Nuk e di nese ndokush nga ju ka arritur te lexoje nje artikull te koha jone pardje kur thuhej qe femijet shqiptare shiteshin ne vende te tjera dhe u merreshin organet e u shiteshin atyre qe kishin pare dhe femijet e shkrete vdisnin , nje operacion i tmerrshem mjaftonte te vriste tere ato femije thuhet se ka lidhje kokat greke italiane ne bashkepunim me ato shqiptare dhe thuhet qe eshte e implikuar dhe nje minister i qeverise .....
Me erdhi per te qare kur mora vesh cbehej me ata femijet e shkrete shqipetare qe u shiteshin te huajve

Marre nga koha jone


OPERACION PER TRAFIKUN E FEMIJEVE





Nga dita e djeshme policia eshte vene ne levizje per kapjen e autoreve kriminale kryesisht te trafikanteve te femijeve. Ne kuader te thellimit te luftes kunder trafiqeve te paligjshme dhe ne vecanti atij te trafikut te qenieve njerezore, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, drejtues Bajram Ibraj, ka miratuar planin e operacionit "Mirazh 2004" qe do te zhvillohet njekohesisht ne te gjithe vendin. Objekt i ketij operacioni do te jete lufta e strukturave te policise se shtetit kunder trafikut te femrave per prostitucion dhe trafikut te femijeve per shfrytezim e abuzim kriminal, si dhe identifikimi e marrja ne mbrojtje e viktimave te trafikut. Operacioni eshte rekomanduar te zhvillohet ne kuader te angazhimit rajonal ne iniciativen e vendeve te Europes juglindore "SECI) dhe do te koordinohet nga kjo qender, me seli ne Bukuresht te Rumanise. Operacioni "Mirazh 2004", qe per nga vlerat qe paraqet eshte nga operacionet me te rendesishme qe do te zhvilloje Policia e Shtetit gjate ketij viti me fokus identifikimin e linjave, grupeve kriminale dhe individeve qe kryejne trafik te paligjshem te femrave e femijeve, arrestimin e tyre dhe venien para pergjegjesise ligjore, identifikimin e pasurive te vena nga keta elemente trafikante dhe sekuestrimin e tyre.

Operacioni "Mirazh 2004" eshte ne vazhdim te operacionit te zhvilluar "Mirazh 2003" per te cilin Policia e Shtetit mori certifikaten per rezultatet me te mira te arritura ne rajon gjate atij operacioni. Rezultatet nisen me identifikimin e 4 hoteleve e moteleve qe shfrytezoheshin per prostitucion, nepermjet kontrollimit te rreth 800 ambienteve ne te cilat dyshohej se kryhej veprimtari kriminale e trafikut te qenieve njerezore, shfrytezimi per prostitucion, etj. U shoqeruan ne komisariatet e policise 1460 persona, nga te cilet 159 u intervistuan. Nga te shoqeruarit 119 kane qene femra. U identifikuan 88 viktima te trafikut per prostitucion, nga te cilat 12 jane derguar ne qendrat e pritjes e rehabilitimit "Vatra" Vlore, IOM Tirana dhe ne qendren e Linzes.

U referuan ne prokurori 129 vepra penale, nga te cilat 115 procedime te reja, u rifilluan 11 procedime te vjetra, te pezulluara, per te cilat u zbuluan e kapen autoret. U identifikuan 222 autore te veprave penale gjate ketij operacioni, nga te cilet 125 u arrestuan ne flagrance, per 58 eshte shpallur kerkimi dhe 39 u ndoqen ne gjendje te lire.

Per kryerjen me cilesi te operacionit "Mirazh 2004" si dhe realizimin e nje koordinimi te mire midis vendeve pjesemarrese te Ballkanit, ne Rumani po kualifikohen ne afat te shkurter 10 specialiste te sektorit antitrafik te Drejtorise se Pergjithshme tePolicise.