Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Sëmundja e quajtur frikë

    Sëmundja e quajtur frikë



    Ekzistojnë shumë lloj frike që janë ekstreme dhe që madje mund të quhen sëmundje. Këtu nuk po flasim për frikën ndaj Allahut por, reth frikës si ndjenjë dhe emocion, kur ajo bëhet e pakontrollueshme. Në këtë artikull do të përqëndrohemi ne dy lloj frikash nevrotike; ndrojtja dhe ankthi. (Frika negative, nga gjërat dhe në situata ku s’duhet. sh.p.)


    Ndrojtja


    Ndrojtja është rezultat i mungesës së besimit në vetvete. Ajo shfaqet si ndjenjë konfuzioni dhe gjendje nervoze kur dikush përballet me njerëz të ngritur ose jo të familjes. Kur një person vuan nga kjo ndjenjë, atij i mbahet goja dhe gjuha i lidhet. Kur dëshiron të thotë diçka, ai thotë gjëra të tjera që si ka për qëllim.

    Dhehebiu, në veprën e tij madhështore të titulluar Sijer Ealami en-Nubela (Biografitë e personaliteteve fisnike), përmend historinë e famshme të një personi që u takua me një kryeminstër. Një ditë Ibën Xhasasi shkoi te vizitonte kryeminstrin Ibën Furat, me vete kishte marrë një sasi kamfuri. (Lëndë kimike që nxirret nga një lloj druri si dafinë, përdoret kryesisht në mjekësi si nxitës i sistemit nervor. sh.p.)

    Në momentin që iu afrua kryeminstrit i erdhi për të pështyrë, dhe mendoi që ti jap atij kamfurin e pastaj të pështyjë në lumin Tigër. Por, kur u ndodh përballë i pështyu atij në fytyrë ndërsa kamfurin e hodhi në lumë. Kryeministri mbeti i befasuar ndërsa Ibën Xhasasi shumë i frikësuar dhe i hutuar tha pa dashje: “Betohem për Allahun e Madhëruar se gabova pa dashje. Unë pata për qëllim t’ju pështyj ju në fytyrë dhe të hedh kamfurin në lumë”. Kryeministri iu përgjigjë: “Po pikërisht këtë bëre, injorant!”. Për shkak të ndrojtjes Ibën Xhasasi u ngatërua si në veprimet ashtu dhe në fjalët e tij.

    Një situatë e tillë nuk ndodh shpesh ndoshta por, megjithatë ka shumë probleme të përgjithshme që mund ti ndodhin çdokujt për shkak të ndrojtjes. Ndrojtja mund të jetë shkak që një nxënës mos të marrë pjesë në mësim. Megjithëse e di përgjigjen e një pyetjeje bërë nga profesori, ai nuk mund të marrë guximin që ta thojë atë me zë të lartë. Kur ky nxënës ka problem me diçka dhe nuk e kupton, ai nuk arrin ta pyes mësuesin për shakak të ndrojtjes së madhe që ka.

    E njëjta gjë e pengon një person që të flasë në xhami, të japë mësime ose të drejtoi namazin. Ai shqetësohet jashtë mase se po të bëjë një gjë të tillë do të bëjë ndonjë gabim. Kur provon të kryejë diçka dhe bënë gabimin më të vogël përpara njerzve, ky gabim e vret atë tërësisht. Ai kurrë nuk e harron atë dhe sa herë që duhet të përballet në publik ai gabim i shfaqet para syve, kështu ky gabim i vogël i varros atij ëndrat dhe talentin e tij.

    Ndrojtja bëhet shkak që një person të mos i këshillojë dot të tjerët ose ti udhëzojë ata. Një person i ndrojtur mund të shoh dikë duke bërë një gabim përpara syve të tij, por ai nuk ka kurajon që ti flasë, megjithëse mund ti ketë të gjitha argumentet e nevojshme për të vërtetuar se vepra që ai po kryen është gabim. Ai nuk mund të bëjë dobi me dijen që ka. Mungesa e besimit në vetvete e bënë atë shumë të ndrojtur saqë s’mund të këshillojë edhe dikë që e ka në moshën e tij ose ate që është më i vogël.

    Ndrojtja nuk e lejon një person që të bëjë pazar kur duhet të blejë ose të shesë, kështu ai s’mund të arrijë një çmim me leverdi.

    Ndrojtja e bën të pamundur që një prind të refuzojë ndonjë kërkesë të fëmijëve të tij, edhe nëse ata kërkojnë diçka që ai e di se nuk është e mirë ose është jo islame. Kështu ai ua jep atë, thjesht sepse s’mund të thojë dot “jo”.

    Njerzit mund të përfitojnë nga një person i ndrojtur dhe ta përdorin atë. Mund të flasin dhe të veprojnë kundrejt tij çfarë të duan përderisa ai nuk merr guximin të kundërshtojë dhe të vetmbrohet.

    Një person i ndrojtur ndjen se e gjithë vëmendja është përqëndruar tek ai dhe se çdokush po e shikon atë. Kur dikush i buzëqesh ai mendon se po qesh me të. Kur shikon dy persona duke folur, mendon se ai është në qëndër të bisedës së tyre. Ai është tepër i ndjeshëm dhe e ka të pamundur që të kryejë diçka të vështirë apo serioze.

    Këto janë vetëm disa shembuj të problemeve që shkakton ndrojtja. Fatmirësisht gjenden mënyra me anë të të cilave ndrojtja mund të kapërcehet;


    1. Praktikimi


    Nëse një person e vendos veten vazhdimisht në situata të ndryshme, ai mund ta kalojë frikën që ka të bëjë me to. P.sh. nëse i frikësohet fjalimit në publik ai mund të mësohet duke mbajtur një fjalë të shkurtër në shtëpi. Shumë shpejt ai do të mund të mbajë një ligjëratë të shkurtër në rethin e shokëve të shkollës, më pas mund të jap mësime në xhaminë e lagjes. Kështu ai do ta humb turpin e të folurit në publik.

    Nëse do të pyesni prezantuesit ose oratorët më të famshëm në botë, njerëz që të tjerët dynden për ti dëgjuar kur flasin, se si kanë filluar, do shikoni se në më të shumtën e rasteve fillimisht ata kanë pasur shumë turp të flasin. Megjithatë ata nuk kanë lejuar që kjo gjendje frike ti ndalojë, por kanë gjetur forcën që të flasin herën e parë dhe të dytë. Nuk kanë lejuar që gabimet e tyre të vogla të pengojnë talentin e tyre. Madje disa prej tyre, më vonë kanë folur rreth frikës që kanë pasur, kështu që kjo të jetë një shembull pozitiv për të tjerët.


    2. Veprimi në mënyrë graduale


    Njeriu duhet ti marrë gjërat gradualisht. Kur dikush duhet të flasë në publik p.sh., si fillim ai mund të lexojë nga një libër. Shumë njerëzve leximi nga libri ua ka larguar komplet frikën.

    Hapi tjetër është që të përgatisë vet një ligjëratë dhe ta shkruajë atë komplet. Leximi i një materiali të përgatitur vet është një hap përpara nga leximi i fjalëve të dikujt nga një libër.

    Së shpejti këtij personi do ti duhet vetëm të hedhë në një letër idetë kryesore në disa pika me detaje të vogla. Kjo do të jetë e mjaftueshme që ai të dalë përpara të tjerëve dhe të mbajë një fjalim.

    Përfundimisht, ai do të mund të qëndrojë përpara publikut dhe të mbajë një ligjëratë të tërë përmendësh, duke ju referuar vetëm memories së tij.

    Në të njëjtën mënyre, gradualisht, një person mund të risë seriozitetin e temës që trajton dhe numrin e audiencës.


    3. Mësimi nga të tjerët dhe nga gabimet e tyre


    Shikimi tek të tjerët mund ti tregojë njeriut si të veprojë ai vet. P.sh. një student vështron shokun e tij duke mbajtur një temë para klasës, shoku i tij bën një gabim dhe të gjithë qeshin me të. Po edhe ai vet qeshë me të tjerët, pastaj ulet në bankë sikur të mos kishte ndodhur gjë. Të nesërmen ai është plotësisht i gatshëm të flasë përsëri.

    Studenti që e vështron këtë sjellje mund të pyes veten: Pse të mos bëj dhe unë si ai?

    Duke parë të tjerët dhe gabimet e tyre, njeriu mund të fitojë vetbesimin që i duhet për të kaluar vështirësitë.


    4. Lënia e disa gjërave në perspektivë


    Një person i ndrojtur mendon se të tjerët e shohin atë në një mënyrë të veçantë, kjo mund të jetë dhe shkaku i ndrojtjes së tij. Nëse ai ndërgjegjësohet se njerzit s’janë aspak të përqëndruar tek ai, kjo do t’ia lehtësojë atij gjërat. Kur ai bënë ndonjë gabim, të tjerët pa dyshim, do të flasin reth tij, megjithatë po aq shpejt ata do ta harrojnë gabimin e tij, kështu çështja do të mbyllet përgjithmonë dhe askush s’do të flasë më për të. Brenda një jave ai mund të ngrihet e të flasë përsëri pa problem.

    Në shumë raste ndodh që ligjëruesi mund të bëjë lapsuse të vogla gjatë fjalimit ose të ngatërohet pak, por ato kalojnë pa u vënë re nga audienca, dhe ky mund të jetë një rast ku shumë prej tyre mendojnë se fjalimi është mbajtur në mënyrë perfekte. Kjo është diçka mëse e vërtetë nga ajo që e ka treguar eksperienca.

    Njerzit në audience nuk arrijnë të deportojnë në mendimet dhe ndjenjat e brendëshme të folësit. Jo çdo here ata mund të kuptojnë nervozizmin e tij. Megjithatë, nëse folësi e ndjen se audienca e ka kuptuar që ai është nervoz, kjo e nervozon dhe më shumë dhe si rezultat bëhet folës më i dobët.


    Ankthi


    Ankthi është një sëmundje që shfaqet kur frika dhe shqetësimi i dikujt shndërohet dhe bëhet tepër i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat i frikës dhe parashikimit se diçka e keqe do të ndodhë. Ai paraqitet në shumë mënyra;


    A. Ankthi prej vdekjes


    Frika prej vdekjes, në vetvete nuk është sëmundje, bile nëse ajo e shtyn dikë që të shtojë veprat e mira dhe të nxitojë në punët e vlefshme, atëherë ajo mund të jetë diçka vërtet e lavdëruar. Megjithatë nëse frika prej vdekjes e pushton një person gjatë gjithë kohës, kur është duke ngrëne ose duke pirë, kur punon, kur shkon për të fjetur etj. atëherë ajo kthehet në sëmundje.

    Ne duhet të kemi parasysh se frika prej vdekjes, marrë veçantë, nuk është diçka e lavdëruar.

    Ibën Kajjimi e përmend këtë pikë në librin e tij, Zadul Mead (Përgatitja për Rikthimin):

    I Dërguari i Allahut, paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, në predikimet e tij, nuk përqendrohej në faktin se vdekja është e pashmangëshme, as në argumentet që kanë të bëjnë me të. Ai nuk nuk ndalej shumë mbi jetën e trupit në varr, as në tema të ngjashme me të. Përkundrazi, ai përqëndrohej në çështje më të mëdha, si inkurajimi për të marrë dije të vlefshme, kryerja e veprave të mira, udhëzimi i njerzve dhe mësimi i fesë së vërtetë.

    Më pas Ibën Kajjimi e kthen vëmëndjen tek oratorët dhe predikuesit e kohëve të mëvonshme, të cilët mësojnë përmëndësh disa formula duke harruar kuptimin e vërtetë të tyre. Përmend se si shumë prej tyre fillojnë direkt të flasin për vdekjen dhe përqendrohen në çështje të tilla, si do hanë krimbat trupat tanë pasi të vdesim. Kjo krijon në zemrat e dëgjuesve një frikë të dëmshme, jo frikë pozitive që inkurajon virtytet e larta dhe i shtyn njerzit të bëjnë vepra të mira.

    Vdekja është diçka që besimtari disa here mezi e pret. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron ta takojë Allahun, Allahu dëshiron ta takojë atë, dhe kush urren ta takojë Allahun, Allahu urren ta takojë atë.”


    B. Ankthi prej sëmundjes


    Disa njerëz pikëllohen nga frika e madhe se mos sëmuren. Nëse ata kanë një dhimbje koke të lehtë frikësohen se mos është hemoragji në tru. Ata imagjinojnë se çdo dhimbje barku është një lloj dështimi. Vazhdimisht ata janë të shqetësuar se mos marrin ndonjë sëmundje serioze.

    Një frikë e tillë prej sëmundjes është vet sëmundje, dhe në të vërtet mund të jëtë shumë më serioze se sëmundjet që shkaktojnë dhimbje trupore.

    Ka pasur raste kur është menduar se dikush vdiq prej mortajës por, kur i kanë bërë autopsinë është bërë e qartë se trupi s’ka pasur asnjë lloj infeksioni. Ka qenë frika e fortë prej mortajës që ka shkaktuar tek ai simptoma të ngjashme me të sajat dhe përfundimisht vdekjen.


    C. Ankthi prej dështimit


    Shumë njerëz nuk janë në gjëndje të merren me studime, me tregëti ose biznes, ose të thërasin të tjerët në Islam për shkak të frikës nga dështimi.

    Një frikë e lehtë prej dështimit mund ta shtyjë dikë që të studjojë dhe ta programojë mirë punën e tij, kështu ai mund ti arrijë qëllimet me sukses. Ajo bën që një person të konsultohet kur është e nevojshme e mos të ngutet ku s’duhet.

    Mirëpo, kur kjo frikë rritet deri në atë shkallë sa që kalon në sëmundje, atëherë ajo bëhet pengesë dhe nuk e lë njeriun të eci përpara. Një frikë e tillë, pa dyshim, është sëmundje që duhet kuruar.


    D. Ankthi prej përgjegjësisë


    Ka njerëz që e urrejnë përgjegjësinë, të tillët e vonojnë martesën për shkak se nuk duan të kenë në përgjegjësi një familje. Ata nuk duan të kenë një punë të vazhdueshme, nuk pranojnë të merren me nxënës për të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi, kështu heqin dorë prej mësimdhënies. Të tillë nuk duan të mbajnë përgjegjësi për askënd.


    E. Ankthi i të menduarit vet


    Shumë njerëz kanë frikë të mendojnë vet rreth çështjeve që i rrethojnë. Ata kanë frikë ti zgjidhin vet problemet. Gjithmonë i shohin gjërat vetëm në sipërfaqe, pa ju futur ndonjë hulumtimi në thellësi. Nëse një person i tillë lexon një libër, ai kurrë nuk logjikon mbi të, nuk mendon mbi argumentet apo informacionet e paraqitura në të. Ky person nuk arrin të përcaktojë nëse përfundimet janë të sakta dhe nëse argumentet e dhëna kanë baza apo jo. Ai nuk preokupohet të zbulojë se deklarimet e bëra në të janë të vërteta apo thjesht spekulime, as nuk i kushton rëndësi faktit se autori e ka trajtuar temën në detaje të mjaftueshme apo jo. Ai kënaqet duke pranuar në mënyrë pasive atë që lexon.

    Personi i tillë pranon pa bërë kritikë ç’ka i thotë një njeri çfardo, një pjestar i familjes, një grup apo shkollë pa e gjykuar vet çështjen.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    120
    Kjo tem eshte hapur qe 6 vite, maendoj qe duhet te rikujtohet, pasi qe eshte shume e vlefshme
    Ndryshuar për herë të fundit nga .IQ : 27-03-2010 më 18:31

Tema të Ngjashme

  1. Diabeti, sëmundja e sheqerit
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 10-11-2023, 22:20
  2. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  3. Si e ka emrin ne shqip semundja e quajtur "Bubonic plague"?
    Nga thinking në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 08:25
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sëmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05
  5. Sulm i sëmundjes së rëndë të quajtur albanofobi!?
    Nga StormAngel në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •