Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

    A ekziston identiteti kosovar?


    Valon Murati

    Sot me të madhe në botë flitet dhe shkruhet për identitete të ndryshme. Dhe është pak a shumë botërisht e pranuar ekzistenca e shumë identiteteve edhe brenda një individi. Pra një individ e ka një identitet të vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombëtar, universal-njerëzor etj.. Në varësi të rrethanave me të cilat ai ballafaqohet, ai e përforcon njërin identitet më fuqishëm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe për kolektivin. Identiteti kombëtar unik është kulminacion i homogjenizimit politik dhe zhvillimit ekonomik të një populli. Popujt që më herët e kanë arritur këtë stad të zhvillimit të tyre kanë ecur më sigurtë, dhe më shpejt në rrugët e vështira të historisë njerëzore.
    Shqiptarët nuk ka dyshim se janë të vonuar në shumë procese historike. Edhe në procesin e krijimit të një identiteti të fuqishëm kombëtar janë të vonuar. Megjithëse i vonuar ky identitet është krijuar dhe ka arritur që të ruajë ekzistencën e substratit etnik shqiptar në Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nëpërmjet Rilindjes Kombëtare (që bazë e kishte luftën e Skënderbeut) dhe luftërave të shumta të shqiptarëve është rrezikuar në vazhdimësi nga fqinjët tanë. Ndarja e kombit tonë në momentet më të qenësishme të tij, kur ai ishte duke luftuar për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, dhe gllabërimi i gjysmës së tokave shqiptare nga fqinjët e me miratimin e fuqive të mëdha të kohës, ishte ndër goditjet e fuqishme këtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, në pjesën që mbeti nën sundimin serb nuk u shuajt kurrë, por përkundrazi ishte baza kryesore për të mbijetuar dhe për t’i rezistuar pushtimit. Në këtë identitet kanë goditur në vazhdimësi pushtuesit tanë. Teza mbi ekzistencën e dy kombeve: atij “albanaca” (në Shqipëri) dhe “shiftara” (në ish-Jugosllavi) është tezë e vjetër e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj këtyre përpjekjeve gjithmonë ka qenë e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjëherë ta jetësojë këtë qëllim të tijin. Sot pas krijimit të rrethanave të reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundësisë së ekzistencës së një identiteti të posaçëm kombëtar – atij kosovar, janë ngjallur në një masë të caktuar. Të ndihmuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare këto tema herë pas here po dalin në sipërfaqe në opinion tonë publik.

    1. Shpesh herë individë të ndryshëm, të cilët mundohen të mbrojnë tezën e nevojës apo arsyeshmërisë së krijimit të një identiteti të ri kombëtar brenda hapësirës kombëtare shqiptare, marrin si shembull krijimin e dy kombeve nga populli gjerman, përkatësisht krijimin e austriakëve dhe gjermanëve nga një substrat etnik. Krahasimi është sa i pavend aq edhe i pabazuar historikisht dhe shkencërisht. Gjermanët për një kohë të gjatë jetuan në shumë shtete të lidhura mes tyre përmes lidhjesh të ndryshme konfederale dhe federale. ‘Piemonti’ i të gjithë gjermanëve, për një kohë të gjatë, ishte Perandoria Austriake e udhëhequr nga dinastia më e vjetër në Evropë, Habsburgët. Gradualisht vendin e kësaj fuqie në botën gjermane filloi ta merrte Prusia. Forcimi ushtarak dhe politik i Prusisë dhe suksesi në luftërat e shumta që pati (si lufta franko-prusiane), e sidomos lufta kundër Austrisë që e bëri me qëllim që ta dominojë botën gjermane, e vendosi atë në gjysmën e dytë të shekullit të 19 në pozicionin e shtetit kryesor gjerman. Nën udhëheqjen e Bismarkut ky shtet bëri unifikimin e shteteve gjermane në një shtet të vetëm, duke lënë Austrinë jashtë këtij bashkimi gjerman, thjesht për shkak të luftës për pushtet. Pra mos-hyrja e Austrisë në shtetin e ri gjerman erdhi si pasojë e luftës për pushtet të klanit të Habsburgëve dhe të pushtetarëve prusianë të prirë nga Bismarku. Kështu krijimi i dy kombeve gjermane fillimisht u bë si pasojë e luftës së klaneve, e më pas, unifikimi nuk ndodhi për shkak të dy luftërave botërore që i shkaktuan pikërisht shtetet gjermane: Gjermania dhe Austria. Madje pas Luftës së Parë Botërore, megjithë dëshirën e austriakëve për t’iu bashkangjitur Gjermanisë (në vitin 1919 Parlamenti i Republikës së Austrisë Gjermane, siç quhej Austria në atë kohë, me vetëm një votë kundër e shpall bashkimin me Gjermaninë), me vendime të posaçme të Konferencës së Parisit të imponuara nga fuqitë që dolën fituese të kësaj lufte, nuk u lejua një gjë e tillë. Fuqitë fituese frikësoheshin se Gjermania me Austrinë si pjesë të saj do të arrinte që prapë të dominojë në Evropë. E njëjta gjë ndodhi pak a shumë edhe pas Luftës së Dytë Botërore (madje duke shkuar aq larg sa u nda edhe vetë Gjermania për një gjysmëshekulli).
    Pra këtu krahasimi me shqiptarët nuk vlen, sepse në radhë të parë shqiptarët u ndanë dhunshëm në vitin 1913 dhe lufta e tyre për bashkim që nga ajo kohë nuk është ndalur asnjëherë. E dyta Kosova nuk e ka historinë politike, ushtarake dhe kulturore të Perandorisë Austriake, e cila do t’i krijonte një identitet të fuqishëm që edhe vetë të qëndronte e fortë në Ballkanin e ashpër.
    Një shembull tjetër që mund të merret gabimisht është rasti i Moldavisë dhe Rumanisë. Megjithëse të një substrati etnik, pas shembjes së komunizmit Republika e Moldavisë nuk votoi në referendum për t’u bashkuar me Rumaninë. Një situatë e tillë krijon përshtypjen se shembulli i Moldavisë mund të jetë një model për Kosovën. Mirëpo edhe në këtë rast dallimet janë thelbësore. Në ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti që përmes kolonizimit dhe shpërnguljeve të ndryshme në mënyrë të ndjeshme të ndërrojë strukturën demografike të shumë republikave sovjetike që banoheshin nga kombet e tjera. Një shembull i tillë është vetë Republika e Moldavisë, ku struktura etnike është ndërruar në dobi të elementit rus dhe ku asimilimi i popullatës vendase nga politika ruse ka qenë mëse evident. Kjo ka bërë që edhe referendumi për bashkim me Rumaninë të dështojë. Në anën tjetër tek ne në Kosovë përkundër të gjithë politikës shfarosëse dhe kolonizuese që udhëhoqi Serbia që nga pushtimi i Kosovës më 1913, nuk arriti për asnjë moment as të
    ndërrojë strukturën etnike në Kosovë e as të asimilojë shqiptarët. Në anën tjetër shembujt e Zvicrës dhe të Belgjikës nuk janë valide sepse këto shtete multietnike janë krijuar nga pjesët periferike të kombeve të
    tyre dhe në shërbim të mbajtjes së një balanci gjeopolitik në mes të botës frënge dhe asaj gjermane, ndërsa shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë zyrtare janë gjysma e kombit si pasojë e pushtimeve të dhunshme të fqinjëve dhe aprovimit të këtyre pushtimeve nga Fuqitë e Mëdha e jo si kompromis politik në mes të serbëve, grekëve dhe shqiptarëve. Kur flitet për ngjashmëri me të tjerët çështja shqiptare, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, më shumë mund të krahasohet me çështjen e dy Koreve dhe më herët e dy Vietnamëve dhe dy Gjermanive (edhe këtu dallimet janë evidente, sepse ndarjet e këtyre kombeve kanë ndodhur për shkak të Luftës së Ftohtë në mes të dy ideologjive, madje edhe ne këtë rast ato kanë qenë të gjitha shtete te pavarura ndërsa shqiptarët nën Jugosllavinë e Titos arritën të fitojnë pas vitit 1974 një autonomi pak më të zgjeruar, por që ishte larg
    aspiratës për barazi në shtetin e atëhershëm jugosllav). Ngjashmëria këtu spikat në aspektin ruajtjes së identitetit kombëtar sepse edhe pse të ndarë në shtete armiqësore këta popuj asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim identitetin e vet unik.

    2.Po kthehemi tek pyetja fillestare: a ekziston identiteti kosovar? Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirëpo ai ekziston vetëm në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare, pra është një pjesë e tërësisë kombëtare. Është identitet regjional me veçantitë e veta kulturore që është krejt e zakonshme për çdo komb. Është identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo i tropojanit. Ky identitet, duke qenë gjithsesi i fuqishëm dhe specifik e ka pasuruar dhe e pasuron vazhdimisht kulturën tonë kombëtare duke i dhënë asaj larminë dhe bukurinë e saj. Ndarjet e shumta dhe të gjata që ka pasur kombi shqiptar kanë lënë gjurmë në zhvillimin e tij. Këto gjurmë ishin pengim në komunikimin dhe në zhvillimin normal dhe të përbashkët të kombit tonë. Mirëpo këto gjurmë nuk kanë qenë aq të thella sa që ndarjet e dhunshme t’i shndërrojë në ndarje që do të krijonin dy identitete të pavarura kombëtare. Identiteti kosovar në kuptimin e identiteti si komb i veçantë nuk ekziston as sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarë nevoje as objektive, as politike e as historike që të ekzistojë nesër.

    3. Në radhë të parë pjesa e kombit shqiptar që mbeti jashtë Shqipërisë londineze, nuk e ka rreshtur luftën për bashkim me shtetin amë, që nga momenti i mbetjes së saj jashtë saj. Kjo luftë e vazhdueshme politiko-ushtarake është ndër elementet kryesore për të vërtetuar tezën e pjekurisë kombëtare shqiptare të pjesës së mbetur të kombit. Gjatë kësaj periudhe kërkesat e shqiptarëve nën regjimet jugosllave kanë qenë të ndryshme – që nga kërkesa për shkëputje të menjëhershme, e deri tek ajo për republikë në kuadër të federatës jugosllave – por që kanë pasur një qëllim dhe synim të vetëm, krijimin e kushteve që populli shqiptar vetë të vendosë për fatin e tij në mënyrë të lirë dhe pa presione. Për këtë ideal kanë vdekur bijtë më të mirë të Kosovës dhe të Shqipërisë, për këtë ideal me qindra – mijëra të rinj kanë vuajtur burgjeve të Serbisë. Vetë lufta e UÇK-së e pati për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe megjithë ndërrimet që pësoi ky qëllim në mes të luftës (u shndërrua nga qëllim për bashkim me Shqipërinë në qëllim për pavarësinë e Kosovës administrative) betimi zyrtar i ushtarëve deri në ditët e fundit të ekzistencës së UÇK-së ka qenë betimi për luftë deri në bashkim me Shqipërinë. Dhe ky ideal politik e kombëtar edhe sot është i brumosur në zemrat e atyre ushtarëve dhe të shumë subjekteve politike të Kosovës, por kam bindjen edhe në vetëdijen e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Pra angazhimi i vazhdueshëm politiko-ushtarak për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë që nga viti 1913 e deri më sot është argumenti më i mirë se identiteti kosovar si identitet i kombit nuk ekziston.

    4. Në anën tjetër çdo komb duhet të ketë një histori të veten, duhet të ketë një kulturë, letërsi, muzikë, gjuhë të veçantë në të cilën duhet të bazohet (në aspektin e gjuhës ka përjashtime, si p.sh. anglezët, amerikanët, australianët, irlandezët, një pjesë e kanadezëve flasin gjuhën angleze, por përbëjnë kombe të ndryshme, por në përgjithësi kombet dallohen kryesisht për nga gjuhët që flasin). Po ky kombi kosovar me çka do të krenohej? Me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që ishte vazhdimësia politiko-ushtarake e Rilindjes Kombëtare Shqiptare? Me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën që luftuan për pavarësinë e tërë tokave shqiptare nga Perandoria Osmane dhe më pas, pas mbetjes se Kosovës nën Serbi, për bashkimin me Shqipërinë? Me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që synim kishin gjithashtu bashkimin me Shqipërinë? Me pikturën e krijuar në Kosovë që i ka fillet tek pas Luftës së Dytë Botërore (LDB)? Me letërsinë që zë fill gjithashtu pas LDB (me ndonjë përjashtim të rrallë)? Me muzikën folklorike dhe popullore që është aq e ngjashme dhe në shumë raste e ndikuar nga muzika e Shqipërisë? Me veshjen tradicionale kombëtare që është identike sidomos me veriun e Shqipërisë zyrtare? Nuk mund të krijohen kombet me vendime administrative, qofshin edhe të atyre që na shiten si miqtë tanë. Kombet janë krijuar nëpër një proces të gjatë historik. Dhe megjithë vëshirësitë, kombi shqiptar e ka kapërcyer fazën e pjekurisë kombëtare. Në vetëdijen e shqiptarit të Kosovës është e ngulitur thellë figura e Skënderbeut si hero kombëtar, e Naim Frashërit si poet kombëtar, e Kadaresë si shkrimtari më i madh shqiptar, e Agollit si poeti i popullit etj.. E tërë historia e Kosovës është e mbushur me luftëra për pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas për bashkim me të. Realisht as Shqipëria nuk mund të paramendohet pa kryengritjet e Kosovës, pa rolin e Isë Boletinit, të Hasan Prishtinës të Bajram Currit e Hoxhë Kadrisë në luftërat për pavarësi si dhe në mbrojtjen e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të demokratizimit të tij, pa Adem Demaçin e UÇK-në, pa Adem Jasharin që është ndër vlerat më të mëdha të kombit tonë. Pa dashur të bëj krahasim, por më shumë për ilustrim të realitetit të sotëm, mund të thuhet se Kombëtarja shqiptare në futboll (përfaqësuesja e vetme e tërë shqiptarëve ne fushën e sportit në botë) sot nuk mund të paramendohet pa Besnik Hasin, e nesër sigurisht as pa Mehmet Dragushën e Lorik Canën etj..

    ************

    5. Pra megjithëse jetuam dhunshëm ndaras, vlerat që e bëjnë kombin komb, që i bëjnë njerëzit të ndihen të një gjaku i zhvilluam dhe i kishim të përbashkëta. Megjithë përpjekjet e regjimeve pushtuese, që të krijojnë kombin kosovar (edhe përmes ndarjeve në shprehje si “ata janë albanci, ndërsa ju shiftari”), ne i rezistuam. Dhe me përpjekje të mëdha arritëm që vlerat si Skënderbeu, Naim Frashëri, Rilindja Kombëtare, lufërat për pavarësi të shtetit shqiptar, prejardhja jonë ilire, gjuha letrare, t’i fusim si vlera që fëmijët i mësuan që nga dita e parë në shkollë si në
    Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Madje në Kosovë, shumë normalisht, këto
    ishin më të përforëcuara, si reaksion ndaj shtypjes së vazhdueshme dhe
    përpjekjeve për asimilim dhe tjetërsim kombëtar.
    Në fund të fundit vetë krijimi i Universitetit të Prishtinës si një nga të
    arriturat tona më të mëdha, u bë edhe me ndihmën e intelektualëve nga
    Shqipëria, gjë që la gjurmë të thella në vetëdijen e studentëve dhe
    intelektualëve tanë.
    Lirisht mund të shtrohet pyetja se a mund të paramendojmë ne shqiptarët e
    Kosovës letërsi të ndarë, letërsi që nuk do të kishte pjesë të sajën
    përbërëse Ismail Kadarenë dhe veprën e tij letrare. Vepra e Kadaresë
    konsideroj është ndër vlerat tona më të mëdha. Çdo shqiptar ndjehet krenar
    për të, sepse është vlerë që e ka pranuar si të veten edhe bota
    bashkëkohore. Le të paramendohet situata hipotetike kur ne nuk do ta
    konsideronim Kadarenë pjesë të letërsisë sonë. Nuk do ta konsideronim pjesë
    tonin njeriun i cili më shumë se të gjithë autorët tanë ka botuar jashtë për
    Kosovën, i cili më shumë se cilido autorë ka influencuar mbi shkrimtarët e
    Kosovës, i cili më shumë se kushdo ka influencuar mbi ngritjen politike të
    një brezi të tërë intelektualësh që kanë bartur dhe mbajnë ende barrën e
    luftës për lirinë e Kosovës.
    Pra edhe në drejtimin kulturor tërë lufta e intelektualëve të Kosovës ka
    konsistuar në forcimin e identiteti shqiptar dhe jo në krijimin e një
    identiteti të ri.

    6.Disa fjalë edhe për çështjen e kulturës. Shpesh është zënë në gojë se
    Tirana e përçmon Prishtinën në aspektin kulturor dhe se ka filluar të
    ndjehet një lloj inferioriteti kulturor i Prishtinës ndaj Tiranës. Nuk ka
    dyshim se niveli i komunikimit megjithëse kohëve të fundit është rritur
    ndjeshëm, lë shumë për të dëshiruar. Në relacionet kulturore nuk ka vend për
    krijimin e inferioritetit të Prishtinës ndaj Tiranës. Vetëm ata që vetë nuk
    përfaqësojnë ndonjë vlerë të mirëfilltë mund të ndjehen inferior karshi
    Tiranës. Mos të harrojmë se shumë nga vlerat që Tirana promovon kanë edhe
    pjesën kosovare në to. Shumë nga personalitetet e shquara të kulturës
    shqiptare sot që janë produkt i Tiranës kanë prejardhje nga Kosova. Inva
    Mula është në këtë drejtim është shembulli më i mirë. (Sa të varfër janë në
    aspektin kulturor të gjithë ata që duan të krijojnë një komb të ri, e që nuk
    do të mund të jenë krenar me Inva Mulën, sepse nuk e konsiderojnë si pjesë
    të kulturës së tyre ”kosovare”).
    E keqja më e madhe qëndron në faktin se që një kohë të gjatë në Prishtinë
    dhe në përgjithësi në Kosovë mbretëron një atmosferë mbytëse kulturore dhe
    intelektuale. Madje Tirana ka bërë shumë më shumë sesa ne këto vitet e
    fundit për promovimin e disa vlerave tona, që i bëjnë nder kulturës
    shqiptare, të cilat i kishim harruar. Mos të harrojmë Tirana e ngjalli
    Nexhmije Pagarushën duke e kthyer në skenën e jetës kulturore me tërë fuqinë
    e vlerave që ajo përfaqëson; mos të harrojmë se aktorin më të madh shqiptar
    Bekim Fehmiun, të harruar në Kosovë, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e
    ngriti më 2002 gati se në mit në spektatklin “Ta duam më shumë Shqipërinë”.
    Ishte edhe spektakli i madh “Ethet e së Premtes Mbrëma” që tregoi se këngët
    e këndej kufirit nuk janë fare inferiore dhe dëgjohen e këndohen nga rinia e
    Shqipërisë londineze. Grupet muzikore të të gjitha zhanreve janë mjaft të
    dëgjuara edhe atje. Majde kohët e fundti rapi kosovar është shumë i dëgjuar
    dhe kërkuar nga rinia e Shqipërisë.
    Të gjitha këto nuk do të thotë se janë të kënaqshme, përkundrazi, por janë
    fakte që mohojnë se në Tiranë ka ndonjë rezistencë të organizuar karshi
    Prishtinës, nëse eliminojmë nga ky trajtim ndonjë xhelozi dhe kapric
    artistësh.
    Kritika çka është e vërteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore të
    shtetit shqiptar dhe atyre të Kosovës në mënyrë që më mirë dhe më me
    produktivitet t’i shfrytëzojnë rrethanat e krijuara në mënyrë që ta
    optimalizojnë bashkëpunimin dhe integrimin kulturor. Në veçanti një barrë e
    madhe u bie institucioneve të shtetit shqiptar që të jenë më aktive në
    mënyrë që kultura e shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze të jetë më e
    pranishme në Shqipëri (të jetë një konkurente që avanason kulturën
    kombëtare) dhe kështu kjo kulturë të ndjehet sa më e integruar brenda
    kulturës kombëtare.

    7. Përpjekjet për krijimin e një kombi të ri, janë edhe në kundërshtim me
    proceset e përgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore në planin
    ndërkombëtar. Sado që kjo ide sot mund t’u flejë ndërkombëtarëve që janë në
    Kosovë për shkaqe politike, kjo tendencë do të ishte në kundërshtim edhe me
    vetë proceset e globalizimit dhe të integrimeve. Sot kur po jetojmë në kohën
    e heqjeve të kufijve të kuptimit tradicional, kur po jetojmë në kohën e
    kombeve të mëdha kozmopolite si amerikanët, britanezët, francezët e tjerë,
    krijimi i dy kombeve prej një kombi, fragmentarizimi i kombeve ekzistuese,
    është më shumë se absurd, është më shumë se konzervativ, është tërësisht
    reaksionar.

    8. Nga aspekti racional por edhe ai strategjik, pra duke e lënë të kaluarën
    dhe duke u marrë me të tashmen dhe të nesërmen siguria e këtij identiteti të
    ri kombëtar gjithmonë do të ishte e rrezikuar. Serbia në vazhdimësi do ta
    rrezikonte këtë identitet dhe realisht do të kishte mundësi që më lehtë ta
    gllabëronte. Prandaj përpjekja për krijimin e kombit kosovar është shumë e
    rrezikshme, shumë e dëmshme për ne por tepër e preferuar nga politika
    shoviniste serbe. Pa dashur të imponoj mendimin tim, konsideroj se ata që e
    përkrahin këtë ide, me ose pa vetëdije punojnë për integrimin e Kosovës së
    protektoruar në Serbi.

    9. Në situatën hipotetike të krijimit të një kombi të ri që do të ishte ai
    kosovar do të lindnin edhe disa probleme të tjera. Çka do të ishin banorët e
    Tetovës dhe të Shkupit, çka do të duhej të ishin ata të Preshevës dhe të
    Ulqinit? Pra do të lindnin probleme të pronësisë për një pjesë të mbetur të
    ish-shqiptarëve, që mund të jenë edhe kosovarë.
    Në radhë të parë në këtë moment kjo situatë do të vështirësonte pozicionin e
    tyre politik në vendet ku jetojnë sepse politikat shoviniste të Serbisë,
    IRJM-së dhe Malit të Zi, do të shfrytëzonin situatat e tilla për të vazhduar
    edhe më tej diskriminimin e tyre. Në mënyrë ironike do të mund të thuhej se
    lindja e këtij kombi të ri do të shtonte numërin e serbëve, malazezëve dhe
    sidomos të maqedonëve në raport me shqiptarët në Ballkan. Ja edhe një
    shembull se sa absurde dhe joracionale do të ishte krijimi i këtij kombi të
    ri.

    10. Kjo ide-përpjekje e pushtuesve tanë, kohëve të fundit ka filluar të
    gjejë një përkraje edhe pse ende fillestare tek disa qarqe të caktuara të
    shoqërisë dhe politikës sonë në Kosovë. Fillimisht e depërtuar përmes idesë
    për shtetin e Kosovës (dhe teorisë së kombit-shtet), ka tendenca që kjo ide
    tani të depërtojë si arsyetim se kështu mund t’i mashtrojmë edhe
    ndërkombëtarët se “ja krijuam kombin e ri dhe tani nuk ka rrezik të
    bashkohemi me Shqipërinë”. Arsyetime të tilla janë qesharake dhe nuk i
    gëlltit askush. Krijimi i kombit kosovar nuk e shpejton procesin e krijimit
    të shtetit të Kosovës, por i hap rrugë Kosovës që të kthehet në gjirin e
    Serbisë përmes ndonjë lidhjeje federative.

    11. Realisht shikuar një pjesë e politikanëve në Kosovë dhe në Shqipëri mund
    të jenë të interesuar në njërën mënyrë ose në tjetrën, të krijojë njëfarë
    identiteti kosovar (ndoshta jo tërësisht kombëtar), sepse frikësohet se
    procesi i bashkimit kombëtar do t’i lë jashtë loje. Klanet politike, të
    frikësuara se mund ta humbin rëndësinë e tyre në tërësinë unike shqiptare
    (për shkak të mungesës së vizioneve të qarta për të ardhmën, për shkak të
    pseudovlerave politike që përfaqësojnë, për shkak të servilitetit ndaj të
    huajve, por edhe nga frika e humbjes së influencës mbi monopolet ekonomike),
    mund të jenë një pengesë në rrugën normale të integrimeve ndërshqiptare që
    do të finalizohej me krijimin e shtetit unik shqiptar. Normalisht këto klane
    asnjëherë këtë nuk do ta pranonin dhe thonin shumë hapur dhe publikisht por
    do të punonin që të krijoheshin rrethanat e tilla që do të zvarrisnin këtë
    proces natyror dhe të pashmangshëm

    12. Në këto rrethana politike të brendshme dhe në këto konstalacione të
    forcave në aspektin ndërkombëtar, nuk jam shumë i sigurtë se a ka mundësi që
    Kosova të jetë e pavarur si shtet dhe sa mund të zgjas ai proces. Por në të
    gjitha variantet proceset janë duke shkuar drejt krijimit të një shteti të
    bashkuar të shqiptarëve në Ballkan. Kjo do të ishte edhe zgjidhja që do të
    qetësonte rajonin. Çdo zgjidhje tjetër është riciklim i problemeve të vjetra
    ballkanike.Në fund të fundit integrimi i shqiptarvë në një shtet është jo
    vetëm e drejtë natyrore dhe historike e tyre, por edhe në përputhje të plotë
    me proceset nëpër të cilat po ec sot Evropa, e sidomos nëpër ato të cilat
    synon t’i ec nesër.

    ***

    Në fund normalisht do të ndërlidhem me fillimin. Identiteti kosovar mund të
    kuptohet vetëm si identitet regjional, në krahasim me regjionet e tjera
    shqiptare. Sepse në fund të fundit të pyesësh çdo njeri nëpër rrugët e
    Kosovës se çka e ndjen veten, sigurisht i habitur do ta kthente përgjigjen:
    shqiptar, po çka? E normalisht se në kuadër të këtij identiteti ai është
    edhe kosovar ashtu siç është edhe ballkanas, evropian, në fund të fundit
    njeri.
    Dhe kush më mirë se njerëzit e përcaktojnë identitetin e tyre.




    17/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35
    Analizë e shkëlqyer!

    Unë kam pasur fatin të udhëtoj shpesh në Kosovë në këto vitet e pasluftës. Do ti rekomandoja të gjithëve të shkonin e të shikonin Prizrenin, Gjakovën dhe shumë qytete të tjera. Kur ndodhem atje më bën shumë përshtypje se ndodhem jashtë R. së Shqipërisë. Atje çdo gjë është shqipëtare. Njerëzit flasin shqip, rrugët jane të mbushura me reklama në shqip, madje edhe ne lokale dëgjohet më shumë Top Albania Radio sesa radiot vendore. Habitem me faktin se nuk jam në Shqipëri sepse si mund te jetë simotra e Beratit, Prizreni, jashte Shqipërisë kur në të ndodhet ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit. Si mund të ndodhen këto troje të lara me gjak shqiptari jashtë atdheut amë.

    Kudo flitet shqip. Kudo flitet për ngjarje kulturore, sportive, ose politie të Shqipërisë sikurse edhe në Tiranë. Të gjithë ngujohen në shtëpi kur vjen orari i emisionit Fiks Fare ose Ethet e të Premtes. Tashme është e zakontë që Miss Albania të fitohet nga një kosovare, dhe po kështu edhe Festivali i Këngës në RTSH.

    Vjen vera dhe Kosova i ka sytë nga Shqipëria. Në Antalia të Turqisë është më lirë dhe më komod por atje nuk flitet shqip dhe as toka e deti nuk janë shqiptare. Vjen vera dhe Shqipëria i ka sytë nga Kosova. A do vijne përsëri në bregdetin durrsak apo sarandas, apo do ikin në atë ulqinak?

    Ja ku jemi, një popull i ndarë në dy shtete, me ujqër rreth e rrotull që nuk na lejnë rehat. Vallë a do ti kujtojnë njerëzit fjalët e Skënderbeut se bashkimi bën fuqinë kur Kosova ta ketë fituar mëvetësinë dhe të jetë përcaktuese e fatit të saj? Vallë a do të jemi të gatshëm për të bërë edhe këtë hap shpëtimtar?

    U bënë 92 vjet nga shpallja e pavarësisë dhe ende vuajmë traumat e asaj ndarje. Të vegjël e të nëpërkëmbur, të shtypur e të gjakosur, sot kemi mundësinë të shkundim veten nga ndjenja e inferioritetit dhe të bëhemi pjesë e hisorisë së re. Të bëhemi pjesë e diçkaje më të madhe, një misioni që i jep jetës sonë kuptim të ri.

    Të përçarë do të na shtyjnë vërdallë, por të bashkuar do të ishim në gjendje të përballonim çdo stuhi.
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te falenderoj per kete shkrim dodon. Eshte megjithmend nje analize shume e qarte e situates ne Kosove dhe se cfare duhet te jete politika e Shqiptareve ne Kosove ne vitet e ardhshme.
    Jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, sic thote dhe vete autori duhet te kete nje ndergjegjzim kulturor, nje vllazerim me te madh me Shqiptaret e Kosoves, nje angazhim me i madh nga instucionet e posacme per nje tranzicion sa me te sigurte drejt Aktit te Pare kombetar, bashkimi i Shqiperise me Kosoven, e me pas i trevave te tjera Shqiptare kudo qe ndodhen.
    Krijimi i Kosoves shtet mund te kete pasoja dhe te demshme ne te ardhmen, nje influence te madhe te jashtme, dhe nje konfuzion te madh i dy politikave, ose dhe nje largim ne saj te interesave. Pra do kthehshim si Gjermania dhe Austria sic thote dhe vete autori. Mund te ndodhi dhe u kunderta, megjithate edhe ne rast e nje shteti te pavarur, un ngelem me se i kenaqur per Shqiptaret ne Kosove, qe ne nje te ardhme me ane te nje referendumi qe do ishte thjesht nje gje formale, te bashkohen me Shqiperine.

    Kosova si shtet i vecante nuk mund te konceptohet dot, eshte shume e veshtire, pasi do ishte e demshme qofte per Shqiptaret e shqiperise e qofte per ata qe jetojne ne Kosove.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53
    Ore "vellezer e motra" po akoma se paskeni kuptuar se bashkimi "Iliro-Dardan" ka filluar qe gjith bota esht munduar per ta penguar por kurr skan mundur. Ka marr fund Serbia e madhe[tani e vogel]. Per Kosoven apo Shqiperin e veriut kan luftu dhe do te luftojn bijt dhe bijat e Shqipnis nga Vlora, Kavaja, Presheva, Mali Zi, Prekazi Kuksi, Tropoja etj; etj; Duhet ta dim pra se cdo gje ne Shqiperi esht e Kosoves dhe cdo gje e Kosoves esht Shqiperis. Cfar duhet te bejm tani? Shqipetaret e Shqiperis se jugut; duhet te vizitojn Prizrenin Drenicen etj,. Shqipetaret e Shqiperis se veriut nga Prizreni nga Peja nga Prishtina etj; duhet te vizitojn Krujen, Beratin, Vloren. "Skuadra kombtare e Futbollit"... nuk mund te quhet Kombetare ne coft se nuk marrin pjese futbollist nga gjith viset shqipetare{Shqiperi,Kosov] etj . Aty ku kane qen kufijt mes Shqiperis dhe Kosoves nuk duhet dhe nuk ka per te qen me pik ndarje midis shqipetareve por do jet pik bashkimi. Kane vdekur kufite njeher e pergjithmon liri mes vllezerve e motrave kurr nuk mund te jetojn apo mbijetojn shqipetaret pa njeri tjetrin. Nuk jemi me nje fjal pa vler ne ballkan por jemi nje fjal qe trondit ballkanin. Drejtesin si shqipetar po nuk na edha kush do ta marrim vet. Duhet te lidhemi nga te gjitha menyrat me njeri tjetrin, te hapim biznese ne vende te ndryshme te "Shqiperis Madhe" te lidhim miqesi me njeri tjetrin, bashkpunim shoqatash etj.RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR RROFT CAMERIA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lumjan|Kukësian
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Dike ne shtetet Nordike.
    Postime
    25

    Talking

    OOOOO Vellezer e Motra....

    Ka mbarruar ajo koh me, kur Jugusllavet luajshin me Kosovaret ... Ka mbarruar ajo koh kur ishim nje komb e perqare...

    Na kan frige Maqedonet... na kan frige Greket.... na kan frige se e dijn qe do bashkohemi nje dite, dhe ajo dite nuk eshte larg...
    Vetem paramendoni ate dite... jam i lbindur se do do behemi me shtet i fuqishem ne TER BALLKAN...por ajo kryohet me pune...

    Mos harroni se NEVE jemi ardhmeria e kombit tone,... as nje shtet ne Evrope nuk e ka ndertu shtetin pa pune...
    Kur ribashkohet Kosova me Shqiperi zgjidhen shume probleme.. te gjitha forcat anti-kombtare do zhduken....
    Per njerez si Fatos Nano nuk do jet asnje shans as te shofim ne televizor hahahahahahahahahaha...

    Jam shume i knaqur qe UNE do i perjetoj ditet e RIBASHKIMIT e kombit tone SHQIPËTAR !


    MEQE SE PRES !

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53
    Lumejan /Kukesian urime vlla "urime "urime urime" nga zemra me sinqeritetin me te madh, se me zor he burr po e presim bashkimin ILIRO-DARDAN RROFT SHQIPNIA RROFT CAMERIA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Postime
    53
    Pershendetje" shqipetar ne rradhe te pare do doja te falenderoja dodonin qe ka hapur kete teme shum te navojshme", shum patriotike e atdhetare, pra dita e madhe e BASHKIM-VLLAZNIMIT TE SHQIPETAREVE ERDHI. Kot nuk perdorin ne Shqiperin e jugut nje shprehje popullore po te duam te pushtojm Greqin e pushtojm me 10 KUKSIAN ce do te thot KUKSI esht nje fole trimerie pra KUKSI dhe TROPOJA duhet te bejn shum per vllazerimin e metejshem te shqipetareve. Shqipetar kudo qe jeni se shpejti do festojm festen e quajtur "BASHKIMI SHQIPETAR" Pra nuk ka me dallim mes DARDANEVE E ILIREVE dy fiseve me te medha ne ballkan; qe po fuqizohen dita dites RROFT" BASHKIM VLLAZNIMI" RROFT SHQIPNIA MADHE RROFT CAMERIA

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35
    Jam shumë d'akord me ato që janë thënë më lart, por vetëm një korrigjim i vogël; fjala është për bashkimin Ilirio-Dardan. Dardanët ishin një fis ilir dhe bashke me Taulantët, Molosët, Adrianët e shumë të tjerë ishin pjesë e të njëjtit etnos, pra atij Ilir.

    Bashkimi i sotëm bëhet midis vëllezërish me një gjak dhe me një komb të përbashkët dhe jo midis fiseve. Ka mëse dymijë vjet që nuk ekzistojnë më fiset ilire. Ajo që ekziston si një dhe i pandarë është kombi shqiptar.
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53
    Vlla i dashur quaje si te duash "ILIRO-DARDAN","SHQIPTARO-KOSOVAR","BASHKIM KOMBETAR" esht e njejta gje" keto jan vetem fjal qe dalin nga zemra nga thellesia e shpirtit pak rendesi ka si quhet bashkimi etj; rendesi ka te behet sa me shpejt BASHKIMI SHQIPTAR.E gjith bota e din se KOSOVA esht SHQIPERIA E VERIUT

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Paska plas vulgariteti nacionalist ketu. Para cuna. Le ti bijm dhe greqis me dhune (ene me na 100 kuksjona) ta rrafshojm komplet masnej le ta djegim Maqedonin. Yrysh. Kismet kur te fuqizohena icik me shume do i shpallim lufte dheSerbis.

    Sinqerisht, po menun gjith shqiptaret si juve, gjithmon vendi me kot i ballkanit kena per te qen.

  11. #11
    Gucci Rush II Maska e Cofferati
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Sterling Heights Michigan USA
    Postime
    123
    Veshtire se bashkohemi me 3 milione parti ne shqiperi dhe mavrite e jugut s`duan te humbasin pushtetin perjetesisht....Po ashtu mos hidhni bishtin perpjete se fqinjet jane shtete e jo fise cobenjsh qe zihen per e vriten per cdo gje....
    It used to be only death and taxes were inevitable.Now,of course,there`s shipping and handling too.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbi gjuhën, kombin dhe identitetin kombëtar


    Rexhep Meidani

    Një “iniciativë” për shqipen standartde.
    Pak kohë më parë në Kosovë është botuar (në “Koha Ditore”, 26 qershor 2004 ) një platformë e komisionit të shqipes standarde të ASHAK, që edhe pse në mënyrë joeksplicite, nëpërmjet reshtash, paraqet një prirje relativizuese për rikrijimin e dy varianteve apo normave të shqipes. Ndryshe nuk ka si të kuptohet formulimi “…arsyet e pranimit të gjuhës së përbashkët me kodifikim të tillë ishin të ndryshme, në Tiranë-edhe nën ndikimin e mekanizmave shtetërorë, në Prishtinë-nga kërkesa e përgjithshme për integrim kombëtar…”. Pra, sipas këtij formulimi në platformë, si bazë e saj është rimarrja e argumentit që shqipja standarde është imponuar jo nga faktorë të brendshëm të zhvillimit gjuhësor, por nga faktorë të jashtëm administrativë, madje ajo është pranuar nën diktatin e mekanizmave të shtetit në Shqipëri dhe nën trysninë e një disponimi integrues kombëtar në Kosovë. Po kështu në këtë platformë theksohet se “krijimi i një forme të përbashkët të gjuhës, sado e përsosur që të jetë ajo, nuk është veçse një moment në histori të një gjuhe”, gjë që nënkupton idenë e një rishikimi të thellë të standardit të sotëm, pse jo dhe të “braktisjes” së tij. Një frymë e tillë ndeshet dhe në rreshta të tjerë të kësaj platforme.
    Normalisht gjuha standarde nuk mund të mësohet vetvetiu, por nëpërmjet shkollës, ndërkohë që për vite me radhë shkollimi i fëmijëve në Kosovë është bërë në kushte mjaft të vështira, nëpër shtëpi private dhe në mungesë të kushteve minimale. Gjithashtu, në një shkallë të shënuarshme kjo gjuhë depërton në shtresat e ndryshme të popullsisë me anë të botimeve, shfaqjeve artistike, medias së shkruar e sidomos medias elektronike. Duke patur parasysh këto mundësi tepër të kufizuara gjatë represionit serbomadh, ka arsye të plota që problemet e shfaqura në Kosovë në fushën e zotërimit dhe të përdorimit të standardit të jenë ende jo të vogla, megjithatë përsëri nuk mund të mohohen dhe përparimet e bëra në kushte të vështira, të rënduara më shumë sidomos pas vitit 1981. Pra, në sajë të vështirësive të mëdha të shkollimit e të komunikimit në shqip gati për dy dhjetëvjeçarë, por dhe në sajë të kohës së shkurtër për shtrirjen e depërtimin e shqipes standarde, gjendja e sotme gjuhësore në Kosovë rezulton ende problematike, megjithatë kjo situatë nuk mund të përdoret kurrsesi si një argument për të krijuar një variant të tjetër të normës. Sepse situata e tanishme duhet konsideruar vetëm si një gjendje kalimtare me pikësynim një afrim të mëtejshëm me gjuhën standarde, por aspak për krijim variantesh paralele dhe “të lira”. Realiteti politik policentrik i kombit shqiptar, shtrirja e tij kryesore në katër organizime të ndryshme shtetëroro-administrative nuk mund të shërbejë si përligjie e “fleksibilitetit të normave të standardit”, bile përkundrazi. Për më tepër ky fleksibilitet normash, i “përkthyer” në “ekstrapolimin” e tij, si një mohim i standardit, mund të krijojë dhe do të krijojë detyrimisht shqetësime serioze jo vetëm në Kosovë, por, për më tepër, tek shqiptarët e Maqedonisë që po luftojnë për gjuhën e dytë zyrtare, ata të Malit të Zi, pse jo dhe në diasporë. Kjo është një arsye më shumë që mjaft studiues mendojnë se kahja e zhvillimit të shqipes standarde duhet të jetë drejt konvergjencës e jo drejt zhvillimeve divergjente, në pritje të një konvergjence të re në të ardhmen. Një shqetësim të tillë e shpreh, me mënyrën e tij, edhe shkrimtari M.Krasniqi. Ai, madje, e ka konsideruar debatin mbi gjuhën standarde shqipe si të manipuluar politikisht nga disa qarqe të caktuara. Midis të tjerash ai shkruan: “Ky manipulim bëhet nën pretekstin gjoja të krijimit të identitetit kosovar, me kërkesën e krijimit të gjuhës kosovare. Ky është një argumentim i dukshëm politik, që, në fakt, është i kompromentuar që në fillim”. Sipas tij “gjuha shqipe standarde është një nga rezultatet më të mëdha që ka mbërritur kultura shqiptare dhe kombi ynë, pavarësisht nga koha kur është krijuar. Normalisht, ajo nuk është e përsosur, por paraqet themelin mbi të cilin po zhvillohet gjuha standarde shqipe” se “asnjë gjë nuk duhet të mbetet e ngurtësuar, sepse ligjet e gjuhës janë të tilla, që shkojnë gjithnjë drejt zhvillimit, formohen vazhdimisht fjalë e shprehje të reja, që për të cilat gjuhëtarët duhet të japin gjykimin e tyre”. Sipas Krasniqit gjuha standarde shqipe duhet të mbetet gjuha e komunikimit publik, gjuha e administratës shtetërore, gjuha e institucioneve zyrtare, ndërsa në një veprimatari letrare individuale asnjë nuk është i ndaluar të përdorë dhe idioma e dialekte, natyrisht, sipas parapëlqimit të tij…
    Edhe pse të jep siguri mendimi stigmatik i Lord John Rusell-it (1792-1878) se “Eshtë e pamundur që pëshpërima e një fraksioni të mund të zotërojë mbi zërin e një kombi”, duke e ndjekur me shqetësim qytetaro-politik këtë përpjekje të re, krahas asaj të mëparshmes të lidhur me simbolikën, me hymnin dhe flamurin, gjykova të shfaq disa mendime të përgjithshme për këtë “iniciativë”, natyrisht duke ja lënë hapësirën e argumenteve shkencorë e teknikë specialistëve të fushës.
    Gjuha si mjet komunikimi e unifikimi.
    Me anë të gjuhës, si mjet universal komunikimi midis njerëzve, mund të transferohet e të ruhet në kohë informacioni, por dhe mund të transmetohen në mënyrë të unifikuar mendime, ndjenja, qëllime ose objektiva të caktuara. Ka dhe një dimension tjetër të gjuhës që lidhet me aspektin shpirtëror, i cili, në botën moderne, shfaqet mjaft më i zbehtë në sajë të lidhjes së ngushtë të njeriut të sotëm me botën elektronike, por dhe të modelimit, simbolikës dhe replikimit të realitetit nëpërmjet të ashtuquajturës “gjuhë” matematiko-shkencore. Pra, gjuha u krijon mundësi njerëzve të komunikojnë dhe ndërveprojnë me njeri -tjetrin, në hapësirë dhe kohë. Si e tillë, ajo përbën një sistem njësues korrelimi, me një kapacitet të lartë evoluimi praktik mbi bazën e “seleksionimit natyror” dhe përzgjedhjes shkencore. Madje, në një shtrirje mjaft të gjatë hisoriko-kohore, merr vlera të veçanta lidhja e këtij evolucioni gjuhësor me atë të trurit dhe të organeve vokale, gjë që nënkupton se edhe vetë gjuha ka qenë një faktor qendror në evolucionin e njeriut dhe të trurit të tij. Nga njera anë, kjo dialektikë zhvillimi, në periudha mjaft të gjata kohore, ka mbartur tiparet e një lidhjeje të tipit të “çiftëzimit të kundërt”, ndërsa, nga ana tjetër, në një evolucion afatshkurtër të gjuhës pasqyrohen normalisht dhe dy aspekte të kombinuara, të karakterizuara nga vazhdimësia e transformimi. Ato, në një proces gradualisht të ndryshueshëm, janë të lidhura ngushtë edhe me vetë procesin e evoluimit të sistemit social, gjë që nënkupton dhe një fazë tranzitimi. Pra, vetë evolucioni i gjuhës është sa një proces kolektiv me bazë adaptuese shoqërore, po aq dhe grupor me bazë përgjithësuese dhe përmbajtje shkencore. Ndryshe mund të pohohet se ky proces nënkupton sa përzgjedhjen natyrore, po aq dhe paraadaptimin potencial të gjuhës, me objektiva njësuese brenda një grupi të rëndësishëm siç është kombi. Për qëllime të caktuara, mund të lindin apo të “shpiken” edhe “mode” mikrofunksionale të vendosura në kontekste mjaft specifike. Megjithatë, në shumicën e rasteve këto të fundit janë relativisht problematike, shumë shpesh të dëmshme, me përjashtim të rasteve kur ato konsiderohen e studiohen vetëm si pjesë të një faze kalimtare drejt fazës moderne linguistike. Parë nën këtë optikë përgjithësuese duken si mjaft shqetësuese edhe disa teza të hedhura në këtë platformë të ASHAK.
    Gjuha dhe shteti-komb.
    Gjuha është dhe një faktor i veçantë në formësimin e grupit, pra edhe të kombit e të identitetit të tij. Madje ndeshet një paralelizëm midis analizës e gjetjeve gjenetike të popullsisë dhe dukurisë së diferencimit gjuhësor, variacioneve gjuhësore, parametrave dialektorë, shtrirjes gjuhësore, etj. Janë shfaqur në këtë mënyrë dhe diferencime dialektore që kanë çuar në mënyrë natyrore në gjuhë të veçuara, në përputhje me ndarjet gjeografike, migrimin, izolimin, etj. Por në kushtet e hapjes siç janë ato që përjeton aktualisht kombi shqiptar kjo duket teorikisht dhe praktikisht e gabuar, sidomos po të kihet parasysh se zhvillimi i gjuhës rezulton edhe si rrjedhojë e ndryshimeve gjenetike individuale e shoqërore dhe ndikimeve mjedisore në të cilat strukturohet ky evolucion gjuhësor. Në fund të fundit gjuha është një produkt grupi, që shpreh, krahas njësimit shpirtëror, dhe integrimin e artikulimit me organizimin perceptual e motorik, që pasqyrohet në parametrat specifikë fonetikë, leksikorë apo sintaksorë të gjuhës.
    Por, nga ana tjetër, grupizmi është një aspekt qendror i evolucionit të psikologjisë njerëzore. Kombe, shoqëri apo shtete janë grupuar në shkallën më të gjerë, deri duke u përbërë nga nëngrupe të shumëfishta. Konsiderimi i grupeve më të vogla mund të hedhë dritë mbi kohezionin e grupeve më të mëdha. Ngritja në piedestal vetëm e unitetit të një grupi apo nëngrupi përbën deri diku dhe shtratin potencial për konflikte ndërgrupore. Ndërsa identiteti social luan një rol të rëndësishëm në relacionet brendagrupore dhe ndërgrupore. Vetë grupi etnik, që është grupi me ngjashmëri të dukshme e reale gjenetike, është një burim qendror vlerash dhe identiteti. Sidoqoftë, në një shtet modern bëhen përpjekje për integrim të grupeve etnike, që nënkupton se duke jetuar në të njëjtin shtet ato ndajnë një varg vetish, qëndrimesh, vlerash kur problemi shtrohet në mënyrë politike. Kështu, në mënyrë qëndrore, funksionon edhe mekanizmi për ruajtjen e identitetit të individit.
    Kombet, duke qenë grupe të mëdha njerëzore, kanë karakteristika shumë të ngjashme me grupe më të vogla. Në mendjen e çdo pjesëtari të kombit jeton idea apo ideali i përbashkësisë grupore që në këtë rast ka “staturë” kombëtare. ( Krahas kombeve, kjo ndeshet sot në një shkallë relative edhe në shumë grupe të tjera si në parti politike, fansa të një klubi futbolli, etj.). Prandaj, grupi, shteti dhe kombi e ndërtojnë ekzistencën e tyre në “mendjet e individëve” që formësojnë grupin, shtetin apo kombin. Ekzistenca e grupit, e shtetit dhe e kombit është njëfarë bashkërealiteti unifikues ose identifikues, edhe pse në jo pak raste më shumë virtual. Prandaj për të kuptuar funksionimin e grupit, të shtetit dhe të kombit, duhet konsideruar evolucioni i psikologjisë individuale e shoqërore në funksion të kushteteve konkrete, madje dhe prirjet e pritshme të këtij evolucioni, ku gjuha në shumicën e rasteve luan rolin më të rëndësishëm. Me të drejtë shtrohet pyetja: A nuk duhet të merren në konsideratë edhe këto fakte për një konvergjencë gjithnjë e më të madhe midis shqiptarëve, ndër të cilët konvergjenca e gjuhës, depërtimi i shqipes standarde luan një rol parësor? Nga analiza e situatës aktuale dhe e perspektivës së saj, përgjigja nuk mund të jetë veçse detyruese pozitive lidhur me këtë pyetje.
    Është thënë e stërthënë se territori, gjuha, kultura, feja, historia apo raca janë faktorë të mundshëm por jo të domosdoshëm në krijimin e identitetit kombëtar. Kjo shfaqet në mënyrë gati universale në çdo organizim njerëzoro-shoqëror, sidomos në prirjen për të zhvilluar identitetitin kolektiv, të bazuar në një afërsi, afinitet e përkujdesje të brendshme. Nga ana tjetër, kjo nënkupton se në linja “makroskopike” ndeshet i njëjti “koncept organizimi” tek klani, tribuja, familja apo kombi, i shprehur më tepër si nevojë për unitet grupor, për besnikëri e kohezion në mbrojtje të anëtarëve të grupit apo të gjithë grupit nga kërcënimet e jashtme. Në kuptimin historik, veçanërisht pas traktatit të Vestfalisë të vitit 1648, ka qenë sidomos shteti-komb që u ka ofruar shumicës së antarëve një sens më të fortë sigurie, përkatësie, afilimi, madje deri të një identiteti më të theksuar personal në krahasim me çdo grup tjetër alternativ, relativisht të gjerë. Por, nga ana tjetër, duhet të mos harrojmë se kombe e shoqëri të ndryshme janë zhdukur apo gjeneruar në rjedhje të shekujve. Po të analizohet evolucioni i kombeve europiane në shekullin e 19-të dhe i kombeve ekstra-europianë në shekullin e 20-të mund të konstatohet se shoqëritë e ndryshojnë në kohë “genomin” e tyre kolektiv duke gjeneruar deri shoqëri të reja. Kjo është vënë re si me shpërbërjen e perandorive të mëparëshme ashtu dhe të sistemeve federative artificiale socialiste si BRSS apo RFJ (Vetëm rënia e komunizmit bëri të mundur krijimin e 20 shteteve të reja të shtuara tek 165 vendet anëtare të OKB-së, ku aktualisht, vetëm reth 10% e shteteve të përfaqësuara aty janë pothuajse njëetnike.) Pikërisht ky “genom” i njëjtë i shqiptarëve ka garantuar mbijetesën kombëtare të tyre dhe duhet të mbetet fundamenti i zhvillimeve të reja integruese e vetintegruese.
    Gjuha, kombi dhe globalizmi.
    Në shekullin e 18-të Herder e përkufizoi kombin si “grup njerëzish që kanë origjinë të përbashkët dhe institucione të përbashkëta, përfshirë dhe gjuhën”. Në vitin 1772, në librin e tij “Mbi origjinën e gjuhës”, ai shtjellon idenë se gjuha shpreh përvojat kolektive të grupit të folësve të saj. Për një pjesë të pikëpamjeve të tij Herderi, edhe pse larg të qenurit nacionalist në kuptimin “pezhorativ”, është kritikuar nga autorë të tjerë me pretendimin se shtjellimet e tij shërbenin si burim për një nacionalizëm agresiv në shekullin e 19-të dhe të 20-të. Nuk mungonin në këtë periudhë dhe argumentimet se “kombi” dhe “nationalizmi” ( i kuptuar si identitet kombëtar, jo si nacionalizëm agresiv) ishin ndërtime artificiale, prodhime vetëm të kohëve të reja, duke injoruar kështu “mijëra vjeçarë të historisë së një nacionalizmi separatist” (Anthony Smith). Në të vërtetë, me një ngarkesë të tillë diku më të theksuar dhe diku më pak të theksuar është zhvilluar historia njerëzore. Por kjo nuk do të thotë aspak se vetëm kështu mund të ruhet apo të ndërtohet identiteti kombëtar apo se mund të ndiqet në këtë mënyrë çfarëdolloj trendi historik. Kështu, Venecianët apo bavarezët kanë qenë organizime, që kanë ekzistuar para se të ekzistonte Italia apo Gjermania. Ai që 300 vjet më parë ishte së pari një prusian dhe së dyti një gjerman, ka qenë jo më pak nacionalist se një gjerman i sotëm; ai që 2500 vjet më parë ishte së pari një athinas dhe së dyti një grek, nuk ka qenë më pak nacionalist se dikush që është së pari një grek, së dyti një europian dhe së treti një athinas.
    Është shumë më e arsyeshme që konceptimi i kombit dhe i konsolidimit të identitetit kombëtar të bazohen e konsiderohen në terma evolucionarë, në dritën e zhvillimeve historike. E.O.Wilson e sheh nacionalizmin si një zgjerim natyror të tribalizmit, që nga ana e tij, është një prodhim selektiv, mbështetur në idenë e lidhjes dhe të identifikimit me një grupim të caktuar njerëzish. Sipas tij, këta njerëz janë kështu antarë të një popullate kombëtare me një identitet të supozuar të njëjtë, si një entitet relativisht homogjen, i ndryshëm nga popullata të tjera. Kjo ishte fillimisht dhe baza e shtetit-komb, dhe nacionalizmi i “gjeneruar” në këtë mënyrë e mbajti së bashku, për një kohë relativisht të gjatë, kombin dhe shtetin. Ndryshe nga kombi-shtet sot na shfaqet dhe kombi “nativ”. Me këtë nënkuptohet populli me të njëjtën trashëgimi, gjuhë, gjeografi, kulturë e sistem politik; me të njëjtën aspiratë për një shoqërizim të përbashkët. Ekzistojnë relativisht pak shtete-kombe, më pak se dyqind, por shumë kombe “native”, gati më shumë se tremijë. Vetë ritheksimi i kombit në dhjetëvjeçarët e fundit është pjesë e reagimit ndaj presioneve të globalizimit, trysnisë së qartë për një homogjenizim njerëzor, prirjes për reduktime të ndryshimeve kombëtare, traditave e diversitetit kulturor, pluralizmit gjuhësor.
    Pranohet sot se globalizimi nënkupton integrim në rritje të tregjeve të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve apo financave, duke kapërcyer mbi prirjet e “pastra” ekonomike, industriale e financiale të dikurshme. Në këtë mënyrë sovraniteti efektiv i shtetit-komb pëson tkurrjen relative të tij, duke ushtruar presione harmonizuese e homogjenizuese, apo duke ngushtuar hapësirat e manovrimit të qeverive kombëtare. Një rrjedhojë mjaft e rëndësishme e globalizimit të komunikimit, të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes është dhe rritja e flukseve të migrimit sidomos nga zonat e varfra në ato më të pasura, nga vende të pazhvilluara në vende të zhvilluara, duke përzjerë kështu grupe të ndryshme sipas racës, etnisë, fesë, kulturës e gjuhës. Në fund të fundit, globalizimi si një force e fuqishme zhvillimi, nëpërmjet balancimit të binomit pavarësi-ndërvarësi, është i drejtuar në një farë mase dhe kundër kohezionit të ngurtë, historikisht agresiv të grupeve të “fiksuara” sociale apo dhe të vetë kombeve. Të gjitha format transkufitare të tregtisë, të lëvizjes e komunikimit në një mënyrë apo tjetër po zëvendësojnë e do të zëvendësojnë grupet e veçanta sociale apo gjymtyrët kombëtarë të sjelljes e kulturës me modele më të përgjithësuara, tejkufitare e globale, por sidoqoftë në çdo rast duke rezistuar për të mos lejuar shkatërrimin e traditës dhe të gjuhës, në mbrojtje të ndryeshueshmërisë gjuhësore e kulturore. Një gjë e tillë është sidomos e rëndësishme të kuptohet drejt nga popujt e vegjël, për të siguruar mbijetesën e tyre. Sepse, në të vërtetë, globalizimi, apo lëvizja e lirë e kapitaleve, mallrave, ideve e njerëzve, në rrafshin praktik nënkupton dhe shkrirjen e kufijëve midis vendeve, kombësive e kulturave. Në këtë proces, epërsia ekonomiko-financiare detyrimisht “përkthehet” dhe si epërsi kulturore, duke lehtësuar kështu procesin e gjenerimit të kontureve të një kulture globale, pavarësisht veçorive të mëparëshme historike, gjeografike, etj. Kjo kulturë globale imponon dhe përdorimin e një gjuhe globale, gjë që pashmangërisht shoqërohet me dinamizmin e përshpejtuar të kësaj gjuhe dhe humbjen e tempit të zhvillimit të gjuhëve të tjera, sidomos të atyreve që janë mjaft të kufizuara në shtrirjen e tyre numerike, apo që “mbrohen” nga potenciale të ulëta financiare. Në këtë grupim, së bashku me gjuhët e tjera të Ballkanit, futet dhe gjuha shqipe, e cila, në kushtet e një copëzimi të mëtejshëm në përdorimin e saj apo dhe të zvogëlimit të mjeteve financiare në dispozicion, do të “vuante” akoma më shumë. Dhe kjo në të gjitha aspektet.
    Gjuha dhe identiteti kombëtar.
    Por si mbijetojnë kombet apo shtetet-kombe në kushtet e kësaj trysnie globale? Si bëhet e mundur që kombe të vogla ta ruajnë apo ta përforcojnë identitetin e tyre, apo si mund të lindin e të konsolidohen identitete të reja kombëtare që po “gjenerohen” sot? Një nga përgjigjet për të shpjeguar këtë mbijetesë kombëtare është gjuha, madje diversiteti gjuhësor duhet të zhvillohet në përputhje me diversitetin ekzistues, pse jo dhe në rritje të kombeve, por jo brenda kombeve. Ky proces ka karakteristikat e tij edhe në Ballkan, ku ende nuk ka përfunduar procesi i diferencimit-copëtimit apo analizës për të kaluar më tej në atë të integrimit apo sintezës. Ndërsa në disa popuj të tjerë të ish -Jugosllavisë mbizotëron aspekti i parë, për popullin shqiptar, në fazën e sotme, është spikatës aspekti i dytë, sidomos në rrafshin psikologjik e kulturor, në përgjithësi, dhe atë të gjuhës, në veçanti.
    Gjuha, që në kohë të lashta është çiftëzuar me një sens të identitetit kolektiv, Ajo ka funksionuar si makineria kryesore për zhvillimin e identitetit kombëtar deri ndërmjet popullatash relativisht heterogjene. Kështu, nëpërmjet gjuhës, njerëzit e këtij grupi janë bërë të ndërgjegjshëm jo vetëm për interesin e tyre vetjak, por dhe për interesin e anëtarëve të tjerë të grupit. Komunikimi i përbashkët nëpërmjet të të njëjtës gjuhë të pjesëtarëve të grupit bën të mundur formësimin apo modelimin e sjelljes dhe të qëndrimeve individuale, deri dhe transmetimin e strukturës së ideve mbi shoqërinë në të cilën ata bëjnë pjesë. Sepse, në të vërtetë, ka shumë faktorë që përbëjnë e formësojnë kombin. Të tillë janë kultura e traditat, feja, historia e territori, dhe mbi të gjitha gjuha, që në pjesën dërrmuese të rasteve është më kryesorja. Krahas prejardhjes së përbashkët, gjuha shqipe, pavarësisht veçorive dialektore, po ashtu ka qenë themelore e karakteristike për identitetin kombëtar shqiptar, të patronditur në shekuj nga pushtimet e ndryshme, apo dhe nga ndarja e padrejtë e tyre në disa organizime shtetërore. Por megjithë këtë padrejtësi historike që ka vonuar apo penguar organizimin shtetëror modern të shqiptarëve kombi shqiptar është formësuar e konsoliduar shumë kohë më parë, edhe në këto kushte mjaft të vështira. Pra, tek shqiptarët kombi është formësuar para ndërtimit të shtetit modern, ndërsa për popuj të tjerë, p.sh., tek amerikanët shteti modern është ndërtuar para konsolidimit të kombit amerikan.
    Për ta kuptuar sa e rëndësishme ka qenë, është dhe, pa dyshim, do të jetë gjuha në të ardhmen në ndërtimin e identiteteve kombëtare, mund të hidhet një vështrim i shpejtë mbi lidhjen e gjuhëve, kombeve dhe shteteve në të kaluarën dhe të sotmen, kur shumë shtete të reja po përpiqen të krijojnë sensin e kombësisë. Kështu, në rrjedhje të historisë, shtetet që kanë rezultuar nga kolapsi i perandorive shumetnike apo shumëgjuhësore (përfshirë dhe Bashkimin Sovjetik) janë përballur apo përballen ende sot me problemin e gjetjes së një baze të re për unitetin e kohezionin e tyre. Sidoqoftë për të ilustruar idetë e mësipërme dhe për të pasqyruar në një farë mase kompleksitetin e tematikës dhe të përgjigjes shumëvlerëshe të saj në kushte kombëtare jo të njëjta, po sjellin këtu poshtë disa shembuj të përzgjedhur, shoqëruar me disa komente të shpejta e të shkurtra.

    Austria: Nën habsburgët, austriakët nuk kanë patur probleme identiteti. Ata ishin gjermanë, magjarë (hungarezë), çekë, sllovenë, etj. dhe njëkohësisht edhe austriakë. Pas shpërbërjes së kësaj perandorie shtetet suksesore si Hungaria, Çekosllovakia (sot e ndarë në dy shtete: Republika Çeke dhe Sllovakia) dhe Sllovenia u ndërtuan në bazë të gjuhës, ndërsa për Austrinë gjuha gjermane mbeti një element përcaktues i ndërgjegjes kombëtare.

    Baskët: Elementi i parë dhe bazik për identitetin bask ka qenë gjuha Euskera ( Emri i kombit bask Euskal Herria do të thotë “kombi i Euskera”-s). Sot baskë konsiderohen ata që flasin gjuhën baske.

    Belgjika: Ndarja e prerë midis folësve të gjuhës franceze e holandeze dhe shpallja e këtij shteti më 1830, nuk e ka homogjenizuar ende popullatën në trajtën e një kombi. Madje, p.sh., tek flemingët gjejmë edhe sot pothuajse po ato elementë kryesorë të konstatuara që në kohën e Jul Çezarit.

    Kanadaja: Edhe Kanadaja përballet me probleme relativisht serioze në përcaktimin e identitetit të saj kombëtar. Popullata e saj, fillimisht sipas prejardhjes, është e ndarë midis anglisht-folësve dhe frëngjisht-folësve. Nacionalizmi i Kebekut (Quebec), i mbështetur në gjuhën franceze është në njëfarë konflikti me konceptin klasik të një shteti-komb të mbështetur në ekzistencën e një bashkësie që flet apo përdor një gjuhë të përbashkët

    Katalonja: Thelbi i identitetit katalonez është lidhur ngushtësisht me mbizotërimin e katalonishtes në Katalonja, rajon i Spanjës me një status autonom. Nacionalizmi modern katalonez e ka zanafillën në shekullin e 19-të me rigjallërimin e gjuhës midis grupeve intelektuale dhe të klasës së mesme.

    Kina: Identiteti kombëtar kinez nuk bazohet në gjuhën por në prejardhjen e përbashkët të popullatës, duke kapërcyer kështu shumëllojshmërinë e skajshme të praktikave fetare, të strukturave familjare, të gjuhëve të folura dhe të kulturave rajonale të grupeve të ndryshme të një popullsie, që e përcakton veten si kineze (këtu përfshihen dhe banorët e Taivanit, Singaporit, etj.). Pra, identiteti i saj e ka burimin, më së shumti tek prejardhja, tek “gjaku”.
    Europa Lindore: Në vendet e këtij rajoni ka një korrelim të fortë midis fesë, etnicitetit, gjuhës dhe kombësisë. Mbeten probleme të pazgjidhura, p.sh: për minoritetin turk në Bullgari; vështirësitë e lidhura me gjuhën për minoritetet në Sllovaki, Estoni, Lituani, Bosnjë, etj. Në Maqedoni, me një përqindje të lartë shqiptare, edhe pse me mjaft vështirësi e hezitime, gjuha shqipe, sipas Marrëveshjes së Ohrit, po rifiton të drejtën e saj historike. Në Kosovë, nën një trysni tërësisht etnike ekzistojnë deri struktura paralele e organizime joligjore të dirigjuara nga Beogradi, ndërsa në Mal të Zi përbërja e popullsisë është thellësisht shumetnike, me një përzjerje malazezësh, serbësh, shqiptarësh, boshnjakësh, etj. Në Sllovaki maxhoranca sllovake ka vendosur kufizime shtrënguese gjuhe mbi minoritetin hungarez.

    Franca: Franca është një shembull paradigmë e shtetit-komb mbështetur në unitetin e gjuhës dhe të territorit historik, por jo të prejardhjes së përbashkët. Origjina e popullsisë franceze është shumë e ndryshme, por nëpërmjet gjuhës janë transmetuar tek qytetarët frëngjisht-folës një kulturë prestigjioze, traditat historike dhe krenaria kombëtare. Duke i dhënë një rendësi të dorës së parë gjuhës si forcë kryesore që krijon unitetin e kohezionin nuk të çudit fakti që shteti francez është angazhuar, ndoshta, në mënyrë shumë më aktive se çdo vend tjetër, në ruajtjen e pastërtisë së gjuhës dhe promovimin e përdorimit të saj në ish -kolonitë franceze dhe më gjerë (nëpërmjet bashkësisë frankofone).

    Gjermania: Gjuha gjermane, historia e përbashkët dhe prejardhja e përbashkët kanë qenë forcat kryesore unifikuese që nga koha e pushtimit napoleonian të Gjermanisë (1806), dhe më vonë gjatë shekullit të 19-të me krijimin e Gjermanisë së Bashkuar.

    Keltët: Keltët e Europës, të “përkufizuar” në bazë të gjuhës, përbëjnë, sipas vendndodhjes, 6 kombësi të veçanta, që kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 17 milionë banorësh. Nga këto vetëm rreth 2.5 milionë mund të flasin gjuhën kelte. Po kështu vlerësohen dhe rreth 1.25 milion njerëz që flasin këtë gjuhë jashtë territoreve të mësipërme. Siç shihet nga këto shifra keltishtja është një gjuhë në tërheqje, me potencial jo të vogël shuarjeje.

    India: India, pas largimit të britanikëve, është përballuar me sfida të mëdha në ndërtimin e një sensi të identitetit kombëtar, në ndërtimin e vetë kombit, në prani të gjuhëve të shumta, të grupeve të ndryshme etnike, fetare, kulturore, etj., brenda kufijve të saj. Edhe debatet aktuale politike lidhen ngushtësish me këtë problematikë, madje partia Hindu (BJP) mbështet e zhvillon si koncept të saj atë të “një kombi, një populli, një kulture”. Sipas këtij koncepti trashëgimia kulturore, që është qendërsynonjëse për të gjitha rajonet, fetë dhe gjuhët, duhet të përbëjë thelbin e identitetit civilizues të nacionalizmit kulturor indian.

    Irani: Në këtë vend rol parësor ka luajtur gjuha perse, nëpërmjet saj është farkëtuar dhe identiteti përkatës. Ka qenë pikërisht dy elementë bazë që kanë veçuar iranianët nga popujt myslimanë, dhe këto kanë qenë historia dhe gjuha, mbi të cilat është ndërtuar identiteti kombëtar iranian si popull dhe si komb, madje gjuha ka përbërë dhe thelbin shpirtëror të këtij populli.

    Irlanda: Territori i Irlandës përmban popullsi me prejardhje të ndryshme, skocezë dhe irlandezë që flasin në shekuj të njëjtën gjuhë, anglishten, por që kanë qenë të ndarë nga feja, historia dhe kultura. Në mbështetje dhe si simbol të një identiteti kombëtar irlandez, është ringjallur gjuha irlandeze që aktualisht përdoret për qëllime shtetërore, edhe pse anglishtja mbetet gjuha e përdorimit masiv. Irlanda mund të konsiderohet si një shembull ku përdorimi masivisht i një gjuhe të përbashkët nuk është vetvetiu i mjaftueshëm për të ndërtuar një identitet kombëtar.

    Israeli: Gjallërimi dhe përfshirja e hebreishtes në Izrael është një kundër shembull ndaj atij të Irlandës. Megjithë origjinat shumë të ndryshme të popullsisë në Izrael, me diferenca të theksuara të gjuhës së mëmës, hebreishtja është bërë gjuha e përbashkët dhe e përdorimit të përgjithshëm. Kjo tregon se me anë të adoptimit të një gjuhe në një popullsi apo shoqëri mund të deklarohet apo në njëfarë mase mund të imponohet lloji i identitetit që kjo popullsi apo shoqëri dëshiron të manifestojë përkundrejt pjesës tjetër të botës.

    Italia: Italia, ashtu si Gjermania, u njësua si një shtet-komb në shekullin e 19-të, bazuar gjerësisht mbi gjuhën italiane (me bazë atë të Toskanës), të kulturës dhe historisë të transmetuar me anë të kësaj gjuhe. Aktualisht ka disa shqetësime lidhur me konsolidimin e këtij identiteti kulturor në sajë të manipulimit politik të tij. Më i mprehtë bëhet ky problem me flukset e mëdha të emigrantëve të ardhur nga Afrika, Indokina dhe Europa Lindore.
    Japonia: Japonia është shembulli tipik i një vendi ku ka dominancë homogjene race, në prani të disa minoriteteve të vogla etnike. Ajo tipizon një kulturë të përbashkët, fe kombëtare dhe mitet e saj, në sajë edhe të izolimit historik dhe identitetit të krijuar brenda një territori të mirëveçuar. Gjuha japoneze ka qenë një forcë jashtëzakonisht e fuqishme në krijimin e identitetit kombëtar, një instrument kryesor me të cilin është formuar ndërgjegja kombëtare japoneze.
    Korea e Veriut: Korea e Veriut në shumë aspekte i ngjan Japonisë me sensin e fortë të identitetit kombëtar, që e ka bazën në një prejardhje të përbashkët, gjuhë të njëjtë e traditë të gjatë kulturore, ndërsa ende sot edhe nën ndikimin komandues të një ideologjie të vetme.
    Nigeria: Është një vend postkolonial që përballet me shumë probleme në krijimin e një sensi të identitetit kombëtar apo të njësimit të kombit e shtetit. Aty ekzistojnë gjuhë të shumta, një numër i konsiderueshëm tribush të rëndësishme, një mori feshë, deri ndryshime të mëdha territoriale me bazë kulturore. Ky vend ka vetëm një histori të shkurtër si një vend i pavarur.
    Norvegjia: Sensi i identitetit kombëtar në Norvegji është zhvilluar në rrethana specifike historike, të kushtëzuara nga lidhjet me Danimarkën dhe bashkimi i mëparshëm i saj me Suedinë. Fillimisht gjuha ishte ajo daneze. Por kur Norvegjia u shkëput përfundimisht nga Suedia në 1905, filloi të zhvillohej një gjuhë e re si sintezë e një varieteti të dialektit norvegjez të përzjerë me reliket e gjuhës së vjetër autentike norvegjeze. Nga fundi i viteve 1930 u krijua dhe një gjuhë e re nëpërmjet një komiteti qeveritar. Prandaj nuk janë të rastit komentet që ende dhe sot norvegjezët nuk e dinë me saktësi se çfarë gjuhe duhet të përdorin, madje, më keq, se si duhet të shqiptohen shumë fjalë të tyre. Pra, akoma dhe sot ka një konflikt të vazhdueshëm për gjuhën, bile ekziston një barcaletë se nëse pyet një norvegjez se sa gjuhë njeh, ai do të përgjigjet 12 gjuhë: suedisht, danisht dhe 10 lloje të norvegjishtes.

    Filipinet: Filipinet janë gjithashtu një vend relativisht i ri postkolonial. Ka mjaft shqetësime në lidhje me identitetin kombëtar, për arsye të pranisë së ndryshimeve të mëdha të lidhura me gjuhën, tributë, fenë dhe kulturën. Ende aty mund të shtrohen deri pyetjet: Kush është filipinas? Me fjalë të tjera, për këtë vend mbetet si një problem aktual përcaktimi i identitetit kombëtar.
    Afrika e Jugut: Aty përdoren katër gjuhë kryesore dhe 23 gjuhë minore. Ekziston një shumëllojshmëri e madhe etnik e kulturore, që kushtëzon dhe problemet e pranishme mjaft të mprehta të lidhura me krijimin e një fryme kombëtarizmi apo me formësimin e identitetit kombëtar.

    Zvicra: Zvicra nga pikëpamja gjuhësore është e ndarë midis gjuhës franceze, italiane, gjermane dhe disa gjuhëve të tjera. Nga pikëpamja territoriale ajo është e ndarë në kantone me diferenca historike, kulturore, ekonomike dhe fetare. Megjithatë ky vend konsiderohet si një nga shtetet-kombe (!) më të stabilizuara në Europë. Edhe pse i rrethuar nga kombe shumë më të fuqishme, ky vend ka ditur të ruajë neutralitetin dhe pavarësinë e tij. Me të drejtë mund të shtrohen pyetjet pasonjëse: Cili është në këtë rast burimi i identitetit kombëtar? Si është arritur mbijetesa e tij? Apo më tej, a mund të klasifikohet realisht Zvicra si një shtet komb? Për më tepër që zviceranët nuk e përcaktojnë dhe nuk mund ta përcaktojnë kulturën e tyre kombëtare nëpërmjet gjuhës. Megjithatë zviceranët-gjermanisht folës edhe pse gjuha e tyre, e quajtur gjermane nuk kuptohet jashtë Zvicrës, ata përsëri janë të kënaqur ta veçojnë vetveten nga gjermanët e tjerë Pra, ndërgjegja kombëtare zvicerane, siç shihet, duhet të derivohet nga diçka tjetër. Ka shumë mundësi që zgjidhja e adoptuar në Zvicër ka krijuar në një mënyrë mjaft efektive një “identitet zviceran”, mjaft të rregulluar e të disiplinuar në disa nga synimet kryesore, ndërkohë që u njihet plotësisht e drejta grupeve të ndryshme gjuhësore të zhvillohen në mënyrë të pavarur e të veçuar. Kjo nënkupton se identiteti zviceran, edhe pse me bazë të brishtë, është më tepër rezultat i një ndërtimi historik vullnetar, në shërbim të individit dhe të bashkësisë; por ai mund të shfaqet relativisht vunerabël në lëvizjet drejt një afërsie më të madhe me BE-në.

    Ish -Bashkimi Sovjetik: Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka lënë prapa mjaft probleme për shtetet e krijuara. Një pjesë dërrmuese e këtyre problemeve kanë ekzistuar dhe kur u formua BRSS, edhe pse që në fillim pushteti i Sovjetëve është marrë mjaft me çështjen e nacionaliteteve, duke promovuar të drejtat kombëtare dhe të minoriteteve etnike, në bazë të kulturës, gjuhës dhe territorit. Vetë Stalini e ka përkufizuar kombin në terma të një historie të përbashkët me një gjuhë të qendrueshme dhe një zhvillim ekonomik e psikologjik brenda një territori të dhënë.
    Pas shpërbërjes së BRSS, Federata Ruse nisi rrugën e kërkimit të një “ideje kombëtare” që mund të frymëzonte qytetarët e saj në betejën për një identitet të ri postsovjetik. Por feja dhe etniciteti nuk mund të mjaftojnë sepse Rusia ka 20 republika etnike ku banojnë deri tartarë, myslimanë apo popullsi të tjera. Procesi i formësimit të shtetit në Rusinë postsovjetike po merr kështu dhe formën e një përpjekjeje për të krijuar një “identitet të ri kombëtar” në hapësirën e saj, duke inkuadruar në këtë proces politikën e edukimit, atë gjuhësore dhe kulturore, deri dhe politikën e simboleve. Në territorin e ish -Bashkimit Sovjetik, nga vendet e reja të pavarësuara, Ukraina është në kërkim të një formule të përshtatshme për të zhvilluar një identitet kombëtar të veçuar, në realizim të synimeve për të njësuar grupime dhe rajone të ndryshme etnike. Në vitin 1989, 59.5% e ukrainasve në Ukrainë flisnin në mënyrë të përsosur rusishten, ndërsa afërsisht 12.3% e konsideronin rusishten si gjuhën e tyre të Lindjes, vetëm 1.6% e rusëve të Ukrainës e konsideronin gjuhën ukrainase si të tyren, ndërsa reth 32.8% e ukrainasve e flisnin shumë mirë këtë gjuhë. Një pjesë e vështirësisë në Ukrainë për formulimin e një politike të re gjuhësore mbetet ende dhe fakti se në kuadër të Bashkimit Sovjetik ishte krijuar dhe një imazh inferioriteti mbi gjuhën ukrainase. Me ligj është vendosur tashmë që gjuha ukrainase të jetë e vetmja gjuhë zyrtare, por në praktikë vështirësitë janë ende të konsiderueshme. P.sh., shumica në Parlament është nga rajone rusisht-folëse të Ukrainës dhe shumë ukrainas etnikë përdorin më shumë rusishten se gjuhën ukrainase. Në Bjellorusi, sipas kushtetutës, gjuha bjelloruse është gjuhë zyrtare, por në komunikimet ndëretnike më shumë përdoret rusishtja. Edhe pse 78% e popullsisë janë bjellorusë etnikë, kurse rreth 13% rusë, në që vitin 1995 u miratua nga një maxhorancë e qënësishme që edhe rusishtja të bëhej gjuhë zyrtare Ndërtimi i kombit është problem shumë më i mprehtë në Bjellorusi, në krahasim me republikat e tjera të mëdha ish -sovjetike. Bjellorusët, duke mos e konsideruar veten as rusë, as polakë, janë në kërkim të një miti të pranueshëm të prejardhjes së tyre kombëtare, nëpërmjet të cilit të mund të ndërtojnë një sens më pozitiv të identitetit kombëtar. Republika më multikulturore e Federatës Ruse është Bashkirostani. Në një popullsi prej pothuajse 4 milionë banorësh ndeshen më shumë se 100 nacionalitete; ndër të cilat reth 22% janë bashkirë, 28% tartarë dhe mbi 39% rusë. Bashkirët kërkojnë si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës ruse, dhe atë bashkire me argumentin se vetëm bashkirët janë historikisht autoktonë në këtë republikë, ndërsa tartarët synojnë që gjuhë zyrtare, krahas gjuhës ruse e bashkire, të njihet dhe ajo tartare me argumentin se në këtë republikë banojnë më shumë tartarë se bashkirë. Pra, aty janë në “garë” koncepti i “prejardhjes autoktone” me atë të “shumicës së dytë”. Në Azinë Qendrore rusishtja është përgjithësisht gjuha e administratës dhe e veprimtarisë bashkëkohore. Ajo është si një “lingua franca” e komunikimit midis grupeve të ndryshme lokale. Një shembull i shumëllojshmërisë etnike e gjuhësore është dhe ai i Kazakistanit, ku popullsia, para migrimit intensiv, ka qenë afro 38% rusë, 37% kazakë dhe 25% gjermanë, ukrainas, koreanë, kinezë, etj. Edhe Gjeorgjia është një vend tjetër shumetnik. Aty gjeorgjianët përbëjnë afro 70% të popullsisë, dhe përveç një pranie të gjerë ruse, ka dhe grupe të tjera etnike që nuk e konsiderojnë veten si gjeorgjianë. Minoritete të tilla janë p.sh. Osetët dhe Abkhazët. Shumë rusë në Gjeorgji nuk e flasin fare gjeorgjishten. Një shembull tjetër ku shfaqen vështirësi jo të vogla në ndërtimin e një identiteti kombëtar bazuar mbi gjuhën është dhe Moldavia, e konsideruar fillimisht si Besarabia Rumune. Aty, vetë rumunët etnikë përballen ende sot me problemin e të mësuarit të gjuhës së origjinës, sepse shumica e tyre pothuajse e ka humbur atë. Një situatë e ngjashme asimilimi ndeshet dhe tek popullsia e vjetër shqiptare e vendosur në Turqi apo Greqi.

    SHBA: Historikisht, në sajë të mbizotërimit të anglishtes, gjuha nuk ka qenë ndonjë temë themelore në jetën politike amerikane. Kohët e fundit me rritjen e përdorimit të gjuhëve të tjera, sidomos të spanjishtes, dhe të fuqizimit të botimeve e mediave në këtë gjuhë, në afro 20 shtete është përcaktuar tashmë me ligj anglishtja si gjuha e tyre zyrtare. Tradicionalisht ndjenja kombëtare amerikane nuk ka qenë etnike por është ndërtuar historikisht duke u mbështetur në sensin e përkatësisë dhe të identitetit shoqëror të përbashkët. Kjo në njëfarë mase nënkupton se në teori kushdo mund të bëhet një qytetar amerikan, me anglishten si gjuhë të përbashkët. Me të drejtë, për kombin amerikan në konsolidim vlen thënia e Ernest Renan apo Frank Underhill se “një komb është një grup njerëzish që kanë bërë gjëra të mëdha së bashku”.
    Këto janë vetëm disa shembuj për ilustrim, sepse në botën e sotme mund të ndeshet një mori rastesh të tjera të ngjashme apo të ndërthurura me rastet e mësipërme. Por, pavarësisht nga kjo larmi shembuj përsëri ajo që del kudo në pah, edhe në kushtet e globalizimit, është prirja për ta ruajtur apo ndërtuar identitetin kombëtar, për ta mbrojtur e zhvilluar atë në situatat e reja globale, gjë që realizohet më mirë e në mënyrë më të garantuar me anë të gjuhës së përbashkët. Ky përgjithësim historik ka vlera të mëdha edhe për shqiptarët kudo që jetojnë. Për ta faktor i fuqishëm konvergjues është dhe mbetet gjuha e përbashkët, gjuha shqipe standarde.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 16-07-2004 më 07:55
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Toponimet dhe emertimet

    Per aq kohe sa do te kete Kosove dhe per aq kohe sa shqiptaret e Kosoves do ta miquajne veten "kosovare", Serbia asnjehere nuk ka per te rreshtur ne identifikimin e Kosoves si Serbe. Termat "Kosove", dhe "Kosovare" nuk kane nje prejardhje gjuhesore apo historike shqiptare, kane nje prejardhje gjuhesore dhe historike serbe.

    Prandaj eshte e nje rendesie te jashtezakonshme kombetare, qe populli autokton shqiptar qe jeton ne ish-njesine administrative serbe Kosove, te rikthehet ne identitetin e vete kombetar shqiptar. Per shqiptaret, Kosova e ka emrin Dardania dhe shqiptaret qe banojne ne Dardani, dardane. Nisma e presidentit Rugova ne kete drejtim duhet pershendetur dhe mbeshtetur. Edhe pse nje nisme e tille mund te tingelloje si simbolike, ajo perben nje hap te madh drejt identitetit kombetar shqiptar ne Ballkan.

    Termat "Kosove" dhe "kosovar" duhet te pastrohen nga fjalori i gjuhes shqipe dhe ato duhet te zevendesohen me Dardani, dardane ose shqiptaret nga Dardania. Kjo vlen jo vetem per dardanet qe jetojne ne Dardani, por vlen edhe per shqiptaret ne trojet e tjera shqiptare, edhe per ju qe diskutoni ne kete forum. Percmimi dhe racizmi ndaj shqiptareve manifestuar nga fqinjet, ka zene deri diku rrenje edhe ne mentalitetin post-komunist shqiptar.

    Ky kthim ne identitet i dardaneve, duhet te pershkallezohet ne cdo qelize te jetes shqiptare ne Dardani. Qe nga emertimi i shtetit ne hartat politike rajonale dhe boterore, ne emertimet e qyteteve shqiptare, ne emertimet e krahinave brenda Dardanise, e deri tek emertimet e emrave te shqiptareve. Nese per gati 1 shekull serbia eshte munduar te sllavizoje jeten dhe territorin shqiptar te Dardanise, shqiptaret duhet te ndermarrin me po aq zell dhe vendosmeri kthimin e identitetit shqiptar ne jeten e tyre duke fshire keshtu njehere e mire cdo gjurme asimilimi serb nga toka shqiptare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Valon Murati me lart ben 2 gabime ashtu sic shpreh edhe nje te vertete. Gabimi i tij i pare eshte qe ai "diskuton" ate qe eshte e padiskutueshme, kombesine shqiptare te shqiptareve qe jetojne ne Dardani. Nje debat i tille ne rradhet e shqiptareve nuk duhet te ekzistoje pasi ate flamur qe nderojne shqiptaret e tjere ne Ballkan, ate flamur nderojne edhe shqiptaret nga Dardania. Ate gjuhe qe flasin shqiptaret e tjere ne Ballkan, ate gjuhe flasin edhe shqiptaret nga Dardania. Ate histori dhe ata heronj qe mesojne e nderojne shqiptaret e tjere ne Ballkan, mesojne e nderojne edhe shqiptaret nga Dardania.

    Gabimi i tij i dyte eshte se ai mundohet te njehesoje, ate qe eshte e panjehesueshme: identiteti shqiptar (rajonal) i shqiptareve ne Dardani, eshte "identiteti dardan" dhe jo "identiti kosovar". Kosova dhe Kosovaret linden nga mitologjia serbe dhe aprovimi i rregjimit komunist shqiptar. Dardania dhe dardanet jane pasardhesit e Ilireve ne Ballkan, nje prej 3 mbreterive te medha ilire krahas Moloseve dhe Epiroteve. Nuk mund te bashkohesh me prinderit e tu shpirterore me te cilet ndan nje gjak, per aq kohe sa mban emrin e mbiemrin e biresuesit.

    E verteta qe ai nxjerr ne pah eshte se keto hapa behen mbi te gjitha qe te mundesojne krijimin e kushteve te tilla qe te lejojne lindjen e nje shteti te dyte shqiptar ne Ballkan, shtetin demokratik te Republikes se Kosoves. Inisiativat individuale te presidentit Rugova ne kete drejtim, duhen pershendetur ashtu edhe sic duhet kritikuar menyra se si keto inisiativa jane ndermare. Dalja me flamurin historik Dardan, prezantimi i termave Dardani dhe dardane perpublikun, inisiativa per njehsimin e gjuhes shqipe, perpjekjet e akademive ne Kosove per te ndertuar bazat historike dhe kulturore te shtetit te ri dardan, jane te gjitha hapat te shumepritur. Ajo qe le vend per kritika, eshte menyra se si keto hapa jane ndermarre. Presidenti Rugova nuk duhet ti ndermerte keto hapa ne menyre individuale dhe as nuk duhet ti kthente ne ceremoni te thjeshta. Ai duhet te ndermerte nje fushate ne mbare Dardanine dhe mbare boten shqiptare per te prezantuar imazhin e vjeter kombetar shqiptar ne Dardani, qe po ringjallet pas plot 6 shekujsh. Cdo shqiptar duhet te njihet me flamurin, cdo shqiptar duhet te mesoje rendesine historike dhe duhet te njihet edhe me historine pas flamurit dhe emertimeve te reja. Keto jane hapa te medha historike dhe keto nuk duhen kaluar si ceremoni te rastit, duhet te kthehen ne fushata mbare kombetare.

    Identiteti dardan eshte vetem njeri prej komponeteve perberes te identitetit kombetar shqiptar. Shpiponja ne flamurin tone ka dy koka, por nje trup. Ky identitet nuk duhet te shihet si i ndare nga identiteti shqiptar dhe askush nuk duhet te kete iluzion per kete. Ajo qe i bashkon shqiptaret mbi gjithcka tjeter, eshte gjaku i tyre dhe sic thote nje fjale e urte shqiptare: "Gjaku nuk behet kurre uje!"

    Identiteti dardan merr nje rendesi te jashtezakonshme ne aspektin politik qe ndikon drejt per se drejti te ardhmen e shqiptareve qe kerkojne pavaresine e Kosoves. Hapi i rradhes qe shqiptaret presin te hedhin ne rrugen e tyre te bashkimit kombetar eshte Pavaresia e Kosovos. Pavaresia e Kosoves nuk duhet pare si nje dite ne histori ne te cilen shpallet pavaresia dhe gjithcka merr fund. Eshte gabim te mendosh dhe gjykosh ne kete menyre dhe une ju ftoj te meditoni mbi historine e pavaresise se shtetit am.

    Pavaresia e Kosoves permban dy hapa qe jane te lidhura me njera-tjetren:
    - Krijimi i nje shtetit demokratik gjitheperfshires ne Kosove qe garanton sovranitetin e vendit dhe lirite dhe te drejtat e shtetasve te vete.
    - Shpallja e pavaresise dhe njohja nga faktori nderkombetar.

    Shpallja e pavaresise ne kontekstin ceremonial te saj, eshte fare e thjeshte. Mjafton nje deklarate e kuvendit te Kosoves dhe shqiptaret ne Kosove kane dokumentin e pavaresise. Problemi qe lind me kete veprim eshte se: a) A eshte ne gjendje shteti i Kosoves te mbroje sovranitetin e vendit nga kercenimet e huaja. b) A jane te gatshem nderkombetaret te pranojne sovranitetin e Kosoves?

    Kjo eshte arsyeja perse Perendimi kerkon nga shqiptaret qe te krijojne standartet demokratike ne vend, qe me pak fjale do te thote, te ngrejne shtetin demokratik ne vend qe gezon autoritetin e duhur ne rradhet e shqiptareve dhe pakicave qe jetojne ne Dardani. Kjo eshte mbase arsyeja perse presidenti Rugova nuk nxjerr nga zyra dhe sirrtaret e tij Flamurin Dardan dhe Republiken e Dardanise, si emeritimin e ri te njesise se pavarur administrative ne Ballkan. Kerkesa e perendimit per standartet eshte ne nje linje me interesat tona kombetare dhe duhet kuptuar sic duhet. Nje dite trupat paqeruajtese do te largohen nga Kosova dhe ajo dite do te jete kur shqiptaret te kene ngritur shtetin e tyre qe ka ushtrine dhe policine e vete. Administrata e OKB ne Kosove do te largohet prej andej vetem atehere kur shteti shqiptar i dardanise do te jete ne gjendje tu siguroje shqiptareve sigurine e jetes dhe garantoje te drejtat dhe lirite e tyre kushtetuese. Keto nuk jane vetem kushte te Perendimoreve, keto jane edhe hapat qe ne si shqiptare duhet te ndermarim pasi nuk eshte detyra e nderkombetareve te ngrejne shtetin demokratik ne Dardani, eshte detyra jone si shqiptare qe jetojme atje.

    Prandaj une ua kam bere te qarte disa here ne kete forum, qe nese deshironi te mbeshtesni ceshtjen kombetare ne Dardani, mbeshtesni ne menyre te palekundur institucionet e brishta shqiptare atje: kuvend, qeveri, presidence. Pavaresia e Kosoves nuk eshte nje ceremoni, nuk eshte me as nje lufte, eshte nje proces demokratik qe ka nevoje per perkushtimin e te gjithe shqiptareve, atyre shqiptareve qe nuk zgjedhin te djegin e te vrasin duke goditur keshtu imazhin e institucioneve te Kosoves; atyre shqiptareve qe nuk vrasin kundershtaret e tyre politike, por plumbat i zevendesojne me voten e tyre te lire; atyre shqiptareve qe nuk krijojne banda guerrile qe ndermarin akte terroriste mbi shqiptare apo serbe, por atyre shqiptareve qe punojne, mesojne dhe investojne per nje jete me te mire ne Dardani.

    Pavaresia e Kosoves dhe krijimi i Shtetit Dardan eshte e varur ne menyre te drejtperdrejte me aftesite demokratike shtetformuese te shqiptareve. Vetem nje shtet demokratik mbron sovranitetin e Dardanise, vetem nje shtet demokratik garanton jeten e gjithe banoreve te Dardanise, vetem nje shtet demokratik garanton njohjen e sovranitetit te Dardanise nga mbare komuniteti nderkombetar.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Arsyeja qe do kete nje shtete me vete per kosoven nuk eshte se kosovaret kane ndonje ndryshim me shqiptaret apo nje indentitet tjeter po eshte thjeshte se nuk mund te realizohet dote menjehere nje shkeputje nga serbia [kjo praktikisht eshte bere]e nje bashkim direkt me shqiperine.
    Dhe me berjen e nje shteti te pavarur do kete sibole te vecanta kjo nuk ka lidhje fare me identitetin tone shqiptar e flamurin kuqe e zi.
    Identiteti shqiptar nuk ndryshoi dhe kur aty per 100 vjete kishte flamuj e simbole slavo-serb e u ngrit madherishem me Adem Jasharin e Flamurin Kuq e Zi.
    Mos ta ngaterojme veten kote.
    E kur dihet se popullsia shqiptare nuk eshte e ndare me oqeane e shtete te tjere por eshte nje teritor.

    Pavaresisht se kosova do jete shtete me vete kjo nuk ka te bej asgje.Nuk jemi ne luften e ftohte kur kufite qene me gardhe e nuk kaloheshin dhe vendet zhvilloheshin te ndara me njeri tjetrin do jemi ne europen e bashkuar ku jo vetem shqiptaret por dhe gjith kombet ne europe do jene te integruar.
    Pavaresishte kufive e shtetit me vete asnje nuk do ndaloj shqiptaret te kene te gjitha gjerat e perbashketa e ketu hiqet ekonomia se kjo do jete e perbashket per gjithe europen.
    Te kene te njejtat tekste ne shkolle, te festojne te njejtat dite feste,te kene nje federate futbolli e per sportet e te tjera ne te gjitha fushat e jetes.

    Edhe periudha 50 vjecare kur qeme te ndare me gardhe e ushtri e u krijua ideja se shqiptaret dhe 'kosovaret' dardanet jane te ndryshem u shkermoq ne nje muaj kur populli shqiptar ne shtetin shqiptar i hapi shtepite e tyre vellezerve shqiptare te dardanise e me kete habitem terre boten e hodhem poshte gjithe ato tezat e spekullimet.
    Ky qe nje referendum popullor e pas kesaj nuk ja vlen te flasesh per tezat e vjetra per diference midis shqiptareve dhe shqiptareve ne dardani.
    Tani ka ardhur koha per integrim e zhvillim te perbashket.
    Dhe ne fushen ekonomike nuk jane vetem 3.5 milion bleres shqiptare ne ballkan po jane 7 milion e keta duhet te integrohen.
    Sic kemi nje miss nga dardania te kemi dhe nje skuader futbolli qe neser mund te mirte dhe kupen e shqiperise.
    Te bejme nje jete te kemi te njejtate aktivitete festa emisione e televizione e gjithca qe mbulon jeten e nje njeriu.
    Ky eshte integrimi e per kete te flasim jo per diferenca e per fenomene te kundrta.
    Pse te mos kete nje teme qe te sensibilizohet qe dhe federata e futbollit e shqiperise te jete nje me ate te dardanise.
    Gje qe eshte e mundur se federatat jane te pavarura.
    Kur ne kombetare kemi dhe dardane.

    Jam ne nje memdje se kjo krahine e shqiperise e ka emrin DARDANI nje emer origjinal e i njohur e ka qene nje mbreteri e nje province romake e bizantine e shume me i vjeter dhe me i bukur se emri sllav kosovo.
    E nje emer qe lidh identitetin shqiptare dhe ilir pra ben ate lidhje mijeravjecare te shqiptareve qe kane jetuar gjithmone ne ate zone te GADISHULLIT ILIRIK.
    Kjo eshte dhume e rendesishme.
    DHE NE DUHET TE FILLOJME ME NJERI TJERTRIN TE PERDORIM KETE EMER DARDAN DHE DARDANI
    Te fillojme te perdorim ne njehere pastaj neser do bindim dhe gjithe boten se ne kemi kete emer qe na lane stergjysherit tane e ky eshte emri yne e keshtu duam te quhemi.

    Ne nje kohe te kaluar ku nuk kishte rruge komunikim krahinat qytetet e fshatrat ne shqiperi e ne bote jetoni te vecuara e pa komunikim e zhvilloheshin te ndara dhe kishim ate realitet te dallimeve krahinore.
    Por sot eshte koha e itegrimit e gjihe kombit shqiptar ne ballkan.
    Nga ky integrim e fuqizim te shqiptareve dhe shume shqiptar qe jane ne emigrim do rikthehen ne tokat e tyre 'atje ku balta eshte me e embel se mjalta'.
    Nje miku im nga nga maqedonia qe ka disa vite ne Kanada me tha se do kthehej ne shkup e te jetonte atj.
    E keshtu shume shqiptare te tjerre do bejne ne te ardhmen e duhet dhe nje politik per kete se sa te humbin botes hyzmeqar per te tjeret te punojne e jetojne e kontribojne ne vendin e tyre.

    Pergjigja ime per kete teme eshte;
    Nuk ka nje identitet te ndare ka vetem nje IDENTITETI SHQIPTAR ai identitet qe e beri ADEM JASHARIN e gjithe trimat te jipnin jeten nen ate flamur te perbashet e i beri shqiptaret ne Presheve,Bujanovc,Medvegje,Tetove e kudo ku jeteonin shqiptataret te jipnin jeten nen flamurin kuq e zi.
    Ai indentitet qe i beri shqiptaret shembull ne bote kur ndane buken hapen shtepite per vellezrit e tyre matane kufirit e kjo qe si nje referendum vllazerimi e qe nje vlere e madhe qe cuditi gjithe boten dhe identiteti pikerish rrjedh nga keto vlera.
    KA ARDHUR KOHA TE FLASIM E TE PUNOJME PER ATO QE THASHE ME SIPER SI TE INTEGROHEM E BASHKOHEMI SE ASKUSH NUK NA NDALON TANI pavaresishte se ne harte do jete nje vije kufiri komplet e parendesishme.

    TE NDERTOJME SA ME SHUME LIDHJE e nuk kemi pse krijojme bariera psikologjike fallco KUR CDO GJE TANI ESHTE E HAPUR PER SHQIPTARET.

    SHQIPTARET SI POPULL E KANE KALUAR KOHEN E DALLIMEVE KRAHINORE DHE VITI 1999 ME EKSODIN QE KULMI I KESAJ.
    Kete duhet ta shikojne shume politikan e analiste qe mos te flasin e te kthehen ne nje kohe qe shqiptaret e kane kaluar po te ecin me kete realitet te bere fakt nga gjithe populli shqiptar.

    RROFTE DARDANIA E PAVARUR

    NJE NGA PROVINCAT ME TE VJETRA TE SHQIPERISE NE GADISHULLIN ILIRIK.

    PS kerkoj MODERATORIT dhe JU TE GJITHVE te hapim nje teme te perhershme per perdorjen e emrit tone origjinal DARDAN E DARDANI ketej e tutje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 17-07-2004 më 10:30

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2004
    Postime
    19
    Pershendetje ALBO !
    Me ne fund gjeta dike qe e mendon si une.
    Gjithmone me ka ndikuar si ndarje fjala Kosove apo Kosovar, dmth. ne dhe ata, duke qene se jemi nje popull dhe dhe jemi me mijera vjete ne tokat tona pse duhet te lejojme etiketime te tilla. Mos harroni se dhe per Serbine ka qene me e lehte ta propagandoje Kosoven si krahine perndryshe si mund te pretendonte ajo nje gje te tille nese ajo do ishte quajtur "Shqiperia e Veriut" (me ra ndermend Irlanda) apo Dardania.
    Me jep shprese ker shikoj se ka njerez te perkushtuar dhe qe nuk e anashkalojne problemin e vellezerve tane te veriut Dardaneve dhe nese ne do te qendrojme indiferente kur u cenohen interesat atyre kemi per te qene indiferente edhe nese cenohen ato te tonat.

    Nga Epiri ne Dardani eshte e gjitha Shqiperi!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    nuk do te jete ceshtje deshire por vetem vullnet i forte dhe pune e panderprere ne nje drejtim te vetem per arritjen e ketij qellimi koha po tregon se jane shancet me te mira prej gjitha koheve faleminderit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •