Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    2

    Zog I dhe Toptani sipas Durhamit

    Edith Durham, studiuse e ceshtjeve shqiptare

    "I always thought of King Zog as an ignorant man, falling the reason the Italians let him be King instead of President. He turned out to be a man of the time for the difficult times Albanians were. Catholics in North and Orthodoxs in South were not keen on idea of a Muslim king or kingdom despite the majority of Albania is Muslim. Ahmed Zogu understoond Albanians rather be with West than turn towards East. On 1 September 1928 he abandoned his Turkish name Ahmed, together with the 'u' from Zogu and crowned himself Ahmet Zog I, King of Albanians, of a contitutional and hereditary Albania."

    "Pasa Esad Toptani is a dark figure among Albanians. Majority of his contibutions served interests of 'Le Porte' rather of Albanians in some cases heavily damaging those of Albanians to blame him later as traitor."

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    116

    Thumbs up

    ..........................kandidatė independentė nė disa
    prefektura si Korēa. Me shum pėrpjekje ata
    sigurojshin disa vota por, me sa di vet,
    asnjiherė nuk u zgjodhė nji deputet inde-
    pendent. Kabineti emnoheJ' nga kryetari i
    shtetit dhe votbesimin e parlamentit e
    kishte tė siguruem derisa gėzonte besimin
    e Mbretit.
    Projekt ligjet hartoheshin nga Kėshilli i
    Shtetit, nji prej enteve ma tė vlefshme tė
    Monarkis. Nė periudhėn e tij ma pjellore,
    Kėshilli i Shtetit kryesohej nga Mehdi
    Frashėri. Me iniciativėn e tij, Shqipnija u
    pajisė me nji varg kodesh ligjuere, adaptue
    nga legjislacioni ma i pėrparuem i
    perėndimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi
    Tregetar dhe Keshilli Kontrollues janė disa
    nga veprat ma tė ēmueshme tė periudės sė
    pamvarėsis. Barazija e grues me burrin,
    pėrdorimi i operacioneve bankare nė
    tregėtin e mbrendėshme dhe sidomos tė
    jashtme, sistemi metrik pėr matje dhe
    peshim, etj., janė hapat drejt oksidentalizimi
    tė Shqipnis qi erdhėn si pasoje e vuemjes ne
    zbatim tė kėtyne ligjeve.

    Projektligjet e pregatituna nga Kėshilli e
    Shtetit i parashtroheshin parlamentit pėr
    aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet i
    zbrazėt, mbasi projektligjet studjoheshin
    me kujdes nė Komisionet e posaēme, tė
    pėrbamė nga deputetė tė specializuem.
    Ata banin shum ndryshime pėr tė
    pėrmirėsue ligjet nė aspektin e tyne teknik.
    Ligjet e votuem nga parlamenti
    dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin
    nga ministri i ngarkuem me zbatimin e tyne
    Nė verėn e vitit 1930, Mbreti Zog shkoj
    nė Vjenė pėr me u shėrue nga stomaku. Nji
    natė, tue dalė nga Opera, Mbreti i
    shoqnuem nga ministri i oborrit Ekrem
    Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh
    Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar
    nė mėrgim: Aziz Ēami dhe Ndoc Gjeloshi.
    Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj
    mbet i vramė dhe Ekrem Libohova u
    plagosė nė kambėn. Autorėt e atentatit
    duelen pėrpara gjykatores sė Vjenės, e cila
    i dėnoi me pak vjet burgim. Gjyqi u pėrdor
    nga regjimi qi mbretnonte nė Shqipni. Nė
    Vjenė asi kohe dominonte emigracioni
    politik pėr tė denonsue regjimin
    autokratik. Socializmi dhe shprehja
    «monarki absolute» ishin nji gogol nė syt e
    gjykatėsve austriak.
    Giatė mungesės sė Mbretit, Musa Juka
    kishte zbulue nji komplot «pėr tė pėrmbysė
    regjimin me anė tė violencės». Nji tok
    njerės nė mes tė Shqiptarve me mendime
    liberale u arrestuen dhe u nxuerrėn
    pėrpara Gjyqit Politik. Duel nė shesh se
    ata ishin mbledhė, mėsheftazi natyrisht,
    pėr tė bisedue mėnyrėn e veprimit nė rast
    se i ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen
    pėr veprimtari subversive nė bazė tė Ligjit
    pėr Mbrojtjen e Shtetit, dhe u dėnuen me
    burgim pėrjetė ose pėr shumė vjet.
    Nė verėn e vitit 1935 ndodhi diēka ma
    serioze. Nė qytetin e vogėl Fier tė Myzeqes
    komandanti i gjindarmėris, Musa Kraja,
    ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi
    arrestimin e pėrfaqėsuesve tė autoritetit
    qendruer dhe proklamoi vehten shef tė
    revolucionit kundėr Monarkis. Pikėrisht nė
    at kohė adjudanti i Mbretit, Gjenerali
    Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me
    automobil nga Fieri, pa ditė asgja mbi ēka
    ishte tue ndodhė. Ndjekėsit e Musa Krajės
    kujtuen se ishte dėrgue nga qeverija pėr me
    shtypė kryengritien dhe e vranė mbrenda
    nė veturė. Ky ishte i pari gjak qi u derdhė
    at ditė. Musa Kraja shpresonte se gjesti i tij
    do tė shėnonte plasjen e revolucionit nė
    mbarė Shqipnin. Por kjo nuk u vėrtetue
    dhe lėvizja e Fierit u shtypė shum shpejt
    nga forcat qeveritare. Si gjithmonė,.....................

    shkaktarėt e vėrtetė tė kėtyne tragjedive
    marrin arratin, kurse 11 gjindarmė, qi
    kishin shkue mbas Musa Krajės, u
    ekzekutuen atypėraty. Qeverija kishte
    marrė frikė dhe vendosi me shfarue krejt
    opozitėn e hapėt ose tė mėsheftė. Me
    qindra njerės u arrestuen dhe nji atmosferė
    terrori mbretnoi anembanė Shqipnis. Tė
    arrestuemit pėrbanin nji tufė tė perzieme:
    mėsues komunistė, oficerė tė ushtėris,
    nėpunės tė shtetit, intelektualė liberale,
    pronarė konservatorė. Shum prej tyne u
    futėn nė burg vetėm pse ishin nė listėn e
    zezė tė Musa Jukės. Disa si Riza Cerova, qi
    nuk u shtinė nė dorė, u ndoqėn gjurma-
    gjurmės dhe u vranė nė arrati e sipėr. Ata
    qi u pandehėn si shefat e nji organizate tė
    gjanė pėr tė ba revolucion nė mbarė
    Shqipnin, u munduen dhe u torturuen
    derisa banė pohimet pėr tė cilat kishte
    nevojė Musa Juka. Mbas disa javėsh tė
    «hetimeve paraprake» tė kėtij lloji, Musa
    Juka ishte gati me nxjerrė para Gjyqit
    Politik tė pandehunit, numri i tė cilve
    kapėrcente njiqind vet. Gjyqi u ba nė Fier
    nė kopshtin e shtėpis sė Qemal Vrionit, i
    cili ishte nji nga kandidatėt pėr me u
    dėnue. Nė kėt rast Fieri ishte kthye nė nji
    kamp ushtarak me bajonetat qi xixėllonin
    nė dritėn e shkėlqyeshme tė diellit. Burgu i
    qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndėrtėsa tė
    tjera, si hotel «Lirija» dhe shkolla e
    Bishanakut ishin mbushė me tė burgosun.
    Prap edhe atje vėndi mungonte. Nė nji
    dhomė tė Bishanakut, ishin mbyllė 27 vet.
    «Hetimet» vazhduen edhe nė Fier. Tė
    pandehunit shoqnoheshin natėn nji nga
    nji nė zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin
    nė orėt e para tė mėngjezit, tue kallzue
    tmerrin qi kishin pa ose pėsue.
    Ditėn qi u ēel gjyqi, gati 120 tė
    pandehun, tė lidhun me pnanga gjashtė vet
    nė nji radhė, u vunė me ndejė mbi karrige
    nė kopshtin e shtėpis ku do tė kryhej
    formaliteti i dėnimit tė tyne, qi ishte caktue
    ma parė. Kryetar i gjyqit ishte Ali Riza
    Topalli nga Kosova dhe prokurori nji
    Grekofon nga Dropulli. Ushtarėt me
    pushkė dhe bajoneta pėrbanin nji gardh tė
    dėndun pėrqark grupit tė viktimve tė kėsaj
    komedije gjyqėsore. Tė pandehunit u
    thirrėn me folė dhe, gati tė gjith, pėrsėritėn
    pohimet qi kishin ba ndėn torturė gjatė
    «hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta
    tė shkrojtuna pėr tė provue kėt komplot
    «kolosal», disa nga tė pandehunit patėn
    guximin me tėrheqė ato qi kishin thanė
    para gjykatėsit hetues, dhe disa tė tjerė u
    munduen me paksue randėsin e komplotil,
    tue shpallė se puna ishte kufizue me
    bisedime. Asnji avokat nuk kishte pėr me i
    mbnojtė. Publiku ishte pėrfaqėsue nga nji a
    dy reporterė fletoresh, tė cilėt duhej tė
    paraqitshin shkrimet e tyne pėr cenzurė.
    Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhė nga
    burgu nė gjyq dhe anasjelltas dhe ma nė
    fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarė
    Shqipnin: dyzet vet ishin dėnue me vdekje,
    shumica tjetėr me burgim tė pėrjetėshėm,
    dhe nji numur i vogėl ishin gjetė tė
    pafajshėm. Por kėt herė Musa Juka kishte
    shkue tepėr larg. Drama juridike e Fierit
    pat nji jehonė tė papritun nė Europė.
    Lidhja pėr tė Drejtat e Njeriut nė Paris dhe
    organizata tė tjera liberale protestuen
    pranė qeveris sė Tiranės. Kėshilli i Lidhjes
    sė Kombeve, qi ishte mbledhė nė at kohė nė
    Gjenevė, bani presion mbi delegacionin
    shqiptar qi tė mos ekzekutohej ky
    masakrim i legalizuem. Nji breshėr
    telegramesh nga Gjeneva vuni nė dukje nė
    shum mėnyra damin e madh qi do t'i vinte
    emnit tė Shqipnis nė botėn e qytetnueme,
    dhe ma nė fund kto kėshilla urtėsije patėn
    efektin e tyne. Dėnimet me vdekje u kthyen
    nė burgim tė pėrjetėshmė dhe vetėm nji nga
    tė dėnunemit, nji karakter i dyshimtė nga
    Ēamėrija, i cili kishte pėrfitue nga situata



    pėr tė krye vjedhje, u vue nė litar.
    Nji atmosferė e zymėt kishte randue
    mbi Shqipnin ndėrsa pritej ekzekutimi i
    dyzet burrave. Tė ggjithve iu hoq nji barrė e
    rande prej zemret kur u dha lajmi se
    vendimi i Gjyqit Politik nuk do tė vihej nė
    zbatim. Derisa viktimat shpėtuen gjallė
    ishte gjithmonė shpresa qi tė mos
    kalbeshin nė burg pėr ggjith jetėn.
    Mbas tmerrit qi kishte shkaktue
    «Lėvizja e Fierit», populli priste nji
    ndryshim. Mbreti Zog u bind se duhej me
    krijue nė popull pėrshtypjen se diēka
    kishte ndryshue. Nji dit prej ditve qeverija
    dha dorėheqjen dhe Mbreti ngarkoi Mehdi
    Frashėrin me formue qeverin e re. Pėr herė
    tė parė mbas kaq vjetve, fytyra tė reja
    okupuen ofiqet ministeriale: Dhimitėr
    Berati, minister i ekonomis kombėtare;
    Fuad Asllani, ministur i punve tė jashtme;
    Ethem Toto, ministėr i mbrendėshėm; Rnok
    Gera, ministėr i financave; etj. Kabineti
    Mehdi Frashėri, me pjestarė tė regjun nė
    kulturėn oksidentale, u brohoritė si nji qeveri
    liberale dhe ngjalli shpresa tė mėdha.
    Mehdi Frashėri, i cili ishte pregatitė
    gjatė kohės qi kryesonte Kėshillin e Shtetit,
    i pėrveshė punės pėr me hartue
    projektligjet qi do tė ndrronin faqen e
    Shqipnis, tue ēdukė mbeturinat e sundimit
    turk nė administratėn dhe nė ekonomin e
    vėndi^. Por puna ma urggjente ishte ndreqja
    e marrėdhanieve me Italin, qi kishin shkue
    keq tash disa kohė. Ndihmat financiare
    nga Roma ishin pre dhe kriza ekonomike
    nė Shqipni kishte mbėrritė nė pikėn e
    fundit. Mehdi Frashėri, i shoqnuem nga
    Fuad Asllani, shkuen n'Itali pėr me lidhė
    marrėveshtje tė reja tė bazueme nė
    respektin e pamvarėsis dhe tė dinjitetit nga
    tė dy anėt. Negociatat pėrfunduen me
    sukses dhe nji varg marrėveshtjesh tė reja
    u nėnshkruen nė Romė.
    Sa pėr reformat e mbrendėshme u duk
    shum shpejt se nė mendjen e Mbretit Zog
    nuk kishte ardhė koha me zbatue reformat
    radikale qi synonte kryeministri Mehdi
    Fnashėri. Me urdhėn tė Pallatit u provokue
    nji konflikt nė mes tė qeveris dhe
    parlamentit, i cili i refuzoi votbesimin nė
    lidhja me nji ligjė tė dorės sė dytė mbi
    zavendėsimin e punimit tė detyrueshėm
    shtat dit nė vit nė rrugėt e shtetit me nji
    taksė nė tė holla. Deputetėt qi kislnin votue
    njizanit pėn Mehdi Frashėrin nji mot ma
    parė votuen kundėn tij po me at
    unanimitet. Abdurrahman Krosi, deputet i
    Dibrės, kishte veprue si kasnec i vullnetit
    tė Sovranit nė tė dy rastet.
    Rrėzimi i qeveris sė Mehdi Frashdrit
    pat nji rrjedhim tragjik. Nji dit tė qershorit
    1937 nji shpallje zvrtare njoftoi popullin
    shqiptar se Ethem Toto, ish-minister i
    mbrendėshėm nė kabinetin Frashėri, kishte
    fillue nji krvengritje me armė dhe ishte vra
    nė luftė me forcat qeveritare. Vėllaj i tij
    Ismet Toto, nji shkrimtar i ri me talent,
    kishte ra viktim i po kėsaj traggjedije. Musa
    Juka nuk humbi rastin edhe kėt herė me
    kapė e me burgosė kundrėshtarė tė
    regjirnit, tue i akuzue si bashkėfajtorė.
    Misteri i kėtij epizodi tė pėrgjakun pret tė
    ndriēohet nga historishkruesit e avenirit,
    qi do tė mund tė konsultojnė arqivat e
    Tiranės pa mbikėqyrjen e Komisarve te
    partis. Ajo qi mund tė thuhet sotpėrsot
    asht se Ethem Toto, i cili mbahej ndėn
    vėrejtje tė rreptė nė Vlonė, jetonte ndėn
    hijen e vdekjes dhe, nji dit prej ditve, vendosi
    me dalė nga kjo gjendje me nji ggjest
    dishpėrimi qi ishte dėnue tė dėshtonte.

    Marrėdhaniet me Italin

    Mbas marrėveshtjeve qi Myfit Libohova
    nėnshkroi nė Romė nė verėn e vitit 1925 u
    kryen shpejt e shpejt veprimet pėr tė
    themelue Bankėn Kombėtare tė Shqipnis. ......................


    Nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, Banka ishte
    nė duert e Italjanve dhe nuk i nėnshtrohej
    juridiksionit tė gjyqeve tė Shqipnis. Tė
    hollat e depozitueme mbaheshin nė kasat e
    Credilo Italiano, dhe Keshilli
    Administrativ, me nji pėrfaqėsues tė shtetit
    shqiptar, mblidhej nė Romė. Bilanēi dhe
    ēdo dokument tjetėr i Bankės botoheshin
    nė gjuhun italishte. Vetėm monedhat prej
    letre qi shtypi Banka ishin shkruejtė shqip.
    Monedha zyrtare e Shqipnis pėrbahej nga
    napoloni qi vlente njizet franga ari dhe
    nga dollari prej pes franga ari. Si monedhė
    ēkėmbinni pėndoreshin koronat prej
    arggjėndi dhe pjesėt ma tė vogla qi kishin
    ngelė nė Shqipni qysh prej kohės sė luftės
    1914-1918. Pa kalue shum kohė populli
    vuni besim nė kartėmonedhėn e Bankės, e
    cila gnumbolloi disa milion franga nė flori
    tė vėrtetė, qi u transferuen nė Romė dhe
    shėrbyen si garanci pėr kartėmonedhėn nė
    qarkullim. Ky ar asht edhe sot (1965)
    objekt i gnindjes nė mes tė disa shteteve qi
    shpallin se iu pėrket atyne. Nji fenomen
    pak i ēuditėshėm asht se monedha
    shqiptare mbajti vleftėn e saj tė plotė nė
    bazė tė arit nė nji kohė kur dollari, lira,
    sterlina dhe gjith monedhat e tjera u
    ēvleftėsuen si rezultat i krizės sė madhe tė
    vitit 1931 e ma pastaj. Kjo shpjegohet
    mbasi paraja shqiptare shėrbente kryesisht
    si mjet ēkėmbimi nė tregun e
    mbrendėshėm, ndėrsa deficiti i ballancės
    tregėtare me botėn e jashtme rregullohej
    nga Banka Kombėtare me ndihmat e Italis
    dhe tė ardhunat nė dollarė qi dėrgonin
    Shqiptarėt e Amerikės. Duhet theksue se
    mbrenda caqeve tė marrėveshtjes qi kishte
    caktue themelimin e saj, Banka Kombėtare
    shėrbeu nė mėnyrė korrekte dhe stėrviti
    tregėtarėt e Shqipnis me pėrdorė lehtėsinat
    e saj nė ēkėmbimet e tyne me botėn e
    jashtme. Mjerisht, caqet e marrėveshtjes
    ishin aq tė ngushta qi Banka nuk mund tė
    ndihmonte fort nė pėrparimin ekonomik
    vėndit tonė. Kredi u jepej sidomos atyru
    tregojshin prirje proitaljane, dhe jo mba'
    vleftės financiare tė ndėrmarrjes sė tyne.
    Tė pesdhjet milion frangat ari tė hua'
    SVEA u depozituen gjithashtu nė kasat i
    Bankave fltalis. SVEA lidhi kontrata mi
    shoqni italiane tė specializueme nė puni
    botore, tė cilat u ngarkuen me ndėrtimin
    rrugėve, urave dhe disa ndėrtesave publ:
    si pallatet e ministrive nė Tiranė. Kjo pu
    u krye me energji dhe kompetencė nė
    pėrggjithėsi. Mbrenda pak vjetve Shqipni
    u pajisė me nji rrjetė rrugėsh qi lidhin nji
    me tjetrin qytetet ma me randėsi tė
    Shqipnisė. Disa nga kto vepra si ura Zoj
    mbi lumin Mat dhe serpentinat nėpėr
    Qafėn e Shtamės kanė fitue admirimin e
    vezhguesit tė paanėshėm. Kun erdhė pui
    me ba pėnmirėsime nė lamin e bujqėsis,
    punėt shkuen si mos ma keq. U
    shpenxuen tre milion franga ari pėr tė
    ndėrtue nji kanal nė fushėn e Shkumbinil
    afėr Kavajės dhe pastaj duel nė shesh se
    toka nuk ishte mjaft e pjerrėt qi tė rridhte
    uji i vėrshimeve tė lumit. Kjo nuk
    shpjegohet vetėm me mungesė kompetenc
    nga ana e teknikėve qi banė planet.
    Inicjativa e dėshtueme ka pasė nė kėt rast
    edhe nji nėnshtresė politike. Rrugėt dhe
    urat kishin nji randėsi strategjike pėr Itali
    dhe prandaj puna u krye me shum kujdes
    kurse rimėkambja ekonomike e Shqipnis
    dhe aftėsija e saj me jetue pa ndihma nga
    jashtė nuk ishte nė interesin e qeveris
    fashiste tė Romės.
    Nė parim interesi i huas sė 50 milionve
    ishte 7 pėrqind nė vit. Por me komision,
    amortizim, etj., kamata arrinte 14 pėrqind.
    Domethanė se Shqipnija duhej tė paguentc
    7 milion franga ari nė vit ose tė bjerrte tė
    ardhunat e doganės. Qysh nė vitin e parė
    Mussolini pat nė dorė nji armė tė ruqishme
    pėr tė ba presion mbi qeverin e Tiranės.
    Me kėt mėnyrė Italija siguroi nji varg
    koncesionesh nė lamin e ekonomis.
    Shoqnija italjane AIPA fitoi tė drejtėn me
    shfrytėzue burimet e vojgurit nė Kuēovė, nė
    mes tė Beratit dhe Vlonės. Nji tjetėr shoqni
    italiane, AGIP1 siguroi monopolin e
    importimit tė karburanteve nė Shqipni. Kjo
    e funait la nji kujtim tė keq nė Shqipni,
    mbasi benzina qi shiste nuk ishte nga ma
    tė mirat dhe motorat e veturave dhe
    autobuseve, qi ishin i vetmi mjet transporti
    i shpejtė, damtoheshin randė nga ky
    shkak. Nė fazėn e fundit tė Monarkis,
    italianėt fituen edhe monopolin e
    peshkimit nė ujnat shqiptare, por nuk
    patėn kohė me e vue nė zbatim para
    invazionit tė 7 prillit 1939. Halli ma i
    madh i krenve fashist ishte me shtie dorė
    mbi tokat bujqėsore tė Shqipnis. Por nė kėt
    pikė qeverija shqiptare rezistoi pa u
    pėrkulun, dhe bile u caktue me ligjė qi
    nėnshtetasit e huej tė mos kishin tė drejtė
    me ble toka qi shėrbejshin pėr tė mbjellė e
    pėr tė korrė. Prandaj ktu puna u kufizue
    me disa koncesione tė vogla individuale qi
    nuk ndryshuen situatėn e pėrgjithėshme.
    Nji pjesė e huas SVEA shėrbente pėr tė
    mbyllė deficitin e buxhetit tė Shqipnis. Ky
    burim shterroi nė vitin 1930, pikėrisht kur
    plasi kriza ekonomike botnore, kur
    eksportimet e Shqipnis zbritėn nė nivelin
    ma tė ulėt dhe deticiti i ballancės tregėtare
    arriu ma se 20 milion franga ari nė vit.
    Mbasi ishte grumbullue nji shumė e
    madhe si interes i mrapambetun nga hua e
    SVEA-s pėr me e pėrdorė si mjet presioni
    politik nė rast nevoje, Mussolini pranoi kėt
    herė me i dhanė Shqipnis nji hua prej 100
    milion franga pa interes. Tė hollat do tė
    delshin prej arkės sė shtetit italjan dhe do
    t'i paguheshin qeveris shqiptare nga 10

    3. AIPA - Agencia Italiana Petroli Albania;
    AGIP - Agenzia Generale Italiana Petroli

    milion franga ari pėr ēdo vet. Shqipnija do
    tė fillonte me e ripague huan kur buxheti i
    shtetit tė arrinti 50 milion franga ari nė vit.

    Afati i Paktit tė Tiranės, qi kishte qenė
    nėnshkrue pėr 5 vjet, mbaroi me 1931.
    Mbreti Zog refuzoi me e pėrsėritė, tue
    shpallė se aleanca ushtarake i kishte zanė
    vendin. Nji mot ma vonė Italija refuzoi me
    pague 10 milion frangat ari tė huas sė re.
    Nuk mjaftoi kjo, qeverija italjane kėrkoi qi
    tė paguheshin tė mrapambetunat e
    interesit pėr huan e SVEA. Megjithqi nuk
    kishte si me pague, qeverija shqiptare
    refuzoi t'i pėrulej presionit tė Romės. Pa
    ē'pa, Mussolini u detyrue t'i jepte Shqipnis
    nji moratorium (afat) prej nji vjetė. Huaja e
    10 milionve nė vit filloi me iu derdhė
    pėrsėri thesarit tė Shqipnis.

    U duk shpejt se kjo ishte nji masė fare e
    pėrkohėshme. Nė fillim tė vitit 1933
    qarkulluen lajme se Italija i kishte paraqitė
    Shqipnis kėrkesa qi nuk pajtoheshin me
    pamvarėsin e vėndit. Thuhej, nė mes
    tjerave, se Mussolini donte nji lidhje
    doganore nė mes tė dy shteteve, kontrollin
    e plotė mbi ushtėrin dhe financat e
    Shqipnis, zavendėsimin e organizatorve
    anglez tė gjindarmėris me oficerė te
    karabineris italjane, formimin e nji partije
    fashiste shqiptare, koncesione tė tjera
    ekonomike dhe, ma e keqja nga te gjitha,
    vendosjen e familjeve italiane nė tokat
    bujqėsore tė Shqipnis. Pėrkarshi kėtyne
    kėrkesave Mussolini ofronte me i dhanė
    Shqipnis dhjet milion franga ari nė vit pėr
    nji afat tė pacaktuem dhe tė mos lypte
    pagimin e kamatės sė mrapambetun pėr
    huan S.V.E.A. Mbreti Zog i hudhi poshtė «-
    kto kėrkesa qi synojshin me e ba Shqipnin
    nji krahinė fltalis. Shum vet nga rrethi i
    Oborrit Mbretnuer kėshilluen kapitullim, ..........

    tue vue pėrpara argumentin se Britanija e
    Madhe i kishte dhanė dorė tė lirė
    Mussolinit nė Shqipni, dhe prandaj nuk
    mund tė pritej pėrkrahje nga asnji anė.
    Puna shkoi deri nė nji krizė kabineti dhe
    Mbreti Zog ngarkoi veteranin e motshėm
    Pandeli Evangjeli me formue kabinetin e ri.
    Marrėdhaniet me Italin u acaruen deri nė
    kulm. Misioni ushtarak italjan ndėn
    Gjeneralin Pariani u largue prej Shqipnis;
    gjithashtu lanė detyrėn kėshilltarėt civil
    italjan pranė ministrive; u pezullue pagimi
    i huas dhe kriza financiare nė Shqipni
    shkoi tue u keqėsue. U banė shkurtime
    drastike nė buxhetin e shtetit, rrogat e
    nėpunėsve u paksuen gati me nji tė tretėn,
    dhe kto u paguen me shum vonesė. Nji
    masė tjetėr pėr tė rezistue presionin e Italis
    ishte shtetėzimi i shkollave pėr tė mos lanė
    qi brezi i ri tė influencohej nga shkollat
    italjane nė dam tė nacionalizmit shqiptar.
    Pėrpa i pėrket politikės sė jashtme nji
    traktat tregėtije u nėnshkrue me
    Jugosllavin dhe Mussolini u xhindos.
    Luftanijet e Italis hudhėn ankorėn nė
    limanin e Durrėsit si mjeti ma i mramė pėr
    tė frikėsue Shqiptarėt. Por qeverija
    shqiptare njoftoi Italin se marinarėt e saj
    do tė qėlloheshin po tė pėrpiqeshin me
    zbritė nė tokė pa leje. Ma nė fund, Musso-
    lini e pa qi nuk i ndezi dhe demonstrata
    navale u kthye nė nji vizitė miqėsore tė
    luftanijeve italjane. U shpall zyrtarisht me
    at rast se dikush nė Ministrin e Jashtme tė
    Romės kishte harrue t'i komunikonte
    autoriteteve shqiptar notėn zyrtare pėr me
    lypė leje pėr vizitėn e flotės italjane nė
    Durrės. Atėhere natyrisht qeverija
    shqiptare ftoi admiralin italjan me
    debarkue bashkė me marinarėt e tij nga tė
    19 luftanijet qi ndodheshin nė liman; por
    mbasi kishin ardhė si rniq ishte me vend qi
    tė mos mbanin armė.
    Marrėdhaniet me Italin u kthyen fare
    shpejt nė gjendjen e maparshme. Misioni.
    ushtarak italjan erdhi pėrsėri nė Shqipni;
    kistet e huas filluen tė paguhen rregullisht;
    shkurt punėt vazhduen sikur tė mos kishte
    ndodhė asnji incident. Natyrisht, kjo nuk
    mjaftoi pėr me ēdukė krizėn e thellė
    ekonomike qi ishte tue kalue Shqipnija.
    Gjendja shkoi tue u keqėsue derisa plasi
    kryengritja e Fierit nė verėn e vitit 1935.
    Qeverija e Mehdi Frashėrit, e cila erdhi ne
    fuqi si pasoje e asaj kryegritje, u mundue
    ma sė pari tė vinte marrėdhaniet me Italin
    mbi nji bazė tė re barazije politike dhe
    leverdije ekonomike. Mjerisht, dipendenca
    financiare e Shqipnis nga ndihmat italjane
    kishte shkue tepėr thellė dhe situata nuk
    mund tė ndryshohej nė themel pa nji hua
    tė madhe nga nji burim tjetėr. Prandaj,
    marrėveshtjet shqiptaro-italiane qi lidhi
    qeverija e Mehdi Frashėrit, sado qi
    shėnonin nji pėrmirėsim nė krahasim me
    ato tė maparshnnet, nuk e nxuerėn
    Shqipnin nė rrugėn e gjanė tė pėrparimit
    ekonomik dhe pėrmirėsimit tė jetės
    materiale nė bazė tė shkencės dhe teknikės
    modeme. Nuk shėrbyen nga kjo pikpamje
    as tė dy milion frangat ari qi u zotue tė
    pagonte ēdo vjet qeverija italjane pėr me ia
    kushtue shprehimisht pėrmirėsimit
    bujqėsor tė Shqiprds.

    Ekonomi dhe administratė

    Gjatė periudės sė pamvarėsis Shqipnija
    qeverisej mbas sistemit administrativ tė
    kopjuem nga Franca, me prefektura,
    nėnprefektura dhe komune. Vėndi ishte
    nda nė dhjet prefektura, tridhjet e tri
    nėnprefektura dhe nji numur ma tė madh
    komunesh. Pėrveē mbajtjes sė rregullit dhe
    qetėsis, nji detyrė kryesore e prefektėve
    ishte me sigurue besnikin politike tė
    popullit ndaj regjimit. Ēdo tendencė
    kundėrshtare, ēdo orvatje me influencue ......

    popullin kundėr regjimit me anė tė fjalės sė
    gojės ose tė shtypun, dhe veēanėrisht ēdo
    pėrpjekje me organizue njerzit pėr tė luftue
    regjimin, ndiqej pa mėshirė. Nji rrjetė i
    gjanė spiunėsh mbante autoritetin
    administrativ tė mformuem mbi ndjenjat e
    popullit dhe mbi qėndrimin e tij kundrejt
    pushtetit. Megjithatė, sikur e pamė ma
    nalt, opozita kundėr regjimit nuk u shuejt
    krejt dhe, kohė mbas kohe, dora e randė e
    aparatit policor, e drejtueme nga Musa
    Juka shtypi pa mėshirė ata qi nuk ishin tė
    kėnaqun nga gjendja e Shqipnis dhe qi
    dojshin me e ndryshue, kush me fjalė e
    kush me vepra.

    Tue pėrjashtue ndjekjen e kundėrshtarve
    politik tė regjimit, shumica e madhe e
    popullit shqiptar jetoi ndėn Monarkin nė
    kondita rregulli dhe qetėsije shėmbullore
    qi nuk ishin vėrtetue kurr ma parė. Nė kėt
    mes rolin vendimtar e luajti gjindarmėrija
    shqiptare qi organizuen oficerat anglez.
    Mbreti Zog pruni oficera britanik jo vetem
    pėr aresye tė kompetencės sė tyne
    profesionale, por edhe si nji akt politik pėr
    mos me u dipendue kryekėput nga
    ekspertė italjan nė ēdo lamė tė veprimtaris
    shtetnore. Nė krye tė misionit britanik
    ishte gjenerali Sir Locelyn Perey, i cili
    kishte shėrbye nė ushtėrin britanike nė
    luftėn e parė botnore, kishte punue pranė
    gjeneralit rus Denikin qi luftonte kundėr
    Bolshevikve, dhe kishte dalė nė pension.
    Si Inspektor i Pėrgjithėshėm gjenerali Perey
    vuni nė veprim nji organizim tė ri tė
    ggindarmėris, tue ia adaptue ndarjes
    administrative tė vėndit nė prefektura e
    nėnprefektura, me qark-komandantė pėr tė
    parat dhe rreth-komandantė pėr tė dytat.
    Pranė komandantėve shqiptar nė qendrat
    kryesore ishte nji oficer britanik ine
    kompetencė tė ggjanė. Gjeneral Perey, i cili
    ishte pėrggjegjės drejtpėrdrejt para Mbretit,
    siguroi qi gjindarmėt tė paguheshin mirė dhe me rregull, tė kishin kushte tė jetesės tė
    mjaftueshmė sa mos me ndie nevojėn pėr
    abuzime dhe tė ishin intelektuahsht tė
    stėrvitun sa me kuptue mirė detyrėn e tyne
    si mbrojtės tė popullit kundėr shkelėsve tė
    ligjit dhe tė drejtėsis. Mbrenda pak vjetve
    gjindarmėrija u ba organi ma i vlefshėm i
    Mbretnis shqiptare dhe populli filloi me
    pasė besim nė tė. Oficerė tė stėrvitun mbas
    metodave tė perėndimit mbushnin vjet
    mbas vjeti radhėt e komandantėve tė ēdo
    grade, tue i dhanė gjindarmėris nji frymė tė
    re. Natyrisht, influencat lokale, sidomos
    nė krahinat e veriut dhe tė lindjes, ishin
    ende tė forta dhe veprimtarija e
    gjindarmėris nė ndjekjen e kriminelve
    pengohej prej ndėrhyrjeve misterioze tė
    njerėsve tė fuqishėm, tė cilėt nuk ishin gati
    nne pranue barazin para ligjit.

    Ky antagonizėm nė mes tė gjeneratave,
    kjo luftė e heshtun nė mes tė nėpunėsve me
    mendėsi tė vjetėr dhe tė re, vėrtetohej pak a
    shum nė ēdo degė tė aparatit shtemor. Por
    koha punonte pėr tė rinjtė.

    Nė mbarim tė ēdo vjeti ktheheshin nga
    Europa studentėt me diplomat nė xhep,
    dhe kėsisoj shtohej numri i juristėve,
    mjekve, agronomve, inxhenjerve, etj., qi
    okuponin pozita me pėrggegjėsi nė degėt e
    ndryshme tė administratės shtetnore. Ata
    kishin dėshir tė fortė me vue nė punė
    ditunin qi kishin fitue nė universitetet e
    perėndimit; shpeshherė orvatjet e tyne
    pėrpiqeshin mbas kundrėshtimit, qoftė nga
    interesi ose paditunija, tė memurve tė
    shkollės sė vjetėr me pozita ma tė nalta.
    Koha, si thamė, punonte pėr tė rinjtė
    dhe, sikur tė mos kishin qenė rrethanat e
    jashtme, brezi i ri kishte me dalė fitues dhe
    Shqipnija do t'ishte ba nji shtet i
    pėrparuem, me liri politike dhe lulezim
    ekonomik, ashtu si andronin pionjerėt e
    Rilindjes Kombėtare. ....

    Mbretnija shqiptare kishte nji ministri
    tė ekonomis, me agronomė dhe ekspertė tė
    ēdo lloji, por nuk kishte nji politikė
    ekonomike pėr me e vue nė zbatim.

    Problemi kryesor qi pėrballonte
    Shqipnija ishte me riorganizue bujqėsin
    dhe me sigurue qi toka tė punohej mbas
    metodave dhe me mjetet e shkencės
    moderne. Hapi i parė duhej tė ishte me e
    ba bujkun zot tė tokės qi punonte, me anė
    tė reformas agrare qi duhej tė ēdukte
    mbeturinat e sundimit otoman. Kjo
    reformė do t'ishte nji nxitje pėr bujkun me
    punue ma randė dhe me prodhue ma tepėr
    e ma mirė. Nga ana tjetėr shteti duhej t'i
    ndihmonte bujkut financiarisht pėr tė
    zavendėsue parmendėn e drunjtė me
    plugun e ēelniktė, qet dobėt me traktorė,
    kuejt e lamit me maqina shijėse; si dhe me
    furnizue bujkun me fara tė selekcionueme,
    plehna kimike, etj. Nji hap tjetėr do t'ishte
    me inkurajue bujqėt tė formojnė, me
    vullnetin e tyne tė lirė, kooperativa
    buiqėsore pėr tė ble dhe pėr tė pėrdorė sė
    bashku pajimet e nevojshėm, tue shpėtue
    kėsisoj nga kthetrat e fajdexhiut; ashtu dhe
    pėr tė shitė produktet e punės sė tyne
    drejtpėrdrejt konsumatorit nė kohėn ma tė
    volitėshme, tue shputue kėsisoj nga
    kthetrat e spekulatorve. Nji masė tjetėr
    esenciale qi duhej tė kryente shteti ishte me
    shpėtue bujkun nga rrebeshi i vėrshimeve
    dhe tė thatėsinės. Me fjalė tė tjera,
    ministrija e ekonomis kombetare duhej tė
    kishte nji program tė ggjanė kanalizimi dhe
    irigacioni, qi duhej zbatue sistematikisht
    vjete me radhė. Qėllimi duhej tė ishte me
    tėrheqė ujnat kur buēisnin lumenjtė dhe
    me vaditė arat kur dielli kėrcėnonte me tha
    bimėt nė rranjė. Nji fazė e dytė duhej tė
    ishte krijimi i industrive pėr tė vlerėsue
    prodhimin e tokės: konserva pemėsh e blėrimesh, fabrika cigaresh, sheqeri,
    tekstili, etj.

    Puna qi kreu Ministrija e Ekonomis
    Kombėtare, megjith orvatjet e ēmueshme tė
    agronomve dhe specialistėve tė saj, ishte si
    nji pikė nė det. Nji iniciativė qi duhej tė
    kishte shėnue fillimin e programit tė
    pėrmirėsimeve bujqėsore, domethanė
    kanali i fushės sė Kavajės, u ba monumenti
    i dėshtimit dhe u la pėrgjysėm, mbasi u
    shpenxuen tre milion franga ari. Sa pėr......



    reformen agrare, profesori italjan
    Lorenzoni u prue nė Shqipni me 1929 dhe
    u ngarkue me pregatitjen e nji projekti.
    Raporti i tij u vue nė bazė tė nji projekt ligji
    qi u hartue nga qeverija e Mehdi Frashėrit.
    Por ishte dukun me kohė se qellimi nuk
    ishte me zbatue nji reformė agrare nė
    kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Puna u kufizue
    me instalimin e refuggjatve nga Kosova nė
    toka djerr tė fushės sė Myzeqes nė ēifligjet e

    ...shtetit ose tė pronarve privat. Iniciativėn e
    kishte marrė Kontesha Carnarvon, e ama e
    Kolonelit Aubrey Herbert, e cila vizitoi
    Shqipnin mbas luftės sė parė botnore dhe
    u mallengjye nga vorfnija e madhe e
    refugjatve Kosovar. Me lejėn e qeveris
    shqiptare dhe me ndihmat qi kishte
    mbledhė vet, Lady Carnarvon ndėrtoi nji
    katund tė ri nė fushėn e Kavajės dhe ia
    vuni emnin Herbert. Ma vonė u krijue nji
    katund i dytė kėsodore nė fushėn e Krujės.
    Katundarėt Kosovarė u inkurajuen me
    endė qylyma dhe orendi tė tjera prej leshi
    dhe pambuku.
    Orvatjet e palodhėshme tė Zonjės
    Herbert nė Londėr pėrfunduen me ēeljen e
    nji dyqani tė posaqmė ku u. shitėn me
    shum sukses plaqkat e prodhueme nė
    Shqipni, ku Zonja Pennington, ndihmėse e
    Lady Carnarvon, merrej me grumbullimin
    dhe dėrgimin e tyne. Iniciativa e Lady
    Carnarvon u vazhdue nga qeverija
    shqiptare tue instalue bujq nė tokat e
    shtetit ose lė privatve qi nuk i punonin.
    Mjerisht, kjo masė ishte nė nji shkallė kaq
    tė vogėl nė krahasim me tansin dhe
    urgjencėn e problemit bujqėsor, saqi
    kurrgja nuk u ndryshue nė themel. Sistemi
    bujqėsor mbet ai qi kishte qenė ndėn
    sundimin turk dhe pema e djersės sė
    bujkut u var kryekėput nga konditat
    atmosferike: ra tepėr shi kur nuk duhej ose
    nuk ra shi fare kur ishte ma i nevojshėm.
    Nji masė pozitive nė lamin juridik qi vlen
    tė pėrmendet asht se marrėdhaniet nė mes
    tė pronarit dhe tė bujkut u rregulluen
    legalisht me anė tė ashtuquejtunės
    kontratė-tip, domethanė tė kontratės sė
    standardizueme ku caktoheshin detyrimet
    e bujkut kundrejt pronarit dhe syprimohej
    e drejta tradicionale e kėtij tė fundit me e
    hudhė jashtė kur t'i shkrepej. U hoqėn
    edhe disa detyrime te tjere qi randojshin
    mbi bujkun dhe qi cėnojshin ma tepėr sedrėn e tij si qytetar i lirė.
    Dihej se fushat e gjana pjellore tė
    Shqipnis mund tė ushqenin nji popullsi
    disa herė ma tė madhe se atė tė vjeteve
    para luftės sė parė botnore. Por metodat
    primitive qi pėrdoreshin nė punimin e
    tokės dhe organizimi i mrapambetun i
    ekonomis bujqėsore ishin shkak qi
    prodhimi i drithnave nuk arrinte sa me
    sigurue bukėn e popullit, i cili hante ma
    shum misėr se sa grunė. Pėrfundimi me
    sukses i punės sė nandė tė bujkut shqiptar
    mvarej kryekėput nga konditat
    atmosferike: binte shi me vrull kur nuk
    duhej, vėrshonin lumenjtė dhe bereqeti nė
    fushė prishej nė rranjė; nuk binte shi mjaft
    nė kohėn ma tė nevojshme dhe kallinjtė i
    thante dielli nė rranjė. Vetėm kur natyra e
    mėshironte bujkun, drithnat prodhoheshin
    nė sasi tė mjaftueshme sa me ushqye
    popullin dhe bile tepronte nji sasi e vogėl
    pėr tė eksportue. Mjerisht kjo ndodhte
    tepėr rrallė. Ma tė shumtėn e vjeteve kishte
    nji deficit prej 10 deri 15 pėrqind nė
    prodhimin e grunit dhe tė misrit qi duhej
    importue prej sė jashtmi. Nė Malėsit e
    Veriut dhe tė Lindjes shkaktohej nji zi buke
    dhe ushqimi duhej dėrgue nga qendra. Pėr
    shembull nė vjetėt 1936-1938 prodhimi
    nnesatar i drithnave, kryesisht grunė dhe
    misėr, arriu afro 200.000 ton, ndėrsa u
    importuen nga jashtė ma se 27.000 ton,
    shumica misėr, pėr tė mbyllė vitin.
    Blegtorija ishte nė nji shkallė relativisht
    ma tė lulėzueme nga pikpamja e ekonomis
    kombėtare, jo vetėm qi siguroheshin
    nevojat e vėndit pėr mish, tėlynė, qumėsht,
    vezė, etj., por produktet e blegtoris
    pėrbanin pjesėn ma tė madhė tė artikujve
    tė eksportimit. Eksportoheshin rregullisht
    kafshė tė gjalla, djathė, vezė, lėkurė, ullinj,
    etj. Ndėrsa bujqėsija shkaktonte
    importimin e nji sasija drithi qi kapte disa
    milion franga ari nė vit, blegtorija bante

    ..kontributin ma tė madh, qi tė mos therni tė
    vetėm, pėr tė nnbyllė deficitin e ballancės
    tregėtare.
    Dy industrit qi kishin arrijtė nji shkallė
    shvillimi ndėn Monarkin sa me dhanė nji
    prodhim qi eksportohej ishin asfalti dhe
    vojguri. Prodhimi i naftės me 1939 kapi
    140.000 ton dhe i asfaltit 20.000. 1 tanė
    vojguri i papunuem dhe shumica e asfaltit
    eksportoheshin n'Itali, por shuma qi hyntė
    ne arkėn e shtetit ishte fare e vogėl.
    Mineralet e tjerė si bakėr, kromė, ishin ende
    nė fazėn pregatitore tė shfrytėzimit
    prandaj nuk sillnin nji dobi financiare pėr
    ekonomin e vėndit.
    Gjith kta faktorė shkaktuen nji deficit
    serioz dhe tė vazhdueshėm nė ballancėn e
    tregėtis sė jashtme tė Shqipnis. Pėr
    shėmbull me 1929 vlefta e importimeve
    arrijti 39 milion franga ari kurse
    eksportimet vetėm 15 milion franga ari,
    domethanė se deficiti ishte ma se dy herė
    ma i madh se shuma e eksportimeve; me
    1937 shifrat respektive ishin 19 dhe 10
    milion franga ari. Importimet perbaheshin
    kryesisht nga maqineri dhe landėt e para
    pėr industrin dhe ndėrtimet qi importonin
    kryesisht shoqnit koncesionare tė hueja.
    Artikujt e fabrikuem qi shėrbenin pėr
    konsunnin personal pėrbanin pjesėn ma tė
    madhe tė importimeve. Importimi i drithit
    loste nji rol me randėsi nė keqėsimin e
    ballancės tregėtare. Gruni dhe misri i
    importuem kushtoi 6 milion franga ari me
    1929 dhe 2.5 milion franga ari me 1937.
    Shifrat e nalta tė tregėtis sė jashtme pėr
    vitin 1929 shpjegohen mbasi veprimtarija e
    shoqnis SVEA, qi shpenxonte tė 50 milion
    franga ari tė huas shtetnore nga Italija,
    kishte arrijtė kulmin dhe bante tė
    nevojshėm importimin e materialit
    gjithfarėsh nė sasina tė mėdha.
    Eksportimet e Shqipnis nuk ishin nė
    gjendje me i ba ballė importimeve nė ket shkallė dhe prandaj deficiti i ballancės
    tregėtare ishte aq i naltė. Deficiti mbyllej
    sidomos me tė hollat e huanava nga Italija.
    Kjo u ba veēanėrisht e domosdoshme mbas
    krizės ekonomike botnore tė vitit 1931 qi
    damtoi randė eksportimet nga Shqipnia.
    Deri nė at vjet (1931) nji kontribut mjaft tė
    madh pėr tė ballancue pagesat e jashtme e
    banė Shqiptarėt e Amerikės, tė cilėt patėn
    dėrgue nė atdhe prej 4 deri 5 milion franga
    ari nė vit.
    Tue qenė se deficiti i ballancės tregėtare
    mbyllej me tė hollat e huanave italiane,
    frangu shqiptar shpėtoi nga shvlettėsimi.
    Napoloni shqiptan mbet i fontė deni nė
    fund, pon halli qe se ishte tepėr i rrallė.
    Sasija e monedhės-kartė nė qarkullim ishte
    27 milion franga ari, domethanė afro 27
    franga ari pėr ēdo banor. Ari i vėrtetė qi
    Banka Kombėtare kishte mbledhė nė
    Shqipni dhe qi mbahej nė kasat e bankave
    tė Romes kishte arrijtė 7.5 milion franga.
    Kėsaj i shtohej edhe nji sasi e
    konsiderueshme valute tė huej. Vlen tė
    shėnohet ktu se ari i Bankės Kombėtare tė
    Shqipnis ka si kandidate qi e kerkojnė tre
    shtete: Shqipnin konnuniste, Italin dhe
    Bnitanin e Madhe. Do ta shofim ma vonė
    se nga rrjedhė kandidatura e Britanis sė
    Madhe.
    Nji shtet me nji ekonomi kaq tė
    pashvillueme nuk mund tė ishte veēse fare
    i dobėt financiarisht. Kjo dobėsi
    pasqyrohet ne buxhetin e shtetit qi kaloi
    nga 25 deri 31 milion franga ari nė vjetet
    1926-1931. Nga kjo shumė, gati dyzet
    pėrqind shpenxohej vjet mbas vjeti pėr tė
    mbajtė nė kambė ushtėrin dhe
    gjindramėrin, dy ente qi nuk ishin
    prodhues nga pikpamja e ekonomis
    kombėtare. Kusuri ndahej nė mes tė
    Pallatit, Parlamentit dhe ministrive tė
    ndryshme, buxheti i tė cilave loste nė mes
    tė 2 dhe 3 milion franga ari nė vit. Shuma tė tilla mjaftonin anxhak sa me mbajtė me
    rrogė personelin e dikastereve. Prandaj
    nuk tepronte gja pėr ndėrtime nė shkallė tė
    gjanė ose pėr tė zbatue plane pėrmirėsimi
    nė bujqėsi. Edhe tė hollat e huave italjane
    disi kalonin nėpėr duer pa lanė gfurma tė
    vazhdueshme nė ekonomin e vendit. Pėr
    she nbull u shpenxuen gati tre milion
    franga ari pėr tė ndėrtue kanalin e Kavajės
    qi do tė pėrmirėsonte fushėn e Shkumbinit
    dhe, nė gjysmė tė punės, u konstatue se
    toka nuk ishte mjaft e pjerrėt pėr tė sigurue
    rrjedhjen e ujnave nėpėr kanal.
    Vorfnija e madhe, banesat e vogla, tė
    vjetra dhe pa komfort, ushqimi i
    pamjaftueshėm dhe mungesa e higjenės
    ishin shkak tė pėrhapjes sė shum
    sėmundjeve nė popull. Sidomos
    tuberkulozi dhe malarja ēonin nė vorr para
    kohe nji numur relativisht tė :
    konsiderueshėm burrash dhe grash:
    Pėrqindja e vdekjeve nė mes tė fėmijve
    ndėn nji vjet ishte jashtzakonisht e naltė.
    Drejtorija e Pėrgjithėshme e Shėndetėsis,
    lidhun mbas Ministris sė Mbrendėshme
    me nji buxhet fare tė vogėl, pa spitale, pa
    mjekė dhe pa mjetet moderne pėr tė luftue
    sėmunddjet nė shkallė tė gjanė nuk ishte
    nė gjendje me pėrballue problemet
    seriozisht. Me tė hollat e huas italjane u
    banė disa ndėrtime pėr mė i shėrbye
    pėrmirėsimit tė shėndetit tė popullit. Vlen
    tė pėrmėndet spitali i Tiranės, ndėrtue nė
    mes tė blerimeve dhe ajrit tė pastėr; me
    pavijonet e ulėt dhe koridoret e ggjanė ku
    hynte dielli nga ēdo anė dhe krijonte nji
    atmosferė tė hareshme; me pajinnet
    modenne dhe me ata pak mjekė qi kishin
    studjue nė Europė. Spitali i Tiranės ishte
    nji sukses me tė cilin mund tė krenohej ēdo
    qeveri. Nė Korēė spitali ma i vogėl ishte
    ndėrtue me mjete private dhe mund t'i
    bante ballė nevojave tė qytetit pėr tė mjekue
    tė sėmundėt. Por gati nė tė gjitha qendrat e
    tjera tė banueme, mjekėt nuk kishin mjetet
    ma elementare pėr tė krye si lypsej detyrėn
    e tyne ndaj popullit.
    Me ndėrtue spitale, klinika dhe
    sanatoriume pėr tė mjekue ata q'i kapte
    sėmundja ishte problemi ma i ngutėshme.
    Por kjo nuk mjaftonte. Duheshin marrė
    masa radikale pėr tė shkulė nga rranjėt
    semundjet qi dobėsonin popullin dhe
    shkatėrronin aftėsin e tij me prodhue dhe
    me krijue. Simbas analizave qi ishin ba
    qysh me 1928 nė mes tė nxanėsve, nė
    qendra si Gjinokastra, Vlona, Berati dhe
    Durrėsi, numri i atyne qi kishin sirnptomet
    e malarjes nė mulqin e bardhė kalonte nga
    55 pėrqind nė Durrės deri 90 pėrqind nė
    Prefekturėn e Gjinokastrės. Qarku i Korēės
    dukej ma i shėndetėshėm nga kjo pikpamje
    tue pasė vetėm 25 pėrqind tė nxanesve tė
    prekun nga mikrobi i malarjes. Pėr tė
    ēdukė kėt rrebesh duheshin tha moēale e
    kėneta qi sherbenin si fole e mishkojave, tė
    cilat transportonin mikrobin e malarjes
    nga i sėmundi tek i shėndoshti. Kjo ishte
    nji punė kolosale qi lypte mjete financiara
    pa fund. Nji hap i parė dhe me shum
    randėsi u ba me ndihnnėn e miqve tė huej tė
    Shqipnis. Kontesha Carnarvon, e ama e
    Kolonelit Aubrey Herbert, interesoi
    Fondadonin Rockfeller tė Shteteve tė
    Bashkueme pėr tė organizue luftėn kundėr
    malarjes nė Shqipni. Propozimi i saj u
    pranue, dhe u votue nji shumė e madhe
    pėr kėt qellim. U dėrguen nė Shqipni disa
    mjekė tė speciahzuem, pajimet e nji
    laboratori dhe nji sasi barnash. U krijue nė
    Tiranė Instituti anti-malarik ndėn
    drejtimin e ekspertėve tė Fondadonit
    Rockfeller dhe me bashkepunimin e
    mjekve shqiptar si Dr. Ashta. Instituti ēeli
    degė nė tė ggjitha krahinat e Shqipnis ku
    malarja ishte tue ba kėrdin. Ndėrsa
    mjekoheshin tė sumundėt me barnat e
    pėrshtatun, merreshin masa pėr tė shpėtue
    fėmijėt tue luftue kunupet nė folet e tyne.
    Mbrenda pak vietve u kor nji sukses gati i
    pabesueshėm. Si mbas analizave qi u banė
    nė mbarim tė vitit 1938 pėrqindja e femijve
    qi tregojshin simptomet e malarjes kishte
    zbritė: nė Tiranė nga 42 nė 11, nė Berat dhe
    nė Vlonė numri i fėmijvė malarik ishte
    paksue pėr gjysmė. Populli shqiptar
    ushqen nji mirėnjoftje tė thellė pėr tė mirat
    qi ka pa nga Fondacioni Rockefeller nė saje
    tė Lady Carnarvon. Mjerisht, okupatori
    fashist e mohoi kėt shėrbim tė
    paēmueshėm, sikur bani pėr ēdo ndihmė
    qi na ka ardhė nga perendimi demokratik.
    Mjekėt dhe specialistėt amerikan u
    detyruen tė largohen prej Shqipnije dhe
    Instituti anti-malanik u mbyll. Pėr fat tė
    minė, miqtė tonė amerikan e dijnė
    padyshim se reggjimi fashist nuk shprehte
    vullnetin e popullit shqiptar, i cili i dunoi
    me shpirt kto masa antikombėtare tė
    okupatorit.

    Arėsim dhe kulturė

    Nji orvatje e nneritueshme u ba pėr tė
    pajisė vendin me nji rrjetė sa ma tė plotė
    shkollash fillore dhe tė mesme pėr tė prue
    nė vėnd andrėn e Sami Frashėrit. Mjerisht
    mjetet ishin tė kufizueme dhe pėrparimi
    nuk ishte aq i shpejtė sa do tė kishin
    dishrue arėsimtarėt ma tė zellshėm. Nga
    ana tjetėr, nuk duhet harrue se puna qi
    ishte krye deri atėhere ishte fort e pakėt
    dhe sistemi arėsimor duhej ndėrtue gati
    nga themeli. Duheshin ngrefė ndėrtesat
    shkollore nė qytete dhe nė katunde,
    duheshin pregatitė dhe shtypė librat
    shkollore, dhe sidonnos duheshin stėrvitė
    arėsimtarė pėr ēdo degė tė ditunis. Nga
    faza e shkurtėn e demokracis parlamentare
    kishin mbetė, sikur e pamė, liceu i Korēės,
    Normalja e Elbasanit, Instituti Kiriaz pėr
    vajza dhe shkollat e klerit katolik nė Shkodėr. Gjatė periudės sė Monarkis u ēel
    gjimnazi i Tiranės, shkolla qytetse me shtat
    vjet mėsim dhe shkolla fillore nė qytete e nė
    katunde. Kryqi i Kuq Amerikan (junior)
    ēeli shkollėn teknike nė Tiranė pėr tė
    stėrvitė djemtė nė zeje praktike si mekanikė
    dhe bujqėsi; shkolla bujqėsore e Kavajės u
    ndėrtue dhe u mbajtė nga Near East
    Foundation i Shteteve tė Bashkueme. Pėr
    tė plotėsue mėsimet universitare, nji
    numur i caktuem ndėr djemtė dhe vajzat qi
    mbarojshin me sukses shkollėn e mesme
    dėrgoheshin me bursė nė kryeqytetet e
    Europes. Shum nga kta kishin krye
    studimet dhe ishin kthye nė Shqipni pėr tė
    vue nė praktikė ditunin e fitueme nė
    shkollat e nalta tė perėndimit.
    Me 1934 qeverija shqiptare vendosi me
    shtetėzue shkollat e ēdo kategorije dhe nė
    ēdo ggjuhe qi drejtoheshin nga ente private.
    Shkaku dukej se ishte politik dhe kjo masė
    drastike synonte me i prė hovin Italis qi
    ēelte shkolla nė Shqipni pėr tė ba
    propagandė kundėr regjimit me nji mėnyrė
    ose me nji tjetėr. Drejtori i shkollės teknike
    Z. Fulz me ggjith kolegėt e tij u detyruen tė
    largohen prej Shqipnije, tė shoqnuem nga
    simpathija dhe mirenjoftja e thellė e nji
    brezi Shqiptarėsh qi ishin stėrvitė me
    punue me tru dhe me duer. Shtetėzimi i
    shkollave shkaktoi nji konflikt tė ashpėr
    me Greqin nė lidhje me pakicėn Grekofone
    tė Shqipnis sė jugut. Komunitetet
    grekofone tė krahinės sė Dropullit
    kundėrshtuen vendimin qė mesuesit e
    shkollave greqishte tė emnoheshin nga
    Ministrija e Arėsimit nė Tiranė. Qeverija
    greke si gjithmonė u duel zot Grekofonve
    dhe ēashtja iu referue Lidhjes sė Kombeve.
    Qeverija shqiptare e humbi davan dhe
    reforma arėsimore nuk u zbatue nė
    shkollat grekofone. Rezultati praktik i
    kėsaj mase tė dėshtueme ishte nji ringjallje
    e ndjenjave progreke qi kishin pasė fillue tė

    ... mos lozin ma nji rol politik.
    Atė qi bani Keshilli i Shtetit persa i
    pėrket sistemit liggjuer e bani nji grup
    arėsimtarėsh, me Aleksandėr Zhuvanin nė
    krye, pėrsa i pėrket librave shkollore. Kto
    libra si historia, gjeografije, gjuhėsije,
    pedagogjia, arithmetika, leximi, etj., banė
    nji shėrbim tė ēmueshėm edhe persa i
    pėrket ggjuhės, mbasi nė hartimin e tyne u
    pėrdor dialekti i Elbasanit, ose ma mirė me
    thanė i Shqipnis sė Mesme, qi kuptohet ma
    lehte nga banorėt e veriut dhe tė jugut.
    Ministrija e Arėsimit bani nji orvatje tė
    posaēme pėr tė mbledhė thesaret e folklorit
    me rastin e 25 vjetorit tė pamvarėsis. Dy
    vėllime tė lidhun bukur me baladad dhe
    prrallat ma tė famėshme qi ka prodhue
    gjeniu i popullit ggjatė shekujve, u botuen
    me 1937 dhe ishte kėnaqėsi e veēantė me i
    shfletėsue.
    Regjimi policor i Shqipnis nuk
    shoqnohej nga monopoli ideologjik i
    shtetit si n'Itali ose nė Gjermani. Kėshtu qi
    fletoret, revistat dhe librat e huej liheshin
    me hye lirisht, me perjashtim tė botimeve
    komuniste. Ky parim u zbatue edhe persa
    i pėrket pėrkthimit tė kryeveprave tė
    letėrsis botnore. Nji aktivitet intelektual i
    ggjallė dhe i shumanėshėm u vėntetue ggjatė
    vjeteve tė Monarkis dhe letėrsija shqipe u
    pajosė me nji tok vepra tė famėshme nė
    poezi dhe nė prozė. Nėpunėsit e Zyrės sė
    Shtypit ishin ngarkue tė lexonin ēdo gja qi
    shtypej, por mbasi tė delte nga shtypi. Ata
    i raportonin ministrit, i cili ishte Musa
    Juka ma tė shumtėn e kohės, dhe ai
    vendoste nne e lanė tė lirė tė qarkullojė ose
    me e konfiskue. Nėpunėsit e Zyrės sė
    Shtypit ishin nė sumpathi me shkrimtarit
    dhe i rekomandonin ministrit me marrė
    masa administrative vetėm nė raste kur nji
    botim mund tė interpretohej si propagandė
    direkte ose e tėrthortė, kundėr reggjimit.
    Revistat letrar e, nė kryeqytet dhe nė krahinat, pėrfitonin nga mungesa e
    monopolit ideologjik tė shtetit, pėr tė
    zggjanue konceptin e liris nė mėndjen e
    lexuesve, tue pėrdorė shprehje simbolike
    dhe forma alegorike. Shkrimtarėt kishin
    mėsue me qindrue mbrenda caqeve tė
    lejuem dhe rrallė kush i jepte shkak
    masave administrative tė qeveris, si pėr
    shembull, internim nė Porto-Palermo tė
    Himarės. Natyrisht, kishte revolucionarė
    tė rinj qi nuk kėnaqeshin me kaq dhe
    botonin tinėz material propagande
    antiqeveritare me frymė komuniste. Kta,
    kur kapeshin, ēoheshin nė Gjyqin Politik
    dhe dėnoheshin me rreptėsin ma tė madhe.
    Nji gjyq tė rinjsh ndėn njizet vjet, tė
    pandehun pėr propagandė komuniste, u
    ba nė Tiranė pak kohė para invazionit
    rashist.

    Me 28 nanduer 1937, Shqipnija kremtoi
    me solemnitet tė madh 25 vjetorin e
    shpalljes sė pamvarėsis. Ishte nji rast me
    tė vėrtet i paharrueshėm. Shum nga miqt e
    vėndit tonė ishin ftue dhe kishin ardhė si
    vizitorė nderi pėr tė marrė pjesė nė
    celebrimet. Deri zyrat e Ministris sė
    Arėsimit ishin kthye nė dhoma tė fjetjes pėr
    njerzit e shumtė qi kishin ardhė nė Tiranė,
    jo vetėm prej sė jashtmi, por edhe nga
    krahinat e Shqipnis. Djem dhe vajza,
    veshun me petka kombėtare tė ēdo qyteti
    dhe krahine, hiqshin valle nė sheshet e
    kryeqytetit. Rrugėt dhe shtėpit ishin
    zbukurue me flamure dhe lule, tue krijue
    nji atmosferė hareje dhe dėfrimi. Parada e
    madhe ushtarake kaloi pėrmes sheshit tė
    Ministrive ku ishte ngrefė tribuna e Mbretit
    Zog. Trupat ecshin me hapa rithmike,
    ndersa bandat militare lojshin hymne tė
    rastit. Nė mbramje u lėshuen fishekzare
    dhe gjith populli kishte dalė nė rrugė me


    ...ba sehir. Dukej sikur pėr herė tė parė
    Shqiptarėt e ndienė vehten nji komb tė
    bashkuem dhe zot nė shtėpin e tyne.
    Italjanėt nė kėt rast ishin mysafirė si tė
    tjerėt dhe jo sunduesit e nji kolonije si
    thonė sot komunistėt dhe disa tė tjerė.
    Edhe ata Shqiptarė qi ishin tė pakėnaqun
    nga politika e qeveris, sidomos pėr shkak
    tė koncesioneve qi kishte sigurue Italija,
    muerrėn pjesė me gjith zemėr nė gėzimin e
    pėrgjithėshėm, tue ndie se ishin pjestarė tė
    nji kombi tė lirė.

    Nė prill 1938 Mbreti Zog u martue me
    Konteshen Geraldine Apponyi tė
    Hungaris. Ky ishte nji rast tjetėr pėr
    popuLin shqiptar me dalė nė rrugė e rne
    brohoritė pa qenė rrezik qi tė ndiqej pėr
    anmiqėsi kundėr regiimit. Konti Ciano, i
    dli muer pjesė nė cenemonin e martesės si
    dėshmues, u nderue si mik kur shetiti me
    veturė tė ēelun nėpėr rrugėt e kryeqytetit.
    Por sidomos Mbretnesha e re dhe e
    hijeshme fitoi zennrat e Shqiptarve, tue
    ngjallė shpresen se do tė sillte nji frymė tė
    re nė drejtimin e punve tė shtetit. Mjerisht,
    Mbretnesha Geraldine jetoi nė Shqipni
    vetėm nji mot dhe projekti i saj me ndėrtue
    nji varg shtėpish pėr pleqtė afėr Tiranės,
    mbet si nji dėshmi e vullnetit tė saj me i
    ndihmue popullit tė vorfėn.

    Kush mund tė mendonte nė at verėn e
    bukur tė vitit 1938 se, pa kalue 12 muej,
    Shqipnija do tė bjerrte pamvarėsin e saj
    dhe do tė bahej nji koloni italjane nė
    kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Kriza e fundit
    nė marredhaniet italo-shqiptare kishte
    qenė rregullue ma sė mirit me anė tė
    marrėveshtjeve nėnshkrue nga qeverija e
    Mehdi Frashėrit tre vjet ma parė. Rolin
    vendimtar nė ket mes e luejtėn shvillimet e
    politikės ndėrkombėtare. Kjo do tė jet tema
    e kapitullit qi vjen.






    Marre nga "Historia e Shqiperise"

    e Tajar Zavalanit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kastriot : 28-07-2002 mė 13:21

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Shume interesant Kastriot po une spo mund ta gjej di gje ku mund te gjendet ky liber.
    Pershendetje

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrmeti i Edit'h Durhamit: Ndėr vendet mė tė bukura nė botė
    Nga dardajan nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:49
  2. Esat Toptani: Ju tregoj komplotin ndaj meje
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2005, 22:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •