Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456

    Akoma vetëm pak matanë qafës së bretkosës

    RADIO POPULLI



    Ai kishte me shume se nje jave qe kishte zene shtratin. Rrethi i ngushte familjar i perbere nga e shoqja, (Nexhmie Hoxha) dhe femijet, si dhe burrat e shtetit, -populli nuk dinte akoma per semundjen e udheheqesit te tyre-, prisnin qe profecia e doktoreve te behej realitet. Ne dhomen e madhe te lyer me gelqere te bardhe e te dekoruar me mobilje arre e te shtruar me mermer, krevati i vdekjes i udheheqesit te popullit shqiptar, i hedhur padashje ne labirintet e imagjinates, edhe pse kane kaluar 20 vjet nga vdekja e tij, ngjall vetem nje fjale njerrokeshe ne mendje. “Vdeksh”! Me mire te mos kete as parajse vetem qe enver hoxha te pushoje se ekzistuari. Edhe ne ferr ne qofte, me mire mos qofte fare.
    Gjithe energjia e tij ishte tretur ne ate trup kocke e lekure me fytyre te verdhe e me sy te dale. Gjithe ekzistenca e tij ishte permbledhur ne ca renkime periodike qe dukej sikur nuk ishin njerezore, po sikur dilnin nga fundi i ndonje pusi, te leshuara nga ndonje cakall qe lengonte. Te gjithe prisnin te vdiste, te gjithe prisnin qe drita e tij te fikej. Por, kishte edhe nga ata komuniste romantik midis udheheqjes, te magjepsur nga trillet e fuqise dhe ende naiv ne lidhje me mekanizmat e pushtetit, qe akoma shpresonin se mos Enver Hoxha ishte me i forte se vdekja, apo edhe nga ata qe prisnin ndonje fjale te fundit nga goja e tij, ndonje amanet, apo ndonje bekim. Dhe fjala e fundit erdhi. “M’u befshi kurban”!




    SY QE QESHIN NE ERRESIRE



    “Mariglen”!
    “Po”?
    “Hic”.
    Pastaj heshtja vazhdon sikur te mos ishte nderprere, ndersa erresira nderpritet vetem nga syte e trishte te Eres.
    “Era”!
    “Po”?
    “Po fle”?
    “Jo”.
    “Te behet sikur je duke rene nga ndonje lartesi kur sapo eshte duke te te zene gjumi? Sikur te behet nje boshllek ne stomak nga mungesa e gravitetit”?
    “Gjithmone. Po ty”?
    “Po. Me shtrengo fort. Me perqafo fort. Dua qe te bie brenda teje, te zhytem butesisht dhe me shpejtesi brenda trupit tend, brenda shpirtit tend”.
    Pastaj prape heshtje dhe syte e Eres qe qeshin ne erresire.
    “Mariglen”?
    “He”?
    “Jo, jo. Hic”.



    FORMA DESHIRORE



    Folja ne shqip, (per ata qe nuk dine shqip, te cilet, dosido, nuk kane per t’a marre vesh, sepse jam duke folur shqip. Vecse ne u perkthefsha), merr nje forme qe nuk e merr ne asnje gjuhe tjeter te botes e qe quhet pikerisht, Forma Deshirore. Ose pothuajse ne asnje gjuhe tjeter, sepse ne dialektin nganana te fisit me te njejtin emer, folja merr formen deshirore. Kete kuriozitet ne lidhje me dialektin nganana, ama, nuk jam i sigurt ne e kam lexuar diku, apo sapo e trillova. Po nejse, kjo nuk ja ul aspak vlerat Formes Deshirore.
    Forma Deshirore eshte violente, dhunuese, perdhunuese. “Te ****** robte”, do thosha sikur te vuaja nga sindroma tourete, sharje kjo, qe zakonisht ndiqet nga ndonje veprim me permasa kanunore. Ajo eshte hallke ne filozofine pagane, ndjekesit e se ciles e perdorin. Te dhjefsha filozofine!
    Forma Deshirore nuk ka te beje aspak me krenarine kombetare apo kulturore qe mund te ndjej une si shqiptar, nuk ka te beje as edhe me ate levizje te re qe deshiroj t’a quaj rilindja ilire, e qe nuk eshte gje tjeter vecse deshire e bazuar ne nje filozofi te fjetur, por qe askush nuk ka marre akoma guximin t’a zgjoje, nuk ka te beje as edhe me egon shqiptare, apo me skepticizmin tim ne lidhje me rilindjen ilire, (kjo e fundit e bazuar vetem ne prejardhje dhe zberthim fjalesh), aq me teper qe egoja shqiptare eshte me e vogla ne ballkan. Forma Deshirore nuk eshte propagande “antigreke”, “antiserbe”, apo “shqiperi e madhe”. Ajo nuk ka te beje as me vendosje kufinjsh, dhe as me cenim interesash. E megjithate, Forma Deshirore eshte territor, territor likuid, gjuhe, lepirjet e se ciles bertasin “Te hongsha gjoksin”. Ajo eshte zemra e gjuhes shqipe, eshte ritmi i saj, pulsi pagan i se ciles ndihet edhe sot, eshte deshire dhe adhurim i dionizmit, eshte fakt i instinktit te arsyes te nje gjuhe, eshte privilegj te cilin e gezojne shqiptaret, -megjithese kjo nuk do te thote se shqiptaret gezojne nje fjalor aq te fuqishem sa i anglishtes, aq arrogant sa i frengjishtes, apo aq magjik sa i spanjishtes- eshte dritare drejt ameshimit; brima e celsit te permjere.
    Forma Deshirore nuk eshte mallkimi qe i kemi bere vetes. Ajo eshte urimi. Ajo eshte fryma qe gurin e ben kal, dheun e ben shale, rrenjet e pemeve i ben fre dhe kostandinin e ngjall.
    Sa veshtire e kemi ne shqiptaret te themi falemnderit! E nese neser pasneser, akuzohem se me keto qe po them po ngre vlerat e shqipes, nuk dua te me thone falemnderit. Mjafton nje “Rrofsh”. Qofte Forma Deshirore bileta ime drejt perjetesise.
    Forma Deshirore eshte dimension, aq i shkeputur nga ky i yni, sa qe ekziston me vete ne nje gjendje gati narcisiste. Folja ne Formen Deshirore zgjedhohet ne te gjashta vetat, vetem ne kohen e tashme. E megjithate, perderisa urimi, mallkimi, bekimi, apo veprimi i deshiruar, i perkasin se ardhmes, atehere Forma Deshirore nuk eshte gje tjeter vecse nje hibrid kohesh, bile amfib qe ekziston ne te dyja kohet. Nje gaforre, qe qelloi te ishte edhe poete, krijoi poezine e meposhteme, qe edhe pse bie ne dialektizmat e te qenit gaforre, e shpreh qarte Formen Deshirore:

    Forma Deshirore e Gaforres bashkekohore

    E ardhmja e te shkuares, edhe eshte sot,
    E shkuara e te ardhmes, edhe ishte dje.
    Ama,
    E shkuara qofte gjithmone anash,
    E ardhmja qofte gjithmone nga ana tjeter.

    I zoti i shpates, qofte rob i shpates. Sikur te isha rob i penelit dhe i ngjyrave e jo rob i fjales dhe i gjuhes, sic jam, Forma Deshirore nuk do ishte gje tjeter vecse ngjyra e kuqe, aq e perhapur ne relievin e zhveshur te qafes se bretkoses, sidomos kur gjate periudhes se shirave, duket sikur rreke gulcuese gjaku jane duke mbeshtjelle malin. Ardhte dita e qofsha gjalle, vetem qe t’i shoh tek perpiqen te perkthejne ngjyren e kuqe. Ah, por Forma Deshirore nuk eshte dera e pasme neper shtepira publike, me falni, publikuese.
    Per ata qe nuk e kuptojne thjeshtesine e saj, ajo eshte paranoje. Inicialet e saj jane te njejta me inicialet e Fjodor Dostojevskit, qe me qe ra llafi, ia djegsha librat mbi varrin e doktorit tim pasi t’a kem vrare, bashke me ato te Kunderes.
    Dhe perfundimisht, vetem gjuhesisht, Forma Deshirore nuk ekziston. Vetem ne kete plan apo aspekt, ajo qe kam shpjeguar me lart quhet Menyra Deshirore. Po nejse, ky eshte detaj i parendesishem.



    PRILLI DHE SHIU I PERKASIN NJERI TJETRIT


    Mariglenin e zuri prilli ne shtepine e nene xhikes, e ai prill qelloi te ishte me shume shira. Disa fshatra ne rreze te malit u permbyten nga lluca e nga balta, pati rreshkitje dheu ne te gjithe komunen, demtimet ishin katastrofike si ne gje te gjalle ashtu edhe ne ndertesa, bile faqja lindore e kishes se braktisur kishte filluar te krisej qe nga themelet dhe pritej qe deri ne fund te shirave te shembej krejt. Shume veta thane se ashtu kishte qene qe me pare, e krisur qe kur kishte ardhur Era ne fshat, prandaj edhe prifterinjte e kishin lene, por te tjere i kundershtonin duke thene se e kishin pare me syte e tyre dhe se ne mars kishte qene ne rregull. Se ne nje fshat te vogel si ai ku kishte rene marigleni, nuk ndodhnin shume gjera te reja, e domosdo, njerezit fillonin e tregonin historite e vjetra, ato interesantet, me te fundit te se cilave ishin ajo e largimit te prifterinjve, dhe ajo e ardhjes se Eres. Shpesh here keto histori tregoheshin bashke e qe veshtire te merrje vesh a kishin apo jo lidhje me njera tjetren. I vetmi person qe e dinte se si qendronte puna, ishte nene xhikja, mirepo sa here qe hapej muhabeti, ajo vetem sa falenderonte zotin qe e kishte bekuar ne nje moshe kaq te vjeter me nje gjallese kaq te bukur sa Era.
    Marigleni nuk mund te rrinte thjesht si mik, pa bere asgje, sepse ishte e turpshme, e papranueshme dhe e ulet t’i shfrytezonte mikpritesit ne kete menyre. Sa here qe rrallohej sadopak shiu, ai hypte ne cati (edhe pse nene xhikes nuk i pelqente se me shume kishte rrezik te prishte ndonje gje se sa te ndreqte) dhe perpiqej te mbyllte ndonje vrime, qe shiu te mos hynte brenda. Ishte e rrezikshme te hypje ne cati, dhe pas nje fare kohe marigleni e kuptoi se kishte nje marramendje te cuditshme nga lartesite. Nuk kishte te bente aq me shqisen e te parit kjo lloj marramendje, se sa me nuhatjen. Sa do lart qe ishte catia, atij i dukej sikur nuhaste jo vetem token, por edhe krimbat e tokes qe ndodheshin dy gisht nen te. I dukej sikur i levrinin nder hunde, e sikur po te binte, do ta mbulonin te terin. Iu zhvillua kaq shume kjo hunde e mendjes, sa qe i dukej sikur mund te shikonte e te degjonte me te. Mirepo sa me shume qe i merreshin mendte kur hipte ne cati, sa me shume e imagjinonte renien, aq me shume donte te hypte dhe ne nje menyre perverse, gati ndjellese, -eksituese deri ne ngrefje-, aq me shume deshironte qe te binte. Tmerri qe iu zhvillua me vone nga lartesite e medha, nuk ishte gje tjeter vecse frika ndaj vdekjes dhe vete lartesite, materializimi i saj. Dhe cuditerisht kjo i ndodhi pikerisht ne ate moshe kur edhe hoqi dore nga besimi se edhe mund te ishte i pavdekshem. Gjithe kjo frike qe kishte kur hypte atje lart ishte gati paralizuese, e si per ironi, si per ti treguar se sa i ngathte ishte, sa here hypte ne cati, bashke me te hypte edhe Era.
    Ajo ishte e zhdervjellet si te ishte ndonje mace, e lehte si te ishte me krahe dhe e bukur si te ishte ndonje zane. Marigleni qendronte per pak caste ne maje te shkalles se mbeshtetur ne nje qoshe te catise, piketonte me sy se ku do ndreqte, e si shkonte atje ngadale dhe me kujdes, ulej e ngulej deri sa te mbaronte. Nderkohe Era vallezonte rreth tij sikur te mos ishte duke e prekur catine fare, hipte e zbriste, ulej pak caste prane tij, merzitej qe ky rralle here i kthente pergjigje, e fillonte e lodronte perseri rreth e rrotull tij. Jo vetem kur ishin ne cati, por edhe kur ishin brenda ne shtepi dhe kudo, marigleni i kishte pergjigjet e shkurtra, pa shume sqarime, si te ishte duke kursyer ndonje fjale, apo si te ishte duke i matur mire fjalet. Asaj nuk i pelqente kjo gje, i dukej sikur ai mendonte se ajo ishte e vogel, shume e vogel per t’i dhene kujdesin e duhur, por e kishte vene re se si ai perkushtohej me punet qe bente neper shtepi, dhe i vinte inat qe nuk i perkushtohej edhe asaj ne te njejten menyre. Ai rrinte i heshtur pothuajse gjithmone, nuk donte t’a tepronte me fjale ne nje shtepi te huaj, por me shume, kishte frike se mos duke folur do shfaqte dashurine qe ndjente ndaj Eres. Jo se nuk e donte, e donte dhe kishte nje deshire te cmendur qe nje dite tia thoshte e pastaj t’a prekte, t’i lemonte floket, t’i perkedhelte gjoksin e vogel, atje ku i kishte treguar zemren, por ajo ishte aq e brishte, ajo dukej aq e pafajshme ne brishtesine e saj, sa qe ai kishte frike se mos e ndotte, se mos e lendonte. Ndersa ajo vazhdonte e hareshme te vallezonte rreth tij. Ndonjehere merrte ndonje gazete dhe pasi mori vesh qe te dy kishin te njejten shenje ne horoskop, fillonte i lexonte horoskopin, edhe pse ai i kishte thene qe nuk besonte. E megjithate ai donte t’a kishte gjithmone prane, nuk i behej te rrinte kur ajo largohej per te lozur me veten e vete. Boshlleku qe ajo linte ishte i padurueshem.
    Edhe nene xhikja ishte e dashur me mariglenin. Ne ate menyren e e vet, te ndryshme nga ajo e eres, edhe ajo e donte. Dhimbshuria qe kishte per te, nga qe i kishte thene qe i kishte lene prinderit per te dale ne kurbet, ishte e pamase. Pothuajse perdite mariglenit i dukej se e kishte tepruar me prezencen e tij, se tashme ishte bere mik i padeshiruar. Cdo nate binte ne shtrat me mendimin se kjo ishte dita e fundit qe kishte qendruar aty, duke u lutur qe te nesermen te mos binte shi, ose me mendimin se, “fundja edhe ne shi do nisem”, dhe cdo mengjes nene xhikja nuk e lejonte. “ku do vec ne kete kohe mor te marrte e mira” i thoshte duke e kapur per krahu, “mos ik edhe sot, se do me lec ne merak”. Sa i behej qejfi Eres kur mariglenit i prishej mendja nga fjalet e nene xhikes.
    Jo vetem qe nuk ishte mik i padeshiruar marigleni nen catine e nene xhikes, por prania e tij i bente edhe me te durueshme vizitat e rregullta qe kishte ndermarre regjistrari i komunes. Mjeshtria e perpilimit dhe e formulimit te listave, kenaqesia estetike e formes se tyre te perfunduar, ajo dhimbje burgosese, sikur te ishte duke vuajtur nga kapsillku kur i ngelte dikush pa futur ne liste, si dhe lezeti qe ndjente kur me nostalgji kujtonte dhimbje te tilla qe i kishin ndodhur ne nje te shkuar te larget, nuk ishin gje tjeter vecse shenja te nje durimi te palodhshem e te nje vullneti aq perpetual sa nuk mund te ishte gje tjeter vecse vullneti i zotit, bile me shume se aq: vullneti i popullit. Ishte e kote te kundershtoje kete vullnet, ishte cmenduri. Sa here qe ndeshej me ndonje budallallek te tille, regjistrarit i vinte ne mendje imzhi i nje njeriu qe eshte duke vrapuar ne nje hekurudhe ne drejtim te nje treni qe eshte duke ecur me shpejtesi, me qellim qe t’a nxjerri trenin nga shinat. As marigleni dhe asnjeri nuk mund t’i bente balle ketij vullneti.
    Arsyeja pse regjistari ishte aq kembengules per futjen ne liste te mariglenit, ishte pikerisht emri i tij, qe eshte emer hibrid, i prejardhur nga bashkimi i tre emrave -Marks, Engels, Lenin- qe nga shpejtesia e te folurit, apo nga degradimi i gjeneratave, ishte shnderruar nga Marenglen, ne Mariglen. Mary Glen quhej ish bosja ime irlandeze; ***** e kuqe. Regjistrari, pervec pasionit qe kishte per te hedhur emra neper lista, donte t’ia korrigjonte emrin njehere e pergjithmone, t’a zhdukte nga faqja e dheut kete degjenerim.
    Avash avash, dukej se po ia mbushte mendjen te regjistrohej. Ne fund te fundit, edhe nje pike uji, po te bjeri vazhdimisht ne te njejtin vend, per nje kohe te gjate, do e bej nje brime. Ose te pakten ashtu i dukej regjistrarit, sikur mariglenit po i kthehej mendja, por marigleni kishte nje dhunti qe ishte per t’u admiruar.
    Sa do hipokrite mund te ngjaje, marigleni dinte t’i riprodhonte fjalet qe i thoshin, ne te atille menyre sa qe kujtdo i dukej sikur kishte arritur njefare kontakti me te. Pamvaresisht nga bindjet qe mund te kishte, marigleni te bindte se ti ishe duke e bindur per ceshtjen ne fjale. Ashtu sic dinte t’i maste fjalet mes njerezve qe donte, ashtu dinte t’i sperdridhte mes atyre qe nuk i donte. Te jepte pikerisht ate pergjigje qe doje te degjoje apo qe prisje te degjoje, dhe atehere kur e ndjente se po afronte pika qe duhet te bente ate cka i kerkoje, ate per te cilen po e bindje, atehere kur fjalet duhet te beheshin gati te barazvlefshme me veprimet, zhdukej pa lene gjurme. Bota nuk ka te sosur me qafa bretkosash, apo cfaredolloj amfibesh te tjere. Vetem breshka plake dhe Era munden t’a ndjenin te plote kenaqesine e fjaleve te tij, jo regjistrari. Shkurt, ashtu si e perdridhte Era trupin, ashtu i perdridhte marigleni fjalet.
    E keqja e kesaj ishte se regjistrari nuk largohej, pasi mendonte se edhe pak dhe do t’a fuste ne thes, do t’a fuste ne liste. Ai donte te regjistronte mariglenin, donte qe marigleni te firmoste, te ishte nje tjeter emer ne listen e tij, e megjithate, nuk ishte vetem kjo arsyeja pse vinte regjistrari. Ai qe kishte bere gjithe jeten martesa, i kishte shkuar ne mendje te martohej edhe vete, e sikur te martohej me eren, te cilen do e rriste me shuka gjeli deri sa te formohej plotesisht si femer, atehere do te mund te kishte nje pelqeri te kendeshme. I ishte mbushur mendja qe duke mposhtur mariglenin ne sy te breshkes, ajo do e vleresonte ashtu si duhet kerkesen e tij.
    Nene xhikja as qe e honepste dot, le me te konsideronte qe t’i jepte Eren per grua.
    Ashtu si marigleni, por me te regjur nga kofortesia e me shume se nje shekulli, edhe plaka kishte nje menyre te veten, sa te bukur dhe te vecante, aq edhe te thjeshte dhe te zakonshme per te shprehur antipatine qe kishte per regjistrarin.
    E bukura qendron gjithmone siper nesh, na duhen krahe per t’a arritur, na duhet te mposhtim gravitetin, na duhet nje deshire aq e madhe, sa qe qellimi pse u beme me krahe harrohet, dhe vete perpjekja per te arritur te bukuren, vete fluturimi, vete deshira eshte e bukur. Po aq e bukur eshte edhe deshira e nevojitur per te mbajtur te shemtuaren larg. Dhe kjo menyre shprehjeje qe mbante regjistrarin larg e qe e zoteronte nene xhikja, quhet Forma Deshirore.
    Regjistrari ishte i shemtuar. Jo fizikisht, -sepse sa do surrat apo trup te shemtuar te kete nje njeri, pas nje familjarizimi me te dhe me deformimet e tij, kjo shemti nuk do vihej me re- por menderisht. Edhe pse kishte nje djallezi eksituese ne procesin e tij te mendimit, bindjet e tij ishin bindje delesh. E si cdo dele, edhe ai perkedhelej edhe athere kur nuk ishin duke e perkedhelur. Ekzistenca e tij ishte mediokre, qenia e tij, patetike; shemtia e tij qendronte ne faktin se ai ishte shume i zakonshem, shume i panevojitshem. Eshte ndryshe shemtia e eger, brutale, terrorizuese, shemtia artistike, sepse kjo lloj shemtie eshte sublime, eshte aq e shemtuar sa qe eshte estetike, e bukur.
    E bukura eshte deshire; deshire per te arritur te bukuren, qe kur t’a kemi arritur, te behemi njesh me kaosin, tmerrit te se cilit e bukura i perket, njesh me pafundesine, njesh me perjetesine, njesh me harmonine e pavdekesise. E shemtuara eshte apati. Edhe pse regjistrari donte te martohej me eren, ai nuk e deshironte ate. Ideja e tij e se bukures ishte nje pleqeri e qete nen kujdesin e nje vajze te re, qe per mungese te ardhurash per t’a mbajtur si infermiere me pagese, do e martonte.
    Forma Deshirore eshte menyra me e thjeshte per te shprehur urrejtjen apo dashurine. “Rrofsh, o bir” i thoshte nene xhikja mariglenit, kur ky mbaronte ndonje pune te vogel neper shtepi. “Te vrafte zoti”, i thoshte regjistrarit e ia thoshte me gjithe shpirt. Ndersa atij, i dukej sikur e perkedhelte.



    QEROSI



    Me kujtohet nga libri i leximit ne tete-vjecare, (isha duke jetuar me mariglenin dhe me Eren atehere) nje perralle me qerosin. Nuk kishte asgje te vecante ne kete perralle, ishte e thjeshte si gjithe perrallat me qerosin, vellain e trete dhe budalla, qe perfundimisht i bente per budallenj vellezerit e medhenj pasi kishte nxjerre veten, ata dhe prinderit nga cfaredo situate te veshtire qe kishin rene. Megjithate, nuk kam per t’a harruar kurre fjaline e pare te kesaj perralle, fjali e cila e vendos ne nje vend me vete, disi me lart se perrallat e tjera te te njejtit lloji. “Kur me lindi babai, po kullosja patat”.
    Te me falni fetishin tim me te bukuren, (per fat te keq, edhe duhet t’a duroni), por thjeshtesia eshte e bukur. Gjenialiteti i popullit qendron tek thjeshtesia. Duhet qe gojedhena te jete e thjeshte, ne menyre qe te trashegohet brez pas brezi, ndryshe harrohet. Eshte e habitshme se sa e thjeshte eshte kjo fjali hapese e kesaj perralle! E qeshura qe shkakton eshte ne formen habitore.
    Si ka mundesi qe nderkohe qe babai i tij te jete duke dale ne jete per here te pare, qerosi na qenka me patat!? Kjo eshte aq pa kuptim sa qe nuk mund te jete gje tjeter pervecse gafe! Dhe eshte pikerisht kjo gafe, -pakujdesia e qerosit ne tregimin e perralles-, qe e ben treguesin qesharak. Natyrisht qe kjo behet me qellim. Budallalleku i tij vihet ne pah qe ne fjaline e pare; mencuria e tij ne zhvillimin e metejshem te perralles shkelqen me e thjeshte, me popullore.
    Mirepo ka edhe nje shpjegim tjeter. Imagjinoni dy barinj patash, te dy ne te njezetat, te dy te qethur tulle qe te mbulojne renien e parakohshme te flokeve, te dy te merzitur nga koha e tepert qe vjen me profesionin e kullosjeve te patave, te dy te ulur kembekryq perballe njeri tjetrit, secili duke u perpjekur te shpiki nje perralle me te bukur se tjetri, e gjitha kjo, per te vrare, jo gje tjeter, por kohen. Dhe njeri prej tyre, qe perralla t’i perqaset sa me shume realitetit ne te cilin ndodhen, e fillon perrallen me: “kur me lindi babai, po kullosja patat”. Forca krijuese e qerosit, (mos me keqkuptoni, kjo nuk eshte aspak inuendo e lidhur me organin mashkullor) eshte aq e fuqishme, sa qe i shkaterron te gjitha rregullat konvencionale te krijimit (ne se ka te tilla) dhe bashke me perrallen, ai krijon edhe babain e vet. Ne analogji, edhe adami, babai i gjithe njerezimit, po ne te njejten menyre eshte krijuar nga nje ose me shume barinj, me te vetmin ndryshim se, e lene pa emer dhe e pashpjeguar, kjo force krijuese shkakton te qeshura ne tregimin e qerosit, nderkohe qe ne filozofine cifute-kristiane-myslimane te krijimit te botes, quhet zot, dhe eshte nje.
    Te mbledhesh veglat, ujin, token dhe ajrin, e prej tyre te krijosh, apo qofte edhe te krijosh nga hici, do te thote qe per nje moment te ndihesh zot, zot i krijesave te tua, zot i universeve te tua, zot i brockullave te tua. Eshte nje ndjenje qe asnje artist nuk ka pasur guximin t’a mohoje, sepse t’a mohosh do te thote te genjesh veten e te perqafosh doktrina fetare te cilat nuk i beson; sepse t’a mohosh do te thote t’i japesh pushtet prifterinjve, hoxheve, rabinjve; sepse t’a mohosh do te thote t’a lejosh veten te behesh vegel e lufterave te shenjta. Une jam sa qeros edhe pagan, e kjo me lejon qe Marigleni dhe Era, te mos jene vetem prinderit e mi, por njekohesisht edhe krijesat e mia dhe mbi te gjitha, edhe zoterit e mi. Dhe duke thene kete, shpresoj qe te kem justifikuar, gjithashtu, edhe deshiren time per te folur per ta pa i terhequr vemendjen ndonje dishepulli te frojdit. Aahhhh! Fjalet e shumta jane fukarallek.




    MARIGLENI DHE ERA



    Natyrisht qe ata u qine. Ai ishte 23, ajo ishte 13, ishte mbasdite prilli, jashte binte shi, qielli ishte aq i nxire sa qe nuk kuptohej ne kishte perenduar akoma dielli apo jo, catia pikonte ne nje tenxhere te nxire ne nje qoshe te krevatit ne dhomen ku rrinte marigleni, dhe dallandyshja e pare e atij viti, sapo kishte ndaluar ne parmakun e jashtem te dritares, qe te mbrohej nga shiu.
    Deri pa ardhur marigleni ne shtepine e nene xhikes, era kishte qene narcisiste. Sic kam thene edhe me pare, ajo nuk mund tia tregonte nene xhikes figurat qe bente me trupin e saj, keshtu qe ishte e detyruar t’i bente perpara pasqyres, duke e adhuruar trupin e vet, imazhin dhe elasticitetin e te cilit aq sa i dashuronte, aq edhe i neveriteshin. Ajo nuk e kuptonte kete neveri qe ndjente per trupin e saj, nuk e donte, i dukej e tepert; si per t’a shkundur, ajo u shnderrua nga narcisiste, ne ekzebizioniste; admiruesi i vetem ishte marigleni.
    Ai mrekullohej me zhdervjelltesine e saj, dhe po ne te njejten menyre si ajo vete, tmerrohej nga figurat e ndryshme. Pas asaj mbasditeje te pare, kur era i kishte treguar zemren, lakuriq, te dy kishin pasur turp qe t’ia njihnin edhe me lakuriqesine njeri tjetrit. Era vazhdonte t’i bente figurat e saja, por tashme e veshur. Sa here qe ajo hynte nga brima e murit ne dhomen e mariglenit, ai bente sikur nuk donte qe ajo te ishte aty, e urdheronte qe te dilte nga dhoma.
    Heren e pare, kur ai i foli ashper dhe i tha te mos hynte me kurre ne dhomen e tij, ajo mbushi syte me lot, dhe doli andej nga kishte hyre. Mirepo me vone, e kuptoi qe ai e deshironte, dhe me nje vullnet sadisti, vendosi qe t’a torturonte me narcisizmin e saj. Derisa nje dite, perballe tekave dhe lodrave te saj, me gjithe deshiren mashkullore qe po i shperthente pantallonat, ai e mbertheu nimfen e tij, e pushtoi loliten e tij per beli, e ngriti peshe, dhe e hodhi ne krevat. Ajo u tremb, por fuqia e tij e beri te ndjehej si ndjehet cdo femer ne duart e nje mashkulli te fuqishem. Nuk bertiti, por priti se cdo te sillte momenti i ardhshem. Ai iu afrua ngadale, u perkul mbi te dhe filloi t’a zhvishte.
    Per here te pare ne jeten e saj, ajo ndjeu se nuk e kishte me trupin ne kontroll, se sa do figura te bukura dhe te veshtira te ishte ne gjendje te bente, me nje te prekur, ai kishte fuqine t’ia merrte kontrollin. Kjo impotence qe ndjente mbi trupin e saj, ky paralizim, e eksitonte me shume se cdo gje. Pasi e zhveshi te teren, ai u zhvesh edhe vete, i puthi syte, buzen, thithkat, dhe “edhe njemije duar te kisha, e te te prekja me te tera”, i peshperiti duke e perqafuar, “do i uroja vetes edhe njemije te tjera, se nuk do me dilnin”. Era nuk e kuptoi se cdonte te thoshte, por i pelqeu imazhi qe iu krijua; dymije duar qe e prekin, dymije duar qe e deshirojne, dymije duar qe e ledhatojne, dymije duar, ne te cilat do ishte lumtur te humbte kontrollin.
    Qe nga ajo mbasdite, era nuk flinte me ne dhomen e saj, por ne krahet e mariglenit.



    VERTIGO DHE KLAUSTROFOBI



    Ne, njerezit, me idealet tona, me shpirtin tone, me deshirat tona, me endrrat tona, me fantazite tona, jemi te ndeshkuar qe ne kete jete, ne kete bote, te jemi te burgosur. Qe nga momenti qe lindim e deri sa te vdesim jemi te denuar te jetojme brenda nje trupi te perbere prej mishi, gjaku, kockash e nervash. Me ane te endrrave, imagjinates, apo ndonje ndjenje platonike (apo platoniane), i njohim te dyja gjendjet, te dyja realitetet. Pa mundur te clirohemi nga trupi, ndjejme turp, dhe trupin e mbulojme me rroba; ngreme shtepia, qe te ruajme trupin; ngreme qytete, qe te ruajme shtepiat; ngreme shtete, qe te ruajme qytetet; shtetet krijojne koalicione qe te ruajne njeri tjetrin; ngreme fe, qe te ruajme koalicionet; kuti jashte kutie, ne fuqi infinit. Me pak fjale, kjo eshte historia e civilizimit. Te kuptosh burgun ne te cilin ndodhemi, te njohesh te dyja realitetet, eshte njekohesisht edhe vertigjenoze, edhe klaustrofobike.
    Te tilla mendime bluante ne koke marigleni, nje mbasdite tek po rregullonte disa tjegulla mbi cati. Brenda ne shtepi ishte klaustrofobik, lart ne cati kishte frike nga lartesia, rruga e vetme qe shihte, ishte te vazhdonte udhetimin, edhe pse ne shi, edhe pse po linte eren mbrapa.
    Ate nate, me eren ne krahe, pa nje enderr. Enderra qe po shikonte duhet te ishte vazhdim i ndonje enderre tjeter qe nuk po e mbante mend, pasi iu be sikur ndjeu nje ndjenje clirimi kur vuri re qe po ndiqte cimin neper ca rruge dredha dredha, sikur te ishin tynelet e ndonje labirinti. Nuk mund t’ia shikonte fytyren cimit, por e dinte qe atij i kishte ngelur hatri per dicka, keshtu qe po perpiqej qe t’a bente per te qeshur me lloj lloj marifetesh. Edhe pse ne enderr, e kuptoi qe ishte ne enderr, dhe nje marifet qe kishte mesuar neper endrra, ishte te fluturonte. U ngrit ne fluturim, duke i thirrur cimit qe te kthente koken e t’a shikonte, por cimi dukej sikur as qe ia fershellente. “ohu” i thoshte, “ti vetem per karagjozlleqe e ke mendjen”. Nuk e kuptonte se c’kishte cimi me te, apo pse mendonte se ishte duke bere karagjozlleqe. Ai vazhdoi t’a ndjeke, deri sa arriten ne nje shtepi te madhe, dhe aty cimi u zhduk, si te ishte paketuar brenda nje kutie purosh havaneze. Kjo i krijoi nje ndjenje clirimi.
    Ne nje nga dhomat e shtepise, e priste era. Dhoma ishte e madhe, me nje krevat aq te madh ne mes te saj, sa mund te ishte ndonje krevat mbreti, apo ndonje krevat diktatori. Dhoma ishte e tyrja; paguanin qera per te, por nuk i jepnin njeriu llogari se kur vinin, apo kur iknin. Era kishte veshur nje fustan te bardhe, qe i varej neper dysheme. Me sa duket kishin bere plan per te dale gjekundi, e ajo ishte bere gati, ndersa ai jo. Beri nje dush dhe u nderrua. Kur doli nga banja, ne dhome ishte edhe nje shoqe e eres, te cilen marigleni e dinte qe e kishte takuar me pare, por nuk po i kujtohej as si emer, dhe as si fytyre. Qe te mos i ngelte hatri njeriu, nuk e dha veten, por hyri ne bisedimin e atyre te dyjave.
    “E pe sa bukur iu shmang cimit”, po i thoshte femra e panjohur eres.
    “Ishalla na tregon se si fluturohet”, ia ktheu era me te njejtin entuziazem.
    “Gati”? pyeti marigleni gjithe pompozitet. Ato tunden koken.
    Sa me shume qe i afroheshin deres se dhomes qe te dilnin, aq me e madhe behej dhoma. Ecja drejt daljes filloi te behej e veshtire, gati torturuese. Dhoma edhe pse jashtezakonisht e madhe, dukej sikur po i mbeshtillej ne gryke e po e mbyste. Era me shoqen e saj kishin arritur tek dera dhe po i benin shenje te afrohej, mirepo sa me shume qe ecte ai, aq me shume largoheshin ato. Me ne fund e kuptoi qe kjo nuk ishte vecse enderr, vazhdimi i endrres me cimin, vazhdimi i endrres qe nuk mbante mend. Me kete njohuri, vendosi qe t’a fuste shtepine ne nje kuti purosh havaneze, dhe kjo i krijoi nje ndjenje clirimi.
    Mirepo endrra me sa duket, po vazhdonte ne nje seri tjeter. Ai dhe era ishin ulur ne sediljet e nje treni qe ecte me zhurme neper ca tynele te nendheshme; perballe tyre ishte ulur shoqja e eres. Topiku i bashkebisedimit vazhdonte te ishte menyra e bukur se si i ishte shmangur cimit. Modestia eshte nje nga menyrat me te thjeshta te flirtimit. Duke ditur qe nuk ishte vecse enderr, marigleni jo vetem qe po tregohej modest perpara shoqes se eres, por edhe po i shkelte syrin, po i shikonte gjoksin e beshem dhe kofshat e buta, po i nxirrte gjuhen duke lepire buzet; me nje fjale, po perpiqej te leshonte nje afsh ndjelles, qe te mos kishte asnje femer qe t’a rezistonte. Era, e ulur perbri tij, nuk po e kuptonte qe ai po flirtonte me shoqen e saj dhe kjo i krijoi nje ndjenje turpi. Turp, turp dhe neveri nga vetja. Cpo bente ashtu. Ndjeu se po mbytej. Kjo nuk ishte aspak enderr e kendeshme. Kjo ishte nje enderr e tmerrshme, e megjithate, c’mund te bente me shume se sa t’i fuste ato te dyja me gjithe tren brenda ne nje kuti purosh havaneze? As kutia e purove havaneze nuk mund t’i jepte ate ndjenje clirimi qe do i jepte zgjimi. Ah sikur te zgjohej.
    “kujdes, kujdes, se po del”, buciti nje ze i shqetesuar nga spikeri i vagonit ne te cilin ndodheshin. Po kjo qenka e kote, mendoi marigleni duke futur trenin ne nje kuti purosh havaneze, me paskan burgosur ne nje enderr pambarim. Imazhin tjeter nuk e vuri re mire sepse e futi menjehere ne kuti; edhe tjetrin, edhe tjetrin, dhe pas cdo imazhi, pas cdo kutie, nje ndjenje ankthi sikur po binte nga ndonje lartesi sa vinte e shtohej dhe ekoja e spikerit “kujdes, kujdes, se po del” sa vinte e behej me e fuqishme.
    Ne fillim pa duart e veta, duke u perpelitur perpara syve te tij, sikur te ishin duke hapur nje qese te padukshme qe e kishte mbeshtjelle dhe po i merrte frymen. Pastaj, kur u mbush me fryme dhe vuri re konturet e dhomes dhe ndjeu jorganin me te cilin ishte mbuluar deri ne gryke dhe ndjeu eren qe ishte shtrire perbri tij, e kuptoi qe edhe duart nuk ishte duke i perpelitur. Ato kishin qene imazhi i fundit i endrres. “kujdes, kujdes, se po...”.
    Ne ate moment, marigleni e kuptoi qe nga oqeani i shpirtit te tij ishte shkeputur nje dallge; ishte shkeputur nje pike dhe ishte derdhur ne nje embrion si gjak i mpiksur brenda barkut te eres. Ne kete gjendje klaustrofobie dhe vertigoje, filloi ekzistenca ime.
    Ne ate moment, ne nje dimension tjeter, (apo ne nje kuti tjeter), i sapo zgjuar nga e njejta enderr, (vetem se ne vend te cimit ishte gjergji, dhe ne vend te eres, autara), une, pasi e kuptova qe nga oqeani i shpirtit tim ishte shkeputur nje dallge; ishte shkeputur nje pike dhe ishte derdhur ne ato germa e ato fjale qe perbejne ekzistencen e mariglenit; mbylla syte dhe mendova “Qofte e bere”. Ne kete gjendje klaustrofobie dhe vertigoje, marigleni u be me shpirt.
    Ne fuqi infinit.
    Te nesermen ne mengjes mariglenit i kujtohej endrra, por e harroi qe e kishte ndjere prezencen time, krijimin tim, dhe klaustrofobine qe kishte ndjere e lidhi me gjendjen ne te cilen ndodhej, me klaustrofobine qe i shkaktonte prilli, shiu, shtepia e nene xhikes, qafa e bretkoses, regjistrari i komunes, dhe si mbushi canten me konserva, buke, djathe e qepe, (do kishte marre edhe furce dhembesh, por nuk donte t’i zinte vendin konservave), vazhdoi udhetimin e tij ne mes te shiut dhe te eres, duke lene pas eren dhe lotet e saj te nxehte dhe jeten qe kishte ne bark.


    vazhdon
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o kulla , e kam lexuar kete prozen tende tipke , te bukur , tipike te thelle , e tipike te ngarkuar , dhe kam pritur te lexoj ndonje lexues tjeter te saj.
    Nuk cuditem qe edhe ata pak lexues qe e kane perciell , nuk kane mundur , ose me sakte nuk kane ditur te thone asgje , nese kane ditur ta lexojne.
    Me ke befasuar mrekullisht shume..... Nderkohe qe po pres vazhdimin , disa sugjerime do ti nis ne mp, dhe do te ta kerkoj per botim.
    macia shume e interesuar , per ate c'ka shkruan TI!

Tema të Ngjashme

  1. Shefki Hysa
    Nga EDLIN në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-12-2012, 17:23
  2. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Për vete, ata të dy e të tjerë, Koco Kosta.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2005, 16:48
  4. Arbëria matanë detit na kujton...
    Nga Ermal Dardania në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 23:58
  5. Do ta pershendetni skafistin qe ju hodhi matane detit apo...hajde pra
    Nga Alex vlonjati në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •