Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mbi historine e Bregut

    tema:

    -------

    “Historia e Qeparoit” e Janko Palit ėshtė njė copėz nga Historia e Shqipėrisė

    Njė libėr qė zbulon enigmėn Himara

    Grekėt ne bashkėpunim me bandat grekomane shqiptare bėnė njė "krehje" tė Vorio Epirit me qėllim asgjėsimin fizik tė gjithė atyre 'skurrave' qė janė bėrė turq dhe mėnyra pėr tė ērrenjosur muslimanizmin nė Vorio Epir ishte kjo: gratė e bukura epiriote tė kthyera nė muslimane tė dėrgoheshin nė Greqi dhe burrave epiriotė qė kishin bėrė rrethprerjen t’u pritej koka

    Ujėt e detit ne gjirin e Orikumit, e ktheu mbrapsht Qesko Spiron. Sinani e kapi, i mori gjėnė e vjedhur dhe i tha se mua nuk mė vjedh dot dhe, as ti askush tė mos mundoheni mė. Unė po tė le qė t’ua thuash kėtė gjė tere fshatarėve tė tu. Ata hengren e pinė prape dhe u ndane si miq e jo si armiq. Sepse parimi qe; hajdut ti, hajdut unė tė mos i prishm njėri-tjetrit punė!

    Janko, me njė logjikė asnjanėse dhe tepėr bindese i nxjerr rrenjėt e Qeparoit dhe krejt Bregut qė s'janė gje tjeter veēse rrenjė autoktone shqiptare e qė s'kanė tė bejne fare me origjinėn greke siē pretendohet nga greket sot edhe ne tė kaluaren. Ai e shpjegon kaq bukur dhe me fakte qė Bregu bėhet grek nga tradhtarėt e kombit shqiptar si puna e kryetradhtarit Niko Spiro Milos. Ata, nė bashkepunim me greket krijuan "...krahinėn autonome... qė ishte njė krijesė grekofile nen kryesinė Niko Spiro Milos, i cili nė 5 Nentor 1912, zbarkoi ne Spile tė Himarės me njė fuqi tė vogel andartėsh grekė, pushtoi fshatin e Himarės, ku gjer atehere qendronte njė garnizon i vogel turk e kėrkoi dhe paritė e fshatrave tė tjera tė krahinės qė shkuan e u lidhen me tė e u dorėzuan ndaj pushtimit grek.



    Nga Agim Bacelli



    "Pena ėshtė mė e fortė se shpata dhe konsiderohet mė e lehtė nė tė shkruar." J.P.



    Prej kohėsh nė mendje mė vėrtetoshin dy pyetje; e para, pse disa nga fshatrat e Bregut tė Detit flasin greqisht dhe e dyta, pse shteti grek ndėrhyn kaq fuqishėm ne jetėn e kėtyre fshtrave?

    Historia e Shqipėrisė nuk ėshtė marrė fare me kete pune. Ēdo gjė qė ka tė beje me Bregun ėshtė anashkaluar pa i dhene njė shpjegim tė qarte popullit tone dhe kjo ka sjelle dyshime, keqkuptime dhe mosnjohjen reale tė njė pjese tė Shqipėrisė. Ashtu siē nuk ėshtė vepruar edhe me treva tė tjera shqiptare qė flasin turqisht, serbisht dhe maqedonisht. Por kjo gje tek une, nuk do tė vazhdonte gjate pėr Bregun e Detit, pasi i biri i Janko Ll. Palit, z.Petraq Pali, mik dhe dashamires i imi nga Virxhinia, do tė mė dėrgonte njė liber i cili do tė me qetesonte duke me dhene njė pergjegje shume bindese pėr ate qė me mundonte.

    Sapo mbarova se lexuari njė liber qė unė do ta quaja superlibėr ose pse jo edhe Bibla e Bregut, kjo pėr nga rėndesia e tij. E jap ketė cilesi tė larte pasi ne kete liber unė pashė tė meshiruar historinė jo vetėm tė Qeparoit siē e tregon titulli, por njė pjezės tė rėndesishme tė historisė se krejt Bregut tė Detit dhe bile njė copez tė vertete tė historisė tone kombėtare. Aty ndėrthuren historia me gojėdhėn, fizika me metafiziken, kimia me alkiminė, besimi me misticizmin shpirteror; ndėrthuret tokėsorja me qielloren, parajsa me skėterrėn dhe mbi tė gjitha dashuria e Janko Palit pėr krahinėn dhe kombin e vet; pėr Shqipėrinė.

    I larti Janko Pali ka punuar me shpirt si tė Nėnė Terezės pėr tė na dhėnė ate vertetesi reale qeparotase pavarėsisht se ndonjėherė kjo e vertete edhe do tė godase pjesetare tė familjes Pali. Barba Janko, kur ka filluar tė thurė ngrehinėn e historisė sė fshatit tė vet, e ka filluar me “guralecė" qė, zakonisht ata tė cilet nuk jane ustallare tė mire i flakin tutje dhe kerkojnė gure tė medhenj e tė mire pėr 'ndėrtesėn' e tyre. Ai e ka filluar me gjera tė vogela qė jane bere shume tė medha ne saje tė shpirtit tė tij tė madh. Ka bere ashtu siē na meson Nėnė Tereza se "Nė jetė pėr tė bėrė gjėra tė mėdha duhet tė nisėsh tė bėsh gjera tė vogla, por me shpirt tė madh."

    Qė nė fillim tė librit, enciklopedisti erudit Janko Pali, na jep njė tablo biblike dhe shumė domethėnėse pėr krijimin e fshatit Qeparo.

    Ai thotė "...para njė shtylle tė gurtė, nė kamaren e sė cilės ndodhej njė konisem (ikonė) e vjetėr e Shėn Marisė e, para saj, varur nė degė tė njė lisi (filizi i tė cilit ndodhet edhe sot), njė kandil i ndezur kush e di prej sa kohe i vendosur aty..." Pra, Janko Pali nė kėtė vend ku u gjend drita, do tė na thotė se u ndėrtua Qeparoi. Drita ėshtė simboli i qiellores zbritur nė tokė (Kujtoni Prometheun - premtim thėnin), ėshtė simbol i vetė jetės; pa drite s'mund tė ketė jete. Me kete figure, pra me kandilin e ndezur pėrjetėsisht, Janko Pali ka gėrshetuar bukur anėn biblike tė Qeparoit tė ardhshėm me shkencėn ekzakte. Unė nuk ēuditem me kete gje pasi i besoj tė dyja cilesitė e njė drite tė pėrjetshme, si ate shpirtėrore po ashtu edhe ate fiziko-kimike. Tek eksodi, kapitulli 27, rreshti 20 permendet "llamba qė digjet perjetėsisht." Shumė dėshmi tė tjera vijnė nė botė pėr "zjarre qė nuk shuhen kurrė." Unė kam lexuar shumė pėr keto drita tė perhershme dhe mė vinte keq se si nuk kisha degjuar ndonje rast qė edhe ne vendin tim tė flitej pėr njė "dritė qė s'shuhet kurrė" dhe ja i ndrituri Janko Pali ma dha kėtė rast tė lumtur nė "Historinė e Qeparoit."

    Filozofėt e lashtėsisė tė ndare ne dy grupe pėr shkak tė koncepteve tė ndryshme, do tė grindeshin pėr flakėn e prjetshme, grupet mė kryesore ishin romakėt dhe helenėt. Natyralisti romak Plini, i shek. I-re p.e.s. thoshte: "Njė llambė e mbushur me vajin mė tė pastėr dhe e punuar me asbest mund tė digjet pėrjetėsisht." Mendime tė tilla u hodhėn shume bile edhe nga Leka i Madh dhe askush nuk thoshte se kjo gjė mund tė ishte diēka nga forca e magjisė... Tė gjithė filozofėt besonin nė pastėrtinė e lėndės qė digjej. Fatkeqėsisht shkenca ka dhėnė variante tė shumta tė kėtij fenomeni por nuk rezulton asnjė provė bindėse qė tė vėrtetojė se kjo gje mund tė praktikohet sot! Me qindra janė rastet e gjetjes sė kandilit qindravjeēar dhe ndoshta mijėra vjeēar qė rri ndezur. Kam lexuar qė zjarre tė tilla ka patur nė Babiloni, ne Piramidat e Egjyptit, ne Greqi, Turqi, Itali, Spanjė e Amerikė.

    Qeparoi pra, sipas Jankos u krijua pikerisht atje ku digjej flaka, por cilet do qene ato 'vajra' shpirtėrore qė do ta ushqenin kandilin (dritėn) qė tė mos fikej kurrė deri nė ditet tona? Ata njerez do tė ishin heterogjenė nga vende tė dryshme tė Shqipėrisė si nga veriu (Peja) edhe nga jugu por, shumica nga fshatrat pėr rreth, pra nga Epiri (Ēamėria, Korfuzi dhe Labėria).

    Dalė nga dalė dhe hap pas hapi, duke mbledhur dėshmi nga burime gojore, Janko Pali fillon dhe e ndėrton fshatin natyrshėm ashtu siē nė fakt ai u ndėrtua. (Ketu ai gjen vend pėr tė qortuar ata qeparotas qė nuk i lanė pas kujtimet e tyre.) Ai, kaq bukur dhe kaq natyrshėm jep karakterin e bregasit qė ėshtė i njejtė me ate tė shqiptarit tė asaj kohe (kur u krijua Qeparoi), i cili vėrtet ka qenė shumė trim, por edhe shume egoist. Aty ndėrthuren e mira me tė keqen, besa me pabesinė, lufta me paqen, kopracia me bujarinė, interesi personal me atė kolektiv. Kaq bindės ėshtė ky libėr jo vetėm pėr njė fshat si Qeparoi, por pėr tėrė Shqipėrinė kristianė e muhamedanė. Aty tregohet ekzakt se si shqiptari pėr interesat e ēastit bėhej turk, grek, shqiptar dhe nga njė herė edhe turk, edhe grek, edhe shqiptar nė tė njėjtėn kohė! Bėhej musliman apo kristian sipas rastit dhe shkonte falej ne kishė edhe xhami!

    Janko Pali shkruan "...borshjotėt dhe muhamedanėt e afėrt me bregun e detit, (qė kishin qenė tė gjithė ortodoks A.B.) u dorėzuan si turq nė komandėn e Himarės!" Janko Pali Historia e Qeparoit faqe 31.

    Dilte njė prijės dhe deklaronte "Ne jemi grekė" dhe tė gjithe bėheshin grekė. Ja shikojeni kete episod. "Qeveri tė pėrkohshme, njė krijesė qesharake, tė krijuar nga njė renegat shqiptar, Gjergj K. Zografi, me qendėr ne Gjirokaster e beri mobilizimin e vendit (gjoja vete vendi kerkonte tė mbetej nen shtetin grek!) Bandat e mobilizuara tė Vorio Epirit, ( ashtu u quajt 'republika' e ngritur nga greket dhe Zografi!) tė ndihmuar edhe nga intrigat qė bėnte aso kohe Esat Pashė Toptani dhe dobėsia e Qeverisė Shqiptare tė Durrėsit, me ne krye Princ Vidin, patėn fusha tė lira veprimi, dhe duke bredhur pa ndeshur ne rezistence tė organizuar, dogjen e bastisėn lart nga treqind e ca fshatra tė besimit muhamedan, qysh nga Korēa, Gjirokastra, Kurveleshi, etj.". Janko Pali Historia e Qeparoit, faqe 32.

    Nė kėtė periudhe u vranė shume shqiptarė vetėm e vetėm se u bene muslimanė dhe unė kam deshmi nga njerėzit e nėnės sime qė jane nga Panariti ku u bė edhe masakra me e madhe e asaj kohe. 380 vetė tė therur nga greku dhe grekomanėt shqiptarė brenda njė dite!

    Grekėt ne bashkėpunim me bandat grekomane shqiptare bėnė njė "krehje" tė Vorio Epirit me qėllim asgjėsimin fizik tė gjithė atyre 'skurrave' qė janė bėrė turq dhe mėnyra pėr tė ērrenjosur muslimanizmin nė Vorio Epir ishte kjo: gratė e bukura epiriote tė kthyera nė muslimane tė dėrgoheshin nė Greqi dhe burrave epiriotė qė kishin bėrė rrethprerjen t’u pritej koka. Dhe keshtu ata bėnė. Njė pune tė mire pėr mbledhjen e ketyre fakteve ne Shqipėrinė e Jugut dhe nė Greqi, ka bere Myftar Grabocka i cili ka marrė kontakte tė shumta me njerez qė akoma kanė qenė gjallė deri para 20 vjetėsh ne Shqipėri dhe Greqi dhe ėshtė duke evidentuar njė libėr dokumentar me dėshmitė e tyre gjatė kohės tė masakrave greke dhe shkombėtarizimit tė tė ashtuquajturit Vorio Epirit. Por le t’i kthehemi Janko Palit dhe librit tė tij "Historia e Qeparoit."

    Sipas pėrēarjes shpirtėrore qė kishte mbjellė mėnjanė Turqia dhe mėnjanė Greqia, vetė shqiptarėt po benin punen e tyre, na tregon Barba Janko, duke vrare njėri tjetrin si kaurė e turq! Keshtu thote Barba Janko, Borshi muhamedan sulmoi dhe pushtoi Qeparoin kristian "...duke vrarė e prerė, viktimė edhe ky si treqind fshatra tė tjerė tė djegura nga bandat, tė perēuara shtrembėr, pėr hir tė ndarjes shpirterore qė kishte mbjelle Turqia po edhe i planeve djallėzore tė Megal-Idese." (Greqisė A.B.) Po aty, faqe 33.

    Shqiptarėt, do tė na mėsojė burri i ndritur i Qeparoit, duke mos patur njė udhėheqje kombėtare, nuk gjenin dot rrugen e shpetimit tė tyre dhe endeshin sa ne 'shi e ne breshėr'. Kondradiktat e shumta ndėrfshatare, krahinore, fisnore dhe se fundi, atyre iu shtua edhe ajo shpirtėrore, bene qė Turqia dhe Greqia tė pėrfitojnė shume dhe t’i nėnshtrojnė lehtė shqiptarėt, bile t’i bėjnė jo vetėm aleatė tė tyre, por edhe themelin e strategjisė pėr pushtime e ekspansione tė tjera jashte Ballkanit Perėndimor. Shqiptaret kur Greqia fitoi pavarsinė filluan tė levizin drejt Greqisė dhe shumė krkuan tė behen greker qė t’i shpėtojnė Turqisė. Ja lexoni keto shenime tė mėposhtme tė Mėsuesit tė Merituar Janko Pali: "...synonte thjesht qė t'iu njihej shtetėsia greke, brenda nė territorin turk, nė kėtė rast, do tė mbroheshin edhe nga ata siē mbroheshin si grekė me prejardhje, tė krishterė orthodokse, banues tė trevave tė nėnshtruara qė bėnin pjesė nė kishėn greke me anė tė konventės qė ishte bėrė mes Greqisė dhe Turqisė mė 1840." Po aty, faqe 44.

    Njė karakteristikė e popullit tone nė tė kaluaren por edhe sot, dhe kjo veēanėrisht pėr Labėrinė, ka qene pirateria ose e thenė mė shqip, hajdutėria, e cila zė njė vend tė veēante nė kėtė libėr. Janko e shpjegon kėtė fenomen negativ me varfėrinė dhe pavarėsinė e fiseve shqiptare tė Labėrisė dhe ėshtė fakt se shume zona tė saj kanė qenė tė lira e s'kane patur armik tjeter perveē se veten e tyre. "...cilėsi qė ndoshta tek ne shqiptarėt, mund tė themi se ėshtė pak mė e theksuar, kemi legjenda e tė thena, ose kėngė qė, edhe sot, pėrmenden se u janė kenduar atyre burrave qė, me guxim tė tepruar, merreshin me ate lloj sporti." Historia e Qeparoit, faqe 57.

    Ėshtė shume e vertete, bile flitet se njė here e njė kohe ne disa zona tė Laberisė nese djali nuk shkonte tė vidhte p.sh., dashin pėrēor tė kopesė, nuk i jepnin nuse se do tė quhej i pazoti! Bile ne historinė e moēme shqiptare, ishte vetė Teuta, mbretėresha e Ilirėve qė e nxiste piraterinė ne Adriatik dhe ky qe shkaku kryesor qė Roma kaloi Bregun Lindor tė Adriatikut dhe pushtoi Ballkanin. Barba Janko, jo vetėm qė e nxjerr nė pah kėtė veti tė shqiptarėve por edhe ben njė lloj ironie kur herė pas here e cilėson vjedhjen si "sport" apo "punė" tė tyre.

    Libri "Historia e Qeparoit" ėshtė shume i kėndshėm me e lexu pasi brenda ka edhe humorin tė ndėrthurur bukur me historinė. P.sh., le tė kujtojmė episodin shumė tė bukur tė piratit Qesko Spiros, i cili si qeparotas shkon nė Dukat tek stanet e Sinan Aliut pėr t’i vjedhur bagėtinė. E takon Sinanin, i cili e pret si mik, hanė e pinė bashkė dhe kur Sinani bie tė flerė, Qesko me shokėt e vet marrin aq bageti sa munden dhe i hypen ne varken e tyre dhe moren rrugen pėr ne Qeparo. Mirėpo yneri i tyre nuk zgjat shumė, pasi tekat e natyres bėjnė qė Qesko tė mos lundrojė dot jashtė Hundės sė Dukatit nė Pashaliman. Rryma uji tė fuqishme e shtynin Qeskon drejt bregut dhe ai s'largohej dot. Kur u zgjua Sinani dhe pa kėtė pabesi tė madhe del nė njė koder dhe e shikon Qeskon qė mundohej tė largohej mė kot e i thotė: "Qesko Spiro moreee!!! Ke bėrė mirė qė u solle ashtu, por dije se: Ja veriu, ja garbiu, ja baft i Sinan Aliut, do tė kthehesh pėrsėri kėtu!" Dhe vėrtet, pas shume oresh mundimi, ujet e detit ne gjirin e Orikumit, e ktheu mbrapsht Qesko Spiron. Sinani e kapi i mori gjėnė e vjedhur dhe i tha se mua nuk mė vjedh dot dhe, as ti askush tė mos mundoheni mė. Unė po tė le qė t’ua thuash kėtė gjė tere fshatarėve tė tu. Ata hengren e pinė prape dhe u ndane si miq e jo si armiq. Sepse parimi qe; hajdut ti, hajdut unė tė mos i prishm njėri-tjetrit punė!

    Nje veti tjeter e bukur e Jankos ne kete liber ėshtė se ai perdor shume edhe vargjet popullore e kenget e zones se tij qė i pershtat me historinė e trimave kusarė tė Bregut tė Detit, sepse ato vetė nuk janė gjė tjeter veēse historia e gjallė e krahinės dhe burimi mė i saktė i historisė mbledhur me aq fanatizėm prej tij.

    Ēudia vjen kur armiq e miq behen bashke e kur armiku e qan armikun e vet ne vargje! Kjo gje tregon qė armiqte, shqiptari me shqiptarin, nuk ishin vertet armiq por pėr nevojat e tyre dhe zanatin e hajdutit qė kishin ata bėheshin tė tille dhe njekohesisht, bėheshin edhe miq kur u duhej puna. Ose gruaja qan ish burrin e saj tė pare dhe burri i dyte e lejon ta beje kete gje! Jane shumė gjėra kontradiktore dhe tė rralla pėr moralin jo shqiptar. Vetėm njė shqiptar qė i njeh mirė zakonet e vendit tė tij si Janko Pali, mund ta besojė kėtė gjė dhe tė na e servirė me vėrtetėsi tė rrallė.

    Janko, me njė logjikė asnjanėse dhe tepėr bindese i nxjerr rrenjėt e Qeparoit dhe krejt Bregut qė s'janė gje tjeter veēse rrenjė autoktone shqiptare e qė s'kanė tė bejne fare me origjinėn greke siē pretendohet nga greket sot edhe ne tė kaluaren. Ai e shpjegon kaq bukur dhe me fakte qė Bregu bėhet grek nga tradhtarėt e kombit shqiptar si puna e kryetradhtarit Niko Spiro Milos. Ata, nė bashkepunim me greket krijuan "...krahinėn autonome... qė ishte njė krijesė grekofile nen kryesinė Niko Spiro Milos, i cili nė 5 Nentor 1912, zbarkoi ne Spile tė Himarės me njė fuqi tė vogel andartėsh grekė, pushtoi fshatin e Himarės, ku gjer atehere qendronte njė garnizon i vogel turk e kėrkoi dhe paritė e fshatrave tė tjera tė krahinės qė shkuan e u lidhen me tė e u dorėzuan ndaj pushtimit grek.

    Kjo plotesonte dhe deshiren e ndonje pjese tė popullatės sė krahinės qė ishte e helmatisur pėr njė kohė tė gjate prej shkollave greke dhe prej propagandės sė kishės me Patriarkanen e Stambollit nė krye." Historia e Qeparoit faqe 89.

    Nė kėtė zallamahi grekomane, jo tė gjithe bregasit ndenjėn pasivė. Pati nga ata qė e kundėrshtuan edhe me arme pushtimin grek, bile ne shenje proteste, pati edhe nga ata qė e deklaruan veten shqiptarė duke vendosur qylafin e bardhė lab me majuckėn ne majė. "Nino Guma, po qeparotas, pėr tė treguar mospajtimin e tij me politikėn grekomane, vuri nė kokė njė qylaf tė bardhė e doli nė Qafe, si shenjė proteste pėr greqizimin e vendit, me de facto pushtimin e tij nga greku, qė nė Qeparo e deri nė Palasė!" Historia e Qeparoit, faqe 90.

    Janko Pali na jep shembuj tė shumtė dhe me data e emra njė pjesė tė veprimtarisė grekomane pėr pushtimin e Jugut tė Shqipėrisė ose siē pushtuesit e quajnė Vorio Epir. Nuk ishte vetėm Bregu synimi grek por tėrė "Vorio Epiri."

    "Pushtimi i Janinės nė shkurt tė vitit 1913, qe njė ngjarje me rėndėsi se tani nuk mbetej gjė tjetėr pėr ushtrinė greke vetėm tė marshonte drejt veriut e tė pushtonte krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės... e kėshtu do tė lindte emri i urryer "Vorio Epir", politikė dhe krijesė qė i shkaktoi kaq shumė dėme e andralla vendit tone dhe qė sot vazhdon tė pėrmendet ne analet dhe nė pretendimet e pavend tė fqinjit tonė tė jugut!" Po aty, faqe 93.

    Po Janko Pali patriot dhe shqiptar me mendje tė ndritur do tė shikonte si pushtues jo vetėm grekun por kėdo tė huaj qė shkelte vatrėn e tij. Ai urren jo vetėm pushtimin grek por edhe ate italian kur ushtria italiane zbarkoi pas ikjes se Princ Vidit. Po ashtu edhe pushtimin gjerman. Nė tė gjitha rastet, bregasit janė bashkuar me ato forca qė kanė luftuar pushtuesin. Janko shkruan "Nė fakt qė tė dyja palėt ndėrluftuese, italianėt e grekėt, na ranė nė qafė neve, ne vendin e nė vatrėn tonė." Po aty, faqe 104.

    Kėshtu qė hap pas hapi me "Historinė e Qeparoit" unė mesova tė fshehten e madhe qė Qeparoi dhe tėrė Bregu, kanė qenė, janė e do tė jenė shqiptarė. Problemi u zgjidh nga Mėsuesi i Merituar, publicisti enciklopedik i Bregut, i Pėrndrituri Janko Ll. Pali.

    Dikush ka thėnė pėr raste tė tilla "The best way to escape from a problem is to solve it."

    Faleminderit Barba Janko dhe bekuar qoftė shpirti yt pėr kėtė zgjidhje tė bukur qė na dhurove ne shqiptarėve. Faleminderit edhe juve z. Petraq Pali qė pa ndihmėn tuaj "Historia e Qeparoit" do tė kishte ngelur ne sirtar. Zoti ju bekoftė!





    ....marre nga gazeta Tema....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Question

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    tema:

    -------

    “Historia e Qeparoit” e Janko Palit ėshtė njė copėz nga Historia e Shqipėrisė

    Njė libėr qė zbulon enigmėn Himara

    Grekėt ne bashkėpunim me bandat grekomane shqiptare bėnė njė "krehje" tė Vorio Epirit me qėllim asgjėsimin fizik tė gjithė atyre 'skurrave' qė janė bėrė turq dhe mėnyra pėr tė ērrenjosur muslimanizmin nė Vorio Epir ishte kjo: gratė e bukura epiriote tė kthyera nė muslimane tė dėrgoheshin nė Greqi dhe burrave epiriotė qė kishin bėrė rrethprerjen t’u pritej koka


    Prej kohėsh nė mendje mė vėrtetoshin dy pyetje; e para, pse disa nga fshatrat e Bregut tė Detit flasin greqisht dhe e dyta, pse shteti grek ndėrhyn kaq fuqishėm ne jetėn e kėtyre fshtrave?
    ??
    Keto pergjigje ne fakt nuk na i dha!



    (Ketu ai gjen vend pėr tė qortuar ata qeparotas qė nuk i lanė pas kujtimet e tyre.) Ai, kaq bukur dhe kaq natyrshėm jep karakterin e bregasit
    Ne fakt paraqet vetem karakterin e qeparotasit!
    Aty tregohet ekzakt se si shqiptari pėr interesat e ēastit bėhej turk, grek, shqiptar dhe nga njė herė edhe turk, edhe grek, edhe shqiptar nė tė njėjtėn kohė! Bėhej musliman apo kristian sipas rastit dhe shkonte falej ne kishė edhe xhami!
    Ne fakt ne zonen e Himares ka shume xhami dhe nuk di ku te vesh me para!
    Po kete autori nuk mund ta dije duke qene goxha larg ...

    Janko Pali shkruan "...borshjotėt dhe muhamedanėt e afėrt me bregun e detit, (qė kishin qenė tė gjithė ortodoks A.B.) u dorėzuan si turq nė komandėn e Himarės!" Janko Pali Historia e Qeparoit faqe 31.
    Dilte njė prijės dhe deklaronte "Ne jemi grekė" dhe tė gjithe bėheshin grekė. Ja shikojeni kete episod. "Qeveri tė pėrkohshme, njė krijesė qesharake, tė krijuar nga njė renegat shqiptar, Gjergj K. Zografi, me qendėr ne Gjirokaster e beri mobilizimin e vendit (gjoja vete vendi kerkonte tė mbetej nen shtetin grek!) Bandat e mobilizuara tė Vorio Epirit, ( ashtu u quajt 'republika' e ngritur nga greket dhe Zografi!) tė ndihmuar edhe nga intrigat qė bėnte aso kohe Esat Pashė Toptani dhe dobėsia e Qeverisė Shqiptare tė Durrėsit, me ne krye Princ Vidin, patėn fusha tė lira veprimi, dhe duke bredhur pa ndeshur ne rezistence tė organizuar, dogjen e bastisėn lart nga treqind e ca fshatra tė besimit muhamedan, qysh nga Korēa, Gjirokastra, Kurveleshi, etj.". Janko Pali Historia e Qeparoit, faqe 32.
    Kaq e pati! Kaloi ne krahine tjeter!


    Faleminderit Barba Janko dhe bekuar qoftė shpirti yt pėr kėtė zgjidhje tė bukur qė na dhurove ne shqiptarėve. Faleminderit edhe juve z. Petraq Pali qė pa ndihmėn tuaj "Historia e Qeparoit" do tė kishte ngelur ne sirtar. Zoti ju bekoftė!
    -----------------------------------------------

    Pa dashur te minimizoj vlerat e ketij botimi dhe mbi te gjitha mirenjohjen per autorin, dua te theksoj se nuk me duket se libri tregon historine e Himares!

    -----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  2. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  3. Lufta e Serbise me Historine
    Nga Eni nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 17:01
  4. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  5. 1 miliard lekė pėr tė vėnė nė vend historinė
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2006, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •