Nė emėr tė Allahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit!
DRITA DHE KOHA E PEJGAMBERIT MUHAMMED (S.A.A).
Rruga drejt islamit dhe rruga e islamit ėshtė shėnuar dhe orientuar me dėshminė: Nuk ka zot pos Allahut dhe Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij!
Zoti ėshtė Krijues dhe Drejtues i ēdo sendi dhe i Vetmi qė ka pushtet t'ia pėrcaktojė fatin ēdo gjėje (Kur'an*, 39:62); Ai krijon prej asgjėsė (10:34); ėshtė i pakufishėm nė pushtetin e Tij (25:54); prej furnizimit tė Tij varet ēdo gjallesė (11:6); edhe tė gjithė engjujt dhe tė gjithė frymėzimet atij i ngjiten (70:4); me te janė sekretet e gjėrave qė janė jashtė pikėmbėrritjes sė tė njohurit tė qenieve tė krijuara; ato nuk i njeh askush pos Tij; dhe Ai din gjithėēka qė ka nė tokė dhe qė ka nė det; dhe asnjė gjethė nuk bie nga degėt e qė Ai tė mos e dijė; dhe nuk ka as njė thėrmi nė skėterrėn e thellesisė sė tokės, as diē tė gjallė ose tė vdekur e qė nuk ėshtė e pėrfshirė me dispozitė tė qartė (6:59); Ai ngriti qiejt pa mbėshtetje qė tė mund tė shikoni dhe pastaj mbisundoi me gjithsinė dhe Ai e ka nėnshtruar edhe Hėnėn dhe Diellin, gjatė cilės ēdonjėri ecė rrugės sė vet gjer nė afatin e caktuar (13:2); para njerėzve tregon rrufenė, qė tė frikohen dhe qė tė shpresojnė (13:12);Krijimi i Tij ėshtė me sasi dhe masė (54:49).Nė krijimin dhe pushtetin e Tij Zoti ėshtė i gjithėmėshirshėm dhe mėshirplotė (1:1) dhe i vetmi ka dijeni pėr ēdo gjė (2:29); Ai ėshtė i gjithėpushtetshėm dhe i urtė (31:27); Ai ėshtė burim i pėrhershėm i pavarur i ēdo gjėje, i cili nuk kotet as nuk bėn gjumė (2:255); ēdo gjėje i ėshtė caktuar tė jetė i pėrkohshėm pos Atij (55:26-27); Ai ėshtė i pakufishėm nė mirėsinė e Tij ndaj tė gjitha botėve (2:251) dhe vetėm Ai e din kur do tė bėhet Kijameti (41:47); Ai ėshtė i pari dhe i fundit, i jashtėm si edhe i brendshėm (57:3); Ai ėshtė shkak i pashkaktuar i ēdo veprimi (112:2); dhe vetėm Ai ėshtė e vėrteta e fundit (31:30). Tokėn e krijoi si djep pėr njerėz dhe nėpėr te rrugėt i pėrcaktoi (43:10). Ai ka pushtet tė plotė mbi tė dėgjuarit dhe tė shikuarit (10:31); vetėm Ai ēon drejt tė Vėrtetės (10:35); nuk mund tė numėrohen begatitė e Tij qė i krijoi pėr njerėzit (14:34). Ai ėshtė i vetmi qė nxitė edhe tė qeshim edhe tė qajmė; Ai ėshtė Cili sjell vdekje dhe Cili Ringjall dhe Cili krijoi dy lloje mashkullin dhe femrėn

(53:43-45). Ai futet mes njeriut dhe zemrės sė tij (8:2); edhe nė ēdo kusht nė tė cilin mund tė gjendet, nė ēdo tė treguar qė mund tė shqiptohet, edhe nė ēdo punė qė mund tė kryhet - Zoti ėshtė dėshmitar prej momentit kur ata fillojnė, ndėrsa asnjė grimcė mė e vogėl edhe nė qiell edhe nė tokė nuk i shpėton njohurisė sė Tij. Nuk ekziston asgjė as mė e madhe as mė e vogėl se ajo e tė mos jetė pėrfshirė me vendimin e Tij tė qartė (10:61). Atij i pėrkulen gjithė ē'ka nė tokė dhe nė qiej edhe Dielli, edhe Hėna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurėt, edhe shtazėt, edhe shumė qenie njerėzore (22:18). Ai din ēdo gjė qė ndodhet nė zemrat e njerėzve, edhe ēka fshihet edhe ēka ēfaqet, Atij i pėrket falėnderimi edhe nė fillim edhe nė fund, edhe tė gjithė gjykimet pėrfundimtare. Te Ai do tė kthehemi mė nė fund tė gjithė (28:69-70). Ai ėshtė me njerėz kudo qofshin dhe sheh ēdo gjė qė bėjnė ata (57:4). Ai do t'i tubojė dhe bashkojė eshtrat e tė vdekurve, madje edhe tė majės sė gjishtave tė tyre (75:3-4). Ai dėrgon lajme tė gėzueshėm pėr robėrit e Vet (42:23).
Edhe po tė ishin tė gjithė drurėt mbi Tokė pendė, ndėrsa deti, i ndihmuar edhe me shtatė detra tjerė, tė ishte ngjyrė, nuk do tė mund tė shkruheshin tė gjitha fjalėt e Zotit (31:27). Prej All-llahut s'fshehin dot asnjė fjalė. (4.42), ndėrsa premtimet e Tij nuk mund t'i ndryshojė asnjėri (10:64). Sido ta quajmė, tė gjitha cilėsitė e Tij janė tė pėrsosura (17:110). Asnjė botėkuptim i njeriut nuk mundet Ta pėrfshijė, kurse Ai pėrfshinė tė gjithė botėkuptimet e njerėzve (6:103). Nuk ekziston asgjė qė ėshtė i ngjashėm me Te (42:11) dhe nuk ekziston asgjė qė mund tė krahasohet me Te (112:4).
Allahu - pos Cilit nuk ka zot tjetėr - nuk ka as fillim as fund. Ai ėshtė Njė dhe i Vetėm. Veēoritė e Tij nuk mund as tė kuptohen as tė paraqiten, madje as atė "si" ėshtė "i ndryshėm" nga ēdo gjė tjetėr dhe nuk ėshtė nė suaza tė aftėsive tė gjuhės sė njeriut. Andaj ēdo pėrpjekje e "pėrkufizimit" tė veēorive tė Tij paraqet mėkat, nėse shikohet nga pikėpamja morale; krahas kėsaj, njė pėrkufizim i tillė ėshtė edhe logjikisht i pamundur.E vėrteta mbi papėrkufizueshmėrinė e Tij tregon qartė se tė gjitha veēoritė e Tij, para sė gjithash rezultatet evidente tė veprimit tė Tij nė gjithėsi dhe nė vetė gjithėsinė tė cilėn Ai e krijoi.
Njeriu nuk ėshtė i lirė pėrderisa pėr te tė ekzistojė diēka dhe dikush nė botėn e njohur ose tė imagjinuar tė cilės nuk i ėshtė thėnur: "Nuk ėshtė Zot!" Njeriu nuk ėshtė i lirė pėrderisa i shėrben diēkahit ose dikujt pos Zotit. Prandaj rruga e ēlirimit tė njeriut, nė realitet ėshtė rrugė e mospranimit tė shėrbimit diēkahit ose dikujt qė ėshtė nė suaza tė arritjes sė njohurisė njerėzore. Bota ekziston pėr shkak tė tundimit tė njerėzve. Mirėpo qėllim i kėtij tundimi nuk ėshtė vetė bota; qėllim ėshtė ēlirimi i njeriut, kthimi nė betimin burimor tė dhėnė Zotit. Bota ėshtė shtėpi kalimtare nė tė cilėn njeriu i shėrben Zotit nė rrugėn e tij tė kthimit. Njeriu jeton nė te, por nuk ėshtė pronar i saj. Ajo i ėshtė dhėnė pėr spastrimin individual nga ēdo gjė qė nuk ėshtė Zot dhe pėr t'iu kthyer vazhdimisht dhe vetėm Zotit. Dhe ēdo kėnd i kėsaj bote, para sė gjithash, ėshtė vend i kujtimit tė Zotit, vend i dėshmisė sė obligimit tė marrė pėrsipėr. Pėr kėtė arsye njeriu i
lirė nė shėrbim tė Zotit nuk i shėrben askujt dhe asgjėje nė kosmos. Ai qė i dorėzohet Zotit nuk profanon asgjė, nuk ushtron dhunė ndaj askujt dhe asgjėje, nuk ndotė asgjė, nga se - tėrė bota ėshtė vend i pastrimit dhe tė sexhdės sė tij ndaj Zotit.* Dorėzimi Njė tė Vetmit, Cilit asgjė nuk i shembėllen dhe Cili nuk mund tė krahasohet me asgjė, ėshtė rrugė e konstatimit dhe manifestimit tė natyrės sė vėrtetė tė njeriut, e cila qetėsinė e vet e kėrkon dhe e gjen vetėm nė Shkakun e Pashkaktuar tė ēdo gjėje. Tė dorėzuarit Zotit ėshtė synim natyror i qenieve njerėzore. Dhe vetėm aqė sa ky dorėzim e pėrshkon qenien, nė tėrėsinė e prezencės sė tij nė botė, qenia arrin natyrėn e vet tė vėrtetė. Vetėm aq sa ai lirohet nga pushteti dhe hallet e botės vizuele dhe shqisore, duke i shikuar tė gjitha bukuritė e botės vetėm si tundime nė orientimin e tij drejt mė tė Madhit dhe mė tė Bukurit, qenia arrin tėrėsinė e vet dhe lirimin e vet tė madh. Dhe anasjelltas! Pėr aq sa ėshtė e larguar nga Ai, qenia njerėzore ėshtė e larguar edhe nga vetja dhe e ngatėrruar nė ēikrikun e zotrave tė rrejshėm dhe vlerave e ligjeve tė tyre tė rreme.
Dhe, si nė botėn reale qė ekzistojnė ligjet, tė cilėt janė tė dhėnur paraprakisht dhe nė pėrshtatje harmonike, me zbulimin e cilėve studijuesi mund t'i afrohet tė njohurit dhe kuptimit ligjit tė pėrgjithshėm mbi bashkimin e forcave, po ashtu ekzistojnė edhe ligje harmonike dhe tė pėrshtatshme lidhur me individin dhe shoqėrinė. Edhe tė parėt edhe tė dytėt, natyrisht, dalin nga njė burim i njejtė. Tė njohurit e kėtyre ligjeve, kuptimi i harmonisė dhe pėrshtatshmėrisė sė tyre, tė dorėzuarit atij drejtimi qė ėshtė gjithėherė nė rrugė tė sė Vėrtetės dhe Mirėsisė, tė Drejtės dhe Bukurisė - paraqet Rrugėn e drejtė. Kėtė rrugė tė drejtė e ka caktuar dhe shpallur Vetė Zoti: ajo ėshtė paraqitur para njeriut si mundėsi, si zgjedhje nė dispozicion. Ėshtė rrugė e baraspeshės dhe harmonisė, ndėrsa arrihet me punė dhe luftė, tė orientuar, para sė gjithash, drejt botės sė brendshme tė individit dhe pastaj botės sė jashtme, nė mėnyrė qė te njeriu, grupi ose njerėzimi nė tėrėsi tė mėnjanohen pengesat tė cilat pengojnė manifestimin e lirė tė natyrės sė vėrtetė tė njeriut. Nė kėtė rrugė njeriu shėndėrrohet nė mėkėmbės tė Zotit, i cili i pėrgjigjet Zotit, Kujdestarit dhe Sunduesit tė tij, pėr ēdo grimė tė veprave tė mira dhe pėr ēdo grimė tė veprave tė kėqia (99:7-8). Tė qėndruarit dhe pėrparimi nė kėtė rrugė, nė realitet ėshtė tė zbuluarit e dispozitave harmonike dhe tė pėrshtatshme tė Zotit. Kjo paraqet dorėzim Zotit me njohje, dėshmim dhe ndjekje tė dispozitave dhe ligjeve tė Tij nė mbretėrinė e Tij. Nė kėtė mbretėri manifestohen dhe zbatohen dispozitat dhe ligjet Hyjnore nė prezencėn e njerėzve tė lirė, tė cilėt nuk lejojnė tė jenė tė shtypur dhe tė cilėt nuk e shtypin asnjėrin, tė cilėt tė keqen e luftojnė me tė mirė.Rruga e drejtė, si rrugė drejt Mbretėrisė Hyjnore, Zoti ia shpallė njerėzve pėrmes pejgamberėve tė Tij. Njerėzimi kurrė nuk ka qenė pa ndonjė transmetues dhe mėsues tė diturisė mbi Te. Zoti i Gjithėpushtetshėm dhe i Mėshirshėm i dėrgon ata nė tė gjitha pjesėt e botės dhe pėr tėrė njerėzimin. Ata gjithėherė dhe gjithėkund sjellin mesazhe me njė thelb tė njejtė, ndonėse nė gjuhė tė ndryshme dhe nė kondita tė ndryshme historike.
Pejgamberėt e Zotit me mesazhet Hyjnore dhe pejgamberėt e Zotit me lajmet e Zotit gjithėherė i dallojnė shenjat karaktersitike tė kohės, mirėpo vazhdimisht potencojnė mesin jashtėkohor tė qenies, e cila nuk guxon tė jetė e kapluar dhe pushtuar nga konditat e jashtme dhe tė ndryshueshme tė pranisė nė kėtė botė.Krijimit, pejgamberėve e lajmėtarėve tė fesė dhe mesazheve e lajmeve tė Zotit i paraprinė Drita e tė Lėvduarit. Zoti i Mėshirshėm, Cili nuk ka fillim, ēdo gjėje i ka caktuar fillimin nė kėtė Dritė tė pejgamberit Muhammed. Shkėlqimin e saj e kanė paralajmėruar dhe ndjekur tė gjithė pejgamberėt dhe lajmėtarėt e fesė tė Zotit, tė cilėt kanė sjellur dispozita dhe lajme tė Zotit. Ata nė realitet kanė qenė shėrbėtorė tė Zotit dhe paralajmėruesit e ardhjes nė kėtė botė tė kėsaj Drite tė lashtė tė pejgamberit Muhammed, ardhjes e cila u realizua nė fund tė radhės sė pejgamberėve dhe lajmėtarėve tė fesė, si plotėsim dhe vulosje e saj. Me ardhjen e Muhammedit paralajmėronin pejgamberėt dhe lajmėtarėt e fesė plotėsohet udhėzimi pėr njerėzimin pėr tė ndryshuar mbizotėrimin tė padrejtėsisė nė mbizotėrim tė drejtėsisė. Me Muhammedin para individit, nė harmoni me natyrėn e tij, paraqitet ēdo gjė qė ėshtė e nevojshme pėr t'u liruar dhe shpėtuar. Pejgamberi Muhammed ėshtė rob vetėm i Zotit dhe e lėvdon vetėm Zotin. ai na mėson rrugėn drejt shkallės tė Lavdiplotit. Shembulli tij ėshtė shembull mė i plotė nė arritjen e sė Vėrtetės dhe paraqitjen e natyrės sė vėrtetė tė njeriut.Mbi paralajmėrimin e ardhjes sė Muhammedit hasim shumė shėnime nė mbetjet e dispozitave tė Zotit tė cilat i kanė parapri Kur'anit. Mirėpo para se t'i numėrojmė disa nga ato, tė shohim ē'thot Kur'ani mbi kėto paralajmėrime tė ardhjes sė Muhammedit. Nė suren Familja e Imranit, nė ajetin 81 lexojmė: "Dhe, ja, Zoti pėrmes pejgamberit pranoi garancė tė denjė: "Nėse pas tėrė shpalljes dhe urtisė qė ju kam dhuruar, vjen njė Pejgamber i cili do tė vėrtetojė tė vėrtetėn tė cilėn tani mė e keni, duhet tė besoni nė te dhe ta ndjekni. A do ta pranoni dhe pėrvetėsoni urdhėrin Tim lidhur me kėtė?' - pyeti Ai. 'Na e pranojmė kėtė!' - u pėrgjegjėn ata." Dhe mė tutje, nė lutjen e Ibrahimit (Abrahamit) dhe birit tė tij Ismailit (Jishmaelit) kemi (2:129): "0 Furnizues yni! Ngrit nga pasardhėsit tanė njė Pejgamber nė mesin e tyre, i cili do t'u sjellė porosinė Tėnde dhe do t'ju prezentojė shpalljen e urtinė, dhe tė bėjė qė ata tė pėrparojnė nė tė pastruar, nga se vėrtetė vetėm Ti je i gjithėfuqishėm dhe vėrtetė i urtė!" Dhe pastaj hasim (7:156-157): "(Zoti) tha: 'Do ta dėnoj me dėnimin Tim atė qė dėshiroj mirėpo mėshira ime pėrfshinė tė gjithė; dhe do t'u jap shpėrblim atyre qė janė tė vetėdijshėm pėr Mua dhe qė japin lėmoshė, edhe atyre qė besojnė nė porositė tona, atyre qė do tė ndjekin Pejgamberin, Lajmėtarin e fesė tė, cilin do ta gjejnė tė pėrshkruar nė Tevrat (Tora), cili ėshtė me ta, edhe nė Inxhil (Jevangjele), (Pejgamberin) i cili do t'u urdhėrojė tė bėjnė atė qė ėshtė e drejtė, ndėrsa do t'u ndalojė atė qė ėshtė e keqe dhe i cili do t'u lejojė gjėrat e mira nė jetė, ndėrsa do t'ua ndalojė gjėrat e kėqia dhe do tė hjekė nga ata barrėn dhe prangat qė kanė qenė mbi ta. Andaj, ata qė do t'i besojnė atij, do ta respektojnė dhe pėrkrahin, duke ndjekur dritėn qė na ėshtė lėshuar pėrmes tij - ata do tė arrijnė gjendjen e lumtur'". Dhe akoma (61:6): "Dhe kur Isa (Isusi) biri i Mejremes (Marisė), tha: 'O bijtė e Israilit! Keni mendjen, unė jam i dėrguar i Zotit, qė t'ua dėshmoj vėrtetėsinė e tėrė asaj qė ka mbetur nga Tevrati (Tora) dhe qė t'ua dorėzoj lajmin e gėzuar mbi Pejgamberin i cili do tė vijė pas meje,emri i tė cilit do tė jetė Ahmed."*Nė mbetjet qė i kemi nė dorė tė shpalljeve tė Zotit, tė cilat i kanė parapri ardhjes sė pejgamberit Muhammed, gjejmė shumė paralajmėrime tė ardhjes sė Muhammedit. Kėtu do t'i pėrmendim vetėm disa prej tyre qė janė prezente nė formėn e sotme tė Tevratit (Torės) dhe Inxhilit (Ungjillit). Nė librin e pestė tė Tevratit (Torės)** - Ligji i pėrsėritur (18:15) - janė cituar fjalėt e Musait (Mojsiut): "Njė Pejgamber, siē jam unė, nga mjedisi yt, nga vėllezėrit tu, do ta ngritė Sunduesi, Zoti yt; dėgjojeni ate." Nė librin e njejtė (18:18) citohen edhe kėto fjalė, tė cilat i pėrshkruhen Zotit: "Do ta ngriti njė Pejgamber nga mjedisi i vėllezėrve tė tyre, siē je ti, dhe do t'i vendosi fjalėt e Mia nė gojėn e tij, qė t'u tregojė ēdo gjė qė urdhėroj." Nė Ungjillin sipas Ivanit (14:15-16) Isa (Isusi) biri i Mejremes (Marisė), thot: "Nėse mė adhuroni, do t'i zbatoni urdhėrat e mia. Unė do ta lus Atin, dhe do t'u dėrgojė njė Mbrojtės tjetėr, i cili do tė qėndrojė me ju pėrgjithmonė." Dhe akoma (Ivan,14:25-26): "Kėtė ua kam thėnė duke qenė nė mesin tuaj. Ndėrsa Mbrojtėsi, Shpirti i shenjtė, tė cilin Ati do ta dėrgojė pėr hir timin, do t'u mėsojė tė gjitha dhe do t'u pėrkujtojnė fjalėt e mia." Pastaj akoma (16:7-14): "Megjithatė, ju flas tė vėrtetėn: pėr ju ėshtė mė mirė qė unė tė shkoj, nga se nėse nuk shkoj, Mbrojtėsi nuk do tė vijė te ju. Nėse shkoj, do ta dėrgoj te ju. Ai, kur tė vijė, do t'ia tregojė botės mashtrimin lidhur me mėkatin, drejtėsinė dhe gjykimin. Lidhur me mėkatin, nėse nuk besoni nė mua; lidhur me drejtėsinė, nėse shkoj te Ati dhe mė nuk do tė mė shihni; lidhur me gjykimin, nėse ėshtė gjykuar mbreti i kėsaj bote. Kam edhe shumė t'ju them, por tani nuk mund tė kuptoni. Ndėrsa kur tė vijė ai, Shpirti i sė vėrtetės, do t'ju njoftojė me tėrė tė vėrtetėn. Ai nuk do tė flasė nė emėr tė vetin, por do tė flasė atė qė dėgjon dhe do t'ua paralajmėrojė tė ardhmen. Ai do tė mė bėjė tė famshėm mua, nga se do tė marrė nga ajo qė ėshtė imja dhe atė do t'ua shpallė juve." Emri Mbrojtės, duhet pėrmendur, paraqet pėrkthim tė emrit grek Parakletos, i cili ėshtė trajtė e ndryshuar nga Periklytos ("Shumė i lėvduar", qė, nė realitet, ėshtė pėrkthim i saktė i emrit aramejit MaWhamana, i cili tėrėsisht i pėrgjigjet emrit arab Muhammed. Nuk duhet lėnė anash qė nė Palestinė, gjatė jetės sė Isaut (Isusit) dhe pas tij, ėshtė pėrdorur gjuha aramishte dhe se mu aramishtja ishte gjuhė tė cilėn e fliste Isa (Isusi), dhe se Ungjilli burimor - tani i humbur -ka qenė nė kėtė gjuhė. Njė paralajmėrim akoma mė i qartė tė ardhjes sė pejgamberit tė Zotit, Muhammedit, e gjejmė nė "Ungjillin sipas Barnabės,*** i cili - ndonėse tani kisha e konsideron joautentik -dikurė ka qenė i pranuar si i vėrtetė. Ky ungjill ėshtė lexuar nėpėr disa kisha deri nė vitin 496 tė erės krishtere, kur u ndalua dhe u shpall heretik.Pejgamberi Ahmed Muhammed, i dėrguari i Zotit, me mėshirėn e Zotit ėshtė i butė ndaj ithtarėve tė tij, ua falė atyre, lutet pėr t'iu falė mėkatet, kėshillohet me ta dhe pas marrjes sė vendimeve mbėshtetet nė Zotin (Kur'an, 3:159). Ai ėshtė Pejgamber qė erdhi nė mesin tonė, plot vigjilencė pėr njerėzit, i mėshirshėm dhe zemėrmirė ndaj besimtarėve (9:128). I ėshtė urdhėruar tė luftojė nė emėr tė Zotit, me qė ēdo njeri ėshtė pėrgjegjės pėr vete, dhe i ėshtė urdhėruar t'i frymėzojė besimtarėt, nė mėnyrė qė tė tejkalojnė tė gjitha tundimet e vdekjes (4:84). Atij i ėshtė shpallur dispozita e Zotit, porosi e tė vėrtetės, nė mėnyrė qė tė mund tė gjykojė mes njerėzve nė harmoni me atė qė e ka mėsuar Zoti (4:105). Ėshtė dėrguar si mėshirė pėr tėrė botrat (21:107). Ka mbetur i durueshėm nė fatkeqėsi, si edhe tė gjithė pejgamberėt, tė shpėrblyer me qėndresė tė zemrės (46:35). Ėshtė i vendosur nė Rrugėn e drejtė dhe beson nė ēdo shpallje tė Zotit (42:15). Ka ardhur qė botės t'i tregojė pėr gabimet lidhur me shpalljet e mėparshme tė Zotit dhe tė falė shumė. Me te nga Zoti arriti drita dhe dispozita e qartė e Zotit (5:15). Erdhi pas njė kohe tė gjatė, nė tė cilėn nuk ishte paraqitur asnjė pejgamber, erdhi pėr njerėz, qė t'u sqarojė, qė pastaj tė mos flasin: "Asnjė bartės i lajmeve tė mira nuk na ka ardhur, as ndonjė paralajmėrues!"(5:19). Ai ėshtė pejgamber i Zotit dhe Vula e tė gjithė pejgamberėve (33:40). Ai ėshtė me tė cilin kėshillohen ata qė kuptojnė tė vėrtetėn (58:12). Ai ėshtė pejgamber bujar (69:40), cilit Fumizuesi i tė gjitha botėve ia ka shpallur Kur'anin (69:43). 1 ėshtė shpallur Kur'ani, paralajmėrim dhe kėshillė, e qartė vetėvetiu, i cili paraqet tė vėrtetėn nė mėnyrė tė qartė dhe deri nė fund, nė mėnyrė qė tė paralajmėrojė ēdo njeri tė gjallė se fjala mund tė dėshmojė kundėr gjithė atyre qė e mohojnė tė vėrtetėn (36:69-70).Ardhja e pejgamberit Muhammed ka qėllim tė dyfishtė. E para, ai ua sjell njerėzve porosinė e Zotit dhe nė kėtė mėnyrė pėrcakton masėn e dallimit tė mirės dhe tė keqės, ose masėn me tė cilėn veēohet e vėrteta nga e pavėrteta. E dyta, Ai ėshtė mėnyra e tundimit tė njohjes morale dhe vendosmėrisė sė mundshme tė njerėzve, qė shprehet nė pėrgjigjen e tyre nė porosinė e Pejgamberit, do tė thotė nė gadishmėrinė e tyre qė ta pranojnė ose refuzojnė nė bazė tė argumenteve qė i pėrmban ajo, pa kėrkuar, ose madje pa pritur ēfarėdo argumenti tė "mbinatyrshėm" tė origjinės Hyjnore (25:20).Zoti e shpalli Kur'anin si mėsim mė tė mirė nė formė tė dispozitės Hyjnore, tėrėsisht harmonike, e cila pėrsėritė tė gjitha qėndrimet nė trajta tė shumta, e cila u ngjallė drithmat atyre tė cilėt qėndrojnė nė frikė para Kujdestarit tė tyre; pastaj lėkurat dhe zemrat e tyre qetesohen duke kujtuar Zotin (39:23). Kjo ėshtė dispozitė Hyjnore, qė njerėzit pėrmes saj, me lejimin e Kujdestarit tė tyre, tė nxjerren nga terri nė dritė.: Rrugė e cila shpie te i Gjithėfuqishmi, i Vetmi, Cilit i drejtohet falėnderimi (14:1). Ai vėrtetė ia tregon rrugėn asaj qė ėshtė mė e drejtė dhe besimtarėve tė cilėt kryejnė vepra tė mira u jep lajme tė gėzueshme se shpėrblimi i tyre do tė jetė i madh (17:9). Ai konfirmon vėrtetėsinė e asaj qė ėshtė mbetur nga shpalljet e mėhershme dhe nė mėnyrė tė qartė e paraqet shpalljen e cila vjen (10:37). Ėshtė i bekuar (6:155) dhe ėshtė i shpallur si parlajmėrim tė gjithėve qė u vjen (6:19).Nė te janė paraqitur tė gjitha llojet e krahasimeve nė mėnyrė qė njerėzit tė mund tė mendojnė vetė (39:27). Shpalljet e tij janė tė dalluara me pastėrti. Nė te urdhėrat janė me shėndet dhe sinqeritet tėrėsisht tė vėrtetė (98:2-3). Ai sqaron atė qė ka sjellur dallimet e njerėzve nė tė menduar dhe ėshtė udhėzim dhe mėshirė pėr njerėzit qė besojnė (16:64). Pėrbėn porosi tė qarta pėr tė gjithė qė kanė dituri (29:49). Ai shpjegon ēdo gjė dhe siguron udhėheqje e mėshirė (16:89). Nė te nuk ka kurrėfarė kundėrshtimesh (4:82). Kurrėfarė gėnjeshtre kurrė nuk mund tė arrijė gjer te ai, as haptas, as nga anash (41:42). Ai ėshtė paralajmėrim nga Kujdestari dhe ilaē pėr ēdo gjė qė mund tė gjendet nė zemrėn e njeriut (10:57). Ėshtė shenjė qė tė dihet momenti i Fundit (43:61). Pėrmban ēdo gjė qė njeriu vazhdimisht duhet tė ketė nė mendje (21:10). Ėshtė udhėzim drejt tė vėrtetės (16:102). Zoti njėmend e mbron (15:9). Ai vėrtetė ėshtė mėsim i sinqertė, nė Dėrgesėn Hyjnore tė majtur me kujdes, tė cilėn askush pos tė pastėrve nuk mund ta prekė (56:77-79) dhe ai ėshtė kėshillė madhėshtore, nė pllakėn qė nuk asgjėsohet (85:21-22).Kur'ani ėshtė udhėzim drejt pasurisė shpirtėrore. Por edhe drejt pasurisė materiale. Ai ėshtė udhėzim drejt begative tė botės tjetėr. Por edhe drejt begatisė personale dhe shoqėrore tė kėsaj bote. Ai njofton se jeta e tėrėsishme ėshtė unikale nga se ėshtė vepėr e Zotit. Prandaj ēėshtja e trupit dhe idesė, seksualiteti dhe tė vepruarit, drejtėsitė individuale dhe barazitė shoqėrore nuk mund tė ndahen nga shpresa qė ekzistojnė nė orientimin e njeriut drejt jetės pas vdekjes. Tėrė karakteri ynė na orienton drejt zbulimit tė kėsaj shprese, mirėpo Kur'ani na udhėzon nė mėnyrė tė sigurt drejt realizimit tė lumtur tė tyre. Dhe Kur'ani nuk mund tė vėshtrohet si pėrmbledhje e zakonshme urdhėrash dhe paralajmėrimesh individuale. Nė realitet, ai paraqet njė tėrėsi unikale aktive. Komentimi i tij ka forma tė shenjave tė ndryshėm, gjatė sė cilės ēdonjėri prej tyre mbėshtetet te tė gjithė tė tjerėt; ēdo shenjė e tij gjithėnjė komunikon me tė gjitha tė tjerat; tė gjithė fragmentet Kur'anorė shpjegojnė dhe mbėshtetin njėri tjetrin. Nė pajtim mė kėtė, kuptimi i tij mund tė arrihet vetėm duke lidhur ēdo thėnie tė tij me tė gjitha tė tjerat, gjatė tė cilės individualja gjithėherė i ėshtė nė shėrbim tė universales, mundėsisht legjitime. Me pėrdorimin e kėtyre rregullave sigurisht do tė vėrtetojmė se Kur'ani vėrtetė ėshtė komentim i ēdo gjėje, andaj edhe vetėvetes. Pastaj, ansjė pjesė e Kur'anit nuk mund tė kuptohet vetėm nga pikėpamja historike; tė pėrmendurit e tij tė konditave dhe ngjarjeve historike qofshin tė kohės sė pejgamberit Muhammed ose njė kohė tjetėr do tė duhej tė vėshtrohen si pasqyrim me vlerė universale tė karakterit tė njeriut dhe kushteve jashtėkohore tė tij. Konform kėsaj, orientimi i vėmendjes drejt konditave dhe motiveve historike tė shpalljeve kur'anore nuk guxon tė errėsojė qėllimet e nėnkuptuara dhe vlerat e brendshme, duke marrė parasysh qėllimin universal dhe tė pėrhershėm tė misionit Kur'anor. Gjithėnjė dhe nė ēdo vend, ky mison ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė dritė me tė cilėn ndriēohet errėsira e jetėrsimit tė njeriut nga natyra e vet, nga pėrgjėrimi origjinar i njeriut ndaj Zotit 7:172. Mirėpo, tė njohurit e Kur'anit dhe zbulimi i kuptimeve tė brendshme tė tij, supozon pėrvetėsimin e asaj qė ėshtė e qartė dhe tė nėnshtruarit urdhėrave dhe udhėzimeve qė dalin nga kjo dituri; vetėm me jetėsimin e asaj qė ėshtė e njohur zbulohet e panjohura nė kėtė libėr "pėrplot urti". Aty ku ngecim nė nėnshtrimin e jetės sonė asaj qė ėshtė e njohur, mbyllen dyert e zbulimit tė mėtejmė tė mėshirės dhe udhėzimit kur'anor. Rruga e njohjes sė tij ėshtė rrugė e jetės nė harmoni me te. Ndėrsa kjo jetė, nė realitet, ėshtė rrugė e ndryshimit tė vazhdueshėm nė harmoni me nivelet e njohura tė sė vėrtetės, e cila arrihet duke iu dorėzuar Zotit dhe urdhėrit tė Tij, duke ndjekur shembėlltyrėn e pejgamberit Muhammed. Me ndryshimin e brendshėm dhe harmonisė me ligjin Hyjnor ai qė i dorėzohet Zotit arrin supozimet e rregullimit tė botės pėr qark, nė tė kuptuarit gjithėnjė mė tė thellė tė pengesave qė e pengojnė lirinė e njeriut, si dhe "ringjalljen" nė natyrėn e vet. Duke arritur baraspeshėn e brendshme dhe shembėlltyrėn morale, duke kuptuar detyrėn e tij tė mėkėmbėsit tė Zotit, ai me tė gjitha forcat e tij bėn luftė kundėr ēdo forme tė sė keqes dhe padrejtėsisė, gėnjeshtrės dhe neveritjes.Tė pėrkushtuarit Zotit dhe tė ndjekurit e pejgamberit tė Tij Muhammedit paraqet rrugėn e pėrkryer tė cilės i ėshtė pėrshtatur natyra e njeriut. Ēdo individ nė jetėn e kėsaj bote ėshtė vazhdimisht para shpėtimit ose shkatėrrimit, me lirinė e zgjedhjes mes mundėsive tė ndryshme. "Zoti nga besimtarėt ka blerė jetėt dhe pasuritė e tyre, duke u premtuar si kundėrshpėrblim xhennetin" (9:11). Lufta me vetėveten dhe tėrė botėn pėr vendosjen e sistemit moral tė islamit, e udhėhequr nga udhėzimet e Zotit dhe shembulli i pejgamberit tė Zotit, Muhammedit, i siguron individit plotėsim dhe shpėtim, ndėrsa kėtė botė e shpie drejt ngadhnjimit pėrfundimtar tė mirėsisė(61:10-13): "0 ju qė e keni arritur besimin! A t'ju pėrkujtoj njė tregti e cila do t'ju shpėtojė nga vuajtja e ashpėr?! Duhet tė besoni Zotin dhe Pejgamberin e Tij dhe tė luftoni me pėrkushtim nė emėr tė Zotit me pasuritė dhe jetėt tuaja; kjo ėshtė pėr tė mirėn tuaj - vetėm sikur ta dinit. Ai do t'ua falė mėkatet e juaja dhe do t'u futė nė kopshte nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj dhe nė pallatet nė kopshte pėrplot begati tė pashtershme. Ky ėshtė suksesi pėrfundimtar! Ai do t'ju japė edhe gjėra tjera, tė cilat ju i adhuroni: sukses nga Zoti dhe fitoren e cila do tė arrijė sė shpejti, pra transmeto kėtė lajm tė gėzuar ndėr gjithė besimtarėt."Kėshtu pra, nė realitet, dėshmia se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij ėshtė ajo rrugė nė tė cilėn njeriu lirohet nga tutoria dhe pushteti i zotrave tė rrejshėm pa marrė parasysh a janė dėshira tė tij, forma materiale dhe shpirtėrore, rregulla ose koncepte dhe plane dhe kėshtu me qenien e tij inkuadrohet nė lirimin nga harresa e vetėvetes dhe harrimi i tij i Zotit (9:67). Me kėtė dėshmim arrihet "udhėheqja e Zotit e cila ėshtė udhėheqje e vetme" (2:120). Tė pėrkushtuarit Zotit dhe ligjit tė Tij duke ndjekur shembullin e pejgamberit tė Zotit Muhammedit ėshtė, para sė gjithash, pėrgjegjėsi ndaj vetes dhe botės. Ajo ėshtė vetėdija mbi Zotin dhe Ditėn e gjykimit nė tė cilėn do tė ipet llogari pėr ēdo grimė tė veprave tė mira dhe ēdo grimė tė veprave tė kėqia. As pasuria, as fėmijėt nuk na afrojnė te Zoti; vetėm ata qė arrijnė besimin dhe bėjnė atė qė ėshtė e drejtė dhe e udhės i afrohen Zotit dhe tregojnė natyrėn e tyre tė vėrtetė (34:37). Pėrpjeket qė nuk janė nė harmoni me kėtė ose janė nė kundėrshtim me kėtė krijojnė huti; ato paraqiten si synim qė tė "shuhet drita Hyjnore". "Mirėpo Zoti dėshiron ta pėrhapė dritėn e Vet nė tėrėsinė e saj, sado tė jetė neveritėse pėr ata qė janė kėmbėngulės nė mohimin e sė vėrtetės" (61:8). Dhe - tė mos harrojmė -tė gjitha bukuritė tokėsore Zoti i ka bėrė mjete me tė cilėt Ai i provon njerėzit, duke treguar cili prej tyre sillet mė mirė (18:7). Dėshmia se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij ėshtė "mėnyrė Hyjnore" e cilla pėrfshinė edhe jetėn e individit edhe jetėn e bashkėsive: "Zoti nuk i ndryshon konditat e njeriut pėrderisa njerėzit nuk e ndryshojnė vetė brendinė e tyre" (13:11). Bartėsit e kėsaj dėshmie sajojnė Bashkėsinė e tė pėrkushtuarėve Zotit, e cila ndryshohet me kohė nė paraqitjet e jashtme, mirėpo nė esencė mbetet e njejtė. Kjo ėshtė vėrtetė "Bashkėsia mė e mirė" qė ėshtė krijuar ndonjėherė pėr hir tė njerėzimit; ajo urdhėron kryerjen e asaj qė ėshtė e drejtė dhe ndalon kryerjen e asaj qė ėshtė e padrejtė" (3:110). Ajo ėshtė "Bashkėsi e rrugės sė mesme, kėshtu qė (pjesėtarėt e saj me jetėn e tyre) mund ta dėshmojnė tė Vėrtetėn para njerėzimit dhe qė Pejgamberi Atė tė mund ta dėshmojė para atyre" (2:143).Rruga e pejgamberit tė Zotit Muhammedit ėshtė shembulli mė i mirė i ēdo synimi tė ēlirimit tė njeriut nga tė shėrbyerit zotrave tė rrejshėm ai ėshtė shembull mė i mirė i vetėnjohjes dhe manifestim i natyrės sė vėrtetė njerėzore dhe harmonizimit tė saj me urdhėrin e Zotit, i cili udhėheq dhe sundon tė gjithė tė njohurit dhe tė panjohurit. Nė kėtė rrugė shembėlltyra e Muhammedit mban dritėn e udhėrrėfyesit, ngjallė dhe mėkėmbė tė rėnėt nė letargji dhe tė humburit. Ndjekja e shembullit tė tij shpie prej ultėsive tė jolirisė dhe harresės drejt lartėsive tė lumturisė.Nė mesin e miliona njerėzve qė kanė qenė, janė dhe do tė ringjallen me tė shėrbyerit e Zotit dhe tė ndjekurit e shembullit tė Muhammedit dhe tė cilėt pranojnė qė tė jenė dėshmitarė dhe ndihmės, ėshtė njė jetė e cila gjithėnjė do ta reflektojė Dritėn e Muhammedit, ashtu siē e reflekton hėna dritėn e Diellit.Kjo jetė do t'i ftojė dhe frymėzojė tjerėt nė rrugėn e lirisė; ai do tė rrjedhė nėn udhėheqjen e Kur'anit dhe shembėlltyrėn e Muhammedit.

Nė te ēdo gjėje do t'i thuhet se nuk ka zot pos Allahut, ndėrsa bota do tė kosiderohet dhe kuptohet si tundim nė rrugėn e kthimit te i Mėshirshmi.Kjo ėshtė jeta e atij tė cilin, kur tė lindet, i zgjedhuri i Allahut, Muhammedi, e kapi ngrykė, e mbėshteti nė gjoks dhe ia ngjiti emrin. Kjo ėshtė jeta e atij i cili zemrėn e vet nuk e largoi kurrė nga gjoksi i Muhammedit. Kjo ėshtė jeta e atij i cili me duart e veta e lėshoi nė varr trupin e bekuar dhe tė pastėr tė Muhammedit. Kjo ėshtė jeta e atij i cili qajti me dėnesė sipėr varrit tė Pejgamberit, nga se Pejgamberin e njeh me zemėr dhe e adhuron me tėrė qenien e tij. Kjo ėshtė jeta e atij i cili kohėn e vet e plotėson duke dėshmuar se nuk ka Zot pos Allahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij.
Kjo ėshtė jeta e imam Aliut! Ai fton dhe udhėheq drejt Shoqėrisė sė Mbarė.
Nga se tė gjithė qė i nėnshtrohen Zotit dhe Pejgamberit do tė jenė nė mesin e atyre qė Zoti i shpėrbleu me begatitė e Tij - lajmėtarėve, dhe atyre qė nuk heqin dorė nga e Vėrteta, dhe atyre cilėt me jetė dėshmojnė tė Vėrtetėn, dhe tė drejtėve - e me qė ata janė Shoqėri e Mbarė! E tillė ėshtė shpirtmadhėsia e Zotit dhe askush nuk din ēka din Ai (4;69-70).Imam 'Aliu nuk pranon kurrėfarė lidhje me vetėveten dhe botėn e qė nuk ėshtė nė emėr tė Zotit. Ai ėshtė dėshmitar shembullor dhe ndihmės i Vulės sė pejgamberėve. Resulullahi i cili pėr te thot: "Ai ėshtė mėsues i atyre pėr tė cilėve unė jam mėsues. Zoti i Gjithėfuqishėm qoftė mik i miqėve tė tij dhe armik armiqėve tė tij. Ndihmoju, o Zot, atyre qė i ndihmojnė, ndėrsa shkatėrro shpresat e atyre qė e trathtojnė!"* Dhe mė tutje Pejgamberi thot: "Unė jam qytet i diturisė, ndėrsa Aliu portė e kėtij qyteti. Andaj, kush dėshiron dituri duhet tė mėsojė nga Aliu - Alejhiselam!"
Pas njė kohe tė kaluar sė bashku nė vetmi tė Pejgamberit dhe Aliut, shokėt e pyetėn Aliun: "Ēfarė marrėveshje bėri me ty?" Ai iu pėrgjegj: "Mė mėsoi njėmijė dyerė tė diturisė dhe mi hapi prej tė gjithave edhe nga njėmijė dyerė tė tjera."
0 Zot i Madhėrishėm! Ki mėshirė dhe na udhėzo nė Shoqėrinė e Mbarė;
na shpėrble me fqinjėsinė Tėnde, dhe fqinjėsinė e Muhammedit, dhe fqinjėsinė e Aliut!

JETA ME PEJGAMBERIN MUHAMMED (S.A.A.)
Imam 'Ali ibn Ebi Talibi, tė cilin mė sė shpeshti e pėrmendim si imam Aliu, ose hazreti Aliu, ėshtė lindur nė vitin 600 sipas llogaritjes krishtere tė kohės, ose nė vitin 22 para Migrimit (Hixhretit) tė muslimanėve prej Mekkės nė Medinė. Trupi i tij sė pari e preku tokėn nė hapsirėn e shenjtė tė Ka'bės (Bejtullahut). Kjo ndodhi nė kohėn kur babai i tij, Ebu Talibi, dhe kushėriri Muhammedi - Selami i Allahut qofshin mbi ta! - kishin qėlluar jashtė Mekkės. Fatimja, nėna e tij, ia ngjiti emrat Esed dhe Hajdar, ndėrsa kur babai u kthye nė qytet, ia ngjiti emrin Zejd. Pasi erdhi nė Mekkė, Muhammedi e mbėshteti foshnjėn nė gjoksin e vet dhe e quajti nė emėr tė Zotit Famėlartė me emrin 'Ali.* Ngrohtėsia e kėtij gjoksi dhe drita e misionit pėr fėmiun u bėnė djep i cili do ta luhatė dhe ngritė gjer nė pėrkushtimin shembullor tė sė vėrtetės, drejtės dhe lirisė.Pėrkujdesjen pėr fėmiun e morri pėrsipėr Muhammedi. Lidhur me kėtė imam 'Aliu pastaj deklaron: "Kur isha fėmi, mė morri nė pėrkujdesjen e vet. Kishte zakon tė mė merrte ngrykė dhe tė mė vendoste pranė tij nė shtratin e vet, tė afronte trupin e tij pranė timit dhe mė mundėsonte tė shijoja aromėn e kėndshme tė tij. (..) Kurrė nuk ka gjetur gėnjeshtėr nė tė folurit tim, as dobėsi nė ndonjė veprim timin(..) Kurse unė e kam pėrcjellur sikur mėzi i deves i cili ndjek gjurmėt e nėnės sė vet. Ēdo ditė mė tregonte, nė formė tė shenjave, disa nga veēoritė e tij dhe mė urdhėronte t'i ndjek. Ēdo vjet tėrhiqej nė vetmi nė Hira, ku e kam shikuar, por ku asnjėri tjetėr nuk e ka shikuar(...) E kam parė dritėn e Shpalljes dhe Porosisė dhe e kam thithur aromėn e pejgamberllėkut".**
Kėshtu familjen e ngushtė tė Muhammedit dhe Hatixhes e pėrbėn Fatimja, kurse Hatixhja me burin e parė Zejnebja, Rukijje dhe Ummul Kulsumi.
Pyetja e kohės sė pranimit tė islamit nga Aliu tretet nė atė marrjen ngrykė tė fėmiut tė posalindur nga Muhammedi.Jeta e tij nė tėrėsi pasqyron jetėn e Muhammedit. Ai kurrė nuk ka kėrkuar burim tė ngrohtėsisė dhe dritės pos te Muhammedi.Kur Pejgamberit tė Zotit, pas tre vjet thirrjesh tė fshehta nė islam, iu urdhėrua qė tė paraqitet haptas dhe tė ftojė farefisin mė tė afėrt qė t'i pėrkushtohen Zotit, ai urdhėroi Aliun qė tė pėrgadisė njė gosti dhe t'i ftojė tė gjithė bijtė dhe nipat e stėrgjyshit tė pėrbashkėt Abdulmuttalibit. Ftesės iu pėrgjegjėn dyzetė pasardhės tė Abdulmuttalibit, mirėpo Abu Lehebi, ai flakėnxitėsi i mallkuar, e ndėrpreu Muhammedin dhe ia bėri tė pamundur publikimin e planifikuar. Tė nesėrmen pasardhėsit e Abdulmuttalibit u takuan sėrish, kėshtu qė Muhammedi ua publikoi Thirrjen e Zotit dhe detyrėn e vet: Nuk ka zot pos Allahut dhe

Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij! Pastaj u tha: "Cili nga ju dėshiron tė mė ndihmojė nė realizimin e amanetit tim? Kush dėshiron tė jetė pėrfaqėsues dhe zėvendės imi, siē ka qenė Haruni (Aron) pėr Musain (Mojsiun)?" Tė gjithė qėndronin tė hutuar dhe tė heshtur. Dhe asnjėri nuk iu pėrgjegj thirrjes. U ngrit dhe u drejtua vetėm hazreti 'Aliu dhe foli: "0 Pejgamber, ja ku mė ke, unė po pranoj! Edhepse jam mė i riu nė kėtė mes, me sy mė tė pėrlotur dhe kėmbė mė tė dobėta, o Pejgamber, dėshiroj tė jem zėvendės yti mbi ta!"*Nė kėtė pranim fillon ngritja e guximshme e hazreti Aliut para poshtėrimeve dhe padrejtėsive, para tentimeve qė drita e misionit tė shuhet, ndėrsa Muhammedi me ithtarėt e tij tė ndalet dhe pamundėsohet. Pasojnė vite tė thirrjes pėr lirimin e njerėzve nga robėrimi zotrave tė rremė, gjatė tė cilėve Muhammedi dhe tė afėrmit e tij pėrjetuan poshtėrime dhe persekutime, por qė i duruan me forcimin e barspeshės sė brendshme, tė cilėn e shtonte besimi nė Zotin Njė dhe tė Vetėm. Hazreti 'Aliu nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare bėhet mbrojtėsi mė i vendosur i pejgamberllėkut tė Muhammedit, cilit gjithėnjė e mė shumė i kundėrviheshin mohuesit e sė Vėrtetės. Sa persekutoheshin dhe poshtėroheshin, mendjeprehtėt dhe sypatremburit nė numėr gjithėnjė e mė tė madh pranonin Thirrjen e Zotit dhe Pejgamberit tė Zotit, kėshtu rrugėt e Mekkės shndėrroheshin nė vend tė persekutimit tė njerėzve dhe grave qė i pėrkushtoheshin Zotit dhe i besonin Pejgamberit tė Tij. Muhammedi i ishte ekspozuar talljes, shpifjeve dhe keqtrajtimit. 'Aliu i ri vuante; ua kthente me vendosmėri dhe guxim. Jetėn e Pejgamberit e ēmonte mė shumė se tė vetėn. Nė vitet kur Bashkėsia e tė pėrkushtuarėve tė Zotit ishte e vogėl dhe e dobėt, pėrfaqėsuesit e saj sapo kishin filluar transformimin e tyre dhe lirimin nga zakonet dhe ndikimi i paditurisė, ndėrsa tiranėt kryelartė, persekutuesit e aspiratave tė njerėzve pėr t'u liruar nga tė shėrbyerit e zotrave tė rrejshėm, ishin tė shumtė dhe tė fuqishėm, Pejgamberi i Zotit, duke bartur amanetin famėlartė, mbėshtetjen mė tė pėrzemėrt e gjeti nė mirėkuptimin e hazreti Hatixhes dhe devocionin e hazreti Aliut. Pėrkrahja e tyre, nė momentet mė vendimtare tė islamit, u bėnė farė druri i cilės do t'u ofrojė hie mbarė njerėzimit sa tė jetė koha.Nė natėn kur Pejgamberi - Selami i Allahut qoftė mbi te dhe tė afėrmit e tij - bashkė me pjesėtarėt e Bashkėsisė sė tij largohet nga Mekka, pas persekutimeve dhe vuajtjeve trembėdhjetė vjeēare, kur mohuesit e sė Vėrtetės tentonin ta mbysin dhe kėshtu tė ndėrprejnė kryengritjen islame kundėr detyrimit tė njeriut qė tė harrojė veten, nė shtratin e Pejgamberit dhe nėn mbulojėn e tij u shtri imam 'Aliu. Besnik ndaj mė tė mirit, tė cilin e ndjente dhe pranonte, njihte dhe adhuronte, prej deklarimit qė nė Ditėn e parė, nė vendin e tij u shtri nė emėr tė Zotit. Me modesti merr mbi vete rrezikun e kanosjes sė kriminelėve, gjersa Pejgamberi, nėn kujdesin e Mėshirės sė Zotit, pa u vėrejtur nga roja kriminele niset nė Mėrgim.

Disa dekada mė vonė, stėrnipi i Pejgamberit, nipi i Fatimes dhe Aliut dhe biri i Huseinit, imam Zejnul Abidini - Selami i Allahut qofshin mbi ata dhe me tė gjithė tė afėrmit e tyre gjithėnjė dhe gjithėkund! -nė njė nga lutjet e tij, tė cilat gjatė shekujve me fuqi tė pazvogėluar ndikojnė ndėr ata qė i janė pėrkushtuar Zotit, do tė deklarojė:
"Luftoi kundėr fisit tė vet pėr hir Tėndin;
largoi mė tė afėrmit pasi mohuan tė vėrtetėn, dhe afroi mė tė largėtit pasi iu pėrgjigjėn thirrjes tėnde. miqėsohej pėr hir tėndin me mė tė largėtin, dhe ishte armik pėr hir tėndin me mė tė afėrmit;
rraskapitej duke proklamuar porosinė tėnde, pėrpiqej fort duke thirrur nė ligjin tėnd moral, dhe i ishte dhėnė kėshillimit tė atyre qė meritonin thirrjen tėnde. Mėrgoi nė vend tė huaj, larg nga vendbanimi, nga toka e shkelur nga kėmbėt e tij, nga vendi ku kishte lindur dhe vendi pėr tė cilin e lidhnin shumė ndjenja, duke synuar me kėtė forcimin e ligjil tėnd moral dhe duke kėrkuar ndihmė kundėr atyre qė tė mohojnė ty, pėrderisa nuk u realizua ajo qė synonte sa i pėrket armiqėve tu, dhe gjersa nuk arrihej ajo qė ėndėrronte sa i pėrket miqėve tu. Atėherė u ngrit kundėr atyre, duke kėrkuar fitore me ndihmėn tėnde dhe duke u siguruar kundėr dobėsisė sė vet me mbėshtetjen tėnde kėputi lidhjet e farefisnisė pėr ringjalljen e besimit tėnd;
Ky udhėtim njerėzimit do t'i shpallė fillimin e epokės sė mėrgimit prej errėsirės sė pranimit dhe shėrbimit zotrave tė rremė. Do tė jetė kjo udhėtim drejt Mbretėrisė sė Zotit, nė tė cilėn do tė eliminohet ēfarėdo dominim i njėmendėt i kujtdo qoftė dhe ēkado qoftė mbi njerėz dhe fatet njerėzore, pos Kujdestarit tė vėrtetė, Sunduesit dhe Zotit tė ēdo gjėje. Do tė jetė kjo kthim i njeriut natyrės sė vėrtetė dhe pėrgjėrimit burimor tė tij ndaj Zotit.
Nė shtratin e Pejgamberit hazreti 'Aliu e pret kėtė mėngjes tė mėrgimit dhe etjen e thikave tė mashtruara kriminele. I ngarkuar qė bashkėvendėsve t'ua shpėmdajė sendet qė ata ia kishin besuar pėr majtje Pejgamberit tė Zotit, pastaj tė mbrojė dhe sjellė nga Mekka nė Medinė katėr Fatimet - bijėn e Pejgamberit tė Zotit, bijėn e hazreti Hamzės, nėnėn e vet dhe motrėn e babait - hazreti 'Aliu largohet nga qyteti ditėn e tretė pas ndarjes nga Pejgamberi i Zotit. Me shpatė e mbron Mėrgimin e tij pėr hir tė Zotit dhe Pejgamberit tė Zotit dhe katėr bashkėudhėtaret, katėr pėrkushtueset e sinqerta tė Zotit. Nė Kuba, nė afėrsi tė Medinės, atij i doli para Pejgamberi i Zotit dhe ia lidhi kėmbėt e pėrgjakura. Bashkė hyrėn nė Medinė, nė qytetin i cili nė ditėt mė tė vėshtira ua hapi portat duke i siguruar vetit famė, kėshtu qė pėrgjithmonė u mbulua me emrin famėlartė Qyteti i Pejgamberit tė Zotit.

Ishte ky mėrgim drejt dritės sė shėrbimit Atij Cili nuk mund tė krahasohet me asgjė. Ishte kjo shkėputje e prangave tė realitetit tė rremė dhe pėrkushtim Urdhėrave tė Atij nė krijimin e Cilit nuk ka kurrėfarė disharmonie. Dhe siē ka qenė atėherė, po ashtu ėshtė edhe sot dhe njėsoj do tė jetė pėrjetė! Kjo ėshtė Shembull dhe Thirrje e Mėrgimit nga padrejtėsitė e botės, drejt shpėtimit dhe rivendosjes sė drejtėsisė. Mes mėrgimtarėve dhe vendėsve krijohet vėllazėria, masa e cilės ishte tė shėrbyerit Zotit. Me kėtė kėputen lidhjet farefisnore, tė cilėt nuk janė farefisni nė bazė tė shėrbimit Zotit. Siē do tė tregojnė qartė ngjarjet e ardhshme, vėllazėria islame bashkon njerėzit e racave tė ndryshme, gjuhėve tė ndryshme dhe pozitės sė ndryshme shoqėrore, gjersa, pėrkundėr tyre, si armiq mė tė ashpėr i paraqet "farefisin" e tyre mė tė afėrt. Ka qenė kjo ndarje e botės nė anėn e tė mirės dhe nė anėn e tė keqes, nė anėn e drejtėsisė dhe anėn e padrejtėsisė, ndarje nė tė cilėn nuk janė tė pranueshme kurrėfarė masash, pos tė Zotit.
Vėllazėria islame, e cila nėnkupton bashkim nė dallime dhe dallim nė bashkim, ėshtė shėnuar prgjithmonė nė shpalljen e Pejgamberit tė vėllazėrimit tė mėrgimtarėve mekas dhe bashkėpunėtorėve medinas, kėshtu qė ēdonjėri mėrgimtar ka njė vėlla ndihmės, mė tė afėrt se ēdo mėrgimtar tjetėr. Mirėpo, pejgamberi Muhammed - Selami i Allahut qofshin mbi te dhe tė tijėt! - nga kjo pėrjashton veten, Aliun, Zejdin dhe Hamzain. Vetė vėllazėrohet me Aliun, ndėrsa Zejdi me Hamzain. Kėtė e bėri pėr tė shuar shkėndijėn e zilise sė mundshme ndėr shokėt dhe ithtarėt e vet.
Zemra e Bashkėsisė nė Medinė bėhet xhamia e ngritur sipas idesė dhe nė bashkėpunim me Pejgamberin. Rreth saj shokėt e tij ngritėn shtėpitė e tyre. Nė fillim dyert e shtėpive ishin tė hapura nga xhamia. Njė ditė Pejgamberi urdhėroi qė tė mbyllen tė gjitha dyert, pos e tij dhe e Aliut. Kėshtu edhe u bė. Dhe siē bėhet e qartė nga jetėshkrimi i imam Aliut, dera e tij gjatė tėrė jetės ka qenė e hapur pėr pėrkushtim ndaj Zotit dhe ndjekjen e Pejgamebrit tė Zotit. Bėhej pesėmbėdhjetė vjet nga fillimi i pejgamberllėkut tė Muhammedit.
Bėheshin pesėmbėdhjetė vjet vuajtje dhe persekutime, pėsime dhe poshtėrime, pesėmbėdhjetė vjet nė tė cilėt tė pėrkushtuarit ndaj Zotit kishin fituar pėrshtypjen se besimi ėshtė vuajtje dhe pėsim, pa mundėsi qė t'i kundėrvihen kriminelėve dhė shtypėsve. Tė pėrkushtuarit pėrkufizohej nė flijim pa kundėrshtim, andaj edhe mė tė pėrkushtuarit mendonin mbi ndihmėn e Allahut qė u ishte premtuar. Dhe atėherė, pėr herė tė parė pas pesėmbėdhjetė vjetėve, kur persekutimet dhe kanosjet ishin nė kulminacion, Pejgamberi proklamoi Tė drejtėn pėr luftė dhe vetėmbrojtje. Nė luginėn e Bedrit, vitin e dytė pas migrimit (hixhretit) u ndeshėn dy ushtėri: njėra e vogėl dhe e papėrgaditur, tjetra e madhe e armatosur mirė. Pėr herė tė parė pas pesėmbėdhjetė vjetėve thirrja qė nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij u dėshmua me jetėt e treqind e trembėdhjetė luftėtarėve trima kundruall mė se njėmijė mohues tė sė vėrtetės. Flamurin e islamit e barti 'Aliu. Me fitoren e korrur kėtu fillon njė epokė e re nė tė pėrkushtuarit ndaj Zotit. Nga thellėsitė e panjohura dhe tė pėrkshtuarit ndaj Zotit. Nga thellėsitė e panjohura dhe tė papritura tė zemrės sė pjesėtarėve tė bashkėsisė islame rrodhi njė lumė. Klithjet e luftarėve u shndėrruan nė agime. Fjala e Zotit nga ai vend u pėrhap nė tė gjitha anėt e botės. Nė kėtė betejė, bashkė me Pejgamberin dhe shokėt e tij, hazreti Aliu tregoi trimėri tė jashtėzakonshme, tregoi fillimin e pjesėmarrjes ngadhnjimtare nė betejat pėr islam, tregoi atė anė tė personalitetit tė tij tė pastėr, nė tė cilėn janė gėrshetuar virtytet e shkencėtarit dhe udhėheqėsit, oratorit dhe shkrimtarit, predikuesit dhe sunduesit, mjekut dhe mendimtarit. Shpata e tij dytehėshe u ngrit lart mbi kokat e pėrkushtuesėve tė Zotit, si mbėshtetje dhe inkurajim, dhe mbi kokat e mohuesėve tė sė Vėrtetės, si thirrje dhe kanosje. Deri nė pėrsosmėri ėshtė pėrshtatur hovi i kėsaj shpate me zėrin e tij, shikimin dhe pikėpamjen e botės pėrplot me padrejtėsi. Kurse flamuri tė cilin e morri e barti dhe ia dorėzoi, tubon ushtėritė e islamit.
Kjo shpatė e tij ishte farkuar sipas urdhėrit tė Pejgamberit tė Zotit -Selami i Allahut qofshin mbi te dhe me tė afėrmit e tij! - nga dy shpata. Pjesa ballore me teh tregon mbi Pejgamberin, i cili me atė qė Zoti i zbriti nė zemėr dhe me shembullin qė pason nga ajo qė i ėshtė zbritur, prenė dredhitė dhe depėrton nė kuptimin e thellė tė ēdo gjėje. Tjetra, e farkuar ngjit me tė parėn, tregon mbi imam Aliun, i cili duke qenė i pandashėm nga Pejgamberi Muhammed - Selami i Allahut qofshin mbi te dhe tė afėrmit e tij! - vėzhgon me vigjėlencė nga depėrtimi i jashtėm i Pejgamberit nė brendi, duke ndjekur mėsuesin e vet nė gjithėēka dhe duke e thelluar nė ēdo gjė qė thellohej ai.
Dhe atėherė, kur nė Medinė ngritej brezi mė i mirė qė kishte ekzistuar ndonjėherė, hazreti Aliu martohet me hazreti Fatimen, bijėn e Pejgamberit tė Zotit. Fatimja atėherė kishte, ashtu thuhet, njėzet vjet. Pejgamberi Muhammed - Selami i Allahut qofshin mbi te dhe tė afėrmit e tij! - kishte paralajmėruar edhe mė herėt pėrshtatshmėrinė e kėsaj martese, mirėpo vetėm njė javė pas betejės sė Bedrit e kėshilloi Aliun tė kėrkojė dorėn e Fatimes. 'Aliu ishte nė dilemė, me qė e dinte varfėrinė e vet. Ai nuk kishte trashėguar asgjė nga babai, nga se vet babai i Imam Aliut ishte i varfėr. Ndėrsa Fatimja ishte e bija e Pejgamberit tė Zotit dhe Hatixhes, njėrės nga femrat mė tė pasura tė hapsirės arabe. Besnikėria e Aliut ndaj Pejgamberit dhe besimi nė kėshillėn e tij zgjidhi tė gjitha dilemat. Pasi u legalizua martesa, Pejgamberi urdhėroi tė organizohet njė kremte pėr dasmėn. Therrėn njė dash si kurban ndėrsa disa nga bashkėpunėtorėt sollėn edhe grurė si shpėrblim. Ebu Seleme kusheri edhe i dhėndrrit edhe i nuses dėshironte fort tė ndihmonte nė pėrgaditjen e dasmės, pasi qė i kishte borxh babait tė Aliut, i cili e kishte marrė nė mbrojtje nga Ebu Xhehli dhe armiqėt tjerė tė familjes sė tij. Umm Seleme dhe Aishja erdhėn tė pėrgadisin shtėpinė dhe gjellėt pėr dasėm. Nė dyshemenė prej dheut shtruan rėrė tė butė tė sjellur nga bregu i lumit. Shtratin e bėnė nga lėkurat e deleve, pėlhurės sė bardhė dhe batanies jemenase, ndėrsa jastėkun e shtratit nga lėkura e mbushur me lesh palmash. Mysafirėve, pos gjellės kryesore, iu ofrua fik dhe hurme. Uji nėpėr calikė ishte i aromatizuar.
Aliut, Fatimes dhe tė pranishėmve me njė fjalim tė shkurtėr iu drejtua i Zgjedhuri i Zotit. I udhėzoi t'i pėrkushtohen Zotit si kuptim dhe masė pėr tė gjitha ndryshimet jetėsore. Foli edhe hazreti Aliu. Ai shprehu kėnaqėsi duke lartėsuar Zotin dhe duke potencuar virtytet e Pejgamberit tė Tij. Me kėtė rast Pejgamberi me pikėllim kujtoi nėnėn e Fatimes, e cila nė atė ēast nuk ishte nė mesin e tė gjallėve:
"Hatixhja!? Ku ėshtė Hatixhja? Dhe kush mund tė jetė si Hatixhja? Ajo mė delte krah kur bota mė akuzonte. Ajo mė ka lehtėsuar shumė barrėn e amanetit tė besuar. Mė ka ndihmuar kur tė tjerėt mė pengonin nė kryerjen e misonit tė pejgamberllėkut."
Kur Pejgamberi - Selami i Allahut qofshin mbi te dhe me tė afėrmit e tij! - u ngrit, duke ua bėrė me dije mysafirėve qė duhet tė shkojnė, i tha Aliut qė tė mos i afrohet gruas sė tij gjersa ky tė kthehet. Pejgamberi erdhi pasi shkoi edhe mysafiri i fundit. Ne derė e priti Umm Ejmen, gruaja qė kishte dėshmuar shumė fshehtėsi tė afėrsisė sė Pejgamberit. "Ku e kam vėllaun tim?" e pyeti. "Edhe babain edhe nėnėn pėr shpengim, o Pejgamber i Zotit," tha ajo dhe pyeti: "Kush ėshtė vėllau yt?" "Biri i Ebu Talibit, Aliu," u pėrgjegj. "Si mund tė jetė vėlla," pyeti Umm Ejmen, "kur madje edhe tė bijėn ia ke dhėnė pėr grua?" "Ai ėshtė ēka thash," tha Pejgamberi dhe kėrkoi t'i sjellin ujė. Kur Umm Ejmen ia solli, Pejgamberi morri njė gėllėnkė, tė cilėn pas njė kohė tė mbajtur nė gojė, e ktheu sėrish nė misur. I tha Aliut tė ulet pranė tij. Pastaj, pasi morri njė grusht ujė, Pejgamberi stėrpiku Aliun nė sup, gjoks dhe parallėrė?. Po kėtė e bėri edhe me Fatimen. Pastaj, u lut pėr bekimin e tyre dhe pasardhėsve tė tyre.
Vitin e tretė pas Mėrgimit, Aliut dhe Fatimes u lindi fėmiu i parė. E morrėn ngrykė edhe Muhammedi edhe Aliu dhe ia ngjitėn emrin Hasan. Po kėtė vit u zhvillua edhe beteja nė Uhud. Edhe Kur'ani (3:152-153) dėshmon mbi te: "Zoti e pėrmbushi premtimin e Vet kur armiqėt tuaj, me dėshirėn e Tij,i asgjėsuat pa mėshirė. Mirėpo kur u dekurajuat dhe filluat tė diskutoni rreth pozitės tuaj, kur nuk dėgjuat, ndėrsa Ai u kishte udhėzuar pėr atė qė e dėshironit; disa prej jush dėshironit kėtė botė, tė tjerė botėn tjetėr. Ateherė Ai, pėr t'ju provuar, bėri qė tė zbrapseni para tyre. Dhe ai tani mė ju fali, nga se Zoti ėshtė shumė i mirė ndaj atyre qė e arrijnė tė vėrtetėn! Kur u tėrhoqėt, duke mos pėrfillur asgjė, gjersa Pejgamberi ju ftonte prapa, Zoti ju dėnoi me disfatė, nga se edhe ju atij i shkaktuat hidhėrim qė tė dėshpėroheni pėr atė qė e keni humbur dhe pėr atė qė ju gjeti. Ndėrsa Zoti e din mirė atė ēka veproni!" Nė kėtė betejė Pejgamberi ishte plagosur. Menduan se kishte vdekur. Shumė nga ithtarėt e tij u shparatlluan nga frika dhe pikėllimi. Aliu u vėrsul mbi kriminelėt rreth Pejgamberit, i largoi dhe e barti trupin e plagosur rrėzės sė malit. Kur arritėn nė majė tė kodrinės, Aliu u largua pėr tė kėrkuar ujė. Sė shpejti u kthye dhe me mburojėn e vet ia afroi Pejgamberit pak ujė tė gjetur nė njė plasė shkėmbore. Edhe pėrkundėr etjes, Pejgamberi nuk mundi tė pinte nga se ky ujė kundėrmonte erė bajate. Me te vetėm pastroi gjakun nga fytyra, e qė ishte gjak nga plaga nė gojė. Aliu nga bregorja i ftonte luftarėt, duke i trimėruar me lajmin se Pejgamberi ishte gjallė. Nė kėt betejė shpata dytehėshe e hazreti Aliut shkėlqeu me mėshirėn e Zotit, duke mbrojtur edhe njė herė Pejgamberin e dashur.
Hazreti Aliut dhe hazreti Fatimes, vitin e katėrt pas Mėrigmit u lindi djali i dytė, cilit Pejgamberi ia ngjiti emrin Husein. Pėrpos bijve Zoti ua fali edhe dy vajza, Zejneben (e vjetėr) dhe Zejneben (e re), e njohur me ofiqin Umm Kulsum. Edhe kėto dy faqebardha, si edhe vėllezėrit e tyre, sinqerisht i kanė shėrbyer tė Vėrtetės.
Vitin e ardhshėm u zhvilluan tri beteja tė mėdha nė mbrojtje tė islamit. Nė tė trijat komandant i pėrkushtuesėve tė Zotit ishte Aliu. Me guxim nxiste shokėt e vet dhe mohuesėve tė sė Vėrtetės u shkaktuan disfata tė reja. Luftėrat vazhduan, nga se fjalėn e butė tė Shpalljes, amanetin e ēiltėr tė Porosisė dhe shembėlltyrėn e tė garantuarit e sė Vėrtetės duhej mbrojtur me hekurin e armėve dhe gjakun fisnik tė dėshmitarėve nė sytė e gjithė popujve. Vitin tjetėr Pejgamberi u priu ithtarėve tė paarmatosur nė drejtim tė Mekkės me qėllim tė kryerjes sė haxhit. Para se tė arrinin nė Mekkė, nė vendin e quajtur Hudejbijje, u doli para ushtrisė e mohuesėve tė sė Vėrtetės dhe ua pamundėsoi realizimin e qėllimit. Atėherė tė gjithė besimtarėt, nėn murrizin shkretinor, u betuan pėr besnikėri tė pathyeshme ndaj Zotit, duke ia dhėnė besėn Pejgamberit tė Zotit. Pejgamberi pastaj e autorizoi Aliun, qė nė emėr tė Zotit dhe Pejgamberit tė pranojė betimin e tė gjitha grave. Ato me radhė prekėn litarin, tė cilin pas Aliut e preku Pejgamberi. Kėtu u nėnshkruajt marrėveshja e Hudejbijjės, tė cilėn e kishte hartuar hazreti Aliu. Me kėtė marėveshje, nė mes tjerash, vėrtetohej heqja dorė nga haxhi, por edhe pranimi se besimtarėt e Zotit vitin qė vjen mund tė vizitojnė vendet e shenjta nė Mekkė. Betimi i Hudejbijjės ishte mburojė pėr besimtarėt pas ndjenjės sė pikėllimit dhe zemėrimit pėr atė qė iu ishte ndaluar haxhi nė Bejtullahun e Shenjtė. Mirėpo, koha e zbuloi fshehtėsinė e kėsaj marrėveshje qė atėherė ishte e panjohur pėr shumicėn.

Zoti i Mėshirshėm ua shpalli besimtarėve tė ditės sė Hudejbijjės dhe tė gjithė tė gjallėve dhe atyre qė do tė vijnė deri nė Ditėn e Gjykimit
Zoti ėshtė i kėnaqur me ata besimtarė tė cilėt nėn dru tė bėnė betimin;
nga se, Ai e ka ditur ē'ka nė zemrat e tyre dhe Ai atyre ua lėshoi qetėsinė e brendshme, dhe me fitore tė afėrt Ai do t'i shpėrblejė (48:18).
Viti shtatė pas Hixhrit solli dy beteja. Njėra nga to, beteja pėr Hajberin, ishte edhe njė fitore e tė pėrkushtuarėve tė Zotit nėn udhėheqjen e hazreti Aliut. Pas shumė pėrpjekjesh pėr tė pushtuar kėshtjellėn e Hajberit, Pejgamberi i Zotit ia dorėzoi hazreti Aliut flamurin e luftės. Fjalėt dhe shembulli tij u dhanė zemėr luftarėve, kėshtu qė pas sulmit tė tyre flamuri i islamit valoi edhe mbi kėtė pjesė tė botės. Nė legjendat mbi pushtimin e kėshtjellės sė Hajberit pėrmendet mrekullia e Aliut me rastin e hapjes sė portės sė kėshtjellės dhe lėshimi i portės sė rėndė nė tokė, pėr ē'punė, pėrndryshe, ishte e nevojshme fuqia e dhjetra njerėzve.
Kėtė vit tė pėrkushtuarit e sė Vėrtetės, pa armė, me gratė dhe fėmijėt e tyre, tė prirė nga Pejgamberi, vizituan Mekkėn. Ishte kjo agimi i lirisė mbi qytetin e Shenjtė dhe simbol i pastrimit tė shpejtė tė tij nga ngritja e thirrjes ēlirimtare mbi Ka'bė: Nuk ka zot pos Allahut dhe Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij!
Vitin e tetė pas Mėrgimit, mohuesit e sė Vėrtetės thyen marrėveshjen e Hudejbit pėr paqė, kėshtu qė Muhammedi - Selami i Allahut qoftė mbi te dhe tė tijėt! - me dhjetė mijė luftarė u nis pėr nė qytetin e Shenjtė. Nė krye tė ushtrisė ishte hazreti Aliu. Nė emėr tė Zotit dhe nė emėr tė Pejgamberit tė Zotit, ai shpalli se falen nga dėnimi tė gjithė ata qė do tė pėrmbahen nga pėrdorimi i forcės. Qyteti i cili nuk kishte pasur mėshirė dhe mirėkuptim ndaj Pejgamberit tė Zotit dhe ithatrėve tė tij, cili e kishte poshtėruar dhe persekutuar, ishte ēarmatosur me falje dhe mėshirė. Qyteti i cili me frikė priste gjakderdhje, priti mija besimtarė tė Zotit tė kėputur nga lodhja, tė cilėt pranė Ka'bės kėrkonin mėshirėn e Zotit dhe mėshirėn e shpėrndanin nė botė. Pejgamberi sė pari shkoi nė Ka'bėn Famėlartė, pastaj, pa zbritur nga devja, me shkop rrėnoi tė gjitha statujat qė e rrethonin Ka'bėn, duke recituar ajetin. "Erdhi e vėrteta dhe u tret gėnjeshtra, gėnjeshtra njėmend tretet!" (17:81): Disa nga to Pejgamberi ia besoi pėr shkatėrrim Aliut. Ai pėrkulej nė ato vende ku vetė nuk i arrinte dot kėto statuja lugetėr dhe hazreti Aliu i hipte nė shpinė pėr ta pėrfunduar pastrimin.
Pas pak kohe, tė pėrkushtuarit e Zotit u ndeshėn me ushtrinė e fuqishme tė mohuesėve arabė tė sė vėrtetės. Beteja u zhvillua nė Hunejn dhe pėr pak qe e humbur. Kur u nisėn nė betejė, disa nga paria e tė pėrkushtuarėve tė Zotit tė mashtruar nga numri i madh i tyre krekoseshin. Nė realitet, ishin rreth dymbėdhjetė mijė besimtarė kryesisht tė rinj, tek tė cilėt besimi sapo kishte lėshuar rrėnjė. Mirėpo fuqia e sulmit tė mohuesėve tė sė vėrtetės i detyroi shumicėn e luftarėve tė islamit tė zbrapsen duke ikur. Me Pejgamberin mbetėn vetėm dhjetė ithtarėt mė besnikė. Ata, tė udhėhequr nga hazreti Aliu, ndalėn pėrparimin e armikut. Kur arritėn nė ndihmė edhe tė tjerėt qė ishin zbrapsur, i dhanė armikut grushtin vendimtar dhe kėshtu disfatėn, e cila dukej e pashmangėshme, e shndėrruan nė fitore tė madhe.
Mbi tė krekosurit me numrin e madh Zoti i Lartėsuar ka shpallur "Zoti tani mė u ka ndihmuar nė shumė beteja,
edhe ditėn e Hunejnit: Atėherė numri i madh ju mashtroi, mirėpo kurrėfarė dobie nuk u solli;
toka pėrkundėr hapsirės sė pafund, iu bė e vogėl, andaj morrėt ikėn (9:25):
Kjo betejė mbi tė cilėn ėshtė shpallur ajeti i mėsipėrm kur'anor, ka treguar qartė se ndihma dhe fitorja arrihen vetėm duke u mbėshtetur nė Zotin dhe jo nė numrin e madh ose diē tjetėr, siē dėshmon ajeti kur'anor.
Thuaj: "Nėse baballarėt tuaj, edhe fėmijėt tuaj, edhe vėllezėrit tuaj, edhe gratė tuaja
edhe farefisi juaj, edhe pasuritė tuaja qė i keni fituar, edhe pasuria tregtare pėr tė cilėn frikoheni, edhe shtėpitė qė i adhuroni,
u janė mė tė dashura se Zoti dhe Pejgamberi i Tij dhe lufta nė rrugėn e Tij,
atėherė pritni gjersa Zoti tė sjellė vendimin e Vet. Kurse Zoti mėkatarėve nuk do t'ua tregojė rrugėn e drejtė." (9:24):
Menjėherė pas betejės nė Hunejn, prijėsi i besimtarėve udhėhoqi ekspeditėn e Taifės ku i mundi mohuesit e sė vėrtetės dhe rrėnoi statujat e tyre. Kur pastaj u kthye te Pejgamberi - Selami i Allahut qofshin mbi te dhe mbi tė afėrmit e tij! - biseduan gjatė sy mė sy.
Po kėtė vit, Pejgamberi i Zotit - Selami i Allahut qofshin mbi te dhe familjen e tij! - e dėrgoi imam Aliun nė Jemen me detyrė qė popullit tė atjeshėm t'ia transmetojė Thirrjen e Zotit. Me fjalimet dhe argumentimin e tij, Aliu pėrfitoi Jemenasit e ditur kėshtu qė ata pranuan islamin, ndėrsa shembullin e tyre e pasuan shumė njerėz tjerė.*
Vitin e ardhshėm hazreti Aliu me sukses e pėrfundoi eskpeditėn nė Zatu-s-Selasil. Pejgamberi i Zotit doli pėr t'i pritur atė dhe luftarėt e tij dhe pėr t'u shprehur mirėseardhje. Kur po atė vit Pejgamberi i Zotit u nis me luftarėt ne Tebuk, pėr t'iu kundėrvėnė ushtrisė sė bashkuar bizantine dhe arabe, e la hazreti Aliun qė ta zėvendėsonte nė Medinė dhe tė kujdesej pėr familjen e tij. Aliu me mall e pėrcolli Pejgamberin dhe tridhjetė e pesė mijė luftarėt e tij, nė mesin e cilėve ishin edhe dhjetė mijė kalorės. Lajmet e vėzhguesėve dhe dėshira pėr tė qenė mes luftarėve e cytėn Aliun, kėshtu qė ai u shtrėngua dhe e arriti Pejgamberin nė vendqėndrimin e parė. Pejgamberi i tha: "Tė kam urdhėruar tė mbetesh pėr shkak tė asaj qė kam lėnė pas vete. Kthehu dhe mė pėrfaqėso nė familjen time dhe nė familjen tėnde. A nuk je i kėnaqur, o Ali, qė pėr mua je siē ka qenė Haruni (Aroni) pėr Musain (Mojsiun), pos qė pas mua nuk ka pejgamber?"
Kėtė vit Pejgamberi e dėrgoi hazreti Aliun qė para mohuesėve mekkas tė sė vėrtetės tė lexojė suren e nėntė tė Kur'anit. Po kėtė vit nė Medinė vjen kryeprifti Haris, i cili ishte nė krye tė bashkėsisė krishtere tė Nexhranit; me te kishin ardhur katėrmbėdhjetė priftėr. Tė gjithė ata qėndronin nė Medinė si mysafirė tė Pejgamberit tė Zotit. U zhvilluan diskutime mbi Njėsinė e Zotit, mbi trininė dhe Isaun (Jezuin), birin e Mejremes (Marisė). Diskutimet treguan qė priftėrit nuk kishin afinitet ndaj islamit; nuk mund tė liroheshin nga paragjykimet rreth Thirrjes sė Zotit. Atėherė Zoti Pejgamberit tė Vet i shpalli ajetin. "E vėrteta ėshtė nga Zoti yt, prandaj mos dysho! Kurse atyre qė polemizojnė me ty lidhur me atė, Isaun (Jezuin), me qė e ke mėsuar tė vėrtetėn e dėshmuar, thuaju: 'Ejani t'i ftojmė fėmijėt tanė dhe fėmijėt tuaj, dhe gratė tona dhe gratė tuaja, dhe do tė vijmė edhe na, pastaj do tė lutemi me gjithė zemėr dhe mallkimin e Zotit do ta kėrkojmė pėr ata qė nuk e flasin tė vėrtetėn!' Kjo njėmend ėshtė dėshmi e vėrtetė dhe nuk ka zot pos Allahut! Dhe Zoti ėshtė vėrtetė i Plotėfuqishėm dhe i Urtė!"(3: 60-62): Pejgamberi i Zotit atėbotė morri hazreti Aliun dhe hazreti Fatimen, pastaj morri Hasanin dhe Huseinin. Kur Pejgamberi ra pėrmbys pėr t'iu drejtuar Zotit, para sė tė kėrkonte mallkimin e pėrmendur, priftėrit krishterė ngurruan dhe hoqėn dorė nga pranimi i thirrjes kur'anore. Pra, me pėremrin "na" Pejgamberi kishte nėnkuptuar atė dhe hazreti Aliun, me fjalėn "gratė" kishte nėnkuptuar Fatimen, ndėrsa me "fėmijėt" - Hasanin dhe Huseinin Alejhmuselam.**
Nė Kur'an haset: "Thuaj: "Nuk kėrkoj pėr kėtė kurrėfarė shpėrblimi, pos dashurisė ndaj familjes"".(42:23) Kur zbriti kjo shpallje, shokėt e Pejgamberit e pyetėn: "0 Pejgamber i Zotit, kush janė kėta tė afėrm cilėve ua kemi obligim dashurinė tonė?" Ai u pėrgjegj: "Aliu, Fatimja dhe bijtė e tyre."*** Kurse me qė Pejgamberėt nuk kėrkojnė shpėrblim nga asnjeri pos nga Zoti (34:47), atėherė nė kėtė pėrgjigje duhet shikuar udhėzimin pėr tė mirėn e tė devotshmėve. Mbi udhėzimin dhe qėllimin e dashurisė ndaj familjes sė pastėr bėjnė fjalė shumė vende nė Kur'an,

Dderi QETUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU HU
me respekt MISIONI