m'pėlqejnė fort.
    Nallbani ja mathi pėr qef t'ti,po kali nisi e po topallon.E pruni apet edhe po i thot nallbanit.
    -Ti ma mathe pėr qefi,po kali po topallon.
    Nallbani,masi ja n'rroi patkojt e ja ngjiti ata si i pėlqejnė kalit, i
    tha t'barilevasit:
    -Tjera herė mos iu pėrziej nallbanit n'punė,se une e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.

  6. #-14
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Dialektet e ..

    DHENT NUK HANĖ BURRNI
    (Vuthaj,Gusi)

    Disa burra t'dheut,Isuf Kameri me disa prej Qerimi,kanė shkue mysafirė tu Smajl aga n'Lluga e kanė fjetė at natė aty.N'natje kanė marrė bisedat e po bisedojnė.Ka shkue nji kohė bukur e g'jatė.Ka ardh koha m'u qitė dhen'e.Ai Smajl aga ka lypė leje.Ka thanė:
    -Me leje burra,se tash m'erdhi koha me shkue e m'u qitė dhen'e
    Isuf Kameri i ka thanė:
    -Hiqu dhen'e,more Smajl aga,se je ka rri me burra e s'ke ku me i marrė tjetėr e me nejė kshtu me ta.
    -Ah,more Isuf Kameri,m'fal,se dhenve t'mija me jau qitė pesqin okė burrni,nuk e ungj kurrnja kryet n'ta.Shkova m'u qitė sanė,se ato burrni s'duen.

  7. #-13
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Dialektet e ...

    -U mundova tė sjellė disa anekdota nga vende tė ndrushme tė Kosovės por gjithnjė me dialekt GEGŹ dhe me pakė dallime tė t'folunit t'katunit...

    Ja edhe diēka nga rrethi i Deēanit.

    T'PATĖN ME HANGĖR,PATĖN ME PUNUE
    (Strellc i Epėrm,Deēan)

    Ish kan ni Met Kurti i Strellcit.I ki' pa njekė kijet tana heret,mirpo s'ki pa mujtė me i majtė bash mirė e qysh duhet
    me yshym.Kijet ishin ligshtue.Po besa edhe pej veshve ai ish kan mangi.
    Shkoi ni ditė Met Kurti me livrue.Kijet e lig nuk i shkojshin aq fort.Ktij k'i nisė me i hi mėrzia qi s'po i shkojnė kijet bash fort e qysh me e livrue fushėn.Njani ra asajde.I briti:
    -O puna e marė,Met Kurti!
    Ky nuk e njeu bash mirė;met tu heja e kijeve si e kish mangi.Tha:
    -O,t'patėn me hangėr,patėn me shkue (me punue),po e kanė henė mangi.

    P.S.
    Edhe shumė tė tjera mund tė gjeshė tek folklori shqiptar:Proza popullore nga Drenica-Anton Ēetta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 17-09-2004 mė 16:52

  8. #-12
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Bregu26 Kjo Teme Eshte Shume E Bukur Dhe Sic E Ke Thene Edhe Vete Dialektet Jane Pasuri E Nje Kombi...ato Perbejne Kulturen E Nje Populli Dhe Traditat E Tij... Vete Personalisht Jam Nga Berati(shqiperi) Dhe Flas Gjithmone Ne Gjuhen Letrare...ti Me Lart Ke Thene Qe Duke Folur Ne Dialekt Thyen Akullin Me Bashkebiseduesin Por Nqs Me Flet Mua Me Dialektin Tend Une Nuk Te Kuptoj Dhe Normalisht Ti Jo Akull Qe Nuk Thyen Por Ne Te Dy S'kemi Per Tu Marre Vesh Fare.... Gjithsesi Do Te Me Pelqente Te Mesoja Shume Dialekte Te Ndryshme.... Nje Pjese Te Madhe Te Tyre I Kuptoj Por Nuk I Flas Rrjedhshem....gjithe Te Mirat....tung...

  9. #-11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Tema eshte vertet e goditur dhe une ndaj me ju te njejtin mendim. Dialektet jane vertete pasuri kombetare dhe objekt studimi nga gjuhetaret dhe akademiket shqiptare pasi cdo dialekt eshte zhvilluar me kohen ne nje grup te caktuar shoqeror, krahinor.

    Problemi qe shume njerez kane me dialektet eshte se jo te gjithe shqiptaret i kuptojne apo flasin ato dhe si pa dashur ato kthehen ne nje pengese ne komunikimin e shqiptareve te viseve te ndryshme. Shume shqiptare te pakujdesshem, me ose pa vetedije, fajesojne per kete dialektet dhe ata qe i flasin keto dialekte, kur problemi i vertete nuk jane dialektet, problemi i vertete eshte mungesa e njetrajtshmerise ne mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat shqiptare.

    Gjuha shqipe duhet te mesohet ne te gjitha shkollat shqiptare njesoj dhe nje rol te jashtezakonshem luajne mesuesit te cilet i mesojne nxenesit shqiptare. Mbi supet e tyre bie barra e paqetimit te gjuhes letrare shqipe qe mesohet ne shkolla, me gjuhen dialektore shqipe qe keta femije te vegjel flasin ne familjet e tyre. Prandaj eshte e rendessishme qe ne cdo klase te ciklit te ulet ne Shqiperi apo Kosove te kete nje mesues qe njeh dhe praktikon gjuhen letrare shqipe, ashtu sic njeh dhe praktikon edhe gjuhen dialektore.

    Nese vemendja kryesore ne gjuhen shqipe ne keto 3-4 dekadat e fundit ishte perqendruar ne pastrimin e gjuhes shqipe nga fjalet e huaja (kryesisht ato turke), ne dekadat qe do te vine theksi duhet te vihet pikerisht ne njetrajtshmerine e mesimdhenies dhe krijimin e nje standarti kombetar te mesimdhenies ne gjuhen shqipe. Kjo ka per te bere qe shqiptaret te jene dyfish te pasur nga ana gjuhesore: te jene ne gjendje qe te perdorin gjuhen dialektore ne rrethin e tyre familjar/shoqeror, ashtu sic jane ne gjendje qe te praktikojne edhe gjuhen letrare shqipe ne nje rang kombetar.

    Albo

    P.S Piranha, shqipen e di shume mire, por drejtshkrimni e saj dhe rregullat drejtshkrimore te duhet ti mesosh me mire. Mos harro qe je tek forumi i Gjuhes Shqipe
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #-10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Duke qene se jemi ne kete teme ne lidhje me dialektet, shpesh kam marre pyetje nga antare te ndryshem:

    - Pse i lejoni te shkruajne ne dialekt, une nuk i kuptoj?

    ose

    - Duhet te shkruaj ne gjuhen letrare shqipe ne forum, apo ne dialekt?

    Pyetjes se pare, pergjigjia qe une i kam dhene eshte e thjeshte. Fakti qe nje shqiptar rregjistrohet ne forumin shqiptar, lexon dhe merr pjese ne te, duhet te te beje ty te ndihesh mire qe ai merr pjese ne diskutim me bashkeatdhetare. Fakti qe ai shkruan ne dialekt nuk do te thote se ai nuk do te shkruaje ne gjuhen letrare shqipe, por ai nuk ka patur fatin sic e ke patur edhe ti te mesosh gjuhen letrare shqipe ne shkolle. Prandaj ne te tilla raste duhet respektuar edhe ai shqiptari qe nuk e njeh gjuhen letrare dhe gjuha e folur dialektore eshte e vetmia gjuhe shqipe qe ai njeh. Prania e tij ne forum dhe koha qe do te shpenzoje duke lexuar dhe replikuar, do ta ndihmoje ate ne permiresimin dhe pasurimin e gjuhes se tij shqipe. (ky eshte nje prej vlerave te forumit)

    Pyetjes se dyte, pergjigjia qe une i kam dhene eshte perseri e thjeshte. Nese njihni gjuhen letrare shqipe eshte e rekomandueshme qe te perdorni ate kur merrni pjese ne forumin shqiptar. Kjo nuk eshte nje pune preference, kjo eshte nje pune domosdoshmerie pasi ne kete forum marrin pjese shqiptare nga te gjitha krahinat, qe flasin te gjitha dialektet dhe nese secili do te fillonte te fliste ne dialekt, atehere do te kishim 2, 3 apo 4 forume shqiptare, te ndare sipas dialekteve. Prandaj secili duhet te beje perpjekje qe te shprehet ne gjuhen letrare, jo se "tingellon me bukur" pasi ajo eshte pune preferencash personale, por se ajo qe ju do te shprehni do te lexohet dhe kuptohet nga te gjithe shqiptaret, jo vetem ata qe njohin dialektin tuaj.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #-9
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Albo

    P.S Piranha, shqipen e di shume mire, por drejtshkrimni e saj dhe rregullat drejtshkrimore te duhet ti mesosh me mire. Mos harro qe je tek forumi i Gjuhes Shqipe
    Pershendetje Albo
    Me vjen mire qe me ke terhequr vemendjen per rregullat drejtshkrimore, por te them te drejten nuk kam kohe te ndjek perseri shkollen fillore, sepse kam gjera te tjera me te rendesishme per te bere (shaka)...... Mgjth keto gabime ndodhin kur jam me nxitim dhe nuk kam shume kohe per te shkruajtur.....Nejse.....
    Kalojme tek tema jone..... Shume mire do te ishte qe ne shkollat shqiptare dhe kosovare te mesohej gjuha letrare, por mos harro qe ne shqiperi nje perqindje e madhe e popullsise eshte analfabete dhe kjo eshte rrjedhoje e pamundesise per te ndjekur nje arsim fillor ose te mesem.....Detyrimisht keta njerez do te flasin dialekt, sepse eshte gjuha qe flitet brenda mureve te shpise, me te cilen ata jane rritur (pjese nga traditat e nje vendi ose krahine)......
    Pershendetje nga Piranha

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136
    Pershendetje!
    C“e te mos keqkuptohemi, po theksoi edhe nje here, qe un kurr nuk kam qene kunder gjuhes letrare shqipe, dhe se eshte mese e doemosdoshme, qe sherben si ure lidhse mbi te gjitha dialektet e gjuhes shqipe.
    Fakti qe un hapa kete teme, ishte jo te mposhte gjuhen letrare shqipe, po te hap diskutime mbi rendesine e dialekteve tona.
    Un fatkeqsisht e pranoi, qe nuk jam nga ata qe e flasin gjuhen letrare paster, nga arsyja se jetoj mese 11 vite large shkollave shqipe.
    Thjeshte desha te mposhte paragjykimet qe egsistojne ndaj dialekteve si:
    " Ti nuk e flet gjuhen shqipe paster? " apo " te flasesh gjuhen shqipe ne dialekt...dmth. nuk flet paster..."
    Mendoj se secili nga ne flet paster ne aspektin e vet, kur flasim me te vertete nje dialekt, pa futur barbarizma dhe huazime...
    Gjuha letrare si e tille, duhet te jete per te gjithe e njejte ( dhe me sa di un edhe ashtu eshte, dhe ashtu mesohet, si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi dhe vende tjera te banuara nga shqiptaret).
    Dialekti nuk guxon te shikohet me paragjykime
    Nese dikush flet dialekt nuk do te thote se ai nuk e flet gjuhen shqipe, po thjeshte nuk e flet gjuhen letrare shqipe.
    Kur ne dialog bashkebiseduesit jane te nje ane, edhe pse dine gjuhen letrare, pse te flasin kete, kur kane mundesine te flasin, ate qe e kane autoktone.
    Nese un di te flas gjuhen letrare dhe bashkebiseduesi im nuk e kupton ate, atehere vije ne pytje gjuha letrare.
    Por jo qe dialektet te marren si ane negative dhe te zhduken, duke u munduar per ta futur nje gjuhe unike. SIpas meje ky do ishte mekati me i madh qe mund te behet, duke zhdukur dicka autoktone, e zevendesuar me dicka qe eshte thjeshte artificiale, dhe qe sherben vetem per komunikim mbarekombetare.
    Le ta ruajme gjuhen letrare si "syte e ballit", po jo te humbim ate qe eshte e jona.
    Me te vertete nuk jam nga ata qe bejne ndarje, perkurndrazi jam mese dakord qe gjuha shqipe letrare, te jete unike c“do ku, po paralelisht mos te humben dialektet.

    Le te zhduken paragjykimet ndaj dialekteve....

    Ju pershendes dhe suksese metutje
    Bregu
    "JAU LAQA DITEN E LUME" = " paqit nje dite te lumtur!"
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  13. #-7
    i/e regjistruar Maska e bregu26
    Anėtarėsuar
    23-01-2004
    Vendndodhja
    Munih, Gjermani
    Postime
    136
    Citim Postuar mė parė nga Piranha
    Bregu26 Kjo Teme Eshte Shume E Bukur Dhe Sic E Ke Thene Edhe Vete Dialektet Jane Pasuri E Nje Kombi...ato Perbejne Kulturen E Nje Populli Dhe Traditat E Tij... Vete Personalisht Jam Nga Berati(shqiperi) Dhe Flas Gjithmone Ne Gjuhen Letrare...ti Me Lart Ke Thene Qe Duke Folur Ne Dialekt Thyen Akullin Me Bashkebiseduesin Por Nqs Me Flet Mua Me Dialektin Tend Une Nuk Te Kuptoj Dhe Normalisht Ti Jo Akull Qe Nuk Thyen Por Ne Te Dy S'kemi Per Tu Marre Vesh Fare.... Gjithsesi Do Te Me Pelqente Te Mesoja Shume Dialekte Te Ndryshme.... Nje Pjese Te Madhe Te Tyre I Kuptoj Por Nuk I Flas Rrjedhshem....gjithe Te Mirat....tung...
    Pershendetje Piranha,

    ... dhe prap se prap thyhet akulli!...
    Po te them kete nga pervoja.
    Qekur jetoi ne Gjermani, kam patur kontakte me shume shqipetare nga te gjitha trojet tona.
    Kur un filloj te flas me ty, qe je nga Berati, dhe ne nuk kuptohemi menjehere, se flasim dy dialekte te ndryshme ( e zeme se secili nga ne flet ne dialektin e vet), ne mundohemi ta kuptojme njeri tjetrin, duke bere pyetje, krahasime etj, dhe automatikisht biseda behet me e ngrohte dhe humbe ate formalitetin e saj.
    Un ne kete menyre kam njohur edhe te dashuren time (ajo eshte nga Tirana un nga Decani), qe filluam te diskutonim se si si thuhet nje fjale....
    Fol gjuhen letrare, pa futur gjera dialektore per te komunikuar me te tjeret, jam dakord, po mos fol gjuhen letrare vetem per ta zhdukur dialektin qe ke.
    Te uroj nje dite te mire dhe suksese ne te mesuarit e dialekteve, ( po te premtoj se do te jete kenaqsi e veqante per ty, sidomos krahasimet e fjalve)
    Bregu
    isha, erdha dhe do te jem!!!

  14. #-6
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Dialektet janė pasuri e ēdo gjuhe. Sa mė shumė dialekte - aq mė e pasur gjuha. Mendoj se gjuhėn letrare e kanė njėsuar njerėz me autoritet dhe atė duhet ta respektojmė deri nė fund derisa njerėz tė tjerė autoritativė ta ndryshojnė atė. Janė tė ēuditshme tendencat e disave qė ta bėjnė njė dialekt tė caktuar si gjuhė letrare dhe tė pėrdorur nė mediume, institucione etj. etj.
    Unė pėr veten time e flas dialektin geg me elemente letrare qė mė imponohen nga mėnyra e mėsimit nė shkollė dhe shumė faktorė tė tjerė, por kur shkruaj dhe nėse vjen puna tė flas diku ku ka publik dhe para kamerave apo tė ngjashme e harroj gjuhėn qė flas dhe i pėrqendrohem plotėsisht gjuhės sė njėsuar letrare.
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

  15. #-5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nuk e kuptoj pse duhet te ekzistoj sontazhi perderisa biem ndakort qe dhe letrarja dhe dialekti jane te rendesishme?

    Nejse, per vete besoj se qe te dyja kane rendesi te madhe gjuhesore, sigurisht nga aspekte te ndryshme. Por, roli i gjuhes letrare eshte "rol i shenjte" sepse ruan imunitetin e nje kombi. Ajo qe do ishte mire te behej eshte qe te pasurojme letraren me shprehje dialektike - sic bene gjuhetaret gjate Komunizmit, sigurisht ata vepruan ne favor te Toskerishtes - duke ulur keshtu nevojen e huazimit nga gjuhe te tjera dhe duke i dhene me shume larmi Shqipes. flm

  16. #-4
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anėtarėsuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    2,636
    Edhe unė Piranha e hetova se po shkruan bukur, por nuk e kuptoj se ē'tė duhet ajo qė ēdo fjalė ta fillosh me shkronjė tė madhe? Kurse nė fund the "tung" me tė vogėl!!! Gjithashtu nė brendi ku tė gjitha fjalėt e tjera ishin me shkronjė tė madhe - emrin e atdheut Shqipėri e bėre me tė vogėl!!!
    Kodi:
    Eja ta bėjmė bashkė njė anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetė 

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •