Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Rracizmi francez ndaj kombit shqiptar nė Eurovizion

    “Prezentatori i “Tele-France 3”, shprehje raciste ndaj Anjezės”
    Robert Lufi,Madrid


    Ishte vėrtet njė surprizė e bukur, prezantimi i Anjezės nė Festivalin Evropian tė Kėngės. Mbėshtetja e shqiptarėve nė tė gjithė botėn me telefonata pėr kėngėn e saj natyrisht qė nuk ka qenė shumė e madhe, dhe mund tė them se jemi krenuar me Anjezėn tonė tė bukur. Kėngėtarja shqiptare, bashkė me atė malteze, pėrbėnin dyshen e vetme, qė kėndoi me njė profesionalizėm tė admirueshėm, nė “Tre Oktavė”, sido qė njė kėngė diskoje si ajo e Ukrahinės, me defekte tė mėdha interpretimi nga solistė (pėr njė profesionist viheshin re lehtė stonaturat nė zėrin e saj) pati fatin tė zinte vendin e parė me ndihmėn e pakursyer tė vėllezėrve sllavė. Gjithsesi kėngė shumė tė mira nė kėtė festival, paraqiti Shqipėria; Malta, Greqia, dhe Serbia, qė efektivisht meritonin edhe vėmendjen e specialistėve. Por vendi i shtatė pėr Shqipėrinė, si pjesėmarrje e parė, ishte vėrtet njė arritje kur mendojmė se Franca zuri vendin e 15-tė. Nuk e shkruajta kėtė letėr gazetės vetėm pėr tė pėrgėzuar Anjezėn pėr prezantimin dinjitoz qė bėri, por edhe pėr tė informuar publikun shqiptar pėr njė akt racist tė pashembullt, qė prezentatori i Tele France 3, adresoi ndaj shqiptares Anjeza Shahini, gjatė momentit tė prezantimit tė siglės sė flamurit tonė. Kėngėtarja shqiptqre, nga pesė deri nė 15 vjeēe, do tė prezantojė Shqipėrinė, - tha ia me ironi, dhe mė pas shtoi: - Ndoshta ėshtė me barrė. Nė fund tė kėngės, shoqėruesja e tij, u mundua tė korrigjonte kolegun duke e thėnė se “Ti u tregove shumė i keq me shqiptaren. Ajo kėndoi vėrtet bukur, megjithėse unė i jap vetėm dy pikė”. Por, prezentatori i TVF3, vazhdoi avazin e tij, duke shtuar “Shqiptarja mė ngjau me njė kėngėtare meksikane” . Nė fund tė emisionit, nė momentin kur Zhani Ciko po jepte pikėt e jurisė shqiptare pėr Festivalin, nė momentin kur pėrshėndeti gjithė shqiptarėt nė botė, nė mėnyrė tė natyrshme nė gjuhėn shqipe, u dėgjuan shprehje fyese "0ooo oh" me njė nervozizėm tė theksuar pasi "mercenari belg" i Francės, megjithė pėrpunimin e mirė muzikor, nuk kishte fuqi tė kėndonte mė tepėr se njė oktavė e gjysmė, dhe tek e fundit nuk e meritonte as vendin e pesėmbėdhjetė. Natyrisht, shqiptarėt e duan Francėn e Volterit, Hygoit Francėn e Zhak Shirakut qė firmosi bashkė me pesė liderėt e botės shpėtimin e popullit tė Kosovės, Francėn e Bernard Kushnerit, Francėn e mijėra shkrimtarėve dhe artistėve tė mėdhenj, dhe shprehjet raciste tė njė prezentatori nuk mund ta prishin miqėsinė mes dy popujve tanė, por ėshtė pėr tė ardhur keq qė njerėz racistė si prezantuesi i TVF3, ka vend nė njė institucion prestigjioz si media franceze. Mendoj se do tė ishte nė nderin e drejtorisė sė TVF2 e 3 qė kėtė mbeturinė naziste ta dėrgonin pėr edukim nė Guinenė franceze, nė Amerikėn Latine, ku ka njė televizion lokal nė gjuhėn frėnge.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo eshte gjeja me e ndyre qe kam degjuar ndonjehere. Ne BBC u tha dicka per kombin Shqiptar dhe u bene qe te kerkojn falje per ate qe thane. Ky komentator qe fatkeqsisht nuk i shikohet emri aty, meriton nje denoncim publik nga Shqiptaret per ate qe ka thene. Nje shtet ku pederastia po rritet dite per dite, na tregon ne se kush jemi. Nje shtet qe ka pasur ne dore bashke me Angline fatet tona, nje shtet qe mbeshtet Serbine ne Kosove dhe eshte shkaku i gjithe trazirave ne ate vend, nje shtet qe mohon sistematikisht antaresimin e Shqiperise ne strukturat Evropjane, nje shtet qe meriton trajtim me te keq se ai ndaj armikut.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Cyclotomic nuk ėshtė hera e parė qė francezėt veprojnė kėshtu, por ėshtė karakteri i pėrgjithshėm i sjelljeve tė tyre pėr disa shekuj tash, duke filluar kundra Anglisė, sot kundra politikave tė Sh.B.A.sė, e mėtej. Ata/ato gjithnjė kan menduar se janė farė mė e lartė e mė e mirė se kombet e tjera, por sa rėndėsi ka se ēfarė mendojnė ata? E rėndėsishme ėshtė ne tė jemi mirė si shqiptarė me njėri-tjetrin, e mos tė brengohemi pėr ēfarė del nga ta qė shpifin. Sjelljet janė sikur boomerang, ēfarė thua, mendon apo bėn ka pėr tė t'u ktyer me tė njėjtėn monedhė, nėse jo sot, nesėr ka pėr t'iu kthyer atyre e njėjta monedh me plotė siguri.

    Kush e ka shkruar kėtė lajm Cyclotomic, dmth ēfarė burimi ka?

    Drini.

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Drini,
    ky eshte burimi.
    Shekulli,
    nga Robert Lufi ne Madrid qe eshte kompozitor me duket.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Tė Falemnderit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Meqe tema eshte ne drejtim te racizmit Francez kundra shqiptareve, po fus kete artikull , per te treguar me qarte racizmin e Francezeve kundra Shqiptareve.----------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Njė ngjarje nė Paris me “mafiozėt shqiptarė”


    Majlind Kokuri

    Tė shtunėn nė darkė, nė lajmet e orės 20.00 “TVF1”, dha njė kronike tė zgjeruar rreth arrestimit tė njė ēifti klandestin shqiptar nė Paris. Njė numėr i konsiderueshėm policėsh, hynė forcėrisht nė shtėpinė ku banonte ēifti, dhe mundėn tė arrestonin burrin, qė u quajt nga komentatori njė mafioz i rrezikshėm, gruan, qė u shpall menjėherė prostitutė. Nė rrugė, mė pas arrestuan vėllain tjetėr i cili rezultoi edhe ai mafioz i shkallės sė lartė, megjithėse nė xhepa nuk ju gjet asgjė kompromentuese. Spikerja tha se ai mund tė dėnohet dhjetė vjet, duke bėrė rolin e prokurorit nė mėnyrė tė shkėlqyer. Nga ky aksion jetik pėr mbrojtjen e nderit tė Francės, rezultoi tė kapej njė shumė e jashtėzakonshme parash, sa gjysma e buxhetit tė Francės, gjithsej 1000 euro, si dhe disa telefona celularė, tė cilėt do tė analizohen nė laboratoret e sofistikuara tė kriminalistikės franceze pėr tė zbuluar se ē’ėshtė biseduar para tre vitesh, kur ende kėto aparate nuk ishin prodhuar. Mediat franceze vazhdimisht filmojnė aksione tė tilla spektakolare, ku kapen “mafiozė shqiptarė” qė “rrezikojnė Evropėn e ndershme”, qė nė shumė raste janė lypsarė, apo ndonjė prostitutė tė mjerė, qė nga uria detyrohet tė dalė nė rrugė e tė prostituojė pėr 25 apo 30 euro. Eshtė po ky shtet francez, qė mbyll sytė para mafies sė filmave X, qė kontrollon gjithė tregun e pornografisė franceze, tregun e drogės, si dhe diskotekat e natės, e ku nuk ka asnjė shqiptar. Por meqė policėt francezė janė klientė tė rregullt tė kėtyre
    disko-X-dogave, gjejnė ca viktima tė mjera shqiptare, qė nuk dinė as tė prostituojnė e bien menjėherė nė sy nė rrugėt e Parisit, dhe shpallin me tė madhe “Kapjen e mafiozėve”, qė nė mė tė shumėn e rasteve janė ca
    tė varfėr nga fshatrat e thella tė Shqipėrisė, qė kanė pandehur se nė Perėndim paratė mund tė mblidhen me lopata nėpėr rrugė. Pa dashur tė mbroj mafian shqiptare, e cila nė mė tė shumtėn e rasteve pėrbėhet nga injorantė, dhe kriminelė qė i kanė ikur drejtėsisė shqiptare, dua tė them se kohėt e fundit nė Evropė, ka shpėrthyer njė racizėm i jashtėzakonshėm kundėr shqiptarėve. Sapo nė rrugė t’i prezantohesh dikujt me nacionalitetin shqiptar, ai ikėn a thua se shqiptarėt janė “kanibalė”. Mė ka rastisur, qė komshiu im francez, pasi krijoi respekt pėr sjelljen time pas gjashtė muajve, tė kėmbėngulte qė unė nuk isha
    shqiptar, por italian, sepse sipas tij shqiptarėt nuk ishin vetėm se mafiozė. Dhe meqėnėse unė isha isha korrekt dhe i ndershėm, nuk mund tė isha shqiptar. Ky ėshtė fekti spektakolar qė media u ka dhėnė shqiptarėve. Njė fenomen, tjetėr ėshtė ai i ruseve, moldave dhe ukrahinaseve qė deklarojnė se janė shqiptarė, dhe qė pėr habi ndonjėherė prezantojnė pasaporta shqiptare, dale nga komisariatet e Shqipėrisė. Rreth 70 pėr qind e prostitutave tė kapura nga policia e Parisit tė cilat kanė deklaruar qė janė shqiptare, nuk kanė ditur asnjė fjalė shqip kur janė pėrballuar me autoritetet e Konsullatės tonė nė Paris. Pėr rreth 10 deri nė 12 mijė prostituta shqiptare qė veprojnė nė Evropė, bėhet aq shumė zhurmė, sa thua qe ato janė 3 milionė prostituta, ndėrkohė qė pėr 3 milionė prostituta ruse, rrallė shihet ndonjė koment apo reportazh. Natyrisht, proksinetizmi, dhe mafia janė gjėra tė ndyra, qė ekzistojnė kudo, dhe ato duhen luftuar, por nuk mund tė pėrdoret imazhi i tyre pėr tė njollosur njė popull tė tėrė, siē bėjnė mediat e huaja, kryesisht ato franceze, kundėr shqiptarėve. Ka ardhur koha t’i thuhet botės se Shqipėria ka numrin mė tė vogėl tė prostitutave pėr frymė tė popullsisė, dhe se nuk ėshtė e drejtė qė tė gjitha prostitutat e Lindjes tė quhen shqiptare. Evropa po bėn simpoziume kundėr antisemitizmit, ndėrkohė qė po tė njėjtėt gazetarė qė botojnė artikuj e komente nė mbrojtje tė hebrejve, tregohen mė raciste se Hitleri kundėr shqiptarėve. A nuk ėshtė kjo njė hipokrizi e vėrtetė e njerėzve tė medias nė Evropė. Natyrisht, nėse kapen mafiozė shqiptarė, kjo duhet pasqyruar, por me realizėm dhe pa racizėm. Nuk duhet pasur mėshirė pėr ata qė krijojnė imazh tė keq pėr Shqipėrinė, siē janė mafiozėt shqiptarė, por edhe tė kapen njerėz e tė arrestohen thjesht se janė shqiptarė, nuk mund tė quhet vetėm se aparted i modelit tė ri evropian.


    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dikur Italia silleshe ne menyre te tille me Shqiptaret, por pas nje periudhe disa vjecare e ka ndryshuar ne menyre te madhe politiken.... edhe pse tashme ajo politike nuk vepron, punen e vete indoktrinuese e ka kryer.
    Ne France po zhvillohet e njejta gje me Shqiptaret. Keta palo gazetare meritojne nje pergjigje shume te rende nga gjith komuniteti Shqiptar mbarboteror(sic u be dhe me BBC atehere).

    Kur nuk ke shtet, vetem njerezit mund te bejne dicka... po nuk pate as ato, lajme te tilla do mbeten ne vesh te shurdhet, dhe sa here do publikohen ne Gazetat Shqiptare, shpifja franceze do ngrihet proporcionalisht me te.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se pėr rastin e atij prezantuesit nuk mund tė reagohet ndryshe pėrvecse me nota proteste nga gjithė shqiptarėt drejt televizionit, veēanėrisht shqiptarėve qė jetojnė nė Francė. Ky rast nuk ėshtė racizėm por vetėm pėrēmim, sepse ai mund tė thotė se tė njėjtėn gjė e bėn edhe me kėngėtarė francezė.

    Pėr rastin e shkrimit tė dytė tė sjellur nga Alba, mendoj se intelektualėt shqiptarė qė jetojnė nė Francė, duhet tė shkruajnė nėpėr media dhe tė mbrojnė interesat shqiptare dhe trajtimin e barabartė tė shqiptarėve atje me qytetarėt francez.
    Mendoj se shumica franceze nuk janė tė tillė siē pėrshkruhen nė kėto dy shkrime dhe kėta pėr tė cilėt bėhet fjalė nė kėto shkrime janė vetėm pakicė dhe tė tillė ka kudo.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Mendimi im eshte se je sjellie e till e francezeve ndaj shqiptareve eshte e priteshme. E para eshte faktori imesiperm, ku injoranca rreth asaj se kush jane shqiptaret i ben skeptik, paragjykues, dhe rezultatet jane ato te mesiperme.
    E dyta, francezet vet si komb jane icik qe fendin me shumice dhe kjo nuk ndihmon. Kjo eshte aq e vertete sa dhe vet anglezet i quajne frenchet-'french frogs' ose 'cheeze eating monkey's', dhe ktu ka nje te vertete.
    E treta, eshte qendrimi historik i francezeve ndaj shqiptareve si komb. Franca eshte nja nga bazat me te forta te krishterimit ne evrope. Mbreterit dhe fisniket franceze kane qene shume aktive ne mbeshtetien e politikave e mbrojties te Vatikanit, e me te drejte. Feja krishtere, jo vetem qe i ka paqesuar ata si komb mes vetes se tyre, por dhe eshte bere baza progresit ne te gjitha fushat e shoqerise franceze, dhe si rrjedhoje ata jane fanatike ne kete drejtim. Shqiptaret, qe nga koha e renies se rezistences se krishtereve te medhenj shqiptare si Kastriotet, Kontet, Aranitasit apo Topiajt ndaj dyndjes aziatike te turqeve, ne dallim nga serbet e greket, apo popujt e tjere te ballkanit e evropes qe perkohesihst a per nje kohe te gjate rane nen pushtimin otoman, ndoshta dhe per konjuktura te momentit konvertuan ne fene arabiko-aziatiko te turqeve. Pavaresisht nga kjo, shqiptaret i bene nderin me te madhe evropes se krishtere duke i vene pengese turqeve, ne momentin kur keta ishin ne kulmin e fuqise se tyre, dhe ishin faktori i vetem qe bllokuan mbytjen e vatikanit, qendres boterore te krishterimit nga hordhite otomane, ashtu sic e kishte pesuar konstandinopoja. Dhe per kete gje ne si komb paguam nje cmim teper te rende, popullsia e Arberise mendohet se u reduktua 80% gjate 25 viteve te rezistences, kur me ne fund otomanet ja dolen me e nenshtruar token tone, fiset me te medha e me te fuqishme eme me tradita te shqipetareve u larguan, sa per ne itali, sa per vist malore jugore (Suli), shqiperia e humbi fuqine per te gritur krye si komb, po ra nene zgjedhe, e jo per pak po per 500 vjet, e jo pak, 500 vjete erresire.
    Me keq akoma, nderrimi i fese, na beri qe te shikohemi nga pjesa tjeter e evropit si outcast nga familja evropiane. Ky qendrim, fatkeqesisht mbizoteron sot e kesaj dite. Dhe kjo duket qarte ne politikat qe boshti evropian Gjermani-France, ndjek ndaj kombasve tane, duke na trajtuar jo si evropian po njesoj ose mos me keq se arabet ap kombujt e tjere qe sot perceptohen si kercenues te identitetit e mireqenies evropiane.
    A eshte kjo e drejte, absolutisht jo, shqiptaret as kane qene e as do te jene ndonjehere pjese e kesaj kategorie, perkundrazi jane pjese e evropes, dhe ata fit in si thote anglezet mjaft mir ne evrope.
    Tashti, edhe qendrimi i atij cheese eating monkey ndaj pjesemarrjes se shqiptareve ne eurovizion eshte mese e kuptueshme.
    Ceshtja shtrohet cfare duhet te bejem ne. Ka dy alternativa, e para te rrime urte e ta leme te grije sallate, e dyta te protestojme fuqishem, ashtu sic beme dhe me fat cawn anglez qe u tall me hymnin tone.
    Mendimi im eshte per nje qendrim proactiv, te fuqishem, me cfaredo forme te civilizuar ti rezistojme kesaj albanofobie te pamerituar frogiane.
    kaq se u lodha
    Kroksi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e jonidapasho
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    selanik
    Postime
    488
    Aha,

    Dhe Une Kujtoja Se Keto Ndodhnin Vetem Ketu Ne Greqi. E Verteta Eshte Se Dhe Ketu Kane Ndryshuar Disi Gjerat Per Shqiptaret. Nuk Mund Te Them Se "nderi Yne" Eshte Vene Ne Vend 100% Por Kemi Filluar Dhe Jemi Bere Moskokecares. Para Disa Ditesh U Takuam Me Disa Goca Shqiptare Ketu Ne Selanik Dhe Shkuam Ne Nje Kafe Qendrore Te Qytetit. Aty Bisedonim Shqip Me Ze Te Larte (si Gjithe Te Tjeret) Dhe Shume Kthenin Koken Te Habitur Dhe Na Shikonin. As Qe E Vrisnim Mendjen. Ne Nje Moment U Kujtova Se Dikur Ne Vendet Publike Ketu Ne Greqi Nuk Guxonim Te Flisnim Shqip Sikur Te Ishim Hajdute Apo Matrapaze Te Gjithe. Tashme Dhe Mediat Jane Me Te Kujdesura Kur Vjen Fjala Tek Perdorimi I Termit " Hajduti Shqiptar". Dhe Komentet E Eurovizionit Ishin Te Ndryshme Nga Gazetare Te Ndryshem. Kishte Mjaft Negative Dhe Pak Pozitive. (ato Poztivet Fshihnin Dhe Nje Lloj Percmimi Ose Zilie)
    Dikush , Ne Nje Reviste Javore , Shkruante Se Anjeza Ngjante Me Shume Me Pakistaneze Sesa Me Shqiptare. Nga Inati I Thone Te Gjitha.

    Me E Rendesishmja Eshte Se Tashme Shqiptaret Jane Zgjuar Dhe Reagojne Per Te Gjitha Temat Ne Te Gjitha Shtetet. Le Ta Shohim Me Ne Fund Te Ardhmen Tone Pozitive !!

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    shprehje raciste kundra shqiptareve

    Lexova me vemendja shkrimet e mesiperme.
    Vleresoje vecanerisht komentet energjike te Albes dhe te cyclotomic ne lidhje me kete teme dhe tema te ngjashme.
    Eshte e vertete qe metastazat e racizmit e kane kapur Europen me nje prognoze shume te dyshimte.

    Megjithate mendoj se cyclotomic nxitohet kur shkruan keto fjale

    "Franca... nje shtet qe meriton trajtim me te keq se ai ndaj armikut."

    Une kam jetuar Guatanamon,apo Buchenvaldin tim ne Gjermani dhe megjithate nuk do te thosha kurre qe shteti gjerman meriton trajtim me keq se nje armik.
    Dhe kete per asnje shtet te EU,pasi pavaresisht nga shkalla monstrueze e racizmit ne disa nga keto vende,vet shtylla juridike e ketyre vendeve,ligjet e tyre jane kunder racizmit,edhe pse nuk respektohen gjithmone.

    Dua te sjelle dhe nje eksperience time shume pozitive me France,dhe pikerisht me presidentin e ketij vendi Zhak Shirak.
    Para nje viti,ne nje gjendje indinjate te fuqishme ndaj institucioneve gjermane i shkruajta disa mesazhe presidentit Shirak,ku i kerkoja qe te kthente vemendjen nga disa shkelje flagrante te Konventes se Gjeneves nga ana e shtetit gjerman.
    Ne nje kohe kur vete presidenti i Gjermanise me kish kthyer pergjigje se nuk merrej me keto pune,presidenti i Frances mori mundimin dhe me dergoi mua shqiptarit te thjeshte,
    minoritarit ne Gjermani,nje pegjigje ne forme informacioni per angazhimin e Frances ne mbrojtje te te drejtave te njeriut.Mos lini pa vene re qe ky ishte nje gjest teper njerrezor dhe i guximshem pasi une jame minoritar shqiptar ne Gjermani dhe jo ne France,dhe normalisht mund te thoshe qe ne kete rast presidenti i Frances per arsye konjukturale kishte te drejte ta injoronte mesazhin tim,qe sic e thashe me lart per me teper ish shkruar ne nje forme shume te ngarkuar emocionalisht.
    Dje apo pardje ne France me iniciativen e nje shkrimtari francez u be nje demonstrate e fuqishme kundra racizmit,gje qe nuk e kemi pare prej kohesh ne Gjermani apo gjetke.

    .................................................. .................................................. ...................

    " I vetmi faj qe ka Franca ,ne gjithe historine e saj te lavdishme, eshte pozicioni i saj gjeografik" - Autor Wittstar

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    shprehje raciste kundra shqiptareve

    Lexova me vemendja shkrimet e mesiperme.
    Vleresoje vecanerisht komentet energjike te Albes dhe te cyclotomic ne lidhje me kete teme dhe tema te ngjashme.
    Eshte e vertete qe metastazat e racizmit e kane kapur Europen me nje prognoze shume te dyshimte.

    Megjithate mendoj se cyclotomic nxitohet kur shkruan keto fjale

    "Franca... nje shtet qe meriton trajtim me te keq se ai ndaj armikut."

    Une kam jetuar Guatanamon tim ne Gjermani dhe megjithate nuk do te thosha kurre qe shteti gjerman meriton trajtim me keq se nje armik,edhe pse kam nje kujtese te fresket per historine e Shqiperise ne luften e dyte boterore
    Dhe kete per asnje shtet te EU,pasi pavaresisht nga shkalla monstrueze e racizmit ne popullaten e disa nga vende,vet shtylla juridike e ketyre vendeve,ligjet e tyre jane kunder racizmit,edhe pse nuk respektohen gjithmone.

    Dua te sjelle dhe nje eksperience time shume pozitive me France,dhe pikerisht me presidentin e ketij vendi Zhak Shirak.
    Para nje viti,ne nje gjendje indinjate te fuqishme ndaj institucioneve gjermane i shkruajta disa mesazhe presidentit Shirak,ku i kerkoja qe te kthente vemendjen nga disa shkelje flagrante te Konventes se Gjeneves nga ana e shtetit gjerman.
    Ne nje kohe kur vete presidenti i Gjermanise me kish kthyer pergjigje se nuk merrej me keto pune,presidenti i Frances mori mundimin dhe me dergoi mua shqiptarit te thjeshte,
    minoritarit ne Gjermani,nje pegjigje ne forme informacioni per angazhimin e Frances ne mbrojtje te te drejtave te njeriut.Mos lini pa vene re qe ky ishte nje gjest teper njerrezor dhe i guximshem pasi une jame minoritar shqiptar ne Gjermani dhe jo ne France,dhe normalisht mund te thoshe qe ne kete rast presidenti i Frances per arsye konjukturale kishte te drejte ta injoronte mesazhin tim,qe sic e thashe me lart per me teper ish shkruar ne nje forme shume te ngarkuar emocionalisht.
    Dje apo pardje ne France me iniciativen e nje shkrimtari francez u be nje demonstrate e fuqishme kundra racizmit,gje qe nuk e kemi pare prej kohesh ne Gjermani apo gjetke.

    .................................................. .................................................. ...................

    " I vetmi faj qe ka Franca ,ne gjithe historine e saj te lavdishme, eshte pozicioni i saj gjeografik" - Autor Wittstar

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    tani po shikoj se paska pas racizen ndaj shqiptarve ne eurovision per kengen ose cmimin e anjeza shahinit.

    atij francezit sigurisht se i erdhi inat se dhe publiku nga gjitha shtetet e europes qe ishte ne salle e percolli me duartrokitje te plota dhe me ngrohtesi ku te gjith flamuret e shteteve te europes ngriheshin lart sepse Anjeza Shahini dha me shum se maksimumin e saj ne Eurovison, dhe per aq eksperience qe ka anejza dhe moshe per te konkuruar ne mes kengetarve me te zgjedhur europian, un them se ka qene shum e mrekullueshme si Anjeza me 4 princat dhe kenga e saj.

    sidomos kur doli naten e dyt me ngjyra kuq e zi tu lidhte beshtyma ne fyt sa emocione te shofesh nje shqiptare duke kenduar mes shteteve tjera.
    dhe ajo meritonte me mire por mori dhe maksimumin e saj.

    dhe vertet perputhem se po te kishte qene qe te vendosi juria per cmimet ne Eurovision.
    me te miret kan qene= Shqiperia, malta, greqia, serbia,dhe spanja.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    17
    Veprime te tilla kane per te ndodhur perhere jam e sigurt. Por ka shume Shqipetare qe mohojne vendin e tyre kjo eshte shume me e rende sesa sjellja e prezantuesit Francez. Dua te kujtoj ketu nje fraze nga filmi vizatimor:"The lion king" qe thote:"SON,REMEMBER WHO YOU ARE!" Pra nuk duhet te harrojme kurre identitetin tone.

  15. #15
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Wittstar,
    Edhe une kam jetuar ne Evrope dhe e di pak a shume se cbehet dhe ne vende te tjera jashte Italise. Madje kam jetuar ne nje kohe kur Rracizmi kundra Shqiptareve ne Itali qe skandaloz. Ti me thua mua per nje konflikt France-Gjermani. Dihet qe Franca me Gjermanin shkon jashtzakonisht keq. Sic thone te gjithe qe bien dakort ne nje pike... fendin pak si teper. E mbajn veten me te latinizuar ose me sakte te latinizuar, e ky fakt bashke me imagjinaten e tyre i katapulton ne stazat me te larta te rracizmit.

    Politika ne Evrope po ndryshon avash avash. Ne cdo votim qe behet ne keshill Evropjan, Franca eshte sistematikisht kundra nesh sic thashe. Mos te them pastaj per studime te ndryshme neper Revistat e Universiteteve me te medha te Amerikes te shkruara nga Francez vite me pare, qe ja kupton menjehere paragjykimin ndaj nesh.

    Ti bazohesh ne nje eksperience tenden "positive" te rrenjosur thelle ne inatin e ketyre dy kombeve...e jo ne etiken e Kantit sic mund te mendosh ti.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    E degjova edhe une rastesisht ate komentatorin ne France3. Te them te drejten e kapa nga gjysma dhe kishte kaluar kenga e Anjeza Shahinit dhe nuk i degjova te gjitha sa thoshin. Por me sa mbaj mend 2 apo 3 komentatoret qe flisnin gjithe kohen po flisnin me shpoti dhe po talleshin gati me te gjithe pjesemarresit ne Eurovison madje dhe me kandidatin e tyre, me Shirakun dhe Shroderin qe nuk kishin bere ndonje puc per te fituar eurovizionin, me spanjollet qe nuk u dhane pike etj. Tani nuk e di nese e kishin inatin vetem me ne shqiptaret dhe nese duhen marre shume seriozisht pallavrat e nje komentatori televizioni per nje emision qe ne France nuk e shikon gati askush, kjo eshte pune tjeter.
    Nga ana tjeter dikush linte te kuptohej se ne France na kane aq inat ne shqiptareve sa na kap policia kot. Me sa di une ne France nuk te fut njeri ne burg ashtu kot, pa prova dhe pa gjyq.
    Dhe hiqni dore nga keto marrina, jo keta na duan, jo ata s'na duan. E kemi zakon ne shqiptaret, fajin na e kane gjithmone te tjeret. Nese Shqiperia eshte ashtu si eshte nuk na e ka fajin njeri tjeter pervec vetes sone qe vemi votojme e veme ne krye pikerisht ata njerez qe nuk duhet.
    Kur ta kuptojme kete, vetem atehere do te kemi nje shans per te ecur perpara.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  17. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te votonim do ishte mire karaburun. Problemi eshte se nuk votohet. Ne shqiperi koha kalon, dhe njerezit ftofen sa me shume me politiken e brendshme pasi jane boll te zhytur ne hallet e tyre te perditshme.

    Te thuash qe keto jane gjera kot.... dmth lajmet e mesiperme eshte pak si ekstreme, pasi paragjykimi per ne ekziston dhe eshte i madh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  18. #18
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Nuk e di, por edhe mua e gjitha kjo me duket shume e fryre.

    Une per vete nuk e kam degjuar ate moderatorin, por ma merr mendja, qe edhe ai si gjithe moderatoret e tjere duhet te jete. Nje nga ata, te cilet i shohim kudo, ne televizionet franceze, gjermane, italiane, shqiptare, greke a polake, e ku di une. Nje nga ata moderatore, te cilet ate post e kane zene fale nje dhuntie te natyres (duke qene te pashem ose duke patur zerin tingellues), dhe te cilet boshllekun e njohurive dhe mungesen e inteligjences duan ta kompensojne me sarkazma me vend e pa vend. Eshte kompleks, qe nuk eshohim vetem ne kesi moderatoresh, por edhe ne shume njerez te tjere, ashtu sic mund te jete edhe mania e te persekutuarit, qe ekziston ne kokat e shume shqiptareve.

    Njerez mos i merrni dhe aq shume seriozisht derdellitjet e dikujt, i cili ne frustracion e siper, pasi shikon se prezantimi i vendit te tij ne Eurovision eshte nje merde, fillon te hedhe thumba dhe te tallet me perfaqesuesit e tjere!
    Mos ia vini re, se ai nga halli e kishte, dhe sic shprehen edhe ata, te cilet e kane pare emisionin ne France, nuk e kishte vetem me ne, por me te gjithe

    Gjithe te mirat!
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pedro,

    pikerisht se eshte ceshtja e nje moderatori, per te mos e fryre ne nivelin e frances, duhet qe zoterinjte drejtues te atij televizioni te distancohen nga frustracioni i moderatorit ne fjale e ta shtyjne te terheqe ate cka thene. Ndaj dhe duhet te reagojne shqiptaret ne France e te dergojne nota proteste drejtuar televizionit. Nese ka reagim, duket qe ka qene dicka personale, nese nuk ka, atehere po qe mund ta interpretosh si dicka qe i vjen per mbare dhe nje televizioni shteteror qe ne fakt ka per detyre te percjelle mendimin publik.

    Sa per krahasim me kete qe ka ndodhur me moderatorin francez, moderatori austriak, qe eshte njekohesisht moderator i radios me te ndjekur shteterore te Austrise (+ i shume emisioneve per muziken, mes te tjerash dhe emisionit te pervitshem "Amadeus" per shperndarjen e titujve muzikore te Austrise per autore e kengetare vendas e te huaj) u shpreh:

    - naten e se merkures, kur ishte gjysemfinalja: se nese kjo vajze (Anjeza) eshte ne gjendje te kendoje ne te njejten menyre dhe jashte ketij festivali, atehere me te mund te behet menjehere nje regjistrim i plote disku (me 15 a me shume kenge)

    - naten e se shtunes, pas perfundimit te kenges: se nuk eshte ndonje cudi qe vitin tjeter festivali i Eurovizionit te zhvillohet ne Shqiperi (pra Anjezen e vleresonte deri si fituese) dhe se qe prej te merkures, megjithese nuk ishin shprehur haptaz ata qe kishin qene te paret ne listen e nates se te merkures, qarkullonin thashetheme, se Anjeza ishte ne vendet e para te renditjes.

    C'e gjeti moderatorin austriak qe u shpreh keshtu? Pse nuk foli dhe ai si moderatori francez? Edhe kenga qe u paraqit nga grupi i tre djemeve austriake nuk kishte ndonje nivel qe ia vlen ta shquash (ne fund u rendit e 21-ta me 9 pike), e megjithate ai nuk tha ndonje fjale fyese, perkundrazi ne castet, kur u shpreh si me lart te bente te ndiheshe krenare qe vajza per te cilen fliste ishte shqiptare po si une.

    Nejse, une s'e kam degjuar moderatorin francez, por reagim duhet te kete, ashtu sikurse pati dhe ne rastin e artikullit te para disa muajve ne gazeten NY TIMES.

  20. #20
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410

    Post

    Dita,

    Ti, une dhe te gjithe ata, te cilet jeten e tyre e jetojne ne kontakt me perendimin (ka edhe ndryshim me vetem te jetuaren ne perendim), e dine shume mire, se ajo nate ishte e jona. Jo sepse fituam ndonje cmim te pare, as sepse kishim pretendime te medha per cmimin e pare, por ngaqe ajo nate na ktheu nje pjese te sadopakte te dinjitetit te neperkembur nga veprimet e disa bashkatdhetareve dhe paragjykimeve te disa te huajve.
    Le ta shijojme kete moment magjik dhe te mos e leme te prishet nga derdellitjet e nje moderatori injorant plot komplekse, si edhe nga betejat tona donkishoteske!
    Nuk luftohet gjithmone me mullinjte e eres!

    Me respekte!
    Pedro
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  3. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •