kush deshiron te interesohet tek gazeta Shekulli e ti postoje ketu ditaret e gjeneral Parianit.


-------

Pjesa e dytė e dėshmive tė ish-mėkėmbėsit tė Viktor Emanuelit nė Shqipėri.

Ēfarė ka shkruar Alberto Pariani pėr Mehdi Frashėrin dhe protagonistėt shqiptarė kundėr Italisė fashiste nė vitin 1943?

Nga ditari i njė gjenerali fashist nė Shqipėri


Belina Budini

Alberto Pariani

TIRANĖ – Kėto shėnime tė Alberto Parianit, tė shkruara nė Shqipėri mė shumė se 50 vjet pėrpara, nė kohėra tė stuhishme, zbardhin karakteristikat e protagonistėve shqiptarė tė luftės antifashiste nėn optikėn e Romės asokohe. Por jo vetėm kaq. Janė edhe njė burim alternativ informacioni pėr vetė historianėt, pasi ditari i kėtij gjenerali, ka vetėm pak kohė qė ka mbėrritur nga Arkiva e Veronės nė atė tė Tiranės. Pas pėrshkrimeve tė Alberto Parianit tė botuara nė rubrikėn ‘dossier’ javėn e shkuar, pėr Rexhep Jellėn, tė cilin e pėrshkruan si tė hapur pėr kolaboracion, pėr Shefqet Vėrlacin qė e quan shumė tė hidhur kundėr Jakomonit dhe fashizmit, pėr Hysni Kapon qė e pėrshkruan si shumė tė vendosur dhe kapobandė, pėr Cen Elezin tė cilin e pėrshkruan mė gjatė si kapobandė e Dibrės, tė cilin njė herė e njė kohė shprehet se e ka patur mik ndėrsa tani (nė 1943) nuk e di mė, pėr Nuredin Bej Vlorėn tė cilin e pėrshkruan si nacionalist ekstremist, pėr Myslim Pezėn qė e cilėson kapobandė tė Pezės, pėr Mustafa Gjinishin tė cilin e pėrshkruan si kapoja i komunistėve shqiptarė nė bandėn e Myslim Pezės, pėr Maliq Bushatin pėr tė cilin thotė se ėshtė i dhėnė shumė pas grave dhe megjithatė inteligjent, sot do tė publikojmė nė vijim pėrshkrimet pėr njė grup protagonistėsh tė tjerė shqiptarė tė luftės antifashiste. Duke filluar me Mehdi bej Frashėrin, i cili ėshtė njė nga personazhet tė cilėve Pariani u rikthehet dy herė nė bllokun e tij tė shėnimeve, duke i plotėsuar tė dhėnat e para me tė reja. Mėkėmbėsi i Viktor Emanuelit e pėrshkruan kėtė figurė shqiptare si nacionalist ekstremist dhe i ndershėm, si anti-italian tė shpallur. Nė kėtė pjesė tė dytė tė shkėputur nga ditari italisht i Parianit, jepen cilėsime ose pėrkufizime tė shkurtra edhe pėr mjaft figura tė tjera si pėr Suad Asllanin pėr tė cilin si dhe shumė figura tė tjera antifashiste dhe atdhetare, ai e quan nacionalist ekstremist, por edhe si anglofil. Po kėshtu, nacionalist ekstrem e quan edhe Mithat Frashėrin alias Lumo Skėndon. Ky ėshtė pėrkufizimi edhe pėr Ali Kėlcyrėn qė e pėrshkruan si njeri qė i shpall hapur idetė e tij dhe pėr kėtė shkak shpesh pėrndiqet, madje edhe nė Paris e Vjenė. Pėr Muhamet Hoxhėn qė duket se ėshtė i biri ose njė i afėrm i familjes sė Qazim Hoxhės (babait tė kėngėtares italiane me origjinė shqiptare, Ana Oxa) shkruan: anti italian dhe pro anglez. Flet pėr arrestimin nga kuestura tė Qazim Prodanit, pėr Sabaudin Toton si mik tė Mehdi Frashėrit dhe organizator bandash tė armatosura rebele, pėr Skėnder Muēon qė sipas Parianit mund tė pėrpunohet, pėr kabonda tė tjera krahinore si dhe pėr Bazin e Canit siē shkruan Pariani dhe qė nė fakt ėshtė Abaz Kupi, si zogist, etj.. Pjesėn tjetėr tė protagonistėve qė figurojnė nė ditarin e ish-gjeneral Alberto Parianit do ta botojmė nė rubrikėn e radhės “Dossier”.


Pėr Mehdi bej Frashėrin

Nacionalist ekstremist, ka ide ekstreme, megjithatė i ndershėm – qėndrim nė Itali. - Nė njė faqe tjetėr tė tė njėjtit ditar tė Parianit pėr Mehdi Frashėrin shkruhet: - organizator i njė lėvizjeje qė ndėr tė tjera ka pėr qėllim edhe tė shkėpusė funksionarėt shtetėrorė nga mbretėria. – I bindur se ne do ta humbim luftėn - ka qėndrim tė mirė ndaj Anglisė dhe ėshtė pėr marrjen e armėve kundėr ushtrisė pushtuese. Mbėshtetet nga tė rinjtė nacionalistė qė pranojnė bashkėpunimin me organizatat komuniste. Predikon rezistencėn pasive pa e pėrjashtuar mundėsine e ndėrtimit tė bandave pėr revolta tė armatosura. Mehdi bej Frashėri ka njė organizatė tė vetėn edhe nė Romė, hotel de Gasperis (rruga Collina).


Pėr Suad Asllanin
Nacionalist ekstremist – ka qėndruar nė Itali. I biri i Markanit dhe Fatimes, i lindur nė Nepravishtė (Gjirokastėr), banor i Tiranės, aktualisht i emigruar me dėshirė nė Firence. Eksponent i partisė nacionaliste, anglofil. I vėllai: Fuad, i lindur nė Nepravishtė mė 24.09.1897 ėshtė banor i Tiranės nė rrugėn ‘Hoxha Tahsim’. Ka qenė deputet dhe ministėr i punėve tė jashtme gjatė vitit 1936 nė qeverinė e Mehdi Frashėrit deri nė 1937.


Pėr Mithat Frashėrin
(Lumo Skėndo)
Nacionalist estremist

Pėr Ali Kėlcyrėn
Nacionalist ekstremist, – i arratisur gjatė periudhės zogiste, – antagonist me politikėn italiane tė ndjekur deri mė tani – deklarohet italofil pėr njė politikė kolaboracioni qė do tė pėrmbushė idenė e plotė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ishte nė Paris dhe nė Vjenė, ku pothuajse gjithnjė ėshtė persekutuar pėr shprehjen dhe shpalljen e ideve tė tij hapur.


Pėr Muhamet Hoxhėn
I biri i Qazimit – i emigruar me dėshirė nė Firence, anti-italian dhe anglofil. Mik i Mehdi Frashėrit.

Pėr Qazim Prodanin
I biri i Hasimes dhe Zalos (? nuk lexohet qartė). I lindur nė Kolonjė (?) mė 19.07.1899, me qėndrim aktual nė Tiranė, nė rrugėn e Tafajve. Ish-drejtor administrativ i Shėndetit Publik tė Tiranės. Mė 22/07/1942 i arrestuar nga Kuestura e Tiranės dhe tashmė i emigruar nė Parmė. Mik i Mehdi Bej Frashėrit.

Pėr Selaudin Toton
I emigruar – i bashkuar me Mehdi Frashėrin qė ėshtė organizatori i vėrtetė i bandave...

Pėr Skėnder Muēon
Kapobandė nė Gjirokastėr – shfaq tendenca pajtuese dhe duket se mund tė trajtohet.

Pėr Hysni Alushin
Kapobandė pranė Gjirokastrės

Pėr Muharrem Bajraktarin
Kapo i zonės sė Kukėsit (Lurė gjithashtu) – mik i disa dibranėve (Cen Elezi). Nė kundėrshti me Marka Gjonin.
Ora 19: I afėrt me Cen Elezin – Ka marrėdhėnie tė mira me dibranėt, pėrkundrazi mė pak me mirditorėt. Bėn pjesė nė njė grup kapobandash qė formojnė tė ashtuquajturin kėshill nacional ēlirimtar qė ka pėr organ njė gazetushkė tė titulluar “Bashkimi”. –

Pėr Hysni Demėn
Ora 19: - Familje dibrane me influencė, mik i Fiqiri Dinos dhe Cen Elezit. Tashmė zyrtar nė ushtri. –

Pėr Fiqiri Dinen
-Dibran. Tashmė i rreshtuar nė Ushtri.
-Ish-ministėr - anti italian-
-Ėshtė kapo i njė grupi familjesh: Shemsi Hafibi, Haqif Lleshi dhe ndoshta Hysni Dema nga Homeshi – qė tani ėshtė bashkuar me grupin e Cen Elezit, Myftar Kaloshit, Ali Maliqit, Faik Shėn… – Ata kėrkojnė t’i bashkojnė tė gjithė dibranėt nė njė “besė” (shqip nė origjinal).

Pėr Bazin e Canit (Abaz Kupin)
Kapobandė e zonės rreth Krujės - zogist – ka mbetur gjithnjė i qetė. – Bėn pjesė nė organizatėn e quajtur Kėshilli Nacional Ēlirimtar qė ka pėr organ “Bashkimin”.

Pėr Riza Cerovėn
Kapobandė e Skraparit. Bėn pjesė nė kėshillin nacional ēlirimtar qė ka pėr organ gazetushkėn “Bashkimi”.

Shėnim
Burimi: Nga ditari dorėshkrim i gjeneral Parianit, Mėkėmbės i Pėrgjithshėm i Viktor Emanuelit nė Shqipėri nė vitin 1943. Botohet sipas tekstit italisht qė ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror nė Tiranė. Ky ditar dhe dokumentet i janė dhuruar pikėrisht kėto ditė AQSH nė kuadėr tė bashkėpunimit me Universitetin “San Pio V”- Romė dhe institucione tė tjera partnere nė Itali. Origjinali ruhet nė “Biblioteca Civica” tė Veronės. Teksti botohet pėr herė tė parė. Botimi i tij mund tė ndihmojė historianėt dhe studiuesit pėr tė saktėsuar vendin e kėtyre figurave duke marrė nė konsideratė faktin e rėndėsishėm se ē’pėrfaqėsonin ato pėr Romėn, nė kushtet kur dy aleancat e fuqishme ndėrkombėtare dhe dy grupimet e mėdha politike nė Shqipėri ishin shpallur me kohė publikisht.


Informacione

Ky ditar ėshtė mbajtur nga marsi nė shtator tė vitit 1943 nė Shqipėri, kur Alberto Pariani mbante titullin e mėkėmbėsit tė mbretit.

Origjinali i kėtij dokumenti tė panjohur arkivor nė Shqipėri, ruhet nė “Biblioteca Civica” tė Veronės dhe njė kopje e tij ka mbėrritur nė arkivėn shqiptare.

Nė Tiranė ka patur njė rrugė me emrin “Gjeneral Alberto Pariani” qysh nė kohėn e Mbretit Zog, sot rruga ‘Fortuzi’.

Nga viti 1933 deri nė 1934 ka qenė kreu i Misionit ushtarak italian nė Shqipėri nė kohėn e Mbretit Zog.

Rikthehet nė Shqipėri si gjeneral nė krye tė misionit ushtarak nė 1943, vit gjatė tė cilit kreu funksionin e mėkėmbėsit tė mbretit, Viktor Emanuelit.




17/05/2004

nga shekulli.....