Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Gustav Meyer dhe Robert Elsie

    Nje tribut per Gustav Meyer, dhe per kenaqesine tuaj nje pershkrim interesant i te hershmeve Shqiptare barbare ne Durres sipas 2 pelegrineve Irlandeze te shek 13.

    Ndoshta ka ardhur koha te pranojme qe dokrrat nacionaliste te demantohen. Shqiptaret vertet perbenin popullaten 'barbare' ne hinterland, por qyetet si Durresi kishin popullate Latine, Greke, Cifute dhe Shqiptare.

    Gustav Meyer

    Nga parathėnia e “Fjalorit etimologjik tė gjuhės shqipe”

    ....Nuk besoj se shqiptarėt patriotė dhe grekėt e etur pėr aneksime, tė cilėt dogmėn e lashtėsisė sė ēdo fjale shqipe e kanė bėrė si mbėshtetėse tė teorive tė tyre pellazgjike a ku dihet ēfarė, do tė kenė ndonjė gėzim tė madh kur tė marrin nė dorė kėtė libėr. Nuk besoj as se do tė heshtin menjėherė diletantėt e tipit Cornelius Fligier tė cilėt kanė nevojė qė tė marrin pėr ėndėrrimet e tyre ilirishten nė vendin e keltishtes qė ėshtė zbrapsur prej njė kohe tė gjatė. Megjithatė, nėse mė lejohet t’i jap njė urim kėtij libri, sipas stilit tė vjetėr, atėherė ky ėshtė qė tė zėrė vend krahas punimeve tė dijetarit tė madh tė cilit i kushtohet [Miklosichit] dhe tė jetė njė ndihmesė jo krejt pa dinjitet nė hulumtimin e gjuhės shqipe.

    (1891, f. 13)


    Nga hyrja e monografisė “Elementet latine tė shqipes”

    Ashtu siē e dėshmon njė pjesė e leksikut tė saj dhe karakteri i vet flektues, gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen indogjermane dhe duhet parė si gjymtyrė mė vete e kėsaj. Nuk ka ndonjė arsye tė mendohet se kjo gjuhė ėshtė diēka tjetėr nga faza mė e vonė e ilirishtes sė vjetėr, ose mė saktė e njėrės prej tė folmeve tė vjetra ilire...

    Fakti qė arrijmė ta trajtojmė kėtu shqipen me shumė hollėsi, i detyrohet rrethanave qė e shpėtuan pėr njė qime nga fati i gjuhėve tė tjera jo-romane nė provincat e perandorisė gjatė kohės sė sundimit romak nė Iliri. Intensiteti i vogėl i sundimit romak i cili arriti t’i shtypė fiset e egra malėsore po aq pak saē do tė arrinin edhe turqit mė vonė, pengoi qė tė krijohet njė gjuhė e re romane nė krejt pėrmasat e saj. Mirėpo fjalėt latine qė depėrtuan aso kohe nė ilirishten e vjetėr ishin pėr nga cilėsia dhe sasia kaq me peshė, saqė edhe vetėm ato do tė mjaftonin pėr tė tėrhequr interesin e romanistėve drejt kėsaj gjuhe. Veē kėsaj flektimi i foljeve, ashtu si dhe i emrave dhe i pėremrave ėshtė i rrėmbushur kaq shumė me elemente latine saqė gjuhėn shqipe nuk e pėrcakton dot ndryshe nga njė gjuhė e pėrzier gjysmėromane.

    Njė radhė pėrputhjesh nė shndėrrimin e elementit latin me rumanishten, e cila pas gjithė gjasave ėshtė krijuar gjithashtu nė veri tė gadishullit ballkanik, pra nė afėrsi tė shqipes, flasin pėr njė substrat tė pėrpashkėt etnologjik tė tė dyja gjuhėve, ose ngaqė rumunėt pararomakė flisnin njė gjuhė tė afėrt me ilirishten, ose pse si shqiptarėt ashtu edhe rumunėt para se tė romanizoheshin kishin asimiluar njė element tė jashtė fisit, jo indogjerman...

    (1888, f. 1-2)

    Mbi gjuhėn dhe letėrsinė e shqiptarėve


    ...Po tė kujtoj kėtu atė diplomatin nė Kongresin e Berlinit, i cili nuk dinte tė bėnte dallimin as midis shqiptarėve dhe sllavėve, atėherė kam tė drejtė tė marr me mend se edhe lexuesit e kėtyre faqeve do tė mblidhnin supet po t’i pyesnin se ē’gjuhė flasin shqiptarėt.

    Natyrisht qė ky s’ėshtė ndonjė fat i keq, nuk ėshtė as pėr t’u ēuditur. Koha
    heroike e Shqipėrisė, kur ajo pėrfaqėsonte nėn Skėndėrbeun e Krujės njė bastion pėr krishtėrimin perėndimor kundėr depėrtimit ngadhnimtar tė gjysmėhėnės, ka shkuar me kohė, e pėr mė tepėr nė librat tanė tė historisė qė s’rreshtin sė lėvduari mbrojtjen heroike tė Vjenės, e trajtojnė atė me njė indiferencė tė pamerituar.

    Fjalėt qė mblodhi kalorėsi gjerman Arndol von Harff rreth vitit 1496 nė Durrės janė materiali mė i vjetėr qė na ka mbėrritur nga gjuha shqipe. Sot kėto kanė njė vlerė tė veēantė pasi na dėftejnė se sa pak ka ndėrruar gjuha shqipe nė katėrqind vjetėt e fundit. Megjithatė do tė ishte e nxituar tė donin tė pohonim se kemi pėrpara njė gjuhė shumė tė vjetėr. Pėrkundrazi. Edhe pse gjuha turke ka kaluar mbi shqipen thuajse pa lėnė gjurmė, pėrveē njė numri tė madh huazimesh, tė cilat puristėt sot po pėrpiqen t’i largojnė, sundimi romak, nė tė kundėrt, ka ushtruar njė ndikim tepėr tė madh mbi gjuhėn shqipe. Nuk ka asnjė dyshim qė shqipja pėr njė qime dhe do tė ishte romanizuar krejt, pra do tė kish pėsuar fatin e keltishtes nė Francė. Veē duke pėsuar dėmtim tė rėndė tė mjeteve tė veta fonetike, leksikore e morfologjike ajo mundi tė dalė nga kjo periudhė. Jo vetėm qė njė masė e madhe huazimesh latine i mėnjanuan pėrgjithmonė fjalė tė vjetra shqipe pėr nocione mbi tė cilat zakonisht ndikimi i huaj ėshtė i pafuqishėm, por janė edhe tiparet romane nė sistemin tingėllor qė e kanė shndėrruar rezervatin e moēėm tė gjuhės, madje vetė lakimi e zgjedhimi i fjalėve nuk ka mbetur i paprekur nga sistemi roman.

    Kjo rrethanė e bėn tė marrurit me gjuhėn shqipe njė detyrė sa tė vėshtirė aq dhe tė vlerė. Pikėsėpari vėrehen dy gjėra. E para ėshtė qė gjuha shqipe bėn pjesė pa asnjė dyshim nė trungun e gjuhėve indoeuropiane. Kjo ėshtė vėrtetuar qysh prej Franz Boppit nė trajtesėn e tij tė njohur qė sjell rezultate tė padiskutueshme, edhe pse disa gjėra tė veēanta themeluesi i famshėm i gjuhėsisė sė krahasuar nuk i ka arritur siē duhej...

    Nuk mund t’i mbyll kėto fjalė mbi gjuhėn shqipe pa pėrmendur ndikimin qė ka ushtruar ajo vetė mbi gjuhėt fqinje. Bullgarishtja dhe rumanishtja, e para gjuhė sllave e dyta gjuhė romane, shfaqin njė sėrė pėrputhjesh tepėr tė dukshme tė cilat, po tė mos na lajthisė kėtu gjithēka, kanė buruar nga shqipja. Po nėnvizoj kėtu vetėm njėrėn. Ndėrsa francezi burrit i thotė l’homme e italiani l’uomo, qė kanė dalė tė dyja prej latinishtes ille homo, nė rumanisht thuhet omul, dmth. homo ille. Kjo prapavendosje e nyjes, qė nuk ndeshet asgjėkund tjetėr, takohet edhe nė bullgarishte, e cila zė kėsisoj njė vend tė veēantė midis gjuhėve sllave. Pėr mua nuk ka dyshim qė kjo veēanti, e cila i jep lakimit nė gjuhėn shqipe njė vulė kaq origjinale, prej kėsaj gjuhe ka kaluar nė dy tė tjerat.

    Kėshtu gjuha e shqiptarėve ka nė vetvete, si nė lidhje me indogjermanishten e vjetėr ashtu si dhe me gjuhėt e sotme aq gjėra tė habitshme sa tė paraqesė njė problem interesant pėr shkencėn, ashtu si vetė populli, me sa duket nė njė tė ardhme tė afėrt do tė pėrbėjė njė problem interesant pėr politikėn. Uroj po ashtu me zemėr qė fillesat e sotme pėr kujdesin ndaj gjuhės kombėtare dhe kulturės kombėtare, qė kanė ndėrmarrė burra patriotė, do tė kenė njė vijim tė begatshėm. Prej kėsaj varet gjithēka dhe rruga ėshtė mjaft e gjatė dhe e mundimshme...
    Kush ka pasur rastin tė shohė njė herė njė luftėtar shqiptar me fytyrėn e rreptė fisnike dhe qėndrimin e sigurt nė fitore, ai nuk mund ta besojė se kėta njerėz nė tė ardhmen do tė vazhdojnė tė mos merren me tjetėr punė veē se tė shpenzojnė nė vepra boshe gjakmarrjeje barutin dhe energjitė e tyre, ose tė luftojnė luftėra pėr zotėrinj tė huaj si mercenarė.

    (nga revista “Nord und Süd’, 1883, f. 225-226)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kam lexuar ca teori te Mayerit mbi nje lidhje Shqiptaro-Gjermane. Ky Mayer ja fut kot persa i perket origjines Shqiptare qe e lidh me ate Gjermane. Gjermanet kane bere dhe gabime kolosale mbi Trojen, qe po dalin komplet te gabuara. Ju erren syte nga miti Grek qe i trillaun anglezet gjith lezet. Edhe tani po bien prap ne ate gracke. Un skam qef ta quj veten Gjerman, c'eshte kjo Gjermani? Hollande ! Belgjike ! apo car tjeter... shtete te sajume futja kot. Barbar kane qene Gjermanet, qe na kane shkaterru dhe Iliret e te gjitha ckane gjetur para. Se me cin jane perzier e se car kane bere shte pune tjeter, por me vjen te qesh me keto teori qe lidhin Shqiperine me Gjermanine e ku di un. Eshte piste backup e Gjermaneve kjo, qe po doli historia ne te ardhmen ne favorin tone, dhe nese lidhja Shqiptaro-Ilire-Pellazgo vertetohet plotesisht, sidomos ajo e fundit, atehere kena dhe ne(Gjermanet) nje damar Ilir.


    Si shpetoi per i qime jam kurioz ta di... neglizhence Romane valle ? Apo ndjenjat e forta "nacionaliste"(edhe spe skishte nocione shtet atehere) nga ana Shqiptareve ? Ose ti fusim i te qeshur te gjithe tani e ta mbyllim ate muhabet... sidomos per kete fjaline e fundit... fjali armike kjo per boten jo-barbare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po ky Meyer vertet na dashe nganjecik ne krahasim me shume te tjere vec edhe ky ngaterrohet rende tek ndikimi latin ne shqip e nuk sheh qe realisht eshte ndikimi i shqipes ne latinisht...
    Goja shqip gola italisht ai e merr per latinizim te shqipes
    am +mir+are duket qe rrenjen e ka mir te shqipes po hajde mbushja mendjen
    esagerare :esa+g(j)er+are pra rrenja gjere e shqipes po hajde mbushi mendjen atij
    e sa e sa te tjera ....

    Ishte periudha kur sundonte teoria gjermanike ne europe,ske cti besh,po me behet qefi me pjesen e pare te fjalise se fundit ,rrallehere kjo
    njė luftėtar shqiptar me fytyrėn e rreptė fisnike dhe qėndrimin e sigurt nė fitore
    vihet ne dukje sot edhe nga vete ne shqiptaret....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    MEYER????
    nuk e di nė se e njihte shqipen zotria e tij por pėr mendimin timė vepra e tij "joshkencore"...duhet tė jetė njė punim ndihmues nė tė ardhmen pasi tė gjitha fjalėt qė ai i nxjerrė tė huazuara nga evropa ...shumė shpejtė do rilexohen edhe do vijnė nė ditė shum tė reja qė do e kundėrshtojnė zotrin e tij?

Tema tė Ngjashme

  1. Gustav Majer dhe albanologjia
    Nga Darius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-04-2015, 13:34
  2. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  3. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  4. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •