Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Tedi Papavrami ne filmin "Lutje Dashurisė"

    Pas filmit “Lidhje tė rrezikshme”, violinisti Tedi Papavrami pranon tė luajė nė njė film shqiptar

    Papavrami, heroi i filmit shqiptar "Lutje Dashurisė"


    Shekulli

    “Tedi ėshtė entuziast.” Shkrimtari Ylljet Aliēka, nė kėtė rast autor i skenarit tė filmit “Lutje dashurisė”, thotė se dėshira qė protagonist i kėsaj historie tė ishte violinisti Tedi Papavrami, lindi, pasi Aliēka e kishte parė tė interpretonte tek filmi televiziv i TF1 “Lidhje tė rrezikshme” pėrkrah aktorėve nė zė si Katėrin Dėnėv, Nastasja Kinski. Dhe u bė, kur Tedi tha “po”. “Mendoj se ka ngjashmėri mes jetės sė Tedi Papavramit dhe historisė sė filmit. Bėhet fjalė pėr njė intelektual tė ri, i kthyer nga studimet jashtė, tani nė njė provincė tė Shqipėrisė.” Ai debuton nė njė film shqiptar, personazhi i tij quhet Joni, kur ka gati 20 vjet qė ėshtė larguar prej kėtej, drej Francės me njė bursė studimi. Ndjek Konservatorin e Lartė tė Muzikės nė Paris. Ka qenė solist nė Orkestrėn e Nacionale tė Lilės, Bordosė etj. Gjatė viteve 1997-1998, virtuozi debuton me Orkestrėn e Parisit, tė Radios bavareze dhe Orkestrėn e Bolonjės. Tedi Papavrami prej vitit 1986 jeton nė Francė dhe prej martesės nė vitin 2000, jeta e tij ndahet ndėrmjet Parisit e Gjenevės. Violinist, pėrkthyes prej tre vjetėsh i veprės sė Ismail Kadaresė nė gjuhėn frėnge, pas vdekjes sė Jusuf Vrionit dhe sė fundi aktor. Jo keq pėr njė virtuoz.




    19/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Aliēka: Vend mysliman? Njė klishe e ligė


    Shekulli

    Nė fillim ishte tregimi “Njė histori e trishtuar e njė qyteti provincial”, tani ėshtė skenari “Lutje dashurisė”. Shkrimtari Ylljet Aliēka vazhdon kėshtu atje ku e la bashkėpunimin me kinemanė, pas sprovės sė suksesshme me “Slogans”, film i regjisorit Gjergj Xhuvani, i vitit 2001, gjithashtu pjellė e tregimeve tė tij nga vėllimi “Kompromisi”, vepėr qė ėshtė vlerėsuar si proza mė e mirė nė konkursin kombėtar tė letėrsisė “Penda e Argjendtė”.
    Sipas Aliēkės skenari “Lutje dashurisė” merret me “atė qė quhet vlerė e tolerancės midis feve nė Shqipėri, jo njė vlerė virtuale, por si vlerė reale kur ėshtė e aftė tė kapėrcejė keqkuptimet. E kjo nuk ėshtė njė klishe” Shkrimtari e ka fjalėn pėr atė ekuilibėr e tolerancė mes besimeve qė nė fakt bota nuk po e njeh. “Bota na quan me ligėsi vend mysliman”, -thotė Aliēka. “Konkluzioni i kėtij ekuilibri del nga gjėrat e jetės sė pėrditshme. “Lutje dashurisė”, merret edhe njė fenomen qė dua ta vė nė dukje, luftės sė brendshme ndėrmjet detyrės sė shenjtė dhe ndjenjės.”



    19/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Exclamation Premiera e filmit " Lutje dashurisė" apo "veset satanike te dashurisė" nė Paris

    Dje u prezentua per here te pare ne Paris premiera apo para- premiera e filmit te Yljet Aliēka, "Njė lutje dashurie" me Arta Dobroshin dhe Tedi Papavrami, nė sallen e kinemas te universitetit Sorbone Nouvelle ku pas filmit pati edh njė debat rrethė ketij filmi, kritika dhe polemika mes shikuesve qe autori skenaristi si dhe regjizori Aliēka betohej se do ta mbroje iden e ketij filmi deri ne fund !

    Permbajtja;

    Ngjarja zhvillohet ne njė qytezė, ku jetojne dy bashkesi, krishtere dhe musliman, menjehere pas rėnjes se diktatures ne Shqiperi njerzit pas shume dekadash te mbyllur ne vetevehten e tyre me ideologji komuniste ku ēdo fe ishte e ndaluar, tani perseri te lirė, secili mundohet ta gjeje vetevehten duke u rrokollisur nga nje fe ne tjetren pa ditur as rregullat fillestare sepse ēdo gje ishte fshir ne memorjen e se kaluares...
    Pra njerzit e persekutuar lirohen nga internimet, njeri nder ta edhe personazhi kyē i ketij filmi Hasani i cili pas 18 vitesh izolimi lirohet dhe tani si profesion zgjedh te jete imam i xhamis se qytezes por perballe, jo larg, eshte edhe kisha per komunitetin te krishtere....

    Mu perballe xhamis, Zeneli pret me padurim kthimin e ēunit te tij nga Parisi, Joni, i cili kishte perfunduar shkollen e "arteve te bukura" (interpretuar nga Tedi) dhe posa kthehet ne shtepi i gezuar deshiron te qendroje pergjithemon ne shtepi por...
    Permes motres se tij(si zakonishte(njohje pas njohje hesapi) njoftohet me Lizen (Arta Dobroshi) me profesion mesuese...dhe se shpejti lind dashuria, kuptohet, duke filluar me pozime, portreti zgjate disa ditė sa per te lindur dashuria me ketyre dy terinjeve...
    E keqja e Jonit ishte se thirja e zerit te muezinit(imamit) nga minarja e xhamis perballe dritares se shtepise e bezdiste teper se nuk ishte mesuar...me keto ndryshimet e reja...

    Dite pas ditesh zeri i hoxhes filloj e te ngritet edhe njė shkallė mė teper sa qe bezdis tani jo vetem Jonin por tere qytezen.
    banoret filluan te shqetsohen, te dy komunitetet filluan te acarohen mes veti, tani edhe krishteret filluan te zgjasin kohen e rrahjes se kembanes se kishes edhe me gjate se me pare, si pergjigjeje e ngritjes se zerit te madh dhe teper melankolik qe leshonte i shkreti imam...nga ballkoni i minares...

    E gjithe kjo polemike rritej e shtohej nder banoret te cilet nuk kuptonin kete ndryshim qe vetem pas kthyerjes se Jonit nga Pariisi filloi konflikti ndere fetar duke i hedhur fajin hoxhes per shqetsim tej mase...ku toleranca fetare kishte humbur rregullat...

    Mirepo si ne ēdo qyteze te vogel njerzit behen kurreshtare dita me distes dhe fillojne hetimet per te zbuluar kete ndryshim se nga vjen ky shqetesim i papritur qe e kaploi njerzimin.

    Me ne fund fajtori u gjete; pas disa vezhgimeve te fqinjeve ia arrijne te zbulojne se hoxhen e mundonte diēka teper ne shpirtė !

    A mos valle kishte vrejtur mbrenda ne dhomen e Jonit diēka te pa parė ende ne jeten e tij nga ballkoni i minares se xhamisė ?
    Kuptohet, ai vren nje sken dashurie mes dy te rinjeve, po pastaj a u be nami ?
    Posi, u be dh si...tere banoret e qytezes filluan te mirren vetem me ketea dy te rinje rrethe marredhenjeve te mesuses dhe piktorit qe per ta kjo ishte "njė lidhje e ndaluar" dhe ate ne mes te nje krishtere dhe nje muslimani, prite Aliēka prite..na zgjoi mallin e muxhahedinve ne mes te Parisit tani edeh ne shekullin XXI se, mu ne momentet qe sapo kerkojmi te behemi antar te familjes europiane !
    Ketu Ylljet Aliēken po e kritikoj si regjizor te ketij filmi dhe autor e jo per Ambasador...

    Fqinjet tani me e kishin zbuluar, iu mbetej vetem se ne drejtim te ciles dritare i shkonin syte imamit....

    Kuptohet tani pasi qe Joni dhe Liza kishin renė ne dashuri, vizita e mesueses ne dhomen e Jonit shtohej dita me dites por edhe zeri i hoxhes ngritej me ritmin e dashuris se ketyre dy te rinjeve !

    E kemi parasysh tani se ku eshte i gjithe halli i ketij konflikti nderfetar ?
    Kush e ndezi zjarrin i pari, zeri melankolike i hoxhes apo dashuria e zjarrte e dy te rinjeve ?
    Megjithese syzheu ecen deri diku por prap se prap mbeten pyetje jo naive qe do i shtroheshin autorit te kesaj ngjarje ose pse jo edhe personazheve ?
    A mund ti themi tani Jonit; o Joni, mbylli dritaret, ve ndonje zare qe te mos dukeni fare kur perqafoheni ne dhom me Lizen se nuk i dihet, dikush mund t'iu vreje perballe, dhe me e keqja njė imam xhamije, e keni ēmendur njeriun e shkrete...jeni pa intimitet fare !

    Ngatrresat ndere fetare fillojn e keqesohen, i vetmi shpetim; ose te ikte Joni nga ka ardhur, ne Paris, ose te shkarkohej hoxha nga puna gjoja se s'ka ndrgjegjeje te paster ose te plaste lufta, tjeter rruge nuk u mbetej banorve te qytezes...
    Joni e Liza (siē e prisnja) vendosin te ikin nga vendi, Liza ti leje nxenesit e saj te dashur... ashtu, sa keē...

    Kjo per mua eshte tabloja me e shemtuar e ketij filmi i cili mund te kategorizohet ne ata filmat cochmardesk, horror deh duhet te mbaje etiketen, logon me VREJTJEN ; ndalohet hyrja ne sall nder moshen 20 vjeēare !

    Autori e lene kete vend e kete popull pa ardhemeri, e vetmja rruge per te rinjet na qenka ikja jashte vendit per te gjetur rehatin sepse nuk jetohet mbrennda me nje mentalitet te tilel ballkanike, nuk jetohet dot nga zhurma e larte e e zerit te myezinit, pes here ne ditje !

    Imagjinojeni tani njehere se ēka bluan ne trurin e njė te huaji ky imazh ?
    Ani se Shqiperia ka vende te bukura, me plazhe te mrekullueshme per turistet e huaj...dreqi na ēon prap te religjionet, su ngopem kurrė...me keto fe.

    Me e keqja eshte se vete autori Hylljet Aliēka pohon ne disa raste se Shqipria vuan nga imazhi i dobet qe kane te huajt per Shqiperinė ! ?
    Si mendon autori ta permirsoje imazhin e vendit te tij me kete film shokues, pasi qe ky ne anen tjeter ka dy role te rendesishme, eshte me detyr ne Paris, me fonkcion; Ambasador i Republikes se Shqiperisė !

    Me kete film ai mendon se do e e prmirsoje imazhin e vendit te tij apo si ta imortalizoje kete imazh te papermirsueshem ?

    Perpjekja e tij eshte deshtuese, nuk e di se a e ka bere me vee dijen e tij apo dreqi i ka ndihmuar ne kete projekt, ndoshta edhe gabohem, por ende ne jeten time film me te shemtuar, me te llomitur per imazhin e popullit shqiptar nuk kam pare se sa ne kete film.

    Me teper ky film i drejtohet atyre azil kerkuesve; ata qe dojne ta leshojne Shqiperin, te ikin nga gjoja nga tmerri i hoxhes, me pretekst se gjoja atje mbretron tani nje diktatur e re, diktatura e zhurmes, vendi ku vritet timpani i veshit te njeriut.

    Nejse, pas filmit pati edhe nje debat ku autori me ngulim mbronte filmin e tij.
    Nje shikues u prezentua e tha ;
    Une jam nga Sudani, axhai i imi ka shtepin afer xhamis atje ne Sudan mirepo ka bere paditje kunder hoxhes qe ia leshonte teper zerin e CD-sė keshtu qe ka fituar procesin gjyqesor, dhe shtoi ai..
    A ka te drejte edhe ne Shqiperi ndonjeri te beje padi kunder zerit te hoxhes ?
    ...Desha ti pergjgjem ketij shikuesi se po te ishte e drejta e paditjes ndaj ketij hoxhes qe leshon zerin me te madhe pes here ne ditje "Allahu akbar" me siguri se Aliēka nuk do kishte zgjedhur fare kete tem filmi..as ne nuk do ishim mbyllur ketu ne kete sall te kinemas ti prishim veshet nga kjo zhurem ēoroditse.
    Mirė po zemi ndaj hoxhes do ngritej padija por ndaj Aliēka, kush do ta ngreje padijen ?
    Ndoshta autori edhe kete e pret, te ia ndalojn kete film njehere e pergjithemone ne Shqiperi njehere ku pastaj ndoshta shpreson se do i shkoje zeri deri ne qielle si i atij hoxhes e do behet i njohur si ndonje Salman Ruzhdi ...me kete film mbi "Veset satanike te dashuris"...
    Mirepo as autori dhe askush tjeter nuk pati mundesi ti japi pergjigjeje, autori vetem se rrudhi krihet, ēka ti thoshte ?

    Merreni me mend tani, ku eshte Sudani atje ne Afrikė e ku jemi ne shqiptaret e mjer, me trup e shpirte ne zemer te europes ...
    Me e keqja eshte edhe kjo se ku e gjeti autori kete hoxh qe ta beje kurban ?

    Pra filmi ka edhe pas filmin e tij. Nuk po flas ketu fare per artin, as per menyren e aktrimit, as per tekniken e filmit as per zhurmen dhe muziken e filmit qe shkon e behet njė melos i atij zhanrit te filmave te Kustorices apo te Goran Paskaleviēit...keto gjera do i thojne te tjeret....
    Kur njeriu deshiron te fuse therren ne kembė te shendosh ajo eshte tjeter gjė, autori pra ka bere kete film sipas noveles se tij, nganjehere vijne shume pyetje;
    A na duhen syzhe te tillė sot ?

    Autori Aliēka tenton te mbrohet, gjoja se keshtu eshte Baallkani me keto te meta, ky eshte realiteti i yni i hidhur..etj... Por kete secili e di se ne jemi ne nje rruge qorre me keto fe, jemi te shenuar edhe nga historia edhe nga perendia pergjithemon, kjo rruga e jonė eshte pa kthim !
    Ky shirit filmi apo DVD duhet mbyllet diku thellė ne nje grop e te mos hapet kurre me...ky ishte vetem mendimi imi, mendimi i nje shikuesi.
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Gjovalin Luka pėr filmin "Skėnderbeu"
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 18:51
  3. ku te gjej filmin....??
    Nga erisa_djana nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 13:06
  4. Adrese per filmin...
    Nga imprint nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 09:28
  5. Kerkoj filmin vizatimor per femije "sailor moon" e perkthyer ne shqip
    Nga hope31 nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 12:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •