Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Gustav Meyer

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Gustav Meyer

    Gjuha shqipe dhe “mėkati” i Gustav Meyer


    ARDIAN KLOSI

    Emra pėr rrugė e shkolla shqiptare

    Instituti i albanologjisė “Gustav Meyer”


    Nė vijim tė ciklit tonė pėr njerėzit qė ndriēuan historinė dhe kulturėn shqiptare, e pėr tė cilėt ka munguar deri tani mirėnjohja e duhur, po ndalemi te gjuhėtari i madh gjerman-austriak Gustav Meyer. Themi gjerman-austriak sepse nė tė vėrtetė kishte lindur mė 1850 nė krahinėn e Silezisė sė sipėrme dhe studimet e filologjisė klasike i pat kryer nė Breslau, ish-kryeqendrėn e Prusisė lindore, sot vise e qytet qė i takojnė Polonisė. U emėrua profesor i gjuhėsisė sė krahasuar qysh nė moshėn 27-vjeēare nė universitetin e Grazit.
    Pėr tė pasur njė ide mbi rėndėsinė dhe kapacitetin shkencor tė Meyerit shėnojmė vetėm se bėnte pjesė nė elitėn e shkollės sė neogramaticienėve dhe botoi qysh mė 1880 tė famshmen “Gramatikė tė gjuhės greke” njė nga veprat bazė tė gjuhėsisė sė atėhershme krahasuese.
    Gjuhėsinė e krahasuar e kishte themeluar dijetari gjerman Franz Bopp, profesor nė universitetin e Berlinit, i cili mė 1855 kishte botuar edhe njė traktat mbi gjuhėn shqipe me titullin “Mbi gjuhėn shqipe nė lidhjet e farefisnisė gjuhėsore tė saj”. Boppi pėrcaktoi pas njė analize tė tipareve tė mė tė rėndėsishme strukturore, nė mėnyrė tė palėkundshme vendin e shqipes nė trungun e familjes indogjermane si njė degė mė vete.
    Pra nė vitet 1870-80 nė studimet lidhur me shqipen ishte njė gjendje e tillė qė mėnjanė autorė si Leibnitz, Thunman, Kopitar e sidomos Hahn kishin dalluar njė gjuhė tė veēantė, qė dukej prej njė populli autokton, tepėr intriguese si bijė e njė ilirishteje tė supozuar, madje edhe mė larg si pasardhėse e pellazgjishtes mitike, mė anė tjetėr traktatin e esėllt tė Boppit qė vėrtet pėrcaktonte saktė vendin e kėsaj gjuhe nė gjirin e njė familjeje, por nė hollėsi nuk futej. Mungonte nė shkencėn linguistike njohėsi i themeltė i kėsaj gjuhe qė do t’u afrohej tė vėrtetave duke shpėrndarė mjegullėn legjendare. Hapat e para i kishte hedhur nė kėtė drejtim filologu slloven Franz Miklosich me veprėn e tij Gjurmime shqiptare.
    Pikėrisht kėtė vakuum erdhi dhe e mbushi profesori i Grazit me njė thellim tė panjohur deri mė aty e me botime tė shumta pėr gjuhėn shqipe, praktikisht nė vetėm 14 vjet, nga 1883 nė 1896, pak kohė para sėmundjes – Meyeri vdiq mė 1900 nė njė spital psiqiatrik. Kujtojmė kėtu ato mė tė rėndėsishmet: serinė “Studime shqiptare” nė 6 vėllime qė merren me ēėshtje tė veēanta tė gramatikės, fonetikės e etimologjive tė shqipes por edhe me botime tekstesh origjinale, nga folklori te fjalori i Kavaliotit; “Gramatikė e pėrmbledhur e gjuhės shqipe” (1888), “Elementet latine nė gjuhėn shqipe” (1888), krahas studimeve e artikujve tė shumtė tė shpėrndarė nėpėr revista tė specializuara a divulguese dhe konferenca tė ndryshme, pėr tė ardhur te vepra madhore e jetės sė tij “Fjalor etimologjik i gjuhės shqipe” (Strasburg 1891).
    Pėr kėtė vepėr po kujtojmė gjykimin e Eqrem Ēabejt: “Me grumbullimin e trajtimin gati tė gjithė materialit gjuhėsor qė dihej gjer nė kohė tė tij, me zbulimin e me zbatimin e disa ligjeve fonetike tė shqipes sė lashtė e me dallimin shkencor tė elementit tė trashėguar nga huazimi, parim i ndjekur qė mė parė nga Miklosichi, Gustav Meyeri e vėshtroi visarin leksikor tė shqipes nė tėrėsi, edhe nė fondin indoevropian edhe nė huazimet qė ka marrė gjatė kohėve. Kėshtu fjalori i tij pėrbėn edhe sot, pas mė se dy brezash qė nga botimi i tij, njė bazė pėr ēdo studim qė ndėrmerret nė fushė tė shqipes e pėrjashta shqipes dhe nė fushė tė ballkanistikės” (shih Studime etimologjike I, Tiranė 1982, f. 29-30).
    Po tė nisesh nga ky vlerėsim, por edhe nga ndonjė konferencė shkencore pėr tė dhe nga medalja „Naim Frashėri“ e kl. I qė i ėshtė dhėnė mė 1995, do tė mendosh se nė tė vėrtetė tek ne Gustav Meyeri ka marrė vlerėsimin e merituar (ēka do t’i bėnte ndoshta edhe kėto radhė tė panevojshme), mirėpo nuk ėshtė aspak kėshtu. Sė pari Ēabej nuk pėrfaqėsonte mendimin zyrtar, e dyta pasi jepeshin disa pak cilėsime pozitive nė tekstet e shkollave tona, konferenca dhe gjetiu shtohej menjėherė mėkati mė i madh i Meyerit ndaj gjuhės shqipe: ai e kishte quajtur kėtė gjuhė gjysmė latine e veē kėsaj njė gjuhė tepėr tė pėrzier. Mbi veprėn e Meyerit ruhej njė errėsirė e plotė. Errėsirė qė vazhdon edhe sot, nė stilin e zakonshėm: Flitet, himinizohen ose dokėndisen autorė tė ndryshėm, por veprėn nuk ua botojnė. Nė vend tė disa tullave qė ka botuar deri mė sot, si bie fjala “Historia e popullit shqiptar”, Akademia e Shkencave mund tė kish rishtypur “Fjalorin etimologjik” tė Gustav Meyerit, ashtu sikurse “Illyricum sacrum” tė Farlatit, “Studimet shqiptare” tė Hahnit, “Shqipėrinė” e Nopscės etj. etj. Por si ėshtė e vėrteta me “tė metat” e Meyerit?
    Kėtu nuk ėshtė vendi tė hyjmė nė njė diskutim tepėr tė vėshtirė gjuhėsor, por po shėnojmė se ky dijetar, pasi qė Boppi e tė tjerė, siē e thamė pėrcaktuan vendin e shqipes si njė gjuhė indoeurpiane mė vete, me mprehtėsinė dhe sigurinė e njohėsit tė thellė, shkoi mė tej duke pėrcaktuar se shqipja, vėrtet ishte gjuhė e veēantė e pasardhėse e ndonjė dialekti ilir, porse gjatė sundimit tė gjatė romak (sundim qė pėrfshin 7-8 shekuj) ajo kishte pėsuar njė romanizim qė i kishte hyrė thellė nė ind, duke depėrtuar jo vetėm nė leksik por edhe nė strukturat fonetike e gramatikore. Meyeri vėren se shqipja ka arritur deri aty sa tė humbasė fjalėt mė tė zakonshme duke i zėvendėsuar kėto me latine pėr emėrtimin, e zėmė tė, mendjes, kokės, fytyrės, faqes, flokut, kėmbės, fėmijės, familjes etj. etj., dhe vjen kėshtu nė pėrfundimin se po tė kishte zgjatur pak mė shumė ky sundim, dmth. po tė mos kishin ndodhur dyndjet gote, avare e sidomos sllave, edhe shqipja do tė ishte romanizuar siē u romanizua keltishtja nė frėngjisht, dakishtja nė rumanisht etj.
    Kėshtu arrin ai nė gjykimin se shqipja ėshtė njė gjuhė gjysmė-latine. Nė dijen e mėpasme albanologjike shumė gjėra u saktėsuan, u thelluan, por edhe u korrigjuan sikurse ndodhi me disa etimologji tė Meyerit, e kėto kryesisht pėrmes veprės sė Pedersenit, Joklit, Ēabejt, Hampit etj. Njėkohėsisht u tha shpesh te ne se Meyeri nuk kishte marrė nė konsideratė njė pjesė tė madhe fjalėsh shqipe, ose se e kishte tepruar me shqyrtimin e fjalėve anėsore siē ishin ato prej dialekteve arbėreshe tė Italisė e tė Greqisė, ose se i mungonte njohja e mjeteve tė brendshme tė fjalėformimit dhe e ligjeve fonetike tė shqipes etj. Megjithatė, megjithė njė numėr fjalėsh „qė iu kthyen thesarit tė moēėm tė shqipes“ (kush i kishte vjedhur?), faktet mbeteshin fakte: kokė vinte nga coccum, fytyrė nga factura, mendje nga mentem, shpirt nga spiritus, kėmbė nga camba, fėmijė nga familia e kėshtu me radhė, dhe shqipja nė fund tė antikitetit tė vonė i ngjante njė luftėtari tė lodhur ilir qė pasi kish dorėzuar tarogzėn, shqytin dhe kordhėn origjinale, i mbetej tė vishte vetėm sandallet dhe tunikėn latine pėr t’u quajtur legjionar romak.
    Nėse e quan gjuhėn shqipe, pasi ke bėrė studimin e hollėsishėm e objektiv tė saj, gjysmė latine ose origjinale me ndikim tė thellė latin, kjo nuk luan asnjė rol. Rėndėsi ka vetėm pjesa e parė, dmth. thellėsia dhe paanshmėria e hulumtimit shkencor. E pra nuk kuptohet “mėkati” i Gustav Meyerit.
    Njė tjetėr vrojtim i mprehtė i Meyerit qė nė dijen e mėpasme nuk u thellua, por u anashkalua, ėshtė pohimi qė shqipja nuk duhet mbajtur vazhduese e drejtpėrdrejtė e ilirishtes nė pėrgjithėsi, por e njėrės prej gjuhėve qė flisnin fiset ilire. Ky pohim ka shumė rėndėsi, sepse ilirishte si njė gjuhė tė vetme nuk duket tė ketė pasur ndonjėherė, pasi s’ta rrok dot mendja qė prej Triestes nė kufij tė Peloponezit e prej Dyrrahiumi nė Maqedoni tė jetė folur njė gjuhė e vetme. Teza e njė gjuhe tė caktuar qė e flisnin fise tė caktuara malėsore, tė cilat pikėrisht kėto male i mbrojtėn nga asimilimi i plotė, gjen mbas Meyerit disa pasues me autoritet ndėr gjuhėtarė e historianė. Kujtojmė vetėm Stadtmüllerin, sadoqė mund tė mos pranohet teoria e tij e mbijetesės sė fiseve shqiptare vetėm nė krahinėn malore tė Matit. Ajo shpjegon edhe nivelin e pėrgjithshėm tė kėtyre fiseve nė Mesjetė, mungesėn e leksikut qytetar, tė atij tė detarisė etj.
    E ēuditshme ėshtė sė fundi kontradikta: Gjuhėsia jonė zyrtare mėnjanė nuk donte qė shqipja tė quhej gjuhė gjysmė ose edhe ēerek e latinizuar, mė anė tjetėr donte qė tė parėt e shqiptarėve tė kishin qenė njerėz tė qytetėruar qė kishin ngritur Byllisin dhe Amantian, Butrintin dhe Komanin etj. Si mund t’i rezistonte njė popullatė qytetare e vendeve tė ulta latinizimit?
    Dhe paradoksi i fundit, ē’tė keqe kishte tė kishe qenė gjysmė i latinizuar? Se nga kjo del qė francezėt apo spanjollėt ishin fare keq.
    Nė fund tė kėtyre ravgimeve qė s’janė aspak ndonjė pretencė pėr Gustav Meyerin, pasi njė figurė e njė kalibri tė tillė nuk ka nevojė aspak tė mbrohet: ajo duhet tė botohet e tė ēmohet si duhet nga ne, le ta lėmė autorin tė flasė vetė pėrmes dy-tri fragmentesh:

    Nga parathėnia e “Fjalorit etimologjik tė gjuhės shqipe”

    ....Nuk besoj se shqiptarėt patriotė dhe grekėt e etur pėr aneksime, tė cilėt dogmėn e lashtėsisė sė ēdo fjale shqipe e kanė bėrė si mbėshtetėse tė teorive tė tyre pellazgjike a ku dihet ēfarė, do tė kenė ndonjė gėzim tė madh kur tė marrin nė dorė kėtė libėr. Nuk besoj as se do tė heshtin menjėherė diletantėt e tipit Cornelius Fligier tė cilėt kanė nevojė qė tė marrin pėr ėndėrrimet e tyre ilirishten nė vendin e keltishtes qė ėshtė zbrapsur prej njė kohe tė gjatė. Megjithatė, nėse mė lejohet t’i jap njė urim kėtij libri, sipas stilit tė vjetėr, atėherė ky ėshtė qė tė zėrė vend krahas punimeve tė dijetarit tė madh tė cilit i kushtohet [Miklosichit] dhe tė jetė njė ndihmesė jo krejt pa dinjitet nė hulumtimin e gjuhės shqipe.

    (1891, f. 13)


    Nga hyrja e monografisė “Elementet latine tė shqipes”

    Ashtu siē e dėshmon njė pjesė e leksikut tė saj dhe karakteri i vet flektues, gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen indogjermane dhe duhet parė si gjymtyrė mė vete e kėsaj. Nuk ka ndonjė arsye tė mendohet se kjo gjuhė ėshtė diēka tjetėr nga faza mė e vonė e ilirishtes sė vjetėr, ose mė saktė e njėrės prej tė folmeve tė vjetra ilire...
    Fakti qė arrijmė ta trajtojmė kėtu shqipen me shumė hollėsi, i detyrohet rrethanave qė e shpėtuan pėr njė qime nga fati i gjuhėve tė tjera jo-romane nė provincat e perandorisė gjatė kohės sė sundimit romak nė Iliri. Intensiteti i vogėl i sundimit romak i cili arriti t’i shtypė fiset e egra malėsore po aq pak saē do tė arrinin edhe turqit mė vonė, pengoi qė tė krijohet njė gjuhė e re romane nė krejt pėrmasat e saj. Mirėpo fjalėt latine qė depėrtuan aso kohe nė ilirishten e vjetėr ishin pėr nga cilėsia dhe sasia kaq me peshė, saqė edhe vetėm ato do tė mjaftonin pėr tė tėrhequr interesin e romanistėve drejt kėsaj gjuhe. Veē kėsaj flektimi i foljeve, ashtu si dhe i emrave dhe i pėremrave ėshtė i rrėmbushur kaq shumė me elemente latine saqė gjuhėn shqipe nuk e pėrcakton dot ndryshe nga njė gjuhė e pėrzier gjysmėromane.
    Njė radhė pėrputhjesh nė shndėrrimin e elementit latin me rumanishten, e cila pas gjithė gjasave ėshtė krijuar gjithashtu nė veri tė gadishullit ballkanik, pra nė afėrsi tė shqipes, flasin pėr njė substrat tė pėrpashkėt etnologjik tė tė dyja gjuhėve, ose ngaqė rumunėt pararomakė flisnin njė gjuhė tė afėrt me ilirishten, ose pse si shqiptarėt ashtu edhe rumunėt para se tė romanizoheshin kishin asimiluar njė element tė jashtė fisit, jo indogjerman...

    (1888, f. 1-2)

    Mbi gjuhėn dhe letėrsinė e shqiptarėve


    ...Po tė kujtoj kėtu atė diplomatin nė Kongresin e Berlinit, i cili nuk dinte tė bėnte dallimin as midis shqiptarėve dhe sllavėve, atėherė kam tė drejtė tė marr me mend se edhe lexuesit e kėtyre faqeve do tė mblidhnin supet po t’i pyesnin se ē’gjuhė flasin shqiptarėt.
    Natyrisht qė ky s’ėshtė ndonjė fat i keq, nuk ėshtė as pėr t’u ēuditur. Koha heroike e Shqipėrisė, kur ajo pėrfaqėsonte nėn Skėndėrbeun e Krujės njė bastion pėr krishtėrimin perėndimor kundėr depėrtimit ngadhnimtar tė gjysmėhėnės, ka shkuar me kohė, e pėr mė tepėr nė librat tanė tė historisė qė s’rreshtin sė lėvduari mbrojtjen heroike tė Vjenės, e trajtojnė atė me njė indiferencė tė pamerituar.
    Fjalėt qė mblodhi kalorėsi gjerman Arndol von Harff rreth vitit 1496 nė Durrės janė materiali mė i vjetėr qė na ka mbėrritur nga gjuha shqipe. Sot kėto kanė njė vlerė tė veēantė pasi na dėftejnė se sa pak ka ndėrruar gjuha shqipe nė katėrqind vjetėt e fundit. Megjithatė do tė ishte e nxituar tė donin tė pohonim se kemi pėrpara njė gjuhė shumė tė vjetėr. Pėrkundrazi. Edhe pse gjuha turke ka kaluar mbi shqipen thuajse pa lėnė gjurmė, pėrveē njė numri tė madh huazimesh, tė cilat puristėt sot po pėrpiqen t’i largojnė, sundimi romak, nė tė kundėrt, ka ushtruar njė ndikim tepėr tė madh mbi gjuhėn shqipe. Nuk ka asnjė dyshim qė shqipja pėr njė qime dhe do tė ishte romanizuar krejt, pra do tė kish pėsuar fatin e keltishtes nė Francė. Veē duke pėsuar dėmtim tė rėndė tė mjeteve tė veta fonetike, leksikore e morfologjike ajo mundi tė dalė nga kjo periudhė. Jo vetėm qė njė masė e madhe huazimesh latine i mėnjanuan pėrgjithmonė fjalė tė vjetra shqipe pėr nocione mbi tė cilat zakonisht ndikimi i huaj ėshtė i pafuqishėm, por janė edhe tiparet romane nė sistemin tingėllor qė e kanė shndėrruar rezervatin e moēėm tė gjuhės, madje vetė lakimi e zgjedhimi i fjalėve nuk ka mbetur i paprekur nga sistemi roman.
    Kjo rrethanė e bėn tė marrurit me gjuhėn shqipe njė detyrė sa tė vėshtirė aq dhe tė vlerė. Pikėsėpari vėrehen dy gjėra. E para ėshtė qė gjuha shqipe bėn pjesė pa asnjė dyshim nė trungun e gjuhėve indoeuropiane. Kjo ėshtė vėrtetuar qysh prej Franz Boppit nė trajtesėn e tij tė njohur qė sjell rezultate tė padiskutueshme, edhe pse disa gjėra tė veēanta themeluesi i famshėm i gjuhėsisė sė krahasuar nuk i ka arritur siē duhej...
    Nuk mund t’i mbyll kėto fjalė mbi gjuhėn shqipe pa pėrmendur ndikimin qė ka ushtruar ajo vetė mbi gjuhėt fqinje. Bullgarishtja dhe rumanishtja, e para gjuhė sllave e dyta gjuhė romane, shfaqin njė sėrė pėrputhjesh tepėr tė dukshme tė cilat, po tė mos na lajthisė kėtu gjithēka, kanė buruar nga shqipja. Po nėnvizoj kėtu vetėm njėrėn. Ndėrsa francezi burrit i thotė l’homme e italiani l’uomo, qė kanė dalė tė dyja prej latinishtes ille homo, nė rumanisht thuhet omul, dmth. homo ille. Kjo prapavendosje e nyjes, qė nuk ndeshet asgjėkund tjetėr, takohet edhe nė bullgarishte, e cila zė kėsisoj njė vend tė veēantė midis gjuhėve sllave. Pėr mua nuk ka dyshim qė kjo veēanti, e cila i jep lakimit nė gjuhėn shqipe njė vulė kaq origjinale, prej kėsaj gjuhe ka kaluar nė dy tė tjerat.
    Kėshtu gjuha e shqiptarėve ka nė vetvete, si nė lidhje me indogjermanishten e vjetėr ashtu si dhe me gjuhėt e sotme aq gjėra tė habitshme sa tė paraqesė njė problem interesant pėr shkencėn, ashtu si vetė populli, me sa duket nė njė tė ardhme tė afėrt do tė pėrbėjė njė problem interesant pėr politikėn. Uroj po ashtu me zemėr qė fillesat e sotme pėr kujdesin ndaj gjuhės kombėtare dhe kulturės kombėtare, qė kanė ndėrmarrė burra patriotė, do tė kenė njė vijim tė begatshėm. Prej kėsaj varet gjithēka dhe rruga ėshtė mjaft e gjatė dhe e mundimshme...
    Kush ka pasur rastin tė shohė njė herė njė luftėtar shqiptar me fytyrėn e rreptė fisnike dhe qėndrimin e sigurt nė fitore, ai nuk mund ta besojė se kėta njerėz nė tė ardhmen do tė vazhdojnė tė mos merren me tjetėr punė veē se tė shpenzojnė nė vepra boshe gjakmarrjeje barutin dhe energjitė e tyre, ose tė luftojnė luftėra pėr zotėrinj tė huaj si mercenarė.

    (nga revista “Nord und Süd’, 1883, f. 225-226)





    16/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ah Dodoni, sa desha ta hidhja ne forum kete artikullin. Shume interesant!

Tema tė Ngjashme

  1. Gustav Majer dhe albanologjia
    Nga Darius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-04-2015, 13:34
  2. Diskutim pėr emrat e ditėve tė javės
    Nga XH.GASHI nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 22-05-2010, 17:59
  3. Gustav Meyer dhe Robert Elsie
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-08-2007, 09:16
  4. Moisiu kreut tė ri tė OKB: Njihni vullnetin e popullit tė Kosovės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 11:07
  5. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •