Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje

    nga trepca.net

    Me rastin e 420-vjetorit:

    Stublla me shkollėn e parė shqipe nė Kosovė




    --------------------------------------------------------------------------------




    11 maj 2004 / TN



    Nga: Isak AHMETI, Stubėll



    Shkolla shqipe e Stubllės ka njė traditė pesėshekullore. Edhe atėherė kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur nė sistem, nė Stubėll, fshat i Malėsisė sė Karadakut, qė shfaqet mė 1555 dhe nė njė defter osmano-turk, mė 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atėherė nė Kosovė, kurė edhe kishte funksionuar SHKOLLA E PARĖ.



    Kjo shkollė, siē shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitė S. Shuteriqi, ishte nė formė kolegji, i rangut tė njė istituti tė lartė ē`farė ishin zakonisht kolegjet fetare tė asaj kohe nė Evropė, e ku, perveq teologjisė, mėsohej filosofia dhe studioheshin klasikėt (shih: Dhimitėr S. Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime tė tjera, Naim Frashėri, Tiranė 1987, fq. 92). Kjo Traditė e shkollės shqipe, e filluar pra qė nė vitin 1584 (shek. 16), do tė vazhdojė tė pėrforcohet dhe tė pasurohet veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Kurė nė disa qendra tė njohura tė Kosovės si nė Prizren, Pejė, Gjakovė, Zym, Janjevė dhe Stubėll, pranė Kishave Katolike, do tė hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bėrė vatra tė njėmendėta jo vetėm tė arsimit dhe tėedukimit, por edhe tė lėvizjes sonė kombėtare.



    Edhe nė vitin 1846, nė kohėn e persekutimit masovik te stubllasve pėr ėn Turqi, funksiononte shkolla shqipe nė Stubėll. Kėshtu qė rreth kėtij persekutimi dhe shkollės shqipe tė Stubllės ekzistojnė me qindra dokumente (afro 6.000 vetėm nė Arkivat Shtetėrorė tė Austrisė, qė tashmu konsiderohen tė zbuluar dhe vetėm pjesėrisht tė studiuar). Ndonėse nė kohėn e kėtij persekutimi dhe martirizimi (1846-1848), i bėri pėr shkaqe fetare dhe kombėtare, pėr Fe dhe Atdhe, ajo mbyllet, por sėrisht hapet dhe funksionon mė 1872, 1888, 1891, 1896, kohė kjo kurė, e frymėzuar edhe nga Lidhja e Prizrenit (1878), do tė marrė hov levizja e jonė kombėtare pėr ēlirim nga Turqia.



    Ē`ėshtė e vėrteta, shkolla shqipe e Stubllės, nga studiues dhe autorė tė ndryshėm shqiptarė dhe tė huaj, nuk pėrmendėn vetėm mė 1584. Ajo pėrmendet tė data tė shumta si 1880, 1888 (shih: Dr. Fra Andria Nikiē, Stanje na Kosovu od 1840-1890 godine, Zbornik KACIC Split 1980, fq.21-22). Ajo pėrmendet edhe mė 1905, datė kjo shumė e rėndėsishme, kur Imzot Pashk Trokshi themelloi famullinė e Stubllės dhe famullitarin e atėhershėm tė Famullisė sė Letnicės, don Mikel Tarabulluzin, e emroi famullitar nė Stubėll, ndonėse veprimtarinė e tij tė gjithėanshme Dom Mikeli do tė ketė zhvilluar nė Stubėll dhe nė gjithė Malėsinė e Karadakut qė nga viti 1986 kurė qe emruar, nga Imzot Andre Logoraci, famulitarė i Letnicės.



    Mirėpo ē`ėshtė e vėrteta nė fillim tė shek. XX, po edhe ėm vonė kemi shkola shqipe edhe nė Gjakovė, Pejė, Ferizaj e Zllakuqan, ndėrsa si Shkollė e parė legale shqipe, dhe zyrtarisht e pranuar nga Austro-Hungaria dhe Imzot Pashk Trokshi, ėshtė ajo e stubllės e vitit 1905, me mėsuaesin Dom Mikel Tarabulluzi (1868-1933), pishtar i arsimit shqip nė Kosovė. Ndonėse kjo shkollė ishte pengesė pėr pushtuesit, ajo vazhdoi punėn e vet, ndėrsa Dom Mikeli, prift, mėsues dhe rilindas i madh dhe i dalluar, vazhdoi tė jetė i pėrndjekur. Megjithėatė, duhet thėnė se edhe deri nė vitin 1924 ai ishte i pėrndjekur dhe pėr kėto shkaqe dhe tė tjera kishte angazhuar tė vėllanė, Jakė Tarabulluzin pėr profesion mėsues, qė ta zėvėndėsonte nė shkollė, edhe qė ta strehonte nė Stubėll, sepse, si patriot dhe rilindas qė ishte, Jaku kishte marrė pjesė edhe nė Vlorė nė shpalljen e pavarsisė (1912).



    Dihet se shkollėn katėrklasėshe tė dom Mikelit do ta kenė ndjekur disa generata (shih: Isak Ahmeti, Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė, Shkėndija nr. 1-2, Prishtinė 1976, fq. 17). Sipas hulumtimeve qė janė bėrė, tė gjeneratės sė parė tė kėsaj shkolle, qė do tė punojė deri mė 1924 mbase edhe mė vonė, ishin: Toni Simonit, Lushi Sebės, Toni Ndout Martinit, Lluki Zefit Markut, Lush Gjonit etj. Tė gjeneratės sė dytė ishin: Jak Sedaj, Tade Ballabani, Makr Lorenci, Pal Koliqi, Gjon Andreja me shkokė, kurse nxėnės tė mėsuesit Jak Tarabulluzit ishin kėta: Kolec Ramaj, Gjergj Ramaj, Zefi Tomės (Ukaj), Luzi Bozhės (Ukaj), Shini Ndout Ukaj, Agėja e Sebės Gjergjit, Zinė Demaj, Tovi Tomės Sedaj, etj.



    Natyrisht mė tė dalluarit prej tyre do tė kenė qenė Lorenc Koliqi dhe Zef Ramaj qė mė vonė do t’kryejnė studimet pėr filozofi dhe toelogji. Nė kėtė shkolėl kanė mėsuar edhe nxėnės nga fshatrat e tjera tė Malėsisė sė Karadakut. Kėshtu psh aty do tė ketė mėsuar edhe Gjergj Berisha nga Terzijajt. Kurse sipas burimeve tė shumta del se Dom Mikeli udhėtonte nėpėr fshatrat e Malėsisė sė Karadakut jo vetėm pėr t’i kryer punėt pastorale, por edhe pėr t’i pėrhapur shėkndijat e arėsimit shqip si dhe idetė e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe pėr tė kėrkuar qė t’i dėrgonin nxėnėsit nė shkollė.



    Duke u bazuar nė hulumtime dhe dokumente tė zbuluarar del se nxėnėsit e shkollės sė Dom Mikelit mėsonin jo vetėm gjuhėn shqipe, por edhe lėndėt e tjera: matematikėn, historinė, besimitn katolik dhe muzikėn, gjithashtu nė gjuhėn shqipe. Kuptohet vetvetiu se lėnda e gjuėhs shqipe ndahej nė kėndim (lexim) dhe bukurshrkim, kurse muzika ishte njė prej lėndėve mė tė pėlqyera, sepse qe nė fillim tė punės sė shkollės u organizza jo vetėm kori i shkollės dhe i kishės, por edhe shoqėria kulturore pėr recitim dhe shfaqje teatrale.



    Ėshtė me rėndėsi tė veēantė tė theksohet edhe fakti se Dom Mikeli üpėrdorte nė shkolėln e tij disa libra, qė edhe sot ruhen Muzeun e Shkollės, te Kisha e Vjetėr kushtuar Shėn Gjergjit, qė ėshtė shpallė monumnet i kutlurės shqiptare me aktvendimin nr. 02-258, tė dt.13.06.1978 nga Enti Krahinor pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės i KSAK nė Prishtinė, madje me urtinė e njė strategu tė provuar, ai ksihte organizuar, nėpėrmjet motres sė tij Agės, virgjėreshė nė Shkup, dhe me ndihmėn e Kate Cukalit, me prejardhje nga Shkodra, furnizimin me tekste shkollore nga Shqipėria. Kėshtu prandaj sipas Prof. Jak Mitės, nė vitin 1923 njė kontingjent librasha ksihte arritur nėpėr Qafė-Thanė, Strugė, Dibėr-Stubėll, kurse mė vonė edhe nėpėr Selanik, Manastir, Shkup-Stubėll. Dėrsa furnizimi me libra rridhte nėpėr kėto kanale, duket se andej nga mbarimi i vitit 1924 njė kontingjent librash i ra nė dorė policisė sė Jugosllavisė sė Vjetėr. Dhe pėr kėtė “shkelje” tė ligjit Dom Mikeli u arrestua dhe u burgos dhe 18 muaj u mbajt nė burg.



    Pėr mė tepėr, Shkollėn Shqipe tė Stubllės, si kundėr edhe atė tė Prizrenit, Gjakovės, Pejės dhe Janjevės, e pėrmend edhe historiani i njohur anglez Noel Malcolm (shih: Noel Malcolm, Kosovoa, Koha Prishtinė 1998, fq. 195). Nė tė vėrtetė dokumentet dhe autorėt (I), qė flasin dhe shkruajnė pėr kėto data dhe tė tjera vetėm sa tregojnė dhe dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e kėsaj shkolle, qė nga viti 1584 e deri nė ditėt e sotme kur gfunsionon shkolla fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, e hapur si shkollė katėr klasėshe, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė fitin 1950, ndėrsa nė vitin 1969/1970, falė mirėkuptimit dhe pėrkrahjes tė pakursyer tė Esat Kamberit, atėherė drejtor i shkolėls fillore “Emin Duraku” nė Gjylekar, hapet kalsa V-stė dhe VI-shtė e mė vonė edhe klasa e VII dhe VIII.



    Nderkaq me inzistimin dhe angazhimin e pakursyer tė autorit tė kėtij shkrimi, Kuvendi i Komunės sė Vitisė mė 1982 bie vendimin pėr pavarėsimin e shkollės Fillore tė Stubllės dhe pėr drejtor tė saj emnron Isak Ahmetin. Mė pas kėtė shkollė do ta udhėheqin (si drejtorė): Gjon Ballabani, Marjan Ukaj dhe Qeshk Sh. Ukaj, qė pėrmes njė angazhimi tė pakursyer dhe kontributi tė ēmueshėm, ndonėse me sakrifica tė mėdha veēanerisht tė kuadrit arsimor-edukativ, edhe nė kohėn e okupimit klasik serb, do tė mbajnė gjallė kėtė shkollė-vatėr e arsimit dhe edukimit tė gjeneratave tė reja tė kėsaj ane tė Karadakut.



    Krahas shkollės fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, nė Stubėll, ndonėse nė objektin e shkollės fillore, funksionon edhe ShM – Gjimnazi “Kuvendi i Lezhės”, punkti nė Stubėll, qė ėshtė themeluar, me 1991, me Aktvendim tė Ministrisė sė Arsimit tė Republikės sė Kosovės. Ndonėse pėr njė dekadė nė kushte tė rėnda okupimi, me sakrifica tė mėdha tė kuadrit arsimor-edukativ, pa ndonjė pėrkrahje tė mjaftueshme morale dhe materiale, ShM – Gjimnazi “Kuvendi i Lėzhės” punkti nė Stubėll, vazhdojė tė funksionoj me mjaft sukses edhe pas luftės sė fundit nė Kosovė. Ē’ėshtė e vėrteta, ShM- Gjimnazi “Kuvendi i Lezhės”, punkti nė Stubėll nė vitin 2001 do tė pėrballėt edhe me rrezikun e mbyllej nga autoritetet vendore, pėr ēka Kėshilli i fshatit Stubėll, nė fillim, fare nuk ishte i pėrgjegjshėm e i interesuar pėr fatin e kėtij punkti.



    Mirėpo, falė angazhimit tė pakurėsyer dhe aktualizimit tė kėsaj ēėshtjeje drejtpėrdrejtė nga ana e Dom Lush Gjergjit, Isak Ahmetit, Llukė Perės, Sarė Gjergjit dhe Ndue Ukaj, problemi arriti tė shtrohet deri nė instancat mė tė larta te vendorėt dhe ndėrkombėtarėt. Kėshtu qė mė 2.10.2001, pas njė takimi zyrtar edhe me z. Naim Rrustemi, atėherė bashkdrejtues nė Departamentin e Arsimit tė Kosovės, me njė urdhėresė-vendim special tė nėnshkruar nga Ed Brucke u konfirmua edhe njė herė vendimi (i pėrparshėm) pėr ekzistimin dhe funksionimin e mėtemjė tė ShM- Gjimanzit “Kuvendi i Lėzhės”, punkti nė Stubėll. Fatkeqėsisht kjo “lojė” e palogjikshme dhe gjithėsesi antikombėtare pėr mbylljen e shkollės sė mesme – Gjimnazit nė Stubėll u pėrsėrit edhe nė shtattor tė vitit 2003.



    Kėsaj rradhe nė krye tė kėsaj loje dolėn publikisht njerėzit e papėrgjegjshėm, madje edhe ndonjė pseudointelektual i vetmuar i Stubllės, por edhe tė Komunės. Mirėpo, fal angjazhimit tė sėrishėm tė Dom Lush Gjergjit, Isak Ahemtit, Llukė Perės, Sarė Gjergjit dhe zyrės Regjionale pėr Arsim nė Gjilan, problemi i ngrit deri te instancat mė tė larta, madje edhe te Ministria e Arėsimit, Shkencės dhe Teknologjisė nė Kosovė, e cila pas njė observimi tė gjithėanshėm tė kėtij problemi madhor me datėn 11.12.2003 mori vendim tė prerė duke e konfirmuar edhe njėherė arsyeshmėrinė e ekzistimit tė mėtejm tė ShM-Gjimanzit nė Stubėll, si paralele e ndarė e Gjimnatit “Kuvendi i Lezhės” nė Viti, prej nga deri mė tash kanė dalė 13 gjenerata maturantėsh, kurse gjenerata e 14 del nė qershor tė kėtij viti. Pėr mė tepėr nė shkollėn shipe tė Stubllės, vatėr e arsimit dhe edukimit ndėr shekuj, kanė mėsuar nxėnės, disa prej tė cilėve, mė vonė do tė bėhen personalitete dhe emra tė njohur jo vetėm nė rrafshin kulturor kombėtar, por edhe nė rrafshin kulturor ndėrkombėtar.



    Nė fund tė kėtij shkrimi se nė shenjė pėrkujtimi tė Shkolėls sė Parė shqipe nė Stubėll, pėrkatėsisht nė Kosovė, qė nga viti 1990 mbahen Takimet e Dom Mikelit, qė tashmė janė bėrė tradicionale dhe me kohė kanė marrė karakteristikat e njė manifestimi kulturorė gjithėkombėtar.





    I) Biografi e pėrzgjedhur:



    e autorėve dhe shkrimeve pėr shkollėn shqipe tė Stubllės



    Anastazije Urosevic, Katolicka zupa Crne Gore... glasnik, SDN, knj. XIII, Shkup, 1934, fq. 163

    Jashar Rexhepagiqi, Zvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare... Prishtinė, 1970, fq. 48-52.

    ISAK AHMETI, Shkolla e parė shqipe nė Karadak. Rilindja, 15.5.1970.

    DEDĖ MIRDITA, Shkolla e Parė e Kreshtave tė Karadakut, Rilindja, 30 prill, 1-2 maj 1974.

    JASHAR REGJEPAGIQI, Shkollat shqipe 1800-1908, Jehona nr. 7/1971 Shkup.

    ISAK AHMETI, Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė, Shkėndija, nr. 1-2, Prishtinė 1976, fq. 17.

    GJERGJ GJERGJI-GASHI, Stublla me shkollėn e parė shqipe nė Kosovė, Drita, nr. 3/1979, fq. 10; idem edhe nė: Drita, III, 1/1972, fq. 4-5,8.

    DHIMITĖR S. SHUTERIQI, lėvrimi i shipės dhe shkolla shqiptare nė Kosovė gjatė shek. XVI-XVII, Rilindja, 12.4.1980.

    FRA ANDRIJA NIKIC, Stanje na Kosovu od 1840-1890, Split, Zbornik Kacic, 1980 fq. 21-22.

    SAFET KRIVAQA, Vatėr e arsimit me interes pėr kombin, Bota e re, 25 maj 1993.

    ISAK AHMETI, Stublla em shkollėn e parė shqipe nė Kosovė, Bota e re, 1 tetor 1983

    ENGJĖLL KOLIQI, Stublla e Karadakut-vatėr e parė e arsimit dhe shkollės shqiptare nė Kosovė, Bota e re, 15 shkurt 1984, fq. 19

    GASPĖR GJINI, Skopsko-Prizrenska Biskupija kroz stoljeca Zagreb 1986 fq. 175.

    R. RAJOVIC, Autonomija e Kosovės, Prishtinė 1978, fq. 145.

    DHIMITĖR S. SHUTERIQI, Marim Beēikemi dhe shkrimet e tjera, Shb “Naim Frashėri” Tiranė 1987, f. 92.

    ISAK AHMETI, Dom Mikeli, pishtar i arsimit nė Kosovė, Shkėndija, shtator 1990.

    ISAK AHMETI, Nė Stublėll ishte shkolla e parė shqipe nė Kosovė, Shkėndija, nr. 2 tetor 1990.

    SARĖ GJERGJI, Kush ishte Mikel Tarabulluzi, Shkėndija, 15 maj 1990.

    ENGJĖL KOLIQI, Njė manifestim pėr disa jubile, Drita, nr. 3-4/1990, fq. 30.

    FRAN GJERGJI, Stublla e Karadakut, vatėr e arėrėsimit kombėtar, Drita, nr. 56,7-10,11-12/1990, idem edhe nė KD, 10/16, 1993, fq. 14-17.

    SARĖ GJERGJI, Shkolla e Stubllės, Urtia, Zagreb nr. 1/1994, fq. 69-73.

    ENGJĖLL SEDAJ, Shkolla e parė shqipe dhe mėsuesi i saj Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry e Famullisė nė Stubėll 1994, fq. 16-30.

    JAK MITA, vėllėzėrit Dom Mikel e Jak Tarabulluezi, mėsues nė Stubėll, Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry e Famullisė nė Stubėll 1994, fq. 30-34.

    ISAK AHMETI, Kisha – pishtare e arsimit nė Kosovė, Kosova 1996, fq. 95-102.

    ZEF MIRDITA, Krishterimi ndėr shqiptarė, MKSH nė Zagreb, Prizren Zagreb, 1998, fq. 328.

    NOEL MALCOLM, Kosova, Koha, Prishtinė 1998, fq. 195.

    E KOLIQI, Stublla po bėhet njė tempull i arsimit dhe i kulturės sonė kombėtare, Bota sot, 26 gusht 2001, fq. 28.

    ENGJĖLL SEDAJ, Shqiptja arbėrore, fsh, Dardania Sacra, Prishitnė 2002, fq. 271-286.




    --------------------------------------------------------------------------------

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Gafurr Bytyēi:

    Shkolla e Janjevės,ndėr shkollat mė tė organizuara tė shk.XVII

    Mė 28 dhjetor 1995,nė Llugaxhi,dhe mė 16 janar 1996,nė Prishtinė,qe shėnuar 330 vjetori i Shkollės sė Janjevės.

    “Duke shėnuar datėlindjen e njėrės prej shkollave mė tė vjetra,datėlindjen e Shkollės sė Janjevės,ne njėherit dėshmojmė se fillet e arsimit tonė kombėtar i gjejmė nė lashtėsinė e shekujve”,-pat thėnė atėherė dr.Abdullah Vokrri,duke sjellur me kėtė rast dėshmi arkivore,nga tė cilat mund tė shihet se emri i kėsaj shkolle ėshtė ngusht i lidhur me emrin e tė pėrndritshmit Andre Bogdani,kryepeshkop i Shkupit,njėri ndėr personalitetet mė tė shquara tė kėsaj periudhe dhe i cili bėri shumė qė kjo shkollė tė fitonte primatin e njėrės ndėr shkollat mė tė organizuara tė asaj kohe.Kėrkesėn pėr hapjen e kėsaj shkolle e kishte bėrė vetė Andrea Bogdani mė 15 nėntor tė vitit 1664,duke iu drejtuar Organizatės tė Kongregacionit tė Shenjtė tė Propagandes Fide nė Romė,qė pėr mėsues tė shkollės sė vogėl tė Janjevės,siq e quante ai,tė emėrohej misionari apostolik,kushėriri i Andreas,shqiptari Don Pjetėr Mazreku,i cili atėbotė sapo kishte mbaruar studimet nė kolegjin ilir tė Loretos nė Itali.Ishte viti 1665.Pėr ndėrtesė shkollore qe zgjedhur shtėpia e Andrea Bogdanit.

    Pas Pjetėr Mazrekut,nė kėtė shkollė do tė punojnė edhe mėsues tė tjerė,tė gjithė njohės tė mirė tė tri,katėr apo mė shumė gjuhėvė,ndėr ta vlen pėrmnendur disa prej tyre,si fjala vjen priftin Vinqenc Mateviqin i cili nė kėtė shkollė vendoset mė l0 gusht tė vitit 1670,Dom Gjon Bogdani, e tj.Nė veprimtarinė e shkollės sė Janjevės tė kėsaj periudhe kohore ka pasur ndėrprerje tė herėpashershme,sidomos nė vitin 1683 ku Perandoria Osmane ndėrmori njė ekspeditė shumė tė ashpėr ndaj shkollave,si kjo e Janjevės.Sipas dokumenenteve arkivore ,shumė mėsues tė kėsaj periudhe u ndoqėn dhe u internuan.Njė numėr sish emigroi nė Itali,Dubrovnik,Zarė e gjetiu.Nga shkolla e Janjevės e kėtyre kohėrave kanė dalė personalitete tė shquara si Lukė Bogdani,Lekė Suma,tė cilėt janė marrė edhe me poezi,e tj,ndėrsa sė voni edhe Shtjhefėn Gjeēovi dhe padyshim edhe shumė tė tjerė ,qė pėr fatkeqėsinė e kulturės dhe historisė sonė u humbėn gjurmėt nė rrebe kohėrsh,ose ato gjurmė dhe veprimtaria e tėrėsishme e kėsaj shkolle mbetet si diēka ende e pagjurmuar sa duhet,qoftė nė arkivin e Bibliotekės sė Vatikanit,ose edhe nė arkiva bibliotekash tė vendeve jashtė trojeve shqiptare.
    Por,ndėrkaq,nuk mund tė mos thuhet edhe kjo tėrė periudha e shk.XIX dhe fillimi i shk.XX do tė karakterizohet me pėrpjekje nga mė perfidet pėr serbizimin e popullatės katolike(asaj shqiptare a dubrovnikase) tė Janjevės,Letnicės,e tj.,duke e paraqitur shkollėn e Janjevės si shkollė serbe,ndėrsa komunitetin katolik tė Janjevės (dhe jo vetėm tė Janjevės)si gjoja serbė tė konfesionit katolik.Kur tė kihet parasysh kjo dhe edhe shumė absurditete tė historiografisė serbe nė raport me shqiptarėt,atėherė edhe ėshtė pėr tė dyshuar shumė se djegja konakut ku ndodhej tėrė materiali arkivor qė pasqyronte punėn e shkollės qė nga fillet e saj, nuk ndodhi rastėsisht,dhe se kjo vėrtet nuk ėshtė diēka e rastit.Tė dhėnat mbi humbjen e materialit arkivor pėr Shkollėn e Janjevės nė 20 vitet e para tė shk.XIX,janė tė dhėna qė i thonė pikėrisht historianėt serbė.Nė vitet kur ndodhi djegja e arkivit qė pasqyronte aktivitetin e shkollės sė Janjevės,me shqiptarėt si komb po ndodhte diēka e madhe,por kjo kohė ėshtė njėkohėsisht edhe koha e zgjimit tė ėndrrave dhe lakmive tė Serbisė per paraqitjen e Kosoves si gjoja djep te kultures se tyre,duke anashkaluar qellimisht emrat e mėsuesve vendor tė kėsaj kohe si fjala vjen Pal Gjoni,ndėrsa mė vonė edhe Pal Gjergji,Filip Gjoni,Lenka Gjeēovi,Ivan Berisha,Filip Bojagjiu e tj.edhe kjo ėshtė mėse e kuptueshme.Historiani serb,M.V.Veselinoviq,nė librin e tij Statistika srpskih skola u Turskome carstvu,thotė se gjatė viteve 1893-94 nė Janjevė kishte 120 nxėnės dhe se nė kėtė qytezė kishte 385 shtėpi,prej tė cilave 320 ishin tė serbėve tė besimit katolik(!!!),40 shtėpi tė turqve, dhe 25 shtėpi – tė magjupėve muslimanė.Besimtarėt e besimit katolikė udhėhiqeshin nga padėr Francesko dhe don Nikolla.Ky i dyti e kryente njėkohėsisht edhe punėn e mėsuesit nė shkollė.Janjevasit katolikė,edhe sipas Veselinoviqit ,janė serbė.Nxėnėsit nė shkollė mėsonin serbisht,ndėrsa pėr alfabet kishin alfabetin latin.Dhe krejt kete qe e thote Veselinoviq sigurisht se mund te hudhet poshte si nje e pavertete e kulluar po te mirret parasysh libri i Aleksander Giljferdingut,konsull rus ne Sarajeve gjate viteve 1859,i cili ne librin e tij‘UDHETIM NEPER Hercegovine,Bosnje dhe Serbine e Vjeter”*, SHTEPIA BOTUESE “veselin Maslesa” Sarajeve 1972,fq,20,mes tjerash sjell edhe pershtypjet e tij nga vizita ne Kosove,saktesisht me 1857.Ja se ēka i tregon Aleksander Giljferdingut nje prift serb qe po e bashkeshoqeronte:

    "Prifti ma tregonte nga e majta e rruges Janjeven,kete katund te madh,qe shtrihej poshte Veletinit*.Ne Janjeve tash jetojne vetem shqiptaret,nje pjese te besimit islam,ndersa pjesa tjeter te besimit katolik.Me dhimbjen e sinqerte me tregonte se si ne vitin l856 katoliket e atyshem filluan te rremihnin dhe te ngresin muret e kishes se re mu ne themelet e kishes se vjeter te shen Nikolles duke zhdukur me kete rast ikonat e vjetra ne muret e saj dhe mbishkrimet shkruar me shkronja te arta.Kaluam prane fshatit bukure te madh ortodoks Livagjes dhe arritem deri tek manastiri i Graqanices"
    Historianet serbe e thone se nga viti 1859 e deri me 1912 shkolla paska punuar pandėrprerje dhe se shkolla nuk ka pasur ndėrprerje as nė kohėn e Luftėrave ballkanike dhe as nė kohėn e okupimit(G.B)prej 1915-1918Gjatė kėsaj periudhe nė shkollė punonin priftėrinjtė katolikė vendės,por pa e qartėsuar se nė cilėn gjuhė zhvillohej mėsimi.Pas ēlirimit,mė 1918,-shton ky dokument serb,-nė shkollė kanė punuar mėsuesit shtetėror.Por,sintagma serbe pas ēlirimit do tė duhej kuptuar ndryshe,sepse kjo nė shqipe e thotė okupimin definitiv tė Kosovės nga serbėt dhe instalimin e pushtetit tė tyre edhe nė kėtė shkollė.

    Gjate shfletimit te historiografise serbe per shkollen e Janjeves,do te verejme se nga ana e serbeve ne raste te caktuara nuk ka munguar edhe dinakeria vetem e vetem per te hapur aty nje shkolle,duke shfrytzuar me kete rast veglat e tyre ne mesin e janjevasve.Kete e paskan provuar me 1886,sipas Branisllav Nushiqit,por se u detyrua ta terhiqen,ngase diēka te ketille nuk ua paska lejuar ipeshkvi katolik,as edhe atėherė kur mėsuesi(vegel e tyre) ishte i fesė katolike.Njė i rinj janjevas,nga njė familje e njohur,e qė kishte mbaruar mėsimet nė Shkodėr,shton mė tej Nushiqi,paska dashur tė hapte shkollėn serbe ne Janjeve,porse, me qėllim pėr ta penguar kėtė inicioativė,tė njėjtin,shpejt e shpejte,ipeshkvia shqiptare e paska emėruar prift nė Mirditė.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Gafurr Bytyēi

    CILA ĖSHTE SHKOLLA E PARE SHQIPE

    -me rastin e 340 vjetorit te Shkolles se Janjevės-

    Nė vitin 2000,Anton Ashta,njė intelektual yni nė perėndim,nė njė prej shkrimeve qė ky plason edhe nė ėebfaqen personale nė internet,evokon njė bisedė me babain e tij,kur ky ishte fare i ri.E paska pyetur ky atėherė babain pėr Shkollėn e Korēės.Si ėshtė e mundur,-paska pas shprehur ky habinė e tij,-qė Shkolla e Korēės e vitit 1887 tė jetė shkolla e parė shqipe?Si ėshtė e mundur qė shkolla shqipe tė jetė hapur aqė vonė,kur shtetet fqinje kishin vite qė ishin tė pavarura?
    -E vėrteta ėshtė njė tjetėr.Shkolla e pare shqipe ėshtė hapur shumė mė herėt,por e kanė hapur ata qė nuk duhej ta hapnin,-kėshtu i paska thėnė i ati Antonit,gjithnjė duke pasur ndėrmend ato shkolla qė qenė hapur nė trojet tona nė mbarim tė shekullit XVI,si fjala vjen Shkolla e Stubllės(1584),apo edhe ato shkolla qė u hapėn nė dekadat e para tė shk.XVII,dhe qė drejtoheshin nga klerikėt.
    Dhe,pėrnjėmend,a ėshtė Shkolla e Korēės e vitit 1887 shkolla e parė shqipe?
    Se Shkolla e Korēės nuk mund tė jetė shkolla e parė shqipe,i kėtij mendimi ėshtė edhe Donat Kurti,por edhe Engjėll Sedaj,e tj.Donat Kurti,mė njė vėshtrim pėr shkollat tona nė lashtėsi,botuar te “Hylli i Dritės”,mė 1935,thotė se shkolla e parė shqipe daton qė mė 1638.Si tė parat shkola ai pėrmend tri:Shkolla e Pdhanės,e Binishtit dhe ajo e Shkodrės,duke sjellur me kėtė rast tė dhėna mjaft unteresante pėrkitazi me punėn qė zhvillohej nė to.
    Edhe Mehmet Elezi,figurė e njohur e letrave shqipe,njėsoj sikur Anton Ashta,edhe ky,mbase me shumė tė drejtė,shpreh habinė qė Shkolla e Korēės,respektivisht 7 marsi i vitit 1887 mirret si datė e shkollės sė parė shqipe.Duke e mbėshtetur konstatimin nė pohimet e Donat Kurtit se shkollat shqipe ne viset veriore tė atdheut kanė gjalluar tė paktėn qė prej 400 vitesh,nė vazhdim Mehmet Elezi i referohet studiusit amerikan Edvin Zhak(Edvin Jackues) dhe librit tė tij “Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt tona”.Edvin Zhak i shpie shkollat e para shqipe pak mė pėrpara nė kohė:nė vitin 1632.-Shkolla e parė ,e dokumentuar,nė gjuhėn shqipe u hapė nė Velė tė Mirditės,mė 1632,-shkruan ai.Dhe kjo nuk ėshtė e vetmja.Njė shkollė tjetėr,mjaftė e hershme qe hapur ne Kurbin,po mė 1632.Mė 1638,shkolla shqipe u hap ne Pdhanė,fshat afėr lumit Mat,ndėrsa mė 1639,nė Troshan,dhe nė vetė qytetin e Shkodrės ,mė 1698.Mė pas u hapėn edhe mė se 21 shkolla tjera nga qytetet veriore e deri nė Durrės,secila me mė sė pakut 30 nxėnės.Historiani amerikan Edvin Zhak nė veprėn e lartėpėrmendur shton se mė 1887 nė qytetin e Shkodrės ishte hapur edhe njė qendėr me ndikim nė arsimin e lartė,Kolegji i Shėn Franēesk Savierit,qė paiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentė.Kjo shkollė ishte qendėr shkencore pėr krejt Ballkanin,jo vetėm pėr Shqipėrinė.Risi shkencore e kėtij kolegji,po sipas kėtij historiani,ėshtė observatori meteorologjik,i themeluar qė mė 1888,si i pari observator nė Ballkan.
    Nė anėn tjetėr,Dr.Engjėll Sedaj,nė shkrimin e tij “Stublla po bėhet njė tempull i arsimit e i kulturės kombėtare”,sjell tė dhėna nga mė tė besueshmet pėr shkollėn e parė shqipe,nė formė kolegji nė Stubėll tė Karadakut,qė mė 1584,kuptohet: si shkollė ilegale.
    Nga tė gjitha shkollat e lartėpėrmendura,padyshim se ėshtė Shkolla e Janjevės e vitit 1664ajo qė dallohet pėr shumėēka nga shkollat tjera tė trojeve shqiptare.Nė shenjė nderimi pėr rolin e saj tė madh,tash e gati 11 vite mė herėt,respektivisht mė 28 dhjetor 1995,nė fshatin Llugaxhi,dhe mė 16 janar 1996 nė Prishtinė,qe shėnuar 330 vjetori i Shkollės sė Janjevės.
    -Duke shėnuar ditėlindjen e njėrės prej shkollave mė tė vjetra,ditėlindjen e Shkollės sė Janjevės,ne njėherit dėshmojmė se fillet e arsimit tonė kombėtar i gjejmė nė lashtėsinė e shekujve,-patė thėnė atėherė Dr.Abdullah Vokrri.Kėrkesa pėr hapjen e kėsaj shkolle ishte bėrė mė 15 nėntor 1664 nga vetė Andrea Bogdani,kryeipeshkv i Shkupit.
    Pas gjithė kėsaj qė u tha mė lartė,deshe s’deshe shtrohet edhe njeherė pyetja:

    A ėshtė njėmend Shkolla e Korēės shkolla e parė shqipe?

    Mė 1960,Qeveria e Shqipėrisė e konfirmon me ligj si ditė tė parė tė shkollės sė parė shqipe datėn 7 mars tė vitit 1887,datė kur u hap Shkolla e Korēės.Ky ligj,pėr mendimin e shumėkujt ėshtė njė ligj i njė mendėsie komuniste,ndaj dhe si i tillė nuk i bėnė nder traditės sė lashtė tė shkollės shqipe.Ky ligj prandaj do tė duhej tė rishikohet,sepse ėshtė e nevojshme dhe me shumė interes.Shkolla e Korēės vėrtet se ėshtė shkolla e parė laike,dhe ėshtė themeli i traditės sė shkollės kombėtare,por jo me mė pak merita janė edhe shkollat shqipe tė lashtėsisė,si ato qė pėrmend Donat Kurti,Edvin Zhak,e tj.Nėse ne e numrojmė si libėr tonin ‘Mesharin”,njė libėr pėrkthimesh nė shqip tė shkrimeve biblike,botuar mė 1555,me autor Gjon Buzukun,prift;nėse ne krenohemi dhe e themi me mburrje se jemi pasardhės tė ilirėve,qė ishin tė botėkuptimit pagan;dhe nėse ne krenohemi me Skėnderbeun qė jetoi disa shekuj mė herėt nga epoka e Rilindjes Kombėtare,por qė shekuj me radhė vetė kujtimi pėr figurėn e tij bėri qė ngushtėsisht tė lidheshim pas identitetit tonė kombėtar,atėherė pse tė mos krenohemi edhe me shkollat tona tė lashtėsisė.Tek e fundit,ē’tė keqe ka qė mėsimet e kėtyre shkollave ishin nė masėn mė tė madhe tė karakterit fetar,pasi qė tė o kėtij karakteri ishin edhe shkollat e popujve fqinjė.

    Dhe,krejt nė fund:

    a)Ėshtė Shkolla e Korēės,

    b)por ėshtė edhe Shkolla e Janjevės e datės 15 nėntor 1664(me njė varg simotrash tjera),qė u hap( apo qė u hapėn )pėr qėllime shumė fisnike.

    p.s.Kjo kumtesė ėshtė botuar nė Almanakun e Manifestimit tė Katėrt Kulturor-Shkencor e Letrar GJURMĖ TĖ GJECOVIT 2005-2007,Janjevė 2008

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flmn per shkrimet interesante qe ke sjell o Valentin..

    Le ti kujtojme me respekt dhe ata qe ben Janjeven Stubllen ose shkolla te tjera ne shkoder e gjithkund.. bashk me ata qe hapen shkollen e Korces..

    tani kur syt jan hapur per driten e te verteten.. kemi rast qe kur urojme 7 marsin.. qe ne fund te fundit dite qe na kujton hapje shkollash shqipe eshte.. e kjo eshte ma me randesi.. i kujtojme te gjithe.. dhe kleriket e lavdishem qe hapen shkollat ne Kosove Shkoder e gjetke.. ktu e 300 e ca vjet me pare .. por dhe rilindasit me vone qe hapen shkollat e tjera si ajo e Tiranes.. Korces e ne qytete e fshatra tjera kudo.. e me vone Normalen e Elbasanit.. etjetj..

    rendesi sot ka qe.. femijet e rinija te shkojne ne shkolle e jo diskove te mafies.. e rrugve te krimit e droges e hajnise etj..

    kjo do ishte nderimi me i mire per te paret tane..

    Gezuar mesuesve 7 marsin ose ate diten kur u hap shkolla ne Janieve..!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Brari,
    te falemnderit per mirekuptimin a komentin ndaj shkrimit tim.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Te falemnderit edhe ty Brari per mirekuptimin dhe komentin per shkrimet e melartme.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Brari,
    edhe ty te falemnderit per mirekuptimin dhe komentin ndaj shkrimeve te melartme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga veletini : 10-04-2009 mė 06:56

Tema tė Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57
  3. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •