Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Si ma zhdukën vajzën murgeshat!

    Faqe 3 - Aktualitet
    17Maj 2004 Gazeta "Korrieri"

    zhdukja e vajzës

    intervista


    ELBASAN/ Flet Zaideko Sejati: E çova për ta shëruar, por ma rrëmbyen. Tani nuk i di as varrin


    “Si ma zhdukën vajzën murgeshat”
    Rrëfimi i nënës që pas 11 vjetësh mori çertifikatën e vdekjes


    LUIZA MEMA

    ELBASAN

    “Vajzën time ose mund ta kenë shitur ose i kanë bërë transplant të organeve”. Kjo akuzë vjen nga një nënë nga qyteti i Cërrikut, e cila nuk e ka parë të bijën, Danielën, që nga viti 1992.

    Zaideko Sejati e kishte lënë vajzën 3-vjeçare në një qendër murgeshash italianesh për disa muaj, por nuk ka mundur ta shohë më të gjallë. Murgeshat i kanë thënë se e bija kishte vdekur, por çertifikatën e vdekjes Zaideko ka mundur që ta marrë vetëm në korrik të vitit 2003, pas plot 11 vitesh. Ajo jeton vetëm me 6 fëmijët e saj, pasi burri i parë i është vrarë aksidentalisht, ndërsa me burrin e dytë, Xhemal Kuminia, është divorcuar disa vite me parë. Në shtëpi jeton me Rezartën, 21 vjeçe, Blerinën, 19 vjeçe, Gazmirin 17 vjeç, Aurorën 14 vjeçe, Behijen 10 vjeçe dhe Marselin 9 vjeç. “Nga sëmundja e rëndë e Danielës shpenzuam shumë para dhe u futëm në borxhe. Për t´i larë ato shitëm shtëpinë që kishim në pallat dhe blemë një barakë sa për të futur kokën”, tregojnë vajzat e rritura të 42-vjeçares. Para disa muajsh gruaja është futur si pastruese me një rrogë minimale, me paratë e të cilës ushqehen 7 veta. Sejati duke folur për gazetën thotë se zhdukja e vajzës së saj Daniela, në mënyrë misterioze ka qenë e parapërgatitur dhe tepër e organizuar. Nëna e fëmijës së zhdukur është e traumatizuar nga ajo që i ka ndodhur dhe e ka të vështirë të flasë nga dhimbja dhe lotët. Megjithatë ajo pranon të rrëfejë të gjithë historinë e së bijës, që nga lindja e deri ditën kur e kanë deklaruar të vdekur.

    Kur e lindët vajzën?
    Vajza ime, Daniela, lindi në 14 gusht të vitit 1989. E kisha fëmijën e tretë, por ajo ka lindur para kohe dhe jo shumë e shëndetshme. Ishte afro 1.100 gramë. Për këtë shkak, fëmija është mbajtur për disa muaj në maternitetin e Elbasanit. Kur fëmija është stabilizuar e mora në shtëpi. Por pa kaluar shumë kohë, Daniela sëmuret rëndë dhe përsëri përfundon për disa muaj në spital. Varfëria ekstreme po na rrezikonte jetën të gjithëve dhe më shumë të vajzës së sëmurë.

    Si e dërguat vajzën te shoqata bamirëse?
    Një i afërm i ynë na sugjeroi që ta dërgonim te një jetimore në Elbasan, ku shërbenin murgeshat italiane. Me ndihmën e mjekut Henrik Kaçuli, nga Cërriku shkuam së bashku me burrin dhe një mik te jetimorja ku na pritën dhe murgeshat. Aty e dërguam Danielën, në fillim të vitit 1990. Në dokumente, firmosëm që vajzën do ta linim aty vetëm për një farë kohe, sepse nuk mundeshim që të përballonim shpenzimet e mjekimit. Jetimorja e murgeshave ndodhej jo shumë larg komisariatit të policisë të Elbasanit, aty ku sot ndodhet kopshti privat “Arianiti”. Më pas aty sistemuam dhe vajzën tjetër, Aurorën, një vit më e vogël në moshë.

    Vendosët t´i linit përgjithmonë aty apo për pak kohë?
    Ashtu si në rastin e Danielës dhe me Aurorën firmosëm një dokument që vajzat do të qëndrojnë vetëm për pak kohë aty. Madje për Danielën e sëmurë na premtuan se po nuk u shërua në Shqipëri do ta çonin jashtë. Për fat të mirë, Daniela u bë mirë dhe po rritej për bukuri. Kur e takonim në javën e fundit të çdo muaji nuk na besohej që po ndryshonte aq shumë. Gëzoheshim që ishim mirë. Më thërriste mami, nga larg sapo futesha në oborrin e jetimores. Njëherë në vitin 1992 pashë një ëndërr të keqe sikur njëra vajzë ishte shumë e sëmurë. Menjëherë vajta në jetimore për t’i parë, por murgeshat nuk më lejuan t’i takoja vajzat. Daniela filloi të qajë kur më pa nga larg. Më dëbuan nga jetimorja. Ky veprim më dogji rëndë në shpirt dhe mendova se diçka e keqe po kurdisej pas krahëve të vajzave. U ktheva pas disa ditësh dhe me forcë u futa në jetimore ku e gjeta Aurorën shumë keq dhe me temperaturë 40 gradë. E mora dhe e dërgova vajzën në Përmet te nëna ime, duke e shpëtuar nga kthetrat e murgeshave që m´u dukën si shtriga atë ditë.

    Po Danielën e latë në jetimore?
    Për shumë muaj bëra të gjitha tentativat që të merrja edhe Danielën, por nuk ia arrita dot. Murgeshat me mashtrime nga më banalet më shmangeshin. Luftova në maksimum, por pa e fituar dot betejën me to. Arrita që të deportoja në ambientet e jetimores por më mbërtheu policia, të cilën e kishte lajmëruar personeli i saj. Nuk po merrja vesh se çfarë po bëhej me time bijë. Dëgjoja për lloj-lloj poshtërimesh që bëheshin në jetimore dhe kjo më shtonte frikën për Danielën. Kohë pas kohe këmbëngulja që të mësoja për fatin e vajzës, por personeli nuk na jepte mundësinë të takohesha me drejtuesit e jetimores apo murgeshat. Kaluam javë e muaj duke u sorollatur derisa krejt papritur na thanë se Daniela nuk jetonte më. Kjo më tronditi jashtëzakonisht dhe në fakt nuk e besova të jetë kështu dhe as që mund të më bindë kush ndonjëherë. Ka një mijë e një arsye që Daniela të mos ketë vdekur. Nëse ajo do të kishte ndërruar jetë, jetimorja do të më njoftonte dhe do ta varrosja së bashku me to si nënë. Por duke u fshehur një krim i pazbardhur ato filluan të më ndajnë për së gjalli me Danielën shumë kohë përpara se të realizonin atë që kishin planifikuar.

    Çfarë ju thanë murgeshat për fatin e Danielës?
    Murgeshat më thanë se ato e kanë varrosur Danielën në varrezat e qytetit, por pa më treguar kurrë varrin e saj. Dyshimet e mia për fatin e saj i shton edhe lëshimi shumë vite më pas nga koha kur pretendohet vdekja e Danielës e një çertifikatë me mangësi të shumta. Në çertifikatën e vdekjes së lëshuar më 24 korrik 2003 thuhet se vdekja ka ndodhur në 26 shtator 1992. Në këtë çertifikatë Danielës i është vënë një tjetër mbiemër, çka e bën edhe më të komplikuar misterin e zhdukjes së vajzës sime.

    Datat

    Viti 1989
    Lindi në Cërrik vajza e Zaideko Sejatit, Daniela, e cila ishte fëmija e tretë e familjes. Ajo lind me probleme

    Viti 1990
    Zaideko bashkë me të shoqin, Xhemal Kuminian, dërgojnë në qendrën e murgeshave italiane vajzën e tyre 6 muajshe, e cila ishte e sëmurë

    Viti 1992
    Zaideko kërkon të tërheqë të dyja vajzat nga jetimorja, por arrin të marrë vetëm vajzën e vogël

    Viti 1993
    Sipas motrave dhe vëllezërve të Danielës, dy punonjës të SHIK-ut kanë shkuar në shtëpinë e tyre, duke i kërcënuar

    Viti 2003
    Zyra e gjendjes civile në Elbasan i dorëzon familjes çertifikatën e vdekjes së vajzës së saj, Daniela Kuminia, (aty ishte me emër tjetër) që sipas saj kishte ndodhur në 26 shtator të vitit 1992


    kërcënimi
    Përplasja me SHIK-un në ‘93

    Në fund të vitit 1993, kur 42-vjeçarja Zaideko Sejati kërkonte të mësonte të vërtetën e zhdukjes së vajzës së saj Daniela Sejati nga jetimorja, në shtëpinë e saj jashtë shfaqur dy SHIK-as. Pasi i kanë paraqitur edhe dokumentin e identifikimit, ata i kanë kërcënuar pjesëtarët e familjes Sejati me vdekje. Rezarta dhe Blerina Halili dy vajzat e 42 vjeçares me burrin e parë tregojnë, se si dy oficerët e SHIK-ut, u kanë trokitur në derë dhe u kanë bërë presion për ta mbyllur çështjen e Danielës. Na treguan armët para se të largoheshin shpjegojnë familjarët. Kjo është një tjetër argument që shton dyshimet se ajo nuk ka vdekur.

  2. #2
    Agim Bardhi
    Anëtarësuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43
    "Murgeshat me "kthyen" vajzen me arkivol bosh"
    Rrefimi trondites i Saideko Sejatit, nga lagja "Malasej" e qytetit te Cerrikut. Dergimi i te bijes 4 vjecare Daniela Kuminja, te "shtepia kristiane" dhe vdekja e mistershme. Misteri i varrimit te vogelushes nga vete murgeshat dhe kerkimi i trupit ne varrin fantazme. Kercenimet nga te panjohur

    CERRIK - Kane kaluar plot 12 vjet qe nga ajo kohe. Por zemra e Saideko Sejatit, 42 vjecares nga lagja "Malasej" ne Cerrik, vazhdon te vajtoje per vogelushen e saj Daniela Kuminja e zhdukur ne menyre te mistershme ne vitin 1992, ndonese e kishte derguar tek murgeshat per nje sherbim me te mire. Kishte lindur shtatanike nen peshe dhe kerkonte nje sherbim me te specializuar gje qe nuk ia ofronin kushtet e kohes. Per t'i shpetuar jeten krijeses se saj te pafajshme Saideko Sejati mendon ta dergoje te murgeshat. Pas disa kohesh vajza permiresohet, porr ne kete kohe, murgeshat nuk e lejojne ta takoje me vajzen. Gjashte muaj ka tentuar Saideko te takoje vajzen e saj, por cdo perpjekje ka shkuar dem. Deri sa me 26 shtator te vitit 1992 i komunikojne vdekjen e Danieles. Por ne varreza, nena nuk e ka gjetur te bijen. Sipas saj, "gjate ketyre viteve jane shtuar edhe dhjetra varre te femijeve jetime".

    Murgeshat varrosen vogelushen pa varrmihes

    Nena nuk e ka besuar vdekjen e vajzes. Per kete ajo kerkon ndihmen e organeve kopetente, por thote se nuk gjen asnje mbeshtetje. Madje dy persona qe ajo eshte e sigurte se "ishin te sherbimit informativ", i kane ardhur ne shtepi dhe "e kane kercenuuar duke i thene se "ne i do femijet e tjere mos e kerko me Danielen". Megjithate perpjekjet e Saidekos kane vazhduar gjate gjithe ketyre viteve. Ajo ka shkuar ne varrezat e Elbasanit dhe ka takuar varrmihesin e qytetit. Ai i ka treguar nje varr qe ka qene me i vogel ne permasa se sa trupi vajzes se saj. Mbi kete varr nuk figuron emri i Daniela Kuminjes, por i Daniela Cela. Ky varr nuk ndodhet ne pjesen ku jane varrosur femijet e viteve '90, por te viteve '80. Vec kesaj ne fillim nuk ka pasur fare emer dhe vetem pasi nena ka fiilluar te kerkoje te mituren e saj eshte shenuar emri ne fjale. Por pohimi behet akoma me trondites kur meson faktin se vogelushen 4 vjecare e kane varrosur vete murgeshat dhe jo varrmihesi. Saideko kujton se varrmihesi i kishte pohuar se "arkivolin e sat bije e kane varrosur vete murgeshat, edhe pse kete pune e bej vetem une". "Tregimet e varrmihesit me shtuan me teper dyshimet. Per me teper ne te njejtin vit ne te njejten parcele ishin varrosur dhjetra femije te tjere".

    Si Daniela perfundoi te murgeshat

    Saideko Kuminja, (Sejati), eshte e martuar dy here. Me burrin e pare Gezim Halili, lindi dy vajza, Rezarta sot 21 vjec dhe Blerina 19 vjec. Pas divorcit me burrin e pare u martua ne Cerrik me Xhemal Kuminjen. Nga kurora e dyte linden Gazmiri, sot 17 vjec, Daniela e zhdukur, Aurora 14 vjec, Behije 10 vjec dhe Marseli 9 vjec. Por per shkak te skamjes dhe varferise midis ciftit linden probleme dhe tani Saideko rezulton e ndare edhe nga burri i dyte. Daniela Xhemal Kuminja lindi me 14 gusht te vitit 1989, shtatanike dhe peshonte vetem 1.2 kg. Me pas mesohet se vajza ishte distrofike. Saideko keshillohet me mjeket e spitalit te Cerrikut Xhavit Jance dhe Henrik Kaculini. Ky i fundit i rekomandon te kerkoje ndihme te murgeshat italiane te cilat ne ate kohe e kishin rezidencen ne vilen perballe poliklinikes se specialiteteve ne Elbasan. Murgeshat u kane lexuar nje rregullore te brendeshme per te cilen prinderit rane dakord. Saideko dhe Xhemali kerkuan qe e bija te qendroje per disa muaj nen kujdesin e institucionit. Murgeshat i thane se "nese kura nuk do t'i jape efekt vajzes atehere do te dergohet ne Itali". Palet kane pasur mirekuptim. Ne baze te marreveshjes Saideko i takonte vajzat me date 21 te cdo muaji. Daniela kishte filluar te permiresohej. "Pas disa muajsh murgeshat nuk me lejonin ta takoja vajzen as ne daten e percaktuar". Keshtu kaluan 6 muaj te vitit 1992 me perpjekje. "Nje dite kur po perpiqesha te futesha me force ne ndertese, murgeshat me dhane nje leter ku shkruhej se vajza kishte vdekur". Saideko kujton: "Kundershtova me force dhe mbaj mend se perfundova ne polici. U kerkova te me conin tek varri, por nuk deshen. Atehere nisa ta kerkoj privatisht varrin e vajzes. Kerkova per varrin e vajzes por nuk e gjeta. Nje nate ne shtepine time erdhen dy burra te armatosur", tregon nena e pikelluar. "Me kercenuan "mos e kerko me Danielen nese do te jetojne femijet e tjere".

    Nderhyn edhe Avokati i Popullit

    Per rastin ne fjale eshte interesuar Avokati i Popullit dhe tani nevojitet prova e ADN-se qe te saktesohet nese Daniela Kuminja ka vdekur vertete. "Perfaqesuesi i Avokatit te Popullit Ymer Hasani nje dite erdhi me mua te varrezat. Kerkuam aktin vdekjen se vajzes. Me 24.7.2003 morem akt vdekjen me nr 78 firmosur nga nepunesja e Gjendjes Civile Jasina Zengo. Pyetem serish varrrmihesin dhe ai na dergoi te nje varr pa emer qe ishte si grope. Kerkova te hapet varri por avokati me sugjeroi se do te ishte me mire te kryhej prova e ADN-se". Saideko thote se "keshtu e kemi lene por per te kryer proven e ADN-se, duhen shume para dhe ne jemi shume te varfer". Kjo prove do te lehtesonte disi nenen e pervuajtur, por ajo thote se do te jete me e tmerrshme nese eshtrat e vajzes nuk ekzistojne fare ne ate varr. Fatos Salliu

    Gazeta Korrier 16/05/2004

  3. #3
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Rrenqethese kjo histori, me ngjau si legjenda e Doruntines.
    Do doja te dija cili eshte qellimi i ndodhjes se ketyre murgeshave ne Shqiperi, ose me mire misioni i tyre.
    Per ata qe munden te na informojne do ishin te lutur te na tregonin si do i shkoje filli kesaj ngjarjeje.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2004
    Vendndodhja
    Ohio
    Postime
    19
    Kjo "histori" si duket nuk eshte ne teresi e vertete, dicka ketu mungon, ose eshte shtua.....
    Murgeshat jane nje shume te kujdesshme qe tu ndodhe nje gje e tille......me duket e pabesueshme...........aq me teper kur flet nje nene e cila nuk eshte pergjegjese per femijet e vet dhe ka bere disa martesa...........une te them te drejten, nje here kam qene ne Elbasan dhe i kam vizituar motrat e Nene Terezes se si punojne me femijet e lene.
    Nje sakrifice dhe pune e madhe behet nga ato..........por edhe nga murgeshat dhe motrat tjera.........

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    por ma vone thote:
    "...ajo eshte e sigurte se "ishin te sherbimit informativ"..."

    keto shkrime me duken krejt sajime mendjesh te semura.

  6. #6
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    wow..te rengjethet mishi

    Eshte vertet shume i keq si akte. Kam degjuar dhe para disa ditesh nga Top-channel nje histori te tille me djalin..me ka ardhur aq shume keq sa vertet..nuk kam fjale qe te them per keto ngjarje kaq..

    nejse italianet dhe jo vetem ata por te huajt ne pergjithesi kane gjetur shesh qe te bejne pershesh..

    persona qe maskohen prapa nje veshje dhe bejne gjera vertet te peshtira..

    shqiptari i mjere qe nuk pushon se vuajtur
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    gjynaf vajza e shkrete

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Te rrenqethet mishi kur e lexon si ngjarje

    Nuk e di por.. mesa lexova nga disa prej jush... Si mundet te mendoni se nje nene eshte duke genjyer? apo me teper te thoni se meqe ka qene e martuar dy here...??

    Nejse pak rendesi ka se sa here eshte martuar apo gezuar nje njeri..

    Problemi ne fjale eshte si mundet ta ndihmojme ne kete nene...??

    A ia keni bere vetes kete pyetje...??

    Sepse ajo ska mundesi te verifikoje adn e bijes se vet.. Ajo kerkon ndihme... dhe ne( flas per ata qe mundet ta ndihmojne) ate duhet te bejme... kush mundet ti jape nje ndihme familjes te pakten te beje identifikimin e adn se goces se vdekur ... pra nese eshte apo jo femija e saj...

    Nese ne si forumista.. mund ta ndihmojme sado pak.. te hapim nje shoqate sikur edhe $1 donation te fusim ke keto ndihma... do ishte gjeja me e bukur qe ne mund te ndihmonim kete nene dhe te tjere qe kane probleme si keto...

    Zemrushja
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marinela_Greqi
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Postime
    230
    Hera E Pare Qe Degjoj Nje Gje Te Tille,ato Nuk Do Te Jene Murgesha Me Te Vertete Por Te Maskuara,murgeshat Qe Jane Ketu Ne Selanik,kane Mbledhur Shume Nga Rruga,si Femij Te Braktisur,apo Femra Qe Punojne Ne Semafore.kjo Historia Me Duket Paksa E Quditshme!nga Kjo Bote gjithcka Mund Te Presesh.

  10. #10
    _____________ Maska e HamatieL
    Anëtarësuar
    13-04-2006
    Postime
    33
    Permbaju temes,mos u acaro Lol merr informata me te qarta here tjeter nese do te kundervihesh.

  11. #11
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    <<


    Zaideko Sejati e kishte lënë vajzën 3-vjeçare në një qendër murgeshash italianesh për disa muaj,


    >>




    Fëmiu nuk i lihet askujt. Sejati është duke kerkuar ndergjegjen e saj; jo vajzen.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  12. #12
    _____________ Maska e HamatieL
    Anëtarësuar
    13-04-2006
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga HamatieL
    Permbaju temes,mos u acaro Lol merr informata me te qarta here tjeter nese do te kundervihesh.
    kjo ska lidhje me temen ketu.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Cojini kalamojt neper qendra murgeshash cojini.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    Cojini kalamojt neper qendra murgeshash cojini.
    mire e ke me mire ti cojne per te mesuar ne Medresene e Dursit.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    mire e ke me mire ti cojne per te mesuar ne Medresene e Dursit.
    Hoxha medreses ishte Shaboni?

  16. #16
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185
    Toni77, mesia4ever, anestti55, Padoreza... jan antaret qe mirren me pun murgjeshash.

    Ndoshta din gje, per kete vajze, apo i ka kaluar neper duar.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po shik-u c'hyn ne kete histori? U mjaftuan me dy njerez qe pretenduan se ishin te "shiku-t" me kercenimet e tyre qe ta mbyllnin gojen dhe s'vajten fare ne polici? Nese keta jane kercenuar, atehere dhe murgeshat do jene kercenuar. Qe mund te kete vdek eshte e besueshme meqe vajza lindi me probleme, por qe mos t'i kthejne trupin, kjo me duket pa kuptim. Si u dha certifikata e vdekjes e rreme sikur te mos ishte asgje? Pse mbajten cupen e semure dhe jo tjetren qe ishte me e shendetshme nese e donin per ta shitur? Dicka mungon ketu ne histori, ose ajo eshte paguar per te perlyer figuren e murgeshave ne shkembim te lekeve.
    Feelings change - memories don't.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Ketu ka dicka qe nuk shkon. Shiku c'pune ka me murgeshat? Nese shiku dhe murgeshat kane bashkepunuar atehere historia merr kuptim. Mbaj mend ne ato vite ishte shume problem me femijet e vegjel sepse i rrembenin dhe zhdukeshin pa lene gjurme. Ky rast paska qene me i sofistikuar dhe paska perfshire edhe murgeshat. Ndoshta, kush e di mund te jete edhe e vertete. Nuk besoj se ajo nene po trillon. Por ky shtet leshi qe kemi ne, as femine tend nuk ta garanton kur dikush abuzon me te. Jam shume i interesuar si do perfundoje historia. Ky eshte nje nga rastet kur njeriu uron qe femija te kete vdekur natyralisht.
    La verita' ti rendera' libero!

  19. #19
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Post

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Toni77, mesia4ever, anestti55, Padoreza... jan antaret qe mirren me pun murgjeshash.

    Ndoshta din gje, per kete vajze, apo i ka kaluar neper duar.
    Nuk di gje per kete vajze as per kete ngjarje pervec cka lexova ne kete teme, asnje veprim te keq nuk mund ta justifikoj edhe nese e ben prindi im se le me nje person qe i thote vetes krishter e qe ben manipulime me jetet e njerezve. I shpreh ngushllime familjes, dhe shpresoj te zbardhet ky rast ne teresi.

  20. #20
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Me vjen keq per historine qe lexova dhe uroj qe kjo nene, gjate ketyre viteve te kete marre pergjigjet qe kerkon...

    Personalisht me vjen shume çudi per ate qe mund te kete ndodhur pasi e njoh shume mire realitetin e kesaj jetimoreje.

    Murgeshat ne kete jetimore kujdesen vetem per femijet, nuk mund te ndermarrin dot asnje veprim per keta femije sepse pergjegjes i drejtperdrejt i ketyre femijeve eshte shteti shqiptar... vetem shteti shqiptar mund te vendose nese nje femije mund te trasferohet ne nje qender tjeter apo te jepet per biresim... (gjithmone behet fjale per femijet e braktisur)...

    Nese dikush nga pamundesia ekonomike e çon femijen ne kete jetimore, sikurse eshte thene dhe me lart, firmos nje dokument ku thuhet se X femije do te qendroje ne kete qender per nje afat kohor (6 muaj ose 1 vit) dhe prindi mund te shkoje ta takoje sa here te doje... pas afatit te caktuar prindi mund ta rimarre femijen ne shtepi ose nese deshiron mund te rinovoje afatin e qendrimit te ketij femije...
    Nese ky afat kalon dhe nese prindi asnjehere nuk ka shkuar te shohe femijen e vet, nese nuk paraqitet te rinovoje qendrimin e femijes, nese prindi humb gjurmet dhe kontaktet me kete femije per shume e shume kohe e vite atehere ky femije deklarohet "i braktisur" dhe e merr persiper shteti shqiptar... (e per fat te keq raste te tilla ka plot)

    Eshte e lehte te besh lajm duke thene se murgeshat zhdukin femijet... dhe eshte shume e lehte te gjykosh pa e pare me syte e tu situaten... kjo jetimore vazhdon te ekzistoje akoma ne Elbasan, ka ndryshuar vend, por vazhdon te menaxhohet akoma nga murgeshat... kush deshiron mund edhe te shkoje e te shohe personalisht se me sa perkushtim e dashuri trajtohen femijet (ndoshta nuk do jetojne ne luks...) por marrin perkujdesin e nevojshme per t'u rritur si nga murgeshat ashtu edhe nga personeli qe eshte shqiptar... e ne kete jetimore per fat te keq ka me shume femije te lindur me probleme shendetsore se femije te shendetshem, femije qe braktisen si kafshe pse ka lindur down apo i deformuar... e ne vend qe t'i gjykojme e t'i tregojme gishtin ketyre "murgeshave" duhet t'u themi faleminderit qe kujdesen per femijet tane, per femijet shqiptare qe ne vete s'i duam dhe i hedhim kazaneve te plehrave...
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  2. Familja Arapi kërkon vajzën e tyre Maria Arapi, të marrë peng në Zvicër
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18
  3. Dhunohen murgeshat, policia në kërkim të autorëve
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 02:22
  4. Pranga nenes qe i shiti vajzen dashnorit
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 15:24
  5. Dëshmia: Si linda fëmijën me vajzën e xhaxhait
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 15:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •