Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Melhemi vullnetar

    I fituari

    (Me mirėnjohje tė thellė pėr George Orwell)

    Dhe hije shtrihen mbi mendjen tėnde, ti nuk di ē'tė bėsh pėrpos tė kthesh kokėn majtas e djathtas nė kėrkim tė syve qė kėrkojnė tė tė fiksojnė. Deri nė ēmendje. Pastaj kur veten e ke parė me sytė e tė tjerėve, kur je shtrėnguar tė mbyllesh nė brendi pėr tė ruajtur tė paktėn intimitetin nga pangopėsia e syve tė huaj, kupton, se gjithēka ėshtė e kotė; momenti mė i lumtur ėshtė ai i njohjes sė forcės kontrolluese mbi ty dhe i pranimit, se ajo aty do tė jetė nė njė formė apo nė njė tjetėr, megjithė denoncimin tėnd. Por nuk duhet tė kėnaqesh me kėtė njohje qė tė kalon nga gjendja e frikės nėn pėrgjimin nė atė tė ēlirimit nga mania e persekutimit. Dil pėrpara „vėllezėrve tė mėdhenj“ e thirrju mesa ke nė kokė: E di qė jeni aty, e aty do tė mbeteni. Frikė prej jush s'kam, lepuj fushash tė ajėrta, trajta tė pashquara me fytyrėn e mbuluar me cohė lėkure tė shformueshme. Tė tillė do tė mbeteni nė njė jetė dyngjyrėshe, tė bardhė e tė zezė, me detyrimin e ndėrhyrjes nė ylberin e ndjenjave dhe mendimeve pėr t’i cėnuar, gjymtuar, shkatėrruar nė shėrbim tė shtrimit e kultivimit tė njė shoqėrie, ku e dėmshmja ndahet me thikė nga e dobishmja, viktima tė njė pushteti qė qėndron mbi ju, idesė vete, pavarėsisht se sjellės nė jetė tė idesė mund tė keni qenė ju vetė. Rrjeta e merimangės ju ngėrthen edhe ju dikur e nė pėrpjekje pėr t’u shqitur prej saj lėkurėt ju ēirren njėra pas tjetrės e dikur mbeteni vetėm ju dhe mungesa, mungesa e lirisė, e shpirtit, identitetit.
    A duhet tė kem mėshirė pėr ju “vėllezėr tė mėdhenj”, qeniet qė sikurse unė do tė bini dikur nė rrjetėn e idesė (pastė ajo cfarėdo emri tė ndėrlikuar apo tė thjeshte, qoftė e thurur ajo nė formė shkronjore nė faqet e nje libri apo nė fytyrat e njerėzve qė u gjymtuan prej jush e ndoshta gjenden nėn tokė), pėr ju merimangat e vockla punėtore?
    Pėr merimangat thonė se janė tė shenjta. Duke u nisur ndoshta nga kjo e thėnė, nuk kam guxuar tė vras ndonjė deri mė sot, dikur madje kam provuar tė mbaja njė merimangė si kafshė shtėpiake (pavarėsisht se mundi mė deshtoi, sepse harrova ta ushqej). Rrjetat e tyre kanė magjinė e tė pashpjegueshmes, qė vendos tė lidhė me njė fill qoshe jete, teksa pėrkund kokrriza pluhuri e rreze drite qė i bien pėrmbi. Si vrojtuese magjish nuk e kam me dėshirė zhdukjen e tyre, megjithatė tė ulem t'i studioj nuk kam mundur akoma. Ose mė mirė tė themi e kam shtyrė pėr njė kohė tė pacaktuar. Ashtu siē duket mė ndodh dhe me pėrpjekjen e studimit qė ju kushtohet juve, „vėllezėr tė mėdhenj“. Por mė shumė se pėr studim, prania juaj jo e magjishme (sepse vjen si pasojė e njė procesi mendimi) ka nevojė pėr jetėn e njė fshese qė tė ketė forcėn tė ngrihet, kur ju mundoheni tė na zini dritėn e tė na shuani frymėn. E mė e fuqishmja fshese mbi rrjetėn tuaj ėshtė jeta vetė; sado tė mundoheni ta rrjetėzoni atė, ajo do tė vazhdojė tė mos vdesė.
    Pėr aq kohė sa tė kem gjuhėn mjet nė mendjen time, pėr mua ju do tė mbeteni thjesht thurės tė nėnshtruar. E nėse dilni mbi Zotin (a natyrėn pėr jo-besimtarėt) e arrini tė ma shuani kėtė frymė qė mė fal lirinė? Nuk ka gjė vėllezėr tė shtrenjtė, mė sė shumti do tė vdes, me dijeninė shpresėplotė, se me fundin tim do t’ju duhet tė vdisni edhe vetė.



    ===

    Me pare ne "Natori i persiatjeve" .... Nderim per nismetarin e temes se parapermendur. Ftohen qe ecurine e saj ta ndjekin te gjithe ata qe do te ndalen dhe ne kete teme.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    (nga "Eksperimente me heshtjen")

    Tė qeshėsh a tė qash


    Vėlla i dashur, kur me fjalė ndodh tė vrasim,
    Kur mėrzisė sė ditėve zemrat i zbrazim,
    Pa kuptuar nė fund, pėrballė njėri-tjetrit presim.

    Tė qeshėsh a tė qash, pėr njėri-tjetrin frymė e gjak.
    I falur je pėr gjithēka sot e nė mote tė vijė,
    Vėlla i dashur, pėr ty do tė flijohesha me shpirt.



    Mbėrthyer tė dy nė njė dhomė ku njė film gėzon,
    Nė ekranin e atij qe njerėzit budallalleps thonė.
    “Dikush qė nga larg po na sheh”, me vjen zėri nė vesh,
    “E vetme s’qenkam me tė tilla mendime”, me zė tė lartė qesh.
    Sa mirė kur nė hapėsirėn miliardėshe aq i vogėl je,
    Sa nė flagrancė private s’kujtohet kush tė tė gozhdojė,
    A veē varfėri prej burracakėsh kjo qė shpirtin ta pushton?
    Ngujuar tė mėdhenjtė nėse kėtė ide fikse e ēojnė nė kokė,
    A ndoshta hiē s’e vrasin mendjen, se ka tė tjerė pafund,
    Qė pėr flagrancat e tyre u duhet tė heqin mund.
    Big Brother*, gjigand i satelitėve qė ndrisin frikėn si kometė,
    Do tė biesh ti, a pa pėrjashtime veten ta ngujojmė pėrjetė?



    Tė qeshėsh a tė qash,
    Tė mbyllėsh gojėn a tė shpėrthesh nė maraz,
    Mė e lehtė sytė drejt ekranit t’i mbash.

    Ēudi, dhe bijė e vetme tė ndodhė tė jesh,
    e sigurtė se me mijėra Big Brothers**,
    i ke pas vetes duke tė ndjekur nė jetė.



    *Big Brother - Vėlla i Madh
    **Big Brothers - Vėllezėr tė Mėdhenj



    (Qershor 2003)

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E ardhme e shkruar me gėrma te vogla

    Kritiku B.B. kish marrė nė dorė veprėn mė tė re tė shkrimtarit tė pėrfolur I.K. Ishte nė njė ankth tė madh. A do tė arrinte t’i gjente dhe t’i dėnonte siē duhej tė gjithė gabimet ideologjike brenda saj? I kish lexuar dhe stėrlexuar teoritė mbi surrealizmin, ekzistencializmin e gjithė rrymat e tjera, nė tė cilat ky shkrimtar pėrflitej se notonte, madje kish nisur tė shihte ėndrra me trajta tė pashquara qė shpreheshin nė figura letrare, ku ai ish i detyruar tė ndėrhynte nė ēdo rast dhe tė gjente, se cilės rrymė i pėrkiste cila figurė dhe se cili duhet tė ishte qėndrimi mė i rreptė ideologjik ndaj secilės prej tyre. Zgjohej dhe ēante errėsirėn me fjalė qė tmerronin tė shoqen qė i rrinte shtrirė pėrbri. Ajo ēohej pastaj tė fliste me tė. "Do tė bėhem i madh, do tė bėhem i madh. Do tė kenė fund njė ditė kėto ėndrra”, ishin fjalėt qė pėrsėriste nė mėnyrė tė ngjashme pėr ēdo natė, por tė shoqes nuk guxonte t’i tregonte, se pėr ēfarė ėndrrash bėhej fjalė. Babai i saj ishte kuadėr i lartė i komitetit ekzekutiv dhe ai dyshonte, se ajo do tė shkonte t'i tregonte gjithēka, me dėshirėn ndoshta pėr ta hequr qafe. Ajo nuk e kish dashur ndonjėherė, martesa e tyre kishte ndodhur si pasojė e njė marrėveshjeje mes familjeve tė tė dyve dhe pikėrisht duke u nisur nga kjo mungesė dashurie, ai kishte frikė se ajo do ta spiunonte dhe kushedi se si do tė shkonin punėt mė pas.
    Ishte i lumtur qė nuk fliste nė gjumė. Ia kishte thėnė ajo dhe miq tė vet nė kohėn, kur ishte student e jetonte nė konvikt. Tė paktėn kėshtu nuk e tradhėtonte veten.
    Ndėrkohė qė e shoqja ish ngritur dhe kish ndezur dritėn e abazhurit, ai qėndronte ulur, i mbuluar me kuvertėn e rėndė qė ia kishte sjellė i vjehrri nga jashtė dhe i ish kthyer ankthit tė vet, a do tė arrinte t’i gjente dhe t’i dėnonte siē duhej tė gjithė gabimet ideologjike brenda veprės mė tė re tė I.K. Pėrpara i qėndronte e ardhmja dhe suksesi qė do tė kishte nė ēdo drejtim, ndonjė specializim jashtė shtetit dhe femra pėrqark qė do tė punonin me tė. Do tė kishte mundėsinė tė kompensonte dhe tė ftohtin qė ndjente pėr ēdo herė qė gjendej vetėm nė praninė e bashkėshortes sė vet. Iu kujtua urrejtja e pėrcjellė nga I.K. nė faqet e romanit "Dimri" pėr punen e kritikut nė shtetin socialist shqiptar. „Ke pėr ta parė o I.K.! Do ma dėgjosh emrin!“, tha me vete, ndėrsa e shoqja pasi e pa tė qetėsohej disi nė fytyrė, mbylli sėrish abazhurin dhe u shtri pranė tij pa u ndjerė.



    (Me perjashtim te pak permiresimeve, te cilat u bene sot shkrimi mbetet po ai qe e solla dje ne enciklopedine ..... duke u nisur nga shkrimi me germa te medha qe ka sjelle DD ne temen "pjese nga dosja K")

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Melhemi vullnetar

    Sot ishte rradha ime pėr ta fituar llotarinė. Sa mirė qė na ra nė prag tė vitit tė ri. Do tė kemi mundėsine t'i blejmė fėmijve nga njė lodėr, Adria ka muaj qė mė lutet pėr t'i blerė njė kukull e mė vjen keq qė pėr ditėlindje nuk ia blemė dot, kurse Joni e di qė dėshiron me zemėr njė top, por ashtu i mbyllur siē ėshtė nė vete e kursimtar sikur tė ish njė kurnac i regjur, nuk e thotė me zė. Po e kam parė si i ndrisin sytė kur sheh topin e shokut tė vet Erionit. Erionin madje siē e kam parė ndonjėherė kur dal nė ballkon pėr tė kontrolluar fėmijėt se ē'bėjnė e fusin nė lojė dhe mė tė mėdhenjtė, sepse ai iu sjell topin me vete. E ka babanė polic dhe ai i ka thėnė Jonit, se topin ia ka sjellė dhuratė njė shoku i babit. Po, po, patjetėr njė shok. Tė keqen mami, e shoh kur rri aty mėnjanė bashkė me tre shokė tė tjerė e sheh me zili Erionin se si luan. Po ai nuk di tė luajė fare, kėshtu qė nė fushė e sheh gjithnjė si njė shtesė tė panevojshme. Joni me shokėt e vet qeshin teksa e shohin, por nuk e di se nga e kane gjetur atė pjekuri sa asnjėri nuk e tall Erionin pas lojės. Ndoshta iu duket si pėr gjynah, se ėshtė shumė i dobėt. Eh, bir i dashur, qė s’kam mundėsi tė tė jap mė shumė. Mė dėgjon teksa ia them kėto dhe mė pyet, se ēfarė lojėrash kemi bėrė kur kam qenė unė e vogėl. Mezi pret qė tė vijnė ēaste tė tillė, kur gjendet dhe i ati dhe unė aty pranė e nis na pyet tė dyve. Nuk e di djalka im sesa mė tė vėshtirė e kemi pasur ne fėmijėrinė e as nuk guxojmė t'ia themi, se mos e tregon padashje, kur ėshtė mes shokėsh dhe e merr vesh ndonjė prind i tyre se si e edukojmė ne fėmijėn. Ndodh qė bien nė veshėt e ndonjė operativi lagjeje e pastaj tė na hapet ndonjė telash mė i madh. Ime bijė, Adria, bėri njė gabim tė tillė para ca kohėsh. Kemi vėnė njė antenė dhome, kanoēe sic njihet sė fundmi mes njerėzve dhe me tė arrijmė tė shohim programin e kanalit tė parė shtetėror tė Italisė. Adria u kėnaq. Ka filluar tė mesojė italisht prej filmave vizatimorė, ashtu pak fjalė deri tani, po kur ia thotė tė atit, ai qesh me shpirt dhe i thotė: Tė keqen babi, talent je pėr gjuhė. E ajo nė vazhdim qesh akoma mė shume dhe e pėrqafon fort. Sa tė mire janė fėmijėt, njė fjalė tė mire t'iu thuash ta kthejnė kėnaqėsinė tė shumėfishuar. E di qė duhet t’i shijoj tani sa janė tė vegjėl, se kur tė rriten e di qė mendtė do t'u lodrojnė nė lėndina tė tjera e jo nė kėtė qė bashkė me Uranin po iu qėndisim me mund. Paēin fat mė tė mirė se ē'e patėm ne. E kėshtu Adria njė ditė prej ditėsh teksa po luante me shoqet me litar, mė degjoi tek po e thėrrisja nga ballkoni. Hajde shpejt nė shtėpi se filluan filmat vizatimorė. Ishte ora gjashtė e gjysėm pasdite, kohė nė tė cilėn nė televizionin tonė kishte filluar njė film qė asaj i pėlqente shumė, me ujkun piktor dhe demin e ngratė. Adria imitonte pas ujkut, pa brirė ti je mbret, pa brirė, ti je pasha, pa brirė ėshtė dhe moda dhe qeshte me zė tė lartė. Kur kishte dalė nga rradha e vet, (po luanin lokomotivėn me vagonat) pyeti mesa zė kishte nė fyt, O ma, po ku janė filmat, tek Kavaja? Mua mė iku gjaku. Nė ballkone mund tė ishin tė gjitha plakat e shkallės sonė dhe ato tė shkallės ngjitur, tė gjitha pothuajse me burrat oficerė, apo oficerė nė pension. Dilnin pėr tė pirė kafenė e mbasdites duke pasur si muzikė nė sfond britmat e fėmijėve qė luanin para pallatit. Ato me siguri e kishin dėgjuar tė gjitha. Adriės i kishim thėnė se stacioni ku shihte filmat nė italisht ishte Kavaja e pėr gjuhen nuk i tregonim sesi quhej. Lije lojėn dhe hajde shpejt lart, dėgjon ēfarė po tė them, i bėrtita nga lart. O ma po ēfarė filmi ėshtė, pėrsėriste ajo gjithė naze. Brenda dy minutash ishte ngjitur lart dhe teksa po i hapja derėn, njė shuplake u pėrplas mbi fytyrėn e saj tė skuqur nga dielli. Ajo shpertheu nė tė qara e vrapoi nė dhome, zhyti kokėn nė jastėk dhe dėneste pa pushim. M'u dhimbs shumė e desha t'i qėlloja edhe vetes, por, o Zot qė nuk ta them dot emrin, si mundesha t'i shpjegoja se ēfarė kishte bėrė. Duhej tė rritej edhe pak, pa t'i flisja mė gjerė e t'i kėrkoja falje. Aty pėr aty m'u desh tė vazhdoja me tonin e ashpėr. Sa herė tė kemi thėnė bashkė me babin, qė mos ta pėrmendėsh me zė tė lartė qė sheh filma tek Kavaja, sa herė? Askush nuk duhet ta dijė. Po mė pyesin shoqet o mami, tha ajo me zėrin e mbytur nga pėrplasja me jastėkun e me trupin qė kish filluar t'i dridhej nga lemza. Mos i trego fare qė sheh filma vizatimorė, mos i trego fare, asgjė. Eshtė sekreti ynė. Ajo ngriti kokėn dhe me sytė qė i shkėlqenin mė tha: Sekret? Sekret mami? Ajo e dinte qė fjala sekret ishte shumė e madhe, pa e kuptuar se ē'fshihej pas saj. Pėr kokėn e babit, mė tha, qė nuk do t'i them mė asnjė njeriu. Unė u ula pranė saj dhe ajo m'u hodh nė qafė e mė kėrkoi falje. Teksa i fshija me ngadalė lotėt nga sytė e bukur, mendoja sesi po e edukonim kėtė vajzė, tė ruhej vetė e tė na ruante dhe ne nga e keqja qė pa mbushur akoma shtatė vjeē dhe mbi tė gjitha pa e ditur se cila ishte e keqja. Solla dhe njėherė ndėrmend benė dhe qesha me vete, edhe benė e bėn ashtu siē ia kemi mėsuar bashkė me Uranin, ndėrkohė qė shoqet e veta tė pallatit bėnin be Pėr ideal tė Partisė. Degjo dhe njė gjė tė keqen mami, i thashė nė fund. Nesėr kur tė dalėsh tė luash prapė me shoqet, do t'u thuash qė Kavajėn nuk na e kap mė televizori. U prish dhe ne tani shohim vetėm Tiranėn. Mirė mami, tha Adria duke qeshur, Kavajėn nuk na e kap mė. Ia putha sytė dhe e mora nė krahė pėr tė shkuar nė kuzhinė. Nuk kam marrė akoma ndonjė vėrejtje prej ndonjėrės prej plakave. Arsyet qė mė vijnė ndėrmend pėr kėtė janė disa, po tani po kthehem edhe njėherė tek pikėnisja, llotaria.
    Nė zyrė kemi pesė vjet qė e zhvillojmė llotarinė. Jemi 6 punonjės dhe pėr ēdo tre muaj vendosim nga dymijė lekė tė vjetra nė njė arkė tė pėrbashkėt. Nė fund tė ēdo gjashtėmujori paratė e mbledhura (2 mijė lekė pėr shoq nė ēdo tre muaj * 2 tremujorė * 6 persona = 24 mijė lekė tė vjetra nė ēdo gjashtė muaj) i jepen njėrit prej nesh. E kam harruar tani se kush e ka patur radhėn i pari, por kemi zgjedhur fundin e qershorit dhe fundin e dhjetorit, pėrpara sezonit tė plazhit e para Vitit tė Ri, qė tė paktėn njėri prej nesh tė ketė fatin tė pėrballojė shpenzimet e plazhit (nėse merr fletė autorizimi), apo ato te festės sė fundvitit. Urani qesh me fjalėn qė kemi gjetur (a thua se e kemi gjetur ne vėrtet) pėr ta cilėsuar kėtė lėvizje parash me rotacion, llotari. Ēfarė do tė thotė llotari e dashur, mė pėshpėrit nė vesh, kur jemi vetėm. Melhem vullnetar pėr varfėrinė tonė Uran, ia kthej dhe unė me pėshpėrimė. Sa e gjatėėėėė, thotė dhe qesh me zė….Shshshsh, i them unė, se do ta shkurtojnė gjuhėn e bashkė me tė dhe jetėn tonė. I vendos gishtat mbi buzė dhe ai m'i puth lehtaz. Fėmijėt nuk janė nė shtepi, pėrndryshe asnjė pipėtime nga kėto qė na shpėtuan, nuk do tė ishte ndjerė. Njėri nė kolltuk e tjetri nė divan do tė kishim folur pėr punėn, punėt e shtėpisė, shkollėn e Adrias, ditėn e Jonit nė kopsht e njerėzit e fisit. Do tė plotėsonim tablonė e familjes sė lumtur nė realizmin socialist. Na kanė kthyer nė robotė o Zot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 06-07-2004 mė 14:00

Tema tė Ngjashme

  1. Vullnetar grek me sėrbėt ne Luftėn e Kosoves
    Nga Iliriani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 15:31
  2. Emigrantėt, 9 kushtet pėr tė pėrfituar pension
    Nga Albo nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 16:06
  3. Shoqata e sherbimit vullnetar Albamyriam
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 18:30
  4. Trupat Amerikane tė Paqės - Korpusi Vullnetar, rikthehen nė Shqipėri
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 03:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •