Arjan Bylykbashi ėshtė shpallur nė kėrkim qysh nga 7 maji me akuzėn “shpėrdorim detyre”
Autori i Lajmit: TIRANĖ
TIRANĖ- Arratiset drejtori juridik i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve Arjan Bylykbashi i cili ėshtė shpallur nė kėrkim qysh nga data 7 maj. Lajmi ėshtė konfirmuar ditėn e djeshme nga burime tė policisė sė kryeqytetit, dhe nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve. Burime tė policisė pohuan se gjatė ditės sė djeshme ėshtė ushtruar dhe njė kontroll i imtėsishėm nė banesėn e juristit Bylykbashi. Policia ka synuar tė arrestojė Bylykbashin por nuk e ka gjetur nė banesė. Po ashtu edhe telefoni celular i tij qėndron i fikur qysh nga e premtja e javės sė kaluar, ditė, kur ai u shpall nė kėrkim me akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės. Bylykbashi ėshtė njė nga juristėt mė tė njohur dhe mė me eksperiencė qė ka punuar nė sistemin e burgjeve pas viteve ’90. Ndėrkohė policia e kryeqytetit ka shpallur kėrkimin e tij nė tė gjithė vendin, pasi pretendon se prokuroria ka lėshuar njė urdhėrarresti pėr ekzekutim. Bylykbashi akuzohet se ėshtė i implikuar nė skandalin lirimit tė tė dėnuarėve nga burgu pėrpara se ata tė pėrfundonin dėnimin e dhėnė nga gjykata.
I kėrkuari
Ditėn e premte policia e kryeqytetit ėshtė urdhėruar nga prokuroria qė tė kryejė arrestimin e shtetasit Arjan Bylykbashi, me detyrė, Drejtori i zyrės juridike nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve. Menjėherė policia ka shkuar nė banesėn e tij por nuk ka arritur ta gjejė. Qysh nga ky moment juristi me pėrvojė Bylykbashi ėshtė shpallur nė kėrkim nė tė gjithė vendin. Policia ka tentuar disa herė ta arrestojė por nuk ka mundur, edhe pse ka verifikuar banesat e disa miqve dhe tė afėrmve tė tij. Burime tė policisė sė Tiranės pohuan se gjatė ditės sė djeshme ėshtė ushtruar dhe njė kontroll nė banesėn e Bylykbashit, por ai nuk ėshtė gjetur serish. Burime tė policisė pohuan se Bylykbashi ėshtė vėllai i Kryetarit tė degės sė Partisė Demokratike pėr qytetin e Elbasanit.
Akuza
Zyrtarė tė policisė pohuan se Bylykbashi akuzohet pėr shpėrdorim detyre dhe si i implikuar nė lirimin nga burgu i Rrogėzhinės tė tė dėnuarit Festim Xhani. Pėr lirimin e kėtij tė dėnuari ėshtė arrestuar edhe drejtori i burgut tė Rrogozhinės Arqile Veliu, i cili tashmė ndodhet nė qeli me masėn e sigurisė sė burgimit pa afat. Ndėrkohė tė njėjtat burime pohuan se kėrkimi pėr Bylykbashin mund tė ketė ardhur pas deklaratės sė Ministrit tė Drejtėsisė Xhafa nė media, kur pohoi se janė tė paktėn edhe 30 raste tė tjera kur tė dėnuarit janė liruar nga burgu nė rrethana tė dyshimta. Gjithsesi mbetet qė gjithēka tė vėrtetohet nga hetimi i mėtejshėm i prokurorisė, e cila do tė zbardh pėrgjegjėsinė e Bylykbashit, nėse ky i fundit gjendet fajtor. Bylykbashi bėhet kėshtu zyrtari i pestė i rėndėsishėm i sistemit tė burgjeve shqiptare qė merret i pandehur pėr akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės.
Data e Publikimit: 13/05/2004
Ballkan
Krijoni Kontakt