Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Krijimi i njeriut në fenë Islame

    Pershendetje,
    kohet e fundit kam lexuar disa pjese te Kuranit ne Anglisht qe i kam pasur lexuar dhe nje klase feje qe kam marre disa kohe me pare.

    Do ju kthehem perseri me citime te sakta ne Shqip.... por pyetja ime eshte... nga se dhe si krijohet njeriu ne fene Islame?

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Kete kam marre ketu

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=639


    ETAPAT E KRIJIMIT TË NJERIUT (A)

    Allahu e dërgoi Muhammedin a.s. (alejhis selam) pejgamber për mbarë njerëzimin, ashtu siç thotë Allahu i madhëruar:

    "Ty Muhammed, të dërguam mëshirë për të giitha botërat" (El Enbija, 107)

    Muhammedi a.s. u dërgua pejgamber për nomadët e shkretëtirës.Ai u dërgua edhe për dijetarët e kohës sonë.U dërgua pejgamber për njerëzit e intelekteve të ndryshme. Pejgamberët që u dërguan para Muhammedit a.s. iu dërguan vetëm popullit të tyre.Allahu në Kur'an thotë:

    "Çdo popull pati udhëzues, pejgamber "(Err Rr'ad, 7)

    Ndërkaq, misioni i Muhammedit a.s. është për mbarë njerëzimin. Prandaj Allahu i madhëruar mrekullinë e Muhammedit a.s. e veçoi nga mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm.

    Mrekullitë e pejgamberëve para Muhammedit a.s. i shihnin vetëm bashkëkohësit e tyre.Kohë pas kohe, sa herë që njerëzit largoheshin nga besimi i vërtetë, Allahu u dërgonte atyre pejgamber, duke iu dhënë mrckulli, që ti ftonin njerëzit në besimin në Një Zot të Vetëm, besimin në Allah.Muhammedi a.s. është pejgamber i fundit i Allahut deri në Ditën e gjykimit. Dhe Allahu bëri që mrekullia e tij të jetë e përhershme.

    Nëse kërkojmë nga ithtarët e feve të tjera që të na tregojnë mrekullinë e Musait apo Isait, ata do të përgjigjen se s'munden. Ata s'mund të na tregojnë shkopin e Musait dhe as të na tregojnë Isain se si i ngjallte të vdekurit me emrin e Allahut. Ata do të thonë se ne këto i besojmë duke iu përmbajtur shënimeve historike. E nëse pyetet myslimani për mrekullinë më të madhe të Muhammedit a.s., ai do të përgjigjet se është Kur'ani i shenjtë.

    Ky është Kur'ani, mrekullia e përhershme. Ai gjëndet në duart tona dhe secili mund t'a studiojë atë që gjednet në të.

    Allahu i Lartëmadhëruar thotë:

    "Thuaj, cili send ka dëshminë më të madhe?Thuaj: Allahu është dëshmues mes nesh e jush.Mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ia tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. (El En'ain, 19)

    Mrekullia e Kur'anit është dija dhe shkenca që gjendet në të.

    Allahu i Lartëmadhëruar thotë:

    "Po, Allahu dëshmon për atë që ta zbriti ty, Atë t'a zbriti sipas dijes së Vet. (En Nisa, 116).

    Bashkëkohësit tanë, studiuesit, profesorët e universiteteve dhe gjenitë e mendimit njerëzor, mund t'a studiojnë dijen dhe shkencën që gjendet në Librin e Allahut.Në kohën tonë dijetarët kanë ecur shumë para në të studiuarit e universit.

    Edhe Kur'ani flet mnbi universin dhe qenien njerëzore. Cili është rezultati?

    Ky është Keeth More (Kith Mur), njëri nga dijetarët më të mëdhenj në anatomi dhe embriologji. Nga ai u kërkua që të japë mendimin e tij shkencor rreth vargjeve kur'anore dhe thënieve të Muhammedit a.s. që i përkasin sferës së specializimit të tij.

    Profesor Mur, është autor i këtij libri, (The Developing Human, clinicially oriented embryollogy, Keith L. Moore). Ky libër është përkthyer në tetë gjuhë: gjermane, ruse, japoneze, kineze, italiane, portugeze, angleze dhe boshnjake.

    Kur kërkuam nga ai të japë mendimin e tij mbi disa vargje kur'anore dhe thënle të Muhammedit a.s. që kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tij, i befasuar dhe i mahnitur PROF MUR tha:

    "Si është e mundur që Muhammedi para 1400 vitesh t'i përshkruajë kaq saktësisht fazat e zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës, gjë që u zbulua nga shkenca bashkëkohore, vetëm para 30 vitesh?! "

    Mahnitja e tij së shpejti u shndërrua në kureshtje. Ai i paraqiti mendimet e tij në disa simpoziume shkencore dhe mbajti ligjëratën me titull "Përputhshmëria në mes embriologjisë dhe asaj që gjendet në Kur'an dhe Sunnetin".

    Ky është doktor Abdullah Nasifi, ish-dekani i universitetit të mbretit Abdul Aziz.Ai na prezanton prof. Mur për të mbajtur ligjëratën e tij: Ligjëruesi ynë i sotëm është doktor Kith Mur, prof. i anatomisë dhe embriologjisë në universitetin e Torontos, në Kanada. Ai evoloi gradualisht derisa arriti në këtë shkallë. Në fillim ai punoi 11 vjet në universitetin Lina Peg, në perëndim të Kanadasë. 6 vjet më parë u bë përgjegjës i anatomisë dhe embriologjlsë në universitetin e Torontos.

    Ka udhëhequr shumë shoqata ndërkombëtare siç është shoqatat e dijetarëve të anatomisë dhe embriologjisë në Kanada dhe Amerikë, shoqata e dijetarëve të biologjisë ku përfshihen edhe anatomia, embriologjia, biokimia etj. Është zgjedhur anëtar i shoqatës mbretërore të mjekësisë në Kanada, anëtar i akademi ë iidërkombëtare për biologji, anëtar në shoqatën e anatomisë për Amerikën e Veriut dhe atë Latine.

    Ka shkruar një numër librash e mes tyre disa libra në anatomi dhe embriologji. Ka botuar tetë libra që konsiderohen manualë për studentët e mjekësisë, të cilat janë përktliyer në gjashtë gjuhë: italiane, gjermane, portugeze, spanjolle, greke dhe kineze.

    Profesor KITH MUR thotë:

    "Kam kënaqësinë që marr pjesë në shpjegimin e vargjeve kur'anore dhe thënieve të Muhammedit a.s., që flasin mbi krijimin e embrionit.Jam plotësisht i bindur, se këto fakte, Muhammedit i kanë ardhur nga Zoti, sepse këto informacione shkencore, shkenca i zbuloi kohët e fundit pas një pune shumë të lodhshme. Dhe ky është fakt bindës për mua, se Muhammedi është i dërguari i Zotit."

    Mendoni mbi atë që tha ky profesor i madh, i cili është ndër dijetarët më të famshëm botërorë në shkencën e embriologjisë. Prof. Kith Mur kur i studioi vargjet kur'anore, që kanë të bëjnë me sferën e specializimit të ti tha: "Gjithsesi Muhammedi duhet të jetë i dërguar i Zotit."

    Prof.Mur kur e pa shushunjën që gjendet në moçale dhe e krahasoi me embrionin në etapën (që Kur'ani e përshkruan) "gjak i ngjizur", - "alaka", gjeti ngjashmëri të madhe mes tyre. Pastaj ai tha: "Vërtet embrioni në etapën gjak i ngjizur i përngjan plotësisht kësaj shushunje". Më pas, ai solli vizatimin e embrionit në etapën alakah dhe, pasi e vuri pranë një fotografie të kësaj shushunje moçalore, bëri një krahasim sqarues midis tyre dhe këtë ia paraqiti mjekëve në disa simpoziume shkencore, sikurse shihet në fig. 1. (a,b)

    Prof.Kith Mur gjithashtu sqaroi se embrioni në këtë etapë është i ngjitur në mitrën e nënës, gjë e cila kuptohet edhe nga vetë fjala arabe "alakah", që nënkupton "diçka që ngjitet".

    a) sliushunja moçalike

    b) embrioni në ditët 24-25 në etapën "gjaku i ngjizur".

    fig. 2

    Në këtë figurë shihet ngjashmëria në mes shushunjës (alakah) dhe embrionit të njeriut në etapën "gjaku i ngjizur" të cilin Zoti xh.sh. e emëroi "alakah".

    Pra, fjala "alakah" e përmendur në Kur'anin e shenjtë, nënkupton njëkohësisht edhe gjakun e mpiksur, edhe diçka që varet e ngjitet.

    Prof. Mur gjithashtu thotë se, kur embrioni gjendet në etapën "gjak i ngjizur", gjaku është i mbyllur në enët e tij, para se të kryhet mbështjellja e embrionit me mbështjellësin e tij. Kështu embrioni i ngjan "gjakut të ngjizur". Pra, fjala kur'anore "alakah" përfshin të gjitha cilësitë e embrionit.

    Kush e informoi Muhammedin a.s. për këtë?

    Prof.Mur flet edhe mbi embrionin, kur ai kalon në etapën tjetër, të cilën Kur'ani e përshkruan me fjalën "mudga", që do të thotë "mish i përtypur".

    Ai solli një copë balte të tharë dhe e kafshoi me dhëmbë. Pastaj solli një fotografi të embrionit dhe bëri krahasimin në mes tyre, ku u pa qartë se vërtet embrioni i ngjante plotësisht mishit të përtypur "mudgah". fig.2.

    fig. 2

    Shumë revista kanadeze botuan rezultatet shkencore të prof.Mur. Kohët e fundit prof.Mur shfaqi në TV kanadez serialin me tre pjesë mbi përputhshmërinë mes asaj që ka thënë Kur'ani famëlartë, para 1400 vitesh dhe asaj që ka zbuluar shkenca bashkëkohore sot.

    Pastaj Prof.Murit i bëhet pyetja: Prof. besoni ju se Kur'ani është fjalë e Zotit?

    Ai përgjigjet: "Nuk gjej ndonjë vështirësi që ta pranoj këtë."

    Më pas i bëhet pyetja tjetër: "Si e besoni Muhammedin a.s. në kohën, kur ju besoni edhe Isain?"

    Ai përgjigjet: "Jam i bindur se që të dy ata janë të së njëjtës shkollë".

    Pra, dijetarët botërorë në kohën tonë, janë në gjendje të provojnë se ky libër është zbritur nga Allahu. Ashtu siç thotë i Lartëmadhëruari:

    Po, Allahu dëshmon për atë që t'a zbriti ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet." (En Nisa, 166)

    Pra, ata e dinë se Muhammedi a.s. është i dërguari i fundit i Allahut.

    "Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgiithshëm, Mëshiruesit!

    "E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit." (Sebe, 6)




    ETAPAT E KRIJIMIT TË NJERIUT (B)

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.

    Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., famlljen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.

    Ky libër (The Developing Human, Clinicially Oriented Embryology) është manual shkencor që është bazë në shkencën e mjekësisë botërore. Është përkthyer në tetë gjuhë. Autori i tij është prof. Keith Moore (Kith Mur).Kur në Amerikë u formua një komision për të zgjedhur librin më të mirë në botë të shkruar prej një autori, ky libër u zgjodh më i miri.

    U takuam me autorin e këtij libri. Atij i treguam shumë vargje kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s. të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit të tii, me shkencën e embriologjisë.

    Ai u pajtua me ato që i treguam. Pastaj i thamë:Prof. ju në librin tuaj keni përmendur Mesjetën, keni thënë se në atë kohë shkenca e embriologjisë s'ka qenë e zhvilluar dhe se është ditur shumë pak mbi të. Në kohën kur tek ju mbizotëronte errësira e Mesjetës, në gadishullin arabik u shpall Kur'ani i shenjtë. Muhammedi a.s. njerëzve u transmetoi fjalën e Zotit. Veç të dhënave të tjera shkencore, në Kur'an giejmë edhe përshkrimin e përpiktë të krijimit të njeriut dhe etapat në të cilat kalon embrioni. Prof. ju jeni shkencëtar me famë botërore, pse nuk u treguat objektiv dhe t'i shkruanit këto të vërteta në librin tuai ?!

    - Ai u përgjigj: "Faktet janë tej ju, na i ofroni ato."

    Ne iu përgjigjëm kërkesës së tij. Prof. e mbajti fjalën dhe u tregua i guximshëm dhe kështu në ribotimin e tretë ai i vendosi citatet kur'anore. Ky botim është përkthyer në tetë gjuhë dhe është shpërndarë në mbarë botën.Këtë e lexojnë shkencëtarët më me emër që zotërojnë gjuhët: angleze, ruse, kineze, japoneze, gjermane, italiane, portugeze dhe boshnjake. Pra, dijetarët e mëdhenj, që flasin këto gjuhë, tani i lexojnë shtesat e bëra nga doktor Kith Mur, në këtë ribotim.

    Prof. Mur, në librin e tij me titull "Shekujt e Mesjetës", veç të tjerash shkruan: "Përparimi i shkencës në Mesjetë, ishte shumë i ngadalshëm, dhe në lidhje me shkencën e embriologjisë pothuaj se nuk dihej asgjë.

    Ndërkaq në Kur'anin famëlartë, librin e shenjtë të myslimanëve, përmendet se njeriu krijohet nga përzierja e tajiteve të mashkullit dhe femrës. Në Kur'an ka shumë vargje, ku aludohet në atë se njeriu krijohet nga një pikë sperine dhe tregohet se ajo vendoset në mitrën e femrës si një farë gjashtë ditëshe. Është i njohur fakti se veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, fillon të zhvillohet 6 ditë pas fekondimit.Kur'ani i shenjtë thotë gjithashtu se sperma zhvillohet dhe bëhet gjak i ngjizur, që në gjuhë arabe përshkruhet me fjalën "alakah". Veza e fekonduar, pasi ka filluar të ndahet, i, pëmgjan shushunjës dhe në këtë etapë mund të shihet forma e embrionit.

    a) shushunja moçalike (alekah)

    b) embrioni në ditët 24-25 në etapën "giaku i ngiizur" (alekah)

    fig. 3

    Në fig. 3. tek vizatimi a dhe b shihet ngjashmëria midis embrionit në etapën që Kur'ani e përshkruan me fjalën" alakah", që nënkupton " gjakun e ngjizur" dhe shushunjën moçalike.

    Kurse forma e embrionit, në etapën që Kur'ani e përshkruan me fjalën "mudgah", që do të thotë "copë mishi i përtypur", i përngjan një sendi të përtypur në formë çemçakezi, siç shihet në figurën 4.

    fig. 4

    Kur e shohim këtë figurë, fitohet bindja se në të shohim gjurmët e dhëmbëve që e kanë përtypur. Pasi të kalojnë 40 ose 42 ditë, embrioni merr formën e njeriut dhe nuk i përngjan më embrionit të kafshë, sepse embrioni i njeriut në këtë periudhë fillon të fitojë veçoritë e njeriut, siç shihet në, fig. 5.

    fig. 5

    Allahu i madhëruar në Kur'an thotë:

    "Ai u kryoijuve në barqet e nënave tuaja, kiijim pas krijimi, në tri errësira." (Ez Zumer6)

    Ky varg Kur'anor aludon në atë se embrioni zhvillohet në brendi të tre mbështjellësve të erret, që janë:

    1) Shtresa e jashtme e barkut të femrës;

    2) Shtresa uterinare;

    3) Membrana amniokorionike.

    Për shkak të hapësirës, nuk mund të diskutojmë rreth disa referencave të tjera, të cilat janë paraqitur në Kur'anin e shenjtë dhe që kanë të bëjnë me zhvillimin embrional të njeriut.

    Ky është artikulli që shkruajti prof. Keith Moore (Kith Mur), gjatë studimit të tij shkencor, i cili është shpërndarë në mbarë botën. Falenderimi i takon Allahut.

    Prof. Mur, u bind gjithashtu se ndarjet e tanishme në shkencën botërore, rreth etapave të zhvillimit të embrionit në mitrën e nënës janë të ndërlikuara dhe të pakuptueshme dhe nuk ndihmojnë aspak në kuptimin e etapave të embrionit, sepse kjo ndarje bazohet në numra, si etapa nr. 1, etapa nr.2, nr.3, nr.4, nr.5 etj.

    Ndarja që është përmendur në Kur'an nuk bazohet në numra, por bazohet në format e dalluara dhe të qarta. Në librin e Zotit, në Kur'anin e shenjtë, ndarja përshkruhet me fjalë, si: farë, gjak i ngjizur (alakah), copë mishi i përtypur (mudgah), eshtra, veshj a e eshtrave me mish dhe fornùmi i krijesës.

    Për këtë ndarje kur'anore, e cila bazohet në forma të caktuara, të cilat dallohen nga njëra-tjetra, prof. Mur thotë se: "Është një ndarje e përsosur shkencore, e lehtë, e kuptueshme dhe e dobishme".

    Në një simpozium shkencor ai tha:

    "Embrioni në mitrën e nënës është i mbrojtur nga tre mbështjellës ose tri shtresa:

    1) shtresa e jashtme e barkut të femrës;

    2) shtresa uterinare

    3) membrana amnikorionike

    sikurse shihet në fig. 6.

    fig. 6

    Etapat e zhvillimit embrional të njeriut janë të ndërlikuara për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme që pëson ai. Prandaj tani ekziston mundësia që të instituclonalizohet një rregull i ri për përshkrimin e etapave të embrionit duke përdorur termat dhe kuptimet që janë përmendur në Kur'an dhe Sunne. Ky rregull i ri dallohet për nga thjeshtësia, saktësia dhe përputhshmëria me embriologjinë e sotnie. Studimet e shumta të Kur'anit dhe Sunnetit. gjatë katër viteve të fundit, bënë të mundur zbullinin e shumë të rejave rreth embrionit, para të cilave habitet mendja njerëzore. Sipas historisë së shkencës embriologjike, është e qartë se në shekullin e 7-të, nuk është ditur asgjë në lidhje me etapat e embrionit, të cilat arritën të zbulohen në shek. e 20-të, prandaj përshkrimi i etapave të embrionit në Kur'anin e shenjtë, nuk është bazuar në njohuritë shkencore të shek. të 7-të.

    Përfundimi i vetëm logjik është se këto përshkrime Muhammedit a.s. i janë shpallur nga Zoti, sepse ai nuk mundi t'i dinte kurrsesi këto të vërteta të hollësishme, kur dihet se nuk dinte madje as shkrim e lexim.

    Pastaj doktor Murit i thamë: Ajo që thatë ju është e vërtetë, por nga faktet e Kur'anit dhe Sunnetit, në lëmin e shkencës së embriologjisë, juve u është vënë në dispozicion pak.Pse nuk tregoheni objektiv duke e zgjieruar këtë sferë shkencore me sqarimin e të gjitha citateve kur'anore dhe haditheve, të cilat kanë të bëjnë me fushën e specializimit tuaj?

    Prof. Mur tha: Unë kam shkruar disa shkrime dhe i kam radhitur në vende të përshtatshme në këtë libër shkencor, që ka të bëjë me embriologjinë. Ndërkaq që nga ky moment ju autorizoj juve që të shtoni në librin tim këto shtesa islame duke përfshirë të gjitha citatet kur'anore dhe hadithet rreth të cilave kemi biseduar dhe diskutuar, duke i vendosur ato në vende të përshtatshme.Sqaroni aspektet shkencore të Kur'anit në këtë libër."Unë e bëra një gjë të tillë. Pasta, doktor Mur shkroi një parathënie në lidhje me këto shtesa islame dhe ky është libri të cilin e propozoi vetë doktor Kith Mur.

    Ne kemi kontrolluar çdo faqe, në të cilën ka të dhëna shkencore rreth embrionit, dhe në to kemi vendosur citate kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s., të cilat kanë të bëjnë me ato të dhëna shkencore. Ne sot jemi dëshmitarë se tek mendjet më të ndritura njerëzore po arrihet zhdukja e paragjykimeve dhe e urrejtjes ndaj Islamit.

    Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit

    "E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit." (Sebe, 6)



    PËRSHKRIMI I JASHTËM DHE I BRENDSHËM I ETAPAVE TË KRIJIMIT TË NJERITJT NË KUR’AN

    Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botërave.

    Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe ata që e ndjekin rrugën e tij derisa të jetë jeta.

    Ky është profesor MARSHALL XHONSON, përgjegjës i Katedrës së anatomisë dhe drejtor i institutit "DANIEL", në universitetin "TOMAS XHEFERSON" në Filadelfia të SHBA-së. Me të u takuam në simpoziumin e shtatë të mjekësisë në Arabinë Saudite.

    Ishte caktuar një komision që do të studionte IXHAZIN-MREKULLINË shkencore në Kur'an dhe Sunne. Sapo u takuam në këtë komision ai na pyeti se cila është tema e komisionit tonë?

    Ju përgjigjëm duke i thënë se tema e komisionit tonë është të shqyrtuarit e lidhshmërisë në mes asaj që është përmendur në Kur'an dhe Sunne, para 1400 vjetësh dhe asaj që është zbuluar nga shkenca bashkëkohore. Ai pyeti se çfarë konkretisht?

    Ju përgjigjëm duke i thënë se shkenca ka zbuluar se krîjimi i njeriut kalon në disa perioda dhe këto perioda janë përmendur në Kur'an para më shumë se 1400 vjetësh.

    Ishte ulur dhe u ngrit në këmbë duke thënë: JO, JO, s'ka mundësi!

    I thamë: Ulu doktor! Ai thotë: NUK ULEM!... Ç'janë këto fjalë që thoni?!

    Kuptuam se çfarë tronditje shkaktuan këto fjalë tek profesori!

    Ai është ndër dijetarët më të shquar në Amerikë. Ai e di se njerëzimi e zbuloi mikroskopin në shek. e 16-të. Mjekët edhe në shek. e 17-të besonin se njeriu formohet si krijesë é plotë në spermën e cila del nga mashkuIli, siç shihet në këtë figurë.

    fig. 7

    Këtë vizatim e bënë mjekët e asaj kohe për të dëshmuar se njeriu krijohet nga sperma e mashkullit. Kjo bindje vazhdoi deri në shek. e 18-të.

    Kur e zbuluan vezën femërore, në shek. e 18-të ata e ndërruan mendinùn duke thënë se njeriu formohet si një krijesë e plotë në vezën e femrës, sepse ajo është më e madhe!

    Kështu ata e injoruan rolin e mashkullit, siç e injoruan më parë, në shek. e 17-të rolin e femrës.

    Në gjysmën e shek. të 19-të dijetarët filluan të zbulojnë se krijimi i embrionit të njeriut kalon në disa etapa.

    Prandaj profesor Marshall Xhonsonit kur iu tha se kjo gjë është përmendur në Kur'an para më shumë se 1400 vjetësh, ai u ngrit në këmbë duke e mohuar një gjë të tillë me zë të lartë.

    U ngritëm dhe i ofruam Kur'anin, duke i thënë: Urdhëro, lexo!

    Ne ia lexuam vargun Kur'anor në gjuhën arabe dhe ai e lexoi përkthinùn e tij, në gjuhën angleze. Ia lexuam fjalët e Allahut të madhëruar në Kur'an, ku thuhet:

    "Dhe Ai është që krijoi llojet. mashkullin dhe femrën, nga pika e farës që hidhet (en-Nexhm.45,46)

    "Ç'është me ju që Allahut nuk ia shprehni madhërinë që e meriton?! Aiju krijoi në disa etapa!" (Nuh. 13-14)

    Ai ju krijoi juve në mitrën e nënave tuaja, etapë pas etape, në tirierrësira! Ky është Allahu, Zoti juaj! (ez-Zumer6)

    Ai u ul dhe tha: Kjo mund të ketë 3 shpjegime:

    I pari: Mund të jetë rastësisht! U habitëm me të!

    Atij i ofruam mbi 25 vargje kur'anore, të cilat flasin mbi këtë temë. I thamë:

    A mundet, vallë që të gjitha këto vargje të jenë të rastësishme?! Pastaj Kur'ani i ka emërtuar këto faza si: "NUTFE", që do të thotë "pikë uji"; "ALAKAH" që do të thotë diçka që ngjit; "MUDGAH", që do të thotë "mish i përtypur", pastaj ka përmendur formimin e eshtrave, veshjen e eshtrave me mish dhe krijimin tjetër. Pra, këto faza Kur'ani i ka emërtuar! A është e mundur që kjo të jetë rastësisht?! Ai tha: JO. Pastaj i thamë: Po atëherë si mund të jetë?

    Mund të thuhet se Muhammedi pati një mikroskop të madh - tha ai!

    - Thamë: Ju e dini se këto perioda paraqesin hollësi dhe detaje. Këto gjëra, të cilat i zbuloi shkenca dhe i përmendi Kur'ani, s'mund të arrihen përveçse nëpërmjet një mikroskopi të përsosur, e ai që do të kishte një mikroskop të tillë patjetër që do të kishte arritur një teknikë të lartë. Sikur të ishte kështu. kjo do të manifestohej në jetesën e tij, në të gjitha rrethanat. Patjetër që këto arritje do t'i kish marrë nga brezat paraardhës dhe do t'ua trashëgonte brezave pasardhës.

    Pas kësaj ai qeshi dhe tha: "Në një panair kam parë mikroskopin e parë që u zbulua në botë. Ky mikroskop e zmadhon fotografinë 15 herë, dhe fotografia s'del e qartë".

    Jo, Muhammedi a.s. nuk pati ndonjë aparat ose mikroskop, pra nuk ngelet gjë tjetër, veç të themi se Muhammedi është i dërguari i Allahut.

    Pas kësaj ai u muar me këto studime që kishin të bënin me mrekullinë shkencore të Kur'anit. Në disa seminare të tij, ai u përqëndrua në periodat e embrionit. Profesor MUR dhe disa të tjerë diskutuan mbi pamjen e jashtme të embrionit, ndërsa profesor Xhonson u paraqit me seminarin e tij, mbi përshkrimin e saktë që Kur'ani i bën embrionit nga forma e jashtme dhe përbërja e brendëshme e tij.

    Prof Xhonson tha:

    "Në realitet Kur'ani i përshkruan periodat e jashtme të embrionit, por ai gjithashtu i përshkruan edhe periodat e brendëshme të tij gjatë krijimit zhvillimit, duke i vërtetuar ndryshimet kryesore që pëson ai, gjë të cilën e kanë zbuluar dijetarët e sotëm. Faleminderit!"

    Këtë figurë që e shohim, na tregon periodën të cilën Kur'ani e përshkruan me fjalën "MUDGAH", që do të thotë "mish i përtypur". Ai e përdori këtë si argument në mesin e argumenteve të tjera që ai solli. (fig.

    Figura e këtij mishi të përtypur gjegjësisht "MUDGAH" na paraqet pamjen e jashtme të embrionit. Siç e shohim ai është në formë harku dhe në fund të këtij harku ka gjurmë, të cilat u përngjajnë gjurmëve të dhëmbëve, duke na dhënë kështu pamjen e mishit të përtypur.

    Ne shohim ënjtje, plasaritje në formë të lakuar që na jep pamjen e mishit të përtypur siç e përshkruan Kur'ani me fjalën "MUDGAH". Kjo copë mishi ka gjatësi prej 1 cm.

    Nëse atë e ndajmë në dysh dhe duam t'i shpjegojmë pjesët e brendëshme të saj, do të shohim se pjesët më të mëdha kanë filluar të formohen siç është e qartë në figurën 8.

    Në figurën 8, shohim se një pjesë e gjymtyrëve kanë filluar të formohen, kurse pjesa tjetër akoma s'ka filluar të formohet, dhe nëse dëshërojmë që ta përshkruajmë këtë copë mishi, sikurse thotë profesor Marshall Xhonson, atëherë si të themi?

    Të themi se ajo është e formuar.. kjo do të nënkuptojë pjesën e cila është e form uar, nëse themi se është e paformuar do të nënkuptojë pjesën e cila s'është e formuar. Prandaj patjetër, kur ta përshkruajmë këtë copë mishi në përbërjen e saj të brendëshme - thotë PROFE SOR XHONSON, duhet ta përshkruajmë ashtu siç e ka përshkruar Kur'ani, ku thuhet:

    Pastaj (ju krijojmë) prej një copë mishi që është e formuar ose e paformuar" (el-Haxhxh, 5)

    "Unë si dijetar - thotë PROFESOR XHONSON mund të merrem vetëm me gjëra që mund t'i shoh saktësisht, mund të kuptoj embriologjinë, zhvillimin e biologjisë, mund të kuptoj fjalët, të cilat më përkthehen nga Kur'ani...

    Siç ua solla më parë shembullin, sikur unë të imagjinoj që të jetoj në atë kohë me këto dije që kam mësuar deri më sot, s'do t'i përshkruaja gjërat ashtu siç janë përshkruar në Kur'an. Unë nuk e shoh se ka ndonjë shkas apo fakt i cili tregon, se Muhammedi a.s. zotëronte ndonjë mjet, i cili ia mundësoi marrjen e këtyre njohurive nga ndonjë vend. Për këtë arsye nuk shoh asgjë, që e bën të pamundur të kuptuarit se ishte frymëzim ose SHPALLJE HYJNORE, të cilën ai arriti ta transmetojë."

    Ky është profesor MARSHALL XHONSON, i cili në fillim nuk pranoi të dhënat shkencore në Kur'an, kurse më vonë mbajti seminare në një numër simpoziumesh për to. Kur u kërkua që të japë mendimin e tij rreth asaj që ka zbuluar shkenca me të cilën vërtetohet ajo që ka thënë Kur'ani famëlartë dhe Sunnet, ai tha: "Po, Kur'ani është SHPALLJE nga Zoti ". S'ka rrugëdalje tjetër për njerëzimin veçse të pranojë atë që pranuan këta dijetarë. Vërtet Allahu i madhëruar i shpalli Muhammedit a.s. Kur'anin me dijen e Tij dhe i premtoi njerëzimit se gjatë zhvillimit të tyre do të zbulojnë atë që do të vertétojë se Kur'ani është libër i Zotit, ashtu siç thotë Allahu i madhëruar:

    "E ju gjithsesi, më vonë do ta kuptoni vërtetësinë e Kur'anit." (Sad,8 .

    Gjithashtu Allahu i madhëruar thotë:

    "Çdo lajm e ka afatin e realizimit e më. vonëju do ta kaptoni. (el-Etiam, 67)

    Dhe në një varg tjetër Kur'anor, Allahu thotë:

    "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundëshme që të shohin shenjat Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se Kurani është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gië. kapitulli: (Fussilet,53)
    Sa budalla eshte "Odisea"

  3. #3
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Per me shume

    http://www.harunyahya.com/creation01.php

    http://www.harunyahya.com/tellmeaboutthecreation01.php


    KRIJIMI I NJERIUT


    Në shumë ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqëndrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet ardhja në jetë e njeriut, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:


    "Ne ju kemi krijuar juve; përse pra nuk e pranoni të vërtetën?! A keni menduar ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?" (El Uakia 57-59)

    Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të informacionit të përmendur në disa ajete kuranore janë kaq të hollësishme saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:

    1- Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.

    2- Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës dhe jo femra.

    3- Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.

    4- Embrioni zhvillohet brenda tri errësirave (shtresave) në mitër.


    Në kohën e shpalljes së Kuranit, njerëzit e dinin me siguri që faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë dhe s'kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme. Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

    Tani le t'i studiojmë këto pika një nga një.

    Një pikë e farës

    Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj "gare", veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:


    "A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?" (El Kijame 36-37)


    Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.

    Në foton në të majtë, shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoidet e lëshuara nga mashkulli, vetëm një numër shumë i vogël prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoidi që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoide që arrijnë të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është shpallur në Kuran me shprehjen "një pikë e farës që derdhet".

    Përzierja në farë (spermë)

    Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t'u dhënë energji spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t'u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve. Kur përmendet fara në Kuran, ajo përshkruhet si një lëng i përzierë:


    "Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…" (El Insan 2)

    Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të theksohet se njeriu është krijuar nga "esenca" e kësaj përzierje:


    "Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët." (Es-Sexhde 7-8)

    Fjala arabe "sulale" e përkthyer si "esencë", nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton "një pjesë të një tërësie". Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut.



    Gjinia e foshnjes




    Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga "pika e farës që derdhet". Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë faktin e përmendur në Kuran vetëm në shekullin XX.


    Jo shumë kohë më parë mendohej se gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku. Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, sipas të cilit të dy gjinitë janë krijuar nga "pika e farës që hidhet".


    "Ai i krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet." (En-Nexhm 46-47)

    Përmendja e dy gjinive nuk është e rastësishme. Nëse Zoti do të kishte për qëllim thjesht krijimin e njeriut, atëherë në ajet do të thuhej "Ai e krijoi njeriun… prej pikës së farës..". Mirëpo ajeti na informon se Zoti i krijoi të dy gjinitë prej pikës së farës…

    Zhvillimi i gjenetikës dhe biologjisë molekulare ka vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se gjinia përcaktohet nga qelizat spermatozoide të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

    Kromozomet janë elementet bazë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozomet seksuale. Këto dy kromozome te mashkulli janë emërtuar "XY", ndërsa te femra "XX", sepse forma e këtyre kromozomeve ngjason me shkronjat përkatëse. Kromozomi Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozomi X atë të femrës.

    Formimi i një qenieje njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozomeve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit, ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozomet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozomet X, ndërsa tjetra Y. Nëse një kromozom X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoide, e cila përmban një kromozom X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ai bashkohet me një qelizë spermatozoide që përmban kromozomin Y, fëmija do të jetë mashkull.


    Kromozomi Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa kromozomi X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozomi X. Në farën e babait ndodhen spermatozoide që mbajnë kromozome X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjës varet nga fakti se cili prej kromozomeve ndodhet në spermatozoidin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç është shpallur dhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e gjinisë e luan sperma që del nga babai. Kjo njohuri, e cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë për burimin hyjnor të Kuranit.


    Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjës përcaktohet nga ai kromozom i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.

    Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej para shekullit XX, gjatë të cilit u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

    Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë, duke bërë të qartë se gjinia e njeriut nuk e ka pikënisjen nga femra, por te sperma e mashkullit.



    Ngjitja e lëngut të mpiksur në mitër

    Nëse do të vazhdonim t'i studionim më tej argumentet e shpallura në Kuran rreth formimit të embrionit të njeriut, do të hasnim në disa mrekulli shkencore të tjera shumë të rëndësishme.

    Kur qeliza spermatozoide bashkohet me vezën e femrës, fillon të formohet qeliza bazë e embrionit. Qeliza e vetme, e cila njihet në biologji me emrin "zigotë", fillon menjëherë të riprodhohet nëpërmjet ndarjes dhe më pas shndërrohet në një "copë mishi" të quajtur embrion. Sigurisht që kjo mund të shihet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.



    Në fazën e parë të zhvillimit, foshnja në barkun e nënës është në formën e zigotës, e cila ngjitet në mitër me qëllim që të ushqehet prej gjakut të nënës. Në foton lart duket zigota, e cila ngjason me një copë mishi. Ky fakt, i cili u zbulua nga embriologjia bashkëkohore, është një mrekulli e shpallur në Kuran 14 shekuj më parë me anë të fjalës "alek", që nënkupton "diçka që ngjitet dhe varet në në një vend" dhe përdoret për të përshkruar shushunjën, e cila ngjitet në trup për të thithur gjak.


    Sidoqoftë, gjatë periudhës së zhvillimit, embrioni nuk qëndron në zbrazëtirë. Ai ngjitet në mitër siç ngjiten rrënjët e një bime, të cilat fiksohen fort në tokë nëpërmjet lozeve të tyre. Nëpërmjet kësaj lidhjeje, embrioni arrin të marrë prej trupit të nënës substancat e nevojshme të jetës.16

    Në këtë pikë, një mrekulli mjaft domethënëse është shpallur në Kuran. Duke iu referuar zhvillimit të embrionit në barkun e nënës, Zoti përdor në Kuran fjalën "alek", e cila është dhe faza e parë e përshkrimit të zhvillimit të tij.


    "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë. Krijoi njeriun prej alekut (në mitrën e nënës). Lexo, se Zoti yt është më bujari!" (El-Alek 1-3)

    Nga ana gjuhësore, fjala alek ka kuptimin e "diçkaje të varur apo të ngjitur në diçka tjetër". E njëjta fjalë përdoret për të përshkruar shushunjat që ngjiten ne trup për të thithur gjakun.

    Sigurisht, përdorimi i kësaj fjale për të përshkruar në mënyrë mjaft të përshtatshme zhvillimin e embrionit në barkun e nënës, vërteton edhe një herë se Kurani është shpallje nga Zoti, Zoti i gjithçkaje.


    Mbështjellja e muskujve rreth kockave



    Një nga ajetet që përshkruan fazat e zhvillimit të embrionit të njeriut pohon faktin se në barkun e nënës në fillim zhvillohen kockat dhe më pas muskujt:


    "… Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi, pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt).

    I lartë është Zoti, Krijuesi më i mirë." (El-mu'minun 12-14
    )




    Kockat e foshnjës mbasi zhvillohen krejtësisht në barkun e nënës, vishen me mish gjatë një faze të veçantë.


    Deri pak kohë më parë, embriologët ishin të mendimit se kockat dhe muskujt në embrion zhvillohen në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, për një kohë të gjatë, disa njerëz pretendonin se këto ajete ishin në kundërshtim me shkencën. Por kërkimet e fundit mikroskopike, të ndihmuara nga avantazhi i teknologjisë moderne, zbuluan se shpallja në Kuran është e saktë.

    Vëzhgimet në nivele mikroskopike treguan se zhvillimi i embrionit në barkun e nënës ndodh në përputhje të plotë me përshkrimin në Kuran. Së pari, indet kërcore të embrionit kthehen në kocka. Më pas, qelizat muskulore, të cilat formohen prej indeve përreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.

    Ky proces është shpjeguar si më poshtë në librin e mirënjohur, Zhvillimi i njeriut, i cili është shkruar nga një prej shkencëtarëve më të spikatur në fushën e anatomisë dhe embriologjisë.




    Shumë prej fazave të zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës janë shpallur në Kuran. Siç thuhet edhe në ajetin e katërmbëdhjetë të sures El Mu'minun, indet kërcore të embrionit, në fillim, shndërrohen në kocka. Pastaj kockat vishen me qeliza muskulore. Zoti e përshkruan këtë zhvillim në ajetin: "… pastaj mudgan e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin."


    Gjatë javës së shtatë, skeleti fillon të shpërndahet nëpër tërë embrionin dhe kockat marrin formën e tyre natyrale. Në fund të javës së shtatë dhe gjatë javës së tetë, muskujt zënë vendin e tyre rreth formave të kockës.17

    Pra, fazat e zhvillimit të njeriut të përshkruara në Kuran janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë bashkëkohore.



    Tri fazat e foshnjës në mitër

    Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.

    "... Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…" (Ez-Zumer 6)


    Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm, njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës. Sot, në të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në fakultetet e mjekësisë, ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore. Për shembull, në librin Embriologjia njerëzore elementare, i cili është një referencë e rëndësishme në fushën e embriologjisë, ky fakt përshkruhet si më poshtë: Jeta në mitër kalon në tri faza: paraembrionike (dy javët e para plus gjysma e javës së tretë), embrionike dhe fetus (fundi i javës së tetë e deri në lindje)."18

    Këto faza u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje. Karakteristikat kryesore të këtyre etapave janë dhënë më poshtë:

    - Faza paraembrionike

    Në këtë fazë, zigota rritet nëpërmjet ndarjes dhe, kur bëhet një grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të rriten, qelizat organizohen në tri shtresa.

    - Faza embrionike

    Kjo fazë zgjat për pesë javë e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet "embrion". Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore.

    - Faza fetus

    Në këtë fazë, embrioni quhet "fetus". Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Megjithëse fillimisht është vetëm 3 cm i gjatë, që të gjitha organet e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.

    [IMG]http://www.harunyahya.com/other/albanian/images_miracle_Quran/part1_21_11.jpg
    [/IMG] Në ajetin e gjashtë të sures Ez-Zumer tregohet qartë se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Me të vërtetë, biologjia bashkëkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sektorë të veçantë në barkun e nënës.


    Informacioni mbi zhvillimin e foshnjës në barkun e nënës u bë i mundur vetëm pasi u bënë vëzhgime me mjete dhe metoda bashkëkohore. Si shumë argumente të tjera shkencore, disa pjesë të këtij informacioni janë shpallur në ajetet e Kuranit. Përmendja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e mjekësisë, është një tregues i qartë se Kurani nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Zotit.




    IDENTITETI NË SHENJAT E GISHTËRINJVE


    Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore.


    "A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim! Madje Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij!" (El Kijame 3-4)

    Theksimi i shenjave të gishtërinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Për këtë arsye, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, ndaj dhe sot përdoren pikërisht për këtë qëllim.

    Por më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua nga fundit i shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua veçse në ditët tona.



    Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, ka shenjat e tij të veçanta të gishtërinjve. Me fjalë të tjera, identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, si prodhimet industriale apo ushqimore

    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 19-05-2004 më 14:09
    Sa budalla eshte "Odisea"

Tema të Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •