Ja cthote Koha Jone..
-----------------------------------

Shtajner-Majkos: Jam dakord me rrugen

Kryeadministratori i UNMIK-ut per Kosoven Micahel Shtajner mbeshtet projektin e qeverise shqiptare per ndertimin e rruges Durres-Kukes. Kete mbeshtetje ai e pohoi gjate takimit me kryeministrin shqiptar Pandeli Majko ne nje vizite zyrtare qe realizoi dje ne Tirane. Majko i shoqeruar nga ministrja e jashtme Arta Dade, priti dje ne seline e kryeministrise Shtajnerin, pikerisht ne diten kur ne mbledhjen e KPD-se, qeveria aktuale mori goditjen fatale me vendimin per unifikimin e postit te kryetarit me kryeministrit. Majko riperseriti edhe nje here se ndertimi i aksit rrugor Durres-Kukes do t'i jape nje nxitje te metejshme biznesit midis dy vendeve. "Nje rruge e tille do te shkurtoje distancat, do te krijoje tregje te reja do te forcoje bashkpunimin ekonomiko-tregetar. Kjo rruge eshte ne te mire te shqiptareve dhe te bashkepunimit rajonal", tha Majko. Ndersa Shtajneri e cilesoi si mjaft efikase ndertimin e rruges "Une vjeresoj mjaft iniciativat qe dalin nga vete vendet e rajonit, si kjo e Shqiperise, te cilat deshmojne aftesi dhe force ndertuese dhe menaxhuese", theksoi Steiner. Ne qender te biseds midis tij dhe Majkos ishte forcimi i bashkpunimit midis Kosoves dhe Shqiperise. "Ky bashkpunim nuk do tju sherbeje vetem ketyre dy vendeve, por edhe proceseve te integrimit rajonal dhe evropian", tha Majko. Nga ana e tij kryeadministratori i Kosoves vleresoi si fusha me prioritet per thellimin e bashkpunimit, energjetiken, turizmin, sistemin bankar dhe intensifikimin e marredhenieve ekonomiko-tregtare. Por Shtajner konsideroi si domosdoshmeri edhe bashkepunimin midis policise shqiptare dhe UNMIK-ut me qellim goditjen e krimit te organizuar dhe trafiqeve qe kane shtrirje jo vetem ne dy vendet, por ne nivel rajonal. Biseda midis Majkos dhe Shtajnerit, ka rikujtuar edhe nje here kohen e luftes se Kosoves ne vitin 1999-te. Shtajner shprehu konsideratat e tij per kryeministrin Majko ne ate periudhe, per mbeshtetjen qe iu dha popullsise shqiptare te Kosoves, por edhe per perkrahjen aktuale ne ndertimin dhe integrimin e institucioneve te saj.

A.Rama
------------------------


Pandushi eshte djaloshi me simpatik i ketyre viteve pluraliste.
Dikur me Dukej POLLO si e ardhmja e politikes Shqiptare.
U gabova.
Pa Berishen Pollo doli nji lojtar i dobet sa as ekipet e kategoris trete nuk e duan as per stol rezerve.
Gjynaf goxha djal profesori. Mendja madhe e zeza te zotit thot shkodra.
Kurse Pandushi dhe per at kohe te shkurter qe e len te punoje mundohet te beje gjera te mira.
Suksese Pandushit !