Paketa ligjore per luften kunder krimit te organizuar, e cila po hartohet nga Ministria e Drejtesise nen konsulencen e homologes se saj italiane,ka te parashikuara edhe menyren e administrimit te pasurise te sekuatruar trafikanteve

Keti BANUSHI

C'fare do te behet me pasurite, te cilat do ti sekuetrohen trafikanteve? Kush do te merret me administrimin e tyre? A mos valle do te ndodhe me to si me pasurite e firmave piramidale? . Ketyre pyetjeve, te cilat i hasim jo pak ditet e fundit pas operacionit te koduar "rrjeta e hekurt" dhe pas zhurmes se madhe te bere per luften kunder krimit te organizuar i jep pergjigje projktligji i ri i Luftes Kunder Krimit te Organizuar, i cili po hartohet nga Ministria e Drejtesise dhe se shpejti pritet te kthehet ne ligj. Me administrin e pasurise qe do t'u sekuestrohet trafikaneteve do te merret nje Agjenci e vecante, e cila do te krijohet per kete qellim. Ligji i ri kunder krimit te organizuar, i cili po hartohet nga nje grup specialistesh nga Ministria e Drejtesise nen konsulencen e specialisteve italiane, ka te parashikuara ne disa nene te tij, edhe menyren e administrimit te pasurise qe do t'u sekuestrohet personave, per te cilet, gjykata verteton se jane te fituara me aktivitete jo te ligjeshem. Kjo, eshte nje praktike e huazuar nga ligji antimafias i krijuar ne itali , i cili parashikohet te pershtatet per Shqiperine.

Pasurite e trafikanteve do te perdoren ne dobi te komunitetit, ose per demshperblimin e viktimave te trafikut, por gjithmone kjo pasi gjykata me ane te provave te mjaftueshme te vertetoje se prejardhja e tyre nuk eshte e paster.

Ne paketen ligjore eshte saktesuar, se me marrjen e vendimit te sekuestrimit parashikuar nga nenet e ketij ligji, do te jete gjykata ajo qe do te vendose caktimin e nje administratori. Detyra e administratorit do te jete, mbikqyrja dhe administrimin i sendeve te sekuestruara dhe gjate zhvillimit te gjykimit, me qellim rritjen nese eshte e mundur e rentabilitetit te tyre. Kjo praktike eshte e disi e njejte edhe me rrugen e ndjekur per administrimit te konpanive te medha te cilesuara si piramidale pasuria e te cilave u administrua nga disa adminitratore te caktuar nga nga Komisioni i Transparences se Fajdeve. Por qe duhet theskuar se ne Shqiperi nuk pati efektivitetin e duhur. Ne projkt-ligjin e pregatitur per luften kunder krimit te organizuar eshte parashikuar qe administratori i perzgjedhur nga Agjensia, brenda nje muaji duhet ti paraqese Kryetarit te Gjykates nje relacion te detajuar mbi gjendjen e sendeve te sekuestruara, dhe ne vazhdimesi ne afatet e caktuara nga gjykatesi, raporte justifikuese, si dhe duhet te njoftoje gjykatesin mbi sendet e tjera per egzistencen e te cilave eshte vene ne dijeni gjate administrimit.

Gjithashtu ne projet-kligj eshte parashikuar edhe shkarkimi i administratorit ne raste se vihet re se mospermbushja e detyrave ose paaftesise shkarkohet nga Gjykata me propozim te Prokurorit te pergjithshem ose te Agjensise mund te shkarkoje ne cdo kohe Administratorin ne raste se vihet re moskorrektesi



Deri ku shtrihet hetimi i personave te dyshuar



Neni 2



1-Prokurori i Pergjithshem zhvillon hetime, duke angazhuar edhe policine gjyqesore mbi menyren e jeteses, mbi mjetet financiare dhe pronesine e personave te dyshuar

2-Hetimet mund te shtrihen ne percaktimin ne vecanti nese keta persona jane mbajtes te licencave, autorizimeve, nese perfitojne kontribute dhe kredi te dhene nga shteti, ente publike ,apo Komuniteti Evropian

3- Hetimet zhvillohen edhe ndaj bashkeshortes, femijeve dhe personave, me te cilet keta persona bashkejetojne si dhe ndaj personave fizike juridike dhe shoqerive, ne personat e parashikuara ne nenin 1 te ligjit qe drejteperdrejte ose jo, jane ortake.

4 -Ne raste te nje rreziku konkret se keto sende te humbasin, shmangen apo tjetersohen, Prokurori i Pergjithshem mund ti kerkoje gjykates konpetente qe te vendose paraprakisht sekuestrimin mbi keto sende para caktimit te seances

5- Sekuestrimi i vendosur i humb efektet ,nese brenda tridhjete ditesh nga paraqitja e kerkeses, nuk vleresohet nga gjykata . Prokurori i Pergjithshem mund te kerkoje drejteperdrejte ose me ane te agjenteve ose oficereve te policise gjyqesore, prane cdo zyre te administrates publike, administrates se sipermarrjeve, shoqerive dhe enteve te cdo tipi, informacione dhe kopjo te dokumenteve qe vleresohen si te domosdoshme per qellime te hetimit ndaj personave te parashikuara ne nenet e ketij ligji.

Korrieri