Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arratiset drejtori i burgjeve

    Arjan Bylykbashi ėshtė shpallur nė kėrkim qysh nga 7 maji me akuzėn “shpėrdorim detyre”

    Autori i Lajmit: TIRANĖ
    TIRANĖ- Arratiset drejtori juridik i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve Arjan Bylykbashi i cili ėshtė shpallur nė kėrkim qysh nga data 7 maj. Lajmi ėshtė konfirmuar ditėn e djeshme nga burime tė policisė sė kryeqytetit, dhe nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve. Burime tė policisė pohuan se gjatė ditės sė djeshme ėshtė ushtruar dhe njė kontroll i imtėsishėm nė banesėn e juristit Bylykbashi. Policia ka synuar tė arrestojė Bylykbashin por nuk e ka gjetur nė banesė. Po ashtu edhe telefoni celular i tij qėndron i fikur qysh nga e premtja e javės sė kaluar, ditė, kur ai u shpall nė kėrkim me akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės. Bylykbashi ėshtė njė nga juristėt mė tė njohur dhe mė me eksperiencė qė ka punuar nė sistemin e burgjeve pas viteve ’90. Ndėrkohė policia e kryeqytetit ka shpallur kėrkimin e tij nė tė gjithė vendin, pasi pretendon se prokuroria ka lėshuar njė urdhėrarresti pėr ekzekutim. Bylykbashi akuzohet se ėshtė i implikuar nė skandalin lirimit tė tė dėnuarėve nga burgu pėrpara se ata tė pėrfundonin dėnimin e dhėnė nga gjykata.
    I kėrkuari
    Ditėn e premte policia e kryeqytetit ėshtė urdhėruar nga prokuroria qė tė kryejė arrestimin e shtetasit Arjan Bylykbashi, me detyrė, Drejtori i zyrės juridike nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve. Menjėherė policia ka shkuar nė banesėn e tij por nuk ka arritur ta gjejė. Qysh nga ky moment juristi me pėrvojė Bylykbashi ėshtė shpallur nė kėrkim nė tė gjithė vendin. Policia ka tentuar disa herė ta arrestojė por nuk ka mundur, edhe pse ka verifikuar banesat e disa miqve dhe tė afėrmve tė tij. Burime tė policisė sė Tiranės pohuan se gjatė ditės sė djeshme ėshtė ushtruar dhe njė kontroll nė banesėn e Bylykbashit, por ai nuk ėshtė gjetur serish. Burime tė policisė pohuan se Bylykbashi ėshtė vėllai i Kryetarit tė degės sė Partisė Demokratike pėr qytetin e Elbasanit.
    Akuza
    Zyrtarė tė policisė pohuan se Bylykbashi akuzohet pėr shpėrdorim detyre dhe si i implikuar nė lirimin nga burgu i Rrogėzhinės tė tė dėnuarit Festim Xhani. Pėr lirimin e kėtij tė dėnuari ėshtė arrestuar edhe drejtori i burgut tė Rrogozhinės Arqile Veliu, i cili tashmė ndodhet nė qeli me masėn e sigurisė sė burgimit pa afat. Ndėrkohė tė njėjtat burime pohuan se kėrkimi pėr Bylykbashin mund tė ketė ardhur pas deklaratės sė Ministrit tė Drejtėsisė Xhafa nė media, kur pohoi se janė tė paktėn edhe 30 raste tė tjera kur tė dėnuarit janė liruar nga burgu nė rrethana tė dyshimta. Gjithsesi mbetet qė gjithēka tė vėrtetohet nga hetimi i mėtejshėm i prokurorisė, e cila do tė zbardh pėrgjegjėsinė e Bylykbashit, nėse ky i fundit gjendet fajtor. Bylykbashi bėhet kėshtu zyrtari i pestė i rėndėsishėm i sistemit tė burgjeve shqiptare qė merret i pandehur pėr akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės.




    Data e Publikimit: 13/05/2004

    Ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ALBA pėr postimin:

    tiranasi90 (01-06-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Postime
    30

    Pėr: Arratiset drejtori i burgjeve

    dmth ky Bylykbashi paska qene Drejtor Burgjesh ne kohen e socialistave. dhe tani soristi Basha na can b* duke thone qe ka emeru teknike te PD. ptuuuuu ....!!!!! kellira ....!!!!



    .

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Arratiset drejtori i burgjeve

    Bota eshte nje Burg i madh vlerash dhe normash dhe Njeriu eshte Zoti i saj!

Tema tė Ngjashme

  1. Te jetojsh si musliman...
    Nga Dritė nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 12:45
  2. Afatet pėr kalimin nga njė gradė mė e ulėt nė njė mė tė lartė
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  3. Rupert Smith, drejtori I fondacionit “Butrinti”Nė Butrint, emėrime politike
    Nga Shijaksi-London nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 14:07
  4. Skece, Drama dhe Pantomima te Krishtera.
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 05:36
  5. Drejtori mė dhunoi nė zyrėn e tij
    Nga AdmiraL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-08-2005, 18:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •