Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Plani grek për celularin e Kosovës

    Gjergj Buxhuku - 21/05/2004

    Plani grek për celularin e Kosovës

    Skema e suksesshme e kapjes së ekonomisë shqiptare nga kapitali grek në fillim të viteve 90 dhe në vazhdim ka treguar se mund të përdoret me të njëjtin efikasitet edhe në Kosovë


    Shumë pak në Shqipëri janë në dijeni të faktit se në procesin e licensimit të operatorit të dytë celular në Kosovë janë përfshirë edhe dy kompani të ashtuquajtura shqiptare. Themi të ashtuquajtura sepse të gjithë në Shqipëri, i madh dhe i vogël, e dinë se AMC dhe Vodafon janë të regjistruara si subjekte shqiptare, por në fakt kanë lidhje të pastra varësie aksionere nga mëmat e tyre greke. Nëse do të ishte ndryshe, pa dyshim që mediat tona do të buçisnin me të drejtë nga pjesëmarrja e biznesit shqiptar në marrjen e një të drejte të rëndësishme tregtare siç është celulari. Por, si për të treguar se gjithë kjo histori nuk vjen erë të mirë, vetëm heshtet nga këto kompani që nuk lënë rast pa humbur për të reklamuar deri në marrje kredie për qejfin e tyre. Mbase një plan i përgatitur mirë nga aleanca e vjetër dhe e re greko-serbe nuk është i interesuar për të bërë me dije opinionin e ndjeshëm publik kosovar nga pjesëmarrja e kapitalit grek në mënyrë të tërthortë në privatizimet strategjike. Sa për planin që do të përdoret, nuk asnjë problem. Ai është i përpunuar me kohë. Rasti i kapjes së ekonomisë shqiptare dhe sidomos të telefonisë celulare nga oligarkia greke është i gatshëm dhe i testuar për suksesin e tij të jashtëzakonshëm. Kuptohet në favor të grekëve dhe në dëm të shqiptarëve. Plani grek për kapjen e celularit të Kosovës ka mbi të gjitha ngarkesë të fuqishme politike dhe gjeostrategjike.
    Beteja moderne për Kosovën ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të vendoset praktikisht në fushën ekonomike. Dhe kjo do të thotë se epërsitë politike aktuale të shqiptarëve janë kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për të fituar betejën shekullore. Serbia nga ana e saj e ka të qartë se në mënyrë të drejtpërdrejtë kapitali serb e ka të pamundur të futet në Kosovë, duke parë ngarkesën e jashtëzakonshme negative psikologjike të popullsisë shqiptare kundër tyre. Për këtë qëllim ka filluar të aktivizohet futja në Kosovë nëpërmjet të tretëve, ku një rol të rëndësishëm ka rrjeti greko-shqiptar. Skema e suksesshme e kapjes së ekonomisë shqiptare nga kapitali grek në fillim të viteve 90 dhe në vazhdim ka treguar se mund të përdoret me të njëjtin efikasitet edhe në Kosovë. Greqia nga ana e saj është absolutisht e interesuar të fusë nën hegjemoninë e saj ekonomike dhe politike gjithë Ballkanin pa përjashtim.
    Në rastin e Shqipërisë ishin fillimisht përfaqësuesit e minoritetit grek që u stimuluan me kapital financiar dhe ekskluzivitete tregtare nga Greqia dhe duke shfrytëzuar anarkinë, varfërinë dhe mungesën e eksperiencës shqiptare kapën hap pas hapi të gjithë sektorët jetikë ekonomikë të Shqipërise. Rritja e fuqisë ekonomike të tyre natyrshëm bëri që ata të krijonin rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe ortakëve të tyre shqiptarë, duke kontrolluar aktualisht përveç monopoleve në degë strategjike të ekonomisë edhe pjesë të mëdha të politikës dhe medias vendase. Pa diskutim të tilla do të jenë pasojat edhe për Kosovën nëse përsëritet çka ka ndodhur në Shqipëri. Skema, njerëzit dhe lidhjet e mësipërme kanë filluar të aktivizohen në Kosovë, duke shërbyer si kanale të mirëfillta për pompimin e kapitalit serbo-grek. Emisarë greko-shqiptarë, që në fillimet e çlirimit të Kosovës nga trupat serbe dhe sidomos kohët e fundit, janë aktive në biznesin kosovar. Me skemë standarde pushtimi të pastër, duke filluar nga degë jo të rëndësishme kryesisht të sektorit tregtar, interesi i tyre ka filluar të përqendrohet në sektorët strategjikë të ekonomisë kosovare.
    Rasti i fundit i pjesëmarrjes së AMC/Cosmotea dhe Vodafon -Albania/Panafon në tenderin ndërkombëtar për licensën e dytë celulare flet qartë për sa më sipër. Kapitali financiar serbo -grek, që është paracaktuar të përdoret për kapjen e ekonomisë kosovare, në një masë të madhe u përket njerëzve të Milosheviçit, depozituar në bankat qipriote ose greke dhe është akumuluar gjatë periudhës së pushtetit të tij. Për sa u përket kompanive greko-shqiptare të celularit vihen në dispozicion të planit kapitale jashtëzakonisht të mëdha nga fitimet prej pothuaj 1 miliard eurosh që janë akumuluar nga grabitja e pamëshirshme që u është bërë dhe u bëhet çdo ditë qytetarëve shqiptarë. Në planin e tyre do të shfrytëzohet në një masë të madhe edhe korrupsioni dhe interesat politike të përfaqësuesve të vendeve të caktuara në administratën e UNMIK-ut. Tashmë ata janë plotësisht të përgatitur për të marrë pjesë në privatizimet strategjike kosovare. Ngjarja më e freskët, megjithëse e dështuar, ishte përpjekja për të marrë me anë të të tretëve licensën ekskluzive të organizimit të transportit ajror kosovar.
    Pra, me një goditje të mirorganizuar nëse për kapjen e ekonomisë të Shqipërisë u përdorën kryesisht elementë të minoritetit grek, në Kosovë po përdoren subjekte tregtare greke të regjistruara në Shqipëri si subjekte shqiptare. Kolona e pestë greke kësaj radhe në Kosovë mundohet të shfrytëzojë maskimin me simbolet kuqezi të fasadës së saj për të anashkaluar kundërshtimin e pakompromis që kosovarët kanë ndaj grekëve. Kundërshtim që i ka rrënjët në aleancat me rrënjë historike greko-serbe, që në masë të madhe janë shkarkuar ndaj shqiptarëve në shekuj. Opinioni publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm në marrjen e vendimeve politike. Sepse dihet që në thelb leja e hyrjes në tregjet strategjike ekonomike është vetëm vendim politik. Me përjashtim të Shqipërisë, këtë rregull e di dhe e zbaton gjithë bota. Ne po vuajmë pasojat e dritëshkurtësisë sonë. Urojmë dhe shpresojmë që Kosova të ketë mësuar nga gabimi ynë!


    marrë nga biznesi.com

    Jemi të sigurtë që shqiptarët në Kosovë nuk bëjnë gabime të tilla dhe grekët nuk kanë shansa të fitojnë në këtë tender.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dodon,

    nuk eshte ceshtje gabimi, eshte ceshtje blerje apo mosblerje. Blihen politikanet vendimmarres ne Kosove ashtu sic kane deshmuar se blihen ata ne Shqiperi? Nese jo (pra nese nuk blihen), Kosova ka shpetuar.

    Kam nje pyetje, kush do te marre pjese ne kete tender pervec dy shoqerive greke?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Ky eshte mednimi dhe ideja e mikut te Shqipetareve ne Shqiperi dhe politikajve aktual dhe te mehershem shqipetar ne Shqiperi dhe ne vet Kosoven.



    GREQI, Karamanlis: Greqia kundër ndryshimit të kufijve për shkak të Kosovës


    WASHINGTON (21 Maj) - Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis ka deklaruar sot në Uashington se në bisedat me Bushin janë shprehur për mosndryshim të kufijve për shkak të Kosovës, dhe se të dy janë të shqetësuar për shkak të situatës së atjeshme. "Konsideroj se shqetësimi për shkak të Kosovës është i përbashkët, ndërsa qëndrimi ynë - i parashtruar edhe sot (para Bushit) - është se zhvillimi i situatës në asnjë mënyrë nuk guxon të rezultojë me ndryshim të kufijve", tha Karamanlisi në konferencën e sotme për. Karamanlis është shprehur për përkrahje në mënyrë aktive ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta përforcojnë demokracinë. Sipas tij, Ballkanit Perëndimor i nevojitet edhe një përkrahje ekonomike". Kryeministri grek forcave zyrtare amerikane u ka thënë se "duhet të mbetet e hapur perspektiva që të gjitha vendet në fund duhet të përfshihen në familjen më të gjerë evropiane, që për Bullgarinë dhe Rumaninë tashmë ka filluar, por këtë e duam edhe për vendet tjera të Ballkanit, gjithësesi me kusht të arsyeshëm që ato gradualisht ti plotësojnë kriteret për këtë". Tema të bisedimeve me Bushin, nënkryetarin Dik Çejni dhe përfaqësuesit e Kongresit të SHBA-ve kanë qene edhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe lidhur me këtë siguria e Olimpiadës që gjatë kësaj vere duhet të mbahet në Athinë. bm/bm (BalkanWeb)

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Dodon,

    nuk eshte ceshtje gabimi, eshte ceshtje blerje apo mosblerje. Blihen politikanet vendimmarres ne Kosove ashtu sic kane deshmuar se blihen ata ne Shqiperi? Nese jo (pra nese nuk blihen), Kosova ka shpetuar.

    Kam nje pyetje, kush do te marre pjese ne kete tender pervec dy shoqerive greke?

    Në Kosovë ata politikanë që kanë qenë në gjendje të shesin interesat kombëtare (edhe pse këtu kanë qenë të paktë, sepse thënia se Kosova është djepi i shqiptarizmës jo kot është thënë) ose janë vrarë ose sot i ke rrugëve të Beogradit.
    Sot, në Kosovë klasa politike pamvarësisht problemeve ndërpartiake që mund të kenë ( probleme të tilla kemi në çdo vend demokratik ) është shumë e mirë për kah ana atdhetare e bile edhe për shumë gjëra tjera si psh. kurrë nuk kemi probleme me zgjedhjet e shumë tjera që besoj i dijmë të gjithë.

    Në këtë tender marrin pjesë shumë kompani të huaja përveç atyre dy kompanive greke që kanë ardh me flamur shqiptar, dhe ato edhe sikur të mos ishte fakti që janë greke nuk kanë shansa ta fitojnë tenderin sepse ka kompani shumë më të forta e më të mira shikuar nga çfarëdo aspekt që janë duke marrë pjesë në këtë tender. Pra, nuk kanë shansa as teorike që ta fitojnë këtë tender këto kompani të fëlliqura.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 21-05-2004 më 20:49
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    dodon, panafon nuk egziston me. emri vodafon-panafon mbahet thjesht per arsye simbolike ne greqi. vodafone hellas varet direkt nga Londra. vodafone international. ka mbi 90 % te aksioneve dhe grupi entrp. Kokkalis ( ex-panafon, intrasoft, intracom & co) ka nen 2% te aksionve. arsyeja? e thjeshte : nje nga deget me fitimprurese kalon direkt nen kotrollin e kompanise meme.
    grupi ote/cosmote ja beri m.. kolones se 5 a te 6 ne Rumani dhe akoma qajne dhe kerkojne menyra si te terhiqen nga Rom-Telecom. arsyeja? prape e thjeshte: nuk ka $.

    une jam dakord me ate qe shkruan dita, pressionet ekonomike, mbas te cilave mund te fshihen shume te tjera, gjithmone kane egzistuar dhe do egzistojne. ata qe u behen ky presion duhet te shikohen. po TIM merr pjese? ishalla e merr TIM se jane top techonology, pavaresisht se i ka mbytur vodafone. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Tenderin le ta fitoj ai qe ka me shume pare. Akoma so kompani gabelash e, a ka pare, bujrum, grek, kinez, pakistanez a eskimez. Ne shqiptaret po pame origjinen e kompanive nen prizmin injorant te nacionalizmit do ngelemi brekgris sic kena qen gjith jeten.

  7. #7
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Eshte utopi ajo qe thote Karamanlis.....Kohet ndryshojne por zakonet nuk harrohen dhe nuk eshte ndojne cudi qe kombet te perplasen perseri..te zhduken...ose te zvogelohen....Nuk mund te bashkejetoje qeni me lepurin....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •