Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Simone De Beauvoir (Gruaja: Miti dhe Realiteti)

    Pjesa me poshte eshte pershtatur nga "Nje Bote Idesh: Feminizmi" Simone De Beauvoir, Femra: Miti dhe Realiteti. L.A. Jacubus.

    Simone De Beauvoir (1908-1986)

    Nje nga femrat intelektuale me te rendesishme te Frances se pasluftes, Simone de Beauvoir shquhet kryesisht ne fushen e filozofise. Simone jetoi per nje kohe te gjate me Jean-Paul Sartre, filozofin ekzistencialist me te shquar francez. Se bashku, ky ēift leftist perbente imazhin ideal te ēiftit ne syte e shume intelektualeve, dhe vetem kohet e fundit studimet biografike kane demonstruar se lidhja e tyre nuk ishte aspak e tille.

    Vepra me e njohur e De Beauvoir, Seksi i Dyte (Le Deuxieme Sexe) botuar ne 1949, eshte cilesuar nga shume kritike si libri qe inaguroi levizjen feministe te kohes moderne. Seksi i Dyte eshte puna e nje mendje brilante qe shquhet per mprehtesi ne disiplina te tilla si filozofia, psikologjia, ekonomia dhe historia. Ne kohen kur De Beauvoir filloi te shkruante kete liber, grate franceze ende nuk kishin te drejten e votes. Tek Seksi i Dyte, De Beauvoir argumenton sesi femrat cilesohen si klasa TJETER, duke u alienuar nga shoqeria. Ajo eksploron menyren sesi identiteti femeror percaktohet ne relacion me meshkujt--si ajo qe meshkujt nuk jane, dhe jo si ajo qe vete ato (femrat) jane. Sipas De Beauvoir, nje person nuk lind femer por behet e tille. Kjo sugjeron qe individi formohet nga "ligjet" shoqerore dhe ne vecanti ato te seksit. Ligje te caktuara ende perkrahin nje ide te trilluar qe mbeshtet "klasen sunduese" qe ne syrin e De Beauvoir eshte teresisht mashkullore. Ajo krahason mitin e Feminitetit Te Perjetshem (Eternal Feminine) me idene platonike. Per Platonin, realiteti objektiv ishte inferior ne krahasim me idete qe ekzistojne vetem ne mendje (qiell)--ide qe jane te fiksuara dhe te pandryshuara nga eksperienca. Ne kete kuptim, De Beauvoir konsideron mitin e Feminitetit te Perjetshem me nje ide qe nuk ndryshon, ndonese eksperianca njerezore e kundershton ate.

    Pjese e idese se Feminitetit te Perjetshem eshte fakti qe femrat konsiderohen si misterioze dhe te pakuptueshme nga meshkujt. Ato jane krejtesisht ndryshe nga ata, dhe per rrjedhoje, jane klasa TJETER. De Beauvoir shpjegon se asnje eksperience personale, sado e gjere qe mund te jete, nuk mund te lekunde mitin qe femra eshte mister. Gjithashtu, ajo argumenton se misteri nuk u sherben as femrave dhe as meshkujve, e megjithate, mbetet evident! Simone argumenton se ne relacionin padron dhe skllav, eshte gjithmone skllavi ai qe eshte misteriozi dhe me i veshtiri per tu kuptuar. Skllavi eshte gjithmone TJETRI. Duke ndjekur kete logjike, De Beauvoir sugjeron se, per aq kohe sa femra do te percaktohet nga misteri i saj, ajo ka per te mbetur ne nje pozicion inferior karshi meshkujve.

    Nje rrjedhoje e rendesishme e praminit te mitit te femres eshte qe, meshkujt deshtojne ta kuptojne femren ashtu si ajo eshte--si shoqe te barabarte. Akoma me keq, grate qe e pranojne kete mit do te vazhdojne te shtremberojne personalitetin e tyre ne menyre qe te kenaqin "padronin." De Beauvoir pyet: "Ē'fare dashuron me shume nje femer, te shoqin apo martesen?" Femrat qe pranojne kete mit do te manipulojne meshkujt e tyre per qellimet e tyre ne kembim te mitit, por gjate ketij procesi, ato do te humbasin identitetin e tyre, duke ju dorezuar nje fuqie imagjinare (ketu: nje veti thelbesore qe shoqeron mitin)

    Problemi qendron ne faktin se, miti i Feminitetit te Perjetshem, shprehur ne c'faredo lloj menyre, kundershton thelbin e natyres se individit. De Beauvoir inkurajon rrezimin e ketij miti, dhe pranimin e realitetit qe shfaqet para syve tane. Ne kete menyre, De Beauvoir hedh poshte pikepamjen Platonike, duke ndjekur pikepamjen Aristoteliane qe preferon analizen shkencore dhe pranon vetem ato fakte qe i binden dijes empirike.

    (vazhdon kur te kem kohe)
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Cupke_pe_Korce pėr postimin:


  3. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Sipas De Beauvoir, nje person nuk lind femer por behet e tille
    Gjinia e nje personi eshte e percaktuar ne barkun e nenes. Ndryshimet biologjike midis femres dhe mashkullit jane te qarta dhe si cdo gje tjeter ne natyre, kjo ndodh per nje arsye, apo jo? Ndryshe nga mashkulli, femra eshte e afte te linde femije dhe kjo nuk caktohet nga shoqeria por nga natyra. Kur flasim per natyren, fjalet "femer, mashkull" kane te njejtin kuptim me fjalet "nene, babe".

    Po cfare nenkupton fjala "nene" per natyren?
    Kjo fjale eshte e veshtire te percaktohet duke analizuar njerezit sepse shoqeria jone eshte shume e komplikuar prandaj eshte me mire te analizojme kafshe qe nuk jane te afta te shoqerohen ose kane shoqeri primitive. Duke u nisur qe nga kafshet shtepiake: macet, qente, e deri tek kafshet e egra: majmunet e luanet, mund te themi se eshte pothuajse gjithnje nena ajo qe kujdeset per rritjen e te vegjelve. Ne fakt, ne shume raste "babai" largohet dhe ajo i rrit te vegjelit vetem. Eshte nena ajo qe kujdeset per ushqimin, strehimin, dhe mesimet qe merr femija.
    Pra, femra quhet nene sepse lind femije dhe quhet prind sepse kujdeset per ta. Tek njerezit, mashkulli luan nje rol te rendesishem ne familje por perseri eshte nena ajo qe kujdeset me shume per femijet. Nenat e bejne kete nga lidhja qe ndjejne per femijet dhe jo sepse jane inferiore ndaj meshkujve. Ne fakt, per rritjen e femijeve, femrat jane superiore dhe meshkujt jane inferior.

    Duke vazhduar pikepamjen natyrore mund te themi se femra eshte fizikisht me e dobet se mashkulli dhe kjo nuk kerkon prova. Ne shoqerite primitive te njerezve femrat qendronin ne shtepi sepse nuk mund te luftonin me kafshet e egra. Me vone qendronin ne shtepi sese nuk ishin te afta te benin punet e rendomta: te prisnin dru, te punonin token, te mbanin pesha te renda. Ky inferioritet fizik i kombinuar me ritjen e femijeve, ka bere qe grate te jene me te lidhura me shtepine dhe meshkujt jane shoqeruar me shume jashte saj.

    Industrializimi dhe teknologjia moderne kane zvogeluar lodhjen fizike ne shume pune dhe si rezultat, shume gra kane dale nga shtepite dhe punojne sot ne krah te burrave. Kuptohet qe burrat mund te abuzojne fuqine e tyre fizike por fakti qe grate moderne kane patur sukses ne punet jashte shtepise, tregon se mosbarazimi i fuqise fizike midis burrit dhe gruas nuk luan ndonje rol te rendesishem ne boten e civilizuar. Para industrializimit grate kane qene te paafta te sillnin para ne shtepi, jo sepse burrat i kane mbajtur kycyr ne shtepi por sepse nuk mund te benin punet e rendomta qe benin burrat. Po te ndaheshin nga burri, ato nuk do ishin ne gjendje te perballonin shpenzimet financiare. Ndersa sot qe grate zene me shume vende pune, ato jane me te pavarura ndaj burrave, prandaj nuk duhet te cuditemi nga perqindjet e larta te divorceve.

    Nje tjeter faktor per punesimin e grave ka qene edhe nevoja financiare e familjes qe ka qene gjithnje duke u rritur. Femrat sot luajne rol te dyfishte, si nene dhe si punetore. Ky mbingarkim i ka detyruar ato te mos kujdesen aq shume per femijet dhe familjen. Roli kryesor i femres per kujdesjen e femijeve eshte zevendesuar me nevojen per te punuar.

    Ky eshte nje tjeter shembull se si shoqeria njerezore kerkon te dale mbi ligjeet e natyres dhe arrin te shkaterroje vetveten. Simon De Beauvoir mund te kishte te drejte per shume gjera por sic u shpjegua me lart, natyra e femres eshte e lindur. Ka shume faktore qe i kane mbajtur femrat nje shkalle me poshte nga meshkujt dhe jo gjithcka eshte per faj te shtypjes se meshkujve.

    Cupke, mqns ke me shume njohuri mbi kryngritesen De Beauvoir, si mendon se do reagonte ajo sot? A do ta shikonte revolten e saj si sukses apo deshtim?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 20-05-2004 mė 18:46
    Edi

  4. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Ed' my dear...

    s'me le ta mbaroj te shkretin shkrim Pyetjes tende do ti pergjigjem pasi te kem perkthyer dhe postuar ca pasazhe nga "Seksi i Dyte" i Simones, vetem per te krijuar nje ide me te qarte ne lidhje me pyetjen tende. Do desha ta shtjellojme problemin ne kontekstin filozofik se ne ate shoqeror eshte folur mjaft.

    Later,
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Pasazhe nga "Gruaja: Miti dhe Realiteti"

    Te thuash qe gruaja eshte mish, te thuash qe femra eshte Dita dhe Nata, apo qe eshte mrekullia e kozmosit, do te thote te braktisesh te verteten tokesore dhe te fluturosh ne qiellin bosh. Ngaqe edhe burri eshte mish per gruan, dhe gruaja nuk eshte thjesht nje objekt deshire, dhe mishi eshte veshur me nje domethenie te vecante per c'do person dhe ne c'do eksperience.

    ----------------------------------------------------------------------

    Pak mite kane pasur kaq avantazh per klasen sunduese sa Miti i Femres: ai justifikon te tera privilegjet e madje autorizon abuzimin e femrave. Burrat nuk kane nevoje te clirohen nga dhimbja dhe vuajtjet psikologjike qe perjetojne grate, pasi keto jane "qellim i Natyres" burrat e perdorin kete si pretekst per te thelluar mjerimin e femres akoma me teper, si psh. duke refuzuar ti japin gruas te drejten e kenaqesise se seksit, duke e bere ate te punoje si "bishe e vuajtjes."

    ------------------------------------------------------

    E verteta qendron ne faktin se, misteri ekziston ne te dyja anet: si c'do TJETER qe eshte seksi mashkullor, c'do mashkull ka brenda vetvetes nje prezence, nje vetevete te brendshme qe femra nuk mund ta penetroje, keshtu qe, ajo eshte injorante karshi ndjenjave erotike te mashkullit. Por sipas ligjit universal te permendur, kategorite ne te cilat meshkujt perceptojne boten jane formuar nga pikepamja e tyre si absolute: ata keqperceptojne reciproken, ketu si gjithkund. Nje mister per mashkullin, femra konsiderohet misterioze ne esence.

    -------------------------------------------------------

    Ne te vertete, situata e saj e ben c'do femer mbeshtete kete pikepamje. Fiziologjia e saj eshte mjaft komplekse; ajo vete i neneshtrohet asaj si nje "absurditet" nga jashte; trupi i saj nuk i duket nje shprehje e qarte e vetvetes; brenda tij ajo ndihet e huaj. Vertet, ura qe lidh ne c'do individ jeten fiziologjike me ate mendore--ose me mire, relacioni qe ekziston midis kontigjences se nje individi dhe shpirtit te lire qe nenkupton ate,-- eshte enigma me e thelle, implikuar ne gjendjen e te qenit njeri, dhe kjo enigme shfaqet ne nje nga format me shqetesuese tek femra.

    ---------------------------------------------------

    Por c'fare konsiderohet si mister zakonisht nuk eshte vetmia subjektive e vetedijes, as jeta sekrete organike. Eshte niveli i komunikimit baza nga e cila bota merr kuptimin e vertete: nuk eshte nje thjeshtim ne heshtjen e qarte, ne erresirre, ne mungese; ai implikon nje prezence qe deshton te manifestoje vetveten ne kthjelltesi. Te thuash qe femra eshte mister nuk do te thote qe ajo eshte e heshtur, por qe gjuha e saj eshte e pakuptueshme; ajo eshte aty por e fshehur mbas nje veli; ajo ekziston pertej aparencave te pasigurta. C'fare eshte ajo? Engjell, demon, nje e frymezuar apo nje aktore? Mund te supozohet qe, ose ka pergjigje ndaj ketyre pyetjeve qe jane te pamundura ti zbulosh, ose qe asnje pergjigje nuk eshte e mjaftueshme per shkak se te paqartesiste thelbesore qe karakterizon qenien femerore; qe ndoshta edhe ne zemren e saj ajo vete eshte e papercaktuar--nje sfinks.

    -----------------------------------------------------

    Por nje femer rrallehere ka arsye per te shprehur vetveten; sipas gjendjes se saj shpirterore, ajo i shikon ndjenjat e saj ne nje drite tjeter, dhe ndersa u neneshtrohet atyre ne menyre pasive, nje interpretim nuk do te jete me i vertete se tjetri...Per shume femra, rruga drejt transhendences eshte bllokuar: vetem pasi ato s'bejne asgje, ato deshtojne te behen dicka. Ato imagjinojne pafundesisht se c'fare mund te ishin bere, gje qe i shtyn ato te mendojne se c'fare jane. Eshte nje pyetje e kote. Nese mashkulli deshton te zbuloje esencen sekrete te feminitetit, kjo ndodh thjesht per arsyen qe ai nuk ekziston. Mbajtur ne ane te botes, femra nuk mund te percaktohet objektivisht nga kjo bote, dhe misteri nuk perben asnje pervecse nje boshllek.

    --------------------------------------------------------------------

    "Femra eshte e humbur. Ku jane femrat? Femrat e sotme nuk jane femra fare!" Ne te gjithe e kemi pare se c'do te thone keto sllogane misterioze. Ne syte e meshkujve--dhe per legjionet e femrave qe shohin me syte e meshkujve,--nuk eshte e mjaftueshme te kesh nje trup femeror, as te kesh funksionin femeror si dashnore apo nene per te qene nje "femer e vertete." Ne seksualitet dhe maternitet, femra si subjekt ka autonomi, por per te qene "femer e vertete" ajo duhet ta pranoje vetveten si TJETRA. Meshkujt e sotem, shfaqin nje qendrim te duplikuar: ata deshirojne ne pergjithesi te pranojne femren si te barabarte, dhe ende kerkojne qe ajo te jete jo-esenciale. Per te, keto dy fate nuk perputhen me njera tjetren; ajo heziton mes njeres dhe tjetres duke mos qene ne gjendje te pershtatet me asnjeren, dhe kjo sjell humbjen e ekuilibrit. Me meshkujt nuk ka ndarje te jetes publike dhe private...ndersa suksesi i pavarur i femres eshte ne kontradikte me feminitetin e saj, pasi "femra e vertete" duhet ta beje veten OBJEKT, te jete TJETRA.
    Summertime, and the livin' is easy...

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Gruaja nė Islam
    Nga Xhenneta-Morina nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 19:32
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. FEMINIZMI (Simone de Beauvoir)
    Nga Dritusha nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-05-2003, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •